ARKIVI:
10 Maj 2024

Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj

Shkrime relevante

Skllavëria në Perandorinë Osmane, jeniçerët dhe robëreshat e haremit të Sulltanit

Osmanët me skllevërit e krishterë të paraqitur në një gravurë të...

Dita e Evropës, 2024 dhe shqiptarët. Gëzuar ditën e bashkimit Evropë, qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë!

Nga: Frank Shkreli Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit...

Poeti Shemsi Makolli flet në emisionin “Forum” të autores zvicerane Anne Fournier

Nga Arif Ejupi Shemsi Makolli i njohur me vargjet e tij unike...

Përkujtimi i ngjarjeve  historike obligim qytetar e institucional

Nail  Draga, Ulqin Tema dhe dilema Në vendet me kulturë demokratike përkujtimi i...

Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?

Nga: Lis Bukuroca ___ Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?...

Shpërndaj

Në Doboj të BeH, si ushtarë të “APJ”: Me Musa Behramin e Akrashticës (në këmbë) dhe Bajram Mavriqin (ulur).Doboj, 1981

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, “Arrestimi i dytë , tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!”, “Drini.us” më 2 Nëntor 2021 në rubrikën “Dossier”.
Nga Ditari im i ushtrisë (3)

Unë kam thi gjumë
Bajram Mavriqi
-Sinan, shko, ik ti, se unë e nreqi shkaun!
Fadil Alia, të parin e qiti në kurth Bajram Mavriqin
Gjumi më doli herët, si zakonisht në orën 02:30 min. por sot u zgjova me shpresën se fjalët e gjyshit ”Kush qohet herët ka dy nafaka, e ai qi qohet vonë, nuk e ka as nafakën e vetë”
Në raftin e librave u mundova ta gjej Frojdin, ”Faustin” e J. V. Getes , ”E kuqja dhe e zeza”, vetëm e vetëm sa për me u lodhur e ndoshta gjumi do të më këthehej përsëri, por jo: Unë kam thi gjum.
Mora celularin, telefonin mobil dhe e hapa që të shoh çka po zihet atje poshtë. Shpejt e shpejtë i ”shfletova” disa portale, ”të majta”, ”të djathta” dhe ”të mesme” (gazetat nuk po dalin në Kosovë që nga viti i kaluar, shkau i sëmundjes së Pandemisë 19).
Mbeta pa mend kur lexova disa kujtime nga Dh. S. Shuteriqit dhe Mitrush Kuteli që kishin shkua në Beograd, më 1945
Nga: Dhimitër Shuteriqi
“Dhjetor 1945. Nisem me Mitrush Kutelin për në Kongresin i të shkrimtarëve jugosllavë, që do të mbahet në Beograd dhe ku jemi ftuar si delegatë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Udhën Tiranë-Bitol (Manastir – v.j.) e bëjmë me veturë. Pazari i Ohrit është mbushur me mollë, qepë e fasule, dhe me fshatarë të shumtë që flasin shqip. Thua se je në Pogradec. Treni Bitol-Beograd është pa xhama. …” dhe i dyti, ai i Mitrush Kutelit, “Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”, Pogradec 28 gusht 1961
“Mitrush Kuteli, në një letër që i drejton mikut të tij Musfata Greblleshi, i flet për Dhimitër Shuteriqin (gjyshin e Ben Blushit nga nëna). Aty ai e përmend Lef Nosin dhe veprën e tij. Kuteli e Greblleshi janë dy shkrimtarë të burgosur e të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri, i cili regjim e vrau Lef Nosin – nënshkruesin e dokumentit të pavarësisë. Letra është si më poshtë:… ”
Sa u preka sepse kisha besim te Shuteriqi. Nuk doja të besoja se ishte i tillë Shuteriqi.
Dhe pa vonuar dola te revista ”Drini” dhe e hapa e po shikoja, nga fillimi e deri në fund, me radhë rubrikat.
Te ”Drini”, këto 3 vitet e fundit gjejmë shkrime, kujtime e ngjarjet kryesore të njerëzëve që kanë bërë emër e lënë gjurmë në Letërsi e Kulturë e Histori.shqiptare.
Më ranë në sy disa artikuj: “Si i harruam puset e vdekjes? Si na mbytën në puse! Pse nuk flitet për këtë lloj krimi të serbëve? (3 )”, “Emri i tradhëtisë është LDK-ja e Isës, jo e Ibrahim Rugovës!”, “Zarfi e ka emrin Atifete …!”, “Jeniçerët janë të përhershëm …” dhe
“Kush është i perzier në vrasjen e Ahmet Krasniqi: ata që e deshtën dhe e çmuan, apo ata që nuk e deshtën?”, Drini.us – 2 Nëntor 20211

Ushtar në Doboj, 1981, 1982

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb, Pjesa e parë Zotriu Sinan Kastrati që jeton në…”.
Kishte edhe ”komente” që ma kujtuan Agollin e Kadarenë që edhe kësaj radhe i gjeta në ”Drini”. Agolli e Kadare kishin ardhur që të freskohen me ujin e Drinit të Bardhë, të thithin ajrin e Bjeshëve të Rugovës e ta shijonë bukën e shishme të tokave të Dukagjinit.
Por për këto sot nuk do flas as për Agollin e Kadarenë e as për “Drinin e Bardhë”. Dua të ngutem e ta kryej sa më shpejt tregimin për ”shërbimin” ushtarak në Doboj.
Kazerma “4 Korriku” ishte vendosur në një pjesë të rrafshët të Dobojit që pastaj, oborri i kazermës vazhdonte disa kilometra në brendësi të malit, drejtimi Jug-Perëndim. Kishte disa ndërtesa nga 3 kate të larta. Në secilën ndërtesë kishte nga një çetë ose bateri (Pešadi, Ingjinieri dhe Artileri) me nga 200 e 300 ushtarë që flenim dhe i kishim salat e mësimit. Në oborr afër malit kishte dhoma të tjera të mësimit që verës uleshim Brena si në teraca, “letnja učionica”, shtegu për vrapim që ushtarët çdo mëngjes vraponim, në orën 5 deri në 6. Pastaj hanim mëngjesin dhe rreshtoheshim në polygon, gjithë ushtarët, afro 800, aq sa kishte ushtarë në Doboj, të Artilerisë, Këmësorisë dhe të një gjinie tjetër ushtarake, Artileri.
Brenda oborrit të kazermës kishte edhe fusha të sportit, shëtitore e park të madh me drunj e lule. Ishte vend për lakmi, parajsë e vërtetë.
Bajram Mavriqi
Ushtarët shqiptarë, kur e kishim kohën e lirë, pasdreke, tuboheshim dhe bisedonim për hallet, gjithsecili për veten dhe familjen. Disa i mëshonin çiftelisë të tjerët këndonin e një rom nga Prizreni, Metliti kishte marrë një tarabuk.
Ushtari që nuk më hiqet nga mendja, nga ato takime e që ishte shumë i dashur dhe gjithmonë i hareshëm, ishte padyshim Bajram Mavriqi.
Bajrami, Musa Behrami i Akrashticës, mësues matematike në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri, Mustafë Magjuni i Novosellës, ingjinier, katund afë Vushtrrisë, Samiu nga Bujanofci … Jakup Murat inga Bequku, Tefik Furraxhiu, rrinim më shpesh dhe pasi e lexonim “Rilindjen”, bisedonim për ngjarjet që gjithë kohën në “Jutarne informisanje” dhe “orët politike” që mbanin oficerët politkë na lodhnin e flisnin për “Kundërrevolucionin” në Kosovë, pas “Demonstrateve” të Pranverës 1981, që i cilësuan si armiqësore, për me e pasur dorën e lirë me i ra fshisë gjithë asaj që ish arritur e me i kosit “Kokat” e profesorëve, si Ali Hadrin, Gzmend Zajmin, Mark Krasniqin e ndonjë tjetër dhe, me i mbyllur “Bibliotekën Kombëtare”, me “plisin” (kapelat), Institutin Albanalogjik dhe … Akademinë e Shkencave, sepse, sipas tyre, nuk ka nevojë me pasur ”2 Institute Albanalogjike”, një në Tiranë e tjetri në Prishtinë.
Tefiku na binte bukë furre të nxetë, speca, domate e sallata si vinin për kuzhinë, ai i ndante për neve.

Me Ali Lajçin (në këmbë, i pari nga e djathta me mjekërr) ndërsa unë jam i ulur, nga e majta e afër kam Rexhep Sadikun e Ferizajit.

Fushata kundër shqiptarëve ishte aq e madhe në ushtri sa s`flitej tjetër pos për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët sa filluan të shkruhen libra kundër Ilirëve, Shqipërisë dhe kulturës e historisë kombëtare shqiptare. Ato ditë doli edhe një libër “Shqipëria e Enver Hoxhës” në serbo-kroatish dhe në shqip.
Edhe ushtarët shqiptarë që dalloheshin, si Bajram Mavriqi, që nuk përshëndeste asnjë officer serb e as nuk merrte pjesë kur ngritej flamuri Jugosllav e këndohej himni, I përcilleshin por i lenin derisa të zënë më “fre për dore”, e Bajrami nuk hynte në radhë kur hante bukë “Bateria e tij”, nuk shkonte të lahej, nuk mbathte çizmet etj. Nuk i bindej e as nuk e dëgjonte askend. Ishte ingjinier me SHLP. të kryer, pra kishte kulturë dhe pregatitje akdemike por pas demonstratave që i kishte parë policët serbo-malazezë e maqedon duke i rrahur brutalisht studentët e nxënësi paqësor, ai nuk ndihej mirë dhe gjithëmllefin mundohej ta shfaqte me mosbindje …në ushtri që thonte:
-Kjo nuk është ushtria jonë, kjo nuk i shërben e as nuk e mbron popullin shqiptar.
Bajrami i rrihte ushtarët serbë. Mjaftonte veç me e shikua një ushtar serb, ai thonte:
– Çka po më kqyr, qysh po të dukem?
Kur ecte, rrugën ushtarët joshqiptarë ia lironin rrugën nga friga se mos po i rreh Bajrami.
Të gjithë e njihnin Bajram Mavriqin, ushtarë e oficerë.
Nëse ndodhte që dikush nga ushtarë serbë e sulmonte me fjalë ndonjë shqiptarë, Bajrami si Orrli i gjuhej përmi dhe e bënte për “hoxhë”.

Në odën e Ali Hetem Gashit në Drenofc të Zatriqit, kur shkruaja për të zhdukurit në shkollën-burg të Dernofcit, me 1998.Drenofc, qershor 2018

Njëherë kur vëllai i gruas së komandantit të çetës sonë, Šuka Dragan, që e kishte marrë villain e gruas, si ushtarë në çetën tone të këmbësorisë, një serb nga Bijelina, e sillej si kapadai, derisa sa ra në “hunlesh”, sillej sikur ai mund të bëjë çka të doje. Ai një natë, nën ndikimin e alkoolit, pasi kishte ardhur nga qyteti pas mesit të natën, shkon te kreveti i një ushtari shqiptar nga Maqedonia, Zeneli (mbiemrin e kishte me prapashtesën “oski” apo “ovski” dhe e zgjon nga gjumi e i thot:
-Zenel, qou e pastromi këpucët!. Ishte rregull që kur binim me fjetur, këpucët duhet të vizllonin e të ishin të rendisura afër armëve që i përdornim.
Zeneli ishte ushtari më i urtë në çetën tone. Gjuhën serbo-kroate, Zeneli nuk e dinte. Gjithashtu, Zeneli nuk dinte të shkruante e lexonte as gjuhën në gjuhën shqipe. Ushtarët shqiptarët ia shkruanin letrat e nganjëherë, pasi Zeneli iu kishte tregua se motra e madhe din të lexon dhe ajo ia shkruan letrat, kishte të tillë që i shkruanin asaj ndonjë fjalë “dashurie” (?).

Me dr. Skënder Gashin e ish të burgosurin politik, Fetah Berisha, Hotel Park, Rahovec, 2018

Zenelin e qonin me punua kudo që kishte nevojë, me shkarkua qymyr guri, punë shumë e rëndë etj.
Zenelit shpesh ia vidhnin teshat, këpucët, rripin (apasaqin) dhe ne shqiptarët, duhej ti gjindeshim Zenelit afër, sëpakut nëse dikush e keqtrajton.
Dhe kjo ndodhi një natë, që dhëndërri komandantit tone, ia prishi gjumin Zenelit. Nuk dua me dyshua se edhe ai, ani pse serb, nuk i ka ardhur keq prej Zenelit. Zeneli ishte si ”Zeneli” i Migjenit e ”Puceli” i Petro Markos, i ngratë e i pa hile, babagjan.
-Sinan, shko ti, se unë e nreqi shkaun!
Kur unë e dëgjova Zenelin që u qua e po don me ia pastrua këpucët ushtarit serbe, i dola përpara Zenelit dhe nuk e lash të dalë nga dhoma e gjumit. Ushtari serb kur më ka parë, mu ka drejtua mua dhe po më afrohet, sigurisht se edhe, ndoshta më kishte ra po mos ta kishin ndalur disa ushtarë tjerë. Unë ruhesha sepse e dija se po përcilemm.
Në koridor u bë ”uzbunë” e dikush nga shqiptarët e kishte thirrur Bajram Mavriqin.
Sa çel e mshel sytë, Bajrami ka ardhur dhe e ka kapur shkaun për flokë dhe e ka këthye kah ai e ka fillua ta grushtoj. Ai ishte i mpirë dhe nuk priti grushtat e fundit të Bajramin por ra në pod si i coftë …
Pastaj erdhi oficeri kujdestar, me policë ushtarakë e ndihmë të shpejtë….
Bajrami, më ka thënë kur ka ardhur:
-Sinan, shko ti, se unë e nreqi shkaun !
Të nesërmen, ditë e henë, para krejt ushtrisë e thirrën Bajram Mavriqin dhe mua, si shkaktarë dhe nuk lanë gjë pa na thënë, duke na kujtuar edhe Gjyqin Ushtarak, që veç këmbën me shti, dënoheshe me më së pakut 6 muaj.
Fadil Alia e qiti në kurth Bajram Mavriqin
Bajrami, si ushtar ishte i dashur dhe asnjë ushtarit shqiptar nuk ia këthente fjalën e nuk zihej apo, nuk i binte në qafë. Bajrimi kishte qenë shumë i varfër, këte na tregonte nipi i Bajramit, që ishte gjithashtu ushtar bashkë me Tefik Furragjiun, vendas që punonte si furragji në kazermën e Dobojit. Unë, Musa Behrami e Mustafë Magjuni, shpesh i blenim cigare Bajramit por ndodhte që kur dilte në qytet, nuk kishte para, prandaj, pa modesti e them, i jipja shpesh, jo hua por pakthim.

Me Fetah Berishën te Mario Berisha, qershor, 2018

Bajrami pinte raki e birra kur dilte në qytet, si shumë ushtarë të tjerë, për me e largua mërzinë. Ai, sipas disa ushtarëv shqiptarë shkonte te një shqiptar i Maqedonisë që kishte një ëmbëltore në qytet por, aty Bajrami paska pi edhe alkool.
Shërbimi i Sigurimit të ushtrisë e paska përcjellur dhe ia paska vënë pas një ushtar shqiptar, Fadil Alinë që kur të del Bajrami në qytet, të dalë edhe ai.
Bajrami, si përherë shkonte te shqiptari, si sjapi te kasapi. Aty, disa here kur paska shkua Bajrami, aty paska ”qëllua” edhe Fadil Aliu.
Kanë pirë bashkë me Fadilin e Bajrami çka ka folur, Fadili e paska inqizua me një manjetofon të vogël. Bisedën e kishte dorëzua Fadili te eprori i sigurimit (bezbednostit) në ushtri dhe …. Bajramin e kishin arrestua dhe e kishin dërgua në paraburgim në një vend të panjohur.
Unë, isha në straž në Donja Šaverlija kur Bajramin e kishin lidhur me pranga në duar, sigurisht janë frigua se ai nuk dorëzohet dhe nuk dihej më shumë për te, se ku e kanë que.
Një ushtar shqiptar nga Bujanofci, me emrin Sami, punonte si teleonist ”vezać” dhe kishte mundësi me folur pa u diktua, më thirri e më tregoi se Bajramin e kanë marrë.
U merzita sepse e dija që Bajrami është vetëm fillim e dardha e ka bishtin mbrapa.
Bajramin më nuk e pash. Kur ai është lirua, mua më kanë ”izolua”.

Me atdhetarin Xhafer Lecin e Gjilanit, Prishtinë, 2021

Vazhdon

Malmö, 3 nëntor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër