ARKIVI:
21 Maj 2024

Vajza që nuk e matë jetën me vite, por me përjetimet, sfidat dhe pritat e rënda…!

Shkrime relevante

Kurti ka të drejtë!

Agim Vuniqi Kurti ka përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, atë dhe...

Joseph:Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

G.K/RTKlive Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur...

A ju kujtohet Ilir Deda?

Nga : Lirim Gashi ___ Ju kujtohet Ilir Deda ? Ky djalë i sjellshëm,...

Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!

Florim Zeqa Nuk është hera e parë dhe as që do të...

Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur  

Eshref Ymeri                “Shqiptarët janë mendjelehtë”              Gregori Xhonson                                 Ish-Sekretar i Përgjithshëm i...

Shpërndaj

Nga: Teuta Haxhijaj
___
Ajo ishte diku 6 vjeçare dhe atë fillim mbrëmje sillej nëpër oborr me macen e saj e cila e percillte pas në çdo hap.
Një viç, jo edhe aq i vogël, rrinte i shtrimë nër hije të zgjatun të mollës dhe pertypej. “Me siguri është untu“ – mendoi ajo dhe mundohej ta bënte viçin të ngritej me shku me pi tamël te nana e tij. Çdo perpjekje e saj qe viçi të ngritej në këmbë deshtoi dhe dukej që atij e tëra nuk po i bënte asnji përshtypje. Të dorezohej dhe ta linte viçin untë nuk ishte opsion për vajzën e vogël. Dikur e vuri njanën kambë mbi viç dhe viçi i frikesuar u ngrit në kambë dhe filloi te vraponte nëpër oborr me vajzën e vogël mbi shpinë e cila mundohej te mbahej per veshët e tij. U rrëzuan të dy dhe ajo e theu doren e djatht. Një thymje kogja e komplikume sipas rentgenit te mavonshëm.
Pasuan disa ditë ne spitalin e Pejës, pastaj te Sylë Vrella e pastaj prap ne spital.😬
Po në atë verë, vajza e vogël, do të kujdesej që pushimet e verës në Ulqin për familjen e saj te ktheheshin në ankth.
Ishte nji ditë e nxehtë si të gjitha tjerat dhe asaj nuk i rrihej më nër hijen e çadrës ngase kurreshtja se sa i gjatë mund te jetë plazhi i madh i Ulqinit, nuk e linte te qetë. Dikur vendosi ta shuaj kurreshtjen dhe u nis buzë detit me matë gjatësinë e plazhit. Plazhi doli te ishte shumë i gjatë dhe vajza e vogël tashmë ishte e lodhun, e untume e sidomos kishte etje dhe nuk e dinte qe tashmë po kërkohej nga policia dhe sigurimi i plazhit. E gjetën dikur të lodhun dhe të ulun buzë detit por që ende nuk kishte arritë me matë krejt gjatësinë e plazhit dhe për këtë ishte tejet e dëshprume.
Si e “urtë” që ishte, vajza e vogël u kujdes që edhe në verën tjetër familja e saj pushimet në Ulqin t’i kalonin në frikë dhe “aventurë”.
Në një ditë të zakonshme ajo po priste ta kalonte rrugën dhe vendosi ta maste shpejtësinë me një motoçikletë qe po vinte ne drejtim te saj.
A do të arrinte ta kalonte rrugën para motoçikletës? Rezultati ishte perfundimi një javë ne spitalin e Ulqinit ne të cilin ishte shtrirë tashmë edhe shoferi i motoçikletës, një djalë i ri, qe nuk kishte pikë faji.😕
As viti tjetër nuk do te ishte monoton. Vajza e vogël e cila i urrente gjerat e ngadalta dhe pritjen, ishte në Banjë të Istogut, në qendër, para „Vetshërbimit“. Natyrisht qe ajo nuk kishte durim të priste deri te kalojë kerri por do te tentonte ta kalonte rrugën… dhe tashmë do t’i kalonte disa ditë në spitalin e Pejës. S’kishte si te ishte ndryshe.
Njëjtë si pas disa muajsh pasi vajza e vogël të ketë ra në një bodrum prej betonit nga ku kishte marrë plagë jo të lehta. Kësaj radhe e derguan në spitalin e Istogut. As aty dukej shumë keq.😬
Familja e saj ishin gati gjithmonë ne gatishmëri per ndonjë ndodhi të re nga ma e vogla e tyne dhe gjithmone ne frikë qe e tëra dikur mund te ketë nje perfundim tragjik dhe çdo tentim i tyre per me rujtë atë nga rreziqet e tilla, dështonte.
Siç duket jeta e kishte patur për qellim qe vajzen e vogël ta pergatiste për rrugën tepër të veshtirë që do ta kalonte si e rritun.
Ajo po rritej e me të po rritej edhe ai shpirti luftarak qe ajo e kishte. Se vetëm një shpirtë i tillë do t’u shpallte luftë djajëve të sëmundjes dhe djajeve në formë njerezish per ta shpetuar një jetë njeriu qe m’varej prej saj.
Ajo do t’i binte ferrit kryq e terthorë dhe do të qendronte në të per plot 22 vite. Do të digjej deri ne hi e pluhun dhe prap do të ngritej. Do të thyhej ne qindra copa të cilat prap do t’i bashkonte dhe do të ngritej edhe ma e fortë sesa qe ishte para thymjes. Sepse pjeset e ringjitura nuk thyhen më kurrë.
Ajo vazhdon edhe sot me te njejtën luftë por tashmë per njerëz tjerë, per jetëra tjera.
Ajo vajza dikur e “vogël”, sot e fillon edhe një vit të ri në jetën e saj. Dhe ajo nuk e matë jetën me vite por me përjetimet, sfidat dhe pritat e rënda që veç jeta din me t’i qitë perpara dhe kalimin e dinjitetshëm të tyre.
Ajo vazhdon…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu