Mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë

Shkrime relevante

Danimarka ka një lëvizje të re patriotike të të rinjve që quhet “Të rinjtë danezë”

Foto nga X Arnt Jensvoll Document.no Që nga fundi i tetorit, Danimarka ka një...

Edhe një herë për shantazhimin dhe faktin se shantazhuesit me apo pa vetëdije kryejnë punë për interesa serbomëdha

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Edhe një herë për Shantazhimin dhe për përmbajtjen...

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Shpërndaj

Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Agresioni në Banjë [Banjskë], tok me narrativën e rezstencës kundër Perendimit, ka imponuar ndryshimin e kursit të Brukselit në raport me marrëveshjen finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, njohje reciproke, siç ishte paralajmruar fill pas inaugurimit të Joe Biden-it në Shtëpinë e Bardhë, duke devijuar atë në aktin e njohjes faktike! Ndërkaq njohja de jure, përmes shkëmbimit të akteve apo vendosjes së raporteve diplomatike shtyhet për në kalendrat greke!
Gjatë dy viteve të fundit dyshja diplomatike Borrel-Lajçak ia kishin arritur ta krijonin një imazh paqësor, të një politikani të përgjegjshëm, pra krejt tjetër nga ai reali, për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ata, tok me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ia dolën që ta imponojnë në Bruksel gjykimin se për tensione në veri të Kosovës fajin e ka Kosova, rrjedhimisht ajo duhet sanksionuar. Ky qëndrim, pavarësisht se agresioni serb i 24 shtatorit realisht do të duhej ta përmbyste, është i vlefshëm tutje. Fitohet përshtypja se jo vetëm kjo treshe e diplomatëve, por përgjithësisht sektori i diplomacisë së BE-së, bën sikur 24 shtatori as që ka ndodhur. Serbia vazhdon të mos i nësnhtrohet kurrfarë sanksioni nga Brukseli. Krahas kësaj qarqe politike në Perednim tok me kolonën e pestë, po përgatiten për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme, e cila në fakt nënkupton aneksimin e veriut të Republikës Serbisë.
Ndërkaq klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë.
Mendoj se kjo po ndodhë për disa arsye [supozoj me idenë për të imponuar rikthimin tek teza e shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme]. Treshja europiane në fjalë [Borrel, Lajçak, Várhelyi] objektivisht po punonin dhe vazhdojnë të punojnë sipas regjisë së presidentit serb, për të imponuar, së paku për veriun e Kosovës, statusin e konfliktit të ngrirë.
Vlenë të theksohet se Parlamenti Europian ecë një hap para diplomacisë së BE-së në raport me Kosovën. Ai mbetet institucioni më demokratik nga të gjitha institucionet e BE-së, rrjedhimisht edhe më i pavarur. Kjo përqasje e pavarur ka rezultojë në qëndrime të ndryshme nga diplomacia e BE-së në disa raste.
Parlamenti Evropian është zgjedhur nga qytetarët e BE-së, dhe ndikimi i opinionit publik në vendet anëtare ka bërë që parlamentarët të reflektojnë qartë në raport me sjelljet e Serbisë, por edhe me interesat jetike të BE-së. Ndikimi i grupimeve të interesit dhe lëvizjeve të shoqërisë civile, para së gjithash medias dhe botës akademike, mbi parlamentarët ka ndikuar në qëndrimet e tyre në lidhje me Kosovën. [Fragment i një analize më të gjatë…]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu