Kreu Blog Faqe 1185

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikes thotë se mercenarë të grupit “Wagner” kanë hyrë në territorin e Kosovës

0
Eksperti shqiptar i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se pjesëtarë të grupit “Wagner” kanë hyrë dhe kanë dalë në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Ka një realitet shumë të rrezikshëm për konflikt. Me të dhënat që kanë shërbimet inteligjente ushtarake të NATO-S, janë dhe “Wagner”. Kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Sepse aty ka kontrabandë armësh, ushqimesh”, tha Karamuço në AbcNews.al.

Ervin Karamuço reveals what is being prepared in Elbasan by the world of crime: They are very organized, here is who is taking the place of Nuredin Duman and Talo Çela -

Ervin Karamuço
Grupi “Wagner” është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në vende të tjera përreth. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali.

Karamuço komentoi situatën që është krijuar së fundi në veri të Kosovës, teksa vuri në dukje se Serbia ka zhvilluar përgjatë viteve një personalitet të dyfishtë politik.

Karamuço u ndal gjithashtu edhe tek deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se janë evidentuar 300 persona që kanë një plan të ngjashëm me atë që ndodhi në Kumanovë pak vite më parë.

“Serbia ka shumë vite që ka zhvilluar një personalitet të dyfishtë politik. Nga asnjëra anë me Evropën që po bashkëpunon për paqen në rajon. Nga ana tjetër, me Rusinë, vëllazëria sllave do të jetë e patundshme. Si mund të flasim ne për paqen në Evropë kur Serbia ka 48 reparte ushtarake të rreshtuara në Kosovë. Kur ai Daçiq kërkon me insistim që Qendra Humanitare e Emergjencave në Nish, që dihet që është qendër spiunazhi rus, donte t’u jepte statusin diplomatë”.

Putins mest fryktede soldater har ikke russisk flagg – VG

“Nga ajo qendër ne kemi shumë kosto të mëdha si Ballkan. Dy të GRU janë në kërkim në Mal të Zi, një bashkë me të shërbimeve sekrete serbe është arrestuar aty. Ndërkohë në Kosovë, Kurti përmendi 300 veta që kanë një plan të ngjashëm me atë që ndodhi në Kumanovë. Kurti e di nga KFOR-i”, tha Karamuço.

Komunikatë për Media- Agjencia e Statistikave të Kosovës

0

Prishtinë, 11 nëntor 2022 

PËRFUNDON PUNIMET KONFERENCA REKOS “JAVA E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË KOSOVË”

Java e Regjistrimit të Popullsisë, ka përmbyllur sot aktivitet e saj, me debatin mbi rëndësinë e regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore. Konferenca Rekos, mblodhi për katër ditë me radhë në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe zyrave ndërkombëtare në Kosovë, institute e agjenci ekzekutive, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesor e ekspertë të fushës së demografisë e gjeoinformacionit, botën akademike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të ndryshme kulturore,  etnike, dhe fetare, hulumtues, publicistë e gazetarë. Në panelet diskutuese të konferencës ishin edhe drejtorët gjeneral të agjencive shtetërorë të statistikave të vendeve të rajonit duke përfshirë këtu: Republikën e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedoninë e Veriut. Ku u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë për Regjistrimin e popullsisë në vitin 2023.  

Në përmbyllje të konferencës, Drejtoresha Gjenerale e Institutit të Statistikave të Republikë së Shqipërisë, Elsa Dhuli ndau praktikat më të mira shtetërore të Republikës së Shqipërisë në organizimin, përgatitjet dhe realizmin e regjistrimit të Popullsisë, (Censit 2023) në Shqipëri. Digjitalizimi i të gjitha aktiviteteve operacionale, dhe monitorimi digjital i cilësisë dhe punës në terren karakterizon reformat e bëra në procesin e Regjistrimit. Përvojat e Republikës së Malit të Zi në regjistrimin e popullsisë, i sollën përmes lidhjeve direkte përfaqësues të kabinetit të drejtorit gjeneral të Statistikave të Malit të Zi, Miroslav Pejovic.  

Bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndihmon në përmirësimin dhe përmbushjen e reformave të sistemeve statistikore kombëtare në linjë me rekomandimet e OKB-së dhe Eurostat.  

Hapjen e punimeve të Konferencës Rekos, e bëri Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë. 

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehu përkrahjen e plotë për projektin e Regjistrimit të Popullsisë, dhe angazhimin maksimal për ofrimin e të gjitha resurseve teknologjike dhe humane për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në realizimin e këtij projekti.  

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislmi, duke theksuar rolin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, tha se Qeveria do të përkrahë procesin e regjistrimit me mbi 12 milionë euro.  

Institucionet qeveritare do të angazhohen maksimalisht për një proces të regjistrimit demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku do të trajtohen nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë në Kosovë. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve kombëtare e ndërkombëtare, Sistemi Statistikor i Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e statistikave zyrtare në vend.  

Udhëheqësi i Njësisë së Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen tha se është i lumtur të shoh që Kosova po për përgatitet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2023. Sistemi dhe të dhënat statistikore zyrtare dhe të besueshme janë çelësi për të pasur politika zhvillimore e prosperuese, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian në procese të rëndësishme. Njëherit theksoi se të gjithë duhet të mbështesin Agjencinë e Statistikave në implementimin e regjistrimit të popullsisë. 

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të përkrahur qeverinë e Kosovës në gjenerimin e të dhënave të kompletuara dhe cilësore, të cilat paraqesin nevojat e popullatës dhe ndihmojnë në hartimin e politikave që i përgjigjen zhvillimit njerëzor. Sigurimi i të dhënave cilësore dhe të besueshme ndihmon në matjen e përparimit të vendit në përmbushjen e Agjendës 2030 dhe Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. 

Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është ndër proceset më të rëndësishme për një shoqëri moderne. Është një nga pikat qendrore të punës së UNFPA-së në nivel global dhe është e ngulitur fort në agjendën e OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).  UNFPA përgëzon Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe komunitetin e gjerë të akterëve të regjistrimit  për fillimin e këtij procesi vendimtar. Në këtë frymë, UNFPA kishte kënaqësinë të mbështeste Agjencinë në organizimin e Javës së Regjistrimit të popullsisë, e cila ofroi një platformë për një konsultim të thellë dhe thelbësor ndërmjet një gamë të gjerë të akterëve dhe partnerëve. Një qasje e tillë e gjithëpërfshirjes dhe pluralizmit të perspektivave është çelësi për saktësinë, besueshmërinë dhe suksesin e Regjistrimit të popullsisë në Kosove 2023, thuhet në qëndrimin e udhëheqëses së zyrës së Fondit për Popullsi të Kombeve ë Bashkuara në Kosovë, Visare Mujko Nimani. 

Në përmbyllje të konferencës, zv. kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në konferencë. Dhe i siguri të gjithë se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, ASK do të angazhohet maksimalisht për një proces kredibil dhe cilësor. Menaxheri i Regjistrimit të Popullsie, Avni Kastrati falënderoi partnerët dhe akerët kryesor në vend për angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët për një regjistrimin kualitativ dhe gjithëpërfshirës. 

Java e Regjistrimit të Popullsisë, si platformë unike e konsultimit, shërbeu për të njoftuar opinionin publik se me datë 1 Shtator 2023, do të nis Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës. Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren do të vazhdojë deri me datë 16 Tetor 2023. 

Forhåndsvisning av bilde

Agjencia e Statistikave të Kosovës, falënderon mediat për mbulueshmërinë dhe shpërndarjen e drejtë dhe të saktë të informacionit të Javës së Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 

  • Agjencia e Statistikave të Kosovës

Faton Zeneli për herën e parë rrëfen për ferrin në Centralni Zatvor, CZ, të Beogradit

0

Arif Ejupi, Zvicër

Faton Ejup Zeneli nga Sibovci i Epërm i komunës së Podujevës, edhe pse i pafajshëm prej 23.03.1985 e deri më 7 dhjetor 1985,pati përjetuar ferrin në burgun e Prishtinës dhe atë të Beogradit. 

Serbë e malazezë të vendosur si kolonë në qytete e fshatra të Kosovës, të nxitur nga Beogradi, pas demonstratave të vitit 1981,të organizuara nga rinia studentore e Universitetit të Kosovës, trillojnë lloj-lloj skenarësh nga më të pistët, me qëllimin e vetëm që bota, të kujtoj që ata janë vërtetë të rrezikuar nga shqiptarët. 

Në mënyrë që të sensibilizohet opinioni brenda Jugosllavisë, dhe ai ndërkombëtar dhe gjendja e tyre në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, të paraqitet si e padurueshme dhe si nevojë urgjente të imponohet ndërhyrja policore dhe ushtarake, ata kryejnë ndaj vetvetes vepra nga më të turpshmet. 

Thyejnë pllakat përkujtimore të të vdekurve nëpër varrezat e tyre. Dëmtojnë kisha dhe manastire. 

Djegin pronat e mbjella me vreshta e kultura të tjera bujqësore. Trillojnë përdhunime të paqena të grave dhe vajzave të tyre. Planifikojnë vrasjen e fëmijëve të tyre nëpër çerdhe e shkolla fillore. 

Më vonë këto vepra idiotësie të kryera nga vetë ata ua mëveshin shqiptarëve. 

Projektues të kësaj çmendurie ishin neo-fashistët kokëkrisur :Miroslav Sholloviq, Dushan Tomasheviq, Sreten Martinoviq, Mitar Baleviq, Kosta Bullatoviq, Bogdan Kecman, Boshko Budimiroviq,etj,të cilët edhe sot ëndërrojnë kthimin në vendin e krimit. 

Po të funksionin si duhet ligjet mbi dënimin e krimit të gjithë këta shpirtndyrë duhej të kalbeshin në burgje, sepse me krrokëritjet e tyre të pandërprera në stil korbash nxitën makinerinë e kryekriminelit Millosheviq, për kryerje gjenocidi të paparë në Kosovë. 

Në këtë lojë të fëlliqur përfshihet edhe Armata jugosllave. Ajo me skenarë të ngjashëm vret mbi 100 (njëqind) të rinj shqiptarë, derisa ata po shërbenin në kuadër të saj, që në fakt për ta ishte e huaja. 

Shumë shqiptarë përpos që vriten marrin edhe dënime drakonike nga Gjykatat Ushtarake të ish-Jugosllavisë,siç ishte rasti me të rinjtë: Riza Xhakli, Abdylxhemil Alimani,,Riza Alibashiq, Pajazit Aliu, Afrim Mehmeti,Behxhet Shala-Bajgora, Hysen Shurdhani, Zenel Baçaj, Shefki Barileva,Shefqet Paçarizi, Ibrahim Mazrekaj, Enver Behluli e shumë e shumë të tjerë. 

Në vargun e këtyre marrëzive të panumërta hynë edhe kurdisja e veprës penale ndaj të riut Faton Zeneli, asokohe 19 vjeç. 

Gjatë natës së 27 dhe 28 shtatorit të vitit 1984 në varrezat serbe në Sibovc të Epërm të Podujevës, nga persona të panjohur thyhen pllakat përkujtimore të të ndjerëve Ruzhica Simiq dhe Dragosav Karaiq. 

Për habinë e të gjithëve Beogradit dhe shërbëtorëve të tij në Kosovë, u nevojiten plot gjashtë muaj e gjysmë për të filluar me procedurat për zbulimin e kryerësit të kësaj vepre makabër. 

Faton Zeneli, edhe pse kanë kaluar 38 vjet nga kjo ngjarje deri në detaje i kujton skenat e trilluara ndaj tij. Ai thotë “ Mbrëmjen e kësaj nate së bashku me nënën time Nazlijen patëm shkuar në Prishtinë, tek dajallarët e mi Fehmi e Mehdi Berisha, që jetonin në lagjen Kodra e Trimave(ish-Vranjevci). 

Ndërkaq, babai im Ejupi, që gjatë kësaj kohe punonte si teknik ndërtimi në ndërmarrjen “Kablar”të Kralevës,dega në Prishtinë, e që çdo natë ishte pranë nesh, mbetet në shtëpi me motrat. 

Meqë kishim rreth 1 hektarë tokë pjellore dhe rrogën e babit, jetonim relativisht mirë.  

Kohë pas kohe na ndihmonin edhe xhaxhallarët Jakupi dhe Ruzhdiu, që gjendeshin prej vitesh në Kanada, si dhe Sabriu që punonte përkohësisht në Shtutgart të Gjermanisë Federale. 

Kisha filluar me frekuentimin e mësimeve në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar “8 Nëntori” të Podujevës, dhe asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se një ditë do të më gjejë belaja e kurtheve të ngritura nga sllavo-komunistët dhe shërbëtorët e tyre shqiptarë.” 

Më 23 mars të vitit 1985,derisa isha në gjumë oborri ishte mbushur me policë. Njëri prej tyre që ishte në krye të ekspeditës u fut si tërbuar në dhomë, duke më urdhëruar që të vishesha brenda pesë minutave. 

Më prangosën para syve të nënës dhe motrave, të cilat në ato çaste rrokën britmat, sepse as unë e as ato nuk e dinim arsyen e arrestimit tim. 

Kur më çuan në stacionin e policisë në Podujevë, dy inspektorë shqiptarë të kriminalistikës që përhirë të fëmijëve dhe familjeve të tyre nuk po ua përmendi emrat më thanë “- o prano që i ke thyer përmendoret e dy të vdekurve serbë në varrezat e Sibovcit të Epërm, o do të vrasim.” 

Pa i menduar pasojat prerazi thashë:-Më vrisni! Si ta pranoj veprën që nuk e kam bërë. Ata gati dy orë insistuan që unë ta pranoj këtë vepër të shëmtuar. 

Ndërkohë në dhomën ku më mbanin të prangosur hyri i egërsuar edhe njëfarë Jakup Hoti,i cili më thoshte” trokitjet e çekanit me të cilin i ke thyer gurët e varreve të Dragosavit dhe Ruzhicës, janë dëgjuar deri tek Qershitë e Llapashticës” 

Pastaj, ai më tha ”Djali i mirë a e di që ti ke bërë vrasje të dytë të Ruzhica Simiqit,sepse ajo ende pa e hequr vellon e nusërisë është vetëvrarë. Në realitet unë as që e kisha idenë se kush ishin Ruzhica e Dragosavi. 

Në ato momente u ndjeva tepër i fyer, sepse nuk isha edukuar në një frymë të tillë që të bëja vepra kaq të ulëta. 

Menjëherë kuptova që ai dhe dy kolegët e tij donin që unë të flisja sipas vullnetit të tyre, dhe jo si është e vërteta. 

Nën lot e dënesje betohesha përpara tyre në gjithçka që s’ isha i inkriminuar në këtë krim. 

Mirëpo, këta tre satrap të pashpirtë nuk iu bindën lotëve e as betimeve të mia. Më zhvishen lakuriq dhe filluan të më rrahin me shufra gome e shkopinj me nyje sikur të isha bishë mali. 

Pas tri ditësh ashtu të lënduar rëndë më përcollën në Burgun e Qarkut në Prishtinë. Edhe këtu torturat ishin të tmerrshme. 

Sikur të mos ishin gardianët Kamber Hoxha dhe Rrahim Topanica, nga Podujeva, nga dhuna e shfrenuar që ushtrohej mbi mua do të çmendesha. 

Ata pa u vërejtur nga gardianët e tjerë më sillnin barëra dhe ushqime. Më vonë kam kuptuar që z.Hoxha, vetëm pse e kishte kundërshtuar dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë ishte larguar nga puna. 

Duke ndjerë borxh ndaj tij nga shokë e miq kam kuptuar që pas largimit nga puna z. Hoxha, familjen e mbante nga shit-blerja e bagëtive. 

Si z.Hoxha ashtu edhe z.Topanica, gjatë gjithë jetës u jam mirënjohës. Nga dhuna e paparë që ushtrohej në mua parandieja vdekjen .Kisha rënë shumë në peshë. 

Atë ushqim të paktë dhe të pashije nuk mund ta kapërdija, sepse kisha ndezje të grykës dhe lukthit. 

Edhe pse e kërkoja ndihmën e mjekut ajo nuk më ofrohej. Më thuhej “ Ti je vetë djalli, duhet të ngordhësh si një qen i zgjebosur” Vizitat nga familja më ishin ndaluar me arsyen se ata mund të ndikojnë në deklaratat që duhej t’i jepja para Trupit Gjykues. 

Pas qëndrimit prej pesë muajve në Burgun e Prishtinës më transferojnë në C.Z. të Beogradit. 

Meqenëse nuk e dija asnjë fjalë në gjuhën serbe isha i sigurt që edhe atje do ta përjetoja ferrin. 

Ishte njëfarë treni që quhej Akropolis dhe që qarkullonte në mbrëmje nga Fushë-Kosova në Beograd. 

Katër-pesë policë më futën në një veturë të mbyllur me rrjeta dhe nga Prishtina, më çuan në stacionin hekurudhor të Fushë-Kosovës. 

Ashtu të prangosur më hipën në tren. Drejt Beogradit më shoqëruan tre policë. Dy më mbanin nën mbikëqyrjeje, e i treti në distancë një apo dy metra fliste me njëfarë toki-voki me dikë. 

Të gjithë udhëtarët më shihnin sikur të isha egërsirë kopshti zoologjik. Meqenëse nuk isha mirë dhe nga qëndrimi i gjatë në këmbë dy-tri herë edhe u alivanosa, derisa mbërritëm në C.Z. të Beogradit. 

Aty më vendosën në një dhomë me një malazezë të dënuar për vrasjen e dhëndrit të tij . Ai kishte mbipeshë. Ishte mbi 100 kilogram. Nga ankthi që kisha dhe gërhitjet e tij nuk mund të flija fare. 

I dërmuar prej lodhjes dhe pagjumësisë dukesha sikur i dehur. Me të aguar mëngjesi kinse për ta pastruar dhomën u fut brenda një grua trashamane dhe trupgjatë. Me të kuptuar që jam shqiptar më nxori jashtë, duke më goditur disa herë me bisht fshese në kokë. 

Edhe pse kontaktet me të burgosurit tjerë ishin të ndaluara u ngjita në katin e dytë dhe gjithë ngjarjen ia rrëfeva Afrim Tërmkollit nga Dumoshi i Podujevës, i dënuar politik i demonstratave studentore të vitit 1981. 

Afrimi u prek shumë kur më pa, sepse nga torturat e pësuara duksha si skelet. Ai me lot në sy më tha:” Faton, këtu është xhehenemi i kësaj bote, por tregohu i fortë dhe i pathyeshëm”  

Meqenëse qenke djalë i vetëm në familje kurrë mos e mendo vetëvrasjen, se nuk është në traditën e shqiptarit. 

Këta përmes dhunës dhe sjelljeve çnjerëzore duan të na çojnë në vetëvrasje. Duke më ledhatuar e puthur në të dyja faqet kërkoi nga unë që të betohem përpara tij, se kurrë nuk do të më shkojë mendja në vetëvrasje. 

Gjatë 4 muajve në C.Z. e Beogradit hoqa të zinjtë e ullirit .Përveç gardianëve në mënyrë shumë të vrazhdët me mua silleshin edhe punëtorët e burgut. Ata më thoshin ”edhe ty së shpejti do ta japim Republikën e Zija Shemsiut, i mbytur me tortura në këtë burg më 5 maj të vitit 1985” 

Telashe të shumta që nuk ka pendë që i përshkruan më sillnin edhe disa kriminelë serbë, që në këtë burg mbaheshin si të sëmurë psikik. Ata kinse të sëmurë para syve të eprorëve të burgut pjatën me supë  të nxehtë ma përplasnin në trup. 

Edhe pse kisha situata tepër të rënda herë-herë edhe të papërballueshme e mendoja betimin e dhënë përpara Afrimit, dhe nuk kaloja në akt vetëvrasje. 

Afrim Tërmkolli që po e vuante dënimin në këtë burg famëkeq nëpërmjet familjarëve të tij i çon fjalë babait tim dhe i sugjeron angazhimin e një mbrojtësi-avokati në rastin tim. 

Menjëherë babai im Ejupi e angazhon avokatin e njohur kosovar Bajram Kelmendi, i cili më viziton në C:Z. të Beogradit . Ai nga biseda me mua dhe provat e mbledhura në terren bindet që unë nuk isha kryerësi i kësaj vepre. 

Kelmendi me të kthyer në Prishtinë kontakton Zëvendësprokurorin publik, Srbolub Çoçanoviq dhe gjyqtarët Rexhep Abdullahu,Habib Abdyli dhe Lubisha Niçiq. Ai nga ata kërkon që ditën e Gjykimit tim të sillen gjithsesi në sallë si palë e dëmtuar edhe familjarët e Dragosavit dhe Ruzhicës. 

Edhe pse ndaj meje ishin mbajtur katër-pesë seanca gjyqësore në mungesë provash ende s’kishte vendim të formës së prerë. 

Jashtë çdo rregulloreje dhe norme ligjore më vazhdohej qëndrimi në burg. Padrejtësisht u mbajta 5 muaj në burgun e Prishtinës dhe 4 muaj në atë të Beogradit. 

Ditën e Gjykimit tim në sallë u panë edhe familjarët e Dragosavit dhe Ruzhicës. Ata duke njohur lojën e Beogradit dhe veglave të tyre në Kosovë, ndaj meje u treguan tejet korrekt, sidomos familja Karaiq, që kishte ardhur në cilësinë e palës së dëmtuar nga Kragujevci i Serbisë. 

Ata para trupi gjykues thanë” mos e merreni në qafë këtë çun të rinj, se ne dhe familja e tij asnjëherë nuk kemi pasur mosmarrëveshje, e për zënka. as që bëhet fjalë” 

Sigurisht nga avokati im z. Bajram Kelmendi, familjarët e palës së dëmtuar ishin bindur që unë isha përzgjedhur nga shpikës dhe inskenues të këtij rasti që të jem viktima. 

Edhe pse s’kishte bazë ligjore dhe me asgjë s’ishte provuar fajësia ime Zëvendësprokurori, Çaçanoviq insistonte në vazhdimin e mbajtjes sime në burg. 

Rexhep Abdullahu, kryetar i Trupit Gjykues, duke mos gjetur as provën më të vogël për ndjekjen time të mëtejme këmbëngul që unë të lirohem nga burgu. Falë punës së tij profesionale dhe të zotit Bajram Kelmendi, më 7 dhjetor të vitit 1985, lirohem përfundimisht nga burgu si i pafajshëm. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

ps!

Centralni Zatvor apo i njohur shkurtimisht si CZ, është Burgu Qenror i Beogradit.

Rusishtja: Një propozim pragmatik

0

Tomasz Kamusella                                                                                                       

  • Profesor në Universiteti i Shën Andreas, Skoci                                                                               

Ta bëjmë armë Politikën Gjuhësore 

Me 24 shkurt 2022, tanket, avionët luftarakë dhe trupat ruse u derdhën në Ukrainën veriore, lindore dhe jugore

Ishte një bindje për fitore të shpejtë, sepse Ukraina nuk duhet të ekzistonte.

Me një zë qeveria ruse, parlamenti dhe elita ruse dhe me mbështetjen dërrmuese të opinionit publik nënshkruan justifikimin historik të presidentit për luftën e panxitur dhe gjenocidale për sa I përket shkallës dhe rezultateve të invazionit.

Nje element i rëndësishëm i këtij justifikimi ishte pohimi se ukrainasit, bjellorusët dhe rusët në mënyrë rë natyrshme përbëjnë  një popull të vetëm (një komb). Se ata kanë folur dhe shkruar të njëjtën gjuhë që nga Mesjeta. Prandaj nuk ekziston gjuha ukrainase. E shumta, ajo është një dialekt i rusishtes, ndërsa në rastin më të keq është një krijim artificial (asnjëherë i identifikuar, pra, mitik) antirus i austriakëve dhe i polakëve. 

Në mbrojtje të demokracisë dhe të parimeve të Aktit Final të Helsinkit për stabilitet dhe paqë në Europë, Perëndimi u detyrua t’i ndihmojë mbrojtësit trima të Ukrainës me dërgim armësh, baze logjistike dhe ndihmë financiare. Por a është kjo e mjaftueshme?

Me qënë se politika gjuhësore nuk është përdorur në Perëndim për të ndërtuar politikën aktuale, masat e marra nga SHBA, BE dhe NATO kundër Rusisë nuk godasin themelet etnolinguistike të ideologjisë neoimperiale të Kremlinit për Botën Ruse ose Pax Ruse. Kjo e bën të nevojshme të ndryshojmë shpejt shumë gjera. 

Mëtimet e padurueshme të Kremlinit 

Me 12 korrik 2021, gjate përgatitjeve për luftën e ardhëshme, presidenti rus botoi në faqen e tij zyrtare në internet një sprovë me titull “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve” Që ta shohë e tërë bota, përveç origjinalit në rusisht,[1]  ky tekst është edhe në anglisht[2] dhe ukrainisht.[3]

Bazuar në mohimet e mëdha të Moskës për ekzistencën e shtetit të Ukrainës, kombit ukrainas dhe gjuhës ukrainase, të befason fakti që ajo sprovë është edhe në ukrainisht. Mbase Kremlini e sheh atë thjesht si “adaptim” në dialektin juglindor të rusishtes. 

Me të vërtetë, ky është një lëshim i rrallë që tregon për “qëllimet e pastra” të elitës qeverisëse ruse. “Përshtatje dialektike” të tilla nuk do ndodhnin në pasluftën e parashikuar pasi “të sigurohej fitorja ruse.[4] 

Nuk do ketë nevojë, sepse me kampet e përqendrimit dhe ato të vdekjes, do vije si rrjedhojë që të gjithë rusët në Ukrainë, që tani janë të pavetëdijshëm për të qënit rus do kenë zotëruar saktë rusishten standarde .[5],[6]

Dialektet, përfshi ukrainishten, do hyjnë në muzeun historik.

Presidenti rus pohon që rusët, ukrainasit dhe bjellorusët kanë qenë gjithmonë një komb ortodoks i vetëm, i bashkuar nga e njëjta gjuhë, dmth rusishtja ose në periudhën paramoderne, version i saj më e hershëm që njihet si “Rusishtja e hershme”.’[7]

Të gjithë tre grupet (popujt?) kanë përbërë gjithmonë “një popull të vetëm që ndante një besim dhe gjuhë të vetme”’[8]

Por nuancat nuk janë alienë për Putinin. Ai propozon që elitat letrare të rusëve, ukrainasve dhe bjellorusëve kanë përdorë një gjuhë të njëjtë të shkruar, ndërsa të folurit e fshatarsisë ka qenë i diferencuar. Por sipas presidentit rus këto ndryshime në të folurit kanë qenë dhe janë të pakonsiderueshme.[9]

Ai nuk është i verbër ndaj përdorimit të ukrainishtes говор govo (nëndialekt, lloj të foluri) të rusëve në degën ukrainase, të gjithë letërsisë ruse, veçanërisht në poezinë e frymëzuar popullore. Por sikurse thekson presidenti rus, edhe të supozuarit shkrimtarë “ukrainas” zbatojnë gjuhën standard ruse në prozën e tyre..[10]

Zoti Putin del me përfundimin që qeveria ruse dhe elita sunduese “e respekton gjuhen dhe traditën ukrainase”’[11]

Mbani shënim mungesën e artikullit shques në përkthimin zyrtar anglisht për fjalën “ukrainas”’[12] që do të thotë sipas mendimit të Moskës së ata nuk përbëjnë një komb në të drejtën e vet. Prandaj, nuk duhet të ketë shtet për ata, por vetëm një “vend” brenda një Rusie të zgjeruar. Sikurse theksohet qartësisht në planin zyrtar të Kremlinit për përmbushjen e qëllimeve historiografike të zotit Putin, nuk do lejohet shtet me emrin “Ukrainë” pas fitores së Rusisë.[13]

Mbi të gjitha, “operacioni special rus” duhet nisur sepse ekzistenca e Ukrainës e rrezikon vërtet Rusinë.[14] 

Kështu, “respekti” për sigurinë e ukrainasve, shtetin, gjuhën dhe kulturën i vetëshpallur nga zoti Putin do arrihet vetëm duke e shkatërruar shtetin, kombin, gjuhën dhe kulturën ukrainase.[15]

Për këtë arsye, aktualizimi i këtij objektivi të lartë do sigurohet me përdorimin e sistemit të okupimit në shkallë të plotë dhe të shtypjes, që duhet të vijojë të paktën një çerek shekulli.[16] 

Pragmatizmi 

Mashtrime, gënjeshtra të drejtpërdrejta dhe kundërshti logjike janë tipike për gjuhën e epokës sovjetike dhe atë të propagandës imperialiste ruse të sotme. Ta anashkalosh atë është me plot rreziqe. Në një kohë të caktuar për befasinë e Perëndimit, Kremlini mund të veprojë me këtë ose atë qëllim të pabesueshëm ndaj Perëndimit. Në këtë mënyrë Moska merr një shtysë  për ekonominë e saj të dobët, logjistikën jo funksionale dhe teknologjinë nën standard. Prandaj Perëndimi është i aftë dhe duhet t’ua presë përparësitë strategjike që Federata Rusë gëzon sot. Kjo përfshin edhe politikën gjuhësore. 

Së pari, në shërbimet e tyre për qytetarët rusë, ambasadat perëndimore dhe konsullat duhet ta ofrojnë tërë informacionin dhe të komunikojnë me klientë të tillë përjashtimisht në ukrainisht.

Së dyti, të njëjtin trajtim është nevoja të zgjerohet për qytetarët rusë që janë rezidentë ose kërkojnë azil në vendet perëndimore.

Së treti, çfarëdo bashkëpunim i lejuar me institucionet ruse ose me individë qytetarë rusë duhet të kanalizohet vetëm përmes gjuhës ukrainase ose të ndonjë shteti perëndimor. 

Për më tepër, çfarëdo masmedia opozitare rusishtfolëse (stacione radiotelevizive, periodike dhe faqe në internet) dhe organizata të rivendosura ose themeluara përmes Perëndimit duhet ta ofrojnë përmbajtjen e tyre gjithashtu në ukrainisht.

Të njëjtat masa duhet të zbatohen për qytetarët e Bjellorusisë që po merr pjesë në luftën gjenocidale të Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, në këtë rast, opsioni i gjuhës bjelloruse mund të ofrohet sepse uzurpatori bjellorus, që e konsideron veten “president” e ka shtyput aktivisht gjuhën dhe kulturën bjelloruse.

Si rezultat, çdo qytetr i vetëm rus ose bjellorus që vendos të udhëtojë për, nëpërmet ose të angazhohet ne ndonjë marrëveshje me Perëndimin duhet të detyrohet të mësojë për luftën dhe të vuajë të paktën disa moslehtësi administrative dhe njohëse. Kjo nuk ështëasgjë në krahasim me fatin e milionave refugjatëve ukrainas; të dhjetarë milionave ukrainasve pa rrymë elektrike, pa ngrohje, pa ujë, pa ushqim dhe ilaçe e shërbim shëndetsor, të mijëra të vrarëve, të masakruarve, të torturuarve për vdekje, ose të terrorizuarve, të shumë ukrainasve që vuajnë vdekjen dhe paaftësinë fizike të të dashurve të tyre.

Nga një anë e ndritur, kjo kërkesë vërejtje e ashpër për shërbimet perëndimore për dhe kontaktet me qytetarët rusë dhe bjellorusë, e ofruar përjashtimisht në ukrainisht, dashje-padashje do i shtyjë personat në fjalë të lexojnë në këtë gjuhë dhe të mësojnë më shumë për letërsinë dhe kulturën ukrainase. Në shumë raste, kjo domosdoshmëri, do ta krisë disi monolitin etnolinguistik të imperializmit të ri rus që nuk ka lejuar as një mendim kritik dhe nismë individuale.

Protestat e mundëshme të qytetarëve rusë që ukrainishtja nuk është rusisht dhe që ata nuk e kuptojnë një tekst në ukrainisht do të nxiteshin disi. Tezat e zotit Putin për gjuhën kulturën dhe shtetësinë ukrainase do t’u dorëzoheshin këtyre aplikantëve. Po të ishin ata dakord me luftën dhe ideologjinë e presidentit rus, ata do besonin ata që ukrainishtja është identike me rusishten. Por në se aplikuesit në pyetjen në se e dënojnë ose nuk pajtohen me luftën e Kremlinit në Ukrainë dhe të gjitha gjerat ukrainase, nevojitet t’u bëhet e qartë se është detyrim personal për ata ta mësojnë dhe t’i mbështesin ukrainasit që janë nën sulmin rus të pajustifikuar dhe të panxitur . Për më tej, kjo kërkesë gjuhësore përbën një ndihmë të madhe për të gjithë qytetarët rusë që ata të çlirohen mendërisht nga mbizotërimi i propagands dhe ideologjisë së Moskës për botën ruse. 

Nëntor 2022

 

Përktheu Bardhyl Selimi, 11 nëntor 2022


[7] ‘И русские, и украинцы, и белорусы – наследники Древней Руси, являвшейся крупнейшим государством Европы. Славянские и другие племена на громадном пространстве – от Ладоги, Новгорода, Пскова до Киева и Чернигова – были объединены одним языком (сейчас мы называем его древнерусским)’ (http://kremlin.ru/events/president/neës/66181).

[8] ‘Они искали поддержки у людей одного языка и, конечно, одной веры’ (http://kremlin.ru/events/president/neës/66181).

[9] ‘письменный язык у них совершенно одинаков, а разговорный – хоть и отличается, но незначительно’ (http://kremlin.ru/events/president/news/66181).

[10] Конечно, за многие века раздробленности, жизни в разных государствах возникли региональные языковые особенности, го́воры. Язык литературный обогащался за счёт народного. Огромную роль здесь сыграли Иван Котляревский, Григорий Сковорода, Тарас Шевченко. Их произведения являются нашим общим литературным и культурным достоянием. Стихи Тараса Шевченко созданы на украинском языке, а проза – в основном на русском (http://kremlin.ru/events/president/news/66181).

[11] ‘Мы с уважением относимся к украинскому языку и традициям. К стремлению украинцев видеть своё государство свободным, безопасным, благополучным’ (http://kremlin.ru/events/president/neës/66181).

[13] ‘Название “Украина”, по-видимому, не может быть сохранено в качестве титула никакого полностью денацифицированного государственного образования’ (https://ria.ru/20220403/ukraina-1781469605.html).

[14] ‘Но Россия не может чувствовать себя в безопасности, развиваться, существовать с постоянной угрозой, исходящей с территории современной Украины’ (http://kremlin.ru/events/president/news/67843).

[15] ‘Денацификация неизбежно будет являться и деукраинизацией’ (https://ria.ru/20220403/ukraina-1781469605.html).

[16] ‘создание постоянно действующих органов денацификации на период 25 лет’ (https://ria.ru/20220403/ukraina-1781469605.html). 

Mos i vrisni luanët tuaj që të mos ju shqyejnë qentë e huaj

0
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Nga: Naim Kelmendi, (Hara Buda), Zvicër
***
Përgjatë gjithë historisë së luftërave nga lufta e Peloponezit e deri me sot, nuk ekziston perandori që kur është përballur me rezistencë s’ka ndjekur procedurën ‘ përçaj dhe sundo’. Dhe gjithmonë ka funksionuar mirë, mirëpo edhe epilogun i qendron besnik kësaj fryme.
Mos i vrisni luanët tuaj që të mos ju shqyejnë qentë e huaj .
Kur mongolët sulmuan qytetin Buharasë në provincën e Khorasanit, nuk ishin në gjendje të depërtonin në të, e as ta pushtonin ushtarakisht, kështu që Xhingis Khan u dërgoi banorëve të qytetit një letër me këtë përmbajtje: “Banorët që dorëzojnë armët dhe bashkohen me radhët tona do të jenë të sigurt, ndërsa ata që refuzojnë të dorëzohen le ta fajësojnë veten për fatin e tyre”.
Pas kësaj, banorët u ndanë në dy tabore.
Tabori parë e hodhi poshtë kategorikisht dorëzimin e armëve, duke thënë: ” Po të mundnin të hynin në qytet, do ta kishin bërë. Pse duhet të dorëzohemi? Një nga dy gjërat mund të na ndodhë: ose fitorja, e cila banorët do t’i bëjë të lumtur, ose të vdesim duke ua shkulur zemrat armiqve tanë” Tabori tjetër kishte frikë nga çdo luftë dhe konflikt me mongolët: “Nuk e shihni sa janë dhe si janë të pajisur e të armatosur?!”…
Xhingis Khan më pas u dërgoi një letër atyre që ranë dakord të dorëzohen: “Nëse na ndihmoni t’i luftojmë ata mes jush që refuzojnë të dorëzohen, ne do t’ju japim pushtet mbi vendin dhe do t’ju lejojmë të sundoni qytetin.”
Tabori me frikacakë i qytetit u mashtrua nga premtimi i Xhingis Khanit dhe filloi luftën kundër vëllezërve që refuzuan të dorëzohen.
Në fund, me ndihmën e mongolëve, fitoi grupi zuzarëve dhe tradhtarëve.
Tabori parë i mbrojti me vendosmëri dhe guxim parimet e tyre derisa u flijuan. Megjithatë, edhe pse frikacakët u dorëzuan, ata përjetuan një tronditje të vërtetë kur tatarët ua morën armët dhe urdhëruan t’i vrisnin.
Pastaj Xhinghis Khan shqiptoi fjalët e tij të famshme: “Po të kishin qenë të ndershëm dhe besnikë, nuk do të kishin tradhtuar vëllezërit e tyre për ne të huajt”.
randaj, mos i vrisni luanët tuaj që të mos ju shqyejn qentë e huaj.

Përfundon gjyqi ndaj “Syrit të Popullit”: Skandali që tronditi shtetin, ku u përfshin edhe agjentë të AKI-së

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
_____
Në këto çaste, kur ndjesia dhe logjika mund të jetë në një peshojë specifike, në mendje më erdhi testamenti i Mitrushit (Kutelit) tonë të madhë.
Shteti edhe kur të lëndon keq [siç bën bandat në emër të Tij përmes montimit monstruoz ndaj meje], duhet ta duam dhe të bëjmë çmos që ai të çlirohet tërësisht.
Këtë sentencë historike e kam pasur në mendje vazhdimisht, edhe për një arsye të thjeshtë: për Republikën që gëzojmë sot, kam dhënë shumëçka nga jeta ime.
Maurice Duverger, ligjëruese në Fakultetin Juridik në njërin prej universiteteve të Parisit, në gazetën franceze Le Monde, në artikullin me titullin: “A u bë Franca vend pa drejtësi”, duke shkruar për rastin e Xhemile Bupashes, apo siç njihet në opninion Xhemilja e Algjerisë, pat nënvizur:
„Një komb mund të jetë pa ministra të ndërgjegjshëm, por nuk mund të jetë pa drejtësi. Shteti pa drejtësi është shtet në të cilin të gjithë janë fajtor.“
Këtë kualifikim, pohoi avokati im, Ramiz Krasniqin në seancën e fundit, në përmbyllje të mbrojtjes sonë, nuk ia dëshirojmë asesi Shtetit tonë.
Ndryshimi që solli revolucioni demoratik i heshtur i 14 shkurtit 2021, erdhi si suferinë edhe në këtë vjeshtë-pranverë dhe krejt natyrshëm po përjetohet si frymë e re në jetën publike e shoqërore. Ndërkaq në sistemin e drejtësisë ky ndryshim ka filluar të ndjehet si akt çlitrimi nga pjesa më e ndërgjegjshme e këtij segmenti të Republikës sonë.
Jam i bindur se ky verdikt i drejtë i Gjykatës sonë sot, është në përputhje të plotë me bindjen që kisha gjatë muajve të fundit, se funksionalizimi i Republikës dhe vënja e drejtësisë në vend, tashmë ka filluar edhe në sistemin e drejtësisë.
Republika jonë aq sa ka nevojë për qeveri e rrjedhimisht ministra të ndërgjegjshëm, po aq ka nevojë edhe për drejtësi, respektivisht gjykatës e prokurorë profesionistë e qytetarë të denjë.
Tok, të gjithë, do ta bëjmë Shtetin e së drejtës.

Ky flet çka i thotë Serbia

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Sa të mjerë që jemi, po duam ta varrosim Kosovën ose t’ia rikthejmë Serbisë.
Pozitë dhe Opozitë mos thuani Jo!
Ju të gjithë nuk e njihni historinë as bile nga 1912 -ta!
Nicolas Bay flet si serb me gojën e francezit.
Si është e mundur që gjatë qëndrimit të tij në fund të  Tetori 22 , asnjë ng ju nuk e çelet , gojën , të reagoni së paku me një deklaratë?
Pse “analistat ” politik të Kosovës adkund nuk u dëgjuan të kenë thënë se paku një fjalë.
Ai e bëri trosh Kosovën dhe shqiptarët e saj
Të gjitha debatet tuaja e knaqën Serbinē. Te gjitha mediumet serbe të shkruara apo pamore e sulmonin Kosovën me fjalët e juaja.Ishit krenaria e Serbisë , ju lumtë !
Dje e sot kur kryeministri dhe kryetarja e Kosovës janë në Paris, Nicolas Bay bën propagandë serbe kundër nesh, dhe percillet nga mediumet fanceze
Klikoni në link dhe e shihni se sa afër jem ta humbim Kosovën.
“Sot- thotë ai, Shqiptarët, shumicë muslimane- e planifikojnë rrezikun e një pastrimi etnik perfundimtar të të krishterëve të fundit serb në Kosovë”.
Forhåndsvisning av bilde
Cher M. Bay. J’essaie de fournir des informations supplémentaires sur les Albanais du Kosovo. Vous êtes mal renseigné Soyez patient et lisez cette courte information. Peu avant la guerre de 1999, M. Milośević a appelé Monseigneur Nikë Prelajn à l’audience et lui a dit : “Notre croix est en danger” Monseigneur Nikë Prelaj répond : – Monsieur Miloševič, ne l’oubliez pas, car j’étais albanais avant d’être catholique. Je suis ici et avant tous les autres prophètes !
✍? « Aujourd’hui, les Albanais – majoritairement musulmans – font planer la menace d’une épuration ethnique définitive sur les derniers Serbes chrétiens du Kosovo. »
Ma tribune dans Causeur.fr ?? https://www.causeur.fr/le-kosovo-entre-epuration-ethnique-guerre-de-civilisation-et-abandon-occidental-245951

Kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák

0

Paris, 11 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, para fillimit të forumit, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.

Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë  edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Forhåndsvisning av bilde

Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Kryetari Glauk Konjufca: Ushtria është e shtetit e shteti është i popullit 

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e betimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të mbajtur sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, deputetë, oficerë të FSK-së dhe ushtarakë të NATO-s.  

Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca përgëzoi rekrutët e rinj për marrjen e detyrës, ndërsa shtoi se ushtria po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane dhe demokratike.  

Forhåndsvisning av bilde

Kreu i Kuvendit tha se ushtria është e shtetit e shteti është i popullit. Ai shtoi se për këtë shtet është dashur shumë mund, sakrificë dhe përpjekje, që kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mbrojtjen e vendit, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. 

Forhåndsvisning av bilde

“Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie, gjinie, feje apo përkatësie tjetër. Dhe kjo është një vlerë që u arrit me vështirësi dhe mençuri. Por për ta mbrojtur lirinë e shtetit tonë e kemi FSK-në, e cila po ndërtohet sipas principeve të një ushtrie moderne e profesionale”, tha kryetari Konjufca. 

Forhåndsvisning av bilde

I pari i Kuvendit tha se Kosova është e vetëdijshme se çdo arritje e saj është bërë bashkë me miqtë tanë të çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera të botës demokratike evropiane e perëndimore.  

Forhåndsvisning av bilde

“Prandaj orientimi ynë është i qartë. Ne duam të jemi pjesë e Aleancës Ushtarake të Atlantikut Verior – Aleancës më të fuqishme në botë, e cila përfshin ushtritë e vendeve demokratike. 23 vite më parë ishte pikërisht NATO-ja e cila me bombardimet e saj ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por ndihet e kërcënuar nga pretendimet e Serbisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Në fjalën e tij kryetari Konjufca përmendi edhe agresionin rus në Ukrainë, duke potencuar se Kosova është rreshtuar përkrah popullit ukrainas dhe luftës së tij të drejtë kundër okupimit rus. Ai shtoi se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.  

Forhåndsvisning av bilde

Copëza kujtimesh

0

Foto: Makinë e vjetër shkrimi…

Sinan Kastrati, Malmå, Suedi

Copëza kujtimesh të lumtura   

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Dashuria e çobanit turjakas me Lumturinë, gocën nga Shqipëria”, Drini.us, 9 nëntor 2022 në rubrikat ”Dossier, Kujtime” 

Nga Ditari im (6) 

Nuk ka shpresë se do të mësohem ndonjëherë ta përdor komjuterin dhe internetin.  

Gjatë kohës sa shkoja në shkollën e lartë ”Kalmar Högskolan/Universitet, më 1996/1996, kurs për të huajt me pregatitje akademike (kurs för invandrare med akademisk bakgrund) qëllimisht nuk po them studjoja, përveç, mësimit të gjuhës suedeze, (Svenska) kishim edhe mësim kompjuterik (Datakunskap), por unë mbeta në nivelin që e fillova.  

Mësuesja e gjuhës suedeze e dinte që kisha qenë student letërsie në vendin tim prandaj mi dha dy tema, punime seminarike nga letërsia që ti punoj dhe ti prezentoj para studentëve tjerë, një temë për Astrid Lindgren, shkrimtare për fëmijë 1*) dhe për një tjetër për Alfred Nobel 2*), shkrimtarët që e kanë marrë çmimin Nobel në letërsi deri më 1995. 

Gjatë leximit për Astrid Lindgren (shkurt ”A. L”) mësova se ajo ka shkruajtur me makinë shkrimi e jo në kompjuter.   

Historia e saj më shtyri të mendoj se edhe unë ndoshta duhët të kisha shkruajtur me makinë e jo ti nxjerrë vehtes punë -papunë, të hi llugave. Me kompjuter edhe sikur të jetoj edhe një shokë njeri (gjeneratë), nuk do ta mësohem.  

Në shkollë më ndihmonin Mediu dhe Murati, kur e bëja orarin, kur i  notaja nxënësin, kur shkruaja raporte dhe i dërgoja shefave e shkollave … 

Menjëherë shkova në podrumin tim dhe në mes të shumë librave e gjësendeve tjera e gjeta makinën e shkrimit. Ia hoqa pluhurin dhe e provova. Ajo po punonte si Sahati Serkisuf. 

Ende e kam një makinë shkrimi të vjetër por ajo duket ende e re dhe nuk don të ”pensionohet”. Po edhe sikur të shkruaj me makinë, si ti dërgoj shkrimet, me letra tradicionale e me postë ? Apo sikur dikur kur i dërgonim karltolinat për vitin e ri e festa tjera ? 

Edhe nëse unë shkruaj me makinë e i dërgoj me postë, (krye)redaktorët nuk do të marrin mundin as nuk do të lodhen me i lexua se jo më i shkruajt edhe njëherë WORD. 

Gjatë javës së kaluar, kisha gjetur shkrimet e mëhershme nga Ditari im dhe i kisha ”ruajt” por kur mendova se e kreva punën, e preka dikund kompjuterin me një gisht një tastere të kompjuerit dhe më humbëm të gjithat, e bashkë me to, iku edhe lumturia. 

– Jo, tash as një gazetë serioze e as portalet më nuk kanë lektorë e … fotografë si dikur.  

Kisha pushua disa javë dhe shetitur në të dy skajet e detit (Baltik). Të premtën e kaluar isha në Danimarkë. 

Nuk më ndihmuan as pushimet disa javëshe e udhtimi për në në Roskilde 3*) Kisha pushua dhe shetitur. Të premtën e kaluar isha në Danimarkë.  

Rruga mbi urën Öresundsbron 4), ishte e mahnitshme. Qytetin e Kopenhagës (Köpenhamn) kryeqytetin danez, e lam me zhurmën e makinave dhe peshkatarëve me barkat plotë me peshq që këtheheshin nga gjuetia. Rrezet e diellit të mbrëmjes ndriqonin qyetin antik po as ato nuk ndaleshin në qytetin e mrekullive por dëshironin të pushonin në det.  

IMG_6009.jpg

Pasi disa faqe, kujtime për lumturinë dhe jetën idilike, nga Lumturia që i shleva, dua ta përdor mendjen dhe ta thërras në ndihmë kujtesën, imagjinatën dhe muzën. Shpresoj se do të më mdihmojnë edhe orët e malit e shtojzovallet e fjalët e Lumturisë dhe për Lumturinë mos ti humb … 

Lumturia ishte e jashtëzakonshme. Ajo i gjente fjalët dhe i zgjidhte, si gratë e Bellanicës kokkrat e rrushit (pop.) e ato i vendoste në vendin e duhur e në kohë të duhur. Nuk ia shkonte kush asaj për ”guhë”. ”Guhën e kishte si sakicë” Ishte si Poradeci, mjeshtre e vargut, si Kuteli për rrëfimin e ngjarjeve (tregimeve) por edhe thumbonte, kur duhëj që ia kalonte edhe Nolit e Nonda Bulkës. 

…. 

”Humbja e një dashurie nuk është se ajo kalon shumë lehtë dhe pa pasoja shpirtërore e psikologjike, tek disa për një farë kohe e tek disa të tjerë për një kohë më të gjatë. Megjithate më mirë është të kesh dashur dhe të kesh humbur (dashurinë) sesa të mos kishe dashur kurrë” (Lumturia)  

-Sulo, ke vënë shumë kufizime dhe unë nuk e kam aq të madhe dëshirën të të shkruaj apo të të flas. Prandaj lere si të vije. Besoj se pjesa më e mirë e mardhënieve tona ka kaluar. 

Nuk mund të bësh me forcë gjëra që nuk do ti bësh. As ti në mbrëmje dhe në ditë pushimi dhe as unë paradite nga e hëna në të premte. 

Prandaj le të mbetemi shokë te vjetër pa asgjë ndryshe nga miqesitë e tjera që ke ti dhe që kam unë. Thjesht na ka kaluar momenti ynë. Dhe kam kohë që e besoj këtë. 

Prandaj nuk thirremi dhe as nuk flasim. 

Ndonjehere kur ke nevojë mund të shkruash por duhet ta lëmë njëri tjetrin rehat. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë tjetër. Kemi familjet tona dhe ato janë të rëndësishme për ne. 

Ashtu u duk në fillim sikur nuk ishin aq e sidomos nga ana tënde por ja që janë ata që vendosin për çdo gjë, bile edhe për oraret që ti duhët të përdorësh për të shkruar. (të publikuara, më 11 nëntor 2022) 

IMG_5990.jpg

Öresundsbron, gusht 2022

1*) Astrid Lindgren  

Astrid Anna Emilia Lindgren, född Ericsson den 14 november 1907 i Vimmerby landsförsamling i Småland, död 28 januari 2002 i Stockholm, var en svensk barnboks-, sångtext- och manusförfattare samt förlagsredaktör och opinionsbildare. Lindgren är känd över hela världen för sina barnböcker om bland andra Pippi Långstrump, Barnen i Bullerbyn, Karlsson på taket, Madicken, Emil i Lönneberga, Saltkråkan, Bröderna Lejonhjärta och Ronja Rövardotter. 

Astrid Lindgren – Wikipedia 

2*) Alfred Nobel 

Alfred Bernhard Nobel (info), född 21 oktober 1833 i Stockholm, död 10 december 1896 i San Remo, Ligurien, Italien, var en svensk kemist, uppfinnare av dynamiten, industriman, donator, ingenjör och stiftare av Nobelpriset. Grundämnet nobelium, atomnummer 102, är uppkallat efter honom. 

Alfred Nobel – Wikipedia 

3*) Roskilde 

Roskilde (danskt uttal [ˈʁʌskilə]) är en stad på Själland i Danmark med 50 393 invånare (2017). Staden är belägen vid Roskildefjorden, 30 km väster om Köpenhamn, och ligger 30 meter över havet på en höjdsluttning, som utmärker sig för sin rikedom på källor (danska kilde, källa). Namnet kommer sannolikt från sägnen om Ro som grundlade staden. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Roskilde 

4*) Öresundsförbindelsen 

Öresundsförbindelsen (danska: Øresundsforbindelsen) eller Öresundsbron är en 15,9 km lång fast förbindelse över och under Öresund, mellan Malmö (Lernacken, Limhamn-Bunkeflo) och Köpenhamn (Kastrup, Amager) som öppnade 1 juli 2000. 

Förbindelsen består av en 7,8 km lång brodel med tillfarter; Öresundsbron. De omkring 4 km närmast Danmark utgörs av en tunnel, eftersom spannet på en högbro hade varit en fara för flygtrafiken vid Kastrups flygplats. Som övergång från bro till tunnel tillskapades ön Pepparholm med en längd av cirka 4 km. 

Förbindelsen består av motorväg och dubbelspårig järnväg. Motorvägen utgör en del av E20 och järnvägen en del av Öresundsbanan. Den genomsnittliga trafikmängden 2014 var cirka 20 000 fordon och 33 000 tågpassagerare per dygn. Jämfört med innan bron byggdes har trafikmängden femfaldigats. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/%C3%96resundsf%C3%B6rbindelsen 

Vazhdon 

Malmö, 10, 11 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com