Kreu Blog Faqe 1184

“Hysen Gega: Komiteti ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën!”

1
Nga: Xhafer Leci
______
Jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermanisë.

Jemi zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga pushtuesit sllavo-ortodoks…
Të punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike!
Kadri Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…
Kadriu ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në Radio Prishtinë.
Në prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn etj., përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte Kadriu dhe nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar disa numra).
Kadriu ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në Bern të Zvicrës.
Në gazetën “Liria” ka botuar shumë artikuj, poezi…

Fatkeqësisht Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë, kjo është shumë e dhimbshme!

Në vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE, të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri, Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)
Kur jemi tek demonstratat, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, kryetar i” Besëlidhjes”, në vitin 1978,në Stuttgart të Gjermanisë, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lidhjes së Prizrenit, ka organizuar demonstratën e parë, me Vehbi Ibrahimin, sekretar dhe shokë të tjerë.
Për nderë të pavarësisë së Shqipnisë, me 28 nëntor 1979 , ka organizuar demonstratën në Frankfurt dhe më 1980-të në Munih të Gjermanisë…
Vrasjet dhe plagosjet e veprimtarëve në Perëndim, nga UDB-a e Serbosllavisë, ishin plagë dhe dhimbje e madhe, jo vetëm për familjet e tyre, por për mbarë popullin shqiptarët, në veçanti për ne mërgimtarët. Siç kanë thënë të moçmit dheu i huaj është i ftohtë…

Atentati i parë i UDB-së në diasporë, u krye nga një serbe

Viktima e parë e terrorit, nga UDB-a, ishte plagosja e rëndë e anëtarit të “Besëlidhjes”, Rasim Zenelaj, nga fshati Sllatinë i Podujevës, i cili plagoset rëndë, më 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë, nga serbja Zorica Aleksiç, e cila ka shtënë me pesë plumba nga pistoleta “Ceska”. Vajza serbe ka pranuar se “atentatin e ka bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Rasimi edhe sot jeton në karrige invalidore. Rasimin e spiunoj, shqipfolësi nga Maqedonia, Iso Dautovski, një spiun i UDB-së…
Ndërsa më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës, vritet Vehbi Ibrahimi, sekretar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, të cilin, e kam njohur personalisht në vitin 1970 në Kufstein të Austrisë.

Atentatorët kurrë nuk u zbuluan.

Pas vrasjes së Vehbi Ibrahimit, udbashi, Ukë Qerreti, e kishte siguruar, sigurisht nga UDB-a numrin e telefonit të kryetarit të “Besëlidhjes”, Emin Fazlija dhe në mënyrë anonime e kishte thirrur nga Kosova në Gjermani, duke i thënë: “Ndërroje vendbanimin se do të vritesh”!
Emini e pat ndërruar vendbanimin dhe një kohë të gjatë askush nuk ia ka ditur adresën.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, Ukë Qerreti e takon Emin Fazliun dhe i tregon se ai ishte personi që e kishte thirrur anonim, njeriu i UDB-së, Ukë Qerreti…
Riza Salihu, i dyshuar si bashkëpunëtor i UDB-së, jo vetëm vëllezërve Gërvalla e Hysen Gegës, por edhe Emin Fazlisë ua ka kontrolluar-vjedhur postën, për këtë ka qenë edhe polica gjermane e informuar, Riza është vëzhguar nga policia.. !
Ibrahim Kelmendi, në Romanin e tij „Atentatet“, akuzon si vrasës të Gërvallajve e Kadri Zekës, Riza Salihun. Për këtë si të dyshuar, 14 muaj e kanë mbajtur në burg hetuesie gjermanët, u lira si i pafajshëm.
Edhe Riza Salihu, publikisht akuzon Ibrahim Kelmendin, si vrasës të Gërvallajve dhe Kadri Zekës.

Unë personalisht, në bazë të gjitha atyre që kam mundur të mësoj, gjatë shumë viteve, besoj se vrasës i këtyre Tre Heronjve, është : krimineli i njohur Zhelko Razhnatoviq, alias Arkan, i cili si duket ka jetuar- vëzhguar situatën në Stuttgart e rrethinë, ndërsa këta te dytë, Riza Salihu e Ibrahim Kelmendi, mund të jenë, të implikuar në vrasjen e tyre, bile edhe të tjerë, si për-shembull: Konsulli i atëhershëm, Bashkim Hisari nga Prizreni, i cili ka punuar në Konsullata, në Hamburg e Stuttgart, në kohën kur ndodhi Atentati.
Më vonë Bashkim Hisari qe shpërblyer si Sekretar i parë i Ambasadës Jugosllave në Bernë të Zvicrës.

Në Kosovë derdhej gjaku, neve nuk na interesonin koncertet

Një shembull i cili flet qartë edhe për implikimin e konsullatës Jugosllave në Stuttgart, pikërisht të konsullit Bashkim Hisari, i cili ka organizuar “Ansamblin Shota”, nga Prishtina, në nëntor 1981, për të shfaqur Koncert në Sindelfingen të Gjermanisë, ku kishin ardhur edhe mërgimtarë të kombësive tjera Jugosllave.
Në koncert merrnin pjesë edhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gëvalla, Nami Ramadani, Dervish Beqa, unë Xhafer Leci e shumë të tjerë.

Po sa ka filluar shfaqja, Bardhosh Gërvalla me disa të tjerë kanë filluar shkatërrimin e instrumenteve muzikore për prishjen e koncertit. Mua edhe sot më rrinë para syve Fitim Domi, alias Mixha Ramë, të cilin e donte populli, mbeti i stepur në këmbë… Në Kosovë derdhej gjaku, neve nuk na interesonin koncertet.
Konsulli Bashkim Hisari, u mbyll diku në ndonjë nga dhomat e sigurisë së sallës. Kishte thirrur policinë gjermane, dhe Jusufin e Bardhin i nxori policia jashtë salle. Bardhi me shokë të tjerë, i shkruan parullat “Kosova Republikë” në Autobusët e ardhur nga Kosova…
As ish i burgosuri politik shumëvjeçar, Hysen Gega, i cili akuzon prof.Jusuf Buxhovin, se gjoja e ka marrë në pyetje, sa ka qenë në burg, nuk është e vërtetë dhe Hyseni është i vetmi që ka akuzuar deri me sot Jusuf Buxhovin.

Image

Xhafer Leci duke e lexuar fjalimin e tij në përkujtimin e atentatit ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka

Me Hysenin kam punuar në Fabrikën e televizorëve Standard Elektrik Loren (SEL) në Esslingen Neckar, në vitin 1977-1978… Para disa vitesh, sa ishte gjallë Hyseni, me një shkrim, e pata demantuar atë. Nuk kam marrë përgjigje …Dikush nga krerët e LPK-së, kishte dëshirë që ta nxjerrin LDK-në, si lëvizje-parti e themeluar nga Udbashët..!
Hysen Gega ishte i paarsimuar, por trim e atdhetar. Ai ishte i manipulueshëm, pothuajse, i pa pjekur politikisht.

“Komiteti” ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Në fillim pranova, për ta kryer atentatin. Pastaj u pendova dhe ua dorëzova revolën, me 5 (pesë) fishekë, vëllezërve Gërvalla, pa dhënë shpjegime shtesë, përveç asaj se -nuk kam plumba për shqiptarë! ”

Mua më vjen keq, pse nuk e kam trajtuar çështjen e revoles sa ishte gjallë Hysen Gega? Unë di bukur shumë për revolen, por miku im, Beqir Emini nga Kumanova, i cili flinte në një dhomë me Hysen Gegën, me të cilin edhe libra e materiale tjera, kanë sjellur në banesën e tyre nga Ambasada e Shqipnisë në Vjenë të Austrisë, në vitin 1978…
Për cilin „komitet“ flet Hyseni, kur dihet se Riza Salihu, themelues i Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës” kishte vetëm 3 anëtarë, Riza Salihu udhëheqës dhe Hysen Gega e Maksut Seramati?
Riza Salihu, ka bërë edhe një gënjeshtër të madhe, kur thotë:“ Kadri Zeka, ka kërkuar nga unë të bëhet anëtar i grupit tim !“
Kur dihet se Kadri Zeka i takonte organizatës më të madhe në Kosovë dhe Mërgatë…
Hysen Gega ishte vegël e Ibrahim Kelmendit. Ai nuk u mbush mend as pas dërgimit në Kosovë, me libra e materiale të Enver Hoxhës, duke e vënë në kurthin e policisë jugosllave dhe dënimit me 12 vjet burg!

Kjo u dëshmua edhe në një intervistë, të bërë me porosi të intrigantit Kelmendi, se gjoja UDB-a ia ka premtuar 200 mijë marka, për ta vra Ibrahim Kelmendin.

Hysen Gërvalla ua zbulon të gjitha dallaveret Kelmendit dhe Gegës. Ky i fundit, nuk pati guximin të ballafaqohet me Hysen Gërvallën, i cili denoncoi përrallat e Ibrahim Kelmendit, “sikur donte ta vriste UDB-a, sepse ajo ka vrarë kë ka dashtë”.
Po ky Riza, i quan njerëz të UDB-së, Ibrahim Kelmendin dhe Jusuf Gërvallën. Dihet se UDB-a, Jusufin e vrau, por jo edhe Ibrahim Kelmendin e Riza Salihun!

Më 17 janar 1982, ndodhi dhimbja e madhe, që tronditi mbarë popullin shqiptarë, nga UDB-a gjakatare, u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Pata fatin që i njoha, mora pjesë nëpër demonstrata, dhe në ceremoninë e varrimit, bashkë me vëllain tim Balën, kushërininë Begun, Nami Ramadani, Jakup Biçkaj, Ibrahim e Jusuf Shala, një mik imi, turk, Osman Helvaci e disa të tjerë. Aty i njoha edhe prindërit e tyre, Nanën Ajshe dhe bacin Pajazit Zeka, i njohur në popull si Ziti.

Te varrezat, shumë njerëz po qanin dhe ishin të pikëlluar, po qaja edhe unë. Duke Ju shprehur ngushëllime, Baci Pajazit Zeka dhe Nëna Ajshe, na thonin mos u mërzitni as ju, se i kishit shokë.

Mërgata jonë, në shenjë respekti e mirënjohje, gjithmonë të lartpërmendurve u bëri nderimin me homazhe për çdo vit tek varrezat e tyre në Stuttgart e Bruksel,por mjerisht ndaras, LPK me disa qindra e LDK me disa mijëra pjesëmarrës!
Në pyetjen time pse ndodh kjo gjë e shëmtuar kështu të ndarë, sikur kemi dy palë heronj e dëshmorë, një udhëheqës i LPK-së, thotë: Neve i ftojmë të gjithë pa dallim, kush ka dëshirë vjen…! Ndërsa ,në pyetjen time një udhëheqësi të LDK-së, pse nuk marrim pjesë në homazhe bashkë me LPK-në ?,- ai përgjigjet: „ Ata nuk duan bashkëpunim, por duan të prijnë në homazhe, demonstrata…!

Me 25 shkurt 1990, në Bruksel të Belgjikës, vritet Enver Hadri, shqiptari i parë i cili arriti të hap dyert e Parlamentit Evropian, të dorëzojë emrat e vrasjeve të shqiptarëve të pafajshëm, nga regjimi diktatorial i Jugosllavisë titiste komuniste.
Nga Esslingen Neckar, me dy autobusë, të cilët i ngisnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani, morëm pjesë në ceremoninë e varrimit.
Atje organizatorë ishin: Gani Azemi, Ramadan Gashi, Reshat Sahitaj, Smajl Bytyqi, aktualisht drejtor i “Trofta-s ” në Istog.
Nga Amerika me Delegacionin shqiptar mori pjesë edhe Joseph J. Dio Guardi…
Gani Azemi e Ramadan Gashi, si intelektualë e veprimtarë të hershëm, pas ri-shpalljes së Kosovës shtet i pavarur u bënë Ambasadorë me plotë merita.

BIA serbe e vrau Musa Hotin

Me 16 janar 2004, u vra, gjegjësisht, është mbytur nga UDB-a apo BIA, serbe Musa Hoti, i cili në vitet 1980-ta, ka vrarë një zyrtar të Ambasadës së Jugosllavisë në Bruksel, pas vuajtjes së burgut, edhe vritet…
Në vitin 2001, kur po përgatiteshin eshtrat e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, të ktheheshin në Kosovë, në banesën time, në Köngen të Gjermanisë erdhi vëllai i Kadri Zekës, Xheladin Zeka, bashkë me Arban Hoxhën dhe Avni Salihun. Biseduam shumë gjatë rrethë vrasjeve të veprimtarëve në Mërgim. Xheladinit i thashë: Të gjitha këto vrasje i ka bërë UDB-a, por me implikimin e shqipfolësve argatë të UDB-së.
Në pyetjen time, pse po i ndani kufomat, kur dihet se për të njëjtin ideal punuan dhe, kur u vranë edhe gjaku u është përzier ?
Xheladini tha: Kjo nuk bëhet me dëshirën e familjes Zeka, por të Gërvallajve. Unë: Me kënd keni biseduar? Xheladini: Me vëllanë e madh të Gërvallajve, Hysenin…
Libri: (Lëvizja- Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, autor Bedri Islami).
Bindshëm e them, me fakte dhe dëshmi, se ka qenë afër, por nuk ka ndodhur bashkimi i tri organizatave, të Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit, Fronti i Kuq Popullor. Në lidhje me këtë kam bërë një shkrim me titull: Kush e përgjaku Lëvizjen?

Nuk kam marrë përgjigje, sepse gjithçka kam shkruar, e kam argumentuar me fakte dhe dëshmi të pamohueshme..

Në vitin 1990, pas pjesëmarrjes sime me shokë në themelimin e Degës së LDK-së në Gjermani dhe aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, në cilësinë e kryetarit të aktivit, më lindi ideja për themelimin dhe emërtimin e një shoqate kulturore shqiptare, si synim, për ta ndihmuar mbijetesën e popullit tonë.
Më 12.09. 1992, thirra një tubim, njoftova kryesinë, caktova rendin e ditës, askush nuk e kundërshtoi idenë time. Kishte shumë propozime të personaliteteve të ndryshme. Hajrullah Matoshi, propozoi Kadri Zekën, ishin gjithsejtë 67 pjesë-marrës, 4 mysafirë dhe 63 me të drejtë vote.

Votimet i kisha përgatitur me vota të fshehta. Unë nuk pranova propozimin për kandidim, sepse isha kryetar i aktivit të LDK-së. Jo rastësisht fitoi emri i Kadri Zekës. Kryetar u zgjodh Faredin Emërllahu. Shoqata u regjistrua tek organet zyrtare gjermane.
Pas një kohe të shkurtër u themeluan komisionet për informim, kulturë, sport dhe ndihma materiale. U organizuan tubime të ndryshme, sportive, futboll të vogël, shah etj.
Pas dy viteve u mbajtën zgjedhje të reja. Unë, Xhafer Leci, u zgjodha kryetar, si gjithmonë me vota të fshehta, por kësaj radhe, pavarësisht, se akoma isha edhe kryetar i aktivit të LDK-së, shokët më bënë lutje ta pranoja kandidimin… Neve arritëm të kemi deri 184 anëtarë me libreza, kishim edhe ekipin e shkëlqyer të futbollit “Drita“
E pamundur është përfshirja e të gjitha aktiviteteve, qoftë edhe në një libër voluminoz.

Kemi pasur Bashkësinë Shqiptare, kryetar i së cilës ishte Prof. Dr. Shevqet Canhasi, cili ishte punëtor dhe intelektual i madh, Ai na ka shpërndarë Statutin, Rregulloren, Adresarin… Kemi bashkëpunuar me nja 12 shoqata…
Në vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa vite të gjitha janë mbyllur.
Me keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
Kemi organizuar me dhjetëra organizime të ndryshme në shumë fusha, shumëherë së bashku edhe me aktivin e LDK-së, sepse vepronim në të njëjtin terren dhe për të njëjtin ideal, çështja kombëtare na bashkonte. Organizimet ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat, grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqipëri, kemi ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të azilkërkuesve…
Për aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck, ka botuar 13 shkrime.

Të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit

Me një rast në komunikacion vdiqën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtetë, përndryshe autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!
Me atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të punësohen, të gjejnë banesa, u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes telefonit satelitor me familjet e tyre…
Më 18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave. Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ndihmuam luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegje.

Për ne, veprimtarët e terrenit, fundjava, e shtunë e diel, nuk ishin ditë pushimi, por veprimi, e nganjëherë, edhe pas mbarimit të punës së rregullt të përditshme, në mbrëmje dilnim në terren.

Ne, shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.

Si kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi vepruar në një zonë të vogël, por pa u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm për periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedanterie, ku janë grumbulluar gjithsejtë: 1 177 909 DM.

Falënderojmë veprimtarët e kryesive të Shoqatës „KadriZeka“ dhe aktivin e LDK-së, për kontributin e dhënë dhe të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar vendin deri në çlirim.

Nuk mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.
Unë humanizmin e kam pasur në zemër dhe shpirt.
Në vitin1998, në Zürich të Zvicrës, me iniciativën time, në lokalet e klubit „ Bashkimi“, themeluam Shoqatën humanitare familjare „Zukë Leci“, kaçak, i cili ka vuajtur 18 vjet burg, luftëtar dhe pleqnar.
Nga ajo kohë, përpos ndihmave humanitare për familjarët tonë, kemi ndërtuar 5 shtëpi dhe një objekt në hyrje të varrezave kryesore të Kamenicës, për shërbimin e qytetarëve, duke instaluar, rrymën, ujësjellësin, kanalizimin etj. Objekti ka kushtuar 37 mijë euro, pa llogaritur punën vullnetare të objektit…

E djathta shqiptare është luftuar pamëshirshëm

Në demonstratat e vitit 1981 në perëndim, kanë marrë pjesë përafërsisht 500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre, ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leniniste dhe shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm punëtorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“
Porosia ime ka qenë dhe mbetet: ti lëmë anash ideologjitë politike dhe fetare, sepse janë të huajat të bashkohemi rreth çështjes tonë kombëtare, ashtu siç kanë vepruar kroatët, në vitin 1971 gjatë demonstratave të fuqishme, për shkëputjen e Kroacisë nga Serbosllavia…

Nuk jam historian, por, si pjesëmarrës që në demonstratat e vitit 1968 në Gjilan, kam krijuar pak përvojë, kam mësuar nga pak nga organizatorët atdhetarë…
Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, në vend dhe jashtë vendit, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971, ishin edhe organizatorë të demonstratave si; Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Komitetit Qendror të Kroacisë, Miko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folur në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb: “Të gjallët nuk mund t’u sqarojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë”.

Savka Dapçeviç-Kuçar, ka mbajtur dy fjalime të flakta para qindra-mijëra demonstruesve, studentë e qytetar kroatë.., madje edhe i ka kushtuar shtrenjtë, por ka mbetur heroinë e popullit të vet…
Mjerisht, kështu nuk ndodhi me neve shqiptarët. E djathta shqiptare është luftuar pa mëshirshëm nga dy shtete komuniste; Serbosllavia dhe Shqipnia!

Invalidët e luftës dhe familjet e tyre, duhet ndihmuar shteti dhe populli, me ato mundësi që kemi bashkërisht.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë të rënëve, për çlirimin e popullit dhe vendit tonë të përbashkët të Shqipnisë Etnike !

Pushofshin në paqe !

Wernau,15.10.2022
Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës Kadri Zeka“

Krimi ende i pandëshkuar: Masakra e Tususit në Prizren më 26 maj 1999

0
Nga: Sheradin Berisha
_______
HYRJE
Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, (e në jugperëndim të Kosovës). Tërësia territoriale e Komunës ka një sipërfaqe prej 640 km2 dhe paraqet 5.94 % teteritorit të Kosovës të ndarë në 76 vendbanime. Sipas regjistrimeve lokale rezulton se Komuna e Prizrenit në vitin 2002 kishte 220.776 banorë, nga të cilët në Prizren jetojnë rreth 110.000 banorë. (1) Në periudhën janar 1998 – 12 qershor 1999, në territorin e kësaj komune janë vrarë 325 banorë civilë (257 meshkuj dhe 68 femra), 125 banorë janë të pagjetur (121 meshkuj dhe 4 femra), ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 143 dëshmorë. Masakrat më të tmerrshme janë kryer në Krushë të Vogël (113), në Landovicë (23), në Lugishtë të Hasit (34), në Korishë (77) dhe në lagjen Tusus të Prizrenit (27)….
***
Në raportin e Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, datë 23. 02. 2009: “Pasojat e luftës në Komunën e Prizrenit” (3), theksohet se në korrik të vitit 1999 u gjetën tri varreza masive në fshatrat e Hasit: në Gorozhup dhe në Planejë, u zbuluan dy varreza masive me nga 12 kufoma, ndërsa në fshatin Mazrek, u gjetë një varrë tjetër me 10 kufoma. Të gjithë të vrarët ishin nga fshati Lubizhdë (Lugishtë) e Hasit të Prizrenit, të cilët ishin ekzekutuar nga 12 – 26 prill 1999.
Në qershor 2006 një varrezë masive me 20 të vrarë, është gjetur në mes të fshatrave Lubizhdë e Korishë. Të vrarët ishin nga Krusha e Vogël, të ekzekutuar më 26 mars 1999. Sipas shenimeve të KK – Prizren, dhe asociacioneve tjera, në Komunën e Prizrenit janë shkatërruar 3459 shtëpi shqiptare, 15 objekte shkollore, 2 zyrë të vendit, 1 shtëpi e Kulturës, 4 biblioteka shkollore, 8 objekte shëndetësore, 18 objekte fetare dhe rreth 2000 objekte afariste etj. (Krimet e Serbisë në Kosovë 1998 – 1999, Libri 2 – Prishtinë 2010, fq.174)
Me fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s, OSBE raportonte se, ushtria dhe policia serbe granatoi disa zona të qytetit dhe rrënoi vendndodhjen historike të “Lidhjes së Prizrenit”, një monument i rëndësishëm historik për shqiptarët…
Gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999), Serbia angazhoi Armatën e tretë të ushtrisë, njësi paramilitare nën ombrellën e ushtrisë, dhe një superstrukturë të gjerë forcash policore, kundër popullit shqiptarë dhe UÇK-së, e cila në mars 1999 kulmoj me operacionin shfarosës, të koduar si Plani “Patkoi”.
Këto forca përbënin një kombinim të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish’sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj.
Në raportin e tetorit 2001, organizata për hulumtimin e krimeve të kryera në Kosovë ”Human Rights Watch” shkruan: „Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishme gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë).
Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe – Sh.B). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.” – theksohet në raportin e saj “Human Rights Watch”.
Në një hulumtim që ka bërë “Human Rights Watch” pas luftës në Kosovë, ka konstatuar se, “Gjatë luftës, “Armata e Tretë e Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse për Kosovën, kishte një kazermë në Prizren dhe një numër dëshmitarësh mëtonin se ushtria ishte treguar tejet aktive në këtë komunë, duke bashkërenduar aksionet me policinë. Me qendër në Prizren ishte dhe Brigada e 549 e Motorizuar, e komanduar nga koloneli Bozhidar Deliç. Prizreni ishte gjithashtu edhe një nga shtatë bazat rajonale të policisë serbe në Kosovë, e njohur si Sekretarijat Unutrasnjih Poslova (Sekretariati për Punët e Brendshme) ose SUP.
SUP-i i Prizrenit mbulonte komunat e Prizrenit, Rrahovecit, Suharekës dhe Gorës. Komandanti i SUP-it për Prizrenin përgjatë gjithë vitit 1998 ishte koloneli Gradimir Zekavica, ndërsa nënkoloneli Millan Gjuriçiç ishte kryetari i seksionit të SUP-it të departamentit të policisë së Prizrenit. Në janar të vitit 1999 do të emërohej një kryetar i ri i SUP-it, koloneli Millosh Vojnoviç, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe zëvendës shef i departamentit të policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it dhe të UJ-së për siç thotë – “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“! Me këtë rast, ai me “Urdhërin e heroit Kombëtar” – i dekoroi Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar me seli në Prizren, si dhe oficerët e MUP-it serb në Prizren: Kolonel Gradimir R.Zekavica dhe Nënkolonel Millan S.Gjuriçiq, të cilët morën pjesë në planifikimin dhe organizimin e masakrave barbare në fshatrat e komunës së Prizrenit.
SI NDODHI MASAKRA NË LAGJEN TUSUS TË PRIZRENIT – MË 26 MAJ 1999
Lagjja e Trimave (ish-lagjja Tusus) shtrihet në pjesën jugore të Prizrenit rrëzë maleve të Cvilenit. Gjatë luftës, kjo lagje ishte baza kryesore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe luajti një rol të rëndësishëm në masovizimin e radhëve të UÇK-së për zonën e Vërrinit, prandaj si e tillë ishte vënë nën vëzhgim të përhershëm nga forcat pushtuese serbe. Në muajt mars – maj 1999, në kohën kur forcat militare dhe paramilitare serbe me dhunë e shpërngulte popullatën shqiptare për në Shqipëri, Tususi ishte shndërruar në një çerdhe të fuqishme për UÇK-në, dhe prandaj shumica e banorëve të saj nuk i lëshuan shtëpitë e tyre, madje një kohë aty gjetën strehim edhe dhjetra familje të Vërrinit, Opojës dhe të fshatrave të Therandës e të Anadrinit.
* * *
Forcat kriminale serbe, gjatë kësaj periudhe disa herë kanë tentuar të stacionohen në Tusus, mirëpo gjithnjë kanë hasur në rezistencë të armatosur nga dy njësitet e UÇK-së, të Brigadës 125, të drejtuar nga komandantët:
– Samidin Xhezairi – Hoxha dhe
– Zafir Berisha.
Për të “sfiduar” këtë qëndresë të pathyeshme të UÇK-së, komanda ushtarake serbe në Prizren, më 24 prill 1999 mobilizon forca të mëdha ushtarake e policore dhe rrethon lagjen Tusus. Me këtë rast arrestohen 50 mashkuj dhe dërgohen në qendrën sportive ”Sezair Surroi”, e cila me fillimin e bobardimeve të NATO-s (24 mars ´99) ishte shndërruar në një “kamp të madh përqëndrimi” për qindra shqiptarë të zënë robë, nga anë të ndryshme të Kosovës, që deportoheshin për në Shqipëri.
Nga shumë dëshmitarë, mësohet se gjatë muajve prill-maj 1999, forcat militare e paramilitare serbe qindra shqiptarë të zënë robër i kanë detyruar të hapin istikame në disa vendbanime përreth kufirit, për t´u mbrojtur nga bombardimet e aleancës veriatlantike NATO-s.
Human Rights Watch ka intervistuar dy burra që ishin marrë nga shtëpitë më 24 prill, për të shërbyer në brigadat e punës. Fillimisht ata i kishin grumbulluar në qendrën sportive të Prizrenit, pranë kazermave të ushtrisë dhe aty iu kishin dhënë për të veshur uniforma të vjetra të ushtrisë. Paskëtaj i kishin dërguar në komunën e Dragashit, në jug të Prizrenit, ku kishin hapur llogore për një muaj me radhë. Banorë të tjerë të Prizrenit që e kishin braktisur qytetin në mes të prillit, thanë se ishin larguar pikërisht për të shpëtuar nga grumbullime të tilla…
Gjatë muajit maj 1999, njësitet e UÇK-së duke mbrojtur popullatën shqiptare, disa herë janë përballur me forcat pushtuese serbe në lagjen Tusus dhe në pjesët tjera – përgjatë maleve të Cvilenit dhe të Vërrinit. Ngjarja kulmore e të gjitha zhvillimeve luftarake të UҪK-së në këtë lagje të Prizrenit, ishte ajo e 26 majit 1999, ku njësitë e UҪK-së gjatë një aksioni vrasin dy policë të nëjsisë speciale serbe. Në raportin e Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, datë 23. 02. 2009: “Pasojat e luftës në Komunën e Prizrenit”, shkruan: “Njësitet e UҪK-së më 26. 05. 1999 në ora 07:30 kanë sulmuar në befasi policinë serbe në Lagjen ‘Tusus’, pikërisht në kohën kur po bëhej ndërrimi, pasiqë një kohë ishin vëzhguar lëvizjet e forcave serbe në këtë lagje. Me atë rast, vriten dy policë. Vrasja e policëve ka ndodhur në rr. “Ramiz Sadiku” (tash Xhevat Berisha) të kësaj lagjeje. Policët e vrarë, kishin me vehte çanta me gjësende të plaçkitura nga shtëpitë e braktisura të qytetarëve shqiptarë.”
Në gjysmën e parë të muajit qershor 1999, “Human Rights Watch” ka intervistuar tre refugjatë në Shqipëri, si dëshmitarë okularë të asaj çka ndodhi në Tusus më 26 maj 1999. Ndërkaq, një hulumtues i Human Rights Watch, më 14 qershor, menjëherë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, vizitoi lagjen Tusus të Prizrenit. Me këtë rast ka fotografuar shkatërrimet e bëra nga forcat serbe dhe janë intervistuar katërmbëdhjetë banorë të Tususit. Dhuna në Tusus do të merrte zjarr pas vrasjes e të paktën dy oficerëve serbë të policisë në rrugën Ramiz Sadiku, bulevardi kryesor që e përshkon mes për mes gjithë zonën. Një numër dëshmitarësh i kanë thanë “Human Rights Watch” se, ata kishin dëgjuar rreth vrasjeve, ndërkohë që një dëshmitar tjetër, L.V., deklaroi se ai i kish parë kufomat, mëngjesin e datës 26 maj. “Njëri (nga policët) ishte shtrirë në shpinë,” shpjegoi L.V. “Ndërsa tjetri kishte rënë përmbys, me shpinën shoshë nga plumbat; kurrizi i tij ishte i llangosur me gjak.” Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar emrat dhe fotografitë e dy policëve të vrarë në Tusus më 26 maj: Millosav Rajkoviç (i lindur në vitin 1975), dhe Zllatomir Stankoviç (I lindur më 1957).
Forca të shumta ushtarake, militare e policore serbe, në pamundësi të shkatrrimit të bazave të njësive të UÇK-së, qysh në orët e para të paradites së 26 majit 1999, ndërmorën një ofensivë gjithëpërfshirëse me karakter hakmarrës mbi popullatën e pafajshme civile. “Në orën 9:30 ka nisur ofenziva e forcave serbe.” – shkruan QR e KMDLNJ-së në Prizren. Njësitë kriminale serbe me brutalitet u futën shtëpi më shtëpi, dhe në këtë operacion të furishëm, plaçkitën, dogjën e shkrumuan 245 shtëpi të kësaj lagjeje. Në këtë situatë njësitë kriminale serbe, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët dhe pa mëshirë i ekzekutuan 25 meshkuj të moshave të ndryshme. Ky operacion me përmasa gjenocidi ka vazhduar deri në orët e pasdites.
Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia në kokë. Një 11 vjeçar i ka thënë hulumtuesit të “Human Rights Watch” se ata mbanin “kama të mëdhaja” dhe “tymosnin puro”. Një tjetër dëshmitar është shprehur për praninë e “grekëve dhe rusëve që s’flisnin as edhe një fjalë serbisht”.
Dëshmitari F. K., 33 vjeç, banor i Tususit, i ka thënë hulumtuesit të “Human Rights Watch” se ai dhe 16 anëtarët e familjes së tij – në paraditën e 26 majit, “kishin zënë vend në qilarin e shtëpisë dhe dëgjuan të shtëna të shumta.” Zjarri i armëve, ka thënë ai, “ishte i paprerë, fare afër, ndoshta rreth pesëdhjetë metra larg nga shtëpia ime. Pas gjysmë ore të shtënash të vazhdueshme, ata nisën të djegin dhe shembin shtëpitë në lagjen tonë. Rrënuan gjithçka.” Ai ka deklaruar se zjarri vazhdoi deri në pragmbrëmje, kur ai dhe familja e tij do të largoheshin duke kapërcyer murin e oborrit të shtëpisë dhe ecur mes për mes trarëve të djegur, për të mbërritur në rrugën që do t’i nxirrte nga lagja. Pjesëtarë të familjeve të tjera do të përshkruanin se si forcat serbe kishin hyrë në shtëpitë e tyre, herë për të vrarë, herë për të bërë kontroll. dëshmitari L. V. (një djalë 16 vjeç), i ka thënë hulumtuesit të “Human Rights Watch”: “Më shumë se pesëmbëdhjetë serbë erdhën në shtëpi. Ata na pyetën, “A ka UÇK këtu?” Kontrolluan në gjithë shtëpinë dhe ndenjën brenda për afro pesë minuta. Ishin trupa speciale të policisë dhe në krah mbanin shenjën e kuqe të flamurit serb. Mua më nxorën nga shtëpia dhe më thanë, “Do të vrasim. Shih për herë të fundit njerëzit e shtëpisë se ne do të vrasim.” Kur L. V.-në e nxorën nga shtëpia, një burrë, i cili sipas tij ishte komandanti i serbëve, iu tha të tjerëve ta lironin. E ëma e L. V.-së gjithashtu ishte keqtrajtuar; ajo tha se, ato çaste kish menduar se forcat e sigurimit kishin për të marrë me vete, por vetëm ulërima e vjehrrës e kishte shpëtuar. Shtëpinë e tyre do ta vizitonin më shumë se një herë, grupe të forcave të sigurimit serb, ngaqë ajo ndodhet mu në qendër të rrugës “Ramiz Sadiku”.
Aty ku përfundon rruga “Ramiz Sadiku” ndodhet shtëpia e familjes Abdylmexhidi, të cilës më 26 maj 1999 forcat kriminale serbe ia vranë e masakruan barbarisht gjashtë meshkuj të familjes. Dëshmitarja Jehona (Sami) Abdylmexhiti-Thaçi, (e lindur më 04. 12. 1980) atë ditë të tmerrshme e përshkruan si më poshtë:
“Më 26. 05. 1999, ka qenë ditë e mërkurë, isha në shtëpinë time në Prizren, rr.”Rugova”, nr.6, Lagja ‘Tusus’, bashkë me familjen, axhallarët dhe disa kusherinjë, gjithësejt ishim 15 vetë. Në mëngjes herët rrethë orës 8.30 ka filluar djegia e shtëpive në këtë lagje nga ana e forcave policore-ushtarake serbe. Reth orës 11.00 flaka i është afruar shtëpisë sonë. Ishim në panik dhe nuk dinim kah të shkonim, si të vepronim. Në një moment 6 meshkujt tanë janë nisur kah rruga kryesore (ish rr.Dedinja). Mirëpo ata ndalohen nga policia dhe ushtria serbe dhe i kthejnë përsëri në shtëpi. I kanë mbështet për muri të shtëpisë sonë, i kontrolluan dhe ju kërkuan të holla. Babën tim – Samiun e kanë futur brenda në shtëpi dhe në prezencë të nënës sime, Fejzijes, i kanë kërkuar të holla. Me këtë rast e kanë kërcënuar nënën: “nëse nuk jep para do ta vrasim burrin”. Nëna nga frika u ka dhënë 2000 DEM. Axhën tim Rafetin e kanë goditur me tytë automatiku dhe kanë kërkuar edhe nga ai të holla. E di që ju ka dhanë edhe dinar të Serbisë, por policët dhe ushtarët i kanë hudhur ato, ndërsa i kanë marrë markat. Krejt këtë situatë të rëndë dhe rrënqethëse e kanë parë 4 fëmijët e axhës, tri gra, gjyshi – Vaiti dhe gjyshja ime – Zymyle. Gjatë gjithë kohës na thonin ku është UҪK-ja, ku e keni Amerikën, do t’ju vrasim të gjithëve, e provokime të tjera. Pasi i kanë marrë parat nga nëna, babain e kanë nxjerrë jashtë dhe e kanë mbështetur për muri bashkë me axhën – Rafetin, dy vëllezërit (Shefikun e Beharin), kusheriun (Hyrmetin), djalin e dajës (Mirsadin), ndërsa nga shtëpia e Mirsadit, e cila është ngjitë me tonën, e kanë sjellur, burrin e tezes (Hesatin) dhe djalin e tezes (Bejanin), të cilët poashtu i kanë mbështetur për muri, gjithësejt 8 vetë. Ndërkohë kanë bastisur brenda në shtëpi, por nuk kanë gjetur armë. Pastaj neve gratë dhe fëmijët na kanë thënë të dalim jashtë. Jemi nisur kah rruga kryesore. Pas 3 – 4 min., kemi dëgjuar krisma armësh – në rafale. Nuk kemi guxuar të kthehemi. Në rrugë kishte shumë forca. Pasdite, gjyshja Zymyle, (nëna e babës tim) ka hy në shtëpi në kohën kur po digjej shtëpia, dhe ka parë gjurmë të gjakut dhe dokumente e gjësende tjera personale të shpërndara në tokë, por, nuk ka hasur në ndonjë kufomë. Na mbante shpresa se ndoshta ishin gjallë. Pas dy ditësh, babai i Bejanit (Xhevati) ka shkuar në polici dhe e ka kërkuar djalin, por i kanë thënë: “shko te zoti kërkojeni,…ik më shpejt se edhe ty do të vrasim”. Të premten më 28. 05. 1999 Xhevat Xhemshiti ka shkaur në morg dhe ka identifikuar: Bejanin dhe Hesatin, ndërsa po atë ditë nëna ime, Fejzia dhe halla Servete në morgun e spitalit kanë identifikuar: babën tim – Samiun, axhën tim – Rafetin, vëllezërit: Shefikun e Beharin, kusheriun – Hyrmetin dhe djalin e dajës – Mirsadin. Po atë ditë janë varrosur në varrezat e Prizrenit”. – përfundon dëshminë Jehona (Sami) Abdylmexhiti-Thaçi.
Hulumtuesi i “Human Rights Watch” ka intervistuar dy dëshmitarë që kishin marrë trupat e të vrarëve – nga morgu i spitalit të Prizrenit, në ditët e mëpasme. Dësmitari M. B. (65 vjeç) ka thënë se, “ai dhe capak miq të tij kishin marrë nga morgu atë ditë të premte nja dy dyzina trupash, duke përfshirë këtu edhe një grua tridhjetë e katër vjeçare të djegur krejt; ajo kishte pasë banuar në të njëjtën rrugë me të.” Atij i kujtohet, kur: “Doktori i morgut” – ju ka thënë – “se duhej të vendosnim: ose t’i merrnim e t’i varrosnim, përndryshe ata do t’i fusnin të gjithë në një varr të përbashkët. Unë mbarta një pjesë të trupave me karrocë.” Një dëshmitar tjetër 65 vjeçar, F.D., i ka thënë hulumtuesit të “Human Rights Watch”, se ka shkuar disa ditë me radhë në morg, duke marrë për çdo herë nga dy a tre kufoma. Ai ka marrë pjesë edhe në funeralin e një pjese të të vdekurve, një ditë të dielë, në varrezat pranë xhamisë së vendit. (4)
Banorët e lagjes që kishin përjetuar këtë masakër të tmershme, mbajnë mend se, forcat serbe nga Tususi janë larguar në orët e pasdites (të 26 majit), pa rënë terri i natës. Dhe, derisa po largoheshin trupat serbe, në Tusus ka arritur një kamion për të mbledhur kufomat e mashkujve të ekzekutuar, të cilat i kanë dërguar në morgun e spitalit të Prizrenit. Dëshmitarët i kanë thënë hulumutuesit të “Human Rights Watch” se, Grupi i njerëzve të kamionit përbëhej nga një shofer shqiptar, katër punonjës civilë serbë dhe katër rromë, që ishin marrë si hamenj për të ngarkuar kufomat. “Kamioni ishte plot e përplot me kufoma,” – ka thënë një dëshmitar. “Ai ishte i hapur nga mbrapa, kështu që shiheshin kollaj. Rromët shkonin shtëpi më shtëpi për të kërkuar kufomat. Ata i merrnin dhe i hidhnin në kamion sikur të ishin thasë.” Një dëshmitare tjetër, ka deklaruar, se kish parë një numër të madh kufomash të mbështjella me çarçafë të bardhë, në pjesën e mbrapme të kamionit, njëri nga punonjësit civilë mbante në dorë një kamera dhe me të xhironte të vrarët”.(4)
KUSH U EKZEKUTUA MË 26 MAJ 1999 NË LAGJEN TUSUS TË PRIZRENIT
Nga dëshmitë e mbledhura në këtë lagje, mësohet se më 26 maj, nëpër shtëpi dhe nëpër rrugët e Tususit u ekzekutuan mizorisht 25 civilë shqiptar, të paarmatosur:
1. Rafet Abdylmexhiti 1947,
2. Sami Abdylmexhiti 1951,
3. Shefik Abdylmexhiti 1978,
4. Behar Abdylmexhiti 1982,
5. Mirsat Osmani 1975,
6. Hyrmet Sylejmani 1964,
7. Hesat Xhemshiti 1937,
8. Bejan Xhemshiti 1975,
9. Bislim Qengaj 1921,
10. Selvinaze Qengaj 1923,
11. Salih Elshani 1936,
12. Ymer Thaqi 1945,
13. Avdi Berisha 1921,
14. Refki Berisha 1961,
15. Hajrim Arifi 1977,
16. Sani Bajrami 1968,
17. Neki Gashi 1935,
18. Selim Berisha 1932,
19. Feim Berisha 1927,
20. Xhemajli Poniku 1933,
21. Halil Poniku 1937,
22. Fazile Maqkaj 1968,
23. Rexhep Maqkaj 1923,
24. Nijazi Muja 1959, dhe
25. Fadil Ramadani.
SI U EKZEKUTUAN ENES E FATMIR MUHARREMI NË LAGJEN “BILBIDERE” TË PRIZRENIT
Në një lagje tjetër të Prizrenit, në “lagjen Bilbidere”, 10 ditë më herët, para se të ndodhte maskra e Tususit, saktësisht më 16 maj 1999 forcat paramilitare serbe kanë vrarë në shtëpinë e tyre: Enes dhe Fatmir Muharremin. Për ekzekutimin e Enesit dhe të Fatmirit, “Human Rights Watch” ka intervistuar anëtarë të familjes. Dëshmitarët kanë thënë se, aty nga fundprilli, pothuaj të gjithë banorët e lagjes u larguan për në Shqipëri, ndërkohë që aty mbeti familja e tyre dhe gjashtë familje të tjera. Tri javë kaluan pa kurrfarë incidenti, derisa një të dielë, më 16 maj, ia behu një grup policësh serbë, që zunë të kontrollonin në shtëpi për armë. Jo shumë kohë pasi ishin larguar policët, mbërriti një grup i madh paraushtarakësh. E. Muharremi, një grua 26 vjeçare, i kallzoi Human Rights Watch rreth asaj çka kish ngjarë: Njerëzit e Arkanit, afro njëqind vetë, erdhën rreth orës 9 të mëngjesit. I kujtohet mirë, se “në krye mbanin shami ngjyrë qielli dhe kishin veshur jelekë specialë që i mbanin të pakopsitur; kësisoj mund të shihje gjokset e tyre. Në qafë mbanin gjerdanë me kryqe dhe emblema të tjera. Pjesa më e madhe kishin rruar kokat; disa mbanin mjekra. Midis tyre ishte dhe një rus me mjekër; ai s’fliste as edhe një fjalë serbisht.
Fytyrën dhe pjesën e nën syve e kishin lyer me bojë. Kishin veshur uniforma kamuflazhi në ngjyrë të gjelbër, si të ushtrisë, teksa një grup i vogël i kishin ngjyrë blu të errët … Ata nuk erdhën në shtëpinë tonë, por ishin shpërndarë gjithandej nëpër lagje. Na kishte hyrë frika në palcë.” E. Muharremi, mban mend se, paraushtarakët morën dy kunetërit e saj, Elez e Enes Muharremin, si dhe djalin e Enesit, Fatmir Muharremin. S’kish kaluar shumë nga koha kur ata i kishin marrë dhe anëtarët e familjes që kishin mbetur në shtëpi, dëgjuan breshëritë e armëve automatike. A. Muharremi, e ëma e dy vëllezërve vijoi të shpjegonte: “Dëgjova krismat e armëve. ‘Kam frikë se i vranë’ i thashë djalit tjetër … ishin breshëri të tëra zjarri nga një pushkë automatike.” Pasi paraushtarakët u larguan nga lagja, njerëzit e familjes i gjetën trupat e dy burrave në banjon e një shtëpie aty pranë.
Vëllai i mbijetuar i Enesit, i ka thënë “Human Rights Watch”: “Dëgjova ulërimën e grave që kishin gjetur trupat, kështu që ia dhashë vrapit në drejtim të tyre. Një fqinj më tha, “mos hyr brenda, s’ke për të qenë në gjendje ta durosh dot atë pamje”, ndaj dhe unë s’hyra. U nisa për në rajonin e policisë për të lajmëruar, por rrugës hasa tre prej tyre. Ata erdhën me mua te shtëpia ku gjendeshin trupat dhe ne hymë së bashku në banjë. Aty pamë kufomat, ishin plandosur në dysheme. Kudo të zinte syri gjak. Enesin e kishin qëlluar dy herë, në gjoks dhe në krah; Fatmirin e kishin qëlluar në gjoks dhe në këmbë. Policët nuk i morën trupat për t’i çuar në morg. (4)
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme
MEMORIALI NË LAGJEN E TRIMAVE
Pas luftës Enesi dhe Fatmiri së bashku me 25 martirët e Tususit, prehen të qetë në varrezat e përbashkëta, në fund të lagjes së trimave (ish -Tusus).
***
“Amaneti ynë:
Punoni, duani dhe ndihmoni njëri tjetrin,
çmojeni këtë liri që ua solli gjaku ynë dhe
i mijëra të tjerëve, nëse nuk doni që t´u
përsëritet historia…
…Kosovë e larë me gjak ndër shekuj e mote,
gjaku ynë hallall të qoftë,
lamtumirë Prizren historik,
gjaku ynë t´u bëftë dritë…”, – kështu thuhet në mbishkrimin e përmendores së ngritur në lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) në Prizren, ku janë të skalitur emrat e 27 shqiptarëve të vrarë e të masakruar barbarisht, më 16 e 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
PSE ASKUSH S’I NDJEK KRIMINELËT?!
Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi (shumë fotografi të kriminelëve serb janë gjetur edhe në lagjen Tusus të Prizrenit e në rrethinë), në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri, shihen ata duke plaçkitur pasurinë e shqiptarëve. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtare, dhe ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këta kriminelë. Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga shfarosja! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, i gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për mosngritjen e një padie penale kundër shtetit serb, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
***
Më 26 maj 1999 njësitë kriminale serbe pasi i plaçkitën, dogjën e shkrumuan 245 shtëpi të Lagjes Tusus! (Shikoni disa fotot të bëra nga veprimtarja Bajrame Tafallari)
Prizren, maj 2011
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
____________
Literatura e shfrytëzuar:
1. Komuna e Prizrenit – http://kk./rks-gov.net//prizren/City-guide/Geography.aspx, dhe wikipedia.
2. Krimet e Serbisë në Kosovë 1998 – 1999, Libri 2 – Prishtinë 2010,
3. Raporti i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, datë 23. 02. 2009 “Pasojat e luftës në Komunën e Prizrenit”. KMDLNJ – Krimet e Luftës në Kosovë 1998 – 1999 Monografi 1, Prishtinë 2010.
4. Nën pushtetin e urdhrave (Komuna e Prizrenit) – Krimet e luftës në Kosovë – tetor 2002 by Human Rights Watch (faqe 359 – 367)
———————
Masakra e Tusuzit (Video)

Letërsia amerikane nga Kolonialët Bashkohor deri të letërsia anti-tardicionale,në poezi,prozë deri në politikat anti establishmentit dhe ajo bashkohore(1939)

0
Shkruan Akademik Flori Bruqi,PHD

 

Nga Kolonialët në Bashkëkohor

Letërsia amerikane nuk lehtësisht i jep hua klasifikimit sipas periudhës kohore. Duke pasur parasysh madhësinë e Shteteve të Bashkuara dhe popullsinë e saj të ndryshme, shpesh ndodhin disa lëvizje letrare në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar dijetarët letrar që të bëjnë një përpjekje. Këtu janë disa nga periudhat më të zakonshme të letërsisë amerikane nga periudha koloniale deri në të tashmen.

Periudha Koloniale (1607-1775)

Kjo periudhë përfshin themelimin e Jamestown deri në Luftën Revolucionare. Shumica e shkrimeve ishin të natyrës historike, praktike ose fetare. Disa shkrimtarë që nuk mungojnë nga kjo periudhë përfshijnë Phillis Wheatley , Pambuk Mather, William Bradford, Anne Bradstreet dhe John Winthrop . Përshkrimi i parë i skllevërve , një tregim i vuajtjeve të pazakonta dhe çlirimi i zjarrtë i Hammonit britanik, një njeri i zezakët , u botua në Boston në 1760.

Epoka Revolucionare (1765-1790)

Duke filluar një dekadë para Luftës Revolucionare dhe duke përfunduar rreth 25 vjet më vonë, kjo periudhë përfshin shkrimet e Thomas Jefferson , Thomas Paine , James Madison dhe Alexander Hamilton . Kjo është ndoshta periudha më e pasur e shkrimit politik që nga antikiteti klasik. Vepra të rëndësishme përfshijnë “Deklaratën e Pavarësisë”, Dokumentet Federaliste dhe poezinë e Joel Barlow dhe Philip Freneau.

Periudha e Hershme Kombëtare (1775 – 1828)

Kjo epokë në Letërsinë Amerikane është përgjegjëse për veprat e para të dukshme, siç është komedia e parë amerikane e shkruar për skenën – Kontrasti nga Royall Tyler, 1787 – dhe libri i parë amerikan – Fuqia e simpatisë nga William Hill, 1789. Uashingtoni Irving , James Fenimore Cooper dhe Charles Brockden Brown merren me krijimin e një fiction të veçantë amerikan, ndërkohë që Edgar Allan Poe dhe William Cullen Bryant filluan të shkruajnë poezi që ishin dukshëm të ndryshëm nga ajo e traditës angleze.

Rilindja Amerikane (1828 – 1865)

I njohur gjithashtu si Periudha Romantike në Amerikë dhe Epoka e Transcendentalizmit , kjo periudhë pranohet zakonisht të jetë letërsia më e madhe amerikane. Shkrimtarë të mëdhenj përfshijnë Walt Whitman , Ralph Waldo Emerson , Henry David Thoreau , Nathaniel Hawthorne , Edgar Allan Poe dhe Herman Melville. Emerson, Thoreau dhe Margaret Fuller merren me formimin e literaturës dhe idealeve të shumë shkrimtarëve të mëvonshëm. Kontribute të tjera kryesore përfshijnë poezinë e Henry Wadsworth Longfellow dhe tregimet e shkurtra të Melville, Poe, Hawthorne dhe Harriet Beecher Stowe. Përveç kësaj, kjo epokë është pika e inaugurimit të Kritikës Amerikane të Letërsisë , të udhëhequr nga Poe, James Russell Lowell dhe William Gilmore Simms. Vitet 1853 dhe 1859 solli romanet e para afrikano-amerikane: Clotel dhe Our Nig .

Periudha Realiste (1865 – 1900)

Si rezultat i Luftës Civile Amerikane, Rindërtimit dhe Epokës së Industrializmit, idealet amerikane dhe ndërgjegjësimi vetë-ndryshuan në mënyra të thella dhe letërkëmbimi amerikan u përgjigj. Disa nocione romantike të Rilindjes Amerikane zëvendësohen me përshkrime realiste të jetës amerikane, të tilla si ato të përfaqësuara në veprat e William Dean Howells, Henry James dhe Mark Twain .

Kjo periudhë gjithashtu krijoi shkrime rajonale, siç janë veprat e Sarah Orne Jewett, Kate Chopin , Bret Harte, Mary Wilkins Freeman dhe George W. Cable. Përveç Walt Whitman, një tjetër poet master, Emily Dickinson , u shfaq në këtë kohë.

Periudha natyrore (1900 – 1914)

Kjo periudhë relativisht e shkurtër përcaktohet nga këmbëngulja e saj për rikrijimin e jetës, pasi jeta është në të vërtetë, madje edhe më shumë sesa realistët në dekadat e mëparshme. Shkrimtarë të natyralizmit amerikan si Frank Norris, Theodore Dreiser dhe Jack London krijuan disa nga romanet më të fuqishme në histori letrare amerikane. Personazhet e tyre janë viktima që bien pre e instinkteve të tyre bazë dhe faktorëve ekonomikë dhe sociologjikë. Edith Wharton shkroi disa nga klasikët më të dashur të saj, si “Custom of the Country” (1913), Ethan Frome (1911) dhe House of Mirth (1905) gjatë kësaj periudhe kohore.

Periudha Moderne (1914 – 1939)

Pas Rilindjes Amerikane, Periudha Moderne është mosha e dytë më me influencë dhe e pasur artistikisht e shkrimit amerikan. Shkrimtarët e saj të mëdhenj përfshijnë poetë të tillë si EE Cummings, Robert Frost , Ezra Pound, William Carlos Williams, Carl Sandburg, TS Eliot, Wallace Stevens dhe Edna Shën Vincent Millay . Novelistë dhe shkrimtarë të tjerë prozë të kohës përfshijnë Willa Cather, John Dos Passos, Edith Wharton, F. Scott Fitzgerald, John Steinbeck, Ernest Hemingway, William Faulkner, Gertrude Stein, Sinclair Lewis, Thomas Wolfe dhe Sherwood Anderson. Periudha Moderne përmban brenda saj disa lëvizje të mëdha duke përfshirë Epokën e Xhazit, Rilindjen e Harlemit dhe Gjeneratën e Humbur. Shumë nga këta shkrimtarë u ndikuan nga Lufta e Parë Botërore dhe zhgënjimi që pasoi, veçanërisht emigrantët e Gjeneratës së Humbur. Për më tepër, Depresioni i Madh dhe Marrëveshja e Re rezultuan në disa prej shkrimeve më të mëdha sociale të Amerikës, siç janë romanet e Faulkner dhe Steinbeck dhe drama e Eugene O’Neill.

Gjenerimi i Beatit (1944 – 1962)

Shkrimtarët Beat, të tillë si Jack Kerouac dhe Allen Ginsberg, ishin të përkushtuar ndaj letërsisë anti-tradicionale, në poezi dhe prozë, dhe në politikat anti-establishment. Kjo periudhë kohore pa një rritje në poezinë dhe seksualitetin e rrëfimit në letërsi, gjë që rezultoi me sfida ligjore dhe debate mbi censurën në Amerikë. William S. Burroughs dhe Henry Miller janë dy shkrimtarë veprat e të cilëve ballafaqohen me sfida të censurës dhe të cilët, së bashku me shkrimtarët e tjerë të kohës, kanë frymëzuar lëvizjet kundërkulturore të dy dekadave të ardhshme.

Periudha Bashkëkohore (1939 – E pranishme)

Pas Luftës së Dytë Botërore, literatura amerikane është bërë e gjerë dhe e larmishme në aspektin e temës, mënyrës dhe qëllimit. Aktualisht, ka pak konsensus se si të bëhet klasifikimi i 80 viteve të fundit në periudha apo lëvizje – ndoshta më shumë kohë duhet të kalojë, para se studiuesit të mund t’i bëjnë këto përcaktime. Kjo është thënë, ka një numër të shkrimtarëve të rëndësishëm që nga viti 1939, veprat e të cilëve tashmë mund të konsiderohen si “klasike” dhe që ka të ngjarë të bëhen kanonizuar. Disa nga këto janë: Kurt Vonnegut, Amy Tan, John Updike, Eudora Welty, James Baldwin, Sylvia Plath, Arthur Miller, Toni Morrison, Ralph Ellison, Joan Didion, Thomas Pynchon, Elizabeth Bishop, Tennessee Williams, Sandra Cisneros, Richard Wright, Tony Kushner, Adrienne Rich, Bernard Malamud, Saul Bellow, Joyce Carol Oates, Thornton Wilder, Alice Walker, Edward Albee, Norman Mailer, John Barth, Maya Angelou dhe Robert Penn Warren.

Letërsia amerikane, më e rëndësishmja në botë                                                         

Shkrimtari amrikan Philip Roth, kandidat për çmimin “Nobel” për letërsi, vjen në një rrëfim për romanin e tij më të ri “Përulja”, ndërsa flet edhe për debatin e nisur mbi veçimin e kulturës amerikane, si edhe mbi Presidentin Obama, të cilin ai e mbështeti Philip Roth tani gjendet në shtëpinë e tij në Upper West Side.
Është një apartament me një elegancë të madhe, i mbushur me aparatura teknologjike, gjë kjo që nuk pritej. Sapo është kthyer nga shtëpia në Connecticut, ku kaloi verën, duke mbushur dhe kompletuar romanin e ri, i cili së shpejti pritet të dalë në Amerikë nën titullin “The Humbling”, (“Përulja”) duke nisur kështu menjëherë rrugën drejt një romani tjetër të ri, të cilit nuk ia ka vendosur ende emrin. Më parë, pat thënë se e ndjente shumë peshën e pleqërisë dhe se kishte një ndjesi boshe për ëndrrat e tradhtuara dhe për humbjen e njerëzve të dashur. Me këtë prodhim konstant librash duket sikur i përgjigjet para së gjithave një ndjesie gabimi, por kjo prodhimtari është para së gjithash mënyra krenare për të përkufizuar veten dhe të përjetësojë nëpërmjet krijimtarisë konceptin e vet të ekzistencës. Kur i thua se gjatë intervistës do të preket edhe tema e polemikave mbi veçimin e dyshuar të kulturës amerikane, ai reagon me një buzëqeshje plot habi. “Nuk arrij të kuptoj se cili është argumenti i kësaj polemike”, më shpjegon duke tundur kokën. “Ndonjëherë të vjen të pyesësh madje edhe se përse diskutohet mbi një gjë të tillë. Por unë parapëlqej të flas për ato që shkruaj dhe do të shikosh që nëse e nisim kështu do ta prekim edhe atë argument”. Përulja për të cilën flet titulli i romanit të tij të fundit lind nga një çmagjepsje e hidhur: Roth është një shkrimtar tepër i pastër dhe i qartë për të rënë pre e dobësisë së keqardhjes, por fletët lënë të shfaqet një unazë prekëse që na thotë se jeta është më shumë se vetëm një mister i dhimbshëm. “Shumë më kanë pyetur se si unë kaq papritmas shkrova për një personazh të ri në moshë”. Dhe nuk shton gjë tjetër, por çohet prej kolltukut për të treguar një foto ku shfaqet me një uniformë ushtarake, e shkrepur gjatë kohës së luftës në Kore. Është pikërisht periudha në të cilën zhvillohen ngjarjet në roman dhe në foto Roth ka të njëjtën moshë me protagonistin e romanit Marcus Messner. “Gjatë kohëve të fundit kam shkruar vetëm për të moshuar”, tregon e sakaq fikson fotografinë, “dhe ja ku të rrëfej se isha pak i lodhur me këto personazhe. Kësaj here doja të tregoja një histori të paeksperiencë dhe dëshpërimi të një periudhe historike që kemi tendencë ta harrojmë. Unë u bëra pjesë e atij konflikti të tmerrshëm, por që për fat të mirë ajo luftë mori fund para se të nisesha”. Si ndodhi që edhe një herë ju zgjodhët të sillnit në vëmendjen e lexuesit një tregim me nisje erotike dhe konflikte me botën akademike? Më interesonte të tregoja shtypjen seksuale, atë që ndodhte para viteve ‘60. Ngjarjet zhvillohen në një kolegj, ku ofrohen edhe elemente të tjera shtypjeje e konfliktesh, edhe pse më duhet të them se si docent unë kam pasur një eksperiencë interesante. Dyshoj se ndonjë do të ketë guxuar ndonjëherë t‘ju krijojë probleme. Mbi këtë pikë nuk do të dëshiroja të komentoja. Them vetëm se më kanë dhënë liri atëherë kur vendosa të nisja një kurs mbi Bellow dhe Kafkën. Dy shkrimtarë që u analizuan për kontrast të njëri-tjetrit. E njëjta gjë ndodhi edhe për sa u përket kurseve mbi autorët francezë, si Mauriac, Celine dhe Gide. Gjatë përballjes me dekanin e universitetit ju e cilësoni “indinjatën” si fjalën më të bukur të gjuhës angleze. Nuk është se domosdoshmërisht këtë e mendoj edhe unë, por them se ishte një cilësim i duhur për psikologjinë e protagonistit të romanit tim, gjithaq e duhur edhe për atë moment tensionimi. Marcus është një hebre konservator që gjendet në një ambient protestantësh dhe dashurohet me një “shiksa”, një “të edukuar”. Olivia është para së gjithash një vajzë e bukur, tërheqëse, me një shpirt të lirë. Kur nisa të shkruaj për të nuk e kisha menduar që ajo mund të kishte elemente kaq dramatike. Personazhi është zhvilluar së bashku me romanin deri sa mbërriti në dëshpërimin e vet. Rritja është gjithnjë një akt shkëputjeje? Nuk jam edhe kaq kategorik. Varet nga prindërit dhe nga fëmijët. Ju mendoni se është thelbësore të luftosh dhe të përulesh, por në librat tuaj përvojat shkaktojnë të tjera dhimbje. Është thelbësore të luftosh për lirinë që ka një vlerë të patjetërsueshme, por si e tillë mbart me vete edhe probleme, plagë dhe dhimbje. Megjithatë, eksperiencat sjellin edhe kënaqësi dhe jeta e përditshme na mëson edhe të kundërtën: shumë njerëz nuk luftojnë aspak dhe duken të lumtur me të mos ndryshuarin. Advertisements REPORT THIS AD Marcus “gjen belanë” kur refuzon të frekuentojë shërbesën fetare, duke shpjeguar që zgjedhja nuk lind prej faktit që është një hebre i vëmendshëm, por sepse është një ateist i zjarrtë. Është një përkufizim që ju shkon për shtat edhe juve? Unë jam ateist, por nuk e ndiej të nevojshme të përdor termin i “zjarrtë”. Ndërsa Marcusi i ri me sa duket e ndjen këtë nevojë. Në “The Humbling”, romanin që sapo e keni bërë publik për shtypin, protagonisti është sërish një i moshuar. Është një aktor teatri, 64 vjeç, që zbulon se nuk di më të aktrojë. Është një histori mbi dramën e të zbuluarit, që papritmas nuk ke më talent. Një tjetër ngjarje e hidhur, e shënjuar nga një humbje. Do të të them që unë kështu e shikoj jetën? Mjaftojnë librat për ta thënë. Por çfarë mendoni për polemikën mbi veçimin e kulturës amerikane? Është një polemikë kaq qesharake saqë nuk arrij as ta kuptoj. Unë mendoj që letërsia amerikane, nga pas lufta e deri në ditët tona, ka qenë më e rëndësishmja në botë me autorë si Faulkner, Hemingway dhe Bellow. Edhe në ditët tona kemi shkrimtarë të rangut të parë, si Don DeLillo, E. L. Doctorow, Cynthia Ozick, Joyce Carol Oates, apo Toni Morrison. Ndihem i shoqëruar nga kolegë të shkëlqyer. Ju nuk e keni fshehur asnjëherë një lloj shkëputjeje ndaj filmave që janë ndërtuar mbi romanet tuaja. Nuk është ndonjë sekret i madh që unë nuk jam entuziast për atë që është bërë me romanet e mi.
 Por dua të jem i qartë: mendoj se kinemaja është një lloj arti aspak inferior në krahasim me letërsinë dhe mendoj se ekzistojnë filma të mirë dhe të këqij, ashtu si romane të mirë dhe të këqij. Për shembull, kohët e fundit kam parë “L‘heure d‘etè” i Oliver Assayas që mu duk shumë i bukur. Një vit më parë keni thënë se mbështesnit fitoren e Obamës. Sot ndiheni i kënaqur? Shumë. Më ka ardhur shumë mirë dhe vlerësoj atë që po bën dhe po tenton të bëjë….

Serbët më shumë e duan Rusinë, Shqiptarët më shumë e duan Amerikën!

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

1.Në BE Serbisë i japin oferta shumë të mira në mënyrë që t` i refuzojë 

Përfaqsuesit e Serbisë në bisedimet me të huaj flasin nga dy herë e nuk thonë asgjë. Me këtë fakt vërtetohet se janë “diplomatë” të autogolave. Kurse shqiptarët flasin edhe nga tri herë dhe mendojnë  se kanë folë diçka,e  janë edhe politikanë.  BE po i rrenë me elgancë dhe enigma diplomatike të dy palët e sidomos politikanët shqiptar sepse politikanët evropian e dijnë se shqiptarët i lexojnë sipas kutit tyre injorantë, informatat vetëm një herë. E lidhur me faktin, se kush e pranoi dhe kush e refuzoi planin Gjermano-Francez për Kosovën, tani dihet hapur se është Beogradi. Në këtë drejtim, me që diplomacia nuk është politikë, në shtetin serbian në anën tjetër  të gjithë janë fajtorë, tani për tani, por këtë talent nuk e përfolin publikisht. Prandaj, me këtë kuti Marrëveshjet e Brukselit (2013 dhe 2015) për Serbinë janë të vdekura, sepse qëndrimet e tyre nuk zbulojnë asgjë deri sa Rusia të jetë në luftë me Ukrainën dhe me tërë Perendimin. Bje fjala, të gjithë aleatët e Rusisë janë larguar prej saj. Ndërsa, Serbia është bërë aleate e kurrë nuk ka qenë antare e Paktin Varshavës. Ky fakt në Perendim nuk është analizuar kurrë, sepse para 80 viteve afirmimi i Serbisë ishte nën hien e RSFJ-ës. 

Së këndejmi,  largimi i ushtrisë ruse nga Hersona që është një siperfaqe përafersisht sa Kroacia, tregon se ushtria tjetër ka fituar, dhe për fat në Serbi ky realitet nuk vrehet sespe e spejgojnë realitetin me “ëndrrën e gomarit, ishlla jamë ëndërr dhe nuk kam cofë”. Tani rusët dihet se e kanë humbur 50% të territorit që e patën okupuar, fakt ky që tregon se Ukraina duhet t` i probojë muskujt, a ta vazhdojë luftën, për Svesatopolin dhe Krimen, apo ta kuptojë se fati i luftës ka ndryshuar duke e kuptuar se Rusia e ka një adutë të fuqishëm në duar që është në esencë vetëvrasje, e ajo është se ka mundësi të përdorë armët nukleare. Në këto rrethana, serbët janë venë në një fokus të DEZINFORMATAVE ruse se: “lufta vetëm sa ka filluar”. Nëse edhe kësaj radhe serbët nuk e kuptojnë situatën dhe momentin, atëherë shqiptarët duhet  të përgatitën edhe më tepër për mbrojtje të tërë trevës Kosovës sipas Kushtretutës në fuqi, sespe budallenjët hyjnë në luftë për një pako cigare dhe nuk mund të dalin prej saj me miliarda dëme koletarale .  

  1. Shqiptarët mednojnë vetëm për luftë të drejtë

Sot në Republikën e Kosovës rrallë kujtë i dhimbset jeta që të bëjë luftë të drejtë, për ta mbrojtur vendin. Në luftën e viteve 1998/99 shqiptarët e painformuar: pa radio, pa televizion, pa agjensi informative, në shumë rrethana nuk e dinin pse luftojnë. E kur t` i shtohet edhe fakti se partia më e madhe politike hapur e ka sabotuar luftën. Madje autori i këtyre rreshtave hapur e ka dëgjuar shqiptarin e Partisë.. kah i thot përfaqsuesit Amwerikan-Makllellenit se: “Këta të UÇK-ës janë komunista të Enver Hoxhës”. E unë shpërtheva se: Enver Hoxha ka qenë antifashist dhe ka bërë luftë antifashiste. E nëse është ashtu e është edhe unë jam Enverist. Po ata që sabotuan luftën 1941-1944 dhe këta që sabotojnë luftën çlirimtare sot, në çfarë pozitash janë. Makllelleni mbeti i heshtur dhe dhe kërkoi të bisedoim për çka më kishte ftuar. E më kishte ftuar ta them pak vrazhdë por hapur duke më pyetur terthorazi e do të hyjnë shqiptarët në luftë pas Dejtonit 1995. Përgjegja ime ishte se, PO.  Atëherë, intervenimi i NATO-s bëhet dyfish më me vlerë humane, sepse Serbia provoi të na shfarosë, e saboterët nuk e shifnin realitetin me sy. Këtë fakt se sa janë shqiptarët të gatshëm të luftojnë, e kam vërtetuar në shumë raste si këshilltar i UÇK-ës në Zyrën Politike të drejtuar nga Adem Demaçi. Sot, kur Republika e Kosovës ka Parlamentin legal, ka qeverinë legale, ka Kushtetutën legale, është e pranuar nga 117 shtete si shtet, është e njohur se ka politikë të pakthyeshme evroperendimore, është e parnishme në shumicën e kuvendve të Evropës dhe Botës, shqiptari në luftën që do t` i imponohej për të u mbrojtur, nuk ka dilemë,  sepse e din se për çka po lufton dhe çka fiton-lirinë dhe ardhmërinë. E vërteta, shqiptari i Kosovës nuk  e pati nisë luftën me shpresë se do të na ndihmojë askush, përpos Shqipëria. Shqiptari i Kosovës si protogonist i UÇK-ës, ka bartë armë me gomarë, po edhe në krah, dhe lufta nuk ka pushuar, edhe atëherë kur iu tha se duhet demobilizimi i UÇK-ës ( në qershor dhe shtator 1998) të pasojë, sepse po thonë në Perendim, pa thënë askush, një gjë të tillë. Pra sot informata është në pozitë shumë të mirë dhe mund të depërtojë deri në fshatin më të izoluar, se kah duhet të rreshtohet populli.  Atëherë, sot serbëve duhet t` u bëhet e njohur, se popullsia në Republikën e Kosovës është 93% (përqind) shqiptare, dhe për të qenë faktor dominues kjo popullsi është autoktone, dhe nuk ka forcë që do ta kthej në përbuzje të gjakut që ka rriedhë për çlirim më 1998/1999. Por në çfardo varianti, shqiptarët duhet të dihet se nuk do të sillen me serbët sikurse janë siellë ata me neve. Këtu jemi me kokë lartë për çdo epokë historike. 

Këto ditë (nëntor 2022), serbët janë në ofenzivë agresive për faktin se SHBA po kërkojnë nga Albin Kurti që të prolongojë për dhjetë muaj çështjën e tabelave të veturave, si dhe ta lejojë asociacionin e komunave me shumicë serbiane, instrument ky  që duhet të organizohet në bazë të Marrëveshjës Brukselit më 2013, si dhe në bazë të Rimarrëveshjës së vitit 2015, ashtu si e ka vlerësuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.  E popullit shqiptar gati se nuk po i thuhet fare se në Marrëveshjet e Brukselit Kosovë-Serbi, Gjykata Kushtretuese e Kosovës i ka gjetur 23 shkelje të rënda të Kushtetutës. Në këtë drejtim, çarqet politike dhe shtetërore në Serbi janë rreshtuar kah Rusia dhe fare nuk po u intereson se Kosovën e kanë hambur në çdo aspket, sepse në te dhe mbi te kanë bërë gjenocid klasik më 1999. Mbi këto realitete serbët nuk kanë ide se bota perendimore po e kupton se Beogradi po provon që ta tradhtojë njerëzimin esidomos diplomacinë,  si më parë. 

Tani kur në Serbi është konstituar qeveria, Ivica Daçiq është kthyer në një artloparlant të Sergej Lavrovit të izoluar. Ky artloparlantizëm po funksionin sepse në Serbi janë kah vepronë jo më pak se 4036 agjentë rus. Të gjithë këta e kanë një porosi për Aleksander Vuçiqin se “çdo gjë që e propozon Bashkimi Evropian ose SHBA, madje edhe Kosova, Beogradi duhet ta refuzojë”. Vetëm në këtë mënyrë pushteti i A. Vuçiqit po ruhet si fnskional po në realitet serbët nuk po e kuptojnë se janë të plagosur shumë rëndë, dhe nuk po e kuptojnë se për ta, nuk ka shpëtim përmes Rusisë. Luftën e kanë humb më 1999 dhe kanë nënshkruar kapitullimin në Kumanovë. Së këndejmi, mund të sulmohet Albin Kurti nga salla e Kuvendit pse është më i ditur dhe më i guximshëm. Por, nuk mund të sulmohet Albin Kurti pse nuk i realizon nënshkrimet në Bruksel më 2013 dhe 2015, kur ato nënshkrime janë kthyer në zero vlerë, sepse Gkykata Kushtetuese i ka gjetë 23 shkelje. 

3.Procesi i shkatrrimit të Rusisë dhe Serbisë nuk ka mbaruar 

Sot çështja e energjisë është një element strategjik për çdo ekonomi. Lidhur me këtë Serbia sipas informatave është totalisht e varur nga gasi rus. Pra është e varur nga Putini dhe Lavrovi i izoluar po mbi të gjitha është kthyer në një trevë ku Kina dhe Turqia së bashku me BE-n, po investojnë miliarda sepse po shpresohet se çdo gjë do të ndryshojë gjatë dimrit 2022/2023, kuptohet që nga ky dimër Rusia do dali e plagosur, por edhe Ukraina me plotë plagë në orgnaizmin e saj. 

Ndarja e ish republikave sovjetike ruse nuk ka qenë një ndermarrje fiktive imperialiste, por në proces do të tregojë se ndarjeve të tyre do të zgjatë edhe një gjysëm shekulli. Ky fenomen në vetën e dytë si okupacion i  viseve të huaja i përket edhe Serbisë. Kështu, ndarja e Malit  Zi  më 2006,ndarja e Kosovës  më 2008),  ndarja e: Vojvodinës (….), Sanxhakut (…), Luginës Preshevës (…), Negotinit –Vllahisë(…) , do të zberthehet në total deri në vitin 2035. Në këtë drejtim çarqet politike dhe shtetërore serbiane, do të tregojnë në vepër një shovinizëm të TRASH, ndaj cilit do entitet separatist dhe do të reagojë jo vetëm OKB, por edhe BE e NATO si fuqi kolektive. E kotë do të jetë, sepse ashtu si janë okupuar viset e hueja, ashtu edhe do të ndahen, qoftë me luftë qoftë me proces diplomatik. 

Në anën tjetër tani V. Putini e pas tij edhe disa rusofil do të provojnë që përmes krizave ekonomike ta gjunjëzojnë Perendimin. Sa do t` ia arrijnë qëllimit,  deri në pikën kritike më 2035, do të shihet pas mbarimit të luftës provuese në Ukrainë. Në këtë drejtim edhe në SHBA dhe vende tjera që kanë hapsira milionshe në kilometra katror, do të lajmërohen ashtu si shkojnë proceset ekonomike sot plasaritje të holla, por jo edhe kërkesa separatiste, sepse të gjitha plasaritjet i bashkon ekonomia e tregut dhe pasuria që shtohet vetëm në saje të sigurisë kolektive në konkurencë. Tani vrehet qartë se Rusia po e humbë tregun edhe në fushën e forsimit të luftërave lokale sikurse ishte në Avganistan dhe Çeçeni sidomos. Ajo kohë karakterizohej me shitjën e armëve, sepse si në Avganisatn, si në Siri, ashtu edhe në Ukrainë, Kremlinit po e lëvizë dheu ndër këmbë, për faktin se ende mendohet se është superfqi. E që të kuptohet realiteti në mes BE dhe Rusisë më së miri kuptohet nëse e citojmë ish Presidentin e SHBA Donald Tramp kur pa ekivoke iu drejtua Kancalares Angela Merkel, duke aluduar edhe në BE: “Unë ta mbroj Gjrrmaninë,e Ju ta shfrytëzoni gasin rus. JO, nuk do të ndodhë diçka e tillë! 

3.Ku është Ballkani në këtë ndryshim të pozitave gjeostrategjike 

I tërë Ballkani nuk ka ekonomi të tregut sa  dhetë përqindshi  i Gjermanisë. Jo vetëm kaq, por Ballkani në aspektin tekonologjik dhe ushtrak nuk është ndonjë trevë e vlerave licenciale me peshë specifike. Megjithë, kur studiohet çështja në dubiozë, del në shesh se më shumë vlen toka e Ballkanit se sa popullsia dhe dituria e tij për çdo fuqi, që ka interes në te, dhe mbi të. 

Ballkani i ka ndryshuar pozicionet gjeostrategjike për faktin se Jugosllavia si hapësirë unike është shkatrruar. Kështu limanet e detit Adriatik, kanë marrë pozicion sekundar, sepse është ngushtura hapësira unike e tyre ajrore dhe toksore. Hekurudha Tivar-Beogard që e lidhë Danibin me Rajnën janë kurriz por me unaza invalide. Në këto rrethana, është hapë perspektiva e hapësirës tokësore dhe ajrore shqiptare.  Janë kthyer në skele stratregjike limanet shqiptare në Adriarik. Është ndertuar Rruga e Kombit që është për NATO aortë strategjike e rendi tparë. Por, shqiptarët në asnjë variantë si trsut mendor asesi ta marrin rrolin e barasvlerës me truallin  e tyre. Dhe si duket këtë mangësi shqiptarët e kanë pasë epidemi që i ka dëmtuar të mos arrijnë të rreshtohet andej kah krijohet historia gjatë historisë, me përjashtim të kohës së Gjergjë Kastriotit-Skenderbeut. 

 Kjo dukuri e vlerës së tokës dhe vlerës së trurit, spjegohet me faktin se edhe më 1912 kur dihet çdo gjë, ende kishte shqiptar që: “jepnin selam” dhe lëkundeshin nga vendi kur përmendej Baba Dovletin, të cilin Mustafa Kemali- Ataturku vetëm më 1924 e rreshtoi në mbrapaktheu dhe e stopoi përgjithëmon HALIFATIN.  E për këtë fenomen të rrolit të individit në hsitori, ende  ka shqiptar, sidomos një pjesë e klerit që kanë nostaligji për kohën e humbur, kur osmanlia ndërtonte gjamia,  ndersa popujtë me kulturë moderene  ndertonin shtete dhe hapnin shkolla dhe unierzitete po  edhe okuponin teritoret e hueja për nevoja ekonomike. Në këtë maje të spekulaconit duhet vëndosur pozitën e shqiptarëve dje, sot dhe nëse nuk mësojmë edhe nesër do të jemi në maje të gjylpërës, mos edhe në maje të thikës. Pra, Ballkani nuk do të jetë në maje të gjylpërës, por do të jetë para “shpatës” dhe forcës që e ngulfatë çdo trust tokësor dhe mendor. Kjo do të thot se duhet punojmë shumë më tepër se sa që e kërkon qoftë edhe teoria e “relativitetit”! Dhe pse mos të jemi shumë më konkret në zbardhjën e së kaluarës, e cila na e spjegon pozitën tonë pse jemi të ndarë. Bje fjala, në kohën e formimit të kombit, shqiptarët e sajuan një zakon të keq, se një vilajet luftonte për liri, vilajti tjetër “flente”. Madje kur nuk e themeluam një shtab dhe një komandë ushtarake e cila do të ishte me urdhëresa dhe luftë obligative për të gjithë. Dhe nuk na kanë thënë rastësisht të huajtë se jemi “popull i fiseve dhe bajraktarëve, rreligjioneve dhe krahinave”. PO edhe më 28 Nëntor 1912 treguam se jemi popull pa miqë dhe pa invencë që të shkëputemi nga e kaluara më me guxim dhe më me dashuri për atdheun dhe ardhmërinë.  

  1. Sa e duan shqiptarët atdheun tregoi lufta e fundit e UÇK-ës

 Sa përqind e shqiptarëve mori pjesë në UÇK në Kosovë është për turp, vështirë se e arrinë 25% (përqindëshin). Madje nga Shqipëria Mëmë erdhën për të luftuar okupatorin vetëm patriotët më sublim. Por, mos të harrojmë se populli i Shqipërisë dha provim të lartë për HUMANIZËM më 1998 dhe 1999. Ai shembull është i papërserishtëshëm që një popull shumë i varfur por me zemër të madhe bujare tregoi hsitori që e mahniti botën. Jo, nuk harrohet edhe heroizimi i Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Buajnofc. Por,si u sistemua diaspora shqiptare në Perendim për UÇK-ën (Evropë dhe Amerikë), është prap për admirim. Po edhe më konkret, sa ishte në këto valë të luftës për liri-për kauzën e çlirimit Kosovës, për kauzën e Adem Demës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e Tahis Sianit, që të çlirohet Kosova nga robëria serbiane : popullsia shqiptare në Turqi (thueht se janë nja 12-15 milionë shqiptarë),në  Siri, në  Liban,në Egjipt etj.  është për turp të turpit. E kush ndikoi në këtë turp, është çështje që duhet shkruar studime të hollësishme. E vërteta ato studime janë shkruar, por mjerisht nuk ka kush t` i botoi, sepse pushtete po merren me politikë.   

E vërteta, në luftën e fundit KONTRAPROPOGANDA shqiptare kundër luftës, ishte shumëfish m` e fuqishme se propoganda e luftës për çlirim. Ky fenomen ishte prezent edhe për faktin se aleatët  Perendimor kishin opcione të ndryshme për statusin e Kosovës një kohë të gjatë. Madje, lirisht mund të thuhet se në Prendim se për Lindje as që diskutohej, nuk kishin deri më 10 qershor 2007, qëndrim as teorik se: Kosova do të ketë përkrahje të shpallet e pavarur, pra atëherë kur foli Amerika, foli Xhorxh W.BUSH në Tiranë. 

Mu për këtë fakt që u tha më lartë, në UÇK nuk mund të thuhet se kanë marrë pjesë më shumë se 35% e shqiptarëve të aftë për luftë, e që janë rezient në Kosovë. Sot, duhet të dihet se kjo përqindje pushon diku në 75 deri në 85%  që kanë dije ushtrake dhe duan të luftojnë, për ta mbrojtur Republikën e Kosovës si shtetin e dytë të shqiptarëve dhe pakicave tjera. Vetëm se gjithëmonë duhet të thuhet që: “Shqiptarët nuk guxojnë të sillën ndaj të tjerëve, ashtu si janë siellë serbët dhe malazezët ndaj neve”, siç mësonte Adem Demaçi. E kjo shkollë don kultivim gjithëkombëtar. 

Por, një fakt duhet plasuar në këtë shkrim, se në Perendim po vrehen lUHATJE ndaj Republikës Kosovës, në kohën e fundit. E ky fakt e ka kurajuar agjnturën serbo-ruse që të provojë destabilizimin e Republikës Kosovës, përmes largimit “vullnetar” nga puna të serbëve, me kërkesë të Beogradit. E kjo atmosferë PSIKOLOGJIKE është konceptuar te pushtetarët serbian për faktin se BE nuk ua lejon VIZAT shqiptarëve të Kosovës, dhe këtu çështja është nuahtë në shkallë polivalente në Beograd dhe po sillen sikurse nzënës të Millosheviqit. 

Këtë fakt të luhatjës po e dëshmon çështja e VIZAVE për qytetarët e Republikës Koosvës, zhagitja e të cilave u shty këto ditë edhe për një vit. Ky fakt tregon qartë se dikush në BE është bërë sikur të jetë PISHMAN, pse na kanë ndihmuar më 1999. E ky pishmanllëk e ka një spjegim nepër shqiptari, se po shpresojnë që neve do të gjunjëzohemi dhe do të kërkojmë “viza srbe”, e ajo kërkesë do të ishte si rrufe për: Borellin (Spanjën), Llajçkaun (Sllovakun), Rumunin, Grekun, Francezin e pse jo edhe ndonjë mercenarë ilegal i Rusisë. E këtyre pozicioneve, shqiptarët u përgjigjen që fare mos të shpresojnë që do të marrim viz serbe. Këtu jemi të prerë.  Po, Serbia vetëm mundet ta pranojë Republikpën e Kosovës dhe të dëshmojë se duhet të tregojë ku janë kufmat e miaj shqiptarëve, kush sa ka dhunuar dhe plus duhet për  t` i paguar dëmet e luftës (Reparacionet) në përgjithësi nga viti 1878 e deri më 1999. Çmimi i plotë pra është ky. 

Serbia e ka edhe një adut politik në duar se po shpreson që Shqipëria do të destabilizohet nga OPOZITA, drejtuesi i së cilës është shpallë “non grata në SHBA”, për faktin se ka bërë politikë me finansat ruse në zgjedhjet parlamentare. E një fakt duhet të dihet, se me këtë largim të serbëve nga pozitat pushtetare në Parlament e komuna, tregaun se “OPEN Ballkani” i tyre u ka vdekur përgjithëmonë, sepse është treguar se Serbia është shtet mafioz, ku procesi i shkatrrimit do të vazhdojë deri sa të ndahet edhe Vojvodina, Sanxhaku dhe Negotini. Pra askush, madje edhe Gjermania dhe Franca me projektin e tyre mos të shpresojnë se shqiptarët për dhjetë vjetë do të pranojnë të federohen me Serbinë neofashiste, plotë kriminelë të çdo lloji.  

Unë popullit i besoj!. 

Studimi i kushtohet oficerëve famëlartë: Tahir Sinanit, Dilaver Goxhajt, Adem Shehut dhe Shaban Jasharit me familje-Respekt për jetë të jetës!  

Prishtinë, më 12 nëntor 2022

Live EVENT: 15.11.2022 – Mbrojtje nga tymi i duhanit & lënia e duhanit

0

Live EVENT: 15.11.2022
Mbrojtje nga tymi i duhanit & lënia e duhanit
A është duhanpirja temë për Ju, apo në rrethin Tuaj?
A dëshironi të ndryshoni diçka në këtë çështje?

Atëherë emisioni i drejtëpërdrejtë në internet me temën mbrojtja nga tymi i duhanit dhe lënia e duhanit është për Ju! Shikoni emisionin falas në internet! Parashtroni pyetje në mënyrë anonime në chat! Emisioni i drejtëpërdrejtë në internet është në gjuhën Shqipe!

Forhåndsvisning av bilde

Kreu i EFJ Gutierrez: Nga nesër në Kosovë dhe Shqipëri për të mësuar për lirinë dhe pamvarësinë e mediave, kërcnimet, vrasjet e gazetarëve dhe mosndëshkimin e autorëve

0
Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federates Evropiane te Gazetareve (EFJ): Misioni synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik

 

Bruksel, 13 nentor -Nga neserpartnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës se bashku me kreret e shoqatave te gazetareve evropiane dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Strasbourgu dhe Gjeneva do të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë kater ditë rresht (14 dhe 18 nëntor) për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, vrasjet 14 gazetareve gjate dhe pas luftës në të dy vendet dhe mosndëshkimi i autorëve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me ARTICLE 19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.

Për gjitha keto aktivtete, njeriu numer nje i Federates Evropiane te Gazetareve (EFJ) z. Ricardo Gutierrez ka zgjedhur gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch për te folur më gjerësisht për viziten e tyre katerditore ne Kosovë dhe Shqipëri.

Kreu i EFJ Ricardo Gutierrez: Ne bëjme fushatë për transparencë absolute në pronësinë dhe financimin e medias, duke përfshirë reklamimin institucional

Protestë e gazetarëve në Kosovë - Fotografi nga arkivi. Le Canton27.ch: Sekretar i përgjithshem i EFJ z.Gutierrez nga nesert për kater dite rresht nje delegacion nga Brukseli, Stasborgur dhe Gjeneva do të jenë në Prishtinë dhe Tiranë për katër ditë rresht. Fillimisht mund të na tregoni qëllimin e kësaj vizite dhe ikpi (delegacionin) tuaj. A mund të themi se është i pari i këtij lloji?

Ricardo Gutierrez: Unë personalisht kam udhëtuar shumë herë në Prishtinë dhe Tiranë, ku gjithmonë më pëlqen të shoh filialet tona Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA).  Por këtë herë, është vërtet një mision i përbashkët i partnerëve të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë: EFJ, Neni 19, CPJ, EBU, ECPMF, IPI dhe RSF. Qëllimi është të bëhet një pasqyrë e situatës së lirisë së shtypit dhe kushteve të punës së gazetarëve në të dy vendet. Misioni synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

Le Canton27.ch: Sigurisht, axhenda juaj është e mbushur me vizita në Prishtinë dhe Tiranë. A mund të përmendni disa nga organizatat dhe autoritetet që do të takoheni dhe diskutoni (temën) në rajon?

Ricardo Gutierrez: Gjatë këtij lloj misioni, ne kërkojmë sistematikisht takimin me Kryeministrin. Në Kosovë nuk do të jetë e mundur, sepse ai është jashtë vendit, por kemi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi, ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Gutierrez: EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës se si priten gazetaret ukrainas dhe të tjere te ikur nga lufta

Le Canton27.ch: Si e vlerësoni lirinë e shprehjes dhe gazetarisë sot në Ballkan, e fillojme me ate ne Kosovë. Sipas EFJ gazetaria eshte ne rruge te mbarë?

Ricardo Gutierrez: Dhe 6 komunikata për shtyp për Kosovën gjatë dy viteve të fundit. Në Kosovë, ne ndajmë plotësisht konkluzionet e fundit të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, i cili denoncon në veçanti shumëfishimin e sulmeve fizike. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) mirëpret publikimin e raportit për Kosovën nga Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut. EFJ dhe dega e saj në Kosovë, AGK, u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zbatojnë pa vonesë rekomandimet e bëra nga Dunja Mijatovic për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe për të forcuar lirinë e mediave në Kosovë.

Kercnimet dhe mosndëshkimi për krimet kundër gazetarëve duhet të përfundojë, duke përfshirë edhe 13 rastet e vrasjeve dhe zhdukjeve të gazetarëve ne Kosovë. Autoritetet kosovare ende duhet të bëjnë përpjekje për të siguruar kushte të mira dhe të sigurta pune për gazetarët që operojnë në vend. Ne do të kemi mundësinë të promovojmë rekomandimet e memorandumit aty për aty, më 15 dhe 16 nëntor, gjatë një misioni ndërkombëtar të organizuar nga një sërë organizatash partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë (EFJ, IFJ, A19 , CPJ, EBU, ECPMF, IPI, RWB).

Ne Kosove ende janë disa mangësi në lidhje me lirinë e mediave të identifikuara në raport. Qasja në dokumente publike. Institucionet publike nuk u përgjigjen gjithmonë kërkesave të gazetarëve për qasje në dokumente publike, ndërkohë që gjykatat vendase janë të ngadalta në përgjigjen e ankesave në lidhje me aksesin në informacion për shkak të numrit të madh të gjykatave. Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) falenderon Qverine e Kosoves për mikrpitjen e kolegeve nga Ukraina, mirëpritën në Prishtinë te Lyudmila Makey, gazetares se pare ukrauinase. Ajo u detyrua të largohet nga vendi i saj dhe do të vazhdojë punën e saj gazetareske nga Prishtina. Kjo iniciativë është pjesë e programit të strehimit të gazetarëve ukrainas në ekzil të nisur më 1 mars nga qeveria e Kosovës.

EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës. Më 17 prill, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Prishtinë gazetaret  e vuajtur nga Ukraina, në kuadër të programit të strehimoreve të nisur nga qeveria e Kosovës. Kryeministri Kurti falënderoi EFJ dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në ngritjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova.

Mosndëshkimi për një seri vrasjesh, rrëmbimesh dhe zhdukjesh të gazetarëve ne Kosovë në vitet 1998-2005

Le Canton27.ch: Problemi tjetër në Kosovë është se në vitet e fundit, sidomos pas luftës, janë vrarë 14 gazetarë (kryesisht bashkëpunëtorëve të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i njohur si arkitekti i pavarësisë), dhe deri më sot askush nuk është arrestuar apo dënuar nga autoritetet apo qeveritë që ka pasur Kosova gjatë dy dekadave të fundit?

Ricardo Gutierrez: Ne kemi publikuar edhe një alarm për këto vrasje dhe zhdukje në Platformën e Këshillit të Evropës. Shumica e autoriteteve të kapura nga kërkesat tona nuk reaguan. Na vjen keq për mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar për të hedhur dritë mbi këto vrasje dhe zhdukje. Asambleja e Përgjithshme e EFJ-së votoi në dy raste (në vitin 2018 dhe në vitin 2021) mocionet në lidhje me 14 gazetarët e zhdukur ose të vrarë ndërmjet viteve 1998 dhe 2005 në Kosovë. Kemi bërë thirrje për riaktivizimin e hetimeve, duke iu shkruar krerëve të EULEX-it, UNMIK-ut, prokurorëve specialë etj. Gjatë takimit vjetor të EFJ-së, i cili u mbajt më 6 qershor 2018 në Lisbonë (Portugali), u miratua një rezolutë nga asambleja që bën thirrje për hetime të shpejta dhe efektive të krimeve të pazgjidhura kundër 14 gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë.

Kanë kaluar afro njëzet vjet që nga vrasjet, rrëmbimet dhe zhdukjet e 14 gazetarëve në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 2005 dhe askush nuk u soll para drejtësisë për këto krime të kryera. Gjatë Takimit Vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve, i cili u mbajt më 6 qershor 2018 në Lisbonë, u miratua një rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme që bën thirrje për hetime të shpejta dhe efektive të krimeve të pazgjidhura kundër 14 gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë dhe bën thirrje për autoritetet serbe dhe ato të Kosovës të rrisin bashkëpunimin në hetimin e këtyre rasteve.

Rezoluta e EFJ-së i bëri thirrje misionit të EULEX-it dhe Kombeve të Bashkuara që të zbatojnë vendimet e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut, të hetojnë rastet e vrasjeve dhe kidnapimeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias që nga ardhja e UNMIK-ut, si dhe të ofrojnë kompensim për familjet e tyre. EFJ ia dërgoi rezolutën Shefit të Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, Shefit të UNMIK-ut Zahir Tanin, Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjyqtares Ekaterina Trendafilova, Prokurorit të Specializuar të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës Jack Smith, Ombudspersonit të Dhomave të Specializuara të Kosovës Pietro Spera dhe personaliteteve tjera lokale dhe në rajon.

Le Canton27.ch: Sa i përket kërcnimeve dhe vrasjeve të gazetarëve në Kosovë, qe deri tash askush nuk eshte ndeshkuar per keto krime, çfarë do të kërkojë EFJ ne Prishtine nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare?

Ricardo Gutierrez: EFJ tashmë ka shumëfishuar ndërhyrjet për këto vrasje. Do të shohim dhe do ta shqyrtojme se çfarë mund të  bejme më shumë ne kete drejtim pas misionit tonë në Prishtinë dhe Tiranë.

Gutierrez: Nga viti 2015, ne kemi regjistruar mbi 30 shkelje të rënda të lirisë së shtypit në Shqipëri. Mbtet ky vendi me i rezikshem në Evropë për gazetaret dhe mediat

Le Canton27.ch: Ne raportete juaj vjetorte Shqiperia zen nje vend te konsiderueshem. Jeni të kënaqur me lirinë e shprehjes?

Ricardo Gutierrez: EFJ ka publikuar 7 njoftime për shtyp për Shqipërinë në dy vitet e fundit. Shqipëria vuan nga një mungesë serioze e pluralizmit mediatik dhe siguria e gazetarëve shpesh kërcënohet, veçanërisht pas sulmeve verbale nga politikanë të rangut të lartë.. Ne kemi rezerva të mëdha për shumicën e renditjeve të lirisë së shtypit, shumica e të cilave bazohen në sondazhe dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht realitetin.

Që nga viti 2015, ne kemi regjistruar 31 shkelje të rënda të lirisë së shtypit në Shqipëri. Vetëm renditja e MPM, e prodhuar nga ekipet universitare, na duket serioze. Sipas kësaj renditjeje, e cila mat nivelin e pluralizmit mediatik në çdo vend, Shqipëria është vendi më i keq në Evropë me Turqinë. Më 19 shtator 2022, Prokuroria e Tiranës ndaloi mediat dhe publikun të publikonin çdo të dhënë apo informacion nga një tufë dosjesh të hakuara gjatë valëve të fundit të sulmeve kibernetike.

Një seri sulmesh kibernetike kanë prekur serverët e shtetit shqiptar që prej korrikut. Microsoft identifikoi sulmet kibernetike, të cilat shkaktuan dëme serioze në bazat e të dhënave qeveritare dhe sistemet kompjuterike të institucioneve publike, si me origjinë nga grupe të ndryshme hakerimi në Iran. Pas rrjedhjeve, mediat shqiptare publikuan artikuj për përmbajtjen e tyre, me fokus në komplotet e dyshuara për atentat dhe çështje që lidhen me Policinë e Shtetit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bëri thirrje të gjithë redaktorëve dhe gazetarëve shqiptarë që të sigurojnë që çdo material që përbën kërcënim për sigurinë e njerëzve të trajtohet me kujdes ekstrem. Ndalimi nuk kishte fuqi jashtë Shqipërisë dhe disa media ndërkombëtare kishin publikuar tashmë për të dhënat e hakuara. Grupet e lirisë së shtypit kritikuan ndalimin dhe shprehën shqetësimin për kufizimet e pajustifikuara të lirisë së shtypit.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) iu bashkua organizatave të nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në shprehjen e shqetësimeve për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet prokuroriale shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuara dhe theksoi se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale. për publikimin e informacionit në interes të publikut. Ndërkohë që organizatat tona njohin natyrën e ndjeshme të këtyre rrjedhjeve dhe i nxisin të gjitha mediat në Shqipëri që ta trajtojnë materialin në mënyrë rigoroze etike dhe të përgjegjshme, është jetike që autoritetet shqiptare të vazhdojnë me kujdes dhe konsideratë të plotë për liritë e gazetarisë të mbrojtura si nga ligjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Le Canton27.ch: Pas vizitës dyditore në Prishtinë te merkurne do te jeni ne Tiranë. A mund të përmendni disa nga organizatat dhe autoritetet që do të takoheni dhe diskutoni (temën) në rajon?

Ricardo Gutierrez: Gjatë këtij lloj misioni ne Prishtine dhe Tirasne, pos dy dite bisediem dhe takime me zyratre nderko,bëratzrd eh evdnopr si dhe shoqwata te gazeatreve ne Kosovë, do te vizitojme edhe Tiranën. Nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk i është përgjigjur kërkesës sonë. Por kemi edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit…

Le Canton27.ch: Mu d te na permendi disa aktivtet, te EFJ ne Shqiperi dhe zhvillimet ne rajon meqe thane ne fillim se Shoqata e juaj me seli ne Bruksel (EFJ) ka publikuar 7 njoftime për shtyp për Shqipërinë në dy vitet e fundit.

Ricardo Gutierrez: Po ashtu eshte. Ne me bashkepuntoret ne terren po ndjekim me shume kujdes zhvllimet ne sqhiperi, sidmos lirne e shtypit, pamvaresisne dhe sjelljet e qeverise rama me gazetaret mediat ne rajon, te cilat nuk jane te kenqshme për cka flasin raportet tona. Keshtu më 19 shtator 2022, Prokuroria e Tiranës nxori një “urdhër” që ndalonte të gjitha mediat në Shqipëri të publikonin të dhëna ose informacione nga një cache skedarësh që ishin hakuar nga serverët dhe sistemet kompjuterike shqiptare dhe më pas kishin rrjedhur në internet.  Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) iu bashkua organizatave të nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në shprehjen e shqetësimeve për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet prokuroriale shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuara dhe theksoi se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale. për publikimin e informacionit në interes të publikut.

Edi Rama Is Slowly Killing Independent JournalismFederata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) iu bashkua organizatave të nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes për të shprehur shqetësimin për padinë për shpifje të ngritur kundër gazetarit Isa Myzyraj, i cili punon për Ora News, nga Elizabeta Imeraj. Ish-prokurorja e lartë e Tiranës, Imeraj u shkarkua në prill 2022 si pjesë e procesit të reformës në drejtësi për shkak të humbjes së besimit në sistemin e drejtësisë dhe pamundësisë për të justifikuar apo shpjeguar pasuritë e saj. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) iu bashkua organizatave partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) duke denoncuar në një letër të hapur kryeministrit Edi Rama vendimin e tij për ndalimin e gazetarëve nga konferencat për shtyp.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) iu bashkua partnerëve të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) sot për të shprehur shqetësimin e thellë për paanshmërinë dhe pavarësinë e ardhshme të Autoritetit të Medias Audiovizive të Shqipërisë (AMA) pas zgjedhjes së një bashkëpunëtor të ngushtë të Partisë Socialiste në pushtet në drejton rregullatorin e medias. Më 7 korrik, qeveria dhe aleatët e saj votuan pa praninë e ligjvënësve të opozitës në parlament për të emëruar Armela Krasniqin si kryetare të AMA-s, rregullatorit me ndikim të TV dhe radios në vend. Organizatat tona kanë shqetësime serioze për paanshmërinë e kryetares së re, e cila është bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit Edi Rama dhe më parë ka punuar si drejtoreshë e tij e komunikimit nga viti 2013 deri në 2017. Krasniqi ka punuar për Partinë Socialiste pjesën më të madhe të jetës së saj dhe aktualisht drejton agjencia shtetërore e lajmeve, e cila është përballur me akuza për anshmëri politike.

Le Canton27.ch: Pas dy dite qendrimi ne Shqiperi mendoni se do te piten lajme te mira ne favor te lirise se shtypit, te gazetareve qe te kene duart e lira te kryejne profesionin e tyre ne luften kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar?

Ricardo Gutierrez: Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit. Pas tere ketij aktiviteteti, takimesh dhe bisedimesh me personalitet dhe organizatat ne Shqiperi do të mesoni me shume gjate fu konferencave për shtyp të planifikuara për t’u mbajtur më 18 Nëntor në h. 14.30-15:30 në Hotel Rogner në Tiranë.

Le Petit Journal (1935) / Një “grand reportage” në vendin e “bijve të shqiponjës” : intervista ekskluzive me personalitete shqiptare dhe të huaja

0

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Bashkëpunëtori ynë (Roger Crouquet) mes fshatarëve të rinj në rajonin e Shkodrës — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Bashkëpunëtori ynë (Roger Crouquet) mes fshatarëve të rinj në rajonin e Shkodrës — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Nëntor 2022

Gazetari francez Roger Crouquet ka vizituar Shqipërinë në qershor të 1935. Ai ka realizuar një “grand reportage”, të parin e këtij zhanri për gazetën “Le Petit Journal”, për vendin e “bijve të shqiponjave”.

Në të gjejmë intervista të shumta me personalitete shqiptare dhe të huaja, si për shembull, Xhafer Villën (ministër i Punëve të Jashtme), Sandër Saraçin (ministër i Punëve publike), Dhimitër Berattin (ministër i Ekonomisë kombëtare), Prenk Pervizin (nënkolonel në ushtrinë shqiptare), Marcel Ray (ambasador i Francës në Shqipëri), Paul Goujon (mësues i frengjishtes në liceun e Shkodrës), etj. Nuk mungon gjithashtu përshkrimi i vendeve që ai ka vizituar si për shembull Durrësi, Tirana, Shkodra, Kruja, Elbasani, Fieri, Apolonia, etj.

Këtë “grand reportage”, i cili na bën të udhëtojmë në Shqipërinë e asaj kohe falë mjeshtërisë së rrëfimit të Roger Crouquet, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Le Petit Journal” në vendin e “Bijve të Shqiponjës”

Mbreti Zog, shpëtimtar i atdheut shqiptar

(E enjte, 27 qershor 1935, ballinë dhe f.5)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

***

Ai e kreu të gjithë programin e tij në një vend të rigjeneruar, i cili dominon njërën anë të Adriatikut, “detin italian”.

 ***

(Nga korrespondenti ynë special, Roger Crouquet)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

***

Pak vite më parë, do të mbahet mend, Italia dërgoi kontigjente të mëdha emigrantësh në të gjitha anët e botës. Mikja jonë latine gjeti kështu zgjidhjen e problemit të rëndë që lindte nga fertiliteti dhe mbipopullimi i saj. Por kjo zgjidhje ishte vetëm e përkohshme.

Dhe kriza që ka goditur Evropën, si dhe Amerikën, ka komplikuar në mënyrë të veçantë vështirësitë që lindin nga kjo tepricë e forcës punëtore italiane dhe ky shumim i shpejtë i gojëve për të ushqyer.

Pikërisht atëherë çështja e zgjerimit romak erdhi në fokus me një mprehtësi në rritje.

Gjithmonë i kujdesur për të informuar objektivisht lexuesit e saj, “Le Petit Journal” merr përsipër publikimin e raportazheve të cilat do të ekspozojnë të dhënat e sakta të këtij problemi që dominon pjesërisht situatën e jashtme. Mosmarrëveshja italo-etiopiane, e cila është në rendin e ditës, nuk është faza e parë e zgjerimit italian. U parapri nga një episod i parë, teatri i të cilit, shumë më afër Romës, ishte Shqipëria. Disa aspekte të këtij episodi do të hedhin dritë mbi çështjen e Abisinisë. Gjithashtu, reportazhi i parë madhor (grand reportage) i “Le Petit Journal” i kushtohet Shqipërisë; tjetri do të ekspozojë çështjen etiopiane.

***

Malsorët shqiptarë nisen për në treg — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Malsorët shqiptarë nisen për në treg — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë… Qershor. — Sivjet, moti i mirë na caktoi një takim në Shqipëri, një vend i vogël simpatik dhe kurioz, i cili për nga pozicioni i tij strategjik komandon hyrjen në detin Adriatik dhe që për interes të veçantë që kanë miqtë tanë italianë, merr një rëndësi reale politike.

Në shkallët e Lindjes (Orientit), përballë Italisë Jugore, e rrethuar nga Jugosllavia dhe Greqia, Shqipëria zë një vend të rangut të parë ndër vendet e Ballkanit.

Ndërsa “directissimo”, me shpejtësi të madhe, na përcolli Gadishullit, nga Lombardia në Pulia, gjetëm diellin, lulet, ngrohtësinë, njerëzit me xhaketa dhe këpucë të bardha, tarracat e kafenesë dhe restorantit, fustanet e lehta. E kishim braktisur këtë fund të trishtë, të pranverës veriore dhe aksesorëve të saj : palltot, çadrat, zjarret e vazhdueshme, rreth liqeneve të kufirit italo-zviceran. (Shihni vazhdimin në faqen e pestë)

Le Petit Journal në brigjet e Adriatikut

Kontaktet e para me Shqipërinë

(Vazhdimi nga artikulli kryesor)

Përmes “çizmes” të admirueshme italiane

Koha për të admiruar edhe një herë — nuk lodhemi kurrë prej saj — Firencen dhe satelitët e saj Lucca dhe Pistole, koha për të vrapuar në Pizë për të parë përsëri këtë mrekulli të formuar nga katedralja, pagëzimorja dhe kulla e anuar, një kërcim në Sienë, qyteti mesjetar dhe në San Gimignano, rojtari toskan që dremit nën hijen e kullave të tij të panumërta dhe ja ku jemi në Romë. Roma vjollcë nën gjethin e saj të “glìcine”

Një hap më shumë. Napoli ngadalë pi duhan në buzë të një deti blu transparent. Në Bari, përgjatë Adriatikut, llambat e naftës ndriçojnë imazhe të panumërta të Madonave në rrugë të ngushta. Çizmja italiane largohet në një natë të kthjellët e të ngrohtë.

Anija e bukur e bardhë, e cila mban me krenari krahët e qytetit të Dozhëve në oxhakun e saj, kalon nëpër ujin e pastër. Në agim, një bregdet i thepisur, një varg malor shfaqet nën dritën rozë të zbehtë të një dielli që po lind. Përpara nesh Shqipëria ngre majat e saj krenare, majat me borë.

Në hijen e këtyre, “Shqiptarët” (bijtë e shqiponjës) krenarë — kështu e quajnë veten shqiptarët — gjithmonë kanë luftuar ashpër për të ruajtur pavarësinë e kërcënuar.

Një port i vogël, një mol që e përqafon. Është Durrësi. Ministri i Brendshëm shqiptar, z. Musa Juka, delegoi një nga bashkëpunëtorët e tij, z. Georges Progré, të takohej me ne. Ne jemi nikoqiri i qeverisë shqiptare. Ashtu si në Greqinë dhe Romën e lashtë, mikpritja në tokën e bijve të shqiponjës është e shenjtë. Një makinë e fuqishme na çon në Tiranë, kryeqytetin e ri të Shqipërisë së vjetër, që ngre minaret delikate të xhamive të saj drejt qiellit blu.

Kali është pothuajse i vetmi mjet transporti i malësorëve shqiptarë — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kali është pothuajse i vetmi mjet transporti i malësorëve shqiptarë — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pamja e parë

Shqipëria është vendi më i çuditshëm që ekziston. Makina e zgjedh rrugën e saj me qetësi midis tufave të cilat, pa dyshim të apasionuara pas modernizmit, vijnë për të admiruar rrugën.

Asnjë tren i vetëm nuk qarkullon në këtë vend, qytetet kryesore të të cilit janë të ndërlidhura me shërbime të rregullta avionësh dhe autobusësh.

Lidhja arkaike e mushkave ndeshet me makinat, modelet e fundit te Sallonit te Parisit. Minaret ndajnë qiellin me kambanat. Pazari, tregu me shije nenexhiku dhe lëkure të papërpunuar është fqinj me ndërtesat moderne të ndërtuara nga arkitektët më të mirë të Evropës. Perëndimi dhe Lindja përzihen dhe shkrihen në një bollëk ngjyrash si askund tjetër.

Para luftës, Shqipëria, një tokë e varfër dhe e papunuar, jetonte e mbyllyr në vetvete, e ngecur në mjerim mizor. Turqia e Sulltanëve kishte lënë gjurmë në pushtimin e saj të gjatë dhe qytetërimi mezi kishte depërtuar deri atëherë në këtë territor të thellë, pa komunikim me vendet fqinje.

Por lindi një burrë, pasardhës i atij Skënderbeu, heroit kombëtar, i cili, nga maja e fortesave shqiptare, i mbajti nën kontroll jeniçerët e Kostandinopojës për një kohë të gjatë. Ky burrë, i ri, i mbushur me idealizëm dhe i vetëdijshëm për realitetet e jetës, duke dashur mbi të gjitha vendin e tij, donte t’i jepte lirinë dhe t’i sillte të mirat e qytetërimit. Një program i bukur i cili më në fund do të gjente realizimin e tij.

Ahmet Zogu

Ahmet Zogu ishte 10 vjeç kur i vdes babai. I ndihmuar nga një nënë e admirueshme, e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj dhe vdekjen e së cilës i gjithë populli sot mban zi, i riu Zog ruan trashëgiminë atërore, vendin e Matit. Është një territor malor në veri të Shqipërisë, princi i të cilit bëhet ai. Nga fundi i shekullit të 15-të, familja e vjetër feudale e Zogut ishte rebeluar kundër turqve, duke marrë pushtetin. Pasi kishte përqafuar Islamin, një nga zotërit e parë të Matit u njoh nga sulltani si guvernator trashëgues i vendit.

Ahmet Zogu studioi në Kostandinopojë, u dallua në Akademinë Ushtarake dhe u vërsul në Shqipëri në tingujt e një lufte ballkanike që po vinte. Zogu ishte 17 vjeç, kishte guxim për të dhënë dhe besim të palëkundur në fatet e vendit të tij. Ai mbledh luftëtarët e tij dhe fluturon në ndihmë të Shkodrës të rrethuar nga serbët. Por, i shtyrë me forcë, detyrohet të tërhiqet në tokat e tij të Matit.

Një pamje e portit të Shkodrës që ruan një aspekt të Orientit — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një pamje e portit të Shkodrës që ruan një aspekt të Orientit — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në vitin 1913, fuqitë e mëdha, duke kuptuar se pavarësia e Shqipërisë ishte një faktor i rëndësishëm për vendosjen e paqes në Ballkan, i ofruan kurorën princit Vilhelm Vid. Ky i fundit, i pavetëdijshëm për kushtet e vendit dhe i tronditur nga intrigat që i lidhnin, largohet shpejt nga Durrësi.

Në fillim të luftës, serbët pushtuan Shqipërinë. I tërhequr në malet e tij, Ahmet Zogu priste me durim momentin e tij. Së shpejti do të binte zilja. 1916 : serbët dëbohen nga austriakët; 1918 : Zogu, në krye të ushtarëve të tij, merr Shkodrën.

Më 28 janar 1920, populli shqiptar shpalli dëshirën e tij për ta parë vendin të lirë dhe të bashkuar, vendosi të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme dhe formoi, nën kryesinë e Sulejman bej Delvinës, një qeveri kombëtare.

Shpirti i rinovimit kombëtar

Ahmet Zogu mban portofolin e Brendshëm në këtë ministri. Është ai që tani bëhet shpirti i rinovimit shqiptar. Çrregullimet shpërthejnë në kufirin verior. Zogu merr portofolin e Luftës dhe personalisht do të drejtojë operacionet.

Më 1922, ai mori presidencën e Këshillit. Më 23 shkurt 1924, në mes të një seance parlamentare, një student i ri fanatik qëlloi disa herë me revole ndaj Ahmet Zogut, duke e plagosur lehtë. Pas këtij sulmi, Zogu dha dorëheqjen, duke i lënë vendin opozitës.

Shpejt shpërtheu një revoltë. Në vend mbizotëronte anarkia. Nga Beogradi, ku ishte tërhequr, Ahmet Zogu punon. Ai bashkon elementët e mençur të popullsisë shqiptare dhe gjashtë muaj më vonë, përzë Fan Nolin, udhëheqësin revolucionar me trupat e tij dhe hyn në Tiranë, mes gëzimit të përgjithshëm.

Pikërisht, në Krishtlindjen e 1924. Një diell i ndritshëm ndriçon qytetin në festë. Në të gjitha dritaret valëvitet flamuri i kuq me shqiponjën dykrenare.

Në fron është Zogu I

Një javë më vonë, Zogu u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë. Më 1 shtator 1928, Kuvendi Kombëtar shpalli përfundimisht monarkinë kushtetuese dhe i ofroi fronin mjeshtrit më të mirë të unitetit kombëtar, Zogut që mori titullin Zog I.

Nëse e kemi skicuar shpejt jetën e Mbretit të Shqiptarëve, kjo ndodh sepse për një çerek shekulli, ajo është ndërthurur me atë të popullit të tij. Që nga ardhja në pushtet, Mbreti nuk ka reshtur së punuari për madhështinë e vendit të tij. Në dhjetë vjet, Shqipëria ka kompensuar një vonesë disashekullore. Gjithçka duhej bërë, duhej të ndërtoheshin ura, të ndërtoheshin rrugë, shkolla, të riorganizohej Shteti, të krijohej një bankë dhe një administratë civile, me një fjalë, të zgjohej vendi prej një gjumi skllavëror disashekullor. Mbreti ia ka arritur me sukses të plotë dhe sot Shqipëria është krenare t’i tregojë vizitorit, pranë fytyrës së tij piktoreske ku shfaqet shpirti i luftëtarëve të tij që zbritën nga malet duke iu afruar armikut, një Shqipëri të re, të fuqishme, në organizim të plotë ku të ndjejmë gëzimin e të gjithëve për ta ngritur vendin në nivelin e kombeve të tjera evropiane.

Ndërtimi, modernizimi, transformimi, formuan bazën e programit mbretëror.

Zogu I i premtoi popullit të tij një jetë më të mirë. Ai e mbajti premtimin. Është e nevojshme të qarkullohet në të gjithë vendin, siç e kemi bërë ne, për të realizuar përpjekjen e pamasë që duhej bërë. Këtu, një urë e madhe betoni, gjashtë harqet e së cilës përshkojnë një lum, i cili të kujton nga gjerësia e tij lumenjtë afrikanë; aty, një shkollë, atje, një spital me dritare të mëdha.

Në një artikull të ardhshëm do t’i hedhim një vështrim më të afërt këtyre veprave gjigante dhe do të përshkojmë vendin në të gjitha drejtimet, duke mbledhur përshtypjet.

Të gjitha besimet fetare, në liri të plotë

Sot, një ditë feste e madhe fetare, le të mjaftohemi me pjesëmarrjen në festat e fshatit. Flamuri valvitet në të gjitha ndërtesat. Fshatarët lëvizin në drejtim të qyteteve. Ata kanë veshur rrobat e tyre të bukura të qëndisura, burrat veshin pantallonat e gjera dhe kanë vënë një plis të bardhë; gratë, në stolitë e tyre shumëngjyrëshe, duken si idhuj, të nxjerrë me delikatesë nga banesat e tyre.

Dielli mbulon fushën. Majat e bardha, në distancë, shkëlqejnë. Ullinjtë shekullor lahen në fushat me lule. Gomerët dhe mushkat e ngarkuara me tufa drush nisen drejt tregjeve.

Hyjmë në Katedralen Katolike të Shkodrës. Gratë janë në të majtë, burrat në të djathtë.

A nuk është një nga përshtypjet më të forta të këtij udhëtimi të shohësh të mbledhur në këtë tempull, ku mund të admirosh një portret të madh të Papës, të gjitha këto kostume krahinore me tone të ndritshme dhe të qarta dhe të shohësh, pas meshës, ortodoksë dhe myslimanë që vijnë për të uruar bashkatdhetarët e tyre katolikë.

Të njëjtin entuziazëm shkaktojnë edhe festat ortodokse. Ndërsa festat myslimane, të cilat janë edhe më të shumta, ato janë edhe një rast për gëzim të përgjithshëm.

Tri fe, një tolerancë si askund tjetër, një festë publike në secilën nga festat kryesore të këtyre feve, ky është sigurisht një vend i lumtur ku shumë do të pranonin me kënaqësi një fe të katërt, të pestë apo edhe të gjashtë. — R.C. (Vazhdon).

E njihni qytetin më të rëndësishëm në Shqipëri? Është Nju Jorku

(E premte, 28 qershor 1935, ballinë dhe f.3)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por shqiptarët largohen më pak nga atdheu i tyre i vogël, pasi ai është më i organizuar dhe më i kontrolluar…

(Nga korrespondenti ynë special, Roger Crouquet)

— II —

Tiranë… Qershor. — Shqipëria, me një sipërfaqe prej 28,000 kilometrash katrorë, ka rreth një milion banorë, ndërsa Belgjika, për shembull, me një sipërfaqe shumë pak më të madhe (30,443 kilometra katrorë), ka një popullsi prej afro 8,500,000 banorësh. Shqipëria është një vend shumë malor, gjysma e territorit të së cilës është më shumë se një mijë metra mbi nivelin e detit.

Toka që ofron pak burime në këto kushte, nuk është për t’u habitur të theksohet se ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë  rreth një milion e çerek  sesa në territorin e mbretërisë. Sidomos në Jugosllavi, në Shtetet e Bashkuara, në Rumani takojmë koloni kompakte shqiptarësh. Ishte ministri francez në Tiranë ai që na tha me shaka: “E njihni qytetin më të rëndësishëm në Shqipëri, atë me numrin më të madh të shqiptarëve?… Është Nju Jorku.”

Nga pikëpamja fetare, regjistrimi i fundit dha 70% të myslimanëve të shpërndarë në të gjithë vendin, 18% të katolikëve, të vendosur kryesisht në veri dhe 12% të ortodoksëve që jetojnë mbi të gjitha në jug pranë kufijve me Greqinë. Prandaj mund të themi se shumica dërrmuese e popullsisë është myslimane. Vetë mbreti është bir i Islamit, si dhe Musa Juka, ministri shumë simpatik i Brendshëm. Në të gjithë territorin ka vetëm 36 hebrenj.

Më parë, hakmarrja përhapi ligjin e saj të paepur në të gjithë vendin. Aktualisht, një sistem drejtësie i organizuar mirë i ka dhënë fund terrorizmit dhe siguria më e madhe mbretëron kudo, në qytete, në fshatra, në male.

Malësorët shqiptarë kanë ruajtur pastërtinë e racës dhe kostumet kureshtare të së shkuarës — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Malësorët shqiptarë kanë ruajtur pastërtinë e racës dhe kostumet kureshtare të së shkuarës — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimet kryesore të vendit janë bujqësia dhe blegtoria.

Falë përpjekjeve të qeverisë, vitet e fundit është bërë përparim i madh në metodat e prodhimit. Duhet pranuar se ka ende shumë për të bërë, por Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe Shqipëria mund të shpresojë për një përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të saj të ekzistencës.

Shtytja e parë, e cila është gjithmonë më e vështira, është dhënë. (Shihni vazhdimin në faqen e pestë).

Një shtet i vogël i denjë që të interesohemi : Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Vazhdon nga faqja e parë)

Roma dhe Tirana

Marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë janë shumë të gjera. Ajo është anëtare aktive e S.D.N. (Lidhjen e Kombeve), me të cilën ka përfaqësues të përhershëm. Ajo merr pjesë rregullisht në konferencat dhe takimet që zhvillohen në Gjenevë dhe, si një vend i lidhur me politikën e paqes, u frymëzua, në përpunimin e legjislacionit të saj të ri, nga parimet dhe rekomandimet e miratuara nga S. D. N. dhe B.I.T (Zyra Ndërkombëtare e Punës).

Shqipëria përpiqet të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët e saj.

Ndër fuqitë e mëdha, Shqipëria mban marrëdhëniet më të afërta pikërisht me Italinë. Kjo është shumë e natyrshme pasi, nga ana tjetër, Shqipëria, e cila duhet të blejë shumicën e produkteve që i duhen nga jashtë, gjen përballë, në anën tjetër të Adriatikut, një treg të rëndësishëm dhe atë nga ana tjetër, qeveria e Romës ka shfaqur gjithmonë interes të madh për këtë vend, situata gjeografike e të cilit luan rolin e portës së hyrjes ose daljes nga deti Adriatik.

Marrëveshjet tregtare janë nënshkruar ndërmjet dy vendeve, të cilat janë të lidhura edhe me një traktat miqësie, rëndësia politike e të cilit është e konsiderueshme.

Shqipëria i besoi krijimin e bankës së saj të emetimit një grupi financiar italian, i cili në këmbim të këtij privilegji mori përsipër të siguronte për Shqipërinë një kredi prej 50 milionë frangash ari, të destinuara për realizimin e punëve të mëdha publike. Një kompani e madhe italiane, S.V.E.A. (Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë) dëshmon një aktivitet të madh dhe përpiqet, me mbështetjen e vetë shqiptarëve, për të promovuar vendin.

Marrëdhënie të tjera të jashtme

Shqipëria mban marrëdhënie normale me të gjitha fuqitë e tjera të mëdha.

Dëshira e vetme e mbretërisë së re është t’i përkushtohet, në një paqe të krijuar nga një siguri e nevojshme, punës së jashtëzakonshme që kërkon ende riorganizimi i saj në një nivel modern dhe zhvillimi i saj ekonomik e kulturor.

Ne kemi pasur rastin të flasim në disa raste me shumicën e ministrave shqiptarë, të cilët flasin të gjithë një frëngjishte shumë korrekte.

Me dashamirësinë më të madhe, me çiltërsi, na shpjeguan gjendjen e saktë të vendit të tyre. Na treguan si ishte Shqipëria pas luftës dhe se si ajo është sot. Ata na treguan përparimin e bërë ose që po bëhej. Ata na treguan për besimin e tyre të palëkundur dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Dhe ne u ngushëlluam duke vënë re se entuziazmet nga të cilat jemi kaq shpesh të privuar në vendet tona perëndimore, gjallërojnë, në një cep të globit, njerëzit me vullnet të mirë dhe u japin atyre atë vetëbesim pa të cilin nuk mund të arrihet asnjë gjë e madhe. — R.C. (Vazhdon).

Në vendin e bijve të shqiponjës

1200 kilometra rrugë, 3700 ura në dhjetë vjet

(E hënë, 1 korrik 1935, f.3)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dhe deri më tani vendi nuk ka vendosur asnjë kufizim në transaksionet tregtare, por dumpingu japonez konkurron produktet kombëtare edhe brenda vendit.

(Nga korrespondenti ynë special, Roger Crouquet)

 III 

Tiranë… qershor 1935. — Një rreze dielli ndriçon zyrën e gjerë të z. Xhafer Villa, Ministri i Punëve të Jashtme. Me dorën e zgjatur, një buzëqeshje në buzë, na mirëpret burrështetasi.

Përmes një gjiri të gjerë që shtrihet në qytetin e ri, i prerë nga kantiere të panumërta, z. Villa është krenar të na tregojë veprimtarinë e një populli që gur për gur po ndërton kryeqytetin e tij. Shtëpitë, vilat mbijnë nga toka. Përballë ministrive po ndërtohet një shesh i madh. Rrugët po zgjerohen dhe bulevardet po skicohen.

  1. Xhafer Villa, i cili është një njeri shumë i talentuar dhe një nga bashkëpunëtorët më të devotshëm të Mbretit Zog, na foli për Francën, për të cilën ka një admirim të madh. Ai u shpreh për të me fjalë shumë të larta :

 — Jam i lumtur që mund t’ju them, — na tha kur u larguam prej tij, — se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës karakterizohen nga një përzemërsi e vërtetë. Kjo e ka origjinën në solidaritetin e interesave të dy vendeve. Qeveria shqiptare do të bëjë të pamundurën për të kultivuar dhe zgjeruar marrëdhëniet e natyrshme mes dy popujve.

Punët publike

Në biseduam gjatë me z. Sandër Saraçin, Ministër i Punëve Publike, për rëndësinë e punës së kryer (arritur) :

Sandër Saraçi, ministër i Punëve publike — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sandër Saraçi, ministër i Punëve publike — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 — Para disa vitesh, na tha ministri, asgjë nuk ekzistonte. Të gjitha urat ishin prej druri, shumica në gjendje të keqe. Vendi ishte i lagur nga lumenj të panumërt, që do të thotë se çështja e transportit paraqiste vështirësi të mëdha. Tani, shumica e urave të vjetra janë zëvendësuar. Të rejat janë prej betoni ose çeliku. Nga viti 1925 deri në vitin 1935, domethënë në dhjetë vjet, kemi ndërtuar 1200 kilometra rrugë dhe 3700 ura. Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë u zhvillua porti i Durrësit. Në të kaluarën, anijet ankoroheshin larg brigjeve dhe pasagjerët dhe mallrat zbarkoheshin duke përdorur varkat.

Porti nuk ka përfunduar ende. Disa ndërtesa për të strehuar shërbime të ndryshme duhet të ndërtohen ende. Më vonë, anijet transatlantike do të mund të ankorohen atje. Kostoja e punës deri më sot ka arritur tashmë në 8 milionë franga ari. Huaja e kontraktuar në vitin 1925, në Itali, shërbeu pjesërisht për të amortizuar këtë shpenzim.

Gjithashtu janë ngritur kazerma, shkolla dhe spitale.

Ne kishim nisur ndërtimin e një linje hekurudhore për të lidhur Durrësin me Tiranën, por për shkak të kostos shumë të lartë të këtij projekti, hoqëm dorë prej saj. Një rrugë e re, e cila është drejt përfundimit, ndjek gjurmën e linjës hekurudhore të planifikuar. Do të dyfishojë atë që tashmë lidh dy qytetet.

Dy spitalet në Tiranë, njëri civil dhe tjetri ushtarak, janë ndërtuar të dy sipas planeve të një projekti të guximshëm. Drita dhe ajri derdhen me bollëk nëpër dritare të mëdha. Brenda ka pastërti të madhe. Ato janë ndërtuar tre vjet më parë, në të njëjtën kohë me ministritë, të grumbulluara rreth një sheshi.

Më parë, pra jo shumë kohë më parë, ministrat rrinin me vendasit (banorët). Për ta rezrvoheshin dhoma në shtëpitë më të paraqitshme të qytetit. Por kjo i përket të shkuarës… Ne kemi në Shqipëri, thekson z.Saraçi, një taksë të veçantë. Çdo qytetar nga mosha 18 deri në 58 vjeç duhet të punojë dhjetë ditë në vit për shtetin. Këto përfitime në natyrë janë ekskluzivisht të rezervuara për punët publike. Vetëm ushtarakët dhe studentët janë të përjashtuar. Por duke qenë se ka gjithmonë akomodime, ata që duan dhe që kanë mundësi, mund të paguajnë një zëvendësues. Tani, mund të paguhet edhe direkt në duart e Ministrisë së Financave, një e ashtuquajtur taksë përjashtimi.

Marrëdhëniet tregtare

  1. Beratti, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, na pret më pas :

Dhimitër Beratti, ministër i Ekonomisë kombëtare — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dhimitër Beratti, ministër i Ekonomisë kombëtare — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“ — Tek ne, fillon duke na thënë ai, liria e tregtisë, e cila po bëhet kaq e rrallë në Evropë, vazhdon të mbretërojë.

Deri më tani, Shqipëria nuk ka vendosur asnjë kufizim në transaksionet e biznesit. Por mund t’ju them se ne jemi të lodhur, në mes të vendeve që kanë miratuar, njëri pas tjetrit, masa që synojnë të pengojnë lirinë tregtare. Disa vende fillimisht thanë se këto ishin masa të përkohshme që do të hiqen sa më shpejt të ishte e mundur.

Por ne e kemi kuptuar me kohë se “përkohshjma” çuditërisht i ngjan “përfundimtares”.

Ne i kemi zbatuar deri tani rekomandimet e S.D.N. (Lidhja e Kombeve), por të vetëm, nuk mund të mbajmë më. Na mbart rryma. Italia nga ana e saj sapo ka miratuar masa shumë kufizuese : kontrolle valutore, kuota importi, etj…

Por Italia është një vend me të cilin, për vetë forcën e gjërave, ne kemi marrëdhënie të ngushta biznesi. Çfarë mund të bëjmë ?

Shqipëria është një vend i vogël që vuan nga tkurrja e tregtisë së saj të jashtme. Dëshironi numra? Në vitin 1934 shënojmë më shumë se 12 milionë franga ari për importe dhe vetëm 4 për eksport.

Në pesë vitet e fundit kemi importuar për 113 milionë franga ari, ndërsa kemi eksportuar vetëm për 49 milionë franga ari.

Pasojat në situatën ekonomike të vendit nuk vonuan. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ripërshtatim bilancin tonë tregtar. Para së gjithash, ne duhet të rishikojmë marrëdhëniet tona tregtare me fqinjët tanë : Greqinë, Italinë dhe Jugosllavinë.

Çekosllovakia premtoi se do të na blinte vezë dhe duhan. Ne jemi ende në pritje të realizimit të këtyre premtimeve.

Përpjekjet tona janë të orientuara për momentin drejt një marrëveshjeje që do të donim të lidhnim me Italinë. Ky vend zë tek ne vendin e parë si shitës dhe si blerës. Shpresojmë të arrijmë së shpejti, në bazë të kuotave të fundit italiane, në një formulë që do të kënaqte të dyja palët.

Aktualisht, Japonia është e përfshirë në një dumping të vërtetë përballë nesh, pasi arrin të konkurrojë me produktet tona kombëtare dhe në veçanti birrën që prodhojmë në Korçë. Ju mund të blini një palë çorape japoneze të shkëlqyera në dyqane për dy lekë, që përfaqëson afërsisht dy franga franceze. Në vitin 1934, Franca na shiti për 360 mijë franga ari dhe na bleu për 6 mijë franga. Belgjika na shiti për 406 mijë franga dhe nuk bleu asgjë tek ne.

Ne blejmë në tridhjetë vende dhe eksportojmë vetëm në dhjetë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. I paraqita një projekt kolegëve të mi të qeverisë në lidhje me kontrollin e importeve tona. Mund të furnizojmë me vaj ulliri, duhan, cigare, lesh, lëkurë, dru. Vendet, klientët e të cilëve jemi, duhet të kuptojnë se edhe ata duhet të blejnë tek ne.

Ushtria

Nënkolonel (lejtnant-koloneli) Prenk Pervizi, drejtor i zyrës së dytë të shtabit të ushtrisë, na dha me dashamirësi disa të dhëna për ushtrinë shqiptare :

  Buxheti i vendit, na tha oficeri, mundëson të mbajë vetëm një ushtri të vogël tokësore. Nuk kemi as aviacion detar dhe as ushtarak. Ushtria përbëhet nga milicia — shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në moshën 21 vjeçare — dhe të rinj të moshës 16 deri në 20 vjeç që përbëjnë batalionet e forcave paraushtarake.

Vendi është i ndarë në gjashtë rajone, secili i ruajtur nga një regjiment. Në çdo regjiment ka vetëm një batalion të ushtrisë aktive, batalionet formohen me anë të fuqisë punëtore paraushtarake, që do të thotë se, sipas numrit të popullsisë, regjimenti shqiptar përfshin, përveç batalionit fiks, një ose më shumë batalione përforcimi. Këto gjashtë regjimente të përziera mbështeten nga një grup artilerie. Në Shqipëri nuk ka ministër të Mbrojtjes Kombëtare. Ushtria drejtohet nga një gjeneral që mban titullin Komandant i Mbrojtjes Kombëtare. Ai varet drejtpërdrejt nga Mbreti, komandanti suprem i ushtrisë.

Disa oficerë italianë mbikëqyrin trupat shqiptare, duke përmbushur rolin e instruktorëve. Për xhandarmërinë, organizimi i saj iu besua oficerëve anglezë. Ekziston edhe një shkollë ushtarake përmirësimi për oficerë, një shkollë për oficerë shtesë, një shkollë për nënoficerët dhe një shkollë trajnimi për rojet kufitare. Duhet theksuar njëkohësisht, se organizimi i mbrojtjes së kufijve përbën një komandë të veçantë.

Kolonel Pervizi na thotë përsëri :

 — Raca shqiptare është një racë luftëtarësh, e apasionuar pas profesionit të armëve. Tek ne të rinjtë aspirojnë të bëjnë shërbimin ushtarak, për ta është gjithmonë një gëzim i madh dita kur thirren në kazermë. Oficerët nuk e kanë të vështirë të udhëzojnë burrat, shumica e të cilëve dinë të përdorin armët përpara shërbimit të tyre ushtarak.

Një luftë, të cilën ne nuk e dëshirojmë, do ta gjente ushtrinë shqiptare gati për të mbrojtur tokën e saj amtare, Mbretin, flamurin e saj.

Koloneli i ri, me pak fjalë, na shpalos shpirtin e vendit të tij, një shpirt krenar dhe të lirë të gjallëruar nga ndjenjat më fisnike. (Vazhdon)

Në vendin e bijve të shqiponjës

Shqipëria e re ka ruajtur hijeshinë e saj të vjetër

(E martë, 2 korrik 1935, ballinë dhe f.3)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Nga korrespondenti ynë special, Roger Crouquet)

— IV —

Tiranë…qershor. — Për të karakterizuar, me një shembull konkret, ecurinë e shpejtë të Shqipërisë drejt një faze modernizimi, le të theksojmë se në kohën e dominimit osman shërbimi telefonik nuk ekzistonte; banorët kishin nga ana tjetër vetëm rreth dhjetë posta (zyra postare) për të gjithë territorin.

Sot, Shqipëria ka 57 zyra postare, një rrjet telegrafik me gjatësi 3127 kilometra për shërbimin e brendshëm dhe tre kabllo në nëndet për marrëdhëniet me vendet e huaja: Durrës-Brindizi, Vlorë-Otranto dhe Vlorë-Brindizi. Përveç kësaj, dy linja e vendosën Shqipërinë në komunikim me Jugosllavinë dhe dy të tjera me Greqinë.

Një stacion radiotelegrafik është instaluar në Tiranë. Me një fuqi transmetimi prej 3 kilovatësh, është në komunikim të rregullt me Brindizin dhe Zagrebin, nëpërmjet Vjenës.

Shqipëria është anëtare e Unionit Universal Postar, Unionit Telegrafik dhe Unionit Radiotelegrafik.

Një kuriozitet i Shqipërisë është sistemi i saj monetar.

Është shumë e jashtëzakonshme, në të vërtetë, të theksohet se ky shtet i vogël, megjithë kataklizmat financiare që ranë në vende më të rëndësishme, ishte në gjendje të ruante frangën e arit që është njësia e tij monetare në të njëjtin barazi me frangën zvicerane. (Shihni vazhdimin në faqen e tretë)

Shqipëria, tashmë e pajisur në mënyrë moderne duke ruajtur hijeshinë e saj të vjetër

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Vazhdon nga faqja e parë)

Banka Kombëtare Shqiptare vuri në qarkullim kartëmonedha 5, 20 dhe 100 franga dhe monedha të vogla 2, 1, 1/2 dhe 1/4 lekë, leku vlen sa 1/5 e frangut ari. Por vetëm pak vite më parë, monedhat e arit qarkullonin me bollëk. Z. Paul Goujon, mësues i frëngjishtes, i cili jep mësim në gjimnazin e Shkodrës, na tha :

Kur merrja pagën time, më duhej të insistoja gjithmonë që të paguhesha me kartëmonedha. Zakonisht më sillnin shumën në monedha ari. Monedha e arit prej 20 frangash ende quhet Napoleon. Por shqiptarët, në varësi të rajonit, llogarisin edhe në dollarë apo kurora.

Arsimi publik

Ambasadori i Francës, z. Marcel Ray, na ka vënë në dukje zhvillimin e vrullshëm të arsimit në Shqipëri. Nuk ka ende një universitet, na tha ai, por tashmë ka shkolla të mesme në qytetet kryesore të vendit. Ajo e Korçës — liceu francez — është i njohur në të gjithë Shqipërinë dhe shumë studentë ndjekin kurset që japin shtatë mësues francezë. Ka shumë shkolla fillore dhe shihet se analfabetizmi është në rënie, sidomos në qytete.

Situata politike

Teksa e pyetëm ambasadorin e Francës për situatën politike të vendit ku është i akredituar, ai u përgjigj :

Nga pikëpamja politike, regjimi është shumë i fuqishëm, Mbreti është një njeri inteligjent dhe punëtor. Ai nuk del pothuajse fare nga zyra. Ai është sundimtari i vërtetë i vendit. Praktikisht ka mbetur vetëm një parti, ajo mbretërore.

Shqipëria ka pasur një bum të dukshëm që nga viti 1925 e deri më tani, me një ngadalësim në dy vitet e fundit, të shkaktuar nga kriza dhe deficiti buxhetor. Z. Marcel Ray në Tiranë tek Ekrem Libohova, ministër shqiptar në Paris, janë garantuesit më të sigurt të miqësisë që bashkon dy kombet.

Indelli, ambasador i Italisë, na tregoi se çfarë kishte bërë vendi i tij për të ndihmuar popullin e vogël mik. Z. Djonovitch (Gjonoviç), ambasador i Jugosllavisë, na tha :

 — Qeveria ime është e vendosur, tha ai, të ndihmojë kombin shqiptar. Janë marrë masa shumë të favorshme. Kështu kufiri ynë është hapur lirisht për fshatarët shqiptarë që zbresin nga malet për të shitur prodhimet e tyre dhe për të cilët tregjet jugosllave janë më afër se tregjet shqiptare.

Dr. Sherko, drejtor i Zyrës së Shtypit, na kishte organizuar një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri.

Kështu mundëm të admironim brenda pak ditësh natyrën piktoreske të këtij rajoni të admirueshëm, të egër dhe të thatë në male me skaje të mprehta, të butë dhe të freskët përgjatë rivierës me diell.

Punime gjigante

Ne kemi mundur të shohim veprat gjigante të ndërmarra vitet e fundit.

Le të udhëtojmë nëpër Shqipëri dhe të ndalemi në Krujë, shtëpitë e së cilës ngjiten mes luleve në faqen e një mali.

Makina ndalon në hyrje të pazarit, përballë një hani ku më vonë prefekti do të na ofrojë kafe turke. Pazari formohet nga një rrugicë e ngushtë e mbushur me dyqane njëkatëshe. Çatitë pothuajse takohen dhe kur bie shi, uji rrjedh përmes një ulluku në mes të rrugës. Përpara tezgave të tyre, kryesisht të ulur, tregtarët debatojnë ashpër. Grumbuj frutash shtrihen krah për krah në tokë me këpucët e vendit, opingat.

Ne ngjitemi në kështjellën nga ku Skënderbeu dikur mbante nën kontroll turqit. Pamja është e shkëlqyer. Ne shohim skajin e bardhë të detit dhe portin e vogël të Durrësit. Një fushë e mbushur me lule ngjyrë vjollce dhe të verdha shtrihet deri në breg, ndërsa, në anën tjetër, një varg malesh të mbuluara me borë mbyllin horizontin. Në afërsi të Krujës, na pritën në një teqe myslimane, të sektit bektashi.

Në një teqe myslimane

 Teqeja korrespondon me manastiret tona. Baba Myrteza, kreu i teqesë, na pret me dashamirësi. Na sjell një lugë të mbushur me një reçel të ëmbël, të ëmbël si ato lulet e karafilit që një murg tjetër na ofroi.

Sekti i dervishëve bektashi u themelua rreth vitit 1380 nga një njeri i quajtur Haxhi Bektashi, me origjinë nga Persia. Bektashinjtë nderojnë Ali Babën dhe besojnë në ekzistencën e një Qenie Supreme. Prandaj është një sekt mysliman disident. Ata nuk e pranojnë Kuranin dhe nuk kthehen në drejtim të Mekës për t’u falur (lutur).

Asnjëherë nuk kemi mundur të përcaktojmë saktësisht besimin e Bektashinjve.

Baba na bën nderet e teqesë. I heq pantoflat për të hyrë në dhomat e ndryshme të manastirit, por plisin e bardhë prej leshi e mban në kokë. Në kopsht, mes pemëve shekullore dhe portokalleve, prehet ish-babaja i vrarë disa muaj më parë në një aksident automobilistik. Turbi (varri) i tij është i rrethuar nga lule që përhapin një aromë të këndshme. Dhe mendojmë për fatin e çuditshëm të këtij murgu, i cili, pasi jetoi në qetësinë e teqesë, përfundoi tragjikisht ditët e tij, viktima e parë e përparimit në Shqipëri.

Bektashinjtë, mikpritja e të cilëve është legjendare, donin të na mbanin sa më gjatë në manastirin e tyre. Koha, mjerisht! nuk na lejoi të shijonim qëndrimin e ofruar kaq bujarisht.

Tashmë hoxhallarët po përgatiteshin atje në qytetet e tyre, në fshatra për t’u ngjitur në minare dhe thirrur besimtarët në namaz.

Një ditë tjetër morëm rrugën e re malore që lidh Tiranën me Elbasanin. Ajo përfshin jo më pak se njëqind e tridhjetë vepra arti, duke përfshirë disa ura. Në çdo moment hasim karvanë malsorësh, duke shtyrë përpara tufa dhish të zeza apo gomerë të ngarkuar me dru. Burrat janë pothuajse të gjithë të armatosur.

Ne shohim disa kampe ciganësh përgjatë rrugës.

Në ekskursion

Elbasani ngroh shtëpitë e tij të vjetra me fasadat e tyre të patinuara në diell. Portokallet e fryra me lëng po piqen nëpër kopshte. Vizitojmë Kishën e Bashkuar, të vetmen në Shqipëri e cila edhe pse e varur nga Selia e Shenjtë, vazhdon të ndjekë ritin ortodoks.

Një nga ekskursionet më të bukura që kemi bërë në vendin e bijve të shqiponjës është ai që na çoi në minierat (gërmimet) e Apolonisë. Makina kalon një fushë pjellore dhe moçalore. Në mesin e tufave shihen kope të mëdha bagëtish. Malet me borë e mbyllin këtë pikturë, e cila të kujton Japoninë, fushat e saj të orizit dhe vullkanet e saj të zhdukura. Fushat janë të mbuluara me zhabinë. Zogj të vegjël dhe shumëngjyrësh si fluturat luajnë fshehurazi në pemë me lule delikate lejla. Një vajzë e vogël, këmbëzbathur, e mbështjellë me një leckë të kuqe të flakët, vrapon përpara nesh dhe shqipton disa fjalë në shqip të cilat udhërrëfyesi ynë i përkthen menjëherë si “jetë të gjatë për ty!”

Lejlekët, çafkat fshihen mes irisave të verdha. Një fluturim pëllumbash kalon pranë rrugës. Bën vapë dhe natyra është në festë. Një dritë vezulluese përhapet mbi të gjitha gjërat. Kemi kënaqësinë të takojmë në Fier mjekun Constantin Calogherue, më simpatikun e meshkujve dhe që na shoqëron deri në rrënojat e Apolonisë (Pojani në shqip). Një rrugë na çon në majën e një kodre, e kurorëzuar nga një manastir elegant ortodoks. Qasja në të bëhet përmes një porte të harkuar. Në oborrin e brendshëm një shkallë të çon në banesën e priftit. Pikërisht aty, në këtë atmosferë të mbledhur, gjithë thjeshtësi, shpaketuam, nën syrin atëror të priftit, paketat me ushqime të sjella nga Tirana. Dhe prifti pranoi të pinte me ne një gotë verë toskane aq bujare, e cila piqet nën hijen e qyteteve të Artit.

Rrënojat e Apolonisë

Në qendër të oborrit është ndërtuar një nga kishat më të bukura të stilit bizantin në të gjithë Shqipërinë. Ajo përfshin një verandë të veshur me kolona të vogla të mbikaluara nga kapitele shumë kurioze me kokat e përbindëshave. Le të ecim tani mes rrënojave që dëshmojnë ende pasurinë e këtij qyteti, të themeluar në vitin 580 nga kolonët nga Korkyra (Korfuzi).

Ne mund të shohim nënstrukturat e rrethimit, i cili kishte një perimetër prej katër kilometrash. Është një mision francez i drejtuar nga shkelqësia z. Léon Rey, i cili çdo vit, në verë, vjen për të pastruar një pjesë të re të qytetit antik.

Disa qindra metra në perëndim të manastirit, misioni gjeti themelet e dy shtëpive greko-romake. Nga viti 1925 deri në vitin 1929, ai zbuloi rrënojat e një portiku të madh, 77 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe i formuar nga dy galeri paralele të ndara nga një rresht kolonash tetëkëndëshe. Gërmimet kanë nxjerrë disa statuja dhe një numër të madh skulpturash nga dy shekujt e parë të epokës së krishterë. Një teatër u pastrua pjesërisht vitin e kaluar. Z. Léon Rey, i cili ka ndërtuar një vilë të bukur në majë të kodrës, në Akropol, në vendin e mundshëm të një tempulli të lashtë, do të vazhdojë fushatën e tij interesante gjatë viteve të ardhshme.

Dhe tani do të largohemi nga Tirana mikpritëse. Anija na pret në Durrës. Minarja e xhamisë Haxhi Et’hem Beut prarohet me rrezet e para të diellit. Anija ngren spirancën. Shami që tunden, një port që po largohet, male që veniten. Na shoqërojnë vetëm tri pulëbardha.

Ndërsa largohemi nga toka shqiptare, le të marrim fjalët prekëse të vogëlushes me sytë e kthjellët dhe të themi : “Rrofsh, e dashur Shqipëri!” —  R.C.

FUND

Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1935-nje-grand-reportage-ne-vendin-e-bijve-te-shqiponjes-intervista-ekskluzive-me-personalitete-shqiptare-dhe-te-huaja/.

Lufta e Nacionaldemokrates Shqiptare (NDSH) kundër pushtimit jugosllav dhe për bashkim shqiptar(6)

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
______
Rishqyrtime historiografike 
(Forcat nacionaliste shqiptare nga radhët e Lidhjes së Dytë të Prizrenit si dhe ato të Ballit Kombëtar iu kundërvunë ripushtimit të Kosovës dhe të Maqedonisë nga partizanët jugosllavë dhe ata shqiptarë .- Formimi i “Shtabit Suprem Ushtarak” në Anamoravë, mbajtja e Kongresit themelues të Nacionaldemokrates Shqiptare NDSH në Tanushë të Kopilaçës dhe bartja e qendrës së lëvizjes në Shkup. – Vendimi i “Shtabit Suprem Ushtarak” për t’u tërhequr në Greqi, dobësoi krahun ushtarak të Lëvizjes, por jo edhe rezistencën e mëtutjeshme në formë të luftës guerile si dhe veprimtarinë politike të NDSH-së nën platformën për luftën për krijimin e Shqipërisë së bashkuar, demokratike dhe perëndimore).
Jusuf BUXHOVI
Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH) 1945-1947 lindi në rrethanat dramatike nëpër të cilat po kalonte bota shqiptare në prak të përfundimit të luftës antifashiste, me ç’rast ajo u ballafaqua me sfidat ekzistenciale, të cilat i vinin në njërën anë nga raporti i forcave të luftës, ku e majta dilte fituese dhe me këtë përcaktonte edhe sistemin shoqëror mbi baza ideologjike, dhe në tjetrën nga sferat e interesit të fuqive të mëdha me të cilat Jugosllavia si shtet ruante integritetin territorial të para shkatërrimit, gjë që edhe realitetin shoqëror dhe politik shqiptar të viteve të përbashkëta (1941-1945) e kthente në gjendjen e ndarjes që ia kishte përcaktuar Konferenca e Londrës dhe konfirmuar ajo e Paqes në Paris.
Në këto rrethana bota shqiptare ndodhej e ndarë në dy shtete, ndërsa e bashkuar ideologjikisht në sferën lindore. Kjo e dyta e kthente në kthetrat sllavokomuniste me pasoja të rënda dhe të paparashikuara. Sepse, ripushtimi i Kosovës dhe viset e tjera shqiptare, që për disa vite kishin jetuar në rrethanat e një bashkimi, u lidh me terrorin shtetëror. Filloi qërimi i hesapeve me inteligjencën shqiptare, patriotët si dhe forcat tjera, që luftonin për një ardhmëri të përbashkët, demokratike dhe perëndimore. Ishte kjo një luftë me të cilën synohej rrënimi i gjithëmbarshëm i vetëdijes historike të Shqiptarëve si popull i lashtë, që i kishte takuar qytetërimit perëndimor dhe hapësirës së tij.
Duke mos u pajtuar me këtë gjendje me të cilën atyre u rrënohej qenia si popull dhe qytetërim, forcat nacionaliste shqiptare, të cilat kishin qenë të lidhura me shtetin e bashkuar shqiptar, pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash ishte krijuar ai, duke e konsideruar atë si të drejtë që u takonte kurdoherë për të cilën duhej luftuar pareshtur, iu kishin kundërvënë ripushtimit partizan të Kosovës dhe të viseve shqiptare në Maqedoni, e me këtë edhe vendosjes së komunizmit qysh në çastet e para të largimit të ushtrisë gjermane dhe paralajmërimit të futjes së forcave partizane shqiptare dhe jugosllave ngaqë e dinin fare mirë se çfarë po i përgatitej atyre dhe Shqipërisë.
Kështu, Ushtria Shqiptare dhe forcat e tjera patriotike në kuadër të Forcave të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të cilat edhe deri më atëherë vëmendjen kryesore e kishin përqendruar në mbrojtjen e vendit nga pushtimet sllavo-komuniste, ndonëse të shkapërderdhura, kishin bërë luftimet e para me partizanët jugosllavë që depërtonin nga verilindja (Presheva dhe Karadaku) dhe juglindja (Maqedonia). Ngjashëm ishte vepruar edhe në Pollogun e Maqedonisë (nga Shkupi, Kërçova e deri në Dibër), kur forcat nacionalliste kishin rikthyer hapësirën që deri më atëherë e mbanin të pushtuar forcat bullgare, të cilat, kishin vazhduar me terrorin kundër popullatës shqiptare.
Luftimet e para zhvillohen në Anamoravë dhe Luginën e Preshevës në tetor të vitit 1944 për të vazhduar edhe gjatë nëntorit dhe dhjetorit, kur një pjesë e rëndësishme e forcave të shkëputura patriotike, bashkohen rreth frontit të përbashkët të rezistencës kombëtare. Në Anamoravë “Shtabi Suprem” nën drejtimin e Adem Gllavicës, mori përsipër drejtimin e luftimeve në Gjilan, Ferizaj dhe pjesët e tjera të Anamoravës. Ky zhvillim, nga prilli i vitit 1945, krijoi fizionominë e në një lëvizje të rezistencës kombëtare nën platformën politike të “Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare”, e cila tashmë e kishte shpallur hapur luftën për një Shqipëri të bashkuar, të lirë dhe demokratike.
Andaj, nuk ishte e rastit që ideja për një organizim të përbashkët politiko-ushtarak, që do të udhëhiqte lëvizjen e rezistencës shqiptare, të vinte njëherësh nga Shkupi dhe Anamorava, ngaqë pikërisht këtyre pjesëve, krahas ndarjes Kosovë-Shqipëri në përputhje me atë që kishte sjellë Konferenca e Londrës, e Parisit e që e kishte konfirmuar ato ditë edhe Jalta, Shqiptarëve në përbërje të Jugosllavisë “së re e demokratike”, u vinte edhe një ndarje tjetër: nën Maqedoninë dhe nën Serbinë. Ndarja në republikat simotra shfaqej edhe më e rëndë, ngaqë ajo prekte themelet e etnisë shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë Perëndimore, e cila nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej kishte qenë qendër shpir-tërore dhe politike e Shqiptarëve në luftë për pavarësi kombëtare, ku Prizreni dhe Shkupi njësoj kishin ushqyer idetë e bashkimit shqiptar dhe të shtetësisë së tij. Në rrethanat e reja, Prizreni kthehej në qendër të një province (obllasti) nën Serbi, ndërsa Shkupi, qyteti më i madh shqiptar nga antikiteti, mesjeta dhe gjatë kohës së Perandorisë Osmane qendër e Vilajetit të Kosovës ku edhe kishte qenë epiqendra e zhvillimeve historike (1878-1912) që kishin sjellur pavarësinë e Shqipërisë, kthehej në qendër të shtetësisë të një kombi politikisht të formuar (Maqedonas), me detyrë që ta shuante identitetin shqiptar nga aty me anën e metodave të dhunës politike dhe shtetërore (privimi nga arsimi kombëtar, heqja gjuhës shqipe në administratë, stimulimi i emigrimit për në Turqi, sforcimi i turqishtes e të tjera) deri në shuarje të tyre fizike në të.
Si reagim ndaj kësaj gjendjeje, kur në Kosovë, Karadak dhe pjesët e tjera të Maqedonisë Perëndimore forcat patriotike nga radhët e Divizionit IV shqiptar dhe ato të Ballit Kombëtar po luftonin kundër njësive partizane dhe terrorit të tyre, në Shkup, i cili pas kapitullimit të forcave bullgare dhe larimit të atyre gjermane, për disa kohë kishte qenë në duart e ballistëve shqiptarë, gjatë muajit mars të vitit 1945, u shfaq “Organizata Nacional Demokratike Shqiptare”, e cila, luftës së filluar kundër ripushtimit jugosllav dhe për bashkimit shqiptar duhej t’i jepte një platformë të qartë politike. NDSH u themelua në shtëpinë e Hysniqemal Ejupit, në të cilën morën pjesë: Azem, Marana, Mahmut Dumani, Hasan Bilalli, Hysniqemal Ejupi, Nebi Jonuzi dhe Nuredin Ibrahimi. Sipas organizatorëve, NDSH, në rrethanat e ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe ndarjes së saj midis Maqedonisë dhe Serbisë, si synim kryesor kishte bashkimin e Kosovës dhe viseve të tjera me shumicë shqiptare me Shqipërinë.
Që kjo të sendërtohet, NDSH dhe drejtuesit e saj u zotuan sa më shpejtë të vendosin lidhje me nacionalistët shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët ishin të shumtë por pa një qendër drejtuese.
Në kuvendin themelues, po ashtu, u tha se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ngritjes nacionale te Shqiptarët, me çka do të zgjerohet dëshira dhe vullneti i tyre për bashkim kombëtar.
Themelimi i NDSH-së dhe programi i saj kombëtar nuk mbeti i pavërejtur. Nacionalistët shqiptarë, të cilët e kishin gjithnjë e më të qartë se pushteti popullor komunist po zhvillonte një veprimtari të hapur kundër Shqiptarëve dhe qenies së tyre, filluan t’i bashkohen asaj, veçmas pas copëtimit të hapësirës së tyre në shumë pjesë (Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës). Bie në sy se krahas nacionalistëve të devotshëm që nuk pajtoheshin me ripushtimin sllavo-komunist dhe ndarjen që sillte ai, do të jenë ish partizanë, pastaj prefektë komunash dhe të tjerë të përfshirë në radhët e nacionalçlirimtares, por të zhgënjyer nga mashtrime e saj, që do t’i bashkohen organizatës. I tillë ishte Rexhep Dauti nga Tanusha, i cili ishte komandant policie në Tanushë, Mulla Hajdar Kurteshi nga Kumanova – ish komisar politik i aradheve ushtarake të Sylë Hotlës, Mehmet Bushi, oficer – ushtarak dhe oficer në Tetovë e Gostivar, Jetish Vishi nga Vitia e Gjilanit e shumë të tjerë nga Maqedonia Perëndimore, Anamorava dhe Karadaku i Shkupit.
Masivizimi i shpejtë i ONDSH-së në Maqedoni si dhe ndërlidhja me Kosovën bëri që pjesët e ndryshme të rezistencës kombëtare në Kosovë dhe Maqedoni të ndërlidheshin ushtarakisht dhe politikisht, në mënyrë që lufta e tyre të jetë sa më e suksesshme. Kështu, në gusht të vitit 1945, “Shtabi Suprem i Kosovës” i drejtuar nga Adem Gllavica ftoi një takim të përfaqësuesve të njësive të kryengritësve shqiptarë dhe të organizatave të NDSH-së. Takimi u mbajt në Tanushë të Kopilaçës, më 15-16 gusht, midis Moravës së Epërme e Karadakut të Shkupit.
Komiteti i NDSH-së Shkupit, i cili ditë më parë edhe nga Hysen Tërpeza kisht marrë një ftesë për kongresin e përbashkët, për në Tanushë të Kopilaçës nisi Qemal Skënderin, Mexhid Zymberin, Rexhep Dautin dhe Xhemal Fazli Ferën.
Krahas përfaqësuesve të Shkupit në këtë tubim ishin edhe: Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, prof. Ibrashim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Hasan Kabashi – Vitia, Din Hoxha nga Kaçaniku, Qazim Sefa nga Llugaxhia, Qazim Soba, Hajriz Kajolli e të tjerë. Mbledhja mbajt në shtëpinë e Zylbehar Beqiri Ajvazi.
Hysen Tërpeza, bëri të ditur për lidhjet e vendosura me Komitetet e NDSH-së në Gjilan, Prishtinë, Prizren dhe së fundit edhe me atë të Shkupit. Në Kongres folën edhe Adem Gllavica, Luan Gashi dhe prof. Ibrahim Kelmendi, të cilët shpalosën platformën mbi të cilën duhej të zhvillohej veprimtaria kombëtare, qëllimi i së cilës është kundërshtimi i vendosjes së diktaturës sllavo-komuniste, mospranimi i copëtimit të trojeve shqiptare si dhe lufta për bashki-min shqiptar në një shtet demokratik dhe të lirë.
Kongresi emëroi Shtabin e Përgjithshëm të luftës me në krye Hysen Tërpezën në përbërje të të cilit ishin edhe Luan Gashi, Bajrush Xhakli (komandant i batalionit të dytë në malet e Presedelit), Rexhep Okllapi (komandant i batalonit të tretë në malet e Keçekollës), Shaban Haliti (komandant i batalonit të katërt), Syl Hasip Hotla (komandant i batalonit të pestë për Kumanovë e rrethinë) dhe Din Hoxha (komandant i batalionit të gjashtë). Në Shtabin e luftës ishte edhe Adem Gllavica i ngarkuar për propagandë. U vendos që prof. Ibrahim Klemendi të delegohet për propagandë në Shkup, ku NDSH do ta kishte selinë, kurse Luan Gashi do të kryente të njëjtat detyra në pjesët midis Suharekës dhe Prizrenit. Kongresi caktoi edhe komandantët e katër zonave operative.
Në fund, Kongresi doli me udhëheqjen e re të NDSH-së në krye me patriotin Halim Orana nga Gjilani. Qemal Skënderi u zgjodh zëvendëskryetar dhe Azem Marana sekretar i organizatës. Anëtarë të KQ të NDSH-së u zgjodhën: Hamdi Berisha, Mehmet Bushi, Hysen Rudi, Januz Balla, Mahmut Dumani, Hasan Bilalli, Haki Efendi Sermaxhaj, Osman Cani dhe Mitat Tërshana.
Kongresi miratoi disa dokumente si “Skemën e organizimit” dhe “Programin e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare” me pesë pika:
1. Liri dhe pavarësi të plotë me të drejta vetëqeverimi në bazë të vullnetit të shfaqur lirisht;
2. Nën tokat shqiptare kuptohet krejt vendet, ku banojnë Shqip-tarët, në 60% pa dallim se si quhet krahina e vendit dhe nga kush është pushtuar;
3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnjë populli fqinjë, as kundër partive politike, vetëm insiston në mënyrë kulturore dhe me armë do të përpiqet t’i arrijë idealet shekullore të kombit shqiptar që të jetë i lirë dhe vetë sundues në shtet të vet me kufij etnik;
4. Mbasi të vendosën kufijtë etnik, pa marrë parasysh kushtet tjera të kufijve siç janë ato: strategjik, ekonomik, politik, etj… në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, duke i tërhequr Shqiptarët që do të mbesin jashtë kufijve në vend të atyre që do të shpërngulen dhe do të përcillen jashtë;
5. Në kohë paqeje, Lëvizja nuk do të pushojë, por do të vazhdojë si shërbim roje të drejtave të popullit shqiptar, si të atyre të brendshme, ashtu edhe të atyre të jashtme, ndërkombëtar t’ua organizua për regjim me të vërtet demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqinjë ballkanik.
Pas përfundimit të punimeve të Kongresit, të gjithë të deleguarit në qendrat e veta iu rrekën punëve për themelimin e komiteteve vendore të NDSH-së, të cilat duhej të marrin përsipër realizimin e vendimeve të marra në Kongres. Komitetet vendore të NDSH-së u themeluan në të gjitha rrethet e vendit, të cilat ishin të lidhura me Komitetin Qendror të NDSH-së në Shkup.
Shema organizative që e lidhur me qendrën në Shkup kishte arsye praktike, por edhe strategjike, me anën e të cilave synohej që të ndërlidhej puna e lëvizjes me karakterin e saj kombëtar, ku Shkupi si qendër kundërshtonte jo vetëm ndarjen që u ishte bërë Shqiptarëve në dy pjesë (Serbi – Kosova dhe Maqedonia Perëndimore në Maqedoni), por edhe demonstronte unitetin politik dhe shpirtëror në përputhje me të drejtën historike dhe etnike të tyre.
Kongresi i bashkimit në Tanushë të Kopilaçës si dhe platforma politike që u aprovua aty për veprim ushtarak dhe politik në të gjitha pjesët drejt sendërtimit të synimeve të përcaktuara: bashkimi kombëtar si dhe lufta kundër komunizmit krijoi një atmosferë mobilizimi te grupet e shkapërderdhura, por njëherësh ngriti gatishmërinë e pushtetit komunist jugosllav dhe atij shqiptar “në luftë të pakompromis kundër reaksionit” dhe “shërbëtorëve të tyre”, që rëndom identifikoheshin si “kuislingë”, meqë kështu fshiheshin aspiratat dhe qëllimet e njëmendta siç ishte bashkimi kombëtar dhe lufta kundër komunizmit. Kështu, në Maqedoni dhe Kosovë, pushteti ushtarak, i cili nga fillimi kishte goditur pamëshirshëm gjithçka shqiptare, kishte filluar operacionet e gjera në ndjekje të pjesëtarëve të NDSH-së dhe të strukturave të tyre politike dhe ushtarake, që përhapeshin në të gjitha anët. Kreu i NDSH-së në Shkup, konkretisht prof. Ibrahim Kelmendi do t’i kundërpërgjigjet me hapjen e degëve të organizatës në të gjitha qytetet e vendit si dhe të shtrirjes së nëndegëve të tyre në thellësi si dhe me venien e lidhjeve me përfaqësuesit e huaj në Maqedoni, ku me interes shfaqeshin ata anglezë dhe të Turqisë.
Lidhjet e para me përfaqësuesin e konsullatës britanike në Shkup si dhe me atë turk u vunë me anën e një letre që u ishte drejtuar diplomatëve anglezë dhe atyre turq, ku njoftoheshin me qëndrimin e Shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës rreth bashkimit me Shqipërinë dhe se për këtë arsye “mijëra shqiptarë janë duke luftuar me shpresë të madhe se do të kenë përkrahjen e Perëndimit, posaçërisht nga faktori anglo-amerikan”.
Krahas këtij njoftimi të përgjithshëm, konsullit turk i ishte bashkangjitur edhe një njoftim tjetër në të cilin i bëhej me dije për veprimet përçarëse të pushtetit jugosllav, me anën e të cilave popullsia turke, jo vetëm që po mbështet politikën jugosllave ndaj Shqiptarëve, por disa aktivistë të saj janë vënë në shërbim të verbët të saj duke bërë çmos që ata të deklarohen turq.
Profesor Ibrahim Kelmendi kërkon nga konsulli turk që të shqyrtojë seriozisht këtë çështje dhe të ndikojë te eksponentët e pushtetit jugosllavë të heqin dorë nga kjo politikë, e cila mund të jetë e dëmshme për të dy popujt.
Por, në vlugun e këtyre aktiviteteve politike, që po ndërmerrte prof. Ibrahim Kelmendi nga Shkupi për masivizimin e NDSH-së, gjë që kjo edhe do të shfaqet me suksese të konsiderueshme, hetohet rënia e aktivitetit ushtarak si dhe tërheqja nga veprimtaria e kundërvënies së armatosur regjimit komunist jugosllav në përputhje me vendimet e Kongresit të Tanushës, kur edhe ishte themeluar Shtabi Suprem Ushtarak bashkë me zonat operative. Kjo kishte ndodhur pasi që Hysen Tërpeza komandant i Shtabit të Përgjithshëm në përputhje me një vendim që kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm në fillim të tetorit në Tanushë, me anën e një letre, njoftonte qendrën e Shkupit për tërheqjen e Shtabit Ushtarak drejt Greqisë. Në këtë letër kërkohej nga prof. Kelmendi që të jepej pëlqimi i qendrës së NDSH-së për këtë veprim, i cili arsyetohej me qëndrimin që ishte marrë nga kërkesa që ushtarakëve (Adem Gllavicës dhe bashkëpunëtorëve të tij) u ishte drejtuar nga Mit’had Frashëri dhe Muharrem Bajraktari që ata të kalonin në Greqi për të hyrë në shërbim të planeve globale anglo-amerikane për destabilizimin dhe rrënimin e pushtetit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi, kurse “çështja e çlirimit dhe e bashkimit të tokave shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia do të vijë si pasojë e ndryshimeve të sistemit në dy vendet fqinje, Shqipërisë dhe Jugosllavisë”.
Qendra e NDSH-së në Shkup nuk do të pajtohet me këtë vendim. Komiteti Qendror i saj do të reagojë me qëndrimin se do të luftohet deri në përmbushjen e idealeve kombëtare. Ngjashëm reagoi edhe Mulla Idrizi nga Gjilani, i cili me disa njësi ndodhej në pjesët e thella të malësisë së Karadakut. Ai kërkonte që të hiqej dorë nga arratia, sepse “nuk ka me shkue gjatë”.
Edhe përkundër thirrjes së KQ të NDSH-së si dhe të Mulla Idrizit dhe disa patriotëve të tjerë që gjendeshin nëpër njësitë guerile dhe luftonin për aq sa mundeshin, forcat kryesore ushtarake të drejtuara nga Shtabi i Përgjithshëm, nga tetorit i vitit 1945 e deri në dhjetor, mori rrugën e vështirë dhe të rrezikshme të tërheqjes për në Greqi, rrugë kjo të cilën shumë prej tyre nuk do ta arrijnë, ngaqë do të jenë forcat jugosllave që do t’u vihen pas dhe hap pas hapi do t’i ndjekin duke u sjellë humbje të rënda, me ç’rast disa njësi do të shuhen fare.
Nëpër të tilla pusi do të vritet edhe Mefail Shehu – Zajazi, i cili mori rrugën për në Greqi me mbi 100 luftëtarë, por ra në një pritë partizane bashkë me shumë luftëtarë, të cilët ishin duke pritur që të bashkoheshin me njësitë tjera që kishin marrë këtë rrugë.
I fundit që do të niset për në Greqi ishte grupi i Hysen Tërpezës dhe Hasan Kabashit. Këtë rrugë ata e morën nga gjysma e nëntorit. Atyre iu bashkuan edhe grupe të tjera që vepronin në Zhegoc, Kopilaçë të Ferizajt dhe Kaçanik.
Me largimin e njësive kryesore ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm për në Greqi bashkë me ushtarakët e rëndësishëm që i drejtonin ato (fjala është për oficerë të shkolluar), filloi të bjerë edhe intensiteti i rezistencës së armatosur ndaj regjimit sllavo-komunist, i cili kishte filluar të vendosej në Kosovë dhe në Maqedoni në përputhje me realitetet e Jugosllavisë komuniste, realitet ky që etninë e deriatëhershme shqiptare të shkëputur nga trungu i saj në vitin 1912, tash e ndante në dy pjesë: në atë brenda republikës së Maqedonisë si pjesë e federatës jugosllave dhe në krahinën “provincën” e Kosovës nën Serbi. Kjo ndarje, bëhej edhe më e rëndë për Shqiptarët ngaqë Shkupi, qytet antik dhe kryeqendër e Vilajetit të Kosovës bashkë me Tetovën, Gostivarin dhe pjesët e tjera të Pollogut, shkëpute-shin nga Kosova, qendër kjo graviteti e botës shqip-tare nga Kriza Lindore e këndej, me çka në rrethanat e reja që të dy pjesët margjinalizoheshin së tepërmi, që si do të shihet, për Beogradin dhe Shkupin diktatura komuniste do t’iu ofrojë mundësi të shumta që të vazhdohet politika e tyre të njohur antishqiptare e pasqyruar nëpërmes asimilimit dhe e shpërnguljes së tyre për në Turqi.
Por, si do të shihet, edhe përkundër largimit të krahut ushtarak në Greqi dhe Gjermani, NDSH-ja nuk do të pushojë veprimtarinë e filluar. Degët e saj të shkapërderdhura në Kosovë dhe Maqedoni do të vazhdojnë të ruajnë frymën e rezistencës kombëtare qoftë me veprimtari politike, qoftë edhe me përdorimin e luftës guerile në disa pjesë të vendit, e cila do të jetë e pranishme edhe gjatë dy viteve të ardhshme përkundër përgjigjes së ashpër që do ta marrë nga regjimi komunist, i cili krahas pushkatimit të militantëve, mbushi burgjet me gjithë ata intelektualë shqiptarë që nuk ishin të gatshëm të bëheshin pjesë e mashtrimit të ri ideologjik nën parullat e vëllazërim-bashkimit.
(Shkëputje nga “Kosova 1912-1945”, faqe 399-406)

Ushtria ukrainase u kërkon ushtarëve rusë të mbetur në Kherson të dorëzohen

0

Nga Aurel Dasareti

Përmes një shërbimi bisede të quajtur “Dua të jetoj”, ushtria ukrainase, me një mesazh të qartë, u kërkon ushtarëve terroristë rusë të mbetur në Kherson të dorëzohen: E vetmja mundësi për të mbijetuar është të dorëzohesh menjëherë. Oficerët tuaj ju kanë braktisur në fatin tuaj. Ata ju inkurajojnë të visheni me rroba civile dhe të përpiqeni të ikni vetë nga Kherson. Nuk do të keni sukses. Të gjitha rrugët e arratisjes janë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase. Çdo ushtar që përpiqet të rezistojë do të asgjësohet…  

*** 

Ushtria ruse ka pësuar një disfatë therëse, por nuk mposhtet! Askush nuk duhet të mendojë se kjo ka mbaruar. Unë pres që Ukraina tani do të përpiqet të dëmtojë dhe likuidojë/kapë sa më shumë rusë të jetë e mundur gjatë tërheqjes. Kjo do të çojë në rezistencë gjithnjë e më të madhe në popullatën ruse! 

E njëjta gjë vlen edhe për ushtrinë ukrainase, ata tani kanë një detyrë shumë të vështirë, pothuajse të pamundur për të vazhduar dëbimin e rusëve. Rusët janë ngulitur në lindje dhe në jug të lumit Dnipro në mënyrë që të kenë një brez mbrojtës kundër gadishullit të Krimesë. 

Ukraina nuk do t’i dëbojë rusët duke kaluar Dnipro. Me urën ruse mbi Dnipro tashmë të thyer, Ukrainës nuk i duhen më forca të mëdha në jug. 

Në vend të kësaj, këto mund të zhvendosen në pjesën e përparme më në veri dhe lindje. Këto forca janë tashmë në lindje të Dnipro dhe mund të avancojnë në jug për të arritur në Detin e Zi. 

Nga ana tjetër, rusët kanë edhe një vijë më të shkurtër për t’u mbrojtur. Pra, gjëja më e mundshme është që do të ketë një luftë për pozicione deri në pranverë. Rusia ka krijuar vepra mbrojtëse përgjatë gjithë frontit si dhe përballë qyteteve prapa frontit. 

Kjo tregon se Rusia e sheh qëllimin e saj kryesor për të mbrojtur atë që tashmë ka pushtuar. Rusia e di shumë mirë se kjo luftë e varfëron vendin.  

Ukraina merr furnizime të vazhdueshme nga Perëndimi për të mbajtur presionin ndaj Rusisë. Ata janë gjithashtu shumë të kujdesshëm në sulmet e tyre për të shmangur humbjet e mëdha. 

Nuk është e paimagjinueshme që Rusia tani po mendon se si të dalë nga lufta dhe më pas të krijojë një mur mbrojtës që Ukraina do të ta ketë vështirë për ta shkatërruar. Pastaj ata kanë diçka për të negociuar për të arritur paqen. Kur rusët janë vazhdimisht në tërheqje, Ukraina nuk do të negociojë. 

Pyetja është se çfarë është e gatshme t’i japë Ukraina Rusisë për paqe. Nëse do të kthehet në kufi para shkurtit, atëherë ka mundësi që ta pranojnë. Rusia mund ta shesë atë si një fitore të popullit të saj nëse Krimeja dhe pjesët lindore të Donbasit përfshihen në Rusi dhe njihen nga bashkësia ndërkombëtare. 

Putini e di se ai ka mbaruar në çdo mënyrë nëse shihet si një humbës nga njerëzit e tij. Pra, ai nuk mund të dorëzoj gjithçka që ka pushtuar pa pasur diçka që ka fituar. Nëse Krimea bëhet ligjërisht ruse, ai mund të shesë se ishte e mundur vetëm sepse Rusia sulmoi Ukrainën në Donbass. Kështu, ai mund të mbrojë që ata të tërhiqen nga zonat për të siguruar plaçkën kryesore, që është Krimea. 

Putin e di se ai duhet të përshpejtojë ekonominë dhe atëherë ai nuk mund të mbajë një luftë vazhdon vite me radhë. 

Repriza komiku Ali: “Asgjë e shkatërruar apo lënë pas në Kherson, askush nuk u lëndua…”, gënjen fashist terroristi.  

Të gjithë këta pushtues që përdhunojnë, vrasin dhe shkatërrojnë në tokë të huaj le të shijojnë ilaçin e tyre. Putin dhe ushtarët e tij duhet të eliminohen për një Evropë paqësore. 

Është mirë që Ukraina tani me kalimin e kohës ka arritur t’i shtyjë rusët nga zona e Khersonit. I pari që u largua ishte guvernatori i instaluar rus, kështu që së fundmi edhe zëvendësguvernatori u inatos dhe u vra në një “aksident” automobilistik. Spekulohet se vetë rusët e vranë pasi ai donte të vazhdonte të luftonte për Kherson. Rusët e kanë kuptuar se beteja ishte e humbur. Fakti që rusët po gërmojnë tani në 3 rreshta në anën lindore të Dnipro nuk është një situatë e favorshme për Ukrainën pasi ata ende mund të bombardojnë Kherson nga ato pozicione, kështu që nuk do të jetë paqësore në qytet derisa rusët të dëbohen disa milje (5-6 milje)  në lindje dhe jashtë rrezes së artilerisë! 

Ndoshta Putin, duke parë se planet e tij për të pushtuar Ukrainën dhe për të hedhur poshtë qeverinë, tani e kupton se duhet të shkojë në negociata me shpresën për të shpëtuar pak nga ajo që ata kanë fituar. Pra, gatishmëria e rusëve për të negociuar tani do të rritet në të njëjtën kohë kur ata rindërtojnë forcat e tyre në lindje. Ukraina ka thënë gjithmonë se do të ketë përsëri territoret e saj që rusët i kanë pushtuar, kështu që kjo është ajo për të cilën ata duan të negociojnë. Në këmbim, ata mund t’u premtojnë rusëve se ata kurrë nuk do ta sulmojnë Rusinë në një traktat, të cilin rusët pretenduan. Por Ukraina nuk ka pasur kurrë plane për të sulmuar Rusinë, por për t’u mbrojtur kundër tyre! Pra, atëherë rusët mund t’i kthejnë Ukrainës atë që kanë pushtuar, që do të thotë se regjimi rus do të duhet të tërhiqet dhe do të futet “demokracia”! 

Është ndoshta pak herët për Ukrainën për të deklaruar fitoren. Nuk do të më befasonte nëse Putin (dhe fashistët/terroristët tjerë rreth tij), i dëshpëruar, do të bëjë diçka djallëzore. Askush nuk e di se çfarë mund të dalë me këtë despot fashist nazist terrorist që vuan nga megalomania.  

Nuk është vetëm ligësia e tij problemi, por gjenet e egra që (jo vetëm ai) ka trashëguar 

_____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

SHBA nuk është palaço cirku

1
Nga: Lis Bukuroca
_____
Aleanca me SHBA nuk është e lidhur me Kurtin, por me Kosovën. Ata që parashikojnë prishje, mund të kenë arsye të ndryshme. Ka njerëz që janë të trishtuar nga burgosja eventuale; mund të ketë edhe njerëz, që paguhen për të përhapur panik;
mund të ketë edhe veteranë të rrejshëm dhe pastaj edhe njerëz servilë të ndikuar nga oligarkët e ndryshëm, por natyrisht, ka pak edhe prej tyre, të cilët mendojnë se Amerika është „Kopsht  i Fëmijëve“ dhe hidhërohet si një fëmijë, të cilit nuk jepen karamele dhe i var buzët menjëherë.

Sidoqoftë mund të ketë edhe prej tyre, që e dëshirojnë Republikën Serbe duke shpresuar se pikërisht pas themelimit të saj, mund ta rrëzojnë më lehtë. Shumë veta i trishtohen suksesit të Kurtit, prandaj në çdo veprim të tij, lexojnë tragjedi dhe komplote.

Aleanca me Amerikën nuk prishet për një politikan, sepse SHBA është shtet serioz, jo lavire. SHBA është shtet demokratik dhe, edhe atje ka qindra mospajtime dhe nuk është diktaturë si e Putinit.

Ne nuk pajtohemi me Republikën Serbe dhe nuk jemi kundër Amerikës, mirëpo kundër dominimit serb dhe kundër fragmentimit të vendit. Kosova u shpall shtet multietnik për të mos pasur nevojë për autonomi tjera. Iu ndryshua flamuri për të qetësuar serbet. Iu shkrua një himn për të mos pezmatuar serbet…

Kurti është politikan dhe ka disa parime, që nuk mund t’i ndryshojë. Nëse i ndryshon, do ta shajmë pse i ndryshoi. Nëse nuk i ndryshon, do ta akuzojmë për prishje të raporteve me SHBA-të.

Nuk prishen!

Kosova është nën protektorat. Nëse SHBA ngul këmbë të zbatojë praktikisht marrëveshjen e Thaçit dhe Mustafës, e bën këtë. Nëse jo, aleanca nuk prishet me Kosovën, por vetëm me Kurtin; me themelimin e Asociacionit, (80% ligje të Republikës Serpska sipas prof. Enver Hasanit) ndoshta përforcohet pak më tepër me Serbinë dhe me atë akt, ndoshta edhe largohet ca Serbia nga Rusia. Pak! Ose sanksione Rusisë. Kaq! Ajo nuk shitet lirë.

Protektorati

Amerika mund ta kthejë Thaçin nga burgu e në presidencë, Mustafën nga shtëpia e në kryeministri dhe kryhet puna, por nuk duhet të pritet nga Kurti të zbatojë dëshirat e atyre dyve dhe të bëjë vetëvrasje politike.

Ndërtimit të Republikës Serbe Thaçi e Mustafa nuk i kanë vënë asnjë kusht: as për njohje të ndërsjellë,

as për autonomi në Luginë,

pa kërkuar edhe ndjesë,

pa kthyer eshtrat e mijëra vetave,

pa u penduar për 20.000 gra të dhunuara

për 11.500 të vrarë

as për dëbimin e 50% të popullsisë,

as për djegien e 100.000 shtëpive,

as pa premtuar njohjen;

Republika Serbe u quajt Asociacion për të mashtruar shqiptarët dhe ajo u firmos pa i kërkuar asgjë Serbisë,

mirëpo duke kërcënuar vazhdimisht se do të intervenojë ushtarakisht!

Si dje Daçiqi. Si pardje Vuçiqi.

Për t’u zgjidhur ky problem i madh, – meqenëse nuk mund të mposhtet Serbia,- duhet një Ramush, një Isë, apo një Hashim, por Kurti nuk do ta bëjë kurrë. Pajtohuni me këtë fakt dhe kërkoni rrugëdalje tjetër.

Krasniqi dhe Abdixhiku shkuan në SHBA dhe atje do të shqyrtohet se cili do të jetë më i përshtatshëm. Ndoshta që të dy. Ramushi aplikimin e vet e ka bërë publik online.

Pra, raportet nuk prishen me SHBA-të nëse Kurti nuk bëhet Baba Dimri i serbeve, pse atë e dëshiruan Thaçi dhe Mustafa. Këtë duhet ta harrojmë! E as mos u tutni se SHBA tërhiqet nga Kosova! Edhe atë harrojeni! Nuk jemi në „Kopshtin e Fëmijëve“, e as në Shtëpi Publike! SHBA nuk dorëzohet për një politikan.

Sulmojeni Kurtin për arsye tjera, por jo pse nuk zbaton politikën e Thaçit dhe Mustafës…