ARKIVI:
27 Prill 2026

5 Shtatori Ditë e Humanizmit në Kosovë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Prishtinë, 5 shtator 2022Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu