ARKIVI:
19 Maj 2024

Thirrje shpirti, intelektuale, shkencore e nëse e do dikush edhe kombëtare për një ekspeditë në krahinën e Çamërisë në Greqi

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Kastriot Marku, Milano
___
Mendoj se Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, duhet të hartojë, mbështesë/financojë dhe realizojë në një kohë sa më të shpejtë të mundur një Ekspeditë të plotë, së paku një mujore, më së paku katër grupe pune me studiues dhe ekspertë në disiplinat përkatëse nga institutet në varësi të saj si: Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Arkeologjisë si dhe ai Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në krahinën e Çamërisë në Greqi.
Mbledhja e visarit gjuhësor (dialektologjik), atij etnografik, folklorik dhe atij muzikor, mendoj se përbën një urgjencë të panegociueshme për të mbrojtur nga humbja e parikthyeshme visaret e trashëgimisë kulturore shqiptare që ende mbart kjo trevë etnike, e cila ka provuar mbi kurrizin e saj gjenocidin, shkombëtarizimin dhe frikën e pashoqe të mosnjohjes së identitetit etnik kombëtar shqiptar deri në asgjësim të frikshëm përtej çdo imagjinate, e cila as që mund të mendohet sot në kontinentin europian.
Organizimi i një ekspedite të tillë nga Instucioni akademik me autoritar shqiptar, paraprirë nga një kërkesë institucionale shoqëruar me projektin përkatës institucioneve shtetërore dhe akademike greke, do të ishte nje hap syçelë i shkencës shqiptare për të çuar në vend dinjitetin e saj kërkimor në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Është e pafalshme që ne sot e gjithë ditën të mbështetemi në ato pak tekste të botuara para vitit 1944, si dhe në disa regjistrime të bëra në vitin 1958, kur edhe u bënë regjistrimet e çamërishtes nga studiuesi i mirënjohur Qemal Haxhihasani, të cilat ai në mungese të izolimit politik mes dy shteteve, i voli nga çamët e zhvendosur me dhunë nga trojet e tyre, në përfundim të Luftës II Boterore, e që asokohe jetonin në fshatrat e Durrësit. Tre punimet dialektologjike të Qemal Haxhihasanit, të botuara përkatësisht në vitet 1971, 1974 dhe 1975, për kushtet specifike të realizimit të tyre, janë dhe mbeten ende punimet më serioze dhe të vetmet që janë realizuar deri më sot.
Përkundrejt vlerës së çmuar që bartin ato tekste, ato gjithsesi janë jashtëzakonisht të pamjaftushme, dhe për rrjedhojë duke qenë se nuk janë regjistruar në terren, është njësoj si të thuash “të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë”. Për të çuar në vend nderin institucional në mbrojtje të trashëgimisë sonë kombëtare, e jo sa për të larë gojën, mendoj se kjo do të ishte njëkohësisht edhe një test provë për të vënë në hullinë mentale perëndimore një shtet që kërkon e merr çdo gjë me e pa të drejtë nga vendi ynë dhe nuk i jep mundësinë shtetit fqinj të realizojë në mënyrë të pavarur një projekt tërësisht metodologjik dhe me synime të qarta shkencore.
Nëse nismat e derisotme kanë qenë tërësisht të karakterit privat, autodidakt dhe gati-gati anakronike, pavarëisht dëshirës së mirë të tyre, le të jetë realizimi i këtij projekti një hap themelor për të njohur “de visu” atë që shkenca na këshillon, larg nacionalizmave të sëmura dhe politikës nacionaliste ditore.
Nuk e bëjnë këtë punë as patritë politike, as shoqatat e ndryshme e as tubimet e protestat me flamuj e të bërtitura lart e poshtë. Këtë puën më së pari e bëjnë zejtarët e dijes.
Mendoj se një grup prej dhjetë vetësh (6-8 studiues specialistë në disiplinat përkatëse si dy një skicograf/topograf dhe një fotograf/kameraman), dhe një makinë me të gjithë pajisjet e duhura profesionale janë të mjaftueshmërisht të pranueshëm për të kanaur finalizimin e një projekti të tillë.
Uroj që dikush t’a transmetojë këtë mesazh dhe thirrje vetjake timen në adresën e duhur.
Jam më së i bindur se kësaj ideje do i bashkohen edhe të tjerë, me shpresën që projekti në fjalë të ftillohet e të realizohet sa më parë e mos bjerë në vesh të shurdhët. Mjaft më! Nuk mund të pritet pa fund. Koha po ecën ndaj duhet vepruar sa të mos jetë vonë.
[Kastriot MARKU. Milano, 7 Maj 2024]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu