ARKIVI:
10 Qershor 2026

150 euro pension për ata që nuk iu nënshtruan Serbisë!

Shkrime relevante

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Krijohet në Shqipni Partia Komuniste e Rindërtuar Islame e Flamingove rose, thotë Klajd Kapinova

Klajd Kapinova, New York Breaking BAD News Krijohet ne Shqipni PARTIA KOMUNISTE E...

Shpërndaj

Ky është turpi më i madh institucional që i është bërë gjeneratës që mbajti gjallë Kosovën gjatë viteve të okupimit serb.
Ligji aktual për pensionet ua njeh pensionin e plotë kontributdhënës vetëm atyre që punuan deri në vitin 1999 në sistemin e pushtuesit serb, ndërsa mijëra shqiptarë që u larguan nga puna sepse refuzuan nënshtrimin ndaj regjimit të Millosheviqit, sot trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.
Mësuesit e sistemit paralel.
Punëtorët e shëndetësisë paralele, Veprimtarët e Këshillit të Arsimit, Këshillit të Financimit dhe institucioneve tjera që mbajtën gjallë shtetin paralel shqiptar, nuk ju njihet e drejta për pensionin kontributdhënës.
Ata që sakrifikuan pagat, vendet e punës dhe sigurinë familjare për ta mbrojtur identitetin kombëtar, tani janë të detyruar të kënaqen me pensionin bazik që ju takon të gjithë atyre që nuk e kan as edhe një ditë pune.
Sot, këta njerëz që bartën barrën e mbajtjes gjallë të arsimit, shëndetsisë e të shërbimeve tjera shpërblehen me një “pension bazë” prej vetëm 150 eurosh!
Ky nuk është vetëm diskriminim social. Ky është poshtërim historik dhe fyerje kombëtare ndaj njerëzve që i rezistuan apartheidit serb dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë që sot e gëzojmë.
Faji nuk bie vetëm mbi qeverinë aktuale. Përgjegjësia është e të gjitha qeverive të pasluftës që krijuan, miratuan dhe e mbajtën në fuqi një ligj të padrejtë, diskriminues dhe thellësisht amoral.
Por qeveria aktuale mban një përgjegjësi edhe më të madhe, sepse pas kaq vitesh në pushtet vazhdon të heshtë dhe nuk e amendamenton këtë padrejtësi ligjore. Është hipokrizi të flasësh çdo ditë për patriotizëm, rezistencë dhe dinjitet kombëtar, ndërkohë që njerëzit që mbajtën gjallë Kosovën në vitet më të errëta i lë të jetojnë me 150 euro në muaj.
Kjo qeveri flet për drejtësi sociale, por drejtësia nuk fillon me propagandë e konferenca për media. Drejtësia fillon duke ua kthyer dinjitetin atyre që sakrifikuan jetën dhe ekzistencën e tyre për këtë shtet.
Edhe pensionet e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së vazhdojnë të trajtohen me përçmim institucional. Kategoritë më të sakrifikuara të këtij populli po mbahen në kufijtë e mbijetesës, ndërsa pushtetarët jetojnë me privilegje, luks dhe paga marramendëse.
Një shtet që nuk i respekton njerëzit e sakrificës, është një shtet që po humb kujtesën, moralin dhe dinjitetin e vet kombëtar.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Autori Retkoceri prek një plagë të hapur të shoqërisë sonë dhe shtron me të drejtë një pyetje thelbësore morale e shtetërore: si është e mundur që njerëzit që sakrifikuan vendet e punës, sigurinë familjare dhe mirëqenien personale për të mos iu nënshtruar regjimit serb, sot të trajtohen me kaq pak dinjitet institucional?

    Mësuesit e sistemit paralel, punëtorët e shëndetësisë, veprimtarët e institucioneve të rezistencës paqësore dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk mbajtën gjallë vetëm arsimin apo shëndetësinë — ata mbajtën gjallë vetë shpresën për shtetin e Kosovës. Sakrifica e tyre nuk mund të matet me procedura burokratike apo me ligje të hartuara pa ndjeshmëri historike.

    Është paradoksale dhe e dhimbshme që ata që refuzuan t’i shërbenin sistemit të Millosheviqit sot ndihen të ndëshkuar pikërisht për atë që dikur ishte akt patriotizmi dhe qëndrese kombëtare. Një pension minimal prej 150 eurosh nuk është vetëm problem ekonomik; ai përjetohet si mungesë mirënjohjeje dhe si mohim i kontributit të një gjenerate të tërë.

    Një shtet demokratik dhe i drejtë nuk duhet të lejojë që kujtesa historike të zbehet deri në atë masë sa sakrifica të harrohet e dinjiteti të cenohet. Prandaj, rishikimi i ligjit për pensionet nuk është vetëm çështje financiare apo sociale, por obligim moral dhe kombëtar ndaj atyre që në kohët më të vështira zgjodhën rezistencën në vend të nënshtrimit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu