Sot paskan dhënë urdhër që flamuri i UÇK-së të ngrihet në minaret e të gjitha xhamive, që është një përpjekje për ta përvetësuar UÇK-në për agjendë fetare

Shkrime relevante

Fjala e Dr. Aleksander Albert për Gjergj Kastriotin dhe për Shqiptarët

Ismet M Hasani, Suedi ____ Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa...

Këshilli Kombëtar Shqiptar: rol dhe përgjegjësi për shqiptarët në tërë Serbinë

Lumi Rashka në Pazarin e Ri (Novi Pazar) Ismet Azizi, Gjilan Veprimtaria e...

Bashkëpunimi i heshtur që mban në këmbë Berishën dhe Ramën

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Thank you for reading this post, don't forget to...

Pas lirisë dhe çlirimit, Kosova duhet të fitojë edhe betejën për drejtësi!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ Lustracion, drejtësi, ligj dhe konfiskim i pasurisë...

Vrasjet e grave në Kosovë dhe përgjegjësia e shtetit: pse historia institucionale duhet hetuar që nga viti 2008?

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë. Drejtësia për viktimën nuk është çështje e...

Shpërndaj

ALEANCAT E VJETRA PO DALIN HAPUR
____
Aleancat e vjetra ideologjike, të komunizmit me rrënjë në pansllavizmin ortodoks dhe të Islamit Politik me rrënjë në otomanizëm, sot po veprojnë gjithnjë e më hapur në Dardanin tonë.
Ajo që për një kohë të gjatë është bërë në heshtje, sot po bëhet publikisht. Fytyra e vërtetë e kësaj aleance po del në shesh. Sot paskan dhënë urdhër që flamuri i UÇK-së të ngrihet në minaret e të gjitha xhamive.
Kjo nuk është një çështje simbolike që duhet kaluar në heshtje. Është një përpjekje e qartë për ta përvetësuar dhe instrumentalizuar UÇK-në, duke ia ndryshuar kuptimin dhe karakterin e luftës së saj. UÇK-ja nuk bëri luftë fetare. UÇK-ja bëri luftë çlirimtare dhe kombëtare për lirinë e Kosovës dhe për mbrojtjen e popullit shqiptar.
Tentuan ta bëjnë këtë gjatë luftës, por nuk ia dolën. Vazhduan pas luftës, hap pas hapi, duke depërtuar në hapësira ku nuk e kishin vendin. Dhe sot, siç duket, po shohim një tjetër përpjekje për ta vendosur UÇK-në nën një narrativë fetare që nuk i përket historisë dhe sakrificës së saj.
Kjo është një përpjekje që duhet kundërshtuar me vendosmëri. UÇK-ja është pjesë e historisë kombëtare të Kosovës dhe nuk mund të bëhet pronë ideologjike e askujt.
Kosova nuk duhet të lejojë që lufta çlirimtare të instrumentalizohet për interesa politike, fetare apo ideologjike. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, duhet të përballet me reagim të fuqishëm qytetar dhe politik.
Heshtja përballë kësaj dukurie do të ishte gabim. Kosova dhe populli shqiptar duhet të reagojnë shpejt, qartë dhe pa kompromis, për ta mbrojtur karakterin kombëtar e çlirimtar të UÇK-së dhe për të mos lejuar deformimin e historisë sonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu