



Vëllazen e motra shqiptare të besimit katolik!
Urimet e mia ma të përzemërta me rastin e kremtimit të konsakrimit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” këtu në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Suksesi i juej në një ndërmarrje kaq të madhe e kaq fisnike mbushen me gëzim zemrën e çdo shqiptari, kudo që ai ose ajo banon, dhe të çdo njeriu me vullnet të mirë. Sakrifica e juej për këtë sukses shpërblehet sot plotësisht. Në këtë ditë të shënueme kujtoj me nderim e dhembje të gjithë klerikët shqiptarë katolikë që njoha gjatë viteve të vështira të burgjeve dhe kampeve të terrorit komunist. Atje ku janë sot, përkrah Zotit të Madh që shërbyen me bindje dhe krenari deri në vdekje, ata gëzohen sot për këtë fitore të bashkësisë katolike shqiptaro-amerikane.
Kisha e re konsakrimin e së cilës kremtojmë të gjithë sot, ashtë nji tempull dhe nji permendore, njikohësisht.
Kisha e juej e “Zojes së Shkodrës” nuk asht thjesht nji ndërtesë për adhurimin e Zotit, për besimtarët e krishtenë.
Me karakterin e saj apostolik dhe misionin e saj për përhapjen e mbrojtjen e nji shoqnie të shkallës më të naltë morale, sambas mësimeve të apostujve të saj. Kisha juej katolike, me karakter universal, ka përqafue tanësinë dhe asht për të gjithë, kudo që jetojnë qëniet njerëzore dhe në çdo ditë, përqafim i pakufizuem në kohë dhe hapsinë.
Janë themelet e kësaj filozofie gjithëpërfshirëse, karakteri i saj ekumenik e apostolik që i kanë sigurue Kishës Katolike Apostolike Romake vazhdueshmëninë e saj dymijëvjeçare, dhe rolin e saj udhëheqës në vendet ma të qytetnueme të botës, me rezultatet që shohim dhe gëzojmë sot në fushën e të drejtave të njeriut, shenjtënimit të jetës, dhe dinjitetit të çdo individi pavarësisht nga raca, etniciteti, pozita ekonomike e shoqnore ose besimi fetar.
Qytetnimi i Europes Perëndimore, që asht baza dhe esenca e qytetnimit veri-atlantik, ka gjetë terrenin e vet në krishtënimin perendimor. Aty asht krijue atmosfera që ka lejue mendimin e lirë, shprehjen e lirë, kërkimin e lirë të së vërtetës dhe frymën e kritikës ndëramtare. Si rrjedhim, kemi sot milionet e njerëzve që e quajnë veten….. dhe me dinjitet dhe si të këtillë po ndërtojmë shoqëninë e lirë, shpresen e vetme për të gjithë njerëzimin.
Por Kisha e juej “Zoja e Shkodrës” këtu ashtë gjithashtu edhe nji monument i gjallë, nji permendore që ngrihet si dokumenti i një memoriali të shkruem, për karakterin e saj kombëtar gjithëshqiptar në kuadrin e universalizmit të Kishës nanë Katolike Apostolike Romake. Kisha e juej ashtë një vepër që po skalitet në gur, nji shkamb i shqiptarizmit, nji object që shënon punën tuej dhe vullnetin e të gjithë besimtarëve si ju, dhe të identitetit kombëtar gjithëshqiptar.
Shqiptarët katolikë kanë një histori dymijëvjeçare të lidhun në mënyrë të pazgjidhëshme me Europen Perendimore, me qytetnimin e saj, me përpjekjet e saj që të shpëtoj individin nga tentativat për t’a shtypë atë, të mos e lejojë atë të bahet viktima e teorive kolektiviste që u përpoqen të asgjesojnë frymën e lirë e qëniet që luftojnë për këtë liri sidomos gjatë shekullit tonë tragjik.
Shqiptarët Katolikë janë përpjekë për shekuj me rradhë të sjellin në Shqipëri frymën civilizuese të Europës, mendjet e ndrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike të shkencës dhe teknologjisë dhe të organizimit politik të shtetit modern që siguron zhvillimin e përparimin e njeriut të lirë..
Repozitori qenësor dhe ma i rëndësishëm që kemi trashëgue na shqiptarët ashtë gjuha shqipe. Nji komb i ndamë politikisht, gjeografikisht e fetarisht ka ruejtë të paprekun pasuninë e përbashkët të gjuhës shqipe. Ky visar i paçmueshëm u ruejt nga klerikët katolikë me edukim perendimor. Kuarteti (Katreshja) Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, katër apostujt e shqipes së shkrueme, ka dalë nga gjiu i shqiptarëve katolik, nga kleri katolik që me Formulen e Pagëzimit nxori në dritë shkrimin shqip, e mbajti gjallë dhe e kultivoi atë deri në ditët e pavarësisë, në 1912. Të gjithë e dijmë mirë se mungesa e shqipes së shkrueme në kohët e hershme dhe mesjetare ka dëmtue shumë randë historinë tonë kombëtare gjithëshqiptare dhe ka lejue konfuzionin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, konfuzionin që u shfrytëzue shumë nga fqinjët tonë me gjuhë të shkrueme për shekuj të gjatë. Ishte e natyrshme që dy figurat ma të shqueme të historisë sonë, Skënderbeu kalorës i krishtërimit perendimor dhe Nana Tereza, mishnimi i idealeve të krishtena, shenjtorja e ardhme, të dalin nga gjiu i Kishës Katolike, sepse atje kanë marrë ata frymëzimin dhe kanë gjetë mbështetjen për punën e tyne në fushen e heroizmit ushtarak dhe shenjtënisë, respektivisht.
Ashtë nji fenomen i veçantë i popullit tonë shqiptar të ketë si hero kombëtar, Skënderbeun kristian. Ashtë nji fenomen i veçantë i popullit tonë me Perendimin dhe botën e tij, me gjithë efektet negative të shkëputjes së gjatë që na imponoi historia jonë. Fenomeni bashkëkohor i kombit tonë shqiptar që mbas shpalljes së Pavarësisë, i gjithë populli ynë u kthye kah Perendimi, me nji bindje të thellë dhe nji dëshirë që siguronte për hymjen e Shqipërisë në familjen e madhe të qytetnimit perendimor, asht manifestim i lidhjeve të pakëputuna shpitënore me Perendimin të mbajtuna gjallë për shekuj.
Sot si asnji herë ma parë, para milleniumit të tretë, kjo bindje dhe kjo dëshirë janë transformue në nji forcë të pandalshme për bashkimin me Europën. Dhe ashtu duhet të jetë! Në këtë orientim dhe në marshin që jemi angazhue sot, shqiptarët katolikë janë seksioni ma perendimor i shoqnisë shqiptare për hir të traditës së tyne dymijëvjeçare, besnikënisë së tyne ndaj kësaj tradite, si dhe të përpjekjeve e sakrificave të bame për ruajtjen e kësaj tradite. Shqiptarët katolikë mbeten pararoja e hymjes shqiptare në Europë.
Sot unë ju baj thirrje të gjithëve ju, vëllazen e motra shqiptarë të besimit katolik që të përfitoni nga momenti historik që jetojmë dhe që na ofron bota sot dhe të pranoni sfidën që del para jush për të luejtë rolin udhëheqës drejt integrimit shqiptar, politik dhe kulturor, në Europën Perendimore, aty ku ka vendin Shqipnia, aty ku duhet të jetë shtëpia e dhjetë milionë shqiptarëve.
Nji Shqipëni e lirë, e pavarun, demokatike, e bashkueme dhe europiane ashtë andrra jonë, ashtë e ardhmja e jonë. Çdo zgjidhje tjetër ashtë nji botë pa vision, nji tunel pa perspektivë.
Sami Repishti, 25 prill 1999

Shkruan: Florim Zeqa
Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më 12.11.2022, në Büron afër Lucernit (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të saj, në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional të Darkës së Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.
Vazhdimësi e një krenarie kombëtare
Në 13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, manifestimin tradicional të “Darkës së Lamës” e mbajti në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia, etj.
Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.
Pas intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshendetjen e zakonshme, duke ju uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti tradicional.
Në mënyrë të veçantë moderatori i përshendeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar nga Gjermania).
Prezent në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.
Humanitet dhe atdhedashuri në vepër
Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, falenderoj,të gjitha nënat dhe motra tona që përgaditën ushqimet tradicionale enkas për Darkën e Lamës.
Kryetari Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.
Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, antarësisë së gjërë dhe donatorëve të rregulltë pranë kësaj shoqate.
Për të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmuarëve, ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është paraqitur.
Shuma e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrinë totalin prej 98.957,80 Fr- dhe 177.075 Euro.
Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë dhe donatorëve, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.
Pas prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara, arkëtari Lushi Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.
Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.
Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje vëllazërore.
Humanizmi dhe atdhedashuria ndjenja të thella shpirtërore
Të ndihmosh vëllëzërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qenje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.
Pas raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj, moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës institucionale të luftës çlirimtare.
Pas analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.
Më pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës “Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontributdhënësit e rregulltë.
Darkë e begatë me gatime tradicionale
Pas pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë tradicionale.
Shtruarja e “Sofres Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.
Argëtim dhe kënaqësi shpirtërore
Pjesa e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllëzërve dhe motrave dardane.
Kur jemi tek pjesa muzikore, vlenë për të theksuar se ishte koinçidencë rasti ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas me qëndrim në shtetin helvetik
Bashkimi i burrave rreth Sofres, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan
Bashkimi i grupit të burrave rreth Sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.
Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.
Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.
SHHK ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Sinonim uniteti dhe humanizmi në mërgatën tonë
Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.
Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.
Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siq është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.
Prandaj, nderi dhe respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.
Në fund ia vlenë të theskojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.
Zoti i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!
Zoti e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër!
P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z. Vesel Xhaferi
Nga: Marsela Koçi, Londër
______
“30 vite fallso demokraci qe rikthejne shqiptaret protagoniste te kronikave te zeza ne mediat e huaja” Mediat Angleze buçasin nga cdo ane pushtim shqiptaresh, kriminelet shqiptare po mberrijne ne brigjet Angleze, Sekretaria e Ministrise se Brendshme, Suela Braverman , therret ne Parlament per ndihme kunder gangstereve shqiptare ! Mbi 12 mije shqiptare kane arritur ne Britani brenda pak muajsh nga brigjet e La Manchit , pjesa me e madhe e tyre jane djem te rinj te cilet arrijne te depertojne me gomone. Asnjehere me pare si kete radhe shqiptaret nuk kishin tentuar rrugen detare per te hyre ne Angli. Cila eshte arsyeja e kesaj rruge me te shkurter por me te rrezikshme qe ata po nderrmarin? Sigurisht çmimi me i ulet rreth 3.500 pound kundrejt pages minimale qe arriti shifren e 25 mije paundeve me kamion. Indiferenca apo mosmarrevshjet qe Britania pati me Francen normalisht qe krijoi nje perçarje nga e cila u perfitua per te depertuar ne ishullin Britanik .
Te mos harrojme se nga 2021 ne Britani kane hyre mbi 41,000 emigrante me ane te gomoneve nga kanali i La Manchit nder ta shume emigrante nga Shqiperia. Shqiptaret nuk e njohin emigrimin vetem sot , ka 30 vite qe nga renia e sistemit komunist qe ne Shqiperi , nje vend tashme demokratik dhe qe nuk konsiderohet me nje vend tranzicioni , emigrojne me mijera shqiptare ne mbare Europen dhe jo vetem . Emigracioni Shqiptar ka njohur disa faza te rendesishme si ajo e viteve ‘90 ku pjesa me e madhe moren rrugen ne kembe neper malet e Greqise, mbushen anijet ne portet e Durresit dhe te Vlores per t’u nisur ne Itali dhe masivisht ambasadat gjermane apo franceze ne Tiranë. Ne vitin ‘97 me luften civile ne kanalin e Otrantos kalonin me qindra skafe bregdetin Jon dhe Adriatik , miliona shqiptare u bene objekt i kronikave te lajmeve italiane ku shqiptari shpesh stigmatizohej si pushtuesi , i ligu , hajduti dhe krimineli, atehere kur kishte nje ikje masive te te rinjve shqiptare me ane te vizave per studim por per fat te keq nuk per benin akoma asnje ndryshim ne imazhin e popullates shqiptare ne sy te mediave italiane qe ngjyrosnin cdo shqiptar me epitetet me te rendomta dhe te shemtuara se kedo .
Nderkohe ne ‘98/99 me luften e Kosoves ne Ballkan nje vale e re emigrimi nisi nga Shqiperia kesaj radhe drejt nje vëndi te ri Britania e Madhe! Pikerisht Ketu Duhet te ndalem. Ku jane shqiptaret qe u priten me entuziazem ne ‘98-99 gjate luftes se Kosoves Ndersa NATO me aprovim te Anglise bombardoi Serbine ? Edhe atehere ata qytetare ishin shqiptare te Kosoves. U integruan , punuan fort dhe nxorren nga radhet e tyre punetore te ndershem , drejtues kompanish te suksesshme, artiste qe i ka zili gjithe Bota dhe qe sot perfaqesojne krenar emrin e Britanise dhe Shqiperise ne Botë. Ku jane te gjithe ata emigrante qe priten dhe akoma presin vite me radhe te marrin nje leje qendrimi ketu ne Britani? Ku ishte diferenca e nje shqiptari nga Shqiperia dhe nje shqiptari nga Kosova nderkohe qe lufta e pergjakshme pushtoi gjithe trojet shqiptare po , sepse te gjithe ne jemi shqiptare edhe pse na quani kosovare , preshevare apo maqedonas.
Ah, por kjo nuk kishte rendesi ? Me vite duke pritur nje dokument qe t’ju jepte te drejten e punes , per te ndertuar nje te ardhme me te mire, per te filluar qe te enderronin serish nje jete me te mire per femijet e tyre! Dikush la prinderit, dikush la femijet dhe gruan te gjithe u larguan nga nje vendlindje qe pas renies se sistemit komunist enderronin qe te rindertohej dhe ti jepte nje te ardhme te qete te gjitheve . U larguan per tu kthyer serish por sa here qe riktheheshin nuk gjenin te per mbushur shpresen te cilen enderronin vite atje ne emigrim. Sa here e moren gomonen shqiptaret nga Vlora apo Durresi per ne brigjet e Italise? Sa herë u rikthyen dhe serish e moren, serish ashtu si edhe kamionin qe nder vite i ka sjelle nga kanali i La Manchit per ne Angli?
Ka njerez qe akoma edhe pas 20 vitesh emigrim nuk kane akoma ne dore nje dokument , shqiptare qe s’mund te rikthehen te shohin familjet e tyre sepse kane mbetur peng i politikave migratore qe nuk ja u lehteson aspak as qendrimin dhe as kthimin. Sigurisht ka edhe shume nga ata qe sot pas 20 vitesh emigrim kane ndertuar nje te ardhme te sigurte per femijet dhe familjet e tyre, qe jane pasuruar me mundesite e punesimit qe ky vend te ofron me shume se gati te gjithe vëndet e tjera te Europes dhe te gjithe e dime se Anglia ka qene dhe mbetet endrra e cdo shqiptari. Sot mediat Britanike flasin per nje problem qe ka alarmuar nder vite , ne keto 30 vitet e fundit shume here opinion publik . Ne vitet ‘90 ishin shqiptaret e Italise ata qe me cdo lloj mjeti arrinin ne token e premtuar per ta ku emigruan dhe sot jetojne mbi 600 mije shqiptare. Shume prej tyre po perjetojne nje emigrim te dyte, ne vënde ku kriza ekonomike nuk u ndje aq shume sa u ndje ne Greqi apo ne Itali dhe nje prej tyre eshte Britania ne mes te vendeve perendimore si ato te beneluksit ku shume shqiptare e shohin si nje alternative te dyte , sot si qytetare Europian dhe sigurisht te shkolluar dhe integruar ne mentalitetin Europian.
Sot ne Britani pjesa me e madhe e shqiptareve vijne nga vënde si Italia dhe Greqia ne te cilat Kane jetuar mbi me shume se 15 vite , ku studiuan , punuan dhe u integruan ne mentalitetin Europian. Jane ata qe sot neper Londer sjellin kulturen dhe traditat mediterranee me ane te guzhines, muzikes dhe traditave te shumta kulturore qe pasurojne multikulturalizmin britanik i cili ka qene i hapur kundrejt cdo kulture dhe gjuhe te re. Vete fytyra e emigrantit shqiptar sot ka ndryshuar emigracionin ne Britani Nese para 10 vitesh ketu hasje vetem ne shqiptar te trevave veriore sot gjithe trevat shqiptare jane ketu sepse shumica e atyre qyteteve te jugut shqiptare te rritur e te emigruar ne Greqi dhe Itali , kane ardhur ketu si qytetare tashme me nacionalitet Europian. Shqiptaret jane ata qe me shume krenari se hedhin kurre poshte gjuhen e tyre , as kulturen e tyre nuk e fshehin dot. Jane popull qe kane luftuar gjithmone per te mbrojtur identitetin e tyre dhe asnjehere nuk jane skllaverizuar kunder cdo lloj pushtuesi pa luftuar deri ne fund . Nuk e ka shqiptari mentalitetin e skllavit dhe kurre s’do ta lejoje qe t’ju perdhoset emri e te perdoret si mish per top per problemet qe shtetet europiane, por edhe vete vëndi i tyre nuk mund te zgjidhe edhe kur zgjidhjet jane shume te lehta .
Nga te dhenat e Home Office jane aprovuar mbi 53% e kerkesave per azil nga shqiptaret shumica e azil kerkueseve jane gra. Perse ? Ne shqiperi ka 30 vite qe sundojne njejta politike e cila ne vend se te ndertoje dhe te punoje per te rikthyer qytetaret e saj i ben qe te largohen per ne nje emigracion te dyte pa asnje lloj projekti terheqes per investitore apo krahe pune qe vete shqiptaret do te ishin ne gjendje te mbulonin vete ! Shqiperia ka mbi 10 vite qe kerkon te jete pjese e Europes asnjehere s arrin te permbushi kerkesat per te qene pjese e saj . Korrupsioni politik nga e djathta ne te majte ne 30 vite e ka lene vendin ne nje situate aq dramatike sa gjithkush mendon vetem se ai te largohet qe aty. Gjithcka e dhene me koncesion kompanive te huaja per 99 vite me radhe nga te cilat te vetmit qe perfitojne jane politikanet shqiptare qe bejne akordet me ta, ndertime abuzive apo ndertime ne zona te mbrojtura me Ligjin e pasurise kulturore natyrore qe shkaterron komplet faunen e natyres shqiptare, e dhene gjithcka ne duart e disa rrugaceve qe vene emrin dhe drejtojne kompani te paligjshme me koncesione dhe afere korruptive , te rinj qe mund te punojne ne administrate vetem nese behen pjese e politikes drejtuese dhe anetare te Partive politike !
Nga Shqiperia vetem ne 8 vitet e fundit qe e drejton vendin Partia Socialste, jane larguar me shume se 700 mije persona , 79% e te rinjve kerkojne te largohen nga nje Shqiperi ku politikat per te rinjte jane te paekzistueshme dhe mundesia per punesim gati e pa mundur. Nderkohe qe Kryeministri jone flet se gjithsecili eshte i lire te shkoje ku te doje dhe eshte deshira e secilit per te udhetuar dhe t’u larguar jashte vendit . I njejti qe ne cdo mbledhje qe shkon me te rinjte fillon edhe shperndan tesera partie. Ne nje vend ku cdo prone dhe aktivitet eshte i drejtuar nga privat te pa shkolle apo te lidhur me politiken , ku gjykatat nuk e cojne ne vend kurre drejtesine dhe gjykatesit blihen me para nga sigurimet apo privatet qe paguajne me shume , ku neper burgje rrine ata qe s’kane te paguajne dhe bejne tre vite burg per nje cigare hashash nderkohe qe ata qe importojne banane me kokaine nga Ekuadori humbasin gjurmet. Ne nje vend ku spitalet private kane lulezuar kudo dhe te bejne operim apo te japin ilace vetem per te fituar para sepse spitalet shteterore nuk e kane fuqine as teknologjine per te perballuar pacientet dhe shumica e doktorave shteterore kane prane spitalit , mos te themi fare brenda, edhe nje studio private . Cfare duhet ti numerojme akoma kesaj Shqiperie?
Keto Jane disa nga ato pyetjet qe shume shpesh te behen kur je duke perkthyer per nje shqiptar ne qendrat e emigrimit apo ne gjykate se perse ikin shqiptaret nga vëndi i tyre akoma edhe sot mbas 30 vitesh “demokraci”?! Shqiperia ehste nje burg i hapur ne te Cilin Nese nuk je brenda me ndonje godine burgu ose je ushtar i tij ose do te shkosh jashte sepse nuk duron dot padrejtesine e te qenit skllav i politikes antishqiptare 30 vjecare qe aty mbizetoron sot! Tentakujt e politikes dhe pushtetit jane hedhur per fat te keq edhe jashte vendit me ane te ambasada e dhe konsullatave tona reklutohen shqiptare qe jetojne jashte vendit te cilet per favore personale dhe protagonizem dalin si kali i trojes duke mbrojtur gjasme shqiptaret nga epitetet e shemtuara qe te huajt leshojne neper komunikata shtypi nderkohe qe deri dje as qe i kane pyetur ndonjehere klishene politike shqiptare se perse kemi arritur ne kete gjendje? Perfitojne nga situata te tilla per te promovuar figura riciklimi te politikave trasheguese te tyret.
Ashtu sikurse ne Europe po eliminohet e majta , edhe ne Shqiperi aty ku ajo drejton prej dy mandatesh, nuk ka opozite sepse nuk ka te majte , nuk ka as te djathte. Ka vetem nje politike korrupsioni te shitur dhe te blere vetem me emra ne teori dhe ne praktike ka 30 vite qe bene te njejten loje. Qe kur e majta ka mbaruar se ekzistuari duke eliminuar vetveten , si pasoje u eliminuan edhe kerkesat e popullit dhe u eliminua vete populli. Ne nje Europe qe po tregohet e pa bese edhe me Republiken e dyte shqiptare , Kosova , e cila i ka plotesuar me kohe te gjitha kerkesat per anetaresim ne zonen shengen por qe akoma nuk e lejuan qe te behet pjese me vendime te Frances.
Ne nje Europe qe nuk aprovon nje ligj te perbashket emigracioni per ti bere balle fluksit te emigranteve ketu e 30 vite qe nga fillimi i eksodeve te medha pas renies se murit te Berlinit, Britania e Madhe eshte ajo qe duhet te jape shembullin e vendit me eksperienca te medha emigratore dhe asnjehere te ulet ne nivelin e atyre qe perdorin stigmatizimin e nje komuniteti emigrantesh per te bere propagande anti raciste . Emigracioni nuk do te rresht e kurre se ekzistuari nese emigrantet nuk do te perdoren nga shume shtete per propaganda politike , per pune te rendomta apo per mish per top te fajeve te një politikë jo korrekte migratore.
Jepini lejet e qendrimeve emigranteve dhe ta shohim nese ata nuk do duan te punojne. Krijoni mundesine e pare per ta dhe te dytes ata vete ja gjejne zgjidhjen. Ka ardhur koha qe te ndertohet nje opozite e mirefillte popullore dhe ate opozite sot ne perqindje e kane vete emigrantet ne dore por, me kusht qe te mos harrojne historine e tyre!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim pune ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në vendet e rajonit.
Në fokus të takimit ishte partneriteti me Shtetet e Bashkuara, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.
Në lidhje me zhvillimet e fundit, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet tona mbeten plotësisht të angazhuara për të kontribuar në mënyrë aktive për paqe dhe siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon, në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar.
Presidentja Osmani ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara, aleaten kryesore të vendit dhe popullit tonë. Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Ditar lufte
Letër nga Moska
Shkruan A.A.
2 tetor 2022
Rusët protestojnë kundër luftës
Nga revista Monato, dhjetor 2022
Nuk dua t’iu mërzis, por ngjarjet e ardhëshme do ta trondisin botën. Popullsia e Rusisë po përgatitet për “sulmin” atomik, jo për luftën bërthamore, sepse kjo do qe tepër frikësuese për popullsinë. Truri im është lodhur nga befasitë dhe është i shokuar nga lajmet. Mora furnizime me ujë për shtëpi, i paketova teshat dhe u regjistrova për të blerë jod kaliumi (që nuk gjendet tani në farmacitë).
Në gazeta është shkruar që në orën e saktë të rrezikut bërthamor, do lajmërohemi të gjithë përmes radios dhe televizionit. Por nuk e kuptoj, se çfarë do bëjë ai që është në udhëtim e sipër ose nuk ka radio. Nuk e besoj se mendojnë për ata. Dhe në se këpurdha bërthamore do më kapë në shtëpi, ende nuk kam vendosur, a duhet të ruhem në apartament apo të hyj në ndonjë vendstrehim nëntokësor mbi të cilin do binin të 22 katet e pallatit tonë..
Për presidentin tonë jeta e tij vetiake dhe ajo e njerëzve të tjerë është pluhur. Atij s’i vjen keq dhe nuk ka frikë. Putini përgatitet t’i vrasë të gjithë.
Jam e lodhur nga kujdesi dhe kam frikë dhe me interesim do vëzhgoj dy-tri muajt e ardhëshëm, mbase gjashtë muaj. Mendoj se Putini është gati t’i vrasë të gjithë njerëzit- ukrainasit, rusët, britanikët, amerikanët, japonezët- me të gjitha mjetet që ka . Ai e urren botën dhe nuk mund të lejojë të jetojnë të tjerët. Jeta ime, edhe jeta e të afërmëve të mij dhe e miqve të mij nuk është në dorën time. Disa do të vriten, disa do mbijetojnë.
Mobilizimi i përgjithshëm gjatë pothuaj dhjetë ditëve kaloi në ethe. Shumë të njohur ia mbathën jashtë vendit. Të tjerë janë fshehur dhe kanë vendosur të mos luftojnë, edhe sikur t’i burgosin. Krenohem që rrethi im u tregua jo konformist, i gatshëm të veprojë kundër rrezikut. Disa nga miqtë e mij të largët më kanë kërkuar këshilla, qysh ta shmangim mobilizimin. Po, vetë kam përhapur njoftime ne rrjetet sociale dhe nëpërmet listave emërore se çfarë shancesh ka , përse nuk ia vlen të luftojmë.
Është një burrë që punon përkohësisht te ne, është 40 vjeç dhe ka tre fëmijë të vegjël, njeri shumë simpatik. Kur e pyeta, a do luftojë, më tha: Kam tre fëmijë të vegjël, por në se atdheu më thërret, kuptohet se do shkoj. Përse është e nevojshme të vrasim fëmijët ukrainas, këtë ai nuk e kupton. Por ai thotë, se atdheu e di këtë më mirë, se çfarë duhet bërë. Një mik tjetër e ka gruan invalide, që varet prej tij. Sipas tij, nuk duhet të shërbejë në ushtri, por është i detyruar të paraqesë shumë dëshmi për këtë. I duket më lehtë të shkojë të luftojë se sa t’ia mbathë ose të qendrojë në radhë dhe të paguajë avokatin. Mori leje dy ditë që të mblidhte dokumentet, por nuk ia arriti dot. Pas dy ditësh ai duhet ta lerë gruan invalide dhe do të mobilizohet.
Në lajmet dhe mjetet e komunikimit ende po flitet shumë për të shtënat në vendregjistrimin e rekrutëve në Ust- Ilimsk. Një punëtor i thjeshtë, Aleksander Zimin, djalosh, ishte shqetësuar shumë për mikun, që ishte I detyruar të shkonte në qendrën e rekrutimit, ndonëse ai e kishte kryer ushtrinë dhe nuk ishte vënë në shërbim. Kur komisari ushtarak kundërshtoi të kthehej ndonjë në shtëpi, Aleksandër Zimin tha: “Tani të gjithë do shkojnë në shtëpi” dhe e qëlloi komisarin ushtarak.
Personi që kundërshton të shkojë për të vrarë gjatë “operacionit special” duhet të futet në burg për 10 vjet. (Putini e nxori këtë ligj).
Sot bisedova me shitësen e qumështit. Ajo ka punuar në poste të larta në ministri, por i shoqi I ka vdekur. Kur ishte koha e pensionit dhe ajo nuk donte të rrinte në shtëpi, vendosi të shesë qumësht. Dyqani i saj është mjaft larg shtëpisë sime dhe unë e shoh rrallë atë, por kisha kënaqësi të flisja nga njëherë me të, sepse edhe ajo ka lindur në Ukrainë. Këtë rradhë ajo më qëlloi edhe në mendimet e mia. Më tha se moti sot është i bukur dhe shumë njerëz kanë dalë të shëtisin dhe të blejnë qumësht. Iu përgjigja që njerëzit e ndershëm nuk mund të jenë në rrugë, ata ose duhet t’ia mbathin, ose duhet të jenë në burg. Ajo më kundërshtoi butë. Më tha se të gjithë burrat duan të shkojnë në front, vetëm se ende nuk i kanë thirrë. Se ukrainasit i urrejnë rusët prandaj duhet të luftojmë. U befasova. Ajo vjen nga Ukraina, dhe cili më mirë se ajo mund t’i njohë ukrainasit? Ajo shtoi se shpesh sheh televizor dhe është në dijeni për të gjitha lajmet.
Ky shembull është diçka klasike për atë që po ndodh në Rusi. Në televizor në të gjitha kanalet flasin nga mëngjesi në mbrëmje për mizoritë e ukrainasve. Si rrjedhojë ata vetë janë me nenvetëdije të gatshëm të vrasin njerëz të tjerë sipas urdhërit të Putinit dhe ko zgjon shtazërinë. Nënat dhe gjyshet janë për luftën. Burrat janë më të moderuar në dëshirat e tyre. Ata e kuptojnë se do paguajnë për kërkesat e bashkëshorteve të tyre me jetën e vet, por ata shkojnë. Kryebashkiaku i Vorkutës, Jaroslav Shapozhnikov tha në një intervistë se sipas vëzhgimeve të tij, më tepër se 10 % e ushtarëve shkojnë në luftë për shkak të bashkëshorteve. Nga një herë nuk bëhet fjalë për bashkëshortet por për prindët. E di nga një mik i imi, se prindët e tij kërkojnë që ai të luftojë, ndonëse ai vetë nuk do kategorikisht. Prindët mund ta kallëzojnë atë.
Njoh tregime të pilotëve që u duhej të divorcoheshin nga bashkëshortet që u kërkonin të merrnin pjesë në luftë. Gënjeshtrat, gënjeshtrat. Për befasi janë plakat- nënat dhe gjyshet- që janë bërë elektorati aktiv i Putinit dhe këmbëngulin për vrasjet. Ato, që duhet ta pëlqejnë dhe ta mbajnë jetën, e djegin atë. Pjesërisht është vështirë t’i fajësosh ato për diçka tjetër nga budallalëku dhe të menduarit primitiv.
Për 20 vjet nuk ka pasë televizion të pavarur në Rusi. Për 20 vjet gratë që kanë nevojë të marrin pjesë në jetën publike, shohin programe helmuese nga të pesë kanalet e ndryshme, të gjitha të financuara nga Kremlini. Paga e spikerit kryesor të vendit, Vladimir Solovjovit, vlerësohet në shumë mijëra dolalrë në muaj. Por gratë thonë, që ai e meriton atë para.
Të gjitha kanalet e pavarura janë shkatërruar prej kohësh. Në pesë kanalet e tjera u tregojnë grave për gjërat e neveritshme të fashistëve ukrainas. Gratë nuk kanë antidote, nuk kuptojnë, se i gënjejnë në të pesë kanalet. Dhe ato nuk kanë burime të tjera informimi për shoqërinë. Për shkak të budallallëkut të gjithë këtyre grave pro-putiniste, burrat rusë dhe ukrainas e paguajnë me jetën e vet. Gratë qajnë dhe hidhërohen, por kur i vënë re gabimet e tyre tragjike, është tepër vonë. Dhe disa madje nuk e vënë re këtë, sepse jo çdo tru mundet ta trajtojë këtë.
Pas mobilizimit niveli i ankthit në Rusi u shtua nga 37 % në 65 %, dmth thuajse u dyfishua. Në kohët më të vështira të Kovid-it ai sillej rreth 30 %. Lufta e shqetëson psiqikën. Që nga muaji maj rusët kanë nisur të marrin më shumë sedativë, dhe natyrisht kjo ëhtë shtuar shumëfish. Do vdesin qindra mijera.
Njerëzit do mund ta shprehnin mospranimin e tyre, zhgënjimin dhe agresionin me mitingje paqësore. Por jo në vendin tonë. Ditën e parë pas lajmit të mobilizimit, grupe të vogla të pakënaqurish thirrën njerëzit të vinë në qendrën e qytetit dhe të tregojnë pozicionin qytetar me një procesion. Në këtë ditë, unë duhet të qendroja në vendin e punës, por kur kalova në vendtakimin duke u kthyer në shtëpi, pashë pesë kamionë policorë bosh dhe shumë policë, që po i fusnin protestuesit në to.
Sipas ministrit të mbrojtjes, 300 000 njerëz janë thirrë për mobilizim dhe rekrutim. Por disa saktësojnë se i gjithë numri mbase do variojë nga 1 deri në 4 milionë. Shoh filmime të zyrave të regjistrimit dhe listimit ku duket qartë se disa nga ushtarët janë të dehur. Njerëzit që duken si udhëheqës u sqarojnë atyre se rekrutët duhet t’i blejnë vetë shumicën e uniformave dhe sendeve, me shpenzimet e veta. Në filmime të tjera mund të shihet që ushtarët janë në mot të ftohtë në çadra të ftohta ose flenë mbi pllaka qeramike ose mbi krevatë hekuri pa dyshekë. Mendoj se këta njerëz nuk mund të luftojnë, ata nuk janë stërvitur dhe nuk e kuptojnë përse. Me shumë gjasë ata do vdesin dhe banorët e tjerë do të çmenden krejt për shkak të humbjeve dhe zemërimit të madh. Dhe mendoj se kjo do bëhet e qartë në muajt që do vijnë. Dhe atëhere ka të ngjatë të dëgjojmë në lajme për sulmin atomik.
Mbase do na thonë që Ukraina na ka sulmuar. Pardje një turmë njerëzish në Sheshin e Kuq u mblodh për të duartrokitur bashkimin me Rusinë të shumë rajoneve të Ukrainës. Këta njerëz ishin shpënë që më parë me autobuzë me qera nga rajoni i Moskës, mbase edhe qytete të tjera. Nuk e di a janë paguar për këtë, por përvoja më thotë se mosprania në ngjarje të tilla nga nëpunësot shtetërorë sjell në pushimin e tyre nga puna.
Të provojmë të përjetojmë. Në se do mbijetojmë, kemi nevojë për një mjet që do t’i mbrojë mjetet masivë të komunikimit, gjyqtarët, opozitarët, organizatat. Do jetë i nevojshëm reagimi. Tani shurdhëria publike u bë e mundur për shkak të parasë së lehtë nga nafta dhe gazi. Këta ushqejnë mafien qeveritare dhe rojet e tyre në të gjitha nivelet. Një pjesë e vogël shkon për nëpunësit shtetërorë besnikë të gjitha niveleve, ndërsa ata që nuk janë besnikë bien në skajin e mbijetesës, sepse nuk mbetet tregti e ndershme në vend. Megjithatë janë e qetë. Duhet vetëm ta përjetojmë sulmin atomik dhe rrjedhojat e tij dhe pas kësaj çështjet do përmirësohen.
Ka të ngjarë që Rusia të nisë përvojën e të dëbuarve, lypësve por kjo në fund të fundit do na mësojë ta kuptojmë dhimbjen e Ukrainës dhe të njerëzve të tjerë. Shumë nga të njohuri e mij (dhe unë) jemi gati ta humbim jetën, vetëm në se kjo mafie e tmerrshme që po e torturon Ukrainën dhe popullin e saj të zhduket si klasë. Në se nuk mundemi ta përmbajmë përbindëshin, atëhere do ishte më mirë që ai të vdesë bashkë me ne, se sa ta gjymtojë gjithë botën.

Perktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë 15 nentor 2022
Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (shkollën fillore e kreu në Prishtinë,të mesmën dhe fakultetin në Vancuver) dhe sot luan filma ne vende te tjera (Kanda) fal aftësisë së profesionit aktore dhe ingjiniere.
https://www.backstage.com/u/erika-bruci/
Ne foto eshte ashtu sepse e luajti rolin e një filmi në kinematografinë kanadeze në Vankuverë.
Pse duhet të krenohem ne si shqiptar qe lindin nëpër botë dhe flasin shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe angleze !
Dhe këte duhët vlerësuar!!!
Erika.e fletë anglishtë n si shqipën Është një aktore që ka luajt ne fillimin e karrjeres së sajë në Kosovë dhe në Kanada, është shumë e re(2000) dhe sot sot ajo në botë ka realizuar 2 filma të metrazhit të gjatë më aktoret më më famë botërore( Canada, United States)
https://www.blogger.com/blog/post/edit/8422905568708046283/5257823380190840691?hl=enAjo shifet në filma kandezë si një Yll që po aktron në shumë me rrole të mira .
https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm491841537/Erika, është e vecantë në llojin e vet i perket një gjenerate e brumosur më fisnikeri dhe karakter të fortë të gjenit shqiptar qe e bënë atë fisnike që do të përmendet në dhjetë vjetshn e fundit në kinematografinë botërore si një artiste më famë botërore shqiptaro-kanadezë…
Filmi Psycho Intern :
Një grua menaxhere projekti punëson një praktikant të ri dhe kur ai fillon të qëndrojë deri vonë në zyrë për të ndihmuar, ata bijnë në dashuri për një natë. Gruja e turpëruar nga incidenti, i kërkon falje praktikantit dhe i ndërpret dashurickat shpejt, por praktikanti nuk është ende gati ta lëshojë atë…https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm3955945729/?ref_=tt_md_2
Asajë i urojmë suksese!

Nga: Shefqet DIBRANI
VITRINA E LIBRIT:
Adnan Mehmeti, “SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË”, monografi, Vëllimi I, (2001-2011) dhe Vëllimi II, (2012-2021), secili vëllim është me 336 faqe. Botoi Shtëpia Botuese “ADRIATIC PRESS”, New York 2022. ISBN 978-1-958057-05-6
Sivjet në Amerikë është botuar në dy vellime e tërë veprimtaria kulturore e letrare e “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”. Në këto dy vëllime janë përfshirë shkrime kronologjike, kumtesa e referate, njoftime për ose rreth aktivitetit kulturor e letrar që ka bërë në këta 20 Vjet ShShSHA, duke dhënë shembullim intelektual se si është dashur të veprojnë secila shoqatë kulturore a politike që ka vepruar diku në diasporë, e pse jo këta dy libra të mos merren model se si duhet të mblidhet e sistemohet veprimtaria e shoqatave dhe asociacioneve të organizuara kudo në hapësirën shqiptare dhe në mërgim. Vëllimi i parë përfshinë shkrime e kumtesa të periudhës 2001-2011, kurse vëllimi i dytë përfshinë shkrime dhe kumtesa në perudhën kohre 2012-2022. Ky dy vëllimësh ka për autor Adnan Mehmetin, autor librash të shumtë dhe President i Shoqatës.
Po ashtu edhe ky libër i botuar në dy vëllime, me titull “SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË”, është përgatitur nga Presidenti i Shoqatës z. Adnan Mehmeti, i cili në vitet e nëntëdhjeta ka jetuar dhe vepruar në Zvicër, madje ka qenë mësimëdhënës pranë Shkollës Shqipe në Zvicër. Më pas Adnan Mehmeti ka emigruar në Amerikë: Edhe atje ai gjithmonë ka qenë i angazhuar në aktivitete të shumta që i bënte komuniteti shqiptar i atjeshëm. Dy vëllimëshi në fjalë, padyshim është një libër me vlerë kronologjike e dokumentuese për komunitetin e krijuesve shqiptarë në Amerikë dhe më gjerë. Siç thuhet në një shënim se “Ky botim është pjesë e veprimtarive në fushën e botimeve që kjo Shoqatë i bën për të regjistruar e bërë të njohur tërë krijimtarinë letrare e kulturore të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”.
Në vëllimin e parë, 2001-2011, janë përfshirë shkrime nga: Beqir Sina, me 14 shkrime, Këze (Kozeta) Zylo, me 6 shkrime, Dr. Gjekë Marinaj, me 5 shkrime, Dalip Greca, me 4 shkrime, Mëhill Velaj dhe Raimonda Moisiu, me nga 3 shkrime, kurse me nga dy shkrime janë përfshirë Adnan Mehmeti dhe Vlashi Fili. Ndërsa me nga një shkrim janë përfshirë: Albana Melyshi Lifschin, Ardian Murraj, Dalan Luzaj, Dr. Fatmir Terziu, Eduard M. Dilo, Eleonora K. Gjoka, Fation Pajo, Kostaq Duka, Merita Bajraktari McCormack, Pierre-Pandeli Simsia, Ramiz Gjini, Sotir Pani, Shefqet Dibrani, Shpresa Vranari dhe Vasil Filipi. Kurse në gjuhën angleze janë përfshirë edhe dy shkrime të tjera nga Brent Flynn dhe Justin Stock, e ndonjë tjetër që mund të më jetë përvjedhur pa qëllime.
Ndërsa në vëllimin e dytë përfshihen shkrime në periudhën, 2012-2021, nga: Adnan Mehmeti, me 15 shkrime, Raimonda Moisiu, me 6 shkrime, Beqir Sina, me 5 shkrime, kurse Dalip Greca, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Dr. Yllka Filipi, Fuat Memelli dhe Namik Selmani, me nga 3 shkrime, kurse Dr. Besim Muhadri, me 2 shkrime. Autorët tjerë janë me nga një shkrim: Anton Çefa, Carrie Hooper, Dr. Agron F. Fico, Dr. Gjekë Marinaj, Dr. Sami Repishti, Frank Shkreli, Këze (Kozeta) Zylo, Kozeta Zavalani, Mëhill Velaj, Përparim Hysi, Pierre-Pandeli Simsia, Rozi Theohari, Sokol Paja, Shani Pnishi, Veneta Çallpani dhe Visar Zhiti.
Vlenë të theksohet se në pjesën e dytë janë dhënë edhe shënime për Kryesinë e Shoqatës nëpër mandate udhëheqëse nga viti 2001 kur është themeluar dhe gjerë në mandatin e fundit 2021-2023, si dhe janë dhënë shënimet për çmimet letrare dhe mirënjojet e caktuara të cilat i ka ndarë kjo shoqatë, duke e bërë këtë botim dokument edhe më autentik dhe më historiografik.
Në mbështjellësin e librit, (ana e pasme), do të lexojmë vlerësimet për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan nga kandidatët për Çmimin “NOBËL” për letërsi siç janë Ismail Kadare dhe Frederick Turner, si dhe përshtypjet nga emra të njohur të letërsisë botërore siç është Constance Rooke, shkrimtare dhe kritike letrare nga Kanadaja dhe nga dy profesorët shqiptarë në Amerikë: Dr. Peter Prifti dhe Dr. Sami Repishti.
Dy vëllimet kanë nga 336 faqe secili vëllim, dhe janë të shoqëruar me shumë fotografi me ngjyra. Libri është botuar me një cilësi teknike të lartë bashkëkohore, thuhet në një njoftim për këta libra të cilët janë botuar nga Shtëpia Botuese “ADRIATIC PRESS”, New York, 2022.
St. Gallen, 15 nëntor 2022.
Shefqet DIBRANI
