Kreu Blog Faqe 1181

Reportazhi i vitit 1996 që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

0

Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, Nëntor  2022/ Në Jubileun e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë risjellim reportazhin e ardhmërisë – futuristik “Udhëtimi për në Prizren” që e kam shkruar  para më shumë se çerek shekulli, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996. Këtë reportazh futuristik që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë e lidhjen edhe me autostradë e gjejë në Arkivin Shtetëror të Kosovës të botuar në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të botuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja që dilte në Tiranë pasi në Prishtinë u ndalua me dhunë nga Serbia okupatore. Brenda reportazhit është edhe shënimi “Kronikë kufiri” – pjesë nga shkrimi që kam bërë në 1 Prill 1996 nga kufiri Kosovë-Shqipëri,  të cilin vetëm zogjtë e kalonin pa pengesa…

“Udhëtimi për në Prizren” ishte reportazhi i dytë i ardhmërisë që kam shkruar. I pari ishte “KOSOVË: REPORTAZHI I ARDHMËRISË – Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995 dhe është botuar në atë fundvit në të dy kryeqytetet shqiptare, ndërsa i treti ishte  “Kufiri i ëndrrës”  që e kam shkruar në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998…

Reportazhet e ardhmërisë i botoja edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip edhe me shumë raportime që bëja si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë që nga 24 Maji i vitit 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare në Kosovë, kur lideri historik i lëvizjes për liri e pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President.

Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet e ardhmërisë – futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008…

Reportazhi i ardhmërisë II “Udhëtimi për në Prizren” i para më shumë se çerek shekulli ishte ky:

UDHËTIMI PËR NË PRIZREN

(Reportazhi i ardhmërisë II)

Behlul JASHARI

Nuk kishte arritur as t’i shfletojë mirë botimet e  mëngjesit, të gazetave që i kishte marrë në Tiranë, e as ta pijë deri në fund kafenë. Udhëtimi me aeroplan nga Rinasi deri në Sllatinë kishte zgjatur vetëm njëzet e tre minuta. Kishte fluturuar mbi brerimat e bardha të reve, e nga dritarja nuk kishte mundur as përafërsisht të shohë a të përcaktojë se ku mund të jetë vija e kufirit, prej nga vinte lajmi i ditës, që e kishin botuar të gjitha gazetat: “Hiqen gurët e kufirit…”  Njoftohej se lumjanët me daulle, si në dasma, kishin dalë t’i hiqnin gurët, që para shumë e shumë viteve kishin venë kufi midis tokave të tyre. Nuk ishte ky kurrëfarë incidenti kufitar, por edhe paralajmërim i një ngjarjeje, për të cilën reporteri nga Tirana ishte nisur për në Prizren.

Kishte ardhur më parë në Prishtinë për të shfletuar kronikat e viteve të bujshme të Kosovës. Donte të bënte edhe një kronikë ngjarjesh që i paraprinë një Kuvendi të madh kombëtar, që do të mbahej pas një kohe në Prizren, në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare. Në Prizren pritej edhe  manifestimi qendror i përurimit të autostradës Lezhë-Prizren-Prishtinë, të ndërtuar nëpër shtigjet e rrugës së vjetër  Lis-Dardani…

Pikërisht udhëtimet Kosovë-Shqipëri nëpër vite ishin një nga interesimet gjatë shpalimit të kronikave në Bibliotekën Kombëtare e Universitare  në Prishtinë. Viti 1996 iu duk se ishte një vit kthesë. Më 1 prill të këtij viti,  për herë të parë pas shumë viteve,  shqiptarët e Kosovës së pushtuar filluan të udhëtojë për në Shqipëri pa viza dalëse, që i kishte aplikuar regjimi i Beogradit për të penguar komunikimet ndërshqiptare. Rexhimi i vizave ishte tepër rigjid. Vetëm brenda një viti mbi një mijë shqiptarëve të Kosovës iu kishin konfiskuar pasaportat e u ishin shqiptuar dënime nga policia e nga gjyqet serbe vetëm e vetëm pse kishin udhëtuar në Shqipëri pa viza dalëve. Po, udhëtimet nuk ndaleshin me gjithë vrasjet në kufirin e ndodhur nën kontrollin e hekurt të forcave serbe.

Pasi ishte hequr regjimi i vizave dalëse, sipas kronikave të kohës, Prizreni priste të bëhet qendër shumë e rëndësishme e komunikimeve ndërshqiptare nëpër magjistralin Prishtinë-Lezhë. Magjistrali është quajtur rrugë e ardhmërisë nëpër shumë shkrime gazetash  të vitit 1996, kur nga Prishtina për në Tiranë udhëtohej më shumë nëpër Podgoricë apo Shkup dhe udhëtimi zgjaste deri shtatëmbëdhjetë orë. Ishte llogaritur se magjistrali Lezhë-Prizren do të shkurtonte për tre herë rrugën nga Kosova për në bregdetin shqiptar. Midis këtyre dy qyteteve shqiptare  ai magjistral i shtrirë nëpër luginat e lumenjeve Fani i Vogël e  Drini i Bardhë do të kishte maksimum 130 kilometra…

Tek shfletonte kronikat e vitit 1996 në Kosovë, gazetarit nga Tirana përshtypje të veçantë i bëri edhe një titull i madh në faqen e parë të gazetës: “Jemi zotuar për të ardhmen  e lirinë tuaj”. Ishin këto fjalët e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kornbllum në hapjen e Zyrës Amerikane në Kryeqytetin e Kosovës, më 5 qershor. “Kjo është një ditë historike për Kosovën”, deklaronte me këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Shfletimi i kronikave për përfaqësinë e parë të një shteti të hapur në Kosovë ia përkujtoi se duhet të shkojë brenda ditës në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, në kuadrin e ambasadave në kryeqytet…

Derisa po kthehej, kishte rënë nata, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të ndriçuara me neon ishin të mbushura plot njerëz.  Masa e njerëzve që shëtitinin në atë mbrëmje të këndshme ia kujtoi të dhënën se numri i banorëve të Kosovës kishte arritur në mbi tre milionë.

U ndal më gjatë para reklamave të kinemave e teatrove të kryeqytetit. E shihte se do ta kishte vështirë të përcaktohej ku të shkojë, por as nuk kishte kohë. E priste takimi me kolegët gazetarë të Prishtinës në hotelin “Bozhurët e Kosovës”, ku ishte vendosur. I pihej edhe një raki rrushi e Rahovecit…

Po, kishte pirë edhe ca më shumë, dhe derisa po lexonte teletekstin shqiptar dhe gazetat e mbrëmjes, e kishte zënë gjumi. E kishte zgjuar herët cingërrima e telefonit. Ishte një telefonatë nga Tirana, që e paralajmëronte se pas një ore duhej të paraqitej drejtpërdrejt me raport për lajmet e mëngjesit në Televizion.

Raportin e kishte në mendje, po, megjithatë, po e shkruante edhe në letër: “Në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën pritet me interesim shumë të madh  Kuvendi gjithëkombëtar, që do të mbahet në Prizren. Pritet edhe përurimi i magjistralit…Heqja e gurëve që shënonin kufirin është manifestim i entuziazmit e gëzimit të popullit për bashkimin kombëtar që paralajmërohet…”

Pas festës së madhe që paralajmërohej me mbajtjen e Kuvendit kombëtar në Prizren po e priste edhe një festë e bukur: Dita e Verëzes – Dita e Luleve.

Është kjo një festë e lashtë iliro-pagane, që, pos në Prizren e rrethinë, nga të gjitha trojet shqiptare festohet vetëm edhe në Elbasan, në të njëjtën ditë, më 14 mars,  po me emër ca ndryshe: Ditë e Verës – Ditë e Luleve. Prandaj, në këtë festë në Prizren udhëton edhe një delegacion nga qyteti i Elbasanit.

Kështu, si një surprizë hyn edhe Festa e Luleve në reportazhin e ardhmërisë të reporterit në udhë për në Prizren, prej nga do të kthehet përsëri në Tiranë, për herë të parë nëpër magjistralin e sapoperuruar, vetëm për afër dy orë. E, në Vermicë s’do të jetë më pika kufitare, s’do të jetë më kufiri…

KRONIKË KUFIRI

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është më si fundi i botës. Pas shumë vitesh kalohet sot për herë të parë pa viza dalëse nëpër pikën kufitare të Vermicës. Po, megjithatë, aty ende ndalojnë forcat serbe dhe është një kontroll i hekurt.

Në njërën anë – bunkerët e betonit, që kanë mbetur si të harruar e janë mbuluar nga ferrat e bari.

Në anën tjetër – “piramidat e betonit”, kaherë të vendosura në zonën kufitare si “pengesa antitanke”.

E, mbi të gjitha pejzazhet shqiptare, midis të cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit të aq shumë ndarjeve. Mbi malet e ashpra me borë të Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon një Shqiponjë, nëpër qiellin e përflakur nga dielli në pranverë si në sfondin e flamurit.

E, jo vetëm stinën, por edhe kohën që vjen, sikur e paralajmërojnë dallëndyshet e lejlekët që fluturojnë mbi syprinat e kaltra të lumit të Drinit.

Megjithatë, vetëm zogjtë kalojnë kufirin pa pengesa…(Vermicë, 1 prill 1996)

NGA REPORTAZHI IM I MARSIT 1996 “MURI NDËRSHQIPTAR SI ‘FUNDI I BOTËS’”:

E më pak se dy javë para 1 Prillit 1996, jo rrugës po nëpër male fshehtas nëpër shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri afër kufirit Kosovë-Shqipëri dhe nga një kodrinë shihja si dukej e çka ndodhte në vendkalimin kufitar në Vermicë-Morinë, prej nga shkrujta reportazhin “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, të cilin e botova në gazetën e rezistencës “Bujku” më Prishtinë para 26 viteve, në 18 Mars 1996.

Reportazhin e dërgova edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. Në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se reportazhi është botuar në 19 Mars 1996 edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë. Në atë reportazh mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Pas botimit të reportazhit “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që edhe u përkthye dhe arriti edhe te diplomatë më erdhi edhe mesazhi se kurrë më nuk do të jetë ashtu ai kufi…

Përse nuk promovohen librat  e autorëve të letersisë Shqipe  por vetëm të huaj në TV e media? 

0

Pirro Prifti, Tiranë 

Panairi i Librit i hapur në Tiranë që nga data 16 nëntor e deri me 20 nëntor 2022 në Pallatin e Kongreseve,  ka bërë që sytë e shqiptarëve të kthehen edhe njëherë nga librat  dhe nga literatura e shumtë artistike dhe profesionale nga autorë shqiptarë dhe të huaj. 

Me kalimin e viteve shohim ndryshime të mëdha dhe në shijen e letërsi-dashësve si dhe të atyre që nuk i honepsin librat apo janë indiferentë ndaj tyre. Të dy këta kontigjentet e fundit  në vënd të librave lexojnë nëpërmjet celularëve kryesisht lajmet dhe shohin portalet si facebook, Instagram, tik-tok, whatsup, etj, por leximi i librave dhe i literaturës artistike ka rënë shumë. Këtë vërteton dalja e librave nëpër trotuaret e kryeqytetit afër bllokut tek rr.Myslym Shyri, apo diku më larg, por një gjë të trishton kur sheh emrat e disa autorëve të mëdhenj dhe emra të autorëve të rinj e të vjetër që sikur luajnë rolin e lypsave për të fituar diçka nga shitja e tyre në rrugë, ndërsa lypsat e vërtetë nuk kërkojnë libra por bukë për të ngrënë apo për të tregëtuar diçka tjetër aspak të ndershme.  

Lypsa dhe Libra, dy të kundërta që përplasen në trotuaret e rrugëve të Tiranës: dikush për tu shitur kulturën popullit e dikush për të `blerë`  lëmoshën e popullit.  

 Vërehen disa paradokse të çuditëshme dhe në disa raste vërehet që mediat dhe tv private madje dhe ato të RTSH, nuk i kanë qejf promovimet e librave të  autorëve shqiptarë qofshin ata të talentuar apo dhe jo të talentuar, megjithse kriteri i talentit letrar në Shqipëri nuk është vetë talenti, por politikani, njeriu i medias dhe i tv, që promovon sipas qejfit dhe  në interes të  njërit apo tjetrit vetwm pwr pwrfitim matwrial apo dhe privat. 

 Kjo gjë vërehet edhe tek disa shtëpi botuese të cilat preferojnë librat e autorëve të huaj se sa ata shqiptarë me pretekstin se janë autorë mediokër dhe u venw tarifa tw larta vetwm pwr ti hequr qafe. Në fakt një pjesë e mirë e autorëve shqiptarë me shumë vështirësi gjejnë fonde për të botuar librat e tyre sepse i paguajnë botimet me rrogën e pakët mujore që kanë, ndërsa përsa i prket sponsorizimeve autorët shqiptarë të letërsisë marrin shumë pak sponsorizime ose aspak, sepse shumica e sponsorëve paguajnë ….balerinat, këngtaret, spektakle, erotizmin e seksin.  

Ndoshta kanë të  drejtë se përfitimet  personale të moderatorëve tv , mund të jenë edhe materiale por edhe private. 

Interesant është fakti se në Panair dje, përshëndetën disa politikanë, por dhe plot deputetë që vijnë për tu dukur më tepër. Ky lloj njerëzish që nuk lexojnë drejton letërsinë, njëlloj si dikur kur kishte ndeshje ndërkombëtare, biletat i marrnin ata që nuk ishin tifozë. 

Është për të ardhur keq që dy TV kombëtare private si Top Channel, dhe njëra nga RTSH, madje dhe Shtpia e Librit qw ndjek tw favorizuairt nga politka dhe biznesi se sa talentin,  që promovon librat, i kanë bërë emisionet e tyre promovuese – shumë klienteliste, aq sa mesa duket për të promovuar një libër ose duhet ti thuash pronarit, ose duhet të paguash një shumë të madhe parash, duke harruar se letërsia shqipe duhet të ketë prioritet krahas librave të përkthyer. 

Me pak fjalë  klientelizmi vulgar për të promovuar miq të politikës dhe klientë të pasur por jo më të mirë se letrarët shqiptarë të tjerë që përpiqen të promovojnë librat e tyre nëpërmjet fb, instagramit, dhe tiktokut, nuk preferohen në tv e mediat shqiptare.  

Më mirë dalin në TV e Media të shkruar disa ish-a, apo bij e miq, apo servilë të isha-ve me poste të dikurshmë në PPSH, se sa autorë të rinj, të talentuar apo jo (kriteret se kush është talent letrar, varet se si vendosen kriteret).  

Neveritja ndaj letrarit shqiptar që shkruan tregime, romane, vepra në shqip është e dukshme në këto TV dhe Media, aq sat ë duket sikur Shqipëria nuk egziston, dhe përulja dhe servilizmi ndaj të huajve mbetet një mani e këtyre TV -ve dhe Media-ve. 

Vetë industria e Librit ka problem të rënda qoftë për shkak të uljes së interesit për leximin e librave në raport me leximin e lajmeve nga cel dhe tv,  Probleme të tjera janë edhe se industria e librit në Shqipëri   ka rreth 100 shtëpi botuese, ka rreth 300 shtypshkronja, dhe dalin në treg mesatarisht rreth 1200-1500 libra në treg dhe nga këta 1/3 është letërsi shqipe artistike dhe profesionale. 

 Sidoqoftë fuqia blerëse është e mirë për librat artistikë, dhe e vështirë për librat profesionalë sidomos për tekstet shkollore apo tekstet profesionale për universitetet sipas UNSKO-s. 

Element tjetër interesant është fakti se letërsia artistike është gjithmonë e pëlqyeshme, sidomos për femrat që mbeten më besniket. Meshkujt janë më shumë të interesuar për letërsinë shumë cilësore, të natyrës historike, por edhe me karakter studimor. Mosha që lexon më shumë është mbi 25 vjeç. Petrit Ymeri  spjegon se shiten më shumë libra të huaj…sigurisht nëse nuk promovohen librat e autorëve shqiptarë???!!! 

Problem tjetër është se libri në Shqipëri ka tvsh më të lartë 20%, ndërsa në Europë e ka 6%. 

Së treti sipas znj. Dudaj: “Prodhohet shumë e për lumë”, do të ishte shprehja e duhur, dhe shiten pak. Është një raport shumë i lëvizshëm.   

Së katërti në një shoqëri ku po rriten dhe shtohen të paarsimuarit mirë, siç po ndodh te ne; ku shkolla e mesme dhe e lartë i detyron (jo rekomandon) të lexojnë letërsinë e shkrimtarëve që u krehin bishtin pushteteve; ku roli i letërsisë në jetë dhe shoqëri është zbehur, shfaqet hapur nevoja për t’i ndenjur pranë kësaj fushe me politika fiskale. 

Së pesti, përsa i përket e-books, mundet të jetë Europa, tregu që do të udhëheqë. Sipas analizave, në SHBA lexuesit lexojnë mesatarisht 24 e-books në vit kundrejt 15 librave të printuar që lexojnë ata që nuk e preferojnë atë format. Gati gjysma e e-book-eve publikohen në gjuhën angleze. Ato kanë avantazhe kundrejt librit të printuar. Edhe pse në Europë e-book janë subjekt i një niveli më të lartë të taksimit të TVSH-së, Komisioni Europian nxit zhvillimin e tyre. Sa i përket piraterisë, edhe industria e e-books është e përfshirë. Në Rusi, 90% e këtij tregu është i miratuar. Konvertimi i librave fizikë në e-book varet nga natyra e tij (Kaosi me biznesin e librit – Revista Monitor). 

Së gjashti librat për fëmijë, Letërsia për fëmijë është “kontingjent librash” që më së paku shiten! Fëmija nuk shpërblehet dhe nuk gëzohet me një libër. Fëmijës i blihet një celular dhe me këtë i kërkohet që të jetë sa më i mirë në raport me orarin e pushimit ditor të prindërve. Ray Bradbury thoshte: “Ka krim edhe më të rëndë se djegia e librave! Ky krim është mos leximi i tij”.  

Së shtati për sa i përket politikanëve, p.sh., në bibliotekën e parlamentit gjerman, çdo deputet tërheq mesatarisht 9-10 libra në vit për t’i lexuar, në Suedi e Norvegji nga 12-14 libra në vit, në itali e Francë 8-9, në Poloni e Hungari 6-7, në Rumani 5 etj? Dy vite më parë, nga Kuvendi i Kosovës “rrodhi” informacioni se brenda vitit 2019 biblioteka e Kuvendit u frekuentua nga dhjetë deputetë, të cilët kryesisht e kanë kërkuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe! Nga Maqedonia e Veriut na vjen informacioni se në hapësirën e librave në Kuvend nuk është parë të jetë futur ndonjë deputet shqiptar! Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë vitin e kaluar e kanë frekuentuar 7 deputetë. Deputetët tanë kanë libra shumë nëpër shtëpi, por ku ta gjejnë kohën për t’i lexuar! Prandaj dhe institucionet tona shtetërore nuk kanë më të voglën brengë në raport me (mos)leximin. Mosleximi, fatkeqësisht, po na bëhet handikap, ndërsa ne po shndërrohemi në “popull me aftësi të kufizuar”!(Pse botohen librat! | 1KlikLarg.com– prill viti 2022). 

Kosova është njëlloj me Shqipërinë përsa i përket problemeve të industrisë së librit. 

Së fundmi mendoj se ka ardhur koha që tv dhe Mediat në Shqipëri ti kthejnë sytë nga autorët shqiptarë, qofshin ata botues të librave artistike por edhe të librave profesionalë, shkencorë dhe historikë apo mjekësorë , madje për këtë duhen derdhur fonde të veçanta  nga Universitetet. Shpresojmë se ky Panair Letrar të jetë pika e kthesës , pra pika e ndryshimit ndaj letërsisë shqip. Populli kërkon dije, kërkon autorë shqiptarë të rinj. 

Mjaft më me autorët e super promovuar të diktaturës dhe me servilët e tyre që mbushin internetin dhe mediat e shkruara dhe tv-të 

Shqipëria ka nevojë për njerëzit e saj dhe jo vettëm të promovojë të huajt, se kështu po dëmtojmë gjuhën shqipe dhe shqiptarët.   

priftipirro2017@gmail.com 

Për Nëntorin dhe festat e nëntorit  

0

Sinan Kastrati, Malmå, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Kujtime fëminore nga shkolla fillore, katër e tetëklasëshe, gjenerata e parë në Lubizhdë”, Drini.us, 13 Nëntor 2022 në rubrikat Dossier, Histori, Kujtime” 

Nga Ditari im (8) 

Festat e nëntorit 

”-Eh moj Lumturi, historia jonë është e dhimshme…. 

-Histori po por ishte e këndshme, e paharrueshme 

Për mua ishte e vërtetë si histori … mbas një fillimi dhe fundi … të vështirë. Mesi ishte i vërtetë, herë pas here” (Pjesë të shkëputura nga ditari).  

Po ku ku është tash Lumturia? 

Ishte një nga shumë letra që ia kishte dërgua Lumturia Sulo Çobanit. Çobani nga Turjaka nuk e harronte Lumturinë. Kishte disa muaj që nuk kishte marrë letra nga ajo. Lumturia ishte zhdukur pa shej e pa dok e çobani i ngratë nuk e harronte Lumturinë, delet e as qenin çoban… Kujtime të paharruara, por vetëm kujtime. Ishin kujtime aq të mira sa edhe mendët ia kishin marrë çobanit turjakas e jetën ia kishin ndryshua.  

Nëntori 

Nëntori është muaji më i rëndësishëm për shqiptarët. Êshtë plotë me ngjarje që nga Gjergj Kastrioti- Skënderbeu e deri në ditë tona.  

Përveç festës së flamurit kombëtar, 28 Nëntorit, në muajin nëntor është edhe festa e motmotit Shën Mitri (shk. ”Shmitri”). Shën Gjergji dhe (në çdo 6 maj është Dita e Shën Gjergjit) dhe Shën Mitri (më 8 nëntor të çdo viti), janë dy datat më të rëndësishme të festave dhe riteve të motmotit. 

Me ardhjen e Shën Gjergjit, popullsia në fshatra dhe katundet malore, që mirren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, i gëzohën sepse fillon ringjallja e Shën Gjergjin e quajnë edhe kryet e motmotit sepse çdo gjë ringjallet.Dielli rrezon me shumë e toka fillon të ngrohet. Mbilllet misri, pasuli, kungujt, tërshëra, thekra, lule-dielli, duhani … bostani (pjeprat, shalqinjët) dhe të gjitha llojet e perimeve … Kurse në Shën Mitër, bereqeti që është mbjellë në Shën Gjergj (një javë para e një javë pas Shëngjergjit, thonin bujqit, është koha më e përshtatshme për mbjelljen e …), korrën, mblidhën e vilen bereti e pemët. Në Shën Mitër, mbillet edhe gruri, drithi që është ushqimi kryesor për njerëz në Turjakë e më gjerë, kurse kallamoqi (misri), tërshëra, për shtazë . .. 

Nëntori për shumë nxënës të kohës kur unë shkoja në shkollë, ka qenë muaji i ndieshëm. Policia e kohës na vëzhgonte, i mbante sytë e veshët hapur nga shkaku se ishte se në muajin nëntor ishta Dita e Flamurit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisëqë e gjithësesi kujtohet edhe Skënderbeu e heronjët e tjerë. Në nëntor ishin mbajtuar shumë protesta e demonstrata. Ishte muaji që shqiptarët e Kosovës shprehnin pakënaqësinë e tyre, mospajtimin me ish shtetin jugosllav. Muaji i fetave e protestave. Policia, prandaj shumë njerëzëve të dalluar me një të kaluar atdhetare, iu dërgonte thirrje, ftesa që të lajmëroheshin derisa të kaloi festa ose kur qëllonte të vinte ndonjë personalitet siq ishte Tito, ish presidenti jugosllav, kishte urdhëra nga lartë që të izoloheshin ata njerëz nga shkaku se shkruanin parulla, këndonin këngë, protestonin në shkolla me parulla, nuk mbanin mësim etj. Prandaj, ata na kundërpërgjigjeshin duke na përjashtua nga shkolla, nga puna, na leqisnin si familje nga katundi, na arrestonin dhe burgosnin. Kishte edhe të tillë që i mbyesnin në burg, vetëm për FLAMUR. 

Përveç Shën Mitrit, (8 nëntor), si festë e motmotit, festat kombëtare zinin vendin kryesor. Ndëro to ishte edhe festa e 17 Nëntorit që në kalendarin historik shënohej si Dita e çlirimit të Tiranës dhe … Prizrenit, dita kur aradhat partizane shqiptare kishin hyrë në në Tiranë e Prizren *), anë ditë e data që sipas pushteteve, u ndryshuan e u ndaluan, siq është ndalimi i përdorimit flamurit kombëtar shqiptar, flamurit kuq e zi me shqiponjën dykrenare, në Kosovë e ai u ndryshua duke ia vënë drapërin dhe çekanin dhe yllin pesërremësh partizan.  

Data e 28 e 29 Nëntorit, si festë kombëtare dhe e flamurit shqiptar dhe asaj jugosllvave, edhe sot është vijë ndarëse e socialistëve të majtë dhe të nacionealistëve të djathtë në Shqipëri *).  

E gjithë këto dallime e ndarje ideologjike kanë ndikua për të keq. Edhe sot e gjithë ditën, për ngjarjet siq është Dita e Flamurit, Dita e Çlirimit të Shqipërisë ndajnë krerët dhe institucionet shtetërore në Shqipëri, varësisht kush është në pushtet. Njëra palë, nacionalistët, demokratët e forcat tjera të djathta bëjnë nderime ushtarëve e luftëtarëve të rënë, më 28 Nëntor ndësra sicialistët dhe partitë e vogla të majta, krysisht me ideologjigji të majtë komuniste, i nderojnë të rënët në varreza, vizita familjar e manifestime të tjera, më 29 nëntor. 

17 Nëntori 

Për mua 17 Nëntori përveçështë dita e ”çlirimit” të Tiranës, Prizrenit e Pejës, është edhe ditëlindja e djalit tim, Nëntorit. Unë ato vite, si i ri, pranoj se isha i indoktrinuar (vitet e 19t0-1980-ta), i frymëzuar dhe i edukuar që ta dua në radhë të parë atdheuun, vendin tim e Shqipërinë Nënë, dhe çdo gjë që vinte nga Jugu (Shqipëria ishte në Jug të Kosovës), ishte edhe e jona prandaj, edhe festa e 17 Nëntorit, si ditë e çlirimit të Tiranës, ishte fesë e jonë dhe kjo ishte arësyeja e vetme që unë ta pagëzoi djalin tim të vetëm- Nëntor. 

Te profesor Anton Çetta në IA  

Ishte ditë e diel, kur lindi Nëntori, djali im në spitalin e Prishtinës e unë kisha vendosur që djalin e sapolindur ta pagëzoj me emrin ”NËNTOR”. Për këtë doja të marr edhe mendimin dhe pëlqimin e profesor Anton Çettës, që ende punonte në Institutin Albanalogjik (IA), si shef i sektorit të folklorit. 

Të hëhën, më 18 nëntor shkova te profesori, në vendin e punës, në katin e parë në dhomën nr 4 në IA. Gjema *), që punonte si recepcionist, pas përshëndetjeve, pasiqë më njihte, vetëm më tregoi: 

-Shko,  profesori, është në zyrë. 

 Kush ëshë Gjema ? 

Kurr nuk mora vesh se kush dher nga është është Gjema, a kishte familje dhe a ka fëmijë? 

Gjemën e njoha por nuk e harrova si një njerëzit më të dashur e më të sinqertë, të urtë, të heshtura e pagojë. 

Gjema ishte puntor i vjetër në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Punonte si recepcionist, në ballë të hyerjes në Institut. Ishte shumë i dashur, i ndershëm dhe puntor.  

Gjema me njërën këmbë çalonte dhe sigurisht edhe kjo ka ndikua që ai nuk ndihej i barabartë me të tjerët, anipse në IA, ai ishte shumë i respektuar. 

Për herë të fundit kur e takova Gjemën, në IA, ishte mesi i qershorit 2000, hera e parë që shkela në Kosovë pas 8 vjetëve. 

Përveç vizitave të baba, në Turjakë dhe të afërm të tjerë, shkova në IA. Atje takova Adem Zejnullahun, shef i sekt. Të folklorit dhe … nga Gjema, iu luta që të ma siguroj numrin e Bahtir Shehollit, një tjetër bashkëpuntor i IA. Ai thirri në familjen e Bahtirit dhe iu tregoj se një mërgimtar dëshiron të takohet … Mad ha edhe numrin e telef të Bahtirit dhe ma tregoi se ku gjindet banesa, te ish Iskra, afër tregutt ë pemëve e perimeve në Ulpianë, afër Postës së re.  

Unë për nderën që ma bëri iu kam dhënë 1 (ndoshta 2 marka) por ai nuk i merrte. Atherë ia kam lënë mbi banakun drunjtë dhe, qëllon një puntore e IA e ajo i lutet Gjemës që ti merr … Gjema sigurisht ka pasur kushte të vështira e gjendje të mjerueshme … prandaj ai ka dukur se po poshtërohet e nuk ka dashur të shkel mbi krenarinë e dinjitetin.  

Kur unë shkova, jo më larg se 5 min. në këmbë, një grua mesatare, e kishte lënë derën e hapur, në katin e parë dhe kur më pa, më pyeti: 

-A jeni ju Sinani? 

-Po, unë jam. 

-Gjema që thirri dhe na tregoi se ti po vjen, vdiq …. 

Nga banesa ku banoja me qira, në lagjen e Ramiz Sadikut, që ishte koloni e Ndërmarrjes Ndërtimore ”Ramiz Sadiku”, ndër më të mëdhatë në Kosovë me afro 50000 puntorë, me banesa të ish puntorëve të ”Ramiz Sadikut”, afër Hotelit Grand, për një të ri, që isha unë, IA, nuk ishte më larg se sa me pi një cigare duhan. 

I tregova profesorit arësyen pse kam shkua, pasi që te profesor A. Ç. shkoja shpesh për këshilla dhe kisha dëshirë.  

Në zyrë me profesorin kishte qenë edhe një bashkëpuntot tjetër shkencor nga Gjilani.  

Profesor Çetta, pas bisees që bëmë, e ai folte ngadalë e qetë, si lumenjet e mëdhenj me plotë peshq nëpër fusha, ara e male, me fjalë të ëmbëla, nuk më kënaqi me përgjigjen që unë e pritasha nga ai. 

-Sinan, shikoje këtë listë me emra. Ma zgjati një listë me emra të shkruar me makinë. Nuk është emri ”Nëntor” dhe nuk e di … nuk është praktikua që ti pagëzojmë fëmijët me emrin Nëntor.  

Këmbëngulja ime, kësaj radhe ishte më e fortë se asnjëherë tjetër e për këte më ndihmoi edhe buzëqeshja e bashkëpuntorit që ishte afë profesorit, me lëkundje të kokës, edhe më shumë ma forcoi bindjen se vetëm ”NËNTOR” kam me e pagëzua . 

Ishte kohë e ftohtë e bora që kishte rënë më 17 nëntor ishte egërsua dhe sa herë që shkilja, dëgjohej zhurma e borës që ndahej në qindra pjesë. Kur merrja frymë, ajri dukej si shllungë e tym duhani. 

Edhe Gjimnazi i Malishevës, ku punova vitin e fundit, para se të vija në Suedi, më 1991/1992, e që ishte pavarësua nga gjimnazi i ”Ramiz Sadikut” të Rahovecit, mori emrin ”17 Nëntori”, tash ”Hamdi Berisha. 

Është bërë traditë që edhe emrat e shkollave ndërrohen.. Gjimnazi në fillim quhej ”R. Sadiku”, paralele e ndarë e Rahovecit, pastaj ”17 Nëntori”, ”Abdyl Frashëri” dhe tash, ”Hamidi Berisha”, ish profesor i gjimnazit, luftëtar i lirisë, i rënë në Rahovec, siq njihet ”Beteja e Rahovecit”. 

Për festat e motmotit, edhe pse kisha disa libra me studime, nuk gjeta ato që më duheshin prandaj kërkova në internet, në Google. 

Literatura e përdorur dhe shpjegimi i fjalëve 

Flamuri shqiptar ne drapër dhe çekan

*) Studim / Ritet e motmotit dje dhe sot në trevat lindore shqiptare (tradita.org) 

*) ”Shën Gjergji, festa e gjelbërimit”, Koha, Maj 5, 2018 

https://www.koha.mk/shen-gjergji-festa-e-gjelberimit/ 

*)”Kalendari i lashtë Shqiptar”, By SHQIP, 21/06/2019 

https://shqip.info/kalendari-i-lashte-shqiptar/ 

*)”Kalendari i vjetër i shqiptarëve dhe Festat pagane”, AKSES, 14 Mars, 2022 

https://www.akses.al/kalendari-i-vjeter-i-shqiptareve-dhe-festat-pagane/ 

*) ”N’Pult: Sabahajdin Cena, studiues i folklorit – Festat e motmotit- Shën Gjergjit 

Festata e motmotit- Shën Gjergji. Në studio: Sabahajdin Cena 

”N’Pult: Sabahajdin Cena, studiues i folklorit – Festat e motmotit – Studius i folklorit” 

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/npult-sabahajdin-cena-studiues-i-folklorit-festat-e-motmotit-sh%C3%ABn-gjergji/463140245584363/ 

https://www.facebook.com/televizioni.malisheves/videos/npult-sabahajdin-cena-studiues-i-folklorit-festat-e-motmotit-sh%C3%ABn-gjergji/1900868126968867/ 

*) “Dita e Çlirimit të Tiranës” 

http://www.visit-tirana.com/sq/lajme/view/247/Dita_e_%C3%87lirimit_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs 

”Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme. Në fakt për gjermanët ishte e pamundur ta përballonin këtë betejë, pasi partizanëve iu bashkuan edhe qytetarët e Tiranës, i madh e i vogël morën pjesë. Kreu i Ushtrisë Nacional Clirimtare ishte ish diktatori Enver Hoxha, por historia thotë se betejën për clirimin e Tiranës e udhëhoqi ish kryeministri i vetvrarë në diktaturë Mehmet Shehu”.  

Meksi publikon dokumentin: Si propozova heqjen e yllit nga Flamuri Kombëtar  - American Eye

*”Çlirimi i Tiranës” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87lirimi_i_Tiran%C3%ABs 

*”Dita e Çlirimit 

Dita e Çlirimit quhet në Shqipëri dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste. Megjithëse më 1944 u festua më 28 nëntor, por pasi u hodh me votë nga udhëheqja e FNÇ-së, u caktua më 29 nëntor. Çështja e datës është ndër më të debatuarat ndër dekadat e pas-komunizmit.[1] Megjithëse Tirana si kryeqytet i shteti i çlirua më 17 nëntor, komunistët shqiptarë nuk e parapëlqyen këtë datë duke qenë se lidhej me emrin e Mehmet Shehut” 

*) “Zbulohen dokumentet/ Enver Hoxha: Dita e Çlirimit është 28 nëntori! Mbledhja që ndryshoi datën dhe pse u zgjodh 29-ta”Panorama”, Nov 28, 2021 | 19:20 

http://www.panorama.com.al/zbulohen-dokumentet-enver-hoxha-dita-e-clirimit-eshte-28-nentori-mbledhja-qe-ndryshoi-daten-dhe-pse-u-zgjodh-29-ta-2/. 

*) 28 Nëntori – Dita e Flamurit 

https://sq.wikipedia.org/wiki/28_N%C3%ABntori_-_Dita_e_Flamurit 

*) “28 apo 29 nëntori është data e çlirimit të Shqipërisë?” 

https://www.dw.com/sq/28-apo-29-n%C3%ABntori-%C3%ABsht%C3%AB-data-e-%C3%A7lirimit-t%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB/a-2977874 

”15 vjet pas pluralizmit politik ky debat mbetet ende i ndezur në politikën e Tiranës. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit. 29 nëntori është festë vetëm për të majtën” 

*) Instituti Albanologjik i Prishtinës 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Instituti_Albanologjik_i_Prishtin%C3%ABs 

Instituti Albanologjik i Prishtinës 

Instituti Albanologjik i Prishtinës është institucion i pavarur publik kërkimor-shkencor që merret me studimin e kulturës shpirtërore e materiale të shqiptarëve. Veprimtarinë e vet e zhvillon në bazë të Ligjit per Institutin Albanologjik dhe Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore të Kosovës. Instituti u themelua më 1 qershor 1953. Drejtori i parë ishte Elhami Nimani. Si institucion me rëndësi të veqantë shkencore dhe kombëtare veproi deri më 25 dhjetor të vitit 1955. Me 25 dhjetor të vitit 1955 nga organet shtetërore u soll vendimi për mbyllje. Për 12 vite nuk funksionoi dhe në vitin 1967 është rihapur,atëherë kur hapet edhe Enti i Historisë. Drejtor i parëi Institutit të ri-themeluar ishte Dr.Fehmi Agani. Në Institucionet shkencore të Kosovës qdo punëtopr shkencor kishte tutor i cili kishte për detyrë që mendimet e lira shkencore të shprehura m egojë ose me shkrim,të cilat nuk ishin në përputhje me “politikën e bashkim-vëllazërimit dhe të bashkëjetesës” të gjykohen apo edhe të largohen nga puna. Kështu ishte vepruar me punëtor♪7t e oarë shkencorë të Institutit Albanologjik me Por.Selman Rizën,me Porf.Mehdi Bardhin dhe Ali Rexhën,kështu ishte vepruar edhe me punëtorin e ri shkencor në vitin 1973,Zymer Nezirin. Të njejtin fat,më vonëe përjetuan edhe historianët e mirëfilltë Dr.Muhamet Tërnava dhe Dr.Muhamet Pirrau,të cilët ishin dënuar me heqje lirie për shumë vite,pastaj me Mr.Emin Kabashin,në atë kohë ishte i izoluar. 

Me rastin e futjes së masave të dhunshme në institucionet e tjera shoqërore dhe sidomos në arsim,kur u përjashtuan nxënësit,studentët dhe arsimtarët nga objektet e tyre shkollore në lokalet e Institutit Albanologjik u mbajtën shumë mbledhje e tubime me rëndësi kombëtare. 

Prej vitit 1994 punëtorët e Institutit Albanologjik,gjithsej 52 sish,u sistemuan në shtëpi private,në lokalet e Lidhjes Demokratike të Kosovës,në rrugën “Dubrovniku”. Këtu qëndruan deri në vitin 1998,lur kthehen në lokalet e veta,në Institutin Albanologjik. 

*) Gjema ? 

*) ÇALOJ jokal. 

  1. Eci duke u mënjanuar ngaqë kam njërën këmbë me të shkurtër ose ngaqë i kam këmbët të shtrembra a të sëmura, eci çalthi. Çalon nga këmba e majtë. Çalon shumë (pak). Ecën duke çaluar.
  2. vet. veta III fig. Bëhet me të meta, nuk ecën në rregull, nuk shkon përpara mirë; ka të meta. Çalon puna. Çalon disiplina (përgatitja). Çalon ekonomia. Çalon nga ana artistike (e stilit).
  3. fig. Nuk përparoj mirë në një mësim a në një punë, e përvetësoj me të meta; e bëj me të meta diçka, kam të meta e zbrazëti. Çaloj në mësime (në punë). Çalon në fizikë. Çalon në gjuajtje.
  4. kal. fig. E bëj që të mos ecë në rregull, i nxjerr pengesa për të mos shkuar mirë, pengoj. Ia çaloi punën. Ai po na çalon.

* Çalon nga të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. S’çalon gomari nga veshët fj.u. nuk e pengon punën një e metë e vogël dhe fare pa rëndësi. 

IMG_6019.jpg

Librat që nuk gjeta temat e nevojshme për Shën Mitrin … 

ÇALOK mb. keq. 

shih ÇALAMAN,~E. Plak çalok. U mblodhën ca çalokë. 

*) PAGËZIM m. 

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PAGËZOJ, PAGËZOHEM.

Pagëzimi i fëmijës. fet. Emri i pagëzimit. Ena e pagëzimit. fet. Dita (ceremonia) e pagëzimit. fet. 

  1. fet. Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur (në vendet ku vepron feja e krishterë). Formula e pagëzimit. Libri i pagëzimit.

* Pagëzimi i zjarrit pjesëmarrja për herë të parë në luftë, beteja e parë në të cilën merr pjesë dikush. 

PAGËZIMTAR m. fet. 

Pagëzor. 

PAGËZOHEM vetv. 

  1. Marr pjesë për herë të parë në një luftë a në një veprimtari; nis a provoj për herë të parë diçka. U pagëzua në zjarrin e luftës. U pagëzua me gjak.
  2. Pës. e PAGËZOJ.

PAGËZOJ kal. 

  1. fet. Laj ose lag me ujë «të bekuar» në kishë a në shtëpi fëmijën e porsalindur për ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në të krishterë një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë përkatëse (në vendet ku vepron feja e krishterë).

I pagëzonte prifti. I pagëzonin në kishë. Nuk i pagëzojnë më fëmijët. 

  1. fig. I vë emrin dikujt a diçkaje; e quaj me një emër, e emërtoj. Si pagëzuan rrugën (sheshin)?
  2. fig. Vë në përdorim a e provoj për herë të parë diçka. Pagëzuan armët në luftëra të ashpra.
  3. fig. shak. I hedh ujë për ta shtuar, e shtoj me ujë për ta holluar. E pagëzoi qumështin (verën).

PAGËZOR m. fet. 

Ai që pagëzon një foshnjë ose një të rritur (në vendet ku vepron feja e krishterë). 

PAGËZORE f. fet. 

Ena ku bëhet pagëzimi. 

PAGËZUAR I mb. fet. 

Që ka bërë pagëzimin dhe ka marrë emrin sipas ritit fetar (në vendet ku vepron feja e krishterë). Fëmijë i pagëzuar. 

PAGËZUAR II mb. 

Që nuk ka njohur gëzimet kryesore në jetë (përdoret zakonisht për prindërit që vdesin përpara se të martojnë fëmijët e tyre ose për të rinjtë që vdesin përpara se të martohen). Shkoi (vdiq) i pagëzuar. 

  1. S. 

Lista Serbe, ”betohet” dhe e lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës dhe ”Emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë” 

Pasi e kreva me shumë vështirësi, një ish mësuesi im, Hysen Mulliqi, që ishte mysafir te djemt në gjermani më thirri e më tregoi se 9 deputetë të listës serbe dhanë ”betimin”. 

Seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me betimin e deputetëve të rinj serbë të cilët do të zëvendësojnë deputetët nga Lista Serbe që dhanë dorëheqje në fillim të muajit nëntor. 

Deputetët e rinj, Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq janë deputetët e rinj që vijnë po ashtu nga partia Lista Serbe, ndërsa Zvelko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. 

Pas betimit si deputetë të rinj në këtë legjislaturë të Kuvendit, 9 deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën, por deputeti Zvelko Velkoviq vazhdoi të qëndrojë në sallë. 

Lista Serbe e ka quajtur vendimin e sotëm si “strategjik”.“Qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por po ashtu të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetutuese që do të çonin në shuarjen e komunave serbe, heqjen e pronësisë së tokave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare etj…” 

Ata i verifikuan edhe teknikisht mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas tyre qëllimi ishte “të parandalohej plani i rrezikshëm dhe anti-serb i Albin Kurtit për të iniciuar me ndihmën e kuazi-serbëve.” 

Lista Serbe lëshon sallën e Kuvendit 

Por pasi u betuan nuk qëndruan më në sallën e Kuvendit – u larguan nga salla. 

Menjëherë pasi u betuan deputetët e rinj të Listës Serbe e lëshuan sallën. 

Nëntë deputetë të Listës Serbe u regjistruan në Kuvendin e Kosovës duke i zëvendësuar kolegët e tyre në parti që dhanë dorëheqje. 

Pos Listës Serbe tani në Kuvendin edhe partia GI SPO do ta ketë një përfaqësuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Lista Serbe e ka quajtur vendimin e sotëm si “strategjik”.“Qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por po ashtu të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetutuese që do të çonin në shuarjen e komunave serbe, heqjen e pronësisë së tokave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare etj…” 

O kuvendarë, o Glauk, ndryshojeni Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Deputetët që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit dhe ata që e lëshojnë mbledhjen, ndaljuni meditjet e pusa ! 

Ironia e dytë është ajo e Fatmir Limës ai thot: ” Limaj: ”Emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë”, Epoka e re  

Sa qesharake. Fatmiri për pushtet, se pasuri ka, është në gjendje me u kthye në PDK-ë, me hëngër me dy luga e në dy kalenica. 

Vazhdon 

Malmö, 8, 13, 17 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

“Kosova” e historianit Jusuf Buxhovi, në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë

0
Sot në Tiranë, në Akademinë e Studimeve Albanologjike u pritëm nga rektori i Akademisë prof.dr Luan Përzhita. Me këtë rast, Akademisë iu dorëzuan veprat “KOSOVA” në pesë vëllime bashkë me “Dardaninë” dhe “Maqedoninë” si dhe “Kosova” në tre vëllime anglisht.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pritet në Pentagon

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Në Pentagon, Kryetari Abdixhiku ka zhvilluar takim me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.

Në këtë takim, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Departamentit të Mbrojtjes për kontributin e dhënë për Kosovën në të gjitha etapat historike. Në veçanti, kryetari Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes jep ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës.

Në Pentagon, kryetari Abdixhiku kërkoi mbështetje të mëtutjeshme të ShBA-ve për realizimin e aspiratës historike të popullit të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në këtë takim u shtruan dhe kërkesat e pikëpamjet e LDK-së për ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës sikurse shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë.

Pas vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, takimeve në Senat e Kongres, takimi në Pentagon përbën një ndër pritjet më të rëndësishme të vizitës zyrtare të kryetarit Abdixhiku në ShBA.

Autostrada Prishtinë – Medvegjë do bëhet realitet me ndihmën e Federatës gjithshqiptare “Vatra” në SHBA

0
Kryetari i Federatës PanShqiptare “Vatra”, Elmi Berisha në vizitën e tij në Medvegjë, të mërkurën premton se do të lobojë në Amerikë për bëjen realitet të Rrugës Prishtinë- Medvegjë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Autostrata Prishtinë- Medvegjë që do të jetë degëzim i Korridorit të 10-të, është një projekt që ka ngelur i papërfunduar prej vitesh dhe do filojë të zbatohet së shpejti.
Kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS) Muharrem Salihu thotë së ky lajm vërtet do ta ndryshojë pozitën e shqiptarëve në Medvegjë.
“Kjo autostradë do u mundësojë medvegjasve kthimin në shtëpitë e tyre, ajo do ju mundësojë gjallërinë, ajo do ju mundësojë jetën, ajo do u jep një lloj sigurie, e cila u ka munguar deri më tani.
Kjo rrugë do t’i jepte dritë Medvegjës dhe do ta nxirrte nga getoja që është tani.”
Gjatë kësaj vizite në Medvegjë, Ilmi Berisha ka bërë takime me kryetarin e AFEDS, Muharrem Salihu, i cili i ka kërkuar Berishës të ndihmojë në jetësimin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 qoftë edhe përmes një bashkësie të komunave të përkohëshme.
Më pas, Ilmi Berisha ka vizituar fabrikën e Salihut të përpunimit të çorapëve në Medvegjë.
Vizita e tij ka vazhduar në disa fshtra shqiptare.
Ai ka vizituar edhe vendlindjen e Xhim Xhemës në fshatin Tupallë, më pas ka vizituar fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Gjylekreshtë dhe ka përfunduar intinerarin me vizitën në Zyrën e Këshillit Nacional, në Medvegjë.
Aty është takuar me deputetin e vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me kryetarin e Këshillit Nacional, Ragmi Mustafën e përfaqësues të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin e Planit Shtatë-Pikëshit, një plan që është zvarritur nga qeveria serbe prej shumë vitesh tashmë. “Po, ne jemi shumë të interesuar të intensifikojmë lobimin për çështjen e Luginës së Preshevës në SHBA dhe shohim si partner Vatrën.” -thotw Ragmi Mustafa.
Por kjo vizitë është shoqëruar edhe me mesazhe inkurajuese.
Përveç çështjeve të të drejtave të njeriut dhe pozitave të shqiptarëve në Serbi, Berisha ka premtuar një përkushtim të madh edhe për zhvillimin ekonomik të këtyre krahinave shqiptare.
“Mesazhet e tij janë që tani ka ardhur radha që të zgjidhet çështja jonë, pas zgjidhjes së Kosovës e cila është në përfundim e sipër, -thotë Salihu.
Në rend dite është problem i shqiptarëve në Serbi dhe këtu mesa duket Xhim Xhema dëshiron të investojë vërtet për vendlindjen e tij sepse ai po dedikohet shumë Medvegjës, – vazhodon Salihu.
Pra, lobimi do përqëndrohet për shqiptarët në Serbi për tre komunat, por në veçanti për Medvegjën, që do të ngrihet në nivelin e merituar si dy komunat e tjera dhe të bëhët një zgjidhje e përhershme në paketë në të njëjtën pozitë me dy komuat e tjera duke përfshirë edhe kthimin e adresave të pasivizuara.”
Kjo është vizita e parë që një përfaqësues i Federatës gjithshqiptare “Vatra” me qendër në Amerikë, bën në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.
“Kjo vizitë me thënë është historike, është pak, -thotë Muharrem Salihu, kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS) sepse Lëvizja “Vatra” përgjatë 110 viteve të eksiztencë së saj, nuk ka dërguar asnjëherë asnjë përfaqësues në trojet e saj, në Serbi.
Dhe kjo vizitë nga vetë kryetari i kësaj lëvizje, përbën një inkurajim të madh.”- Përfundon Muharrem Salihu.

Drini e përkrah idenë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për Lulëkuqen si simbolikë të gjenocideve ndaj Shqiptarëve

0

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” e udhëhequr nga atdhetari e shkrimtari i njohur Bardhyl Mahmuti, mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë është një veprim i duhur që duhet pranuar sa më parë nga institucionet dhe partitë politike të Kosovës. Megjithëse kërkesa si e tillë ndërlidhet vetëm me gjenocidin që e ka ushtruar Serbia në Kosovë në luftën e viteve 1998/1999, redaksia e Drinit është e mendimit që kërkesa e tillë e logjikshme dhe historikisht kaq domethënëse në të ardhmen nuk duhet ndërlidhur vetëm me gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës, por me gjenocidet që pushtues të ndryshëm, pra edhe serbët nga viti 1912, i kanë ushtruar ndaj shqiptarëve.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” në arsyetimin e saj thekson se “lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja”, duke i marrë shembujt e shteve të ndryshme që e përdorin simboliken e qartë të kësaj luleje. Edhe në Kosovë ekzistojnë rrëfime që ndërlidhen me simboliken e Lulëkuqes, që nga Beteja e Fushë – Kosovës, “kur gadishulli i madh u gdhi Europë dhe u ngrysë Azi” (Kadare) , ndërmjet koalicionit të asaj pjese të botës dhe Perandorisë Osmane, ushtrinë pushtuese të së cilës e udhëhoqi vet Sulltan Murati, tyrbes së të cilit sot në Mazgit të Obiliqit i falet edhe kreu i komunitetit mysliman të Kosovës!

Aq shumë gjaku është derdhur nga lufta e mbrojtësve të Gadishullit Ilirik me ushtrinë pushtuese osmane në betejën e Fushë – Kosovës, sa që, sipas legjendës, “nga gjaku i derdhur kanë mbirë lulëkuqet”, qysh tregohet pastaj në rrëfimet dhe këngët legjendare shekullore për betejën.

Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe ambiente të jashtme

Shqiptarët katolik, marrin pjesë në meshë me pushkët n’dorë e nuk iu dorzuan kurrë armikut shekullor. Kjo ishte e vetmja mënyrë për ta ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Foto e rrallë e shkrepur rreth vitit 1910: Nga Ernst Jäckh. (U mundësua me mirësjellje të Bibliotekës së Librave të rrallë dhe dorëshkrimeve, Universiteti i Kolumbisë, New York). (Marre nga Kristian Shala)

 

Prandaj, Redaksia e Drinit kërkon nga Bardhyl Mahmuti dhe Adnan Asllani e të tjerët që kësaj ideje t’ia japin kuptimin e plotë duke e plotësuar në aspektin kuptimor-historik, pasi dihet se përpos serbëve që kanë kryer gjenocide të shumëta ndaj shqiptarëve, janë edhe turqit-osmanli, grekët etj. 

Redaksia e Drinit e përkrah plotësisht idenë e aktivistit të njohur të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit Bardhyl Mahmuti dhe të Adnan Asllanit nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, duke shpresuar që kërkesa e tillë kaq e natyrshme (por pak e vonuar në kohë) të plotësohet ndërkohë, duke ia dhënë kuptimin e mirëfilltë që e meriton kjo simbolikë, pasi që gjenocide ndaj shqiptarëve kanë ndodhur në periudha të ndryshme të historisë sonë ndër shekuj.

Me respekt: 

Redaksia e Drinit

Zbatim apo anulim i “Zajednicës”?!

0

 

Ali  Mehmeti, Zvicër

Marrëveshja mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vitit 2013, pastaj edhe ajo e vitit 2015, është bërë një barrë e madhe rreth qafës së Qeverisë së Kosovës. Derisa, marrëveshja e fundit është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, në frymë dhe përmbajtje dhe mund të mos respektohet, situata me të parën, e vitit 2013, qëndron më ndryshe.  

Kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3 të votave, kurse kushtetutshmëria e saj nga Gjykata Kushtetuese është aprovuar vetëm në pjesën procedurale, por jo edhe në pjesën përmbajtjesore të saj. As që është kërkuar mendimi i Gjykatës për pjesën përmbajtjesore sepse, apriori është ditur se është në kundërshtim me Kushtetutën, kurse edhe vetë Gjykata i është shmangur shqyrtimit të përmbajtjes, nën trusni të fuqishme politike. Megjithatë, edhe sikur e tillë do duhej të zbatohet ose të ANULOHET!  

Anulimet, tërheqjet, prishjet e marrëveshjeve, traktateve, kontratave nuk janë dukur e panjohur, as e pamundur. Në parim, anulimi bëhet sipas procedurës sipas së cilës janë edhe të aprovuar. Ja disa shembuj të këtyre anulimeve që për pak minuta mund të gjinden.     

 

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Marrëveshja Klimatike e Parisit (viti 2020) 

– Turqia tërhiqet nga marrëveshja për mbrojtjen e grave (2021) 

– Australia prish marrëveshjen me Francën mbi ndërtimin e nëndetëseve në vlerë prej 67,5 miliardë dollarë amerikanë (2021)  

– Franca del nga traktati ndërkombëtar i energjisë ECT (2021) 

– Austria tërhiqet nga marrëveshja e OKB-së për emigrantët (2018) 

Pra, opozita e sotshme, bashkë me analistë, opinionistë, Akademi të shkencave dhe organizata joqeveritare, do ishte mirë të bëjnë trusni mbi Qeverinë e Kosovës për anulimin e Marrëveshjes mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se ta kërkojnë zbatimin e saj.  

Opozita, në vend që të kërkon anulimin e Gjykatës speciale që edhe vet e dinë se është e pamundur, sepse është bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës dhe ajo nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e votave të deputetëve serbë, do ishte mirë të bashkoj votat me pozitën dhe të ANULON këtë marrëveshje skandaloze!

Kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

0

KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

PARTIVE POLITIKE TË KOSOVËS 

ARSYETIM: 

Në disa vende të botës, së paku prej një shekulli, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit. Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të Komonuelthit, lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja, veçanërisht të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe i solidarizimit me familjet e tyre. Edhe kanadezët e kanë përcaktuar këtë lule si simbol të premtimit, që do t’i përkujtojnë dhe që nuk do t’i harrojnë kurrë, ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit. Përkujtimi i të rënëve në Kanada bëhet çdo vit në orën 11:00, në ditën e 11-të të muajit të 11-të. 

Që nga viti 1922, edhe Franca, më 11 nëntor të çdo viti përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore. Francezët  kanë zgjedhur lulen e kokoçelit të kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, si simbol nderimi ndaj të gjithë atyre që kishin dhënë jetën për lirinë e Francës. 

Madje edhe në përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, që u përcaktua të bëhet çdo vit më datë 8 maj, kokoçeli i kaltër mbeti simboli kombëtar i Francës. 

Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë: 

  1. vrasjen,
  2. dhunën seksuale, 
  3. spastrimin etnik dhe
  4. shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Përveç domethënies së veçantë që ka çdo petal i simbolit tonë dhe që e dallon nga forma e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi.  

Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formën e shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që forcat e armatosura serbe të udhëzoheshin drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet. 

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.  

Si e tillë, mendojmë se kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcaktimi nga institucionet tona shtetërore i një simbol unik, që mishëron këtë tragjedi kombëtare, është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e unitetit përballë krimit të gjenocidit – plagës së hapur në qenien tonë kombëtare. 

Gjenevë, më 16 nëntor 2022 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” 

Kryetar 

Bardhyl Mahmuti 

Fryma e mashtrimit komunist të cilën PPSH e futi në Shqipëri dhe në gjithë hapsirën etnike shqiptare!

0
Ahmet Asani, Zvicër
________
▪︎ Ne vitin 1989 Ramiz Alia dhe PPSH te mbeshtetur nga internacionalja komuniste dhe mashtruesi më i madh i të gjitha kohërave rusi Mihail Gorbaçov, bënë strategjinë e veprimit, strategji kjo e cila do t’i ndihmonte gjithë komunistet shqiptarë jo vetëm si t’i shpetoninin bythet e tyre komuniste, por edhe si të mbeteshin edhe ne rrethana te pluralizmit ne pushtet!
▪︎ PPSH e ndihmuar financiarisht dhe me logjistikë nga partia komuniste e Rusisë kishte bere planin e detajuar per marrje te pushtetit ne kushte te pluralizmit, kishte marr garancé se në Shqiperi nuk do të hapeshin kurrê dosjet e krimit komunist, garancën që komunistet do t’i kishin duartë e shlira per falsifikim dhe zhdukj te disjeve, siç ndodhi ne v.1997 kur shumë matetiale u dogjën!
▪︎ Prapa ketij plani e strategjie do te qendronte tere kohen internacionalja komuniste, Perestrojka dhe KGB, të cilat do te mbeshtesnin komunistet shqiptarë, jo vetem ne Shqiperi por edhe në Kosovë, Maqedoni e Diasporë.
▪︎ Dokumenti ne foto eshte i vitit 1989, per herë të pare eshte bere publik në vitin 2014, vit ky kur në Shqiperinë çdo gje kishte marr fund, kur nje numer i madh i dosjeve ishte zhdukur, kur gjitha vrasjet politike kishin perfunduar, kur e keqja kishte shtrirë rrënjë dhe ishte shtrirë ne gjithe etnikumin shqiptar!
*****
#RamizAlia: “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.
Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në
2) Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.
▪︎ Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.
▪︎ Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme. Por, kurrë nuk do t’i lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, e neve bëhemi izmeqarët e tyre.
▪︎ Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që t’ju japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Në forma të ndryshme do t’i ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por, këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.
▪︎ Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.
Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.
▪︎ Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës. Do u japim një mini-pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.
▪︎ Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.
Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”
Ramiz Alia
????!!!??!!!!!
Enver Hoxha me Koçi Xoxe …
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.