Ku janë paratë për projektet?

Shkrime relevante

Ku janë paratë për projektet?

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan MILIARDA PREMTIME, POR KU JANË PARATË PËR PROJEKTET? Albin...

Letër e hapur drejtuar institucioneve daneze dhe europiane

Xhemil Zeqiri, Danimarkë _____ Lënda: Kërkesë për vëmendje institucionale ndaj të drejtave të...

KOS-i dhe UDB-a nga nëntoka

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Ylli me 8 cepa, oktagrami ka kuptime të ndryshme të kultures edhe fesë!

Sabahate Byci, Gjermani _____ Në kontekstin e botës islame oktagrami i përbërë nga...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

MILIARDA PREMTIME, POR KU JANË PARATË PËR PROJEKTET?

Albin Kurti premtoi hekurudha, autostrada, diga, banesa për çiftet e reja dhe çerdhe për fëmijët tanë. Por kur i shikojmë tabelat e Projektbuxhetit 2027, shohim se për disa prej projekteve më të mëdha nuk është ndarë asnjë euro, ndërsa për disa të tjera janë ndarë shuma simbolike, krejtësisht joproporcionale me vlerën e projekteve, po i listojmë vetëm disa prej tyre:

1. Pesë diga të premtuara, kostoja e planifikuar 500 milionë euro, derisa para të planifikuara vetëm 1.5 milionë për vitin 2027.

2. Autoudha e Dukagjinit, sigurisht një kosto mbi 150 milion euro, janë planifiku vetëm 1 milion euro për vitin 2027.

3. Autorruga Duhël–Banullë, zero euro për vitin 2027.

4. Hekurudha Prishtinë–Durrës, zero euro.

5. Hekurudha Prizren–Ferizaj–Gjilan–Bujanoc, zero euro.

6. 23 projekte të çerdheve, zero euro për vitin 2027., dhe

7. 4.000 banesat e premtuara për çiftet e reja, asnjë ndarje e veçantë buxhetore.

Qytetarët nuk kanë nevojë për lista të gjata premtimesh, por për projekte të financuara, kontrata të nënshkruara, punime të filluara dhe vepra të përfunduara. Një qeveri nuk matet me madhësinë e buxhetit që prezanton, por me atë që ndërton dhe përfundon. Prandaj, këtë mandat do ta kemi një detyrë të përbashkët: të përcjellim secilin projekt, secilën euro të ndarë dhe secilin premtim të dhënë.

Sepse Kosova nuk mund të jetojë edhe katër vjet të tjera me projekte në letër dhe me premtime elektorale!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu