
Nga: Xhemal Ahmeti
Ky postim i Myftinisë së Shkodrës s’ka të bëjë me Allahun, besimin, islamin si fe të atyre që e praktikojnë sot ndër shqiptarë. Apo ka shumë? Po – thotë Myftinia e Shkodrës. Le ta lexojmë pra ashtu siç është: Ky postim është politik. Glorifikon një perandori të huaj – historikisht të klasuar si pushtuese dhe gjenocidashe, si shumica e tyre – që pushtoi edhe tokat e shqiptareve që gjendeshin nën një sundim paraprak të huaj. Perandoria në fjalë – si ato tjerat me kryqin – pushtimet i bente me flamur islam. Si historiografi identitare këtë histori e perdorin sot turqit. Po ç’kerkojnë myslimanet shqiptarë të lavdërohen me këtë? Mesazhin mund ta lexojmë si:
1. Mësim se kur luftohet për Islamin dhuna dhe pushtimi i tjereve janë të shenjta,
2. Myslimanët shqiptare krenohen me këtë histori e jo atë që u kultivojnë shtetet dhe institucionet e vendeve ku veprojnë
3. Myslimanët shqiptarë nuk rreshtohen me ato kondita që i imponojnë institucionet supranacionale perëndimore, por janë me “botën konkurrente” të saj – me Turqinë e Erdoganit, e cila edhe instrumentalizon historinë osmane për politikën aktuale.
4. Rënien e Konstantinopojës oksidentalet e konsiderojnë dramë, islamikët festë [myslimanët e Shkodres poashtu]
5. Myslimanët e Shkodrës nuk kanë Skënderbeun hero por armiqtë e tij – sulltanët . Këto janë disa nga mesazhet që Shkodra luftarake myslimane u dërgon sheteteve shqiptare, Europës dhe botës. A mbeti ndonjë qytet, katund a xhami shqiptare që nuk u rreshtua krah islamit politik dhe Erdoganit?



Nje pyetje shume e thjeshte, a thua jane shqiptarë keta te myftinise se Shkodres qe postojne propaganda anti shqiptare. A thua ne shqiptaret kemi te drejte te dyshojme ne prejardhjen shqiptare te tyre.