Shume shpejt do te vije si film dokumentar filmi për Masakrën e Tivarit, i punuar dhe i trajtum për 4000 djem që u vranë mizorisht vetem pse ishin shqiptar

Shkrime relevante

“Kuajt” dhe “pelat e Trojës” në Parlamentin e Kosovës!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Në prag të vendimit të Gjykatës...

Molla e Kuqe , poezi nga Mirushe Musa

Mirushe H. Musa, Gjermani Poezi MOLLA E KUQE ___ Tokë dardane, atje ka qenë, shqip është...

Rusia dhe ndikimi i saj në trojet shqiptare

Qazim Namani - Dr, Arkeologji/ Trashëgimi kulturore Intervista ime dhënë Tv Dukagjinit Për shekuj...

Filmi dokumentar i Mentor Hazirit për Masakrën e Tivarit

Mentor Haziri, Prishtinë Shih videon e filmit dokumentar: Masakra e Tivarit (1945) -...

Shpërndaj

“Baglen e kalit e kem qapurish per me hanger kokrren e kallamoqit qe me majt shpirtin gjall’ .”
Keto ishin fjalet e babgjyshit tem kur m’tregonte per Masakren e Tivarit. Fjale qe i kam te ngulituna thelle ne kujtesen tem. Ato fjale tregojne se deri ku kishte shku çmenduria, tmerri e poshterimi i djemve shqiptar me 1945.
Babgjyshi jem ishte njani prej atyne qe u moren e u derguan ne Tivar, drejt marshit te vdekjes. Edhe ai ishte njeri prej atyne qe u kap, u rrah, u poshtenue e u la pa buke e pa uje per dite e jave te tana.
Ai shpetoi mrekullisht bashke me tre vllaznit e tij e rrnoj per me tregue siç thote At Zef Pllumbi i cili vet i kishte pa ne Shkoder viktimat e Tivarit duke marshu drejt vdekjes dhe qe kishte perjetu edhe ai nje moment kur ata i kishin kerku uje me pi mu aty perreth kishes.
Per kete tragjedi u hesht me dekada. Nen Jugosllavine e Titos nuk guxoi askush me fol. Ata qe e pane ne Shkoder nuk guxuan nga regjimi i Enver Hoxhes i cili kishte gisht ne kete tragjedi. E shume prej atyne qe e perjetuan nuk folen kurre, sepse plaga ishte shume e thelle per ta rihap. Por e verteta nuk vdes.
Shume shpejt kjo tragjedi do te vije si film dokumentar i punuar nga une e i trajtum me shume seriozitet per 4000 djem qe u vrane mizorisht vetem pse ishin shqiptar.
Per ata qe nuk u kthyen kurre ne shtepi.
Per ata qe ende skane varr ..
Tivari
M.H

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu