ARKIVI:
26 Prill 2026

Bukuroca, më 2014: Si kuptohet se një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Thjeshtë…, ai bën vepra që i konvenojnë asaj

Shkrime relevante

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani

Shkurt e shqip

Për ta shkatërruar një komb, pikë së pari duhet t’ ia rrënosh personalitetet me të cilët krenohet ai. Kur të arrihet kjo, atëherë mund t’i grahë atij populli edhe një çoban.
Sikur të mos ishte SHBA në Kosovë, tashmë do ta kishim rrënuar shtetin e Kosovës.
115.000 nënshkrime me titull: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, janë grumbulluar në Kosovë. Pas 15 viteve. Në Luginë gratë shqiptare nuk kanë klinikë për lindje dhe duhet të shkojnë në Vranjë. Shqiptarët merren me problemet e botës, por jo me problemet që prekin gratë e tyre.
Serbia nga kriminele, u shndërrua në viktimë me ndihmën e lopëven dhe demave politik shqiptarë.
Shqiptaret duhet te distancohen nga qendrat qe merren me rekrutimin e shqiptareve në Siri dhe nga individ që merren me kultivimin e radikalizmit fetar. Distancim nga shkaku, jo nga pasoja.
Politikanët shqiptarë i vardisen Erdoganit dhe sillen ashtu si do t’ i pëlqente atij.
Perandorët ilirë për t’ u profiluar duhej të mësonin mirë latinishten, të bëheshin romakë të mirë, të ndiheshin krenarë me: CIVIS ROMANUM SUM dhe të harronin se kush ishin.
Vezirët shqiptarë për të bërë karrierë duhej ta mësonin turqishten, të thoshin TURK ELHAMDYRYLAH dhe të harronin se kush ishin.
Shqiptarët në Jugosllavi për të bërë karrierë, duhej të mësonin mirë serbokroatishten, të ndiheshin jugosllavë krenarë, të këndonin HEJ SLOVENI dhe të harronin se kush ishin.
Që nga perandori i parë ilir, nëpër vezirët shqiptarë, deri tek Rrahman Morina, karriera bëhej në të njejtën mënyrë: duke harruar kush ishin, duke menduar si pushtuesi dhe duke punuar për interesat e tij. Nga klasifikimi morineskë mund të shpëtojnë vetëm ato personalitete që kanë lënë së paku ndonjë fjali se nuk ishin romak, por ilir, se nuk ishin osman, por arnaut, se nuk ishin jugosllav, por shqiptarë…apo që kanë kontribuar për vendin e tyre, ose që nuk kanë dëmtuar athedun…
Fëmijët që edukohen me diskriminimin e motrës, nesër shtypin dhe rrahin gruan…
Turmën pa lider dhe kopenë pa bari, mund t’ i degdisë vetëm një ujk…
Gjergj Kastriotin e gjallë nuk mundën ta rrëzojnë ushtri e sulltan, e rrezojnë dhe e pështyjnë si permendore shqiptarët.
Gruaja dhe burri nuk kuptohet gjithmonë plotësisht, as nuk njohin njëri tjetrin tërësisht. Kur ta kuptojnë njëri tjetrin tërësisht dhe kur ta njohin njëri tjetrin plotësisht, atëherë humbet kurreshtja
dhe nis vyshkja e dashurisë, kurse lidhja shfaq shenja të lodhjes.
Mos mendoni se jemi çmendur dhe nuk dallojmë në mes mikut dhe armikut. Mos mendoni se jemi shastisur dhe ngritur në këmbë kundër vetes. Jo! Pjesa dërmuese vuan nga kjo gjendje e krijuar, por veprat e disave na shqetësojnë sepse janë në kundërshtim me vlerat tona morale zakonore, me bindjet tona si popull.
Si kuptohet se një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Shumë e thjeshtë. Ai është i detyruar të bëjë vepra që i konvenojnë asaj. Nuk është me rëndësi si shpjegon apo interpreton ai veprimtarinë. Me rëndësi është kush përfiton nga vepra e tij.
Mediat shqiptare:televizionet, gazetat online dhe fizike, radiot duhet të mos bëhen altoparlant të ekstremistëve dhe promovojnë botëkuptimin e tyre, sepse në një shoqëri depresive si tonat, gjithmonë ekziston rreziku të ndikojnë në rritjet e numrit të tyre. Në shumë debate banale televizive është përhapur urrejtja. Nëpër shumë gazeta janë debatuar tema, që debatohen në një kafene pijanecësh. Gjendjen që kemi sot, nuk është ajo pse populli e deshi, por pse mediat ia imponuan popullit me temat e tyre eksluzive: provincialiste, fashiste, raciste, shoveniste, luftënxitse, homofobiste, mizogjiniste…Në Perëndim një predikuesi të urrejtjes nuk i lejohet hapsirë publike. Tek ne mezi presin ta publikojnë qëndrimin e tij në kundërshtim të qartë me Kushtetutën.

***

Ektremizmi në Kosovë është rezultat i politikës së Erdoganit dhe nënshtrimit të Thaçit…
Më 03.08.2014

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shume i nderuari zotri Lis Bukorica. Me falni… por disa informata po ju shtroj ne tavoline te i konsideroni, e lidhur me tekstin e Juaj ketu. 1. Nuk u nenshtruan te gjithe iliret /shqipetaret/ romakve. Mretresha Teuta e mer drejtimin e Luftes me romaket, pas vdekjes te burrit te saj, Agronit, KURRE nuk u nenshtra romakve, Mbretnesha Teuta dhe i luftoi romaket deri ne vdekje. 2. Nuk eksiston gjuha serbokroate: Eksiston gjuha kroate dhe gjuha serbe. Dhe keto gjuhe dallohen. 3. Himni “Hej Sloveni”, kroatet, ne shumice kurre nuk e kan kendu por himnin e tyne “Lijepa Naša Domovino”. Sa i perket nenshtrimit ndaj turqeve nese mundeni gjejeni ate gjirim ku satrapi turk Erdogan vjen ne Kosove dhe midis Prizrenit shqipetar deklaron: “Kosova eshte Turqi, Turqia eshte Kosove”. I a duartrokit kryeministri edhe tash recent i Shqiperise, Edi Rama, e Hashim Thaci i buzeqeshet satrapit turk Erdogan, i buzqeshet si ndonje djal qe pa mase e don dhe e nderon baben e vet. Sa per ata qe pshtyjne permendoren Gjergj Kastriotit, ata ngjajne atyne gusave te humbur ne mjegull e me andje degjojne gjuhe arabe , ate gjuhe qe me za kumbon me vite ane e mban Kosoves, 7 dite ne jave, 30 dite ne muaj, 12 muaj ne vit e nga viti ne vit. Nderime te mija per Juve zotri Lis Bukorica.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu