-
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 2)
Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
Një Xhami Islame
Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë,
e do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë!
*
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 2)
(Vazhdon nga pjesa 1: Fjalët e Jezusit fillojnë nga nr. rendor 1 – 39)
- Askush nuk bën asgjë në fshehtësi derisa vet kërkon të jetë publikisht i njohur.
- ”Mësuesi të përcjellë kudo që të shkosh”! thotë Jezusi.
- Atë që e mësoi unë, nuk është e imja, por e atij që më ka dërguar!
- Kërkohet vullneti i Perëndiut e jo lavdia e vet.
- Do të më kërkoni, por s’mund të më gjeni, ku jam unë, ju s’mund të vini!”
- Unë dëshmoj për veten e Ati im dëshmon për mua.
- Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them: “ Ai që bën mëkat është rob i mëkatit!”
- Në secilën shtëpi që hyni thuani: ”PAQA KSAJ SHTËPIE!”
- Lutuni pandërprerë dhe do t’ju ipet…; kërkoni pandërprerë dhe do të gjeni; trokitni panderprerë dhe t’ju hapët!”
- Jezusi i mban përgjegjës njohësit e Ligjit: ”Mjer ju që e njihni ligjin, sepse ngarkoni mbi njerëz barrë të rënda, ndersa vet as me një gisht nuk e prekni atë barrë”! ”- Mjer ju sepse u ndërtoni varre – përkujtimore – profetëve të cilët i kanë mbytur etërit e juaj!”
- Mbani të hapur sytë dhe ruanu kundër çdo lakmie, sepse edhe kur një njeri ka më bollëk, jeta e tij nuk rrjedhë nga gjërat të cilat i posedon!”
- Pasanikut i thuhet : ” I marrë! Shih sonte, në këtë natë do ta dorëzosh shpirtin tënd, e ç’grumbullove, kujt do t’i mbes!”
- I vëreni korbat, as nuk mbjellin farë, as nuk korrin as nuk kanë depo, Perëndiu i ushqen.
- Sipas Biblës ka 144.000 profetë; (sipas Kur’anit 124.000; me ëmër 28-të në Kuran)
- Me gjithë fuqi përpiquni, orvatuni të hyni në derë të ngushtë….
- Nuk e dij nga jeni. Largohun nga unë të gjithë që bëni padrejtësi!”
- Nëse i ke 100 dele e një të humbë, ti i le në shkretëtirë të 99-tat dhe shkon me e kërkuar 1 (një) dele të humbur; dhe kur ta gjësh gëzohësh, e merr në krah dhe iu tregon të gjithëve…
- Trupi i vrarë i Jezusit është i varur në shtyllë, por dy kriminelet pranë tij ende janë gjallë…
- Jozefi e merr trupin e mbeshtjellë në pëlhurë për varrim.
- Pas tri ditëve Jezusi do të jetë i ringjallur.
- E varrosin, e vejnë gurin mbi varr e mbyllin varrin dhe i vejnë ushtarakët rromakë për të bërë roje.
- Kur gratë i biejnë aromat thonë: ”-Kush do të na e hap varrin?, – Kush do të na e hjek gurin nga dera e varrit – përkujtimor?
- Kuptojnë se ka ndodhur një termet dhe Engjulli i Perëndiut e ka hequr gurin. Rojet nuk janë aty- varri është i zbrazët.
- Maria: ”…e kanë marrë Zotëriun nga varri-përkujtimor dhe nuk dijmë se ku e kanë vendosur!?”
- Pjetri dhe Gjoni shkojnë e gjejnë pëlhuren me të cilën ka qenë i mbështjellur Jezusi, por varri i zbrazët.
- JEZUI ËSHTË RINGJALLUR!
- Jezui u del përpara grave e u thotë: ” Mirë dita!” – ato i biejnë para këmbëve dhe i përulen. Ju thotë: ” Mos u frikësoni! shkoni e thuanu vëllezërve që të shkojnë në Galileje- atje do të më shohin!”
- Kur ka ndodhur termeti, rojet kanë qenë të hutuar, pasi janë shëruar, kanë shkuar në qytet u kanë treguar Priftërinjve:
- Pas këshillimit me burrat më të vjetër dhe Kryepriftërinjët, është sjellur Vendimi që të QETËSOHET kjo gjë me anë të dhënies së MITOS (ryshfetit) ushtarëve. Atëherë u kanë thënë: ” THUANI: ”Nxënësit e tij kanë ardhur dhe e kanë vjedhur deri sa ne kemi fjetur!”
- Pasi që ushtarët rromakë do të dënoheshin me vdekje, për fjetje gjatë rojës, e nëse kjo arrinë deri të veshët e drejtuesit, ne do ta bindim dhe do t’ju lirojmë. Pasi shuma e dhënë e Mitos është shumë e madhe, ushtarët bëjnë siç janë mësuar… Si pasojë e kësaj, Raporti i Rrejeshëm mbi vjedhjen e trupit të Jezuit është përhapur mjaft në mesin e hebrenjëve.
- Maria Magdalena, e cila mbetet pranë varrit, është munduar nga pikëllimi. Ku mund të ishte Jezui?
- Maria perkulet dhe i sheh dy engjujt në të bardha, të cilët persëri janë paraqitur.
- Njëri engjull është i ulur në vendin ku kanë qenë këmbët e tjetri ku ka qenë koka e Juzuit.
- Maria duke qajtur thotë: ” …e kanë marrë Zotëriun tim!” dhe ” Nuk e dijë se ku e kanë vendosur!?”. Prapa saj një njeri e pyetë: ”- Pse po qanë?” – ”KËND PO E KËRKON?”
- Maria duke menduar se ky është njeriu që kujdeset për kopshtin, e pyet: ”Zotëri, nëse ti e ke marrë më thuaj ku e ke vendosur? – dhe unë do të marr!”
- Ai njeri i thotë: ”Maria!” dhe kjo e kupton se ky është Jezui.
- Maria thërret: ”Rabbaoni” ( që do të tohtë – “MÊSUES”) dhe e rrembeu me gëzim të sinqertë.
- Por Jezui i thotë Marisë: ”…mos më mbaj, sepse ende nuk jam ngritur tek i Ati. Por nisu tek vëllëzrit e mi e thuaj: ”NGRITEM TEK ATI IM DHE ATI JUAJ, TEK PERËNDIU IM DHE PERËNDIU I JUAJ!”
- Maria i takon edhe nxënësit dhe apostujt dhe ju tregon. Raporti i Marisë ia shton atij që kishin treguar gratë. Mirëpo, ata meshkuj që nuk iu kanë besuar grave nuk i besojnë as Maries.
- Jezui më vonë iu bashkangjit nxënësve, në fillim nuk e njohen, por më vonë po dhe pasi e njohen, atëherë ai u zhduk.
- Jezui paraqitet për herë të pestë, kur ju thotë: ” PAQA ME JU!” – ata menduan së është frymë, por Jezusi iu tha prekëmni, unë jam.
- Jezui është këthyer në qiell dhe qëndron në anën e djathët të Perëndiut.
- Jezui do të ngritet dhe miliona njerëz nga varret do t’i gëzohen ksaj Parajse të Mrekullueshme.
- Pastaj, Jezu Krishti, në kuptim FRYMORÊ, do të jetë së bashku me njerëzimin.
- Gjoni ka dëgjuar se zëri nga qielli ka thënë: ”- A do të fëshijë çdo lot nga sytë e tyre. As vdekje më s’do të ketë, as vajë, as ofshamë, as dhimbje më s’do të ketë; – Asnjë person në tokë s’do të vuaj as s’do të jetë i sëmurë!”
- Jezui me vullnet ka ardhë në tokë, ka luajt një rol të rëndësishem në kryerjen e qëllimeve të mrekullueshme të Perëndiut.
- Pilati ka thënë: ”JA NJERIU!”
- Po me të vërtetë NJERIU!
- NJERIU MË I MADH QË KA LINDË NDONJËHERË!.
Etj…
(v a z h d o n)


