Një fotografi e rrallë nga mëhalla e Shkupit ku u rrit Nënë Tereza
Ju sjellim një fotografi të realizuar në dhjetor të vitit 1928, në mëhallën e qytetit të Shkupit ku kaloi fëmijërinë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Në këtë lagje jetonin disa familje shqiptare katolike, të lidhura ngushtë përmes fesë, gjuhës dhe traditës.
Interesant është fakti se fotografia ka gjasa të jetë bërë nga ballkoni i shtëpisë së familjes Bojaxhiu, duke i dhënë kësaj pamjeje vlerë të veçantë emocionale dhe historike. Në anën e djathtë të fotografisë dallohet urra e gurit, një strukturë karakteristike e mëhallës, që i shton autenticitet dhe thellësi vizuale imazhit.
Në atë kohë, Gonxhe Bojaxhiu ishte larguar tashmë nga Shkupi – në shtator të vitit 1928 – për të nisur udhëtimin e saj shpirtëror që do ta çonte në Irlandë dhe më pas në Indi, ku do të njihej si simbol i dhembshurisë dhe humanizmit në mbarë botën.
Kjo fotografi mbetet një dëshmi e rrallë e mjedisit ku u formuan themelet shpirtërore dhe humane të Nënë Terezës, një kujtim i gjallë i rrënjëve të saj shqiptare dhe qytetit që e rriti.



