Thirrje medieve: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Shkrime relevante

Një jetë e ndërprerë në lulëzim, kujtime per kritikun letrar Bajram Krasniqi

Një jetë e ndërprerë në lulëzim (Në kujtim të Dr. Bajram Krasniqit) Poezi Vdekja...

Artan Sadiki – kur vullneti e kthen rrugën në histori!

Adem Lushaj, Deçan _____ Ka rrugë që maten me kilometra, por ka edhe...

Gjuha Shqipe dhe shqetësimi shqiptar në Zvicër

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur mik Enver Robelli, Shqetësimi yt është...

Pak fjalë të historianit Belisar Jezerci me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, patericën e BIK-ut…!

Msc Belisar Jezerci, Historian _____ Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Pas 23 dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, Parlamenti është kthyer në cirk tragjikomik për qytetarët, kurse foltorja në hollin e Kuvendit është kthyer në ‘foltore të parlamentit mediatik’, ku deputetët dhe liderët bllokues partiakë janë duke i shfrytëzuar mediat për debat jashtëparlamentar për të shfryer mllefin ndërpartiak për akuza të ndërsjella kundër njëri-tjetrit!

Parlamenti në shpinë të dreqit

Liderët partiakë dhe deputetët e të gjitha partive politike pa dallim, mezi presin të përfundojnë 3 minutat e punës së Kuvendit për të dalur në hollin e Kuvendit për t’iu drejtuar medieve për t’i ‘arsyetuar’ qëndrimet partiake për moskonstituimin e Kuvendit!

Secili lider partiak dhe secili deputet në mënyrën e vet e shesin patriotizmin e tyre fallso personal duke u thirrur në interesin e shtetit dhe nevojën e një konsensuesi ndërpartiak që vet po e rrënojnë në çdo 48 orë!

Këtë çasje rrënuese të Parlamentit më së miri e përshkroi veprimtari i viteve të 90-ta, Zenun Zeqa përmes një poezie politike, ku e shprehë zhgënjimin personal në të zgjedhurit e popullit, si më poshtë:

Parlamenti në shpinë të dreqit! 

Në shpinë të dreqit ka hyp Parlamenti,

për të 23-n herë mbeti pa kryetar,

partitë janë bërë pikë e pesë,

për votuesin as që mendojnë.

Pa humbur kohë populli duhet të veproj,

para seancave që të reagoj,

t’ia bëjë si në Vatikan,

pa e zgjedhë kryetarin/en,

deputetët jashtë mos me dalë.

Këtë të keqe në Parlamentin tonë,

bota demokratike lojë po e konsideron,

askund deri më sot nuk ka ndodhë,

23 herë konstituimi të dështojë. 

Teksti i poezisë së mësipërme të veprimtarit e tregon zhgënjimin qytetar në të zgjedhurit e popullit dhe thërret për kushtrim popullor që kjo e keqe për vendin të ndalojë derisa nuk është bërë vonë. Ngase, bota e civilizuar dhe demokratike ka filluar t’na harroj!

Nëse nuk shtohet trysnia popullore dhe presioni ndërkombëtar, këta lider partiakë dhe kuvendar do t’i kalojnë edhe 23 “tentativa” tjera të kota për 3 minuta duke marrë paga dhe meditje të majme nga buxheti i shtetit duke u zgërdhirë me qytetarët e mjerë, të cilëve ua grabitën votën nën mashtrim për mirëqenje dhe zhvillim ekonomik!

Florim Zeqa, 30 Maj 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me tedeejte e ka autori i shkrimit! Keta bastard duhet me i mbylle ne Parlament dhe me konop te laget me rraf per 24 ore burra dhe gra ndoshta ishin mbush mend keto parti anti-dardani!
    Pa respekt per keta deputet matrapaz perjshtim per disa por me imiri per ta ngrehe zha eshe Albin Zeza!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu