ARKIVI:
21 Maj 2024

Deklarata e dikurshme e policit Demë Demaj, që e citon Ibrahim Kelmendi dhe dyshimet se organizatat patriotike mund të kenë pasur UDB-ash në krye!

Shkrime relevante

A ju kujtohet Ilir Deda?

Nga : Lirim Gashi ___ Ju kujtohet Ilir Deda ? Ky djalë i sjellshëm,...

Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!

Florim Zeqa Nuk është hera e parë dhe as që do të...

Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur  

Eshref Ymeri                “Shqiptarët janë mendjelehtë”              Gregori Xhonson                                 Ish-Sekretar i Përgjithshëm i...

Realiteti Reshë shi më shumë…, reshë mbi bar… për ëndërrmtarët, apo për mërgim-mjerimin …

Agim Vuniqi Realiteti Reshë shi më shumë..., reshë mbi bar… për ëndërrmtarët,...

Fatime Jashanica, edhe në mërgim me ëndje kultivoi këngët tona burimore

Arif Ejupi Këngëtarja e këngës sonë popullore dhe argëtuese Fatime Jashanica, lindi...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
___
“Nuk është krim me gabue…, kur nuk e ke ditë se udhëheqësin e organizatës “ilegale” e kishe kuadër të UDB-së!” (Ibrahim Kelmendi)
___
Ky është titulli i një analize debatuese të Ibrahim Kelmendit, që e botova dje në Drini.
Nuk dua të hyj në atë se sa kanë apo s’kanë të drejtë debatuesit me argumentimet e veta që i shpërfaqin në debat me njëri-tjetrin, jo që është fjala për përgjigjen e Profesorit tim të nderuar KR, që njihet si biograf i Jusuf Gërvallës, por dua të jep mendimin në pjesë të përgjigjeve të Ibrahim Kelmendit, që përkojnë shumë me realitetin që e kami jetuar në kohën e autonomisë së Kosovës dhe pas saj.
Ibrahim Kelmendi nuk është gazetar, por me hulumtimin e tij dhe nxjerrjen e deklaratës së policit të dikurshëm NN që e ka udhëhequr aksionin për arrestimin e Sabri Novosellës, për mendimin tim ka kryer një detyrë tejet të madhe nga ajo që njihet gazetari hulumtuese-zbuluese.
Raste të tilla të inskenimit të arrestimit të personave që njiheshin patriot të UDB-ës, ka pasur mjaft në Kosovë.
Më kujtohet zënka e një “patrioti shumë të madh”, kur në një qytezë të Kosovës kryemilici i një “stanice” (poste) të Milicisë donte ta dërgonte për të dhënë deklaratë në milici, pas një rrahjeje të përgjakshme.
Ngjarjen e përcillja nga një kënd pothuej i padukshëm. Dikur “patrioti” ia tregoi kartelën e UDB-ës kryemilicit dhe kjo histori përfundoj masi i tha që “megjithatë duhet të vijsh në Stanicë”.
Kjo ishte për me e pa “populli” se patriotin e rrejshëm e mori milicia…!
Masandej shumë e shumë ngjarje të tjera me pseudopatriotë.
Një i pari i milicosë së një komune i dërgon fjalë tërthorazi një superpatrioti tjetër se “kemi me ardh me bastisë…!.
Shkon ekipi i milicëve i armatosun deri në dhambë e masi e kërkojnë kahdo në shtëpi, nuk e gjejnë askund! Atëhere, kryemilici u thotë milicëve që i kishte sjellë për ta arrestue se ju e kryet detyrën tuej e tash edhe une po kontrolloj pak.
Pasi hipë në tavanin e shtëpisë, e gjen patriotin e rrejshëm në një skej të tavanit.
Zbret poshtë dhe thotë se “nuk vërejta asgjë”.
Dikush e ka hangër keq në Kosovën tonë, përderisa të tjerë e kanë aktrue pafundësisht patriotizmin e rrejshëm.
Prandaj, Ibrahim Kelmendi ka të drejtë që bënë kësao hulumtimesh dhe zbulimesh që flasin shumë, tepër shumë.
Citimi i deklaratës së Ibrahim Kelmendit që e rikujtoj në debat:
___
Hidhërimet sidomos të Sabri Novosellës, kanë kulmuar me dëshminë që ka ofruar kryepolici Demë Demaj (i lindur në Katunin e ri, Komuna Pejë), i angazhuar në Polici të Prishtinës. Ajo dëshmi e tij, e bërë në prani të Malush Ademajt dhe Bilall Kryeziut), mund të përblidhet si vijon: “Më 14 dhjetor 1979 Ibush Kllokoqi më ka urdhërua të përgatis ekipin policor për ta bastisë shtëpinë e Sabri Novosellës në agimin 15 dhjetorit 1979. Me atë rast jam urdhëruar ta arrestoj Sabri Novosellën. Gjatë nate të 14 e 15 dhjetorit 1979 i kam komanduar policët për ta përgatit atë bastisje e arrestim. Në vend të ngjarjes, kur po vinte ora e konkretizimit, në vend të ngjarjes vinë Ibush Kllokoqi me kolegun e tij … Krasniqi (për momentin nuk po më kujtohet emri i këtij). Ibushi me ndan paksa anash dhe më thotë, fillimisht do të hynë në shtëpi ai dhe Krasniqi, pastaj do të sinjalizojnë kur duhet të vepron policia. U befasova nga ajo që më urdhëroj. E pyta nuk është bastisje dhe arrestim i vërtetë, por inskenim. Më ka urdhëruar të hesht dhe të mos u tregoj policëve. Janë hy në shtëpi të Sabriut Ibushi dhe Krasniqi. Pas pak minutash Ibushi dhe Sabriu kanë dalë nga shtëpia dhe kanë shkuar drejt autos ku e kishte parkuar Ibushi. Kanë hyp në auto dhe janë larguar. Krasniqi më ka thanë që ta bastisim shtëpinë. (…) Jemi urdhëruar ta protokolojmë që Sabri Novosellën nuk ishte në shtëpi.” [perifrazim]
Këtë dëshmi të kryepolicit Demë Demaj e kam publikuar në vitin 2007, kur ai na e ka rrëfye atë që ka ndodh gjatë natës së 14 e 15 dhjetorit 1979, duke shoqëruar me opinionin e Demës, se Ibushi (Ibush Kllokoqo, vërejtja e Drinit)e ka vozitë Sabri Novosellën deri afër kufirit me Shqipëri, ku ishte përgatit simulimi i arratisjes se Sabriu në Shqipëri.
Dema ka shpreh gatishmërinë për të dëshuar publikisht, në përballja me Sabriun, në televizion apo në gjykatë. Sabriu nuk ka pranuar. Në vend që të merrej me padi për shpifje, duhet t’i ketë urdhëruar viktimat e tij (të cilat i ka përfshi sindromi i Stokholmit), që të merren me diskreditimin tim, me shpresë se po ia dualën të më diskreditojnë mua, LNÇKVSHJ-ja do “arkivohet” si organizatë autentike çlirimtare, e jo si krijesë e inskenuar nga SDB-ja (UDB).
Pas kësaj që e rikujton Ibrahim Kelmendi, aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, gazetaria hulumtuese e Kosovës dhe përgjithësisht ajo shqiptare, duhet ta pranoj lëshimin e jashtëzakonshëm profesional në raport me zbulimin e plotë të kësaj të vërtete. Pavarësisht distancës kohore, Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk guxojnë të ecin përpara me patriotë të rrejshëm që tregojnë histori të shpiufura për jetën e tyre.
Mua si gazetar hulumtues më bëri përshtypje të veçant deklarata e tillë e ish-milicit Demë Demaj, që flet shumë për intrigat e asaj kohe dhe qëllimet e pafshehura të kuadrove “tanë” të UDB-ës që të depërtojnë e hyjnë në histori me “patriotët e vet”. Rrëfimi i tillë që tregohet me vonesë e turpëron një popull dhe kauzen e tij për për lirinë kombëtare. Pavarësisht faktit se deklarata e këtij ish-milici (polici) e risjell një të vërtetë të pështjelluar të dikurshme, megjithatë është gjë tejet e papranueshme që ne ende s’patëm gazetari hulumtuese-zbuluese që me kohë të mos i lenim me gënjye disa atdhetarë të rrejshëm.
Por, “UDB-ja jonë” është treguar tejet e vëmendshme e largpamëse që t’i largoj të gjithë ata që do të kishin mundësi ta tregonin e gjenin të vërtetën e njëmendt, atë të pafshehurën që e të pastrën që nuk është fshehur pas ideologjive të mbrapshta antidemokratike e antishqiptare njëherit.
Fakti tjetër që Ibrahim Kelmendi e thotë hapur se fillimisht ka qenë i mashtruar nga personi i caktuar kur e kanë themeluar të ashtuquajturin “Froni i Kuq Popullor”, tregon para krejt një populli dhe ndërgjegjës së tij njerëzore e kombëtare se atdhetari i vërtetë e pranon gabimin.
“UDB-ja jonë” i ka futur njerëzit që “iu është kruar” atu ku nuk duhet, që të gabonin, por janë të pakët ata që si njerëz (të mos them si burrat, pasi kemi një keqkuptim të madh të “burrnisë”) nuk e pranuan gabimin e tyre.
Ai apo ajo që e pranon gabimin janë njerëz të vërtetë e jo të shpifur me vepra. Në botën e qytetëruar pranohet gabimi, përpos në vendet e tek popujt, sikurse që është populli shqiptar në ish-Jugosllavi, ku nuk pranohet gabimi për zor të madh.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu