Në foto: Xhemil Zeqiri me Mina S. Jensen
Shkruan: Xhemil Zeqiri
Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!
Hyrje:
Rezistenca paqësore albiniane dhe Lufta Çlirimtare e Kosovës (1997–1999), përfaqëson kulmin e rezistencës së shqiptarëve ndaj shtypjes serbe. Por, procesi politik dhe institucional pas luftës solli një deformim të qëllimeve thelbësore fillestare.
Në vend që të afirmohej projekti i ribashkimit kombëtar, Kosova u kap nga struktura politike të lidhura me trashëgiminë titiste, shpeshherë të mbështetura nga faktorët reaksionarë ndërkombëtarë, veçanërisht nga Franca dhe qarqe të afërta me Beogradin.
-Ky artikull analizon rolin e renegatëve të LÇ-re të “Grupit të Rognerit”, ndërhyrjen e Agim Çekut dhe pasojat e infiltrimit të agjenturës së trashëgimisë të sigurimit serb në politikën e Kosovës.
Konteksti historik?!
Pas dështimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës nëpërmjet rezistencës paqësore pasive; kjo ide mashtruese në krye me Ibrahim Rugovën dështoi me turp.
Si feniks rilindi ideja dhe veprimtaria revolucionare për çlirim; e famshmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila artikuloi me guxim në betimin e saj,-për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore dhe LBRSH të heroit Adem Demaçi; projektin e ribashkimit kombëtar nëpërmjet luftës së armatosur.
Por, fatkeqësisht, që në vitet 1998–1999, në Tiranë, në hotel “Rogner”, në skenë doli një fraksion i cili synonte kontrollin politik të UÇK-së, duke nënvlerësuar dhe injoruar figurat kryesore të UÇK-së që realisht e kishin udhëhequr LÇ-re në terren.
“Mic Sokolat” e Rognerit!
Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, të vetëquajturit, shpeshherë “Mic Sokolat e Rognerit”, përfaqësonin linjën e tutpshme të lëshimeve (kompromiseve politike dhe ushtarake, duke mos e zbatuar linjën e projektit kombëtar.
Në kundërshtim me Adem Demaçin, Bislim Zyrapin dhe Dilaver Goxhajn, të cilët e shihnin UÇK-në si mjet për realizimin e ribashkimit kombëtar.
Ky grup famëkeq i “Rognerit” synonte të kontrollonte narrativën politike dhe të përfitonte nga mbështetja ndërkombëtare selektive.
Ndërhyrja franceze dhe ardhja e Agim Çekut në udhëheqje të UÇK-së?!
Një element vendimtar prapakthyes, ishte ardhja e Agim Çekut, një ish-oficer i Ushtrisë Jugosllave, në krye të UÇK-së. Çeku, u soll në Kosovë përmes kanaleve të mbështetura nga Franca e ideve reaksionare të “Bastijes”, një shtet tradicionalisht i afërt me Beogradin. Vendosja e tij në krye të strukturave ushtarake solli margjinalizimin e Komandantëve që e kishin udhëhequr luftën në terren.
Kështu, figura të spikatura, si Gjeneral Bislim Zyrapi (Shef i Shtabit i UÇK-së) dhe Komandanti Kolonel Dilaver Goxhaj (“Shpëtim Golemi”), zëvendësshef i Shtabit dhe koordinator me NATOn,u denigruan nga strukturat e reja të pasluftës.
Vrasjet politike dhe heshtja institucionale?!
Një nga shembujt më të qartë të këtij procesi ishte vrasja e Ekrem Rexhës, Komandant “Drinit” në oborrin e shtëpisë së tij pas luftës. Ky akt, i interpretuar gjerësisht si krim politik, mbeti pa autor të zbuluar. Prokuroria e Kosovës, e lidhur me strukturat e partive të dala nga grupi i Rognerit, nuk ndërmori asnjë hap serioz për hetim, për vrasjet, kidnapimet dhe zhdukjet; siç u sulmuan egërsisht,bashkëpunëtorët e Ukshin Hotit, Beadin Hallaçi e të t tjerë veprimtarë të bashkimit kombëtar.
Trashëgimia e sigurimit serb
Një analizë më e thellë duhet të bëhet më tej; që të sqarojmë qartë dhe saktë; se, ky proces nuk ndodhi rastësisht. Për dekada me radhë, Serbia kishte kultivuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh përmes sigurimit shtetëror.
-Shumë familje, që punonin roje mali, roje fushe, Drejtora , Pronar Kafeneje e Restorantesh, shoferë kamioni apo taksie, duhej të kishin lidhje me policinë serbe, këta puthadorë të armikut dhe pasardhësit e tyre; gjatë luftës, pa merita u emëruan me poste të larta në UÇK, si “Komandantë” dhe pas luftës, këta “trima” nga klikat e tyre u emëruan “Liderë politikë”.
Kjo qe njëra nga mënyrat më të sofistikuara përmes së cilës Serbia arriti të imponojë ndikimin e saj edhe pas luftës.
Përfundim
Kosova fitoi lirinë me gjak, por humbi projektin kombëtar pas luftës në tavolinat e politikës reaksionare përballë Serbisë dhe miqve të saj ndërkombëtarë.
Titistët e Rognerit, të përkrahur nga faktorët reaksionarë ndërkombëtarë dhe të mbështetur nga trashëgimia e sigurimit serb, e deformuan qëllimin fillestar të UÇK-së, që u pasqyrua qartë te betimi i ushtarëve dhe Komandantëve të UÇK-së.
Ky realitet i hidhur, ende mbetet plagë e hapur për kombin shqiptar, një sfidë për të ardhmen: si të çlirohet politika nga ndikimi i strukturave, që kurrë nuk i shërbyen idealit të ribashkimit kombëtar.
Referenca (për draftin)
Judah, T. (2000). Kosovo: War and Revenge. Yale University Press.
Demaçi, A. (2001). Deklarata publike mbi fragmentarizimin e UÇK-së. Arkivi i Kosovës.
Phillips, D. L. (2012). Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention. MIT Press.
Zyrapi, B. (2000). Raportet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Human Rights Watch (2001). Under Orders: War Crimes in Kosovo. New York.
Vickers, M. (1998). Between Serb and Albanian: A History of Kosovo. Columbia University Press.
20. 09. 2025


Poeti i madh Esad Mekuli me atdhetarin shembullor Adem Demaçin, pas lirimit të këtij të fundit nga burgu…



Brigadier (grade ne Ushtrine Kroate) pra brigadir Agim Cekun e pruni NATO ne Kosove ne fund te Luftes ne Kosove, Luftes per Kosove, e me qellim te finalizon, te i mbikqyr ditet e fundit te Luftes Ne Kosove, Luftes Per Kosove, e te UCK-se me Ushtrine serbe, e cila terhiqej nga Kosova. Pra te e mbykqyr terheqjen e Ushtrise okupuese serbe. Dhe te i qarmatos grupe te ndryshme te armatorura qe u paraqiten ne Kosove, e gjitha keto me qellim te mos behet kaosi postclirimtar. NATO kerkoi nga presidenti kroat dr. Franjo Tugjman te e liron nga Ushtria kroate brigadierin Agim Cekun e cili udheheqte Ushtrin Kroate me vite, e ne stervitje dhe pergaditje te Ushtrise kroate per standarde te NATO forcave, Ishte gje e madhe qe strvitjen e Ushtrise Kroate sipas standerve te NATO-forcave te e udheheq nje shqiptarpra jo-kroat. Gje e madhe. Por brigadieri i HV ( Hrvatska Vojska- Ushtria Kroate) nuk mbrijti te e ben kete, te e finalizon kete proqes: kaos postclirimtar ne Kosove. Krimenel te ndryshem shqipetar e nga tere Europa erdhen si hijenat ne Kosove, ne plaqkitje, plus grupe te ndryshme nga UCK-se bejshin krime, poashtu plaqkitje, dhe maltretitime ndaj minoriteteve: ndaj romeve, serbeve, boshnjakve, maqedonve dhe minoriteve tjera ne Kosove. Pse brigadieri Agim Ceku nuk u kthye me ne Kroaci eshte pyetja e gjitha pyetjeve. Atje, ne Kroaci e priste vendi ne Ministrin e Mbrojtjes te Kroacise, dhe ne Kroaci kishte familjen, gruan kroate dhe femijet. Athu se kete proqes detyre per kete proqes Kaos Postclirimtar kishin mujt me bo shume i nderuar Bislim Zyrapi dhe zotriu nga Ushtria e Shqiperise Dilaver Goxhaj? Athu? Nuk e boni deri ne fund as brigadieri i Ushtrise Kroate Agim Ceku, e i trajnum ne NATO forca.
Ky ishte nje vlersim mẽ real dhe i pa kontestuar i fatit tone te zi qe kurr nuk mujtem me dal faqebardh para figurave kombtare qe ndershekuj sakrifikuen jeten e tyre deri tek familja Jashari.
Vrasjet enigme Tirane – Kosove neper prita dhe deri tek zhdukja e Ukshin Hotit dhe dy jave para se te mbaronte burgun Ukshin Hoti ne prit te organizuar u vra edhe Hyzri Talla me dy shoke, dhe vrasjet tjera deri mbas lufte eshte nje zingjir krimesh nga te njojti skenarist. Prej Zahirit, Ilirit, bahriut , Agronit Ardianit sepse kta ishin ata qe e mbajten pushken e ch lirise nje dekad nga ramje heroike e Afrim Zhitise dhe Fahriut.
Per me marr kete flamur te amanetit te pushkes se lirise dhe idealit per bashkim kombtar dhe devijimin e qellimit fillimisht u dasht te likujdihen ne torma kohe dhe situata te ndryshme kta emera qe ishin mbartsit e luftes dhe te qendreses heroike.
Zotri Sokol Kosumi. Rralle Ralle lindet tek shqipetaret nje asi personi cfare ishte Ukshin HOTI. Tekstualisht RALLE lindet nje asi personi madheshtor si Ukshin Hoti. E kan coptu qetniket, tekstualisht e kane coptu sikurse qe ne mishtore coptoget mishi i viqeve apo i delave. Ku i kan gjujt ato pjese te trupit te tij, nuk dihet. Sa per ata shqipetaret qe i vrasin qetniket dhe me ato kamione frigorifera i qojne kah Serbia, per me i a nxjerre organe dhe i shitshin ato organe neper tere boten, me se shumti ne Afrike, sa kam informata. Klinika kryesore ishte ne Beograd e ne prone te ministrit te puneve te mbrendshme te Slobodan Milošević. Kete pune e ish stafin te Klinikes e kam hulumtu ma shume se nje vjet 2012-2013. Deshmi vinte nga nje shteti fqinje me Kroacine, ngase ata tre famile te stafit kane ikur nga Serbia ne ate shtet. Deshmi te tyre i kisha nepermes te nje profesoreshe te Universitetit ne ate shtet, e kroate. Ne fund eshte dasht te shkoi ne ate shtet te tahom me ta, jane pajtu te takohemi. Pra, jemi mar vesh. Por, per fat te leq nuk kam pas para per udhtim e as qendrim ne hotel te atij shteti. Trupat e shqipetarve te masakruar cilev i jane nxjerre organenet gjenden nder dhe ne Beograd, ne pjesen qe quhet Košutnjak. Ne ate kohe kendojsha ne disa koncerte te mbajtura ne Zagreb por shume qe kam fitu per gjitha ato koncerte ishte 150 marka gjermane. E per nje koncert te mbajtur ne Jazz Cafe ne Zagreb e ato 50 marka mi kane dhene pas nji viti. Kurre nuk kam dit me i fitu para, as nga tekste e shume nga ato tekste ekskluzive, e as nga kendimi. E parat hua kurre nuk i kam mar. Ate nuk e boj. Te gjitha informata qe i kam mledh i a kam dhane nje personi nga Shqiperia qe i ka tregu ne nje emison, nuk me kujtohet si quhej ai studio televiziv te Shqiperise, por ka ne emertim Klan… ashtu disi. I ka tregu te gjitha te dhana ne ate emision ky zotriu, i njohur ne Shqiperi. E ai stafi i Klinikes ne Beograd kane ikur ne Amerike jugore dhe kemi humb kontak me ta. Ishin teper, TEPER te friksum.
p.s. Po e eshoh ketu ne kete tekst fotografi ku eshte dhe Adem Jashari. Aksionin e paramilitarve serb ndaj Jasharve e udheheqi Milorad Luković Ulemek me nofken Legija. I njejti ky person ne komplot e vrau kryeministrin serb Zoran Džindžić me 12. mars ne vitin 2003. Gjendet ne burg ne Beograd, per vrasje te kryeministrit te Serbise, Zoran Džindžić.
Hmmm… lexova ne kete tekst te autorit Xhemil Zeqiri ku shkrun se Kosova duhet me u bashku me Shqiperine. A keni pak..pak pjekuri politike zotri Zeqiri?! PO PIKRISHT kjo tez dhe andrra, e ne esence Prralla Anderseniane, eshte KURTH e i kulluar ne qarqe me antishqiptare ne Serbi. Me falni.. por a keni pernime?!!! A nuk Ju kujtohet ajo bisede para shume vite: Ivica Dačić- Ilir Deda. Dačić, nder politikan me te mencur te Serbise, ne ate emision me Ilir Deda e promovon pikrisht kete per cka po shkruni Ju ketu. Nuk ka bashmim me Shqiperi nese nuk behet Referendum ne te dy shtete: Shqiperi dhe Kosove. E Shqiperia nuk don te bashkohet me Kosove. E ju te Kosoves PO BINI ne do fare andrra adoleshente. Dhe NUK KUPTONI SE KJO: BASHKIM ME SHQIPERI ESHTE KURTH PIKRISHT I SERBEVE E TE E MARIN VERIUN E KOSOVES!! A ka ndonje burre te ju, o ju “burra” shqipetar qe e kupton situaten ne kohen recente, e botrore poashtu. Po doni me i kthy serbet ne Kosove Veriore qe asnjeni nga ata nuk KA PARAARDHES e para vitit 1912. E shqipetaret e Shqiperise ju hajne per kaftiall dhe ju sklavrojne pak ma ndryshe se qe ju kane skllavru serbet. Zhdypni ne toke dhe zgjohuni nga gjumi ju Fjetesa te Heraklitit qe doni me ja u bo qejfin serbeve e mu u bashku me Shqiperi! Po doni me ik nga pergjegjesi qe kerkon pjekuri per me e ndertu nje shtet!!!! HARONI BASHKIM ME SHQIPERI!!! Amatora!!!
Dr. Ibrahim Rugova ishte ai qe e nderkombetarizoi ceshtjen e Kosoves. Ai arriti qe edhe shtetet qe simpatizonin Serbinë t’i bente per vehte, pra i beri perkrahese te ceshtjes se Kosoves. Te thuash qe I. Rugova deshtoi me turp eshte nje genjeshter per te cilen duhesh te turperohesh.
Albert Argumentet janë shum kokëforta. lexo kete artikull në takim me Klintonin Rugova me CO! https://diplomacia.dk/pelivanet-politik-ne-biseda-me-klintonin/?fbclid=IwY2xjawNAmXpleHRuA2FlbQIxMQABHi3zRQsN_JFg4M312rry_hsL0G3uBMEgQ6jy-o0vhf88DhWG1UmuXcaBmJqM_aem_oXU6HzfsS1vQqxW3iq80PQ