ARKIVI:
7 Mars 2026

Çudi…!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Kolec P. Traboini
___
VERTIKALITETI SOCIAL I SHQIPTARËVE
*
1-Ne shqiptarët, në qofshim të tillë me ADN, gjatë një shekulli nuk kemi patur e ende nuk kemi mbi kokë njerëz që na drejtojnë, por perëndi që na sundojnë. Dhe kjo si shoqëri dhe si shtet përbën një hendek të madh konceptual në mes nesh dhe Europës. Ndërsa me shkretëtirat e Lindjes në këtë vertikalitet social kemi shumëçka të ngjashme. Ne jemi popull që para sundimtarëve rrimë si pula të lagura. Po ADN si e kemi? A kemi ndopak Gjergj Kastriot në damarë?
2- Këtë kafene e pi në Tiranë, por këta më thonë
nuk je tiranas, por veç një gur malësie qe je rrokullisur nga mali i Hotit në Shkodër e më pas vrik në Tiranë…
Çudi pra se ky gur ka lëviz e rrokullis deri në Filadelfia, Boston e Washington DC, por këta amerikanët nuk më thonë kështu. Madje as duan ta dinë fare se prej nga kam ardhur.
Kaq të prapambetur qenkan këta amerikanët.
Çudi…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu