Kreu Blog Faqe 1183

Ngritja e pllakës përkujtimore për Mustaf Memishin-Tanushën

0
Feri Arifi, historian, Viti
_____
Tafa, lindi më 1886 në një familje të varfër, por shumë bujare dhe patriotike shqiptare. Krisma e pushkës së Tafës edhe pse ishte i moshuar, në luftën e Gurit i Zi, dallohshin nga krismat e pushkave të tjera, sepse krisma e pushkës së Tafes, vinte nga gjatësia e tytës që kishte, ashtu dhe nga saktësia e goditjes edhe pse ky ishte i shtyr në moshë. Ishte mjaft i përgatitur për luftë kundër çetnikëve e partizano-sllav. Ditën që Brigadat XII-VIII-, kanë kaluar lumit Stanit nga Breza, Malina, Tafa, ishte duke shkuar të dajt në Brezë së bashku me shokët fati është mbreti botës e zuri Lufta trimin e madh Tafen i cili me të afërmit e tij i zunë priten armikut në Kodrën e Lisit, armiq këta të ardhur nga Serbia që e morren vendin Ilirin më 1878, i cili Tafa, bertiti ”Bjeruni, o burra e mos të koritemi këtë vend, se jemi nga ky vend, e kemi lindur ne Tanushën heroilke e na thojn tanushas!”
Me urdhër të Idriz Dalip Arifit, të gjithë burrat e staneve, të quajtur Shullaj, apo Vendi Staneve, Tafa, ishte me mjekerr të bardh, si trim që ishte siç tregojn burrat, çdo herë gjuante në këmbe dhe çdo herë që gjuante pushka e tij nuk shkonte huq. Edhe pse shokët ia kishin tërhequr vërejtjen që mos të ngrihej në këmbe kur gjuante, ai thoshte se “pushka e shkaut është e dobët për mua, ata kan ikur shumica nga neve dhe kanë ndrru gjuhë, e të tjeret kan ardh nga Rusia!”. Mirëpo lufta bëhej shumë për së afermi, e cila një predhë minahedhësi e papritur e godet në stomak. Edhe pse pothuajse të gjithë zorrët i kishte nëpër këmbë, “Tafa ishte me vetëdije të plotë dhe i porosit shokët që ta vazhdojnë luftën deri në fund dhe t’i marrin fshatrat sllave që ishinë asimiluar dhe ishin të këtyre vendeve Tafa, vdiq më 19, shtatorë 1944. Këto ishin fjalët e fundit të Tafës.”
Pas varrimit të tij aty në koder të Gurit të Zi, i mbuluar me pak dhe me nderime nga ana e Komandantit Tefik Tanisheci Trakalaqi dhe Idriz Dalip Arifi dhe shokët tjerë që ishin aty në front, lufta vazhdoi pandërprerë. Në një libër të shkruar nga Vukqeviqi, thuhet se nga ane e Brigadës së XII dhe VIII kishte shumë të vrarë, e shumë të humbur po edhe me shumë të plagosur. Gjatë këtyre luftimeve të tmerrshme të trimave nga “Tanusha, Breza, Malina, e fshatrat e tjerë, po në ketë ditë me trimin e Tanushës vriten dhe Shaqir Saba, e Nurë Alihoxha nga Breza që ishin trimat më të tmerrshëm për armikun.
Pastaj, vrien edhe Zekë Sahiti, e Tefik Sadiku, nga Breza”. Kjo lufte vazhdoi edhe në Bajashnicë pa nderprer edhe pas vrasjes së herojt të madh të tanushës Tafës. Lavdi e pa vdekshme për heroin ton dhe të tjëret që vdiqën për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet.

Komuniteti shkencor në SHBA vlerëson potencialin shkencor të Kinës

0

Shkruan: Flori Bruqi; Prishtinë

Tetori njihet si muaji i letërsisë dhe për faktin se është muaji kur ndahen çmimet “Nobel”, ku përfshihet dhe letërsia.

Republika e Kinës  si një vend me kulturë të lashtë dhe letërsi po aq të lashtë dhe bashkëkohore ka historinë e saj të çmimeve “Nobel”.

Në vitin 2012 shkrimtari kinez Mo Yan u bë i pari përfaqësues i letërsisë kineze i cili fitoi çmimin “Nobel”.

Bei Dao

Edhe poeti i njohur kinez Bei Dao u nominua më  çmim”Nobel” për letërsi.

Bei Dao është emri i shkrimtarit kinezo-amerikan Zhao Zhenkai. Ndër poetët më të njohur kinezë të brezit të tij, ai shpesh konsiderohet si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Përveç poezisë, ai është autor i veprave të shkurtra artistike, eseistike dhe një kujtimore.

Si  evolojë  ndër vite përvoja e autorëve kinezë me çmimin Nobel?

Mo Yan

Përpara shkrimtarit kinez  Mo Yan, shkrimtari kinez Shen Congwen iu afrua Nobelit në vitin 1988, duke u nominuar në 5 pretendentët për çmimin prestigjioz, por vdekja e tij e pengoi në marrjen e çmimit “Nobel”.

Shen Congwen 

Veprat e Mo Yan-it janë romane historiko-epike që karakterizohen nga realizmi halucinat  , dhe të cilat përmbajnë elemente të humorit të zi. Ndër temat kryesore në veprat e Mo Yanit është pandryshueshmëria e lakmisë dhe korrupsionit të natyrës njerëzore, përkundër ndikimit të ideologjive. Ngjarjet e shumë tregimeve të tij ai i vendos në qytetin e lindjes Gaomin verilindor në provincën Shandong, të Republikës Popullore të Kinës, dhe ai përdor imazhe verbuese, komplekse dhe shpeshherë të dhunshme. Mo Yan thotë se e kuptoi se mund ti bënte “anëtarët e familjes, të njohurit, fashatarët…” personazhe të romaneve të tij, pas leximit të romanit The Sound and the Fury të shkrimtarit amerikan Wiliam Faulkner  . Mo Yan satirizon me zhanrin letrar të Realizmit socialist Kinez duke i vendosur punëtorët dhe burokratët në situata absurde.

Shkrimet e Mo Yanit shquhen për dallimet e turbullta mes “të shkuarës dhe të ardhmes, të vdekurve dhe të gjallëve, si dhe të mirës dhe të keqes”. Mo Yan shfaqet në romanet e tij si personazh gjysmë-autobiografik që ritregon dhe modifikon rrëfimet tjera të autorit. Personazhet femërore shpesh rebelohen ndaj roleve gjinore që i përcakton tradita si p.sh. në romanin “Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera“, nëna e familjes Shangguan pasi dështon që t’i bëjë burrit djem, fillon ta tradhtojë me burra tjerë, duke mbetur shtatzënë me një misionar suedez, një ushtar japonez etj. Pushteti i meshkujve poashtu paraqitet në mënyrë cinike në po të njëjtin roman, ku ka vetëm një hero mashkull.

Më 11 tetor 2012,Akademia Suedeze   e shpalli Mo Yanin laureat të Çmimit Nobel Për Letërsi me motivimin “me anë të realizmit halucionant i bën bashkë përrallat popullore, historinë dhe të tashmen”. Kur e fitoi çmimin në moshën 57 vjeçare, më 2012, ai u bë laureati i 109-të i tij, dhe i pari shtetas i Republikës Popullore të Kinës që e fitoi. Per Wästberg, anëtar i akademisë suedeze, në fjalimin e tij shpjegoi: “Mo Yan është poet që i shkul posterat stereotipikë të propagandës, duke e nxjerrë në pah individin nga një masë anonime e njerëzve. Me anë të talljes dhe sarkazmës, Mo Yan sulmon historinë dhe falsifikimet e saj, si dhe deprivimin dhe histerinë politike

Kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund tha në mënyrë më pak zyrtare: “Ai ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit. Nëse lexon një gjysmë faqe nga Mo Yani, e njeh menjëherë se është e atij”

Në rregulloren suedeze të çmimit” Nobel”, çmimi nuk jepet autorëve pas vdekjes.

Librat e botuar të shkrimtarit kinez Mo Yani(Guan Moye)janë disa:

  • Klani i sorgumit të kuq (1986)
  • 《天堂蒜薹之歌》 Baladat e hudhrave (1988)
  • 《十三步》 Trembëdhjetë hapa (1988)
  • 《食草家族》 Familja ime bimëngrënëse (1993)
  • 《酒国》 Republika e verës: Një roman (1993)
  • 《丰乳肥臀》 Gjinj të mëdhenj & vithe të gjera (1995)
  • 《红树林》 Pylli i kuq (1999)
  • 《四十一炮》 Pow! (2003)
  • 《生死疲劳》 Jeta dhe vdekja po më lodhin (2006)
  • 《檀香刑》 Vdekja dru sandali (2008)
  • 《蛙》 Bretkosa (2009).
  • Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet:•Bretkosa (2013)Romani ‘Bretkosa’ është romani i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze në gjuhën shqipe.
  • Ndryshime (2014)
  •  •Klani i Sorgumit të kuq(2017)
  • Shkrimtari Guan  (lindi më 17 .02.1955)  i njohur me psudonimin Mo Yan, është shkrimtar kinez fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 2012. Mo Yan është një shkrimtar shumë i popullarizuar, të cilin kritiku Donald Morrison   , në revistën” TIME” e përshkruan si “njëri ndër më të nohurit, shpeshherë i ndaluar, dhe përgjithsisht në grupin e shkrimtarëve kinez të piratizuar”, ndërsa JIM LEACH   e përshkruan si versioni kinez i FRANC KAFKËS  dhe i JOSEPH HELLERIT . Për publikun perëndimor është bërë i njohur me romanin “Klani i sigurimit të kuq” botuar më 1986  në Kinë, i cili u adaptua edhe në verzionin filmik. Akademia Suedeze  e cila Yanit ia ndau Nobelin në vitin 2012, e përshkruan Yanin si shkrimtar “I cili, me realizmin e vet magjik, i lidh tregimet popullore, historinë dhe të sotmen moderne.”
LU XUN 

Akademia suedeze e çmimeve Nobel ka vlerësuar kontributin e shkrimtarit Lu Xun në letërsinë kineze dhe e ka njoftuar atë nëse do të dëshironte të nominohej për këtë çmim në vitin 1927.

Përgjigja e tij ishte se “Liang Qichao nuk do ta pranonte këtë çmim ndaj as unë nuk jam i gatshëm për të përfituar këtë shumë parash”.

Lu Xun ( Tradicionale: 魯迅, e Thjeshtësuar: 鲁迅, Pinyin: Lǔ Xùn), ishte pseudonimi i Zhou Shuren ( Tradicional: 周樹人, i Thjeshtësuar: 周树人, Pinyin: Zhōu Shùrén) ( 25.9.1881-19.19.10.1936)ishte një nga shkrimtarët   më të mëdhenj së Kinës së shekullit XX. I konsideruar nga disa si themeluesi i letërsisë moderne kineze, ai shkruante në stilin baihua  (白話) dhe në kinezishten klasike.

Punimet e Lu Xun-it u influencuan nga Lëvizja e 4 majit  në atë pikë sa që u aklamua nga regjimi komunist mbas 1949.

Sipas tij Akademia suedeze e Nobelit, nuk duhet ta japë çmimin thjesht për të favorizuar Kinën, pasi kështu populli kinez do të ndjehej i fyer.

Lao She

Lidhur me popullaritetin e Lao She, mësohet se i biri Shu Yi ka deklaruar se shkrimtari Lao She duhet të ishte nderuar me çmim në vitin 1968, por Akademia Suedeze e çmimeve Nobel nuk arriti të komunikonte me të, pasi kishte ndërruar jetë në vitin 1966.

Shu Yi

Cmimi i atij viti iu dha shkrimatrit  japonez Yasunari Kawabata.

Yasunari Kawabata.
Kjell Espmark

Në vitet e mëvonshme, njëri nga anëtarët e Komitetit të Çmimeve Nobel, pikërisht Kjell Espmark ka deklaruar se Akademia i kishte kërkuar shkrimtarit kinez nëse pranonte të nominohej për çmimin prestigjioz, por ai falë modestisë nuk kishte pranuar.

Kjell Erik Espmark ishte një shkrimtar suedez, historian i letërsisë, anëtar i Akademisë Suedeze dhe profesor i Historisë së Letërsisë në Universitetin e Stokholmit. Ai u zgjodh në Akademinë Suedeze më 5 mars 1981 dhe u pranua më 20 dhjetor 1981. Kjell Espmark pasoi gjuhëtarin Elias Wessén në vendin nr.16.

Lin Yutangu

Në vitin 1975, Lin Yutangu zgjodh zëvendëspresident i PEN International dhe të gjithë anëtarët ishin dakord të rekomandonin kandidaturën e tij për çmimin Nobel në emër të kësaj organizate. Ai u nominua por nuk arriti të përzgjidhej si fitues i Nobelit.

Në vitin 2000 Akademia suedeze e çmimit Nobel përzgjodhi Ba Jin për çmimin e vitit 2001.

Ai konsiderohej si një nga shkrimtarët më të shquar në letërsinë moderne kineze, pasi veprimtaria e tij letrare gjysmë shekullore kishte lënë gjurmë të mëdha në rrethet artistike.

Por vetë shkrimtari nuk pranoi ti jepej çmimi Nobel.

Mo Yan mbetet fituesi i vetëm i këtij çmimi deri me tash.

Në këtë kronologji të çmimeve “Nobel” për letërsinë dhe autorëve kinezë vërehet modestia e shumë shkrimtarëve kinezë ndër vite, të cilët kanë refuzuar çmimin, por dhe ndarja e dy prej tyre nga jeta, pa mundur që pas nominimit të merrnin çmimin e njohur.

Letërsia kineze bashkëkohore ka mjaft autorë veprat e të cilëve janë përkthyer në shumë gjuhë të botës letrare kineze po njihet dita-ditës nga lexuesit kudo dhe me siguri autorët kinezë do të jenë pjesë e listës së shkrimtarëve fitues të çmimit të Akademisë Suedeze “Nobel”.

“Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”

Një fjalë thotë se “Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”.

Thomas Christian  Sudolf

Kjo shprehje lidhet me Thomas Christian  Sudolf  profesor i Universitetit amerikan të Standfordit, i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2013 për fiziologjinë qelizore dhe molekurale.

Chen Lu

Kur mori çmimin ai ja dedikoi bashkëshortes kineze Chen Lu, profesore e asociuar e neurokirurgjisë, psikiatrisë dhe shkencave sociale pranë Universitetit amerikan të Standfordit.

Zoti Sudhof tha se “Bashkëshortja ime është një shkencëtare e mrekullueshme e cila më ka këshilluar gjatë gjithë karrierës sime shkencore dhe kjo ndihmë ka qenë vendimtare për mua.”

Sudhof është anëtar i bordit të Akademisë Kineze të Shkencave, pranë Institutit të Biofizikës në Pekin dhe shpesh udhëton në Kinë për shkëmbime akademike.

Zbulimi i profesorit Sudhof në fushën molekulare pritet të ndikojë pozitivisht në studimet e ndryshme të sëmundjeve nervore,ndër të cilat autizmi dhe skizofrenia.

E shoqja kineze, njëherësh akademike pranë Universitetit prestigjioz të Standfordit ka një kontribut të veçantë në nderimin e këtij shkencëtari me çmimin “Nobel”.

Në një intervistë ekskluzive për median kineze “Global Times” ajo ka treguar se ata si çift shkencëtarësh kurrë nuk i kanë dhënë rëndësi reklamimit në media të punës së tyre.

Për ta rëndësi të veçantë ka përgjegjësia shkencore ndaj publikut.

Ajo shton se komuniteti shkencor në SHBA vlerëson potencialin shkencor të Kinës, investimet e jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës si dhe arritjet e shkencëtarëve kinezë.

Ndërsa nobelisti amerikan Sudhof shpreh besimin se shumë shpejt ndonjë shkencëtar kinez do të jetë fitues i Nobelit.

Ai e mbështet këtë besim në përvojën e tij të bashkëpunimit me institucionet kërkimore dhe shkencore të Kinës si dhe me arritjet e shumë prej shkencëtarëve kinezë në arenën ndërkombëtare.(E.Merepeza)

Ukraina dhe dialogu Kosovë – Serbi

0

22 vjeçari Blade, në të majt, i mshel veshët perderisa ai dhe kolegu i tij e mbushin një bombahedhës. Ushtarët veprojnë afër kufirit me Rusinë.

Shkruan: Martin Vulaj, New York

Bota ka ndryshuar. Sulmi i Rusisë në Ukrainë nuk ka qenë befasi për ata që i ndjekin zhvillimet në sigurinë globale. Sipas strategut të njohur të gjeopolitikës, Peter Zeihan, pushtimi është hapi tjetër logjik në avancimin e sigurimit të zonave gjeografikisht të cenueshme që dikur mbaheshin nga Perandoria Sovjetike. Përballë rënies së demografisë që do ta bëjë atë të paaftë për të përballuar gjysmën e numrit të Ushtrisë së Kuqe aktuale në një dekadë apo më shumë, Putin ka të ngjarë të llogaritë se ai duhet të veprojë tani, veçanërisht pas zgjerimit të NATO-së deri në pragun e Rusisë, ose ta lërë Rusinë përgjithmonë të pambrojtur ndaj ushtrive pushtuese të së ardhmes.

Fakti se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë pasohet me veprimet e Rusisë në Gjeorgji, Kazakistan dhe Krime është shumë më pak shqetësues se sa avancimi logjik që qartazi e synon. Nëse rusët kanë sukses në Ukrainë, hapat e ardhshëm të nevojshëm në sigurimin e këtij perimetri janë pushtimi i Moldavisë, Rumanisë lindore, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe, më alarmuesja, Poloninë veriore. Duke e parë këtë, kjo ka bërë botën perëndimore që të bëhet bashkë për ta ndalur Putinin në Ukrainë. Alternativa është një luftë e pashmangshme mes NATO-s dhe Rusisë, me të gjitha pasojat e dukshme, të zymta. NATO-ja është përgjigjur, ndër të tjera, me zgjerimin e sigurisë së saj në veri, me përfshirjen e Suedisë dhe Finlandës (e cila ndan një kufi të gjatë me Rusinë) dhe forcat e NATO-s në Kosovë e kanë për të qartë pozicionin e tyre, në rast të ndonjë ndërhyrjeje ushtarake të dorezës së Rusisë, Serbisë.

Bazuar në këtë kontekst, përfshirja e Kosovës në rrjetin e sigurisë së NATO-s de juro, jo vetën de facto, është në interesin më të madh të Kosovës, të kombit shqiptar dhe në çuarjen përpara të interesave të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Roli i Evropës në dialog është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Fjala e BE-së nuk vlen më për shkak se sfidat e brendshme e kanë ndalur (jo zvarritur) zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe, më e rëndësishmja, shumë ekspertë gjeopolitikë, si Zihan dhe George Friedman pajtohen që, me gjasë nuk do të ketë një BE në të ardhmen jo shumë të largët. Tashmë e kemi parë Brexit-in dhe lëvizjet tektonike në Itali dhe Spanjë. Ne tashmë e shohim se borxhi i shumë prej anëtarëve të BE-së në raport me GDP-në mund të nënkuptoj fundin e Euros dhe jo shumë gjatë pas kësaj, fundin e BE-së. Kjo do t’i binte kthimin në shtetet-kombe të Evropës, ku një Francë demografikisht stabile lufton për mbizotërim kundër një Gjermanie të sfiduar demografikisht. E ardhmja jonë duhet të mbështetet në NATO dhe, veçanërisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urgjenca e përfundimit të suksesshëm të dialogut është e rëndësishme për arsyet që janë të dukshme, por edhe për arsyet që mund të dihen më pak. Rezultati i mundshëm dhe i nevojshëm (veçanërisht duke pasur parasysh rënies demografike) i lëvizjes së Rusisë do të jetë shumë më i vogël dhe dobësimi i Rusisë deri në shkallën ku ajo më nuk do të jetë fuqi botërore, por rajonale. Serbia, që gjithmonë ka luajtur me Lindjen, kundër Perëndimit, do të ketë faktorë të rinj t’i konsiderojë në kalkulimet e saj dhe do të përpiqet t’i forcojë raportet me Evropën. Si një forcë udhëheqëse ekonomike dhe ushtarake në Ballkan, Serbia do t’i gjejë duart e shtrira të aleatëve historikë. Kjo domosdoshmërish dobëson pozitën shqiptare përgjithësisht në Evropë dhe me aleatët specifikisht.

Duke e pasur parasysh këtë, shqiptarët duhet të punojnë zellshë, për ta konsoliduar pozitën e tyre politike, ekonomike dhe ushtarake. Kjo nuk mund të bëhet pa një përfundim të suksesshëm të këtij dialogu. Që kjo të ndodhë realisht, vlera strategjike e një përfundimi ku Kosova është gati të anëtarësohet në NATO dhe përfundimisht të bashkohet me Shqipërinë duhet të ketë përparësi ndaj konsideratave të tjera që, megjithëse të rëndësishme, janë të zbehta në krahasim.

Idriz Arifi nga Tanusha, heroi i madh i kombit që nuk deshti të vdiste pa luftue deri në fund

0

Feri Arifi, historian, Viti

_________

  • Rrreth ngjarjes së dhimbshme e heroike kur pati rënë dëshmor Idriz Arifi nga Tanusha e Shkupit.

Me datën 24 tetor 1944, gjat luftimeve Idrizin, edhe pse e godet një plumb, nuk deshi të tërhiqej, por deshi të qëndronte me shokët dhe bashkëluftëtarët e tij në Bajashnicë, për t’u dhënë kurajo atyre shokve. Mirëpo shokët e tërheqin nga vija e frontit që ta dërgojnë në një spital që ishte i Ballit Kombtar në Gjilan.

Rrugë kjo mjaft e largët e me plagën që kishte marrur dhe që vinte duke u ftohur, Idrizi e përballoi durueshëm këtë dhimbje. Bile gjate kalimit për spital rreth shtëpisë tij të Xhamija e Vjeter në Tanushë, e thërrasin nënën e Idrizit për ta pare! e kur deli nëna në rruge dhe e sheh të plagosur rëndë të mbështjellë me një dyshek, Idrizi i jep kurajo nënës, duke i thënë: ”Hajt, nëna ime, mos ke gajle se mua me ke këtu për dy ditë. Unë do të shërohem shpejt, bile mos mos u marakos se unë këtu do të jem për dasmën time!”

Dasmën e kishte pasur me “vaden e ndame,” për një javë.

Unë , oj nënë, nuk vdes nga plumbi sllavit …

Por edhe e ëma ishte aso trimëreshe sa që s’e qiti asnjë pikë loti. Gjatë rrugës me vëllanë i tij, Kadriun, prej Tanushës për Gjilan që kishin edhe Kasumin, e plagusur në krahror rëndë me vete, që udhëtuan me kal, nëpër një mot të ftohtë vjeshteë, duke bërë shtatë orë rrugë.

“Pa mbërri në Kodrën e Gjilanit Idrizi Arifi, ndërron jete. Kështu vëllanë Idrizin, Kadriu e varros në Kodrën e Gjilanit, afër një shelgu, sepse nuk kishte mundësi më ta kthente te vdekur në Tanushë, ngase forcat slave, sepse gati e kishin rrethuar të gjithë fshatrat dhe qytetin e Gjilanit.Kështu ishte parapar kjo luftë të mbaronte edhe pse balli ishte me i mirë se forcat sllave në luftë, Edhe pas përfundimit të kësaj lufte Idrizin, kurrë nuk guxuan ta nxjerrin nga ai varr ku e kishte varrosur Kadriu.

Çdo herë Kadriu, kishte pas dëshirë që vëllanë të rivarrosej në Tanushë, por pas vdekjes së Kadriut, vllaut të tij varrit i humbën gjurmët, meqë tjetërkush s’e dinte vendvarrimin.

Sot për kët ne familja jemi të brengosur që nuk e dim varrin.

Roli i diasporës Shqiptaro – Amerikane dhe bashkimi i kombit, një ëndërr që nuk shuhet

0

Nga: Frank Shkreli 

Në muajin e Nëntorit – Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. 

Ribotim i një fjalimi të mbajtur nga autori — në darkën e shtruar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra me rastin e 28 Nëntorit, 2009, në Nju Jork.  Po e ndaj me lexuesit 13 vjetë më vonë, në frymën e Ditës së Pavarësisë të 28 Nëntorit, 2022.  Tema ishte “Bashkimi”, realizimi i të cilit, fatkeqësisht, mbetet ende një ëndërr e parealizuar në të gjitha nivelet kombëtare për shqiptarët, por një ëndërr që nuk shuhet kurrë dhe nga e cila nuk duhet hequr dorë. 

*** 

“…E ndjejë veten fatlum dhe pushtohem nga një ndjesi e vecantë tërheqëse që gjëndem sonte këtu në mesin tuaj.  Sonte, ne të gjithë jemi pjesëmarrës në një aktivitet të bashkimit kombëtar, të lidhur shpirtërisht me kryeqendrat më të mëdha shqiptare në Balkan, me Tiranën, Prishtinën e Shkupin, për të celebruar festën e madhe pan-shqiptare, 28 Nentorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë.

Jo se organizatave tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashtë trojeve tona nuk ndihet fryma e atdheut, si ndihet sonte në ketë mes.  Është shumë domethënës fakti që qendrat fetare dhe organizatat politike e kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte këtu për të festuar Përvjetorin e ngritjes së Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.

Bashkimi është një ënderrë që na fton — e nuk duhet të heqim dorë prej kësaj endërre.

Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës vazhdon të jetë një pohim dhe simbol i shqiptarizmës së vërtetë. Gjatë një shekull histori, ajo i tregoi botës se mbi kufij arbitrarë politikë, mbi përpjekjet përdhunuese 50-vjeçare të komunizmit shqiptar e ndërkombtar mbi kombin tonë – rreh fryma unjisuese e zanafillës së njejtë, si edhe vetdija se në vlerat tradicionale arbërore të shqiptarit qëndron fisnikëria e kombit tonë.  

Më lejoni pra të propozoj që sonte — në kete përvjetor të pavarësisë dhe lirisë kombëtare — të kujtojmë me respekt ata burra dhe gra që patën guximin, karakterin, nderin e burrëninë të themelonin VATRËN –në mergim — por në shërbim të Atdheut. VATRËN dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila bëri që emri shqiptar të gjëmonte nepër Kancelaritë, Kongreset dhe Parlamentet e botës, ateherë kur dielli nuk bënte dritë për Kombin shqiptar, duke çuar më në fund në njohjen e të drejtave të shqiptarëve; VATRËN e Nolit e cila  ndezi zemrat e gjithë shqiptarve për liri e demokraci    –   në falënderim ua dedikojmë ket natë.

Megjithse është natë festimi, nuk mund durohem pa venë në dukje se kohët e fundit janë dëgjuar zëra nga Shqipëria që denigronin udheheqjen e Vatrës, dhe të gjithë veprimtarinë e sajë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, komunitet ky që bëri aq shume për Shqipërinë e Kosovën, duke mos kursyer asgjë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve në trojet e veta. Vatra dhe organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan të pranishme sonte këtu — në të kaluarën dhe sot — terrorit dhe vuajtjeve te bashk-kombasve në Shqipëri, Kosovë e gjetiu, u janë përgjigjur gjithmonë, njëzëri:
“Mbahu nëno mos kijë frikë
Se ke djemt në Amerikë.”
Si çdo president i Amerikës në të kaluarën ashtu edhe sot, Presidenti amerikan Barack Obama në deklaratën që ka berë ketë javë me rastin e 28 Nëntorit, i ben homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thenë se: “Këtu në Amerike, ata që prejardhjen e kanë nga Shqipëria, përbejnë një pjesë të rëndësishme të këtij Kombi.”

Në ketë ditë te shenjte, të gjithe ne kujtojmë me mall atdheun, trimeritë e herojtë kombetarë, fuqinë, guximin dhe ndjenjat e atdheut.  Siç vertetojnë edhe kenget e arbereshve, qe ne kohet me te lashta, Shqipenia formonte nje teresi ne mendje dhe në zemer e nuk ndahej në fise, siç e paraqitnin armiqët e sajë.  Sot, keto ndjenja jane edhe me të thella ne radhet e shqiptarëve kudo, por posaçërisht për ne shqiptaret e Amerikes. Sot, si asnjë ditë tjetër, ne jemi me afër Atdheut dhe flamurit të Arbërit.
Në Ameriken e Washingtonit, Jeffersonit  dhe Lincolnit, djepit të demokracise dhe të drejtave te njeriut, ne e kujtojmë kete ditë kaq të shënuar të kombit tonë, i cili për shekuj me radhë, “jetoi me armë në dorë dhe me dorë në armë”, vetëm e vetëm per të qenë zot në truallin e vet.

 Si për shqiptarët kudo, ashtu edhe për në ketu në Amerike, 28 Nentori ndeze një zjarr dashurie, ngjallë shpresë dhe në jehonen e kesaje dite, secili shpalos kujtimet e luftëtareve shqiptarë.  Sot, patriotët e vertetë, duke lenë menjanë bindjet e ndryshme dhe ndasitë politike, të gjithe e ndjejmë veten se bejmë pjesë në një sofër kombetare — duke festuar 28 Nentorin, Diten e Flamurit dhe të shpalljes së Pavaresise se Shqiperisë.

Pasi shpallja e pavaresise u be nga perfaqsues te te gjitha trevave shqiptare, ajo u shpall per te gjithe shqiptaret, prandej sonte, ne kujtojme Gjergj Kastriotin në Lezhe, Abdyl Frasherin në Prizren, bashke me zbrijtjen në Vlorë te Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjereve.  Në veshët tonë, jehon sonte kushtrimi i Bajram Currit, Ded Gjo Lulit, Mihal Gramenos e i Çerciz  Topullit.

Ne, si shtetas amerikanë, kjo ditë na sjell gjithashtu ne mend, perpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe udhëheqësve të tij në periudha të ndryshme, në mbrojtje të interesave kombëtare.  Por na kujton gjithashtu edhe përpjekjet e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili kishte në zemer fatin dhe interesin e kombeve të vegjel – në një kohe kur ato ishin në planet perçarëse të fuqive te medha të asaje kohe.

Interesimi dhe përkrahja e Presidentit Wilson për pavaresinë e Shqiperisë eshtë venë ne dukje shpesheherë dhe tashti eshtë berë pjesë e historisë.  Por dua të permend vetem përvojen e një shqiptaro-amerikani të dalluar, dmth. te Fan Nolit, sipas te cilit gjate nje takimi me të, ai i beri thirrje Presidentit Wilson qe te shpetonte racen heroike shqiptare. Sipas Nolit, Wilsoni iu pergjigj: “Nje ze do te keme ne Konferencen e Paqes dhe kete ze do ta perdor per te miren e Shqiperise”.

Sa herë eshtë perseritur kejo skene takimesh midis perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me presidente dhe kongresiste amerikane gjate shekullit te kaluar e deri me sot.  Ne kohet moderne, ishte Presidenti Bill Clinton — ai qe ne fund te shekullit te kaluar bindi dhe udhehoqi boten që te vërsulej kundër forcave armike serbe — duke shpëtuar kështu shqiptaret e Kosoves nga mizoritë me të egra dhe nga shfarosja, duke u siguruar atyre lirinë e mohuar për nje kohe aqe të gjate.

Me kujtohet mire takimi i perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me Presidentin demokrat Bill Clinton dhe keshilltaret e tij te sigurimit kombetar, me 31 Mars, 1999.  Ne kete takim, ne te cilin merrnin pjese antare te dalluar te komunitetit shqiptaro-amerikan, nder ta edhe kryetari i Vatres Zoti Agim Karagjozi — iu bë thirrje qeverise amerikane qe bombardimet kunder Serbise te vazhdonin derisa forcat e Millosheviqit të terhiqeshin nga Kosova dhe që qindra mijëra shqiqptarë të Kosovës të ketheheshin ne shtepitë e tyre.

Dhe pak  vite me vonë, ishte nje president tjeter amerikan, Presidenti republikan George W. Bush, ai i  cili nga Tirana i beri thirrje botes, qe me ne fund, te njihej pavaresia e Kosoves.  “Mjaft eshte Mjaft, tha Zoti Bush dhe vazhdoi duke thene se “Kosova do te jetë e pavarur. Ky eshte qendrimi im – Kosova duhet ta dije se ky eshte nje qendrim i prere dhe i forte”, ka thenë presidenti Bush.  Dhe keshtu u bë.  Sot, Kosova eshte shteti me i ri i botes, fale perkrahjes së patundur të Shteteve te Bashkuara të Amerikes.

Komuniteti shqiptaro-amerikan duhet te jete shume krenar per arritjet ne favor te kombit dhe, ne te njejten kohe, mos te harrojme se ishte flamuri amerikan, perkrah atij kombëtar i cili solli lirinë per shqiptarët. Ishte flamuri amerikan ai qe u beri te mundur shqiptarëve qe perseri te jetojne te lire e me dinjitet ne trojet e tyre mijevjëçare.

Dhe mos te harrojme se perkrahja e Shteteve te Bashkuara per shqiptaret gjatë historisë — me perjashtim të periudhes së zezë komuniste — ishte dhe eshte percaktuese per arritjen e sukseseve tona kombëtare.

Ishte i ndjeri President Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar kete me mirë se çdo kush tjeter. Më kujtohet se ne çdo takim e bisede zyrtare dhe jo zyrtare me amerikanë,  gjithmonë,  bente thirrje — e jo më kot — “per miqesi te perhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Vete Presidenti Bill Clinton gjate vizitës se tij muajin e kaluar ne Kosove, ku mori pjese ne per-urimin e statujes se tij ne Prishtine, tha se e ndiente veten krenar se kishte  pasur nje mik te posacem dhe shume te çmueshëm: Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, i cili sipas Zotit Clinton, ia kishte shpjeguar atij, si askush me parë, realitetin e shqiptarëve në Ballkan.

Ky 28 Nentor eshte gjithashtu nje dite per te festuar, nder te tjera, arritjet e permasave kombetare: pavaresine e Kosoves sigurisht, por edhe antaresimin e Shqiperise në NATO, gje qe realizoi enderrën euroatlantike të shqiptareve,  si dhe ndertimin e autostrades kombëtare.  Jam i sigurt se te gjithe ne jemi krenarë per keto fitore, ndërsa pergezojme qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha per këto arritje historike te kombit.

Shpresojme qe ne 28 Nentorin e ardheshem, ketyre sukseseve tu shtohet edhe festimi i antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.   28 Nentori eshte gjithashtu nje rast i mire per te reflektuar se si kemi ardhur deri ketu dhe cila duhet te jete e ardhmja e Shqiperise, e Kosoves dhe e gjithe shqiptareve ne Balkan.
 

Brezi i sotem i politikaneve shqiptare ka nje rast si kurr me pare, por edhe pergjegjesi  te larte para kombit dhe historise qe te jete i vetdijshem se situata e soteme e favorshme e shqiptareve ne Ballkan ka kushtuar shume  sakrifica dhe sakrifikime si familja e Adem Jasharit, e të tjera  anë e mbanë Kosovës –  mundime të papërshkrueshme, djersë e gjak të breznive c’prej Gjergj Kastriotit Skenderbe e deri me sot.  

Per te shtuar dhe fuqizuar ndjenjat e atdhedashurise dhe t[ mires se perbashket kombetare, politikanet e sotem shqiptarë kudo, por sidomos ne Shqiperi e Kosove, duhet te kene gjithmone parasysh perpjekjet e atyre qe me urtesi te mendjes dhe me trimeri luftarake, siguruan emrin e ndershem qe kombi yne gezon sot ne radhët e kombeve perendimore – e tu kushtojne me pak vemendje interesave te perkoheshme personale e partiake.

Ështe pra, nje gje e denje dhe e drejte qe ne kete dite,  te perkujtojme deshmoret te cilet me sakrificen, virtytin dhe meriten e tyre  shpetuan kombin dhe na sollen si kurr me pare ne histori, ne prak te realizimit te enderrave tona shekullore, per te ndertuar — të lirë  — të ardhmen e Kombit shqiptar, të bashkuar ne trojet arbërore mijëvjecare, ku të parët tanë kanë jetuar gjataë gjithë historisë.  

Dua te perfundoj duke bere thirrje qe sot, institucionet shteterore ne Shqiperi e Kosove, partitë politike dhe shoqëria shqiptare, ne pergjithesi  si dhe te gjithe shqiptarët kudo qe jetojne, te zotohen dhe të angazhohen që të jetojne ne lartesite e flamurit kombetar, per konsolidimin e shtetit modern, per bashkpunim te te gjitha forcave politike per te miren e kombit, per dialog – dhe jo bojkotim – ne reformat madhore qe do te bejne te mundur arritje edhe me te medha te kombit, ne vitet e ardheshem.

“Të lidhim besa besen, të lëftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rrefejmë te huajve se rrojme e duam të rrojme me nder ne vendin tonë.”  Keshtu porosiste Faik Konica.  Dhe një bashk-kohas i Konices, At Pjetër Mëshkalla ka thene: “Prej të Parëve, pritëm nji Shqipëni te lirë—Nipat tonë presin prej nesh nji Shqipëni të lumtun”.

Gjithmonë me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja po shendritë mbi bashkimin e shqiptarëve dhe bashke me te edhe rrezja e bekimit te Madhit Zot.

Urime mbarëkombetare per kete dite te shenjte.

Ju falem nderit.

Frank Shkreli 
New York 
11/28/09 

Kujtime fëminore nga shkolla fillore, katër e tetëklasëshe, gjenerata e parë në Lubizhdë

1

Pamje nga Lubizhda e Malishevës …

Sinan Kastrati, Malmå, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Copëza kujtimesh”, Drini.us, 11 Nëntor 2022 në faqet e ”Dossier, Histori dhe Kujtime” 

Nga Ditari (7) 

O Haxhi, tu g`zoft zemra ! 

Tezja Lume, rrudhi kâmt      

Haka e Haxhiu 

Kujtimet që nuk i harrova e (nuk) i mora nga Kosova 

Por kujtimet e mia janë jo të plota. Do të ishin më të plota e të pasura sëpakut po ti kisha pasur disa nga fotografitë, ndoshta 4, 5 copa si nxënës me shoqet dhe shokët e klasës të shkollës fillore e ndonjë tjetër, me ish shokë ose grup shokësh nga aktivitetetet e lira që zhvillonim në shkollë, në orët letrare, programet artistike e garat sportive. E ato nuk i kam dhe ka pakë shpresë që ndonjë i afërmi, shok klase i ka të ruajtura nga shkaku se lufta shkatërruese na i përpiu të gjitha (1998, 1999). Serbët na i dogjën e na vodhëm me shka patëm. 

Ato pakë foto nga klasa e parë, dytë, tretë dhe katërt, nëse kam qenë në shkollë kur jemi fotografua, do të mjaftonin për një reportazh a fejton nga ajo kohë e shkuar. Asnjë fotografi nuk e kam … Ato që i kam pasur, nuk kam ditur e mundur me i ruajt, edhe shkaku i mungesës së traditës. Më kujtohet se fotot kur i merrnim në shkollë, i varnim në muret e dhomës me baskia e gozhda 1*). Ato ttheheshin e shkyheshin. 

Katër klasët e shkollës fillore (I-IV) i kreva në Lubizhdë pasiqë shkolla në Lubizhdë ishte deri në klasën e katërt. Klasën e pestë (V) të shkollës fillore e vazhdova në Malishevë, qendër komunale, afro 5 km larg Lubizhda e 7 km. nga Turjaka. Isha i vetmi nxënës nga Turjaka në ato 5 katunde që shkoja në shkollën ”Emin Duraku” në Malishevë.  

Naim Alia dhe Hisen Limani që kishin qenë në një klasë me mua dhe ishin nga Turjaka, ishin shpërrngulur me familje në Prizren. Ata atje e vazhduan shkollimin fillor dhe të mesëm. Të dytë kanë vdekur në moshë të re. 

Ende pa përfundua viti shkollor (1965/1966), i ndërpreva mësimet për shkak të vështirësive, rrugës së largët e motit të keq, sidomos dimrave e frigës nga qentë, e vërshimet e lumit Mirushë.  

Gjatë kësaj kohe dyvjçare sa ”pushova”, i ruajta buallicat, si çobani më i mirë në katund, bashkë me Jakupin, Vefa-në e Sadri Shaqës dhe Hagji Dinën. Por librin nuk e harrova, nga libri nuk u ndava asnjë ditë. Ato pakë libra leximi që kisha, i lexoja tregimet e zgjedhura, pjesë nga romanet, vjersha, përralla, fabula e legjenda dhe me të vërtetë ato më ndihmuan shumë dhe mi dhanë kâmt.  

Në vitin shkollor 1966 u hap për herë të parë klasa e pestë (V) në Lubizhdë. Nxënësit e klasës së katërt (IV) e vazhduan pa ndërprerje dhe pa frigë se ku do të vazhdojnë klasët e tjera ose shumica e ndërprenin shkollën e vajzat i martonin. Pas një viti, kur gjenerata e parë në vazhdim, tash në klasën e gjashtë (VI), unë e pyeta babën se a mund tä filloj edhe unë mësimin në klasën e VI-të? Klasën e pestë (V) nuk e kisha kryer por drjetori i shkollës, Selman Haziri, me anë një komisioni mësuesish më vlerësuan dhe më përparuan për një klasë më të lartë, më pranuan në klasën e gjashtë. Sipas tyre kisha njohuri të mjaftueshme. 

Jakupi, Haxhi Dina, Met Alia e Demir Ahmeti, të gjithë nga Turjaka, kishin fillua më herët shkollën, në shtator, e unë, lakmoja dhe kur dilja me gjâ (Bagëti) në mal, qaja. Babai e kuptoi se mërzitesha  dhe në fund të tetorit e fillova shkollën, me pëlqimin e babëa Ukë. Shumica e nxënësve ishin më të rinj dhe shumë pakë ish nxënës të gjeneratës sime, të gjithë djem, asnjë qikë (vajzë). 

Këta ishin nxënësit që bashkë e filluam dhe dolëm gjenerata e parë, shkolla tetëklasëshe ”Migjeni” në Lubizhdë, në vitin shkollor 1969/1970, nga këto katunde: 

Nxënës nga Qypeve ishin: Avdullah Brahimi, Bislim e Mejreme Riza, Rrustem Alia  

Nga Bubli: Islam Shaqa, Sadik Fazlia (Rrahmanaj), Bahrije Selmani dhe Kamer Asllan Pagarusha (ka vdekur). 

Nga Damaneku: Naim Avdia, Fatmir Hamiti (është vrarë nga policia serbe më 1999), Lumnije Haliti, Rasim Brahimi, Rrustem Hiseni, Manush Alushi, Milloradi (serb-malazez, kolon) e Mina, qika e dadës Temë 2*) 

Mësuesit e parë dhe korieri i shkollës: Kadri Kilaj, sekretari i shkollës: Halil Hajdari, mësuesi: Azem Januzi, drejtori Selman Haziri, mesuesit,: Isuf Imeri, ne kembë dhe ulur: Agush Mehneti, Ramë Januzaj …. para shkollës ”Migjeni” në Lubizhdë

Nxënës nga Lubizhda ishin: Hajriz Neziri, Haki Gjema, Sherif Selmani, Xhemajl Islami, Ismet Alia (është vrarë), Behram Syla (ka vdekur), Shefqet Halili (ka vdekur), Qamil Shasha (Shashivari) dhe Ramadan Hisen Byqtyqi të dytë të katundit Mllanaviq, të ranë në Lubizhdë, bashkë me familjen e Resimit, Ali e Miftar Shabanit, shkaku i tokës së punës që ishte afër lumit Mirusha, tokë bukanike që me e qit mrapsh farën, dilte marë. Ramadani e kishte pasur sëmundjen e epilepsisë e në ofenzivat serbe, Ramadanin e paskan zënë policia serbe dhe e kanë mbytur e gjuajt në bunar (pus). Kështu më tha Salih Morina, aktivist i LDK-së, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, nga LDK-ja. 

Nxënës nga Turjaka ishim: Unë (S. Kastrati), Naim e Elmi Alia, Miradia e bacës Nezir, (Naimi ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni e Miradia ka vdekur si nuse) Naxhie Ramadani, Hisen Limani (ka vdekur), Fetia e Mihane Avdyl Kajtazit, Jakup Balia, Sylyman Avdija, Enver Amrushi, Haxhi Dina (Haradini), Met Alia, Demir Ahmeti, Pajazit Kapllani, Halit Dani (Ramadani), Gani Xhaferi, Xhevat Murati, Arif Latifi dhe Sanije Osmani,  

Nga Mirusha ishin këta nxënës: Sali Rifati, Musli Thaci Mejremja ?, motra e Elmi Thacit që është i martuar me Minën, qikën e dadës Temë nga Damaneku)  

Shumë pakë nga këta nxënës kanë vazhdua shkollat e mesme: Fatmir Hamiti, Resim Brahimi, Avdyl Brahim Morian, Ismet Ali Bytyqi, Hajriz Neziri, Behram Syla, Shefqet Halili, Jakup Balia, Haxhi Dina, Sanije Osmani, Met Alia, Demir Ahmeti e Kamer Asllani dhe unë (S. K. autori). 

Edhe më pakë nga ky numër nxënësh i kanë ndjekur dhe i kanë përfundua studimet: Jakupi, Fatmiri, Ismeti, Unë, Gani Xhaferi, Sanije Osmani e ndoshta edhe 2 ose 3 të tjerë që nuk më kujtohën emrat. 

Nuk i mbaj as emrat e të gjithë djemëve e qikave (vajzava) sepse kanë kalua më shumë se 50 vjet, prej tyre, 30 në mërgim.  

Mësues kishim: Avdullah Morinën, në klasën e parë. Ishte nga Vll. Drenofcit. Në klasën e dytë, Rexhepin e Llozicës. Avdyl Selim Granden (Krasniqin, babën e Xhevë Krasniqit- Lladrofcit) gjithashtu nga Vll. Drenofci, e kam pas mësues kujdestar në klasën e tretë dhe Isuf Imerin e Isniqit të Deqanit, në klasën e katërt.  

Kurril shkolle ishte Pajazit Kiliqi dhe e ndihmonte Kadria (djali i madh i Pajazitit) dhe më vonë kur Pajaziti u pensionua, Kadria u pranua në vend të babës. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe kur kishim ndonjë festë në shkollë, Kadriu, i binte defit …  

Ishim në klasën e parë. Nxënësit, ishin me moshën mesatare, 6, 7 e 8 vjeç, varësisht nga zhvillimi fizik, mësuesit i zgjidhnin nxënësit që do të filonin shkollën. Nga 5 fshatrat dhe katundet, Bubli, Damaneku (Qypeva), Lubizhda, Mirusha dhe Turjaka, menxi (mezi 3*) bëheshin 25-35 fëmi.  

Shkolla, një shtepi e vogël njëkatëse kishte 3 dhoma mësimi dhe një zyrë. Lubizhda, ishte katund në mes të Mirushës, Turjakës, Damanekut. Bubli ishte katundi më i largët, afro 5, 6 km. por për fëmi 6, 7 vjet me udhëtua këmbë pa qizme në stinën e dimrit, me borë, ngrica e shi, nuk ishte e lehtë. Lubizhda ishte qendër lokaliteti që lidhej me rrugën-xhadenë 4*) Malishevë- Kijevë.  

Lubizhda kishte Zyrë të Vendit (Ofiqar-i 5*), një gernap (shitore, dyqan 6*) që punonin dy kolonë, një ofiqar, Bogani dhe Živa, Bogadani jetonte në Lubizhdë e Živa në Garaqevë. 

Në fillimt ë viteve 1960, punonte Bogdani, si ofiqar. Ishte malazez ia ardhur nga rrethi i Vrraka e e rrethi o Pukës 7*), që krali i Serbisë i kishte vendosur në tokat tona më të mira, rreth lumit Mirusha, në Turjakë, Lubizhdë, Bubël dhe Damanek por edhe në Garaqeve, te Panorci toka më e mirë në mes të maleve të Turjakës dhe Panorcit, rrethi i Llapushës. Lubizhda kishte një shitore, e punonte një shitës (fjala ”shitore” nuk ishte në Fjal. e Gjuh. Shqipe, fjalë që e përdorim në të folmen e gegërishtes, në Kosovë e që ka një përdorim shumë të gjërë.  

Disa kujtime të vockëla 

Njëherë Naim Alia, kusheri imi, ia jep një tufë çaj 8*) mali mësuesit Avdullah. Naimi ia dërgoi mësuesit dhe ai i dha disa para … e unë të nesërmen ia dërgova një tufë me çaj mali mësuesit Avdullah me shpresë se edhe mua do t`mi fal pakëz para (dinar) por ai nuk më dha. 

Njëherë tjetër, mund të kem qenë nxënës i klasës së gjashtë (VI), ishim në orën e mësimit. Vajzat uleshin në bankat e para e ne djemt, në bankat e dyta deri të ato të fundit, nga 2 e 3 nxënës uleshim me një bankë e karrige nuk kishte.  

Haka një shoqe klase, qika e Pajzit Kiliqit, kuririt të shkollës ishte ulur në bankën e parë, afër tavolinës së mësuesit. Bisedonte me shoqen e bankës, mund të ketë qenë ulur me Lumnijën e Halit Minushit. Ishte Nata e Bajramit dhe ajo e pyeste shoqen se a i kanë t`hallua petët e bakllavasë dhe të sarajlisë. Haka nuk ishte e interesuar për mësime por ishte e deturuar me ardhur që të mos paguaj dënime sepse prindërit të cilët nuk i lejonin fëmijët me shkua në shkollë, gjykata komunale prindërit i dënonte me të holla dhe me me burg. 

Unë e kisha afrua veshin dhe i dëgjoja bisedën. Kur më ka vrejtur Haka se e dëgjoja, u këthye nga unë e Haxhi Dina dhe me tha:_ 

-O Sinan, zemra t`plast e ty Haxhi, zemra tu g`zoft ! 

Haxhiu ishte djalë i urtë por as ai nuk kishte interesim për mësim e shkollë. 

Lumnija dhe Sanija uleshin në bankat e para. Njëherë Lumnija i kishte zgjatur këmbët në mes rreshtit të bankave që kalonim ne që uleshim më poshtë. Jakupi e kishte radhën për të folur para nxënësve për librin e që e kishte lexua ishte, ”Liza në botën e çudirave” (Lewis Karoll).”.Jakup Bali Kastrati ishte ndër nxënësit dhe studentët më të mirë në shkollën fillore “Migjeni”, në gjimnazin “Ramiz Sadiku”, paralelet e ndara në Malishevë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore – Natyrore, dega e Bilogjisë. Ai ishte edhe studjues i mirë i botës bimore dhe shtazore. Në dhomën e tij në Turjakë, kishte gjarpërinj të llojeve të rralla që gjindeshin në bjeshkët e Turjakës, Panorcit e Zatrqit, gjarpërinj helmues por që ai i fuste në shishe dhe na tregonte se ata ushqehen me ushqimin e trupit të vet.

Kur u afrua te banka e parë, tezja Lume nuk i largonte këmbët e sipas adetit, nuk duhët kapërcye fëmijët deri sa të rriten ani pse tezja Lume ishte bâ me shkua me kerr e qilima të kuq, nuse:   

-Tezja, Lume, rrudhi kâmt (nga kambët, këmbët)    

Mësuesi i tha: 

Jakup, në shkollë nuk ka teze. 

-Ja Vallahi, teze e kam dhe tezja Lume kam me i thân.  

Dhe kur afrohej gjysëmvjetori i parë (semestri vjeshtor) e notat mësuesit i kishin mbyllur, mësuesi i muzikës, Iljaz Dul Zenuni, që na ligjëronte disa lëndë, por jo muzikë, para nxënësve të klasës s’e gjashtë (VI) tha: 

-Suksesin më të madh në klasë e ka arritur Sinan Kastrati i cili edhe pse me vonesë ka vijua shkollën, ka arritur ti marë notat pesëshe dhe katësha. Nxënës të mirë e ndoshta më të mirët në klasë ishin: Fatmir Hamiti, Sanije Osmani, Xhevat Murati e Ismet Aliu. … 

Dhe përsëri nuk munda të me u nda e ti iki aktualitetit shoqëror e politik e temave tjera, në vend e në botë por për ato nuk dua të flas.  

Kjo, më ngjan sikur bacën Asman kur e pyesnin hyzmeqarët kur ai kishte nevojë … : 

-A doni gjygymin me ujë? 

-Ja, tash jemi kulturue, veq letrat (e tualetit) pi perdorim. 

Titujt e shtypit: 

Mos i vrisni luanët tuaj që të mos ju shqyejnë qentë e huaj“, Drini.us, 11 Nëntor 2022, Naim Kelmendi, (Hara Buda), Zvicër, 

“Drejtësia” në Kosovë: 

Përmes ndikimeve tentohet të shkatërrohen hetimet në rastin “Brezovica 

https://telegrafi.com/permes-ndikimeve-tentohet-te-shkaterrohen-hetimet-ne-rastin-brezovica/ 

Gjykata Supreme ua ka ndërprerë paraburgimin disa të pandehurve në rastin “Brezovica”, prokurori Maloku: Kjo na pengon shumë në hetime 

https://telegrafi.com/permes-ndikimeve-tentohet-te-shkaterrohen-hetimet-ne-rastin-brezovica/ 

Nga Shqipëria: 

Serrik Liqenji nga Vlora ne Muzeun Shtëpiak ka një fre kali të vitit 1491!”, Drini.us, 24 Korrik 2021 

https://drini.us/serrik-liqenji-nga-vlora-ne-muzeun-shtepiak-ka-nje-fre-kali-te-vitit-1491/ 

Racizëm, segrgacin pushtime dhe festë në Evropë:   

Nxënësi zviceran flet shqip me shokët: Shkolla ndalon gjuhët e huaja edhe në oborr“, Zëri, November 12, 2022 – 21:59 Evropa 

https://zeri.info/aktuale/469786/nxenesi-zviceran-flet-shqip-me-shoket-shkolla-ndalon-gjuhet-e-huaja-edhe-ne-oborr/ 

“Zelensky: Ashtu si në Kherson edhe në Krime forcat tona do të priten me flamujt e Ukrainës 

https://telegrafi.com/zelensky-ashtu-si-ne-kherson-edhe-ne-krime-forcat-tona-te-priten-flamujt-e-ukraines/ 

MOMENT EMOCIONUES| ”Ushtari ukrainas vrapon ta përqafojë gjyshen e tij (VIDEO)”, Veriu, 12/11/2022 – 22:30  

https://veriu.info/moment-emocionues-ushtari-ukrainas-vrapon-ta-perqafoje-gjyshen-e-tij-video/ 

VIDEO PREKËSE/ ”Ish-raportuesi britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999” 

https://360grade.al/570672/video-prekese-ish-raportuesi-britanik-pamjet-nga-khersoni-i-cliruar-me-kujtojne-kosoven-e-vitit-1999/ 

1*) BASKI f. krahin. 

  1. Gozhdë e madhe; kunj i ngulur në mur për të varur në të diçka. Ngul baskinë.

E vari pushkën në baski. 

1*) GOZHDË f. 

Kunj metali me përmasa të ndryshme, që është në njërën anë me majë dhe në anën tjetër me kokë dhe që ngulet për të mbërthyer diçka, për të mbathur kuaj, për të varur në të sende të ndryshme etj. Gozhdë e madhe (e vogël, e trashë, e hollë). Gozhdë e shtrembër (e ndryshkur). Gozhdë trarësh (këpucësh, potkonjsh). Koka (maja) e gozhdës. Fabrika e gozhdëve. Ngul (mbërthej) një gozhdë. Heq (shkul) gozhdën. 

2*) Dada Temë  

Dada Temë ishte qika e bacës Cufë (Isuf), me gruan e parë, hallën Bahtishah, motra e madhe e Asman (Cufës) burrë që s`kishte shoq në Turjakë dhe mbesa e Brahim Agës, plak i njohur e pasanik i madh.   

Dada Temë ishte e martuar për Nuzën, djalin e Selim Nuzës nga Damaneku. Ai punonte në Beograd …. E kur vinte me tren nga Beogradi në Ujëmirë, dikush dilte dhe e merrte se nuk e dinte rrugën me ardhur deri në shtëpi dhe kur shkonte në Beograd, shokët e punës e merrnin në stacion … 

Eh dada Temë, dada Nepë (Zejnep) e dada Feride ishin më burra se shumë burra.  

3*) MEZI ndajf. 

  1. Me vështirësi, me shumë mundim. Mezi mbahej në këmbë. Mezi ecën. Mezi ha. Mezi flet. Mezi e mbaroi (e kreu). Mezi e ka rritur.
  2. Me përpjekje të mëdha, pas shumë përpjekjesh; më në fund. Mezi ia mbusha mendjen. Mezi e pranoi. Mezi gjeti një vend për të fjetur. Mezi e zuri gjumi.
  3. Pothuajse hiç, gati aspak, shumë pak. Mezi dëgjohej. Mezi duket (shquhet).

Mezi lexohet. 

  1. Me padurim. Mezi e kam pritur këtë ditë.

* Mezi e kam dikë e dua shumë. 

4*) XHADE f. 

  1. bised. Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar (jashtë qendrave të banuara), ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete. Xhade e gjatë (e gjerë). Xhadeja e vjetër

(e re). Xhade e shtruar. 

  1. përd. mb. edhe fig. I shtruar, i rrafshët, i sheshtë që nuk ka pengesa a vështirësi, shesh me lule. E bënë fare xhade. E ka rrugën xhade. Jeta nuk është xhade. fj.u.

5*) OFIQARm. vjet. 

Nëpunës shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuar. Ofiqar i lartë. Ofiqari i gjendjes civile. 

6*) DYQAN m. 

  1. Ndërtesë a dhomë e veçantë ku tregtohen mallra të ndryshme. Dyqan buke (mishi, ushqimesh). Dyqanet e shtetit. Dyqanet e kooperativës. Mbyll (hap) dyqanin. E bleu në dyqan.
  2. bised. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar ushtron mjeshtërinë e vet. Dyqani i argjendarëve.
  3. vjet. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar prodhonte vetë e shiste një mall. Dyqanet e këpucarëve (e rrobaqepësve, e bakërpunuesve…).

7*) Puka  

Puka është një qytet në Shqipëri. Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës. 

Vrraka një vendbanim i vogël 

8*) ÇAJ I m. 

bot. Shkurre, që rritet në disa vende të ngrohta, me lule të bardha, me gjethe përherë të gjelbra e me erë të këndshme, që thahen e përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë; çaj i zi, çaj Evrope; emërtim për disa lloje të veçanta bimësh barishtore të vendit tone, që përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë. Çaj mali bimë e tillë shumëvjeçare që rritet në malet e vendit tone, me kërcell e me gjethe në ngjyrë argjendi, me lule të verdha e me erë të këndshme. Gjethe çaji. Lule çaji. Një tufë çaj. Kuti me çaj. Mbledh çaj. 

*) Në katundet tona, krali i Serbisë së parë, (1935, 1936) i ka pru disa dhjetëra ndoshta qindra familje malazezësh nga rrethi i Shodrës, Pukës e Vrrakës, nxënës e shokë të të shkollës me Migjenin e Mjedën. Krali i vendosi ato familje në Lubizhdë, Damanek, Qypevë, Bubël, Turjakë e Panorc (Garaqevë). Krali i Serbisë, malazezëve të ardhur iu ka ndërtua shtëpi njëkatëshe (falas), nga disa hektarë, 3-5 haktarë tokë pune (ara e livadhe) malet më të mira (Llazet e Bubli) dhe Fundin Maleve të Murrizit, Zabeli të Hasan Cufës (Nga Panorci) në Garaqvë, deri te Kerrshi i Selmanit (?) e Fusha e Kualve. Krali çdo familjeje iu kishte dhënë falas edhe nga një pendë qe, nga 1 lopë dhe 20-40 dele. Ata në popull njihen si kalonizator, ishin të liruar nga taksat dhe tatimet dhe ishin të punësuar në administratën komunale, si nëunës e vende udhëheqëse në polici, në mbrojtje, rojtarë pyjesh (shumarë) etj. Pra ishin të privilegjuar. Ndonjë shqiptar, i rralë ishte i punësuar si pastrues, kuril (që e bartëte postën shtetërore, thirrjet policore, ushtarake, gjyqësore, denimet etj.), ishte Gjemë Magjarra i Turjakës që punonte si kurrill i Zyrës së Vendit në Lubizhdë. 

*) ARDHËS m. 

  1. Ai që ka ardhur nga një vend tjetër dhe është ngulur në një vend të ri, banor i ardhur (në krahasim me vendësit); kund. anas
  2. Fëmijë i një gruaje të ve a të ndarë, që kjo e merr me vete kur martohet përsëri.

ARDHËS mb. 

Që ka ardhur nga një vend tjetër dhe është ngulur në një vend të ri, i ardhur (në krahasim me vendësin); kund. anas. Banor ardhës. Shtëpi (familje) ardhëse. 

*) KOLONIZATOR m. 

Ai që pushton një vend dhe e kthen atë në koloni, kolonialist. 

*) RACIZËM m. 

Teori dhe politikë reaksionare, që mbështetet në pikëpamjen antishkencore se racat kanë dallime rrënjësore midis tyre, se ndahen në raca «të larta» e «të ulëta» dhe se raca «më e lartë» ka të drejtë të shtypë e të shfrytëzojë racat e tjera; përbuzja dhe shtypja e racave të tjera. Racizëm i egër. Lufta kundër racizmit. Zhdukja e racizmit. 

*) DISKRIMINIM m. libr. 

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve DISKRIMINOJ, DISKRIMINOHEM. Diskriminim politik (ekonomik, shoqëror, racial). Diskriminimi i zezakëve (i punëtorëve) në vendet kapitaliste. Politika e diskriminimit. Luftojnë kundër diskriminimit. 

Vazhdon 

Malmö, 11, 12, 13 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Suella Bravermani asht ministre e Mbrendshme e Britanisë së Madhe, gjuha e saj asht dy herë ma fyese kur flet kundër emigrantëve shqiptarë

1
Agim Morina, Londër
_____
Jo, jo mos u tutni: nuk asht shtrigë. Së paku hala nuk asht ba. Por asht në rrugë të mirë me u ba, po ia blemë na shqiptarët një fshisë të mirë. Quhet Suella Bravermani dhe asht ministre e Mbrendshme e Britanisë së Madhe. Prindët e saj kanë ardhë si emigrantë, ashtu si shqiptarët tani, në vitet ’60 të shekullit të kaluem në Britani.
Rama jem thoshte: “Edhe nëse të vjen puna me u ba shërbëtor, bahu shëbëtor i zotnisë, e mos prano me u ba shërbëtor i shërbëtorit, sepse i pari kujdeset, din qysh me u sjellë me ty, tue e dijtë që i duhesh nesër, e ky i dyti ta nxjerr shpirtin sot, pa e mendu se ke m’iu dashë nesër.”
Edhe kjo, Suella, asht bijë emigrantësh dhe gjuha e saj asht dy herë ma fyese kur flet kundër emigrantëve shqiptarë. Edhe fëmijët shqiptarë të këtyne emigrantëve duhen me i pasë po ato shanse që i ka pasë edhe kjo. Pse jo? Sidoqoftë, shtrignia e saj ka me vërtetu nëse ka me mujtë me fluturu. Na shqipet, jemi të bindun që ka mundësi me fluturu, sepse gjuha e saj po fluturon koxha si shumë, sidomos kundër shqiptarëve. Na qujti “kriminelë” dhe ikjen e shqiptarëve në Britani e qujti “invazion”.
Në Britani, me i mbledhë bashkë krejt shqiptarët, bahen rreth njëqind mijë. Me ba me i mbledhë bashkëkombësit e saj bahen me miliona. Kështu që nëse ardhja e shqiptarëve mundet me u qujtë “invazion”, atëherë ardhja e familjes dhe e bashkëkombësve të saj do të duhej me u qujtë kataklizmë.
Por, kjo nuk asht e vërtetë. E vërteta asht se kusuritjet politike, dështimet e njëpasnjëshme të qeverive koservatore, ua kanë humbë arsyen politikanëve dhe po kërkojnë fajtorë kujdestarë. Ku ka ma lehtë se me u mëshu shqiptarëve?
Sidoqoftë, shqiptarët e Britanisë, për një fjalë goje, i mbushën sheshet dhe u mblodhën me mija tue protestu kundër gjuhës prej shtrigash. Kjo duhet me u shërby si shembull për shqiptarët kudo që jetojnë. Jemi popull i lodhun, i rrëzuem, por nuk do ta pranojmë poshtnimin prej askujt.

“Miku i Kafkës” i Mirko Gavran, një miniroman i mirë nga çdo këndvështrim 

0

Nga: Bajram SEFAJ , shkrimtar

*“Miku i Kafkës”, i shkrimtarit kroat Miro Gavran, nuk është roman, në kuptimin klasik të fjalës. Është më pak a më shumë se aq, varësisht nga cili kënd i qasemi vështrimit.   

***
“… shkrimtarët mjeshtërinë e shfaqin në tregime,
por famën e arrijnë me romane” – Kurt Wolt, Ernst Rowohlt 

Por që e është një tekst i mirë që lexohet filhall e me lezet të madh, kjo është jashtë çdo dyshimi. Për (a mbi) shkrimtarin heretik e fatkeq, Franc Kafka, deri me tash është shkruar shumë. Sa romane. Sa monografi, Sa shkrime të tjera publicistike e monografike. (Sa herë zihet në gojë Franc Kafka mendja si detyrimisht të shkon të shkrimtari ynë Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, ky uragan i ndalur si e pagëzoi I. Kadaré në esenë e tij të njohur. Kafka dhe Migjeni kanë shumëçka të përbashkët. Të dytë ishin shkrimtarë të mirë. Ishin të veçantë. Ishin shëndetlig. Vuanin nga tuberkulozi, që të dy. Vdesin në moshë të re: Migjeni kur i ishte vetëm 27 vjeç, kurse Franc Kafka kur ishte dyzet e një, (dyzetedy) vjeçar, hiç më shumë!). 
Që të dyve iu kushtuar vepra të shumta, sidomos këtij të dytit, nuk ishte aspak e rastit as e papritur. Jeta, krijimtaria dhe personaliteti i Josifit, ishte specifike dhe, për shumëçka veçuese, prandaj dhe për shumë njerëz të letrave, për shkrimtarë në rend të parë, ai ishte një “temë e motiv” i preferuar për trajtim artistik, qoftë në roman, qoftë në monografi e në gjini të tjera, dokumentare e kështu më radhë. 
Midis atyre shkrimtarëve, jeta e shkurtër dhe vepra e madhore letrare e Franc Kakës, që e ka inspirua, është shkrimtari relativisht i ri kroat Miro Gavram (1962). Ai për temë trajtimi në romanin e tij, të shkurtër, kishte zgjedhë një temë të lehtë dhe të njohur. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë se kush është “Miku i Kafkës”. Miku më i mirë, më besnik, deri në ditët e fundit të jetës së shkurtër të Francit, ishte kush tjetër pos Josif Brodskit. Pikërisht kjo e dhenë e njohur, bën që për një çast të ndërpritet “leximi” i mëtutjeshëm i romanit të mrekullueshëm të Miro Gavanit, të bëhet një fluturim (deri në folenë e qyqes!) e kallëzohet kallëzimi, (prapë i njohur) e të përsëritet, për të shumtën herë se, po të mos ishte Brodski, nuk do të ishte as Kafka vetë, nuk do të ishte as ajo ditë vere e shtatëmbëdhjetë qershorit të vitit njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë, kur në Zagreb, shtëpia e njohur botuese kroate “Zora” bënte promocionin solemn të kompletit prej tetë veprave (“Tregime”, libri I dhe II, “Procesi”, “Amerika” dhe”Kështjella”, romane, “Letrat”, “Letrat Milenës” dhe “Ditari”. (Isha i pranishëm, kur ndodhi kjo mrekulli dhe, si korrespondent i jashtëm i “Rilindjes”, nga Zagrebi, atëbotë shkrova!).
Pas këtij digresioni të gjatë (dhe mbase të panevojshëm fare!), para se të vazhdohet “leximi” i romanit, pa fije hezitimi mund të pohohet se Miro ka bërë shumë mirë që e ka shkruar këtë roman, për t’ia bashkangjitur atë familjes së madhe të romaneve që i kushtohen dhe vazhdojnë këtij shkrimtari të madh, paksa i erret, i vrugët, në momente, por, ç’ti besh kur edhe vetë jeta e tij, ishte e tillë, e errtë dhe e shkurtër. Edhe romani në shqyrtim “Miku i Kafkës” i Miro Gavranit është i shkurtër por tejet simpatik dhe kollaj i lexueshëm.
“Një roman për shkrimtarin që e duan të gjithë. Për më shumë, një roman për njeriun që deshi atë shkrimtar më shumë se të gjithë. Një himn për miqësinë mes Franc Kafkës dhe Maks Brodit. Një libër që lexohet me një frymë dhe që të lë pafrymë”, thotë Ag Apolloni, vëllai i përkthyesit të romanit. Ç’mbetet dështohet këtu, pos të thuhet se Beni (gjithnjë Apolloni) ka bërë një punë të mirë (e të mbarë) kur këtë roman dukat, e ka përkthyer në shqip, për t’ua afruar edhe me ngatë shkrimtarin tragjik, në një farë mënyre, me prejardhje hebraike që shkruar vepra të spikatura letrare, gjithnjë në gjuhën e madhe gjermane, e që në saje të përkthimeve të shkëlqyera, si ky, aty e andej, i përkasin gjuhës së botës mbarë. Mirë ka bërë Shtëpia botuese “OM” që lexuesit të veta shqiptar, ia ka sjellë, këtë të vogël në fletë e të madh në vlerë! 

(*Botuar më 5 Gusht 2017) 

Disa “gjeneralë” dhe “doktorë profesorë”, ta kishin pasur të kryer ndonjë shkollë të mesme – do ta kuptonin që të mos hyjnë në “negociata” me Serbinë

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

***

Përshëndetje të dashur bashkëkombës,

Në shkrimin tim të fundit “Ushtria ukrainase u kërkon ushtarëve rusë të mbetur në Kherson të dorëzohen”, përveç tjerash kam thënë:

“Kur rusët janë vazhdimisht në tërheqje, Ukraina nuk do të negociojë.”

Thjesht: Thelbi i kësaj fjalie është një taktikë ushtarake (luftarake) që përdoret gjatë betejave…

Kjo vlen edhe në paqe. Sikur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, disa “gjeneralë” dhe “doktorë profesorë” të “gjithëdijshëm” shqipfolës, ta kishin pasur të kryer maksimum ndonjë shkollë të mesme – do ta kuptonin që të mos hyjnë në “negociata” me Serbinë fashiste naziste terroriste. Qeveritë kuislinge të hashim thaçit dhe isa mustafës (emrat i shkruaj me germa të vogla që të mos harxhoj shumë bojë për këto lavire “meshkuj”), kompromis pas kompromisi, lëshim pas lëshimi në dëm të shtetit të Kosovës, e shtuan apetitin e terroristëve serb, që vazhdojnë të kërkojnë gjithçka në “negociatat” që vazhdojnë. Pse të negociojnë për paqe kur shqiptarët janë vazhdimisht në tërheqje. Të shpresojmë se qeveria kombëtare me Albinin, Vjosën dhe Donikën nuk do të lëshojnë asnjë pe. Asnjë asociacion (zero, zero, zero asociacion) i komunave çetnike terroriste serbe karpatiane në Kosovën dardane… Asnjë serbi në Kosovë, për asnjë çmim…

Humanisti Gjon Krasniqi laureohet me “Stemën e Artë” nga kryetari i Bashkisë së Mirëditës, z. Ndrecë Dedaj  

0


Shkruan: Lekë Mrijaj  

  1. Gjon Krasniqi, një njeri i urtë, fisnik, bujarë, veq tjerash është edhe një unifikues i vlerave njerëzore, njihet efhe si shumë solidar e atdhetar si në Shqipëri, Kosovë e në mergatën shqiptare (në Zvicërr) i cili Shqipërin, Kosovën dhe trojët e Arbërore i konsideron si Tempuj e dhurata më hyjnore të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Rilindasve Kombëtar e Ismail Qemalit… njëkohësisht mbetet një Samaritan i mirë dhe Dishepull i shqiptarizmit.

Dje, me 12 nëntor 2022, në Pallatin e Kulturës në Rreshen, para shumë të pranishmeve, mergimtari e humanisti, z. Gjon Krasniqi nga Nepolja e Pejës së Dukagjinit, për kontributin e tij të dhënë nder vite në Mirditë, është vlerësuar dinjitetshëm një njeri i Shëmbelltyrave ndaj edhe para shumë të pranishmëve është dekoruar me “Stemën e Artë” nga Bashkia e Mirditës- kryetari i saj, Ndrecë Dedaj. 

Në këtë Manifestim kulturor pos hierarkisë së pushtetit bashkiak mirditor, krijuesve të zhanreve të ndryshme nga Tirana, Mirdita e Kosova, morën pjesë edhe studiuesi i mirënjohur i vlerave koncize e hulumtuese, prof. dr. Mark Palnikaj, dr. Zef Komani e shumë veprimtarë e personalitete tjera të sferave të ndryshme.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë familjarë, farefis dhe miq (nga Shqipëria, Kosova e mergata) të z. Gjon Krasniqi, duke veçuar, z. Martin T. Krasniqi, veprimtarë në Zvicër, doajeni e veterani i arsimit, Tush N. Krasniqi, Pashk Krasniqi ish ushtarë i UÇK-së me nofkën Gjenerali, dhe miku i tij, Afrim Batalli nga Gjakova etj. 

Manifestimi në fjalë është moderuar nga gazetari e profesionalisti i deshmuar ndër kohë, z. Gjergj Marku, drejtor i drejtoriatit të Kulturës së Rrëshenit, i cili permes intonimit të himnit Kombëtar e shpalli të hapur Manifestimin në fjalë, ndaj edhe në pika të shkurtëra e përshkroi Kullën e tij qe drejtohej nga parardhësit e tij, Avdi, Sadri e Zef Smajli-Krasniqi, njëkohësisht foli edhe për bujarin dhe fisnikërin e familjës e Kullës së tij, dhe vlerat shumdimenzionale të deshmuara në Mirditë nga ana e bëmirësit e humanistit, z. Gjon Krasniqit. 

Forhåndsvisning av bilde

Ishte kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndrecë Dedaj, i cili i ka dorëzuar Gjon Krasniqi, “Stemën e Artë të Mirditës ” me motivacionin për vlerat e tija të deshmuara humanitare e bëmirëse dhënë Mirditës ndër kohë të ndryshme.  

Forhåndsvisning av bilde

Nga ana e tij, z. Gjon Krasniqi, pas pranimit të “Stemës së Artë” e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Rrëshenit duke thënë: Z. Ndrecë Dedaj, Kryetar i Bashkisë së Rrëshenit, ju falemnderit qe sot, po me nderoni me titullin ma te lartë qe e jep kjo Bashki. Kush ka vlera di të vlersoj, prandaj keni vlersua punën time te pakt, por me zemër të madhe e detyrim njerzor dhe vllaznor . Nisur nga parimi ungjillor mos ta di e majta se çka jep e djathta. I Laureurari në fjalë një falënderim tjetër e bëri edhe për per miqt e tij të çmuar të cilët e kanë mbeshtetur  ne çdo thirrje për humanizem si ne Shqipëri poashtu edhe ne Kosovë duke veçuar, Sander ,Nik dhe Mark Nikolli, Gjergj Margjini , Preng dhe Lek Gjoka , Dedë Mus Martini, Martin dhe Pal Mark Krasiqinetj., njëkohësisht edhe familjen tij i cila e ka mbështet  në nismat humanitare të pergjithshme.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë Manifestim fillimisht e ka marrë fjalën studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur i përmasave të larta letrare, z. Ndue Dedaj, i cili në vija të holla foli mbi veprimtarinë ekselente të humanistit Gjon Krasniqi.  

Ndërsa në vazhdim ishte prof. Pal Canaj nga Klina, i cili në fjalimin e tij veq tjerash tha se: “Gjon Krasniqi, sipas prizmës së tij pasqyron profilin e njeriut të mirë shqiptar, ku në plotninë e  këtij profili  sintetizohen vlerat familjare,virtytet njerëzore, guximi prej atdhetari,  racionaliteti intelektual dhe ndjenja  prej humanisti, atribute të tija të brumosura në personalitetin e tij janë shpërfaqur me përkushtimin e tij në kohë , rrethana dhe segmente  të ndryshme , në të mirë të familjes, me kontributin e dhënë në shërbim të lirisë  së Kosovës, me dashamirësinë e tij në rrethet shoqërore, me prezantimin e vlerave intelektuale, si dhe me përkushtimin e tij prej humanisti të devotshëm si në Mirditë ashtu edhe në treva e tjera të etnikumit shqiptare”. 

Forhåndsvisning av bilde

Prof. Gjon Dedaj, (ish kryetar i Rrëshenit) veq tjerash tha se: “Komplimente për përcjelljen, Gjon Krasniqi është bash florini i kësaj shoqërie dhe per shkak te vepres se Tij mundesh me e zevëndsue fjalën “Historia” me “Bamiresia” dhe vargjet shekspiriane ruajne kuptimin e plote : “Bamirësia” njeh mijera raste/ kur shemben yje e bien perbetime/ bukuria bie ne pak çaste / e te madherishmit bahen cop e therime” !! 

Me nga një fjalë rasti duke i çmuar vlerat e Gjon Krasniqit, folën edhe don Fran Kolaj, Pal M. Krasniqi (anasteziolog në Klinikën “Shën Ana” në Lucern të Zvicrres i cili edhe ishte, është dhe mbetet mbeshtetës i fuqishëm i vëllaut të tij-Gjonit ), don Pal Tunaj, pater Nue Kajtazi, dhe z. Tomor Krasniqi. 

Në emër të familjës Krasniqi, një falënderim i posaçem për kryetarin e Bashkisë, Ndrecë Dedaj, e bëri edhe prof. Jozef P. Krasniqi etj. 

Ishte ish ushtari i UÇK-së dhe ish eprori i FSK-së, tashmë në pension, z. Kristë D. Krasniqi, i cili në emër të familjës Krasniqi në shënjë falenderimi i dhuroj një guri të çmueshëm të “TREPÇËS” së Mitrovicës së Dardanisë, kryetarit të Bashkisë, z. Ndrecë Dedaj. 

Forhåndsvisning av bilde

Me një recitim e dedikim poetik drejtuar humanistit, Gjon Krasniqit, është paraqitur edhe krijuesi, Hil Alija nga Durrësi. 

Pjesa tjetër e manifestimit kulturorë pas ceremonisë së dorëzimit “Stema e Artë” bëmirësit, Krasniqi, ishte konceptuar me një program artistik e kulturorë, ku të pranishmit në fjalë i argëtuan Mrikë Trumshi, Prena Beci, Kastriot Kola, Prena Beleshi, Dava Gjergji, por edhe si Arben Pacani dhe Ronaldo Mesuli… 

Forhåndsvisning av bilde

Manifestimi në fjalë është përmbyllur me një koktej rasti për të gjithë të pranishmit. 

Forhåndsvisning av bilde