ARKIVI:
6 Mars 2026

Justina Shkupi – Shkupjanja Katolike, Heroina e Harruar dhe feministja e parë shqiptare

Shkrime relevante

Çun Lajqi: Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju dashtë ma, e kam dashtë shumë me ju dashtë

Çun Lajqi, Prishtinë Poezi Pushteti i vogël i njerëzve të vegjël Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju...

“Bac, ende nuk u kry” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  “Bac, ende nuk u kry” ! Një...

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

Shpërndaj

Me 23 maj 2025
___
Justina Shkupi – Shkupjanja Katolike, Heroina e Harruar, Feministja e Parë .
Në hijet e historisë sonë, shpesh fshihen gratë që kanë bërë më shumë sesa që historia i lejon të kujtohen. Justina Shkupi është një prej tyre. Shkupjanja katolike, shqiptarja e guximshme që në vitet më të errëta të Evropës, mori rrugën e luftës jo për të vrarë, por për të shëruar. Një grua e re që la vendin e saj dhe shkoi në Spanjë si pjesë e Brigadave Ndërkombëtare – një akt që kërkonte jo vetëm guxim, por edhe vetëdije të thellë politike dhe njerëzore.
Në një kohë kur gratë shqiptare mezi lejohej të flisnin në publik, Justina shërbeu si infermiere në vijën e parë të luftës antifashiste. Ajo nuk luftoi vetëm kundër fashizmit, por edhe kundër pritshmërive të kohës për një grua shqiptare. E arsimuar, e pavarur, e angazhuar në politikë dhe në kauza sociale, Justina ishte një feministe në kuptimin më të vërtetë të fjalës – një grua që kërkoi të drejtën për të qenë e barabartë me burrat në veprim, në sakrificë, dhe në përkushtim ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë.
Në Shkup, ishte shoqe me Gonxhe Bojaxhiun – Nënë Terezën e ardhshme. Të dyja ecën rrugë të ndryshme, por u udhëhoqën nga e njëjta zemër për shërbim dhe dashuri ndaj njerëzimit. Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri në vitin 1989, një nga gjërat e para që kërkoi ishte varri i Justinës – një gjest i thjeshtë, por i fuqishëm: nderimi i një motre të harruar, që si ajo, ia kishte kushtuar jetën të tjerëve.
Justina nuk kërkoi kurrë lavdi. Por sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë figura si ajo – jo vetëm si heroinë e luftës antifashiste, por edhe si feministe shqiptare, pioniere e një brezi grash që ndoshta nuk morën zërin që meritonin, por lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.Sot një rrugë në Prishtinë dhe një në Spanjë mbajnë emrin e Justina Shkupit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu