ARKIVI:
6 Mars 2026

Propaganda islamike, si propagandë serbe!

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Nga: Majlinda Nikçi
___
1. Përçarja mes shqiptarëve
Të pretendosh se Serbia “urren vetëm muslimanët” nuk është vetëm e pasaktë historikisht, por ka një efekt direkt negativ: krijon përçarje mes shqiptarëve. Shqiptarët janë një komunitet i përzier me besime të ndryshme – myslimanë, katolikë, ortodoksë – dhe çdo propagandë që i përçan sipas fesë i dobëson ata përballë sfidave historike dhe politike. Ideja e një “armiqësie” sipas fesë është një mjet manipulimi, jo një fakt historik.
2. Historia e xhamive dhe e shqiptarëve
Edhe gjatë konflikteve të fundit në Ballkan, është e pasaktë të thuhet se Serbia ka shkatërruar vetëm xhamitë. Shumica e goditjeve janë bërë mbi infrastrukturën dhe mbi popullsinë civile shqiptare në tërësi, duke përfshirë fshatra, qytete dhe kultura materiale të ndryshme. Pra, fokusimi vetëm tek xhamitë është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dhuna e bërë ndaj kombit shqiptar.
3. Nuk jeni kundër Serbisë
Postimet islamike që përmendin këto pretendime shpesh nuk janë drejtuar kundër Serbisë apo autorëve të dhunës historike; ato janë drejtuar kundër jomyslimanëve në komunitet, duke krijuar ndasi të reja. Kjo nuk është luftë ndaj padrejtësisë historike, por një instrumentalizim i fesë për të ushqyer tensione brenda komunitetit shqiptar.
4. Islamofobia nuk është term për të denoncuar kritikën
Termi “islamofob” shpesh përdoret si mjet censurimi ndaj kritikës. Një shoqëri demokratike lejon çdo individ të kritikojë fenë, praktikën ose doktrinën, pa u shndërruar kjo në dhunë apo urrejtje. Përdorimi i këtij termi si “armik” i ligjshëm i fesë shkel parimin e lirisë së shprehjes dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik të një shoqërie demokratike.

K O M E N T E

18 KOMENTE

  1. Ju shkruani, po citoj:

    “…gjatë konflikteve të fundit në Ballkan, është e pasaktë të thuhet se Serbia ka shkatërruar vetëm xhamitë. Shumica e goditjeve janë bërë mbi infrastrukturën dhe mbi popullsinë civile shqiptare në tërësi, duke përfshirë fshatra, qytete dhe kultura materiale të ndryshme. Pra, fokusimi vetëm tek xhamitë është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dhuna e bërë ndaj kombit shqiptar.”
    *
    SQARIM:
    1. Në Ballkan NUK ka pasë konflikte tjera përveç Luftës në Kosovë: prej 23 mars 1999-10 qërshor 1999:
    2. Gjatë kësaj periudhe (lufte) në Kosovë, Serbia ka shkatërruar 250 xhamia:
    3. Shumë nga imamet (udhëheqësit) e xhamiave kanë qenë pjesëtarë të UÇK-ës; me ç’rast i kanë humbur gjymtyrët…

    Respekt,
    për juve, znj Majlinda, dhe
    për Kryeredaktorin e RD, z. Bajram Gjergj Kabashi

    • Pjesetar i UCK-se ishte edhe hoxha Shefqet Krasniqi, por çfare te mire pam nga ai qe prej pasluftes e deri me tani. Nga ai degjuam vetem fyerje, sharje, perçarje. Ai tere energjine e shpenzon ne te mire te ymetit islam e aspak ne te mire te kombit shqiptar.

  2. Shkatërrimi i xhamive është bërë me plan! Serbia e di shumë mirë që shqiptarët, në vend se të merren me ndërtimin e shkollave, spitaleve…, do të merren me ndërtimin e xhamive! Dhe është interesant, fill pas luftës më 1999, Zvicra, Austria, Gjermani, Anglia, Suedia, Danimarka, Holanda, USA…. ndërtuan shkolla, spitale, ndonjë shkollë edhe Turqia(në Prizren) shtetet islamike ndërtuan xhamia!

  3. 1. albert,
    lexova komentin tënd me të cilin ti bën përgjigje në KOMENTIN tim q’ë NUK E KE ME VEND, NGASE komenti i bëhet autorxit të shkrimit, e jo komentuesit.
    Ti nuk ke pa kurrfar të mira nga prof.dr. Shefqet Krasniqi, ndërkaq ky është
    1. Ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë
    2. Vetë brenda këtij viti ka botua mbi 10 libra…
    3. Lidhur me disa ofendime që i ka bërë, KA KËRKUAR FALJE PUBLIKE përmes Librave të veta dhe mediave:shtypit dhe TV-së etj…

    2. Shaqir,
    Shqiptarët NUK merren vetëm me ndertimin e xhamiave, po krejt ndertimet në Kosovë e në çdo qyetet janë prej shqiptarëve; ksanë ndertuar fabrika, magjistrale e …; Serbia NUK KA PAS PLAN Xhamiat, por të gjallët njerëzit… dhe shtëpiat e tyre. Kanë shkatërruar 250 xhamia; Ti qe po e din PLANIN E SERBISË, a e din sa kisha ka pas planin me i shkatrrue…

    2. Për shtetet Evropiane që i përrmend ti bile edhe USA… keto shtete asnjena NUK KANË PAS LUFTË më 1999, siç shkruan ti?! Nuk kanë ndertua as shkolla, as spitale se i kanë pas edhe më përpara sa viteve;

    3. Kosova nuk është SHTET ISLAMIK, siç shkruan ti, por demokratik.

    4. Komenti yt ka shumë gabime…

    Tung!

    • Perse perdorni standarde te dyfishta zoteri. Mua me kritikoni kur bej replikë, me thoni qe komenti duhet t’i behet autorit te shkrimit e jo komentuesit. Nese une nuk paskam te drejte t’i replikoj komentuesit, perse ju paskeni te drejte qe t’i replikoni z. Pervizaj? A nuk ju duket e padrejte kjo kritikë?
      Dhe tjetra, hoxha mund t’i shkruaje edhe 100 libra gjate vitit, mund te jete ligjerues ne shume fakultete, por kjo nuk mund ta falë nga gabimet e shumta qe i ka bere dhe qe ende edhe sot i ben. Thene shkurt e shqip, Shefqeti eshte nje antishqiptar!

  4. albert,

    po bëhesh “bajat” me replika. Unë të them që kurrë më mos komento në komentin tim, komento autorim e shkrimit.
    Ede z Pervizaj, njësoj si ti ka dhënë koment në komentin tim, ndaj iu kam përgjgjir edhe atij edhe ty.
    Albert, Autorja e shkrimit asnjëherë nuk e ka përmendur emrin e prof. dr. Shefqet Krasniqit e as të ndodnjë hoxhe tjetër, vetëm ti e ke “imagjinuar” këtë emër, e unë po të them se “Shefqet Krasniqa” janë të gjithë imamët e profesorët e FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME në Prishtinë, edhe ti do të mburreshe sikur të ishe me titull prof.dr.
    Mos më repliko më!

    • Unë, z. Hasani,do te vijoj qe te komentoj edhe pas ultimatumit tuaj per te mos replikuar me ju. Do te mundohem qe replikat e mia, si deri me tani (besoj) te mos jene ofenduese dhe fyese per te tjeret. Replikat jane dicka normale, sepse edhe vet drini.us e ka shenuar poshte replikes “pergjigju”.
      Ju pershendes.

  5. Zakonisht kur shkruaj diçka, shfaq mendimin tim. Dhe as që dua që mendimin tim t’ia imponojë dikujt! Prandaj, nuk reagova herën e parë. Ngase për herë të dytë ma përmende emrin, më detyron të përgjigjem. Zotni Ismet, nuk kam përmendur emrin tuaj, sepse Ti nuk ke qenë temë shkrimi. Çdokush e di që Kosova është shtet laik, por ka tendenca që të bëhet shtet islamik! Dhe kjo është shqetësuese! Ju thoni që ” Komenti yt ka shumë gabime!” Nëse janë gabime botëkuptimore, mund të kesh të drejtë! Mendimet e mia nuk përputhen me Tuajat dhe kjo është normale. Nëse mendon për gabime gjuhësore, duhet të jesh më i mirë për t’i korrigjuar ato! Unë të lutem të mos e zgjasim! Ke të drejtë të shkruash vet artikuj të plotë dhe t’i botosh në revistën “Drini”. Dhe atëherë, ndoshta do të bëjë ndonjë koment për atë artikull! Të përshëndes dhe urime vitin e ri!

  6. z. Pervizaj,
    e pranova me mirësi komentin- reagimin e juaj ndaj komentit tim dhe ju jam mirënjohës.

    As unë NUK po e zgjati më shumë me komentin, po ta përkujtoj se UNË PUBLIKOJ SHKRIME NE DRINI. tash për tash i ke: MNDIME ETIKE E MORALE (1) dhe MENDIME ETIKE E MODRALE (2).
    Ju jepni Komentimet e juaja, do të ju falënderoj.

    Shëndet e setësi shpirtërore,
    ju dëshiron,

    Ismeti

    PS!
    1. Për herë të parë e pashë emrin tënd – në komentin ndaj Majlindës dhe ndaj meje; kurrë më parë nuk e ka pa më përpara;

  7. albert,

    Vazhdo me Replikat tuaja, ama përmbaju një rregulli: komento autorit e jo komentuesit dhe mos përziej emra të atyre që nuk janë përmendur as nga autori – as nga komentuesi.
    Ti nuk përdorë fjalë ofenduese;përkundrazi përgjijgjet në komentet e mia nga ti po i tejkalojnë ato të shkrimit (autorit).
    Konkretisht, autorja shkruan për xhamiat e ju pa lidhje fare me shkrimin theksoni Shefqet Krasniqin, që s’ka lidhje me shkrimin e autorës.
    Mbaje në mend!
    1. Respekto fénë tënde, MOS urrej fénë e tjetrit!
    2. Ndjenja e URREJTJËS nuk i bën askujt tjetër më shumë DËM, sesa vetës tuaj!

    Pa marrë parasyh moshën, nga unë mëson shumë e për të mirë!

    Respekt,
    imh

    • Se pari, mos me akuzo pa te drejte per urryes te feve te tjera. Nese une urrej ata qe perdhosin flamurin kombetar, shajne e fyejne Skenderbeun, Nene Terezen, nese e urrej nje mesues vehabist qe nxenesve ua merr flamurin dhe plisin dhe ja u hedhe ne shportë te pleherave, nese e urrej ate hoxhe qe boterisht e thot se “pija me e mire e cdo myslimani eshte gjaku i kafureve” etj.etj. kjo nuk do te thot se urrej myslimanet. Une i urrej, dhe po e perseris perseri, te gjithe ata qe jane kunder identitetit tone kombetar. Une i urrej ata qe para perkatesise kombetare vendosin perkatesinë fetare. Urrej ata qe per cdo dite e me shume heqin dore nga emrat e bukur shqiptarë ne dobi te emrave turko-arabë. Une urrej ata neootomaniste qe adhurojne pushtuesin 500 vjeçar. Dhe nese une i urrej keta me shume te drejte, perse ju reagoni kunder meje. Cfare ju shtynë qe ketyre tradhetareve te ju dilni ne ndihme. Ju, ne keto raste do te duhej qe te solidarizoheni me te gjithe ata qe kritikojne keta antikombetare, qe fatkeqesisht po shumohen si minjtë. Prandaj ju, z. Hasani mos u mundoni te manipuloni me komentet e mia.
      Se dyti, ju me kritikoni se perse une merrem me antishqiptarin Shefqet kur ai nuk u permend. Vertete qe ai nuk u permend direkt, por ju ne piken tre shkruani:
      “Shume nga imamet e xhamive kan qene pjesetar te UCK-se , me c’rast i kane humbur gjymtyret…
      Ushtar i UCK ishte edhe Shefqeti, prandaj une, me te drejte shkrova per te. Kam mundur te shkruaj edhe per hoxhe Fatmir Latifin, por rasti e donte me shume qe te permendej per te keq Shefqeti se sa Fatmiri.
      Sa i perket fesë, ta them te drejten , une nuk lodhem fare. Per mua nuk ka rendesi feja por njerzilleku.
      Shnet.

  8. Albert (e jo albert)!

    Lexova vetëm pak rreshta në fillim të komentit (përgjigjës) e JO krejt komentin tënd, nga se je shumë larg së vërtetës, konkretisht shkrimit te autorës Majlinda Nikçi, e cila NUK ka përmend me emër ndonjërin nga hoxhallarët. apo imamët e xhamiave – ti i ke emërtuar si tradhëtarë , antishqiptarë etj. dhe kjo nuk ka si të quhet ndryshe pos që ti i urren dhe shprehesh publikisht i “shtin në një thes të gjithë imamët”. Kjo nuk është asgjë tjetër pos URREJTJE Dhe, mëso përmendësh këtë këshillë”MOS URREJ ASKË, SEPSE NDJENJA E URREJTJËS NUK I BËN DËM ASKUJT MË SHUMË SE SA VETËS TUAJ!”

    Tung!

  9. Përgjigje:
    LEXO KËTË TMERR E “kënaqesh!”

    Gjashtënijë (6000) raste të abuzimit seksuaL të fëmijëve në dioqezën e Münster
    Priftërinjët në dioqezën e Münsterit abuzuan me fëmijët
    Nga admin -14 Qershor 2022
    Kisha Katolike Sankt Paulus Domne në Münster
    Sankt-Paulus-Dom është kisha e peshkopëve të Münsterit
    SHOK PËR KISHËN KATOLIKE NË MÜNSTERLAND
    Artikull nga: MICHAEL ENGELBERG dhe NIKOLAUS HARBUSCH, 13.06.2022

    Sipas një studimi të ri, ka deri në 6000 viktima të abuzimit seksual në dioqezën e Münster!

    Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Münster-it, të dhënat e dioqezës tregojnë një numër prej 6100 viktimash të abuzimit. Kjo është më shumë se një e treta më shumë, se në studimin e paraqitur në vitin 2018 nga Konferenca e Ipeshkëve Gjermanë.

    Prandaj, 6100 viktima janë vetëm fusha e qartë, që rezulton nga dosjet. Nga rastet e krahasueshme, mund të supozohet se ekziston një fushë e errët, që është tetë deri në dhjetë herë më e madhe. Pra, ka “rreth 5,000 deri në 6,000 vajza dhe djem të prekur” në dioqezën e Münster.

    E frikshme: 4,5 për qind e priftërinjve kishin qenë të dhunshëm ndaj të miturve – kjo është çdo prift në 22.

    Studiuesit nga Universiteti i Münster prezantojnë numrat e tmerrit për dioqezën e Münster Guido Kirchner/dpa

    Vetëm kohët e fundit Munster ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme kundër abuzimit. Studiuesit bënë akuza masive kundër peshkopit të ndjerë Reinhard Lettmann, i cili kishte përdorur vazhdimisht priftërinjtë në kujdesin baritor, të cilët njiheshin gjithashtu si pedofilë.

    Vlerësimi i një viktime
    BILD foli me një viktimë të abuzuesit serial Heinz Pottbäcker, për studimin.

    Martin Schmitz (52): “Është e rëndësishme për të prekurit, që emrat e autorëve të emërtohen në mënyrë, që ata të mund të dalin nga situata e të qenit akuzues. Është po aq e rëndësishme të shikohen strukturat, që e bënë të mundur këtë. Këto kanë bërë që ky abuzim të bëhet i mundur. Dhe kjo duhet të ndryshojë.”

    Schmitz ishte vetëm dhjetë vjeç, kur u abuzua seksualisht nga prifti i tij në Rhede në Münsterland. Personi në fjalë raporton: “Një kapelan u transferua në Rhede, i cili më parë ishte dënuar si abuzues. Më pas ai abuzoi masivisht me fëmijët në Rhede. Unë isha një prej tyre. Më hodhi plotësisht jashtë kursit. Unë gjithashtu e shtypa atë për një kohë të gjatë.”

    Peshkopi merr përgjegjësinë

    Peshkopi Genn e pranoi studimin me fytyrë të kuqe
    Foto: Guido Kirchner/dpa

    Peshkopi i Munsterit Felix Genn e pranoi studimin dhe tha në prezantim: “Unë jam plotësisht i bindur, se krimet e abuzimit seksual dhe mbulimi nga zyrtarët e kishës, duhet të trajtohen në pavarësi të plotë nga institucionet e kishës. Unë kam qenë dhe jam pjesë e sistemit kishtar, që bëri të mundur abuzimin seksual. Prandaj kam përgjegjësi jo vetëm personale por edhe institucionale. Dhe në këtë kuptim të dyfishtë unë ndaj përgjegjësinë.”
    Genn dëshiron të komentojë studimin të premten kur të ketë lexuar të gjitha rezultatet.
    Në përgjithësi, disponimi në dioqezën e Münsterit është i keq: për herë të parë në historinë 1220-vjeçare të dioqezës, asnjë prift nuk do të shugurohet në Münster në 2023 dhe 2024.
    ***

    • Veprimet e ketyre prifterinjeve gjermane jane per faqe te zeze. Por perse ju merreni me nje vend te huaj e nuk merreni me vendin e juaj. A thua me shume ju shqetesojnë veprimet e peshtira te gjermaneve se sa veprimet antikombetare te disa shqiptareve te Kosoves. Cka eshte kjo pune me ju, perse nuk ju pengon reagimi antishqiptar i profesorit te anglishtes e ju pengojne veprimet e prifterinjeve gjermane qe fare nuk kane te bejne me ne. Po te ishit real ju do te me pergjigjeshit pyetjes sime e nuk do te merreshit me te tjeret. Mos e banalizoni debatin sepse po desha edhe une kam mijera raste te tregoj per abuzime shume me te renda se sa te ketyre prifterinjeve idiotë.
      Shnet.

  10. Albert”

    Qëndrojnë tri lloje mendimesh:

    1. mendimi yt,
    2. Mendimi im dhe
    3. MENDIMI I DUHUR.

    Të mençurit e zgjedhin të tretin.

    Mendoj se eshtë KOHA E DUHUR që t’i nderpresim replikat.

    Të jam mirënjohës për replikat e gjertanishme!

    Tung

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu