Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Tajlandës, z.Bhakavat Tanskul

Shkrime relevante

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë? (5) Në jetën...

Dikur heshtnin, apo nuk donin, ndërsa sot bëjnë politikë me simbole kombëtare

Ali Ramadan Asllani, Pejë _____ "Nga sot, flamuri i UÇK-së në të gjitha...

Shpërndaj

Prishtinë, 22 tetor 2021

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe potencoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës, ndërkaq ambasadori Bhakavat, i emëruari i parë i këtij shteti në vendin tonë. Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave.

Presidentja Osmani ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu