Shumë premtime e pak punë…!

Shkrime relevante

Shumë premtime e pak punë…!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan _____ QEVERIA KURTI – SHUMË PREMTIME, PAK PUNË DHE...

Gëzim Marku – flamuri i veprimtarisë sonë kulturore

Gëzim Marku Në qoftë takon një talent të rallë pyete: ”Sa libra...

Një takim emblematik me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Curih, z. Vigan Berisha

Nga: Shefeqet Dibrani ____ St. Gallen, 10 nëntor 2026 - Restoranti i Coop...

Shqetësuese vizita pa protokoll e leje e “Listës Studentore të Serbisë” në Kosovë

Gani Mehmeti Lidhur me vizitën e “Listës Studentore të Serbisë” në Kosovë,...

Ku janë paratë për projektet?

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan MILIARDA PREMTIME, POR KU JANË PARATË PËR PROJEKTET? Albin...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

_____

QEVERIA KURTI – SHUMË PREMTIME, PAK PUNË DHE ASNJË PROJEKT MADHOR TË PËRFUNDUAR!

Mandati i digave, i hekurudhave dhe i autostradave! Kështu e ka quajtur Albin Kurti mandatin e ardhshëm qeverisës gjatë fushatës zgjedhore. Këto premtime i ka përsëritur edhe në paraqitjet e tij mediatike, duke krijuar përshtypjen se Kosova po hyn në një epokë të re të zhvillimit infrastrukturor. Por qytetarët nuk kanë më nevojë për lista premtimesh, projekte në letër dhe konferenca pompoze. Ata kanë nevojë për rrugë të ndërtuara, hekurudha funksionale, diga të përfunduara dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Jam i bindur se shumë shpejt do të bindemi se këto projekte jo vetëm që nuk do të përfundojnë gjatë këtij mandati, por shumica prej tyre as që do të fillojnë. Mjafton të shikojmë një shembull konkret, shumë pranë nesh, për ta kuptuar më mirë këtë paaftësi në realizimin e projekteve infrastrukturore. Kjo qeveri tashmë prej rreth tri vitesh po merret me realizimin e një hyrjeje në autostradën “Arbër Xhaferi”, në fshatin Banullë të Lipjanit.

Në fakt, kjo hyrje do të duhej t’i shërbente autostradës së Gjilanit, e cila ende nuk është as afër përfundimit. Ndërkohë, për ta krijuar përshtypjen se po punohet dhe se po bëhet diçka, po merret me një segment hyrës, ndërsa vetë projekti kryesor vazhdon të mbetet larg realizimit.

Merreni me mend: nëse për një hyrje në autostradë nevojiten vite të tëra, çfarë mund të presim nga ndërtimi i pesë digave, i linjave të reja hekurudhore Prishtinë–Durrës dhe Prizren–Ferizaj–Gjilan–Bujanoc, apo i rrugës me tunel Prizren–Tetovë?

Këto nuk janë projekte të vogla lokale. Janë investime madhore që kërkojnë planifikim serioz, projekte të përgatitura, studime fizibiliteti, financim të siguruar, tenderë transparentë dhe mbi të gjitha kapacitete profesionale e institucionale për t’i realizuar. Një qeveri nuk matet me numrin e premtimeve që i bën në fushatë, as me kilometrat që i vizaton në hartë, por me kilometrat që i ndërton dhe me projektet që ua lë qytetarëve në shfrytëzim. Kosova nuk ka nevojë për qeverisje të propagandës, por për qeverisje të rezultateve.

Nuk ka nevojë për kryeministër që premton infrastrukturë të shekullit XXI, ndërsa projektet e zakonshme zvarriten me vite. Premtimet nuk janë zhvillim, inaugurimet nuk janë sukses dhe fotografitë nga kantieret nuk janë dëshmi e punës së kryer. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari: ku janë projektet, ku janë investimet, ku janë afatet dhe ku janë rezultatet?

Në fund, historia nuk do ta vlerësojë një qeveri për atë se çfarë ka premtuar, por për atë se çfarë ka ndërtuar.

Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet një qeverie që di të bëjë propagandë dhe një qeverie që di të qeverisë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu