KOSOVË, ZGJOHUNI PARA SE TË JETË VONË! KUR TERRORIZMI FETAR TROKET NË DERËN TONË, HESHTJA ËSHTË RREZIK!
Lajmi se një organizatë me bazë në Kosovë është përfshirë në listën e organizatave terroriste nga autoritetet e Egjiptit, në një vendim të Gjykatës Penale të Kajros të datës 10 nëntor 2026, duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për institucionet dhe gjithë shoqërinë tonë.
Kosova nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë para përhapjes së rrymave ekstremiste, ndikimeve radikale dhe organizatave që mund të shfrytëzojnë fenë për interesa ideologjike dhe politike.
Është koha të zgjohemi nga gjumi!
Nuk duhet të presim që e keqja të marrë përmasa të pakontrollueshme për të kuptuar rrezikun. Institucionet e sigurisë, organet e drejtësisë dhe të gjitha mekanizmat përgjegjës duhet ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal, duke hetuar çdo lidhje të mundshme, burimet e financimit dhe veprimtarinë e organizatave të dyshuara.
Duhet ta bëjmë një dallim të qartë: besimi fetar është e drejtë individuale, por ekstremizmi, radikalizmi dhe çdo formë e mbështetjes së terrorizmit nuk mund të fshihen pas lirisë së besimit.
Kosova është shtet laik, demokratik dhe evropian. Nuk është pronë e asnjë ideologjie fetare dhe as terren për eksperimente të rrymave ekstremiste.
Shqiptarët kanë nevojë për më shumë shkolla, dije, arsim, kulturë, zhvillim dhe humanizëm, jo për ideologji që i largojnë nga identiteti kombëtar, bashkëjetesa dhe vlerat qytetare.
Të mos heshtim! Të mos bëhemi indiferentë! Të mbrojmë shtetin, shoqërinë dhe të ardhmen e brezave tanë!
Sepse kur institucionet dhe shoqëria zgjohen me vonesë, çmimin mund ta paguajmë të gjithë.
Këmbanat po bijnë për ne, të zgjohemi sa nuk na kanë përfshi flakët e terrorizmit që po na i ndezin.
KOSOVA KA NEVOJË PËR SHTET, LIGJ, DIJE DHE SIGURI – JO PËR EKSTREMIZËM!



