ARKIVI:
11 Qershor 2026

Romani Sytë e Simonidës i Dhimitër S. Shuteriqit, një libër në përballje me rrenën serbe

Shkrime relevante

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Shpërndaj

Nga: Bedri Tahiri
(Pluhurat e shenjtëruar)
Duke lexuar romanin e Dhimitër S. Shuteriqit, SYTË E SIMONIDËS (Pluhurat e shenjtëruar), lexuesi mëson një të vërtetë, për një krim, për gërryerjen e syve të Simonidës në afreskën e manastirit të Graçanicës, që serbët u përpoqën ta paraqesin si vepër vandale të shqiptarëve.
Kjo vepër e pjekurisë së shkrimtarit, i cili, më mirë së çdokush e ka njohur Mesjetën dhe ka bërë emër me tema nga historia, ngre para lexuesit perden e Mesjetës ballkanike-evropiane në përgjithësi, dhe të asaj shqiptare, në veçanti. Edhe pse, në shikim të parë të duket se autori subjektin e romanit e ka ndërtuar mbi bazën e udhëtimit të princeshës Simoidë nga Konstatinopja në Rashë, ngjarja përqendrohet tek ideja themelore e veprës dhe e autorit, te mbijetesa arbërore.
Në fakt, siç duket, poenta e gjithë romanit, qëndron në përballje me një të pavërtetë që e kishte lëshuar poeti serb, Millan Rakiq (1876-1938), i cili ishte edhe konsull serb në Prishtinë. Ai në vjershën “Simonida” me nëntitullin “Afreska e Graçanicës”, paraqet shqiptarët si vandalë që i prishin afresket në kishën e Graçanicës, konkretisht ia gërryejnë sytë e Simonidës.
Simonida ka qenë vajza e mbretit bullgar të Bizantit, Andronikut II, me të cilën u martua mbreti serb, Millutin Nemanjiqi, i cili edhe kishte verbuar djalin e vet, Stefanin. Mbreti plak, që i kishte tri gra, mori përdhunshëm edhe Simondiën për grua të katërt, kur ajo ishte vetëm tetë vjeçe. Ai kishte ndërtua e meremetua disa kisha e manastire në Kosovë. Ndër to edhe atë të Graçanicës, ku në një afreske kishte përjetësuar edhe Simonidën e bukur.
Simonida e kaloi jetën për gazep dhe mezi kishte pritur t’i vdiste burri e të ikte. Kështu, kur më 1321 vdes mbreti Millutin, ajo kthehet tek i ati, ku nuk u prit mirë nga rrethi shoqëror.
Pas ikjes së Simonidës, njerëzt e Millutinit, në shenjë hakmarrjeje ia nxorën sytë me hanxharë afreskut të Simonidës në kishën e Graçanicës, shkruan edhe Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime”..
Natyrisht në roman dominon artistikja dhe disa nga personazhet dalin edhe me emra tjerë, por, autori i vëmendshëm, përmes botës së tyre të brendshme, bisedave dhe konflikteve, zbulon të vërtetën. Ata, pa dashje, të dehur nga rrenat e tyre, e zbërthejnë enigmën dhe demantojnë vetveten…
“Sytë e Simonidës”, duke qenë një segment artistik i historisë së mundimshme të mbijetesës shqiptare, është nga njëra anë , vepër me vlera të shquara njohëse dhe edukative për brezat e rinj, dhe nga ana tjetër, një përgjigje në llojin e vet të kualifikuar, që i jepet historiografisë dhe letërsisë serbomadhe, vlerëson Nasho Jorgaqi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu