ARKIVI:
26 Prill 2026

Aty ku politika i mban duart larg…, institucionet godasin fuqishëm për mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Drizan Shala, ekspert i sigurisë nga Prishtina
___
Aty ku politika i mban duart larg dhe nuk kontaminon proceset, institucionet godasin fuqishëm për mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues.
Zbatimi i ligjit në Republikën e Kosovës nuk njeh kompromis, privilegj apo imunitet. Aty ku institucioneve u lihet hapësira e plotë e veprimit profesional dhe kushtetues, nuk ekziston pozitë, pushtet apo fuqi që mund të ndalë drejtësinë në 10.887 km² të territorit të Republikës së Kosovës. Ky është themeli i shtetit ligjor dhe garancia reale e sigurisë kombëtare.
Operacioni i fundit anti-korrupsion dëshmon se sa më të pavarura dhe të mbrojtura nga ndërhyrjet politike të jenë institucionet, aq më shumë aksione të tilla do të materializohen në praktikë. Lufta kundër korrupsionit nuk është deklarative, por proces i ndërtuar mbi profesionalizëm, koordinim dhe përgjegjësi institucionale.
📍Meritë e veçantë i takon zinxhirit funksional institucional:
✅️ Informata e saktë dhe e strukturuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), e cila krijon bazën analitike dhe operative;
✅️ Hetimi dhe arrestimi nga Policia e Kosovës (PK), si instrument ekzekutiv i ligjit; dhe
✅️ Udhëheqja procedurale dhe ligjore nga Prokuroria e Shtetit, që siguron legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë juridike të veprimeve.
Vetëm ky bashkëveprim prodhon rezultate konkrete dhe të besueshme. Pra ky aksion është mesazh i qartë se Republika e Kosovës po konsolidon shtetin e së drejtës, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe ku institucionet, kur veprojnë të pavarura, janë mburoja më e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ju jep KOMENT Ismet M. Hasani, ekspert i ekonomisë.

    Jalia e juaj, po citoj:

    “Zbatimi i ligjit në Republikën e Kosovës nuk njeh kompromis, privilegj apo imunitet. Aty ku institucioneve u lihet hapësira e plotë e veprimit profesional dhe kushtetues, nuk ekziston pozitë, pushtet apo fuqi që mund të ndalë drejtësinë në 10.887 km² të territorit të Republikës së Kosovës. Ky është themeli i shtetit ligjor dhe garancia reale e sigurisë kombëtare.”
    *
    Po ju përkujtoj se Kosova NUK ËSHTË SHTET SOVRAN, përderisa është në fuqi Rezoluta 1244….e cila është më e Lartë se Kushtetuta e Kosovës!

    Nuk po ke zgjati më shumë me KOMENTIN; PO E PËRFUNDOJ ME THËNIEN:

    O drejtësi! Sa padrejtësi bëhën në emrin tënd!?

    Respektk,
    për juve z. Drizan, dhe për
    z. Bajram Gjergj Kabashi, Kryeredaktor i RD

    nga Ismet M. Hasani, ekspert i ekonomisë

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu