Rrëfim se si Bismilahu, i biri i Rahmanit dhe Rahimit, ia ktheu shpinën Elhame Durulahut

Shkrime relevante

Rrëfim se si Bismilahu, i biri i Rahmanit dhe Rahimit, ia ktheu shpinën Elhame Durulahut

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ___ KUR DINIT DHE IMANIT U...

Idealist e guximtar, poezi e Arif Ejupit

Idealist e guximtar Poezi Nata e ushqeu me gjak rinor, dita e rriti si...

Dorëheqja morale e Gazmend Hoxhës – shembull i dinjitetit dhe përgjegjësisë publike

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Shpërndaj

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
___
KUR DINIT DHE IMANIT U SHTOHET EDHE AJRANI, EDHE DJALLI IKËN NGA TURPI DHE NUK KTHEHET MË KURRË!
___
Kur Bismilahu, i biri i Rahmanit dhe Rahimit, ia ktheu shpinën Elhame Durulahut, vajzës së Jabirale Minit, Gaub Magdubi, pa daulle, pa zhurmë e pa ceremoni, vendosi të martohej me Hasimen, sipas zakoneve të shtëpisë dhe të fisit të tij.
Hasimja ishte kushërira e tij, e bija e Jetullahut dhe mbesa e babait të tij, Hajrullahut. Kështu, dy degë u bashkuan në një trung familjar, që qirja të zhvillohej sa më mirë dhe sa më mbarë.
Domethënë, që qirja të bëhej me din e me iman, me mish, me qumësht e me ajran dhe me dy këmbë të ngritura deri në tavan.
Nuk pati çifteli e as këngë dasmore, por pema familjare u skuq nga rrënjët deri te degët, nën thirrjet: «Haj medet, haj, sa i madh qenka, s’paska fund e as skaj!»
Hoxha, kur e pa këtë lidhje kaq të ngatërruar, kërkoi një hartë, një busull dhe një gjenealog të specializuar!
Kjo martesë qenka vërtet për çdo lavdi! Këtu më nuk po dihet kush kë po e q*!
Para se ta jap bekimin dhe ta lexoj një sure, ma sillni trungun familjar, që të mos e martoj përsëri dikë me vetveten, e pastaj bëhet nami dhe plasin kijameti e cunami!
Por Gaubi nuk u ndal te kurora martesore, as te bekimi i Zotit e as te tradita e lashtë. Me din e me iman, me përkushtim e me emocione, ajrani u bë protagonisti kryesor i kësaj ceremonie, më të famshme se të gjitha dasmat në të katër anët e botës, sepse shotani ia bëri atë punë shotës.
Ia spërkati Hasimes ndërmjet kofshëve lëngun e bardhë, duke e paraqitur këtë si akt si devotshmëri e jo si marrëzi. Qumështi për traditë, mishi për nder, ajrani për dashuri, kurse frigoriferi që çdo sekret të mbetej i freskët në brendinë e tij !
Dini mbeti në qiell, imani në zemër, ajrani ndërmjet kofshëve, kurse frigoriferi në dhomën tjetër. Kush kërkoi bekim, mori një gotë, ndërsa kush kërkoi shpjegim, u pendua që kishte pyetur kotë!
Kur shejtani mori vesh për këtë dasmë madhështore, i mblodhi valixhet dhe paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Pastaj tha:
Kam qenë shejtan që nga dita e parë e ekzistencës sime, por këta ma kaluan edhe mua! Prandaj po dal në pension para afatit ligjor dhe po vazhdoj t’i bie k*rit më dorë!
Kam tunduar mbretër, sulltanë e profetë, por kurrë nuk kam parë që ajrani të bëhet dëshmi besnikërie! Kam parë mëkate, kam parë tradhti, por kjo qenka një shkollë krejtësisht e re në devotshmëri.
Pastaj kërkoi abdes, një gotë ajran të ftohtë dhe tha:
‘Më mirë të shkoj në ferr sesa të qëndroj këtu në këtë dasmë të kushtueshme, sepse këtu qenka bërë nxehtësi e padurueshme!’
MORALI I TREGIMIT
Kur dini bëhet zakon, kur imani bëhet flamur, kur kushëriri bëhet dhëndër dhe kur të gjithë përfundojnë në të njëjtin kazan, edhe djalli e kupton se ka mbetur pa zanat në këtë dynja, me kaq shumë din e iman!
E nëse dikush pyet se ku përfundoi kjo histori, përgjigjja është e thjeshtë, pa shumë filozofi:
Pema familjare kërkoi azil, hoxha kërkoi pension, ajrani kërkoi frigorifer, kurse djalli kërkoi të piqej nga turpi në hell!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu