Mirë se u ktheve në mëmëdhe, Mbretëreshë Teuta!

Shkrime relevante

Krerët e UÇK-së para verdiktit, historia para tyre

Basri Beka, Prishtinë ___ Nesër shpallet verdikti për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Nuk është vetëm imami Irfan Salihu, “historinë” e interpretojnë si serbë dhe turqë edhe imamë të tjerë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Irfan Salihu është vetëm një emër që...

Më 11 shtator 2001 nga terroristë të Al-Kaedës, në mesin e atyre që e humbën jetën ishin edhe tre djem të kombit shqiptar: Rrok...

Elizabeta Mrijaj ___ Gjenerata ime, gjenerata e mijëvjeçarëve, është ndër gjeneratat e fundit...

Kristianofobia, sipas Elizabeta Mrijajt

Elizabeta Mrijaj _____ KRISTIANOFOBIA ____ PARAGJYKIMI PËR TË CILIN NE SHQIPTARËT FLASIM PAK! ____ Me shekuj, të...

Mirë se u ktheve në mëmëdhe, Mbretëreshë Teuta!

Blerim Nika, Zvicër ___ Sot, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin, u inaugurua...

Shpërndaj

Blerim Nika, Zvicër
___
Sot, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin, u inaugurua statuja monumentale e Mbretëreshës Teuta, mbretëreshës së Ilirisë së lashtë, e cila tashmë ngrihet krenare mbi Adriatik, aty ku historia, deti dhe kujtesa shqiptare takohen.
Nga brigjet e lashta të Ilirisë, nga koha kur anijet ilire lundronin Adriatikun dhe emri i Teutës jehonte përtej brigjeve, ajo vjen sot të qëndrojë sërish mes nesh.
I lumtë Paulin Zefit, Marin Memës dhe të gjithë atyre që me pasion, përkushtim dhe dashuri për historinë tonë bënë të mundur këtë vepër gjigande!
____
Një ditë historike! 🇦🇱
Eventi më i rëndësishëm kulturor i këtij viti në Lezhë dhe në mbarë Hapësirën Shqiptare.
Sot inauguruam statujën monumentale të Mbretëreshës Teuta (231–228 p.K.), të vendosur në “Ballkonin Panoramik”, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin. Kjo vepër monumentale është një dhuratë e çmuar e Fondacionit “Shqipëria Tjetër”, me President Z.Marin Mema, dhe është realizuar nga skulptori Julian Muçollari. Personi që e solli Teutën në Lezhë është Paulin Zefi dhe personi që përzgjodhi vendndodhjen: Pjerin Ndreu. Financimi i statujës është mundësuar nga shqiptarët e zakonshëm🇦🇱, të cilët iu përgjigjën me bujari nismës së Marin Memës për mbledhjen e fondit. Ndërsa, Bashkia Lezhë ka financuar ndërtimin e piedestalit të statujës dhe ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth, duke krijuar një pikë të re identitare, kulturore dhe turistike për Lezhën dhe Shqipërinë Veriperëndimore.
Urojmë që ky projekt madhështor të shërbejë si një shembull frymëzues për të gjitha bashkitë dhe qytetet e tjera shqiptare, për ta pasuruar hapësirën publike me vepra monumentale që nderojnë historinë, kulturën dhe figurat e shquara të parardhësve tanë të lavdishëm, Ilirëve!
Teuta jonë tashmë qëndron me shumë hijeshi mbi “Rânën e Hèdhun”, pranë Rrugës Shëngjin-Velipojë, si një dëshmi e gjallë e kujtesës sonë historike dhe e lidhjes së Lezhës me trashëgiminë e lashtë ilire.
Një kryevepër arti për sot dhe një simbol i jashtëzakonshëm për brezat që do të vijnë🇦🇱
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.
Kan være et bilde av en eller flere personer, Frihetsgudinnen og tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av monument

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu