ARKIVI:
26 Prill 2026

Albin, kujdes se koalicioni me PDK-ën dhe Listen Serbe mund të të shembë përjetë

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
____
Albin KURTI, KUJDES! KOALICIONI ME PDK-n DHE LISTËN SERBE MUND TË TË SHEMBË PËR 700 VJET!
Ky është paralajmërim politik, jo dekor. Kush hyn në këtë lojë, digjet.
Dua t’iu them atyre që mendojnë se koalicioni VV me PDK do t’i kontribuojë situatës në vend:
ky bashkëveprim do të jetë vrasës për VV-në dhe fatal për Kosovën.
Nëse Kurti dhe VV futen në koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, kjo do të jetë vetëvrasja më spektakolare politike pas asaj që bëri LDK-ja. S’ka kthim mbrapa. Rënia do të jetë e menjëhershme, brutale dhe historike.
Prandaj unë nuk besoj që Kurti është aq naiv sa të kërcejë në këtë gropë të zezë.
Sepse nëse “hazreti” Bedri Hamza ia del ta tërheqë VV-në në koalicion, ai jo vetëm që e ringjall PDK-në që po merrte frymën e fundit, por edhe ia ngul tehun VV-së në shpinë. Kurti dhe VV me duart e veta e rrëzojnë veten për tokë.
Kaq e thjeshtë.
E gjithë loja e Hamzës është e qartë si drita:
Përfaqësues i Hashimit në terren, i ardhur me mision të shesë marrëveshjet e shefit si “të mira” dhe “të dobishme”, duke i paketuar tradhtitë si patriotizëm.
Kjo është skema:
— PDK shpëtohet
— marrëveshjet e kaluara tradhtare rilyhen me ngjyrë rozë
— faji shpërndahet
— kombi imë nese ndodhë ky kualicion bëhuni gati që kulicioni t’ua shesin përralla.
Kur Hamza del e thotë “s’kemi vija të kuqe me VV-në”, ai po hedh karremin e radhës. Kjo është kurth i pastër politik.
Për Kurtin, kjo është ecje zbathur mbi thumba të mprehtë, drejt një pritë të ndërtuar me kujdes nga ata që sot sillen si miq, por dje i kanë gatuar humbjen me zell.
Koalicion me ata që kanë nënshkruar marrëveshje të rrezikshme?
Me ata që Beogradi u ka duartrokitur?
Me ata që kanë futur Kosovën në obligime të tmerrshme ndërkombëtare?
Jo, kjo është recetë për katastrofë.
Kur shqiptarët duan, liderët bashkohen.
Po kur bashkimi bëhet për interesa të errëta, për të shpëtuar dikë nga e kaluara, për të rilyer gabime si suksese — kjo nuk është bashkim, kjo është tradhti e paketuar si “unitet”.
Prandaj, të mos mashtrohemi:
Një koalicion i tillë është fatura më e shtrenjtë që Kosova do të paguante

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Po kur bashkimi bëhet për interesa të errëta, për të shpëtuar dikë nga e kaluara, për të rilyer gabime si suksese — kjo nuk është bashkim, kjo është tradhti e paketuar si “unitet”.
    Prandaj, të mos mashtrohemi:
    Një koalicion i tillë është fatura më e shtrenjtë që Kosova do të paguante”

    SAKT!!!
    “Tragjedi…. Tragjedi.” Mu kujtua ky koment; Tragjedi” qe me tha nje here Adem Demaci kur atij i thash, vetem atij. cka me ka thane dhe spjegu situaten ne teren Abei im, Bekim Berisha, kur erdhi ne qershor 1998., dhe me thirri qe te vij ne nje kafene ku pijshim kafe ne Zagreb. Mi spjegoi detaisht si ishte situata ne teren, dhe me pyeti per shume njerez, ata ne politike dhe per ata qe luftojshin ne teren, ne Kosove. Shenonte ne nje fletore gjitha cka thojsha. Kam shkru disa here se kurre nuk do i them publikisht cka me ka thane Abei atehere. Dhe disi… ate dite zgedhi qe te mos pershendetet me mu direkt, por shkuam ne banese ku jetojsha me nje njeri gati 20 vite. E Bekimi dul kinse shkurt ne obor me ate njeriun me cilin jetojsha. Pritsha te kthehen, te pijme kafe por erdh vetem ky njeri me cilin jetojsha. E pyeta ku eshte Abei e ai me tha qete: “Ka shku, me ka thane qe t’te perqafoj dhe kishte lot ne sy, u mbante qe te mos qan.” U qudita disi… Edhepse pastaj kam shku ne Tirane ne fund te korikut me u taku me te, nuk erdhi. E isha me nje shoqe, kete kam permend ne nje shkrim, ishte shume nxehte ne Tirane dhe hynem ne hotel Rogner te pijme kafe, te hiqemi nga ajo nxehtesi, rafsh 40 grade Celsius. E ary ne kafene, mbas asaj fontane, ishte Hashim Thaci me shoke. Nuk kaluan as 10 minuta, erdh nje menexhere apo recepcioniste e Rognerit dhe me tha qe te e leshojm kafenen dhe Rognerin menjeheredhe pa diskutim. Dhe mu kujtu se nje her kur jeni taku ne Shqiperi, Abei dhe une, e ai u pergadiste qe te kalon ate rruge te tyre neper male ne Kosove, e luta, e luta te me mer me vehte vetem te e shoh nanan. Shume e luta. Me tha: “Se pari Dado, shiqoi mire kembe te tua edhepse ju tu i mbajt qizme, shiqoji kemb dhe pyeti dhe kembet dhe vehten a mundesh me kalu neper ata rruge ku kalojme na?!!! E ma me randesi Dado, serbet menjihere marin vesh qe je ne Kosove. Ska per ty hyrje ne Kosove Dado. Leje nanen! Krye punen deri ne fund Dado, KRYE PUNEN!”. Dhe njehere e ceki… disi si nuk ma dha hapsire te diskutoj me te por me nje si rikujtim: “Krye punen per Kosoven, qe ja nisem Dado, krye deri ne fund!!!”.
    Kryeredaktori Andrej Rora me lajmrroi me 11., gusht se eshte vra Bekimi. Dhe mu kujtu se Andrej Rora shume e donte Bekimin, qajti. Mua me qmonte si gazetaren. E ne tetor 1998., kur shkruva ne tekst per Motrišta: ” Slobodan Milošević će se uskoro naći na meti američkih tomahawka i morati objasniti svom narodu zašto ide u četvrti rat, a tri rata je već izgubio.” Andrej Rora pakes u ndal dhe me tha: “Prejako je ovo, Rexhepi, morat ćemo ovaj dio teksta maknuti” E luta qe te mos ma censuron ate pjese, e luta. U mendu diku 10 minuta dhe me tha… “Nek ti bude ovaj puta, idi odmah u montažu, večeras ću objaviti ovaj tekst.” Te nesermen u qu pluhri ne tere television HRT, e kane suspendu Andrej Rora me nje rroge, pse e ka leshu ate tekst timin qe ishte sipas drejtorit te HRT, teper i fort dhe provokues. E pse Jo per publikim, sipas drejtorit te HRT, Mirko Galić, nuk do te flas ketu, jo tash. Shume pluhur u qu ne HRT shkaku i atij publikimi te tekstit tim per Milošević se amerikanet do te e qellojne Serbine me raketa Tomahwk, tekst te publikuar ne tetor 1998. Gjithe ky kujtim i ngjarjeve me rrjedhin ne mendje pikrisht tash… TASH…. TASH… e me se shumti shkaku i Albin Kurtit cili ma qon mallin e Bekimit- Abeit. Nuk kerkoi asgje per vehte as Abei e as Albin Kurti. E te dyte te mirefillet, por nuk LESHUAN pe serbeve. Asnje milimeter.ASNJE!!! Keto dite kam shiku me vemendje emisone te panumrta te telivisionit serb dhe degjojsha me vemendje cfare poteze kane dhe cka bejne, analizojsha poteze te tyre qe vijojne. Po, i frigohen me se shumti Albin Kurtit. Dhe disi…hmm.. i u konvenon serbeve Hashim Thaci. Ne nje menyre thu se paralajmruan se se shpejti kthehet Thaci ne pushtet. Dhe ketu ndalem. Po….. ketu ndalem.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu