
Luan – Asllan Dibrani, Gjermani
Kjo karikaturë prek një çështje shumë të ndjeshme: raportin mes besimit fetar dhe identitetit kombëtar shqiptar. Ajo nuk synon të fyejë fenë islame dhe as besimtarët, por të kritikojë çdo predikim që krijon përshtypjen se flamuri kombëtar shqiptar është pengesë fetare, ndërsa simbolet e huaja pranohen pa të njëjtin shqetësim.
Shqiponja dykrenare nuk është simbol kundër fesë. Ajo është simboli i historisë, gjuhës, sakrificës dhe përkatësisë sonë kombëtare. Shqiptari mund të jetë mysliman, katolik, ortodoks, bektashi apo të mos i përkasë fare një besimi fetar, por identiteti kombëtar nuk duhet të shndërrohet në diçka që duhet fshehur apo mohuar.
Edhe predikuesit fetarë, përfshirë Jahir Beqirin, kur flasin publikisht për çështje që prekin flamurin, kombin dhe identitetin, duhet ta dinë se fjala e tyre do të diskutohet, kundërshtohet dhe kritikohet. Autoriteti fetar nuk duhet të përdoret për të krijuar përplasje mes besimit dhe shqiptarisë.
Ironia e karikaturës qëndron pikërisht këtu: si mund të konsiderohet problem flamuri kuqezi mbi arkivolin e një shqiptari, ndërsa simbolika e huaj të mos shkaktojë të njëjtin reagim?
Feja duhet të jetë çështje besimi dhe ndërgjegjeje. Kombi, gjuha dhe flamuri janë pjesë e identitetit tonë historik. Njëra nuk ka pse ta fshijë tjetrën.
Shqiptarin mos e detyroni të zgjedhë mes Zotit dhe kombit të vet. Ai mund ta ruajë besimin pa e mohuar shqiponjën.

Besoj që u kujtohet kur të rinjt e PDK-së e shkelën me këmbë flamurin e ISIS në Prishtinë se si reagoj BIK-u, me fjalët se “nuk do të duhej shkelë ai flamur, për shkak të fjalës “Allah” në te”!
Nëse ju pëlqen mesazhi i kësaj karikature, pëlqejeni dhe shpërndajeni, që ky debat të zhvillohet hapur dhe me argumente.


