Kreu Blog Faqe 1186

Komunikatë e përbashkët e Zyrës së Presidentes dhe Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

0

Në takim me Presidentin Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e falënderuan Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Presidentja ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës në procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilët janë të paprekshme.

Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura.

Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti potencuan se Kosova është një partnere e besueshme dhe kredibile e Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik, dhe se forcimi i pozitës ndërkombëtarë të saj është vlerë e shtuar për komunitetin ndërkombëtar dhe botën demokratike. Në këtë drejtim, ajo foli për hapat konkretë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në takim me homologun Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.

Forhåndsvisning av bilde

e treta: elegji (inat) për vdekjen e … 

0

Bajram Sefaj, shkrimtar

Një humbje e madhe, kurrë e parikuperueshme dhe e pa kompromis, po ngjet atje poshtë, në humbëtirë, në gropën e thellë, të pa fund, të zezë futë, të natës së errët, e të pagjumë, në vetmi, në të gjorën vetmi… 

Unë, po, po, unë vetë, jam kreator dhe kabahatli katil i gjithë kësaj katrahure e rrëmuje, hallakatje pa shtegdalje!  

Së fundmi, po shkruaj tregime të mirë, antologjikë, misteriozë, të rrëmbyeshëm, të furishëm, të pa parë dhe të panjohur në letërsinë tonë  bashkëkohore… Me motive origjinale, tema të reja e të pa rrahura kurrë më parë. të papërsëritura, te reja, taze të admiruar nga gjitha grup moshat dhe profilet e lexueseve. Diçka e paparë po ngjet atje poshtë, në zgafellen minierës se artit të zi e artit të madhe e të panjohur. 

Nata dhe gjumi i copa-copa pleqërie, të pa ngjitshme kurrë, mësa ngjitën dy copa xhami të thyera keq, më se miri, me besnikëri i çiltër, dëshmojnë dhe këtë pohim mëkatar, e mbulojnë dhe arsyetojnë tregime që, gjithnjë e më shpesh i shkruaj netëve të gjata e gjumit të thellë si të pashkëputshëm në  terrin e gjatë të netëve dimërore, pa kurrkund fund…  

Kjo hata e mrekullueshme e çuditshme, po ngjet, po thuaj se natë për natë, në plafin e zi të natë. E mbytë dyshekun e shtratit duke i ndrydhur betonet e shkronjave të tastierat e kompjuterit, duke vu pika e presje dhe pikësimeve tjera të llojllojshme, ne mbarim të çdo fjalie. Kure fjalitë që, se cila ngjet më mirë se tjera, kur faqja e parë  kompjuterit mbushët me tekst, të paparë dhe të pangjarë, kur veçse nuk troket troket në dyert e Akademisë Mbretërore të Suedisë, për të rezervuar vendin e fituesi të çmimit Nobel për letërsi, për këtë vit, fillon beteja tjetër akoma më e pamëshirshme se e para. Tash teksti gjenial dhe origjinal, që trason rrugën për në Stokholm, duhet regjistruar e ruajtur me xhelozi fort të madhe e sekrete. Kur edhe ky shteg, kalohet më sukses, nga trupi e lodhur dhe plogësht fare, ç’vesh rrobën e zezë, këmishën e pikëllimit të thellë turbullues, marr frymë lehtë, nëpër mend më fluturon pëllumb i bardhë se, nesër a pasnesër, hiç me larg, sivëllezërit e mi, do ta kruajnë kryet kur të shohin, me sytë tyre vëngër dhe do të binden se kush është Bjarushi “i tyre!” i përbuzur, i keqtrajtuar dhe i përbuzur padrejtësisht. 

e katërta: merri me vete, të gjithat! 

Ndodhi kjo, që nis të rrëfej, në një qoshe të skajshme ekstreme të provincës verilindore të Francës. Pak metra ndarë nga Liqeni i njohur dhe i bukur Lémanm që, si gjuhë ujore, ndanë Zvicrën dhe Francën. 

Kur mu mbush mendja se të gjitha kushtet janë pjekë, se ato janë optimale madje, se janë plotësuar maksimalisht, të favorshme janë, bukuroshes që e kisha njoftuar rishtazi, pak ditë më parë, i telefonoju e i propozoj të shihemi nesër mbrëma. Të darkojmë bashkë në restorantin me të njohur në Gjenevë, në kuzhinën e të cilit më se miri përgatitet, gatuhet specialiteti fondu (fondy), ushqim i njohur nacional, me histori të gjatë, deri në legjendë, të “zbulimit”” të tij. Në gjuhën shqipe, nuk do të thotë kurrgjë tjetër pos, djathë i shkrirë!, me përjashtim të kushtit se, djathi lypset të jetë i llojit të veçantë, e jo gjithfarë djathi.  

E ftoja për darkë e mendjen e kisha tjetërkund, në pasdarke. 

Mendja ime firifiu dhe hileqare, ashiqare! 

Ftesën për darkë, bukuroshja e pranoi hareshëm. Porosia “Merri me vete, të gjithat!”, e turbulloi pakëz nga se, sigurisht s’e kishte dëgjuar kurrë me parë. Isha i lumtur dhe i gëzuar shumë, për këtë porosi origjinale që nuk e ksha dëgjuar kurrrë më përpara dhe, nuk e dija se, nga me erdhi dhe me piku në kokë! 

I ngazëllyer pas kësaj porosie që, e kisha shqiptuar për herë të parë, para vetëm disa minutash, ia rrëfej një të njohurës dhe fort të çmuarës shqiptare që, me shpoti këmbëngulëse e përdheli delikate, e thërras “çika i Shkodrës”, kur e takoj rastësisht! 

 Marr leje t’i them vetëm dy, jo më shumë, fjalë admirimi dhe respekti të pa luhatur,  për këtë zonjë të shtrenjtë që vjen nga qyteti ynë verior, Shkodra jonë e bukur, Shkodra e Mjedës, e Fishtës, e Migjenit, e Marubëve, e Krajës, e Drinit e të tjerëve. Me duhet të them, shkodrania  afro të pesëdhjetave, nënë e dy fëmijëve si drita, është fort inteligjente, e bukur, si rreze dielli pranveror, e gjallë e dinamike. Sy prehtë, si Shqiponjë e alpeve tona…  

Mezi, prisja t’i rrëfeja porosinë që, përmes telefonit të mençur, veçse e kisha derdhur në veshtë e një të njohurës rishtas nga qyteti i Gjenevës. 

 

 Shkodrania, shejtankë lozonjare, kënaqet me këtë gjetje, sa origjinale aq edhe befasuese, dhe, aty për aty, shmang timen dilemë kryq, cili prej nesh, unë apo zvicerania e re, na takonte të bëjmë verifikimin se, vërtetë, të gjithat janë aty!   

Një e tillë detyrë “delikate”, me përkiste mua, askujt tjetër!   

Nuk e di, qysh e si e pse, ra fjala, kur një femër lakuriq, cullak = nudo, shtrihet mbi çarçaf të bardhë, imazhe e pamje çfarë shpesh ndeshim në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, ngjajnë në tryezë të shtruar me tëra të mirat e kësaj bote. Shkodrania e bukur, unanimisht  pajtohet me këtë krahasim, ngase i ngjanë i qëlluar dhe efikas. Kështu lind tregimi në tregim.  

Imagjinojeni! 

Shtati lakuriq i femrës se re e të bukur në sfondin e çarçafit të bardhë, është një mrekulli në vete. Është një dhuratë e perëndisë, për atë që ka mëndë në krye!    

* 

Mbrëmjen e asaj të premteje të bekuar vjeshtore, ndodhi pikërisht ashtu si duhej të ndodhte! (Merret me mëndë me çfarë padurimi, o zot, e prisja atë çast hyjnor!). Fjalët ishin të tëpërta, kurrësesi nuk hynin në mes dhe, qoftë për një sekund, të shtyenin atë çast të pritur me shkuj! Tashmë ashtu siç „e ka ba nana”, thuhet në nahijen tonë, e kisha para meje! Detyrë të rendë e delikate: prej nga të nisej  loja. Ajo verifikimit së,  me të vërtetë të gjithat ishin aty. Dilema ishte e madhe. Vrasëse ishte. Afër krizës. Afër atakut kardiak. Nga cila anë, të nis verifikimit: nga këmbët, nga kryet! 

Vështroja atë mrekulli, kryevepër artistike të nënës Natyrë, shtrirë mbi shtrojën e bardhë. Shtati i saj i qumësht i bardhë, si të ishte njehsuar me ngjyrën e bardhë të çarçafit të bardhë. Trullosje. Mëndje mpire. Shikim i turbulluar… Vetëm flokët e saj gjatë e të zezë, si hije e një peme frutore, shquheshin të shprishur mbi bardhësisë së jastëkut. 

 Si lis shtatgjatë mali, i shkallmuar, fshikullohem bri trupit të saj. Kokën e bukur, mrekullisht të modeluar, ia zë midis pëllëmbësh të harlisura në ethe të trenta shqetësimi drithërues.  Enumeracioni evidentues nis, disi si në ëndërr… Heshtjes, i flas në heshtje: flokë e dendur e të lëmuar, i paska me vetë! (Tureçkën ia rrasi në blejë flokësh sa për të marrë qe andej një dallgë arome parfumi të rrallë, befasues dhe, të panjohur fare!. Aty, midis flokësh të valëzuar, si në vëzhgim të përhershëm, çuçurinin veshët e bukur të saj. (Të denjë për vath dukati!). Ballin, e bukur, si shteg mali, ia stolisin dy fije vetullash, poshtë cilave, shkrepnin si semaforë, sytë kaltërosh nën hijen e qepallave, si krah shpendi të bukur mitologjik!, ia ndante hunda e drejtë perfektë, si e modeluar dalte të Mikëlangjelos!. Matanë buzëve all e epshndjellëse, bojatisur me krem diskret e me shije të hollë i vezullonin dhëmbët e bardhë sheqer. (Si inxhi margaritarësh të rrallë!).  

Në parantezë. (Një copë herë matëm të bëj hy gjym e t’ia kafshoj e gëlltis buzët, gojën kuti e krejt. Hezitoj nga se, si për dreq, nëpër mend me feksi, si shpendkeq, proverbi vulgar sllav, kur thotë se: ”puthja, është trokitje në derë të sipërme, për tu çelur e poshtmja! Pa as më të vocërrën dilemë  heq dorë nga gjithë kjo mugëtirë befasues! Fyti saj, përrallë në vetë! (I denjë për ruspe qelibari dhe kolon e medaljon të artë, me shqiponjë, simbol yni, në mes).  

Kalkulimi i derikëtushëm  del tejet i mirë dhe shpresëdhënës: flokët, veshët, balli, sytë me qerpikët, goja me buzë all, goja kuti…  

Livadhis tutje… 

Duar e sy, me pushojnë në bregoret e haresë. Përrallore. Të papërshkrueshme kollaj. Të vala, të forta, të rrumbullakëta. (Me dy thimtha, maje ngrehur përpjetë, në pritje ngacmimi!). Duart e saj, përrallë në vete! As të vogla as të mëdha. Tamam. Ideale. Gishtërinjtë e gjatë e të urtë, përfundonin me thonjtë e bojatisur me një llak diskret e me shije artistike. Si dy degë lumi vërshues i lëshoheshin teposhtë, të mbire nga shpatullat e kraharorit piktoresk. Njëra dorë, me stoli tatuazhi të zbehur, të thjeshtë poetik, i ndalej afër gropëzës së kërthizës, mbi atë oazë biblike, sajuar për pushim e këndellje, të udhëtarit të etur në shkretëtirë! (Ja edhe një tatuazh befasues që, aq mirë flinte në atë hapësirë marramendëse, turbulluese! Ishte vinjeta e pëllumbit të bardhë (simbol universal paqeje, qetësie e rehatie!), ashtu si i dalë nga dorë e artë e piktorit të njohur Pablo (Ruiz) Picasso-s. Shuplaka e dorës tjetër, të djathtës, e lidhur në grusht, si kapak argjendi, vendosur mbi kodrinën e pubisit. Me të shmangur të lehtë të pëllëmbës saj nga ai pozicion, para sysh të shfaqej një diçka që mrekullon tërë botën, njëherazi. Kopshti i Edenit me tërë bukurinë tij mitike. Kur i shihet e qarja e qejfit, të hidhet buzët t’i përplasesh mbi ato të qarës se qejfit, te saj!. Kjo nuk ndodhë, jo! (I përkas gjeneratës së një epoke tjetër, provinciale, primitive ndoshta, kur bëhej seks i thjeshtë, i pastër, vetëm me grumbullimin gjymtyrësh, siç predikon Kanuni i lashtësisë! Në atë gjullurdi, kur krejtësisht humbësh  me sy, sado të mjegulluar nga epshi qoftë edhe i braktisur dhe i harrur qëmoti, kujtohet vargu antologjik i poetit rebel e të papërsëritshëm,  të etnisë sonë: “Hapi degët, ta shoh diellin!”. 

Diell e Qiell, bashkë, përpiqen në një pikë! 

Këmbët e saj, të drejta e të hijshme shumë, si të dala nga mollaqet simite (që të hidhje ti haje pa bukë), përfundonin në dy shputa të madhësisë fantastike. Tamam. As tepër të mëdha, as të vogla, të përsosura, me ca gishtërinj të pastër e të bardhë. (Të hidhej t’ia kafshosh e gëlltitesh përnjëherë!). Në zog këmbe i shndriste një kollan thurur kuq e zi, me dy ngjyrat e flamurit tonë kombëtar…  

Oh, sa i mbushur, deri në flakërim ngazëllimi, i zbrazët deri në  dhembje pikëllimi, dal nga ai zavall, gjersa i bie në fund shëtisë, asaj gjezdisje të hareshme shtigjeve të plantacionit trupor të vajzës së re e të bukur nga Gjeneva bri liqenit Léman! 

Në fund të kësaj rruge të gjatë, me përplot provokime të serta, pa pasur mundësi objektive, të thith e shijoj, ëmbëlsirën e asnjë nga frutat e plantacionit të saj, ulëm në cep shtrati dhe ia krisi vajit me ngashërim të thellë…  

* 

Pas disa ditësh, në një takim spontan dhe krejt të rastësishëm, shkodrania sygacë, inteligjente dhe preftë si xanxë, sikur priste “raport” nga unë, u impresionua, kur i thash në plantacionin e shtatit të zviceranes së bukur, ndesha në bregoret e haresë, gjinjtë e saj e saj të gufuar dhe në të qarën e qejfit të saj. Plantacion, tha shkodrania, është huazuar nga poeti i madh (D.A.), patriark i  poezisë shqipe dhe,  bregore të haresë dhe e çarë e qejfit, janë gjetje gjeniale të shkrimtari tonë të njohur (I.K.) që, rrugën e mundimshme të letërsisë, e nisi me vargje poezie dhe, e mbylli, me rreshta  proze kilometrike… Dëshmi kjo e mirë se shkodranes tonë s’i shpëton gjë pa lexuar, si ik asgjë pa e ditur…  

Stop shantazhit dhe destabilizimit të Kosovës, Ballkanit dhe Europës nga Serbia

0
  • NGA MSc. AGIM ALIÇKAJ
  • Ledhatimi i agresorit dhe presioni ndaj viktimës nuk bën punë dhe nuk do të arrijë kurrë një zgjidhje të qëndrueshme të paqës.

        Rezistenca paqësore e udhëhequr nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova; lufta e lavdishme për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga komandanti heroik Adem Jashari; puna e jashtëzakonshme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Washington e udhëhequr nga legjendat e lobimit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi; të ndihmuar nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, i kanë dhënë fund pushtimit brutal më shumë se një shekullor të Kosovës nga Serbia. Ishte një akt historik, i guximshëm dhe fisnik i botës demokratike për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit shqiptar.          

         Pas shumë vitesh negociatash të vështira dhe kompromisesh të dhimbshme me planin e Ahtisarit në vitin 2008, pavarësia e Kosovës u shpall dhe u njoh nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vendet më të rëndësishme të botës. Që nga ai moment e deri më sot, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga SHBA-të, karakterizohet me pak arritje, por me dështime të shumta. Arsyeja kryesore është angazhimi i pamjaftueshëm i Amerikës në organizimin e dialogut i kombinuar me ndërmjetësuesit e padrejtë pro-serbë evropianë, të cilët nuk po i marrin parasysh faktet dhe nuancat e mëposhtme të konfliktit:  

  • Serbia është një agresor që ka shkaktuar dhe ka humbur katër luftëra të tmerrshme për të cilat duhet mbajtur përgjegjësi. Serbia po kërcënon me një luftë tjetër në Evropë. Kosova është viktima dhe po përpiqet të ndërtojë demokracinë properëndimore dhe të sigurojë ekzistencën e saj. 
  • Serbia ende po përpiqet të dominojë duke destabilizuar të gjithë fqinjët e saj, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, madje edhe Kroacinë. Kosova po promovon paqen dhe stabilitetin në Ballkan. 
  • Kosova është një demokraci proamerikane dhe evropiane. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë liderë properëndimorë të pakorruptuar të arsimuar dhe shumë të aftë. Serbia është një autokraci pro-ruse dhe kineze. Presidenti Aleksandar Vuciq është një despot, një ish-ministër dhe përkrahës i Millosheviqit. Qeveria e tij e korruptuar është e mbushur me racistë, shovinistë, fashistë dhe kriminelë të mundshëm lufte. 
  • Minoriteti serb në Kosovë gëzon të gjitha të drejtat kombëtare dhe njerëzore, plus shumë privilegje shtesë. Shqiptarëve në Serbi u mungojnë të drejtat themelore kombëtare dhe njerëzore. 
  • Kosova po përpiqet shumë të luftojë korrupsionin dhe të zbatojë rendin dhe ligjin. Së fundmi, World Jusice Project e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mesin e përmirësuesve të sundimit të ligjit në nivel global dhe të parën në Ballkan. Serbia është shumë poshtë. 
  • Kosova ka hyrë në dialog me mirëbesim dhe mendjehapur. Zyrtarët despotikë serbë para çdo takimi përsërisin si papagaj se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës. Çfarë lloj dialogu është ky? 
  • Populli shqiptar i praktikon tri fe kryesore: Islamin, Katolicizmin dhe Krishterimin Ortodoks. Toleranca e tyre fetare është e paprecedentë dhe ka qenë shembull i aftësisë për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore. Populli serb ka vetëm një fe (ortodokse). Kisha serbe në veçanti prinë në shfaqjen e mos tolerancës për të tjerët. Ajo e ka luajtur një rol të madh në planifikimin dhe përgatitjen e popullit, ushtrisë dhe paraushtarakëve serb, për ushtrimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Në shumë raste, priftërinjtë serbë kanë bekuar ushtarët për të masakruar fëmijë, gra dhe pleq shqiptarë. 
  • Shqiptarët, duke përfshirë edhe babain tim Arif Aliçkaj, treguan tolerancën e vërtetë fetare dhe racore gjatë Holokaustit, me shpëtimin e popullit hebre nga nazistët. Shumë serbë e kanë treguar shpirtin e tyre të keq duke dërguar hebrenj të pafajshëm në kampet e përqendrimit. 
  • Serbia organizon dhe financon struktura kriminale ilegale në veri të Kosovës, duke terrorizuar si popullin shqiptar ashtu edhe atë serb. Kosova po përpiqet shumë për të qetësuar situatën kudo. 
  • Serbia po mbështet agresionin rus, Kosova është duke e mbështetur luftën e Ukrainës për liri dhe demokraci. 
  • Sjellja dhe politika e Serbisë bazohen në gënjeshtra të qarta dhe propagandë mashtruese. Ata po e helmojnë edhe brezin e tyre të ri me urrejtje për shqiptarët dhe kombet e tjera përreth, përmes sistemeve të tyre shkollore dhe propagandës mediatike. Politikat e Kosovës bazohen në të vërtetën dhe drejtësinë, barazinë dhe përfshirjen për të gjithë.               

         Duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, është përtej çdo imagjinate pse vendet perëndimore ende po e ledhatojnë Serbinë! Dëshpërimi i tyre për ta tërhequr Serbinë nga bota ruse është bërë i turpshëm. Si nuk u lodhën më me Serbinë. Mjaft është mjaft.  Është koha për të ndryshuar këto politika të dështuara dhe për të përdorur ato që bëjnë punë.        

         Është e padrejtë të fajësohet qeveria Kurti për zbatimin e një marrëveshjeje tashmë të nënshkruar për targa. Vendimi për realizimin e saj në faza dhe shtyrja e afatit deri më 21 prill 2023 tregon fleksibilitet dhe mençuri, duke adresuar shqetësimet e miqve amerikanë dhe evropianë, si dhe duke i përballuar obstruksionistët serb. Zbatimi i ligjit dhe rendit është gjëja më e duhur për t’u bërë. Shantazhi serb, kërcënimet me luftë dhe nxitja e trazirave, janë krejtësisht dhe thelbësisht të gabuara dhe të papranueshme.         

         Është koha për të trajtuar problemin aty ku është planifikuar dhe krijuar me shumë kujdes, në Serbi dhe Rusi. Fajësimi dhe mposhtja e agresorit është e vetmja zgjidhje për çdo konflikt. Të fajësosh njëlloj dhe të bësh presion ndaj viktimës është imorale dhe nuk do të funksionojë.  

         Serbia dhe aleatët e saj negativë e kanë sjellë situatën në pikën ku ajo mund të zgjidhet vetëm përmes një konfrontimi të fortë. Ky konfrontim do të jetë kryesisht diplomatik dhe politik, por mund të jetë e nevojshme edhe shfaqja dhe përdorimi i forcës. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të ndihmohen nga KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX-i për ta ruajtur paqen në veri. Kjo është arsyeja pse ato janë krijuar, për të promovuar dhe ruajtur sigurinë, stabilitetin dhe të drejtat e njeriut në Kosovë e në rajon.        

         Është koha që të lihet i qetë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Jo asociacione (zajednica) të pastërta etnike, jo ndryshime dhe “përshtatje” kufiri dhe asnjë ekstraterritorialitet për monumente fetare të kujtdo ato qofshin. Të gjitha këto janë kundër politikave dhe vlerave të shpallura evropiane dhe amerikane. Këto nuk duhet dhe nuk mund të jenë pjesë e asnjë dialogu. Pikë. 

         Është detyrë shumë e vështirë e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që të përballen si duhet me kërkesat dhe agresionin e fundit serb. Ata në asnjë rrethanë nuk duhet t’i nënshtrohen presioneve nga jashtë dhe brenda Kosovës që synojnë ta zgjidhin konfliktin “shumë lehtë” në kurriz të popullit të Kosovës. Ndryshe nga paraardhësit e tyre që zgjedhën rrugën e turpit dhe nënshtrimit ndaj Serbisë, ata kanë zgjedhur rrugën e lavdisë kombëtare dhe të rezistencës ndaj padrejtësive nga të gjitha anët.         

         Edhe pse disa diplomatë amerikanë dhe zyrtarë të qeverisë po bëjnë presion ndaj tyre, në analizë të fundit, Amerika gjithmonë anon drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Shumë vende të rëndësishme demokratike evropiane gjithashtu mund të bëjnë gjënë e duhur dhe të mbështesin të drejtën e viktimave për të ekzistuar. 

         Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti nuk duhet të llogarisin në asnjë mbështetje të opozitës së pavlerë të Kosovës, të cilët ose janë krejtësisht të hutuar ose të prirur për të minuar qeverinë, vetëm për pushtet dhe interesa personale. Nuk mund të llogarisin as në mbështetjen e kryeministrit proserb të Shqipërisë, Edi Rama. 

        Nëse presioni ndërkombëtar i kalon kufijtë e mundësive të tyre për ti përballuar, çështjet që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit duhet të qiten për votë në parlament dhe në referendum të të gjithë qytetarëve.                 

         Ajo që është më e rëndësishmja, ata e kanë mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, si dhe të Mërgatës shumë të madhe dhe të fuqishme në mbarë botën, sidomos në SHBA. Humbja e kësaj mbështetjeje do të ndikonte drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre politike dhe vendin e tyre në histori. Votuesit e Republikës së Kosovës janë pjekur dukshëm dhe nuk do të pranojnë asnjë padrejtësi dhe frikësim nga askush. “Vox populi vox dei”.          

         Në fund të fundit, agresioni serb duhet të ndalet. Nuk ka rrugë tjetër. Sapo pushtetarët serbë të shohin vendosmërinë absolute të Kosovës dhe të Komunitetit ndërkombëtar për t’iu kundërvënë kërkesave, kërcënimeve, shantazheve të tyre të pa arsyeshme, të panevojshme dhe shkatërruese, ata do të mendojnë seriozisht t’i ndalojnë ato dhe të përqafojnë dialogun e vërtetë, për zgjidhjen paqësore të të gjitha problemeve që i kan krijuar vetë.          

        Mirëpo, nëse fashistët serbë në pushtet në Serbi ende guxojnë të fillojnë një luftë tjetër në Evropë, për të arritur qëllimet e tyre për dominimin e Ballkanit dhe për të ndihmuar agresionin rus në Ukrainë, do të bëjnë një gabim katastrofal. Ata do të digjen. Pozicioni i Kosovës nuk është ai i vitit 1999. Populli shqiptar në Kosovë dhe kudo që jeton, tani është shumë më i fortë dhe i gatshëm t’i përgjigjet agresionit serb. Ky popull i shumëvuajtur  nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ngritet në këmbë i tëri në mbrojtje të lirisë, shtëpive, fëmijëve dhe Trojeve të veta Pellazgo-Ilire. 

Refuzimi i planit gjermano-francez nga Serbia , një hap më afër luftës

0
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, ua dorëzoi të mërkurën dekorimet Nenad Gjuriqit, që shërbeu si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, dhe Aleksandar Filipoviqit, që ishte shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicës e Veriut, duke i vlerësuar veprat e tyre si heroike për Serbinë dhe “për vlerat europiane”, raportonte Politika e Beogradit dje. 

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Politika e paqes që promovojnë qeveritë shqiptare në të dy republikat tona, nuk duhet të jetë naive përballë qëllimeve të Serbisë, respektivisht përgaditjeve të saj për rikthim në Kosovë përmes pushtimit të veriut. Aq më pak duhet të tregohet naiv Perendimi në raport me qëndrimet e Beogradit.

Interesat gjeostrategjike dhe politika e bazuar në religjion në njërën anë dhe të drejtave të njeriut janë zakonisht në konflikt ose në rrethana të veçanta i nënshtrohen njëra — tjetrës.

Ruajtja e paqes dhe zbatimi i të drejtave universale të njeriut janë bazamenti mbi të cilat është koncipuar politika e jashtme kosovare. Në programin qeverisës të qeverisë aktuale, dy qëllimet e potencuara. Të dy qëllimet janë të domosdoshëm: lufta çon në shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut. Prandaj në intervistat e shumta të dy liderëve të Republikës sonë — presidentes dhe kryeministrit është potencuar rreziku i bartjes së luftës në këtë pjesë të kontinentit tonë, meqë qeveritë serbe, në vazhdimsi ka projektuar rikthimin ushtarak të Serbisë në Kosovë.
Dhe aty ku dominon gjeostrategjia dhe miti mbi gjeopolitikën i mbivendoset të drejtave të njeriut, rrezikohet shkelen masivisht të drejtat e njeriut dhe rrezikohet paqja.

Përgjithësisht mbrojtësit e një politike të jashtme kryesisht të orientuar drejt paqes, parapëlqejnë të argumentojnë nga një perspektivë gjeopolitike. Ata i vendosin zonat e konfliktit në kontekstin e një lufte për dominim global (SHBA kundër Kinës) dhe për mbrojtjen e interesave gjeostrategjike (zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, Rruga e Re e Mëndafshit).[1]

Pozicionimi i Kosovës dhe i shqiptarëve përgjithësisht si komb në krah të bllokut Perendimor i ka dhënë tone të reja politikës së jashtme të Kosovës dhe asaj shqiptare përgjithësisht. Në këtë rirreshtim, mbi të gjitha si produkt i luftës në Ukrainë, po merrë fund sistemi i imponuar politik që i ishte mbivendosur Republikës sonë përmes imponimit të Planit të Ahtisarit.

Në këtë epokë ndryshimesh gjeopolitike të thella shoqria jonë është e predisponuar të ecë me hapa epokal drejt ndryshimit, po aq sa edhe frika e fqinjit tonë verior nga ky ndryshim që na imponohet — ndikon në rrjedhën e historisë mes dy kombeve (si në vitet 1878, 1913, 1944 dhe 1998/99) dhe jo rrallë këto përplasje që u shoqëruan me riciklimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve për plot katër herë me rrezik së fundmi të shkaktojnë edhe konflikt me karakter ndërkombëtar.
Tendenca për ta ricikluar hstorinë në dëm të shqiptarëve ndërkohë po çet kokë në Beograd.

Instrumentalizimi i pakicës serbe në Kosovë, me theks asaj në veri të Republikës, është një dëshmi shtesë, përveç armatimit permanent serb dhe rreshtimi i Serbisë tutje krah Rusisë putiniste.

Eskalimi i gjendjes në veri — casus belli

Arsyeja themelore përse eskaloi situata në veri të Kosovës dhe përse u tërhoqë Lista Serbe nga institucionet qendrore dhe ato në veri (në katër komunat veriore), ndërkohë u bën publike.
Analistja serbe Sonja Biserko, pa kaluar njëzetekatër orë nga kjo situatë, në sipërfaqe dramatike, ka vlerësuar se gjendja në veri të Kosovës është krijuar nga Beogradi për t`i ikur një marrëveshjeje serioze me Kosovën, konkretisht planit franko-gjerman.[2]

Plani frënko-gjerman3 parasheh zgjidhjen e çështjeve në disa faza; ai gjithashtu parashikon njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që aktualisht nuk e njohin ende: Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, duke i hapur kështu rrugë aderimit të Kosovës në NATO.

Tërheqja e Listës Serbe nga institucionet ndërkohë po shfryëtzohet nga Beogradi si një casus belli. Kështu Beogradi, me këto veprime, po provokon hapur së paku një Blickrieg, respektivisht po pretendon ta përdorë “çështjen e targave” si justifikim për luftën e re shqiptaro-serbe.

Në intervistën që Biserko i dha emisionit #KallxoPernime, foli me gjuhën më të qartë të mundshme, duke hedhur dritë mbi instrumentalizimin e serbëve të Kosovës nga ana e Beogradit, si dhe manipulimin e opinionit publik në Serbi nga qeveria dhe mediat e saj dhe jo më pak edhe nga opozita klerofashiste.
Ky akt është pjesë e skenarit që drejton presidenti serb, është manipulim i pastër, konkludon zonja Biserko. “Krejt kjo punë e tabelave … është krejt çështje minore, nuk është problem i vërtetë pse serbët po tërhiqen prej institucioneve. Ky është një veprim në drejtim… të NDARJES së Kosovës.” [3]

Ky veprim, i paralajmruar edh ekëtu në analizat e komentet e studjuesve tanë të publikuar në këtë portal të ISHGJ, ishte dhe mbetet si pjesë e përpjekjeve serbo-ruse, krejt i ngjashëm me atë që Rusia aplikoi në Ukrainë në Donbask etj.

Por, kundërveprimi i matur i qeverisë së Kosovës dhe koordinmi i këtyre veprimeve me aleatët tanë të natyrshëm (para së gjithash me SHBA-të, Britanin e Madhe dhe Gjermanin), është kontributi më i madhë në prag të vendimeve historike — e që ndërlidhej me neutralizimin e plotë të efektit të Listës Serbe.
Si forcë politike kjo strukturë thellësisht e inkriminuar, siç dihet, ishte produkt i marrëveshjes së 19 prillit 2013 që patën nënshruar ish kryeministrat respektiv — Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq.

Që të dy nuk ishte e rastësishme se ishin edhe në krye të projektit që pala serbe e cilësonte si “razgraniçenje” (ripërkufizim kufijsh), ndërkaq ajo shqiptare (dyshja Rama-Thaçi) e cilësonin si “shkëmbim territoresh”!
Duket se takimi i Thaçit me Putinin (2018), i koordinuar qartë nga shërbimet serbe e ruse, do të shënonte kthesën e madhe në diplomacinë amerikane. Krijimi i një alibie reale që do t’i shërbente Putinit në prag të fillimit të luftës në Ukrainë, duke shfrytëzuar rastin e Kosovës (aneksimin e veriut në shkëmbim të ca katundeve të Preshevës!), do të shërbejë për veprime urgjente nga pala amerikane.
Rrjedha e pastajme, është e njohur.

Përdorimi i Listës Serbe dhe serbëve të veriut si xhoker i fundit për ndarjen e mundshme të veriut ndërlidhet me konceptin mbi gënjeshtrën dhe të vërtetën në semantikën politike e diplomatike serbe.

“Për serbët armiku më i madhë është e vërteta”, shprehej publicisti i njohur hebre, Leo Frojndlih (Leo Freundlich) dhe konkludon se pikrisht ajo, pra “e vërteta, e rrezikon egzistencën e tyre”.

Ndërkaq përmes aktit politik shantazhues që ndërmori javën që lamë pas, duke bojkotuar institucionet, Lista Serbe si instrument i presidentit serb, hodhi hapin e dytë që pretendon fillimisht destabilizimin e Republikës dhe më pas imponimin e “Bashkësisë ës Komunave me shumicë Serbe”, si hap i parë drejt ndarjes, respektivisht aneksimit të veriut të Kosovës.

Këtë akt pala serbe, pro forma, për të maskuar të vërtetën, e ndërlidhi me vendimin për çështjen e targave. Hedhja në aksion e Beogradit për ta bërë akt të kryer secezionizmin si të të drejtë legjitime të egzistencës fizike të serbëve në veriun e Kosovës, sërish nuk ka të bëjë fare me qytetarët serb. Në fakt ky veprim ka karakter të theksuar gjeostrategjik dhe gjeoekonomik. E para, për të siguruar mbështetjen e aleatëve të Beogradit brenda BE-së për të këmbyer “shkëputjen” e Serbisë nga ndikimi rus përmes mbështetjes nga ana e tyre në përfitime territoriale në dëm të shqiptarëve, konkretisht të drejtën për aneksimin gradual të veriut të Kosovës, të njohur për pasuritë e saj me pasuri minerare dhe Liqenin e Umanit, si aset të jashtëzakonshëm gjeoekonomik.
E dyta, ka të bëjë me revizionimin e mundshëm të qëndrimit të një lagjeje shtetesh të BE-së në raport me ndërhyrjen e NATO-s në aksionin historik të bombardimit të Serbisë për plot 78 ditë (mars-qershor 1999). Krejt kjo me qëllim të yshtjs së ndryshimit të pozicionit serb në raport me Rusinë, duke ia bërë më të lehtë asaj kalimin e Serbisë në krah ët bllokut perendimor.

Në këtë pozicionim revizionist të politikës së një lagjeje shtetesh europiane në raport me qëndrimin që kishin, ose që ju imponua, në pranverën e vitit 1999, rrezikon ndërkohë edhe më shumë paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perendimor.
Brukseli, respektivisht shefi i politikës së jashtëme të BE, Josep Borrell, në raport me zhvillimet e reja në veriun e Kosovës, reagoi duke përdorë shpikjen e diplomacisë europiane — simetrinë e fajit! Me këtë sjellje, diplomacia europiane, na rikujton fabulat e famshme të La Fontenit që kryepersonazhe kanë herë ujkun e gomarin e herë Ujkun e qengjin.

Diplomacia perendimore ka ardhur koha që ta kuptojë se Serbia me aktet subvesive në veriun e Kosovës, që kulmuan ndërkohë me shantazh të hapur politik e kërcnime ushtarake, është tërësisht në shërbim të Putinit, duke provokuar një front të ri lufte në këtë pjesë të Europës. Serbia po shfrytëzon preteksin e targave, duke e trajtuar atë si një casus belli.

Pse dështoi Plani i Ahtisarit?

Por, veprimi spektakular i Beogradit zyrtar, duke paralajmruar madje eskalim të gjendjes dhe ndërhyrje ushtarake në veriun e Kosovës, duket se i kanë dhënë fund status quosë në terren, duke hedhur në dritë dobësitë e sistemit tonë politik që qe bazuar në tok me atë të promovuar Planit të Ahtisarit.

Pse Plani i Ahtisarit tashmë mund të cilësohet si i dështuar?

Ai, siç dihet, ishte hartuar nga ish presidenti i nderuar i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe kishte për objektiv sigurimin e një Sistemi politik stabil për Republikën më të re në kontinentin e vjetër. Disi i ngjashëm me atë të Gjermanisë.

Deri tashti ky sistem pretendohej se ishte krejtësisht në përputhje me interesat europiane për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Si të tillë e kishin mbështetur fuqitë perendimore që kishin tumirë ndërhyrjen e NATO-s (1999) dhe e kishin njohur më pas pavarësinë e Kosovës (2008), produktin e këtij plani.
Lufta në Ukrainë, konkretisht projekti rus për destabilizimin e Europës, tok me projektin serb për destabilizim të Ballkanit Perendimor, para së gjithash Kosovës dhe Bosnjës, flet se sistemi i ngritur, bazuar në planin e Ahtisarit, po merrë fund.
Përmes atij plani Republika e Kosovës ishte projektuar nga perendimorët dhe pranuar edhe nga faktori politik vendor si kompromis në raport me të drejtën e kombit shqiptar për bashkim.

Ish – ushëheqësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut,  Aleksandar Filipoviq

Insistimi i Serbisë për ta aneksuar veriun e Kosovës, duhet të jetë fakt i mjaftueshëm për rishikimin e këtij pozicionimi dhe ecjes më të përshpejtuar drejt krijimit të Federatës Shqiptare, si zgjidhje e vetme që garanton siguri, paqe, stabilitet e prosperim ekonomik të rajonit.
Politika e paqes që promovojnë qeveritë shqiptare në të dy republikat tona, nuk duhet të jetë naive përballë qëllimet e Serbisë, respektivisht përgaditjet e saj për rikthim në Kosovë, përmes pushtimit të veriut. Aq më pak duhet të tregohet naiv Perendimi në raport me qëndrimet e Beogradit.
Prandaj politikanët e perendimit duhet ta shohin si fare të mundshëm përplasjen e NATO-s me ushtrinë serbe në truallin e Kosovës, i cili nuk ngelë dot vetëm brenda kufijve të saj, nëse vërtet Serbia duhet me çdo kusht të shkëputet nga ndikimi rus. Prandaj kjo përplasje duhet të bartet dhe do të përmbyllet në Beograd.

_______________________

1. https://www.ipg-journal.de/regionen/global/artikel/nicht-zu-trennen 6300/?utm_campaign=de_40_20221108&utm_medium=email&utm_source=newsletter

2https://www.euractiv.com/section/enlargement/news/leak-franco-german-plan-to-resolve-the-kosovo-serbia-dispute/

3. https://kallxo.com/lajm/zhvillimet-ne-veriun-e-kosoves-ne-syte-e-analistes-serbe-nga-beogradi-sonja-biserko-video/

Të gjithë duhet ta kuptojnë se në pjesën veriore të vendit e kemi një gjendje krejtësisht të re

0
Presidenti i Serbisë, shtetit fqinj të Kosovës, Aleksander Vuçiq, dje në Beograd i shpalli heronj dy përgjegjës të policisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, duke ua njohur meritat heroike për Serbinë …, pavarësisht që ishin polic të një vendi e shteti tjetër, Kosovës, të cilin Serbia nuk e njef. 
Xjevat Gjini, Viti
___
KRERËT E SHTETIT DHE TË PARTIVE DUHET TA KUPTOJNË SE NË VERI KEMI NJË GJENDJE KREJTËSISHT TË RE
***
UNMIK – u (qendrat e vendosjes)me përkrahjen e qeverive të Kosovës, Grupit negociator të bisedimeve të Vjenës dhe grupeve tjera negociatore në Bruksel, zgjodhi dhe ndoqi rrugën e pajtimit me Serbinë pa marrë parasysh dhunën, torturat, terrorin, dënimet me burg, dëbimin-shpërnguljen me dhunë shtetërore, shkatërrimin e pasurive dhe të ekonomisë, krimet, masakrat dhe gjenocidin që Serbia kishte kryer ndaj shqiptarëve dhe tokave të pushtuara të Shqipërisë… Rezultat i këtyre negociatave dy dekadëshe ishte krijimi i enklavave serbe në Kosovën shqiptare (bërthamat e “zajednicës” dhe ndarjes!)…
Lufta e LPK – UÇK -së dhe e kombit shqiptar ishte bërë Kosova (me viset e saj) t’i bashkohejë shtetit të saj, Republikës së Shqipërisë, vullnet dhe e drejtë fundamentale e një populli të pushtuar… UNMIK-u dhe qendrat e vendosjes i kishin rezervuar Kosovës shqiptare një “autonomi substanciale”!! Për ta avancuar projektin e tyre antishqiptar qendrat e vendosjes dhe UNMIK-u toleruan organizimin e pushtetit (strukturave) paralele serbe (pushtet i Serbisë) në Kosovën e banuar 95% shqiptarë!! Koncentrimi i strukturave shtetërore të Serbisë u bë, me “bekimin” e pranisë ndërkombëtare, në Veri të Kosovës, duke vendosur kufirin (de fakto) në urën e Ibrit!!… Këto grupe dhe struktura shtetërore të Serbisë ushtruan terror e masakra ndaj popullsisë shqiptare andej Ibrit dhe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre! E gjithë veprimtaria e tyre kriminale dhe terroriste ushtrohej nën ombrellën e pranisë ndërkombëtare!!…
Shpërthimi mbarëpopullor shqiptar, i Marsit 2004, i detyroi qendrat e vendosjes të hiqnin dorë nga projekti i një “autonomie substanciale” dhe të kërkonin një zgjidhje më të pranueshme për popullin shqiptar, që kishte luftuar për liri e bashkim kombëtar… Kështu nisën bisedimet e Vjenës për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe nga Serbia !! Këtu edhe ishte hileja e qendrave të vendosjes: zgjidhja për Kosovën TËRËSISHT të çliruar kërkohej duke negociuar me Serbinë!! Këtë hile nuk e kuptuan a nuk deshtën ta kuptonin krerët e politikës në Prishtinë… Të gjithë bashkuar (patriotë- Çlirimtarë dhe pacifiste- kolaboracionistë) zunë hotelet e Vjenës dhe u shtruan në tavolinë me Serbinë për ta “definuar” statusin e Kosovës!! Turp i madh! Serbia që kishte humbur luftën pas një mali me krime, masakra e gjenocid diktonte kushte dhe përcaktonte statusin e Kosovës shqiptare!! Këtu i ka rrënjët fatkeqësia jonë!
Në vend se klasa politike e Kosovës të bëhejë grusht e ta shpallte badhkimin me shtetin e saj menjëherë pas Luftës (më së largu 2 – 3 vite pas luftës) ajo po negocionte statusin e Kosovës me Serbinë vrastare!!…
Me këto negociata vetëposhtëruese enklavat “serbe” u ngritën në “komuna serbe”, Mitrovica shqiptare u nda, Kosova veriore u nda, kisha ortodokse e Kosovës u bë “kisha ortodokse serbe” dhe fitoi status eksterritorialiteti midis Kosove!!… Kosova (kupto “përfaqësuesit” e saj të korruptuar e të mercenarizuar, edhe kolaboracionistë…) hoqi dorë nga bashkimi me shtetin e saj (“kompromisi i dhimbshëm”)!! Turp i madh! Megjithatë, Serbia refuzoi ta pranonte “planin e Ahtisarit”… Pse ta pranonte? Kosova e shpalli pavarësinë me “planin”, jo që nuk lejonte bashkimin e Kosovës me shtetin e saj, por edhe shkëputjen-pavarësimin nga Serbia e bënte të diskutueshēm dhe problematik!…
Serbisë i ishte lënë në dorë karta-Kosova veriore (edhe komuna tjera…) për ta shantazhuar dhe degraduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!!… Hile e madhe, që bënte muuu…, vetëm krerët e dalldisur e të harlisur me “pavarësinë” nuk kishin veshë e nuk kishin sy për ta dëgjuar e për ta parë!
Fakti që Serbia refuzoi ta pranonte “planin e Ahtisarit” i jepte të drejtë qeverisë së Kosovës të mos e zbatone këtë “plan” në pikat që kërkonin krijimin e “komunave serbe”, kishës ortodokse, vendet e rezervuara në Kuvend, Qeveri, etj. Mirëpo, jo… Këta të djegurit për kompromise, dialog, mirëkuptim e pajtim me Serbinë jo vetëm e zbatuan “planin e Ahtisarit”, por e tejkaluan atë, duke i bërë nga pesë “komuna serbe”, sa parashikonte “plani”, në dhjetë “komuna serbe” në Kosovën shqiptare dhe koncesione tjera, që e çuan Kosovën në prehrin e Brukselit, edhe pse ndërkohë patëm OPINIONIN e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i jepte të drejtë Kosovës!! Negociatat e Brukselit i sollën Serbisë koncesione të reja, tragjike për Kosovën!! Qëndrimi i “grupit negociator” në hotelet e ngrohta dhe me dysheqe të buta ua zgjeroi më tej negociatorëve të Prishtinës sensin dhe shpirtin koncesionist (kuptohet në dëm të Kosovës dhe në të mirën e llogarive të tyre bankare dhe përfitimeve tjera…)!!
Në Bruksel Serbia fitoi në tavolinë “zajednicën – republika serpsken” me shtrirje në 30 % të territorit!! Nuk thonë kot se oreksi rritet duke ngrënë… Pas këtyre marrëveshjeve të Brukselit komunat “serbe”, “rojet e urës” dhe struktura tjetër e Serbisë në Kosovë veshi “kostumin” e Republikës së Kosovës” dhe po bënte përgatitjet (nën drejtimin dhe urdhërat e Beogradit) për konstituimin e “zajednicës”, sipas marrëveshjes së 19 prillit 2013, e cila, për turpin partive dhe institucioneve tona të kapura nga matrapazët, sharlatanët dhe kolaboracionistët ishte miratuar nga Kuvendi i Republikës me dy të tretat e deputetëve kosmopolitë!!…
Pengimi i zbatimit të asaj marrëveshjeje antishqiptare deri sot, pjesërisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pjesërisht nga presioni i opozitës dhe popullit shqiptar, nga njëra anë, dhe presioni i botës perëndimore – SHBA – ve (pas luftës që shpërtheu në Ukrainë) për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi (plani franko-gjerman), nga ana tjetër, e shtrënguan Beogradin të luajë me letrën e fundit… urdhëroi strukturën (pushtetin) e tij në Republikën e Kosovës të dorëhiqet…
Presidenti i Serbisë duke e dekoruar dje policin e Kosovës nga pjesa veriore e vendit, Nenad Gjuriqin! Nenad Gjuriq e ka pasur funksionin e drejtorit rajonal të policisë së Mitrovicës. Atij iu drejtua me fjalët: “Serbia është në Kosovë e Kosova është në Serbi pavarësisht se sa të tjerët janë munduar që ajo të mos jetë…  E keni bërë atë që zemra e ka dashur…E keni mbrojtur popullin dhe kulturën tonë, por edhe vlerat europiane, theksoi Aleksander Vuçiq . 
***
Kusht për t’u kthyer (kurrë mos u kthefshin!) është konstituimi (themelimi) i “zajednicës”, siç thotë Beogradi: “as më pak dhe as më shumë se marrëveshja e 19 prillit 2019”!! Ja, ky është produkti final i një politike të pa tru e të pa bosht kombëtar!! Dhe, janë këta që edhe sot zgjidhjen e kërkojnë te këto marrëveshje, te dialogu e kapitullimi pa kushte para Serbisë!!… Natyrisht, duke u fshehur pas deklaratave e thirrjeve të “ndërkombëtarëve”!! Turp i madh për atë besë dhe atë zot! Nderi i tyre (nëse u ka mbetur edhe pak?), i familjeve, i partive dhe i kombit të tyre e kërkonte që të reflektonin… ta thonin botërisht se “strategjia që ndoqëm me Serbinë ishte e gabuar, dështoi”…
Kjo nuk është ligësi, por burrëri dhe mençuri. Largimi i gjithë asaj strukture nga detyra dhe përgjegjësia që kishte marrë me një urdhër të Beogradit është prova më e saktë se “strategjia” e ndjekur këto 23 vite paska qenë e gabuar… Nga dita e ikjes – dorëheqjes së tyre “vullnetare” (me urdhër të Beogradit…) gjendja është kthyer në “zero” dhe kemi një situatë krejtësisht të re…
Prandaj, nga institucionet shtetërore, nga të gjitha partitë parlamentare dhe nga kombi shqiptar kërkohet një strategji e re, konform situatës së krijuar me dashjen dhe këmbënguljen e Serbisë… Serioziteti i gjendjes së krijuar kërkon paraqitje, qasje, sjellje dhe veprime të matura e të studiuara mirë… Situata e krijuar mund të kthehet në favor të unifikimit territorial, administrativ, politik e nacional… Në thelb të strategjisë dhe angazhimit shtetëror e politik duhet të jetë vendosja e kontrollit të plotë në Kosovën veriore… të tjerat vijnë pastaj dhe me shumë lehtësi…
Presidenti serb e dekoroi po ashtu edhe kapitenin e policisë në pjesën veriore të shtetit të Kosovës, Aleksander Filipoviqin.
***
Por, që të bëhet kjo duhet konsensus politik dhe institucional, duhet qartësi, bindje, guxim dhe vendosmëri… duhet bashkërendim i plotë me Tiranën dhe me miqtë tanë (SHBA-të)… të tjerët, po të jetë e bashkuar klasa jonë politike dhe shtetërore, nuk do të pengojnë… Krahas kësaj duhet “hapur” me forcë çështja e Kosovës Lindore, e Sanxhakut (pjesa e okupuar nga Serbia…). Situata e re nga klasa politike dhe shtetërore duhet të kuptohet edhe si një shans historik për t’i kopsitur (mbyllur) mirë e mirë hesapet me Serbinë dhe praninë e saj në tokën tonë…

Amerika nuk e ka vetëm një kanal komunikimi

1

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

___

Careful! Big brother is watching us!

Gabohen gjithē ata që mendojnë se; Amerika ka vetëm njē “kanal”komunikimi me qeveri e shtete anekënd rruzullit!

1. Nuk ka asnjë dyshim që Amerika, informatat për ngjarjet, proceset dhe zhvillimet që ndodhin ne gjithë rruzullin tokësor, përveç ambasadave (që i ka në pothuajse shumicën absolute të shteteve) i merr edhe përmes kanaleve tjera (jo)zyrtare dhe qendrave tjera si DASH-i, Pentagon-i, Senati, etj. Kanale këto përmes të cilave “mirëmbahen, ushqehen” e deklasifikohen si informatat (jo)pajtuese ashtu edhe ato (jo)refuzuese) që vijnë pandalur si nga nga aleatët (jo)besnik, ashtu edhe nga miqtë (jo)besnik të mbarë rruzullit.

2. Në këto lloj “komunikimesh” (lexo; kordinimesh, këmbim informatash, iniciativa e veprime të përbashkëta, po edhe nospajtime e herë herë edhe paknaqësisë (siç po dyshohet për Qeverinë aktuale!), është e natyrshme po edhe normale që tani, s’ka nevojë aq shumë pēr “bedela” e ndërmjetësues tjerë…!

3. Ngase, Amerika “bedelat” e djeshëm sot i ka pensionuar, pikërisht përmes revolucionit inovativ teknologjik dhe futjes në përdorim masiv të medieve sociale. Kështu, që ata që po shqetësohen për Ameriken, si mike e si aleate tone, mos të bajnë fortë gajle, e të bëhen më “katolik se Papa”! Sepse Amerika, duke qenë ende “qendra” e botës dhe duke i poseduar algoritmet e kalkuluara politike me një saktësi milimetrike, nuk i lejon vetes të befasohet ashtu si mendojnë dhe gjykojnë ca naiv qofshin ata; qeveritar, opozitar, civil, apo mediatik, etj. që vijnë kryesisht nga “periferia”…?! #Careful! Big brother is watching us#

Nesër, më 11.11.2022 , në Kërçovë, shënohet 40 – vjetori i Bashkimit Politik të Organizatave Patriotike Shqiptare, LPK-së

0
FTESË PËR SHËNIMIN E 40 – VJETORIT TË BASHKIMIT POLITIK TË ORGANIZATAVE PATRIOTIKE SHQIPTARE – KRIJIMIT TË LPK – SË EDHE NË KËRÇOVËN SHQIPTARE
***
Shoqëria LËVIZJA, bashkë me komunën e Kërçovës, organizon Akademi mirënjohjeje për 40 – vjetorin e atij BASHKIMI që kulmoi me Luftën Çlirimtare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia… Peshë dhe meritë të veçantë për përhapjen i ideve liridashëse, për organizimin dhe drejtimin e përpjekjeve dhe të Luftës Çlirimtare ka populli i Kërçovës shqiptare me bijtë e tij që ishin në ballë dhe te këmbët e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar…
Shoqëria LËVIZJA dhe komuna e Kërçovës mirëpresin shqiptarët pa dallim partie, feje e ideje për shënimin e kësaj ngjarjeje që bëri kthesën e madhe në Lëvizjen tonë Kombëtare dhe hapi rrugën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar!
LAVDI HERONJVE TË BASHKIMIT!

“Autogoli” i Albinit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes!

0

 Florim Zeqa  

Largimi masiv dhe i organizuar i serbëve nga institucionet e Republikë së Kosovë të kujton kohën e shkëputjes tonë nga institucionet e shtetit të Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë! Përderisa ne jemi larguar me dhunë nga vendet e punës prej regjimit të Millosheviqit, serbët po largohen me vetëdëshirë nga vendet e tyre të punës në shenjë mosnjohje ndaj institucioneve të shtetit tonë.

Targat shkaku, Asociacioni qëllimi i Serbisë

Pasi Qeveria e Kurti nuk e pranoi shtyerjen 10 mujore të afatit për ndërrimin e targave ilegale në veri të vendit, tani përpos suspendimit të këtij vendimi, SHBA-të dhe BE-ja po e kërkojnë me urgjencë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin të nënshkruar në Bruksel më 19 Prill 2013 nga ish kryeministri Hashim Thaçi, përkatësisht më 25 Gusht të vitit 2015 nga ish kryeministri Isa Mustafa.

Meqë, Asociacioni nuk mund të realizohet pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale në veri të vendit dhe pa serbët në Kuvendin e Kosovës, rrezikohet përshkallëzim i situatës në veri të vendit!

Braktisja apo largimi vullnetar i serbëve (të komunave të pjesës veriore të Kosovës) nga të gjitha institucionet kosovare, nuk janë dorëheqje individuale siq po vlerësohen prej disave, por janë veprime të koordinuara politike me shtetin e Serbisë.

Çka pritet të ndodhë tani?

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës po dëshmohet se ata nuk e kanë më qëllim Asociacionin pa kompetenca ekzekutive, por një status të veçantë që ju garanton autonomi të plotë dhe shkeputjën de-fakto dhe de-jure të veriut të vendit tonë.

Mospranimi i rekomandit të BE-së dhe SHBA-së për shtyrjen e afatit 10 mujorë për targat nga ana e kryeministrit Albin Kurti, me apo pa vetëdije e ka ndihmuar planin e serbëve për shpalljen e njëanshme të autonomisë së serbëve në veri, përkatësisht themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Fatkeqësisht në këto rrethana plani “franko-gjerman” për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht normalizimit të situatës në veri të vendit mbetet i parealizueshëm, anipse ky plan nuk paraqet zgjidhje përfundimtare, por vetëm prolongim të situatës në veri.

Situata e krijuar pas mospranimeve të BE-së dhe SHBA-së u shkon për shtati vetëm serbëve për realizimin e planit për ndarjen e veriut, e fare nuk i shkon për shtati ruajtjes së integritetit territorial të vendit tonë.

“Autogoli” i Albin Kurtit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, e mënjanoi lojën shtesë (zgjatjen 10 mujore për targat) dhe me vetëdije apo pa vetëdije e përshpejtojë krijimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, ashtu siq dëshion prej kohësh Serbia!

Këtë e vërteton deklarata e diplomatit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, “që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, por të zgjasë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

Tërheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës janë të pakthyeshme

Largimi me vetëdëshirë i policëve dhe zyrtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk është një lojë siq po e cilësojnë disa, por një vendim i menduar mirë dhe i pakthim. Serbët e veriut tashmë i kanë ndarë rrugët me Kosovën, i janë kthyer shtetit të Serbisë. Ndarja de-facto e pjesës veriore 23 vite më parë, po legjitimohet tani me ose pa dëshirën tonë.

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se për 23 vjet nuk bëmë asgjë për rikthimin e veriut, përkundrazi e ndihmuam ndarjen me themelimin e “Mitrovicës së Veriut” nga politikanët dhe ligjvënësit kosovarë të kohës.

Mitrovica Veriore është themeluar në vitin 2013 pas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e cila komunë ishte planifikuar të jetë qendër administrative e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ky është dhe mbetet një realitet i hidhur nga i cili nuk dilet lehtë!

Nëse deri më tani e kishim një fije shprese për shpëtimin e veriut, tani pas mospranimit të sugjerimeve të aleatit tonë të vetëm strategjik-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo gjë na bëhet gjithnjë dhe më e pamundur.

Duke e ditur se Politika si art i së mundshmes dhe jo art i drejtësisë, dëshirojë të shpresojë në atë që e thonë mbështetësit e kryeministrit, se “Albinit i kanë thënë amerikanët, vepro kështu me “Targat”, ndryshe, më asgjë nuk justifikohen veprimet e kryeministrit tonë pa e pasur mbështetjen dhe forcën e implementimit të ligjit për targat në veri.

Modernja poetike në veprën e nxënëses 12 vjeçare Delvina Ibishi në Suedi

0

Forhåndsvisning av bilde

Suedi, Förslöv, 07.11.2022 

DELVINA ARRIT PËR MREKULLI QË IDENË E SAJ TA SHKRUAJ NË KËTË LIBËR DUKE E IDENTIFIKUAR ME KOHËN MË TË RE TË MODERNITETIT POETIK SI FRYMËZIM PËR GJENERATAT E REJA 

…tha në fjalën e tij redaktori i librit, Z. Hysen Ibrahimi

Sot doli nga shtypi libri i titulluar “NË VEND TË PARATHËNIES”, autor nxënësja 12 vjeçare Delvina Ibishi, botues: Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”. 

Forhåndsvisning av bilde

Libri i titulluar “VATËR E DITURISË” i autorës së re, Delvina Ibishi, është i shkëlqyer, i kompletuar me vlera letrare, artistike e pedagogjike2. Është i ndarë në dy kapituj. Në kapitullin e parë kemi shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe të ilustruara me teskt dhe me figura të ndryshme, kurse kapitulli i dytë është vetëm poezi. Në kapitullin e parë të librit të autores Delvina Ibishi është dëshmi e dashurisë për 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe. Si dëshmi për dashurinë që ka ajo ndaj secilës shkronjë veç e veç, duke ua bashkangjitur edhe figurat nga më të ndryshmet për secilën shkronjë, poetja ua kushton edhe nga disa vargje poetike, por që lidhen me shkronjën dhe figurën. Ide kjo e cila paraqet tri mënyra bazë: shkronjën, tekstin dhe figurën. Këtu ajo arriti për mrekulli që idenë e saj ta shkruajë në këtë libër duke e identifikuar me kohën më të re të modernitetit poetik, si frymëzim për gjeneratat e reja. 

Në poezitë e këtij kapitulli autorja me lehtësi përvijon3 fushën e parë në përshtatje të dalluara shkronjat me figurën. Pse? Sepse për secilin lexues, sidomos të shkollës fillore, është më lehtë të ngulitet në mendje shkronja e alafabetit nëpërmjet figurës se sa të mbahet në mendje nga teksti. 

Nisur nga kjo, poetja Delvina, duke pasur parasysh se si do të dukej vepra, përpiqet dhe ia ka arritur që në këtë drejtim të nxjerrë figurat më përfaqsuese të shtazëve, apo edhe gjëra ushqimore dhe perime. Ka menduar mirë se cilat nga këto figura janë më të dashura për fëmijë dhe cilat mund të mbahen në mendje më lehtë. P.sh. kemi shkronjën A, ku poetja Delvina, përveç përkushtimit për këtë shkronjë me vargje të bukura artistike, ajo paraqet akulloren, që për fëmijët është shumë e dashur, shumë e kërkuar, për të mos thënë më e kërkuara. Kurse në varg, autorja nuk lë pa e përmendur edhe atdheun, citat:  

Forhåndsvisning av bilde

Shkronja e parë që e shkruaj në fletore  

Këtë shkronjë të bukur  

E ka emri atdhe… 

Do të thotë se autorja shkronjën e identifikon edhe me akulloren edhe me fjalën atdhe, ide kjo e shkëlqyer. 

Dhe më poshtë janë akulloret dhe fjala atdhe që nguliten thellë në mendjen e secilit nxënës.  

Poetja Delvina, në secilën poezi hy drejpërdrejt në qëllimin, por duke aktualizuar ide  që shkronjat e alfabetit me radhë korrenspondojnë me tekstin që ka të bëjnë me shkronjën,  pastaj edhe me figurën si ilustrim.  

Kështu, në libër do të shohim se në secilën prej vjershave duke filluar nga e para A (duke i titulluar me shkronja) dhe deri te e fundit ZH. Autorja Delvina Ibishi shtron nga një ide të veçantë, por siç thamë, ka arritur të përvijojë si temë të pëlqyer të ideve të shtruara. Po marrim poezinë e shkronjës E, citat: 

Ermirën e bukur 

Eh, sa shumë e dua 

Shoqet shumë i do 

Është vajzë e sjellshme 

Asnjëherë nuk ngacmon. 

Kurse si ilustrim me figurë e ka elefenatin. Sa bukur poetja e fillon me emrin Ermira. Fëmiu e di se me shkronjën E fillon emri Ermira po ashtu edhe elefanti. Kështu me radhë i kemi të gjitha shkronjat e albabetit të gjuhës shqipe.  

Në kapitullin e dytë kemi vetëm poezi që kanë vlera po ashtu letrare e artistike. Po qe se i lexojmë me vëmendje dhe duam sinqerisht të ua bëjmë një klasifikim sipas kritereve dhe shijeve nga një moshë e re, apo prej një nxënësi të përkushtuar për poezi, mund të themi se autorja na ka dhënë një varg krijimesh interesante, të cilat kurrë nuk kanë për të humbur shijen e tyre artistike në kohë. Ndaj, me arsye i kemi dhënë rëndësinë e duhur kësaj poetje të re me një perspektivë të shkëlqyer dhe shumë meritore për të ardhmen.  

Po kush është kjo autore e re me perspektivë? Delvina Ibishi është e lindur më 13.10.2011, në Prishtinë. Në vitin 2017 u regjistrua në klasën e parë, në shkollën “Eqrem Çabej”, Mitrovicë. Në moshën 8 vjeçare u regjistrua në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, Mitrovicë, në instrumentin piano. 

Është autore e librit të titulluar ”Duaj me zemër” (26.05.2022).  

Libri ”VATËR E DITURISË” i autores Delvina Ibishi, është i dyti me radhë. 

Përveç se është e talentuar në fushën e krijimtarisë, ajo është e shkëlqyer edhe në sport. Pra, ajo që nga mosha 7 vjeçare mirret me Judo4 (xhudo). Delvina në vitin 2022, merr pjesë në garat “STRUGA OPEN 2022” e cila mori medaljen e bronztë dhe në garat “ROZHAJA OPEN” mori medaljen e artë po ashtu 2022.  

Është anëtare e rregullt e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, (që nga viti 2021). 

Ka në dorëshkrim edhe vepra të tjera. Jeton dhe vepron në vendlindje në lagjen Suhodoll të komunës së Mitrovicës. 

Pse shqiptarëve gjithmonë duhet tu ngulitet ndjenja e fajit…?

“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, më e madhja prej afro 1 mijë xhamive që Turqia neoosmane i meremetoj e ndërtoj në Kosovën Shqiptare në njëzet vitet e fundit me paratë e taksapaguesve turq. Kjo xhami, për të cilën taksapaguesit turq do ti japin mbi 33 milionë euro, thuhet se do ti zë mbi 17 mijë veta. A do të jetë “kazermë ushatarke” apo objekt kulti? Përse asnjëherë prej nesh nuk shtrohet pyetja thjeshtë se qysh është e mundur që një shtet (trashëgues i Perandorisë Osmane, që na kishte mbajtur të pushtuar me shekuj) të na i meremetoj e ndërtoj objektet e kultit, në kohën kur bota perëndimore si rrjedhim i kulturës së madhe dhe qytetërimit të lartë, për ditë e më shumë largohet nga religjioni, që tashmë nga shumë popuj të ngritur kulturalisht konsiderohet si “fëmijëria e njeriut”. Për kend e për çka ndërtohen gjithë këto objekte religjioze? A na ka faj neve Europa apo gjumi ynë i njohur “arnaut”? (Drini) 

Akademik Hakif Bajrami 

1.Evropa sikur i favorizon sllavët 

Serbët në tokat shqiptare kanë ardhur si agresor. Këtë pozicion ua ka pranuar Evropa në çdo etapë, sidomos gjatë shekujve XIX dhe XX-të. Por shqiptarët i zhvilluan 54 kryengritje kundër osmanlisë okupator, dhe të gjitha ato kryengritje i drejtonin shqiptarët . Në lidhje me këtë, tani nuk ka dilemë se kombi shqiptar është denuar në Berlinë (1878), në Londër (1913), në Versaj (1019) dhe në Paris më 1946, vetëm pse me shumicë apsolute është popull me shumicë që nuk i takon Evropës kryqzatave, Evropës mesjetare dhe Evropës ku makiavelizmi lulzon në çdo hap sikur se sot. Si duket nga dokumentet e kohës, mu për këtë perceptim se në Evropë jemi “mish i egër”(kuptohet popullsia  shqiptare islame, prandaj duhet të izolohemi me ndalesë të vizave!), së pari Mbreti Ahmet Zogu provoi më 1933, që  t` i relativizojë rreligjionet në Shqipëri, duke e hetuar këtë hasmëri evropiane në mënyrë që të tregojë se shqiptarëve u “duhet një ngjyrë rreligjioze unijate”. Ndaj këtij akti simbolik, do të reagojnë sidomos shqiptarët e Shqipërisë Veriore, të konfesionit katolik, pa përjashtim.  

Ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni ai veprim i mbretit Zogu i Parë nuk është ndier, sepse lufta zhvillohej për jetë a vdekje, për pengimin e shpërnguljës në Turqi. Parndaj, çdo veprim tjetër ishte për popullsinë e Shqipërisë Kontinentale sekundar. 

 Në lidhje me këtë fenomen evropian është i njohur reagimi sekret e Zhorzh Klemansout kundër Enver Hoxhës, që ishte i vetmi burshtetas  “musliman”, në Konferencën e Parisit, më 1946. Këtë fakt shumë zyre shtetërore të Evropës edhe sot e mbajnë si sekret sepse fjalia: “Ky muslimani duhet të pengohet me çdo kusht në foltore, sepse Evropa e ka shnasën të frymojë si e krishterë, do të tingllonte në botën islame, prej kah i marrin shumë lëndë të para për ekonimitë tona, janë sikur njeriut të smurë nga infrakti t` ia largoish frymëmarrjën artificiale”. Mu për këtë, evropianët bëjnë politikë komode rreligjioze, ndërsa shqiptarët ngasin pas tyre qe tre shekuj, duke brohoritur se “jemi evropianë”. 

Edhe më 1989, jo vetëm në Jugosllavi, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Evropën, shansa që krahas shpërbërjës së komunizmit do të mendohet të krijohet dhe realizohet  Evropa krishtere, në mënyrë që në te mos të shpërthejnë luftërat botërore imperialiste , e në vend të tyre menjëherë shpërthyen dy luftëra. Pra pas shembjës së komunizmit dhe pas prishjës së Murit Verlinit mu në shembullin e Jugosllavisë do të fillojë  konflikti i civilizimeve dhe konflikti i kulturave, i cili ngadal e mori ngjyrn rreligjioze te sllavët. Ndërsa te shqiptarët lufta kishte qëllim çlirimin kombëtar.Por në luftën e drejtë shqiptare nuk mori pjesë asnjë pjestar i vendeve islame të Lindjdës, madje asnjë shqiptarë nga Turqia!. 

E nëse lexohen me kujdes Haningtoni (Konflikti i civilizimeve ) dhe Fukujama (Konflikti i kulturave), terthorazi alarmohet bota, se lufta e civilizimeve do të jetë shumë më e egër, pas shembjës së komunizmit  se ajo e luftërave botërore. E tani atë kulturë (sot)  është kah e manifeston Rusia fashiste dhe Serbia e lodhur nga nazifashizmi, sepse në te dhe mbi te janë strehuar të gjitha mënxyrat e kriminelëve. Serbia e përseriti përpiekjën për gjenocid më 1912, 1918, 1945, 1999. Dhe deri sa mos t` i paguej reparacionet e luftës, Serbia nuk do të ndalet, sepse është tolereruar, qe dy shekuj rresht. 

            2.Pse duhet ta marrim si shembull një epokë të perenduar 

Enver Hoxha, i cili e kishte nuhatë me kohë këtë smundje ruso-serbe, bile  edhe gjatë luftës antifashiste, edhe pasi që e mori pushtetin (1945) e kishte vrejtur se: “më shumë shqiptarët po e dëmtonin kombin në rrugën e bashkimit kombëtar  tri rreligjionet, se sa ideologjia komuniste, që e kishte strofullin jashtë Arbënisë. Kjo për faktin se shqiptarët kanë harmoni jetësore të teatrizuar, por nuk kanë harmoni rreligjioze as në jetë e as në varre, sepse aty janë, të “ndarë”. Pse po e them këtë, sepse po t` i vejësh shqiptarët në total duke ua bërë pyetjën: A e jep rreligjionin për komb apo kombin për rreligjion. Do të përgjigjen me shumicë apsolute se: “rreligjionin nuk e japim”. Ja një shembull, po të vjen ndonjë hoxhë arab apo turk në ndonjë xhami shqiptare, aty do të i ke të gjithë, medje edhe ish udbashët dhe ish komunistët, që shkuan në Qabe, sidomos pas mbarimit të Luftës Çlirimtare të UÇK-ës, thue se atëherë duhej mbledhë “sevapet” kapiatle. Por edhe pjesa krishtere shqiptare, po të vjen ndonjë pop serb apo grek në kishën ortodokse shqiptare, aty i ke të gjithë. E njejta melodi do të shfaqej edhe po të vinte në një katedrale shqiptare ndonjë prift austriak, francez, apo spanjoll, aty i ke pa dallim të gjitha gjenertatë. 

 Prandaj, pas shumë stërmendimeve, më 1967 me leje të Enver Hoxhës,  në Shqipëri do të shpërthej si njëfar rrevolucioni kulturor antirreligjioni, do të fillojë lufta e zhdukjës së rreligjioneve, me që rast menjëherë do të fillojë lufta për t` i krijuar kushtet, që me EVOLUVION të krijohet një rreligjion kombëtar shqiptar, pa i dhuruar asnjerit rreligjon përparësi. Mu për këtë, në “tri koka” u vëndos që aksioni, “revolucionar kundër rreligjionit të fillojë nga poshtë lartë”. Ky fenomen në bazë të argumenteve arkivore nuk e pati asnjë ndikim në viset e Shqipërisë Kontinentale (jashtë bregdetare, pra as në Kosovë e sidomos në Maqedoni erdhi duke u sfrosuar religjioni). Ky realitet ndodhi për faktin  sepse kufiri ishte i mbylluar me një “perde”, që errësira ishte bërë mbret i shkretëtirës. 

    3.Pse luftohen shqiptarët në shkallë shumë  më të egër  nga viti 1981-1999 se sa më parë 

Pas hulumtimkit 35 vjeqar autori ka ardhur në përfundim se lufta e çdo niveli shumë të ulët në Jugosllavi nga viti 1949 e deri më 1966 ishte thjeshtë ideologjiko-rreligjioze. Por nga viti 1981 ajo luftë ka pasë karakter ultrarreligjioz,  mu nga ata që planifikonin (KOS)  “pravosllavizëm”, pra ortodoksimin e të gjithë popujve në Jugosllavi. Kjo politikë në një mënyrë i përngjante asaj etape kur u sprimua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe u krijua Mbretëria Jugosllave, për t` u bërë në fillim Jugosllavë dhe për t` u shkri në proces në serbian. Për çudi ky planifikim u prish në saje të reagimit shumë të shpejtë dhe me përmbajtje nga ana e sllovenëve dhe kroatëve, sidomos në prag të Luftës Dytë Botërore dhe pas shembjës së Jugosllavisë më 4 korrik 1992. Por, shqiptarët pa marrë para sysh qëndrimit e tyre proserbë  1945-1998, shqiptarët me listë ishin përkrah tyre, si sllavë të krishterë katolik. Këtë fakt e tregoi shembulli se shumë shqiptarë luftuan në anën sllovene dhe kroate, por gati asnjë nuk erdhi për të luftuar më 1998/1999 në anën e drejtë shqiptare. 

  1. Pse NATO e përkrahu UÇK-ën të cilën e quante terroriste deri më 28 nëntor 1998

 Për ta promovuar luftën humane për herë të parë në histori, SHBA e kishte në plan të parë nga lufta e rrufeshme në Irak, që të përkujdeset shumë më tepër për anën huamne të saj. Kjo për faktin se Iraku e kishte okupuar Kuvajtin, pa asnjë të drejtë. Së këndejmi, për strategët e SHBA  (NATO-s) ishte lufta e UÇK-ës  në Kosovë një fakt shtesë, që luftohej për çlirim, dhe bëhej një luftë e drejtë,  duke kursyer çdo njeri civil nga populli i armikut. Në anën tjetër okupotori po vepronte me metoda nazifashiste në çdo trevë të Kosovës, madje edhe në ato treva ku nuk kishte mbrri ende këmba e ushtarit UÇK-ës. Edhe më konkret, okupatori serbian i kishte në paln masakrimet e civilëve, për të shkaktuar frigë dhe për ta shfarosë popullin shqiptar, ashtu si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1878. Madje më 27 maj 1999 Kisha Ortodokse Serbe, për ta mbuluar tërë mizorinë e vet dhe të shtetit serbian që ishte kthyer në kasapahne ndaj shqiptarëve e të serbëve në përgjithësi, do të organizojë Kongresë “unijatist”  te të gjitha Kishave në Beograd. Kjo ngjarje ishte planifikuar për të humbur gjurmë dhe për t`u “dëshmuar” se KOS është prijetare për ta arritur atë qëllim që nuk arrijtën ta realizojnë as kryqzatat mesjetare, as kral Aleksandi serbian. Por jo vetëm KOS + shteti serbian, por pushteti i “Hitlerit” (S. Millosheviqit) dytë, u përkujdes që të bartë kufoma të masakruara të shqiptarëve deri në Beograd. Madje, duke i hudhur edhe nepër liqene, pushteti i Beogradit porvoi të “largohet” nga metodat e kampeve të nazifashizmit në përgjithësi. Por, kampi i Stankoviceit, Çegranit dhe Kuksit e shumë të tjerave nepër malet e Kosovës në shumë aspekte kriminale, ua kaluan kampeve të Aushvicit dhe Dahaos, sepse grumbullimi popullsisë shqiptare nga katër e pesë katunde në një, planifikohej që me tri granata të rrafshohet e tërë ajo popullsi e pambrojtur. Dhe për të qenë çudia më e madhe kjo dukuri ndodhë mu në kohën kur ndodhin bombardimet e NATO-s, për t` ua hudhë fajin komandave të tyre. E pse mos të theksojmë edhe këtë se Viktor ÇERNOMËRDIN e shkruan me dorën e vet dhe e boton në librin e tij se TRE aeroplan rus kanë ndejtë në gjendje gatishmërie në Aeroportin e Moskës të destinuar për të ateruar në Beograd dhe për t` i marrë shumicën e kufomave shqiptare, për t` i masuar nepër Siberi. Pse nuk erdhi deri te fluturimi i tyre meritë ka NATO që nuk dha garancione që ata aeroplan të fluturojnë, madje edhe nga drejtimini Afrikës drejtë bregdetit Malazez. 

Në lidhje me këtë është shkruar shumë herë se kinse në anën e shqiptarëve ka pasë “muxhahidin”. Faktet tregojnë se asnjë njeri i tillë nuk ishte në luftën shqiptare. Përkundrazi asnjëherë nuk është shkruar se në anën serbe kanë marrë pjesë nja 250 francezë, 111 gjermanë, 15 zvicran, 38 anglezë, 3218 rusë, 319 urainas, 3 irakinë, 11 alerianë, 16 libian, 22 egjiptas, 23 iranianë, 68 boshnjakë musliman, 13 amerikanë, po edhe nga Amerika e Jugut dhe Australia e Kanda kishte mercenarë në organizatat bandite serbe për me vra, pre e masakruar shqiptar, pa marrë parasysh rreligjionin, islam apo katolik. E shqiptarët e rendomtë nuk do ta harrojnë kurrë fjalorin pacifist të Papës dhe fjalorin dhunues antishqiptar të shumë Ylemave në: Iranë, Algjeri, Marok, Libi etj ndaj shqiptarëve kryengritës, që  “po luftojnë më e prish Jugosllavinë e Titos”. Ky konstatim i bje thue se: serbët , kroatët, sllovenët e boshnjakët, ishin engjujë dhe nuk kishin bërë luftë qytetare me premisa  antifashiste, që do të thot antiserbiane. Pra kur strategët e NATO-s e kuptuan se shqiptarët po bëjnë luftë të drejtë, atëherë i përgatitën avionët dhe për 78 ditë bombarduan Jugosllavinë e Zhabllakut, për ta shtruar ashtu në tabutin e vdekjës edhe Jugosllavinë e Tretë ashtu si u tretë Rajhu i Tretë nazifashist. 

           5.Kosova më 2022 është në udhëkryq-kush duhet lëshoi pe 

  Sot si janë rreshtuar ngjarjet, edhe një herë po shihet se BE nuk është e mendimit të arbitrojë drejtë. ShBA janë kah tubojnë informata dhe pa kalkulim janë pozicionuar në luftën në Ukrainë.  Në këto rrethana shtrohet pyetja a duhet të lëshoi pe Serbia apo Kosova, apo të dya, është përgjegje  e këtoditëshme në shumë metropole të Perendimit, se ka ardhur koha për t` i dhënë fund kokfortësisë serbiane në çdo aspket. Për çudi, lidhur me këtë më së shumti kjo dielmë po shtrohet tani si projekt A që do të thot se duhet pasë edhe planin B si zavendësim si në Vashington ashtu dhe Bruksel.  

Dihet burimisht se Jugosllavia e Zhablakut me Serbinë si pjesë e saj e ka nënshkruar KAPITULLIMIN jo në Elez Han ku filluan bisedimet më 6 qershor 1999. Por nënshkrimi i kapitullimit serbian erdhi sipas diktatit amerikan në Kumanovë, më 10 qershor 1999. Dhe, duke e pasë këtë realitet të ditur, çarqet francezo-serbe e krijuan tampon zonën me shumë shpejtësi  në veri të Ibrit dhe aty i grumbulluan të gjithë kriminelët për një kohë, deri sa t` u gjejnë strehim nepër vise të botës, ku nuk ka qasje Interpoli. Kjo shpërndarje vinte për faktin se ata serbian nuk e duaronin në asnjë variantë barazinë me shqiptar. Pra kush u ka faj se serbët në Kosovë kanë të drejta shtesë, kanë beneficione evropiane dhe deri sa të jetë kështu në fuqi ky qëndrim, stabilitet në Kosovë nuk do të ketë. E, pse mos ta themi edhe këtë se nuk ka shqiptar që sot kërkon të drejta më shumë se sa ka ndonjë minoritar. 

  1. Çka sjellin tabelat e veturave për profiterët serbian 

Tash Serbia është kacavierrë në një çështje që quhet e tabelave të veturave, ku shenjat e qyteteve administrative të ish Jugosllavisë, duhet zavëndsuar me shenjat e Republikës Kosovës, krahas faktit se Serbia ka pranuar që leternjohtimet të lëshuara nga Republika e Kosovës që të vlejnë në çdo hyrje dalje të kufijëve të saj. Lidhur me këtë, “gojëkëqinjët” kudo nepër Kosovë po thonë se këtë skenar e ka hudhë në përdorim Aleksandër Sorrosi, sikurse ‘Mini Shëngenin” ballkanik, A. Sorosi pra që deri me tash ka investuar në favor të Kremlinit dhe Beli Dvorit miliarda, sepse planifikon ato me i nxierr katër fish, duke shitë armë dhe duke prodhuar luftëra lokale. Madje, po flitet se Aleksandër Sorrosi ka “depërtuar”, edhe në sofrën e Qeverisë Kosovës, përmes dy këshilltarëve që punojnë në te. Mu për këtë arsye për ta prish planin “ASOROS@@), aksidentalisht u lansua Palni Gjerman për Kosovën, i cili planifikonte që Republika e Adem Demaçit (Kosova) të pranohet në OKB, kurse Serbia e S. Millosheviqit të pranohet në BE. Kështu e planifikiar strategjisë gjermane iu bashkangjit në porcesin legal edhe Franca në mënyrë që në proces ta pranoi si të vetin edhe BE. Por, serbët dhe agjentër e Moskës, që kalirojnë nepër Ballkan, shumë shpejtë nxituan dhe në Parlamentine  Serbisë e nxorrën planin: “Për reintegrimin e Kosovës në Serbi”. Me këtë akt që e përpiluan disa intelektualë fashist serbian, çdo gjë u forcua sipas Preambullës në Kushtetutën e Serbisë dhe çështja e Kosovës por si fatamorganë për Serbinë është kthyer para 17 shkurtit 2008. Kështu iluzionet serbe nuk janë tani vetëm në tokë por kanë filluar të stabilizohen edhe në qiell, sepse Serbia hyjnore nuk mundet të jetoj pa dhunë dhe pa mizori mbi fqinjët.  Dhe si duket, serbët prap kanë vëndosë të i japin veti autogol, në mos të bëjnë atetntat ndaj drejtuesve të saj dhe pastaj të spjegohet se atentati ishte me dykuptimësi: “Provuam çdo mundësi ta kthejnë Kosovën në Serbi, por me që nuk patën fuqi të luftojnë kundër tërë Botës, e zgjodhën autoatentatin, dhe u ngjitëm në qiell, duke kërkuar serbian hyjnor, sepse popat (barijnjët) nuk e gjetën turmën (Stadon) në tokë. Dhe ky akt mbetet prap si vlerë e shtuar për çështjen serbiane, sepse çështja e Kosovës për ta nuk ka marrë fund, sespe sipas tyre në Kosovë duhet përseritet Toplica 1878.  

Për ta mbuluar çdo gjë që pushoi si planifikim serbian për ta detabilizuar Kosovën me Planin “A” duke ia grabit 30% të territorit, që do të thot me REINTEGRIM, Beogradi pasoi palni “B”, me largim të deputetëve nga Parlamenti, me largim të policëve nga policia, me largim të gjykatësve nga gjyqet, sepse Serbia nuk mundet jetojë pa tmere, sepse Serbia nuk mundet jetojë pa krime mbi shqiptar, sepse është mësuar, sepse është adaptuar t` i dhurohen trojet e huaja, sepse donë një Republikë serbe në Kosovë, sepse planifikon që në porces kohor një ditë ato treva t` i bashkojë nën një çati që quhet Serbia e Naçertanisë 1844. Tani kjo “teori” sikur vlen vetëm në oazën e tyre fashiste në veri të Kosovës, ku janë në veprim të gjithë kriminelët e luftës së fundit dhe dy agejntura ruse dhe një me firmë “frapante”, që quhet “SORROSA”. 

E tërë kjo histori tragjike rreth Kosovës dhe për Kosovën nuk mund të ngjante, po mos të ishte “karta” rezervë me afat pa skadensë që shqiptarët si “MUSLIMAN”, mos të mbesin në çetësi dhe në mundësi që të ndertojnë ekonominë, arsimin, shendetësi, informatikë dhe adminstratë shtetërore  evropiane, por, shqiptarët herë pas herë edhe të akuzohen për: drogë, prostitucion e terrorizëm të çdo lloji, sepse akuza e vjetër nuk duhet lejuar që të plasohet në ad acta, sepse “Serbia në detin Adriaktik, një ditë duhet realizuar”, mësonte Mira Markoviq më 1999  . Në këto rrethana Mira Markoviq, do ta  shkruaj “studimin” , “Pacifizmi kundër krishtërimit” botuar në “LOGOS” ,një  fletore e studnetëve të fakultetit teologjik në Beograd. Në readksinë e kësaj shtëpie botuese religjioze, do të mbahen shumë debate politike dhe më së pakut rrelogjioze. Aty do të shtrohen para 27 majit 1999 këto pyetje: ” Kur duhet vrarë; kënd duhet vrarë; pse duhet vrarë dhe si duhet vrarë shqiptarë; a ishte Krishti vrasës”? Në këto pyetje Mira Markoviq, do të përgjigjet shkurt: “Nuk kemi kohë për të menduar gjatë siç ka kohë kisha. Shqiptarët duhet vrarë të gjithë pa dallim”. Në këtë udhëzim do të shoqërohet i pari eposkopi Fillaret, e pastaj edhe Partiku Pavle. Ky i fundit do të klithë: “Ne duhet punojmë për sërbianizmin, për pravosllavët, për të krishterët dhe çka mbetet , duhet të vendosë interesi i Kishës serbe, shtetit serb dhe popullit serbë”, sespe “ne serbët kemi të drejtë nga Shen Sava të vrasim ligjërisht, dhe këtë Vatikani na e ka pranuar më Konkordatin e vititi 1866 (kishës Malazeze) dhe më konkordatin e vitit 1914 (konkordati i Vatikanit  me kishën serbiane). “Madje, më 27 maj 1999 do të provojmë që Kisha Ortodokse Serbe ta merr primatin e triumfit të UNIJATIZMIT në botën krishtere, ashtu siç ka qenë deri më 1096 kur filluan kryqzatat. Po mjerisht ato përfunduan më 1270”, përfundon patriku Pavle. 

     7.A kanë shqiptarët plan për dalje nga kjo gjendje e të akuzuarit pa mbarim nga Evropa dhe të sulmuarit pa mabrim nga Serbia? 

Po janë fare natyrëshëm nëse investojnë në arsim dhe ushtri e polici, krahas ekonomisë që duhet fuksiononë si ajo e Izraelit. Së këndejmi kompleksimi i shqiptaërve se po na urren Evropa, sipas At Fishtë është realitet edhe sot. Pse, sepse lufta për ta shndërruar Evropën në trevë krishtere nuk ka  pushuar. 

Madje, At Gjergj  Fishta pati shkruar me alegori më 1940 se: “Duhet të gjithë muslimanët  të hudhën në det. E pastaj Evropa mrrute do të pushojë me intrigat e saj ndaj një populli që i drejtoi 54 kryengritje kundër osmanlisë, dhe  pse mos të dihet se të gjitha kryengritjet  për prijës e kishin shqiptarin e rreligjionit islam”. Çfarë provash tejra duan evropianët. 

Kështu nëse e zbulon të vërtetën si At Gjergj Fishta, evropianët do të përgjigjen se “janë nautral”. Me dëshirë do t` i rrahnin të dy palët (serbët dhe shqiptarët), por nuk po kanë lidhje se si duhet rrahur. E një fakt dihet, nga 6 nëntori 2022 Italianët dhe francezët sodomos Radojçiqin duan ta promovojnë sikurse Dodikun në Bosnje. Kështu çdo propozim përfundimtar lidhur me Kosovën, evropianët kanë dëshirë ta shohin si të papërfunduar për t` i mbetur besnik filozofisë së vjetër, kjo për faktin se edhe disa politikanë shqiptar po e shohin vetëm pushtetin me sy, por çështjen e Kosovës po provojnë ende ta plasojnë aty ku nuk e ka vendin, sepse po shiqojnë me dyrbi. Prandaj dalja e shqiptarëve nga kjo gjendje dhe ky tretman shekullor si studiues e shoh vetëm në mbështetje te politika amerikane, që është e drejtë, protestante dhe jo e ngjyrosur me ideologji totalitare. 

Studimi iu kushtohet kolosëve të UÇK-ës: Azem dhe Shote Galicës, Ilir Konushefcit,Fehmi e Xhevë Ladrofcit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë. 

Më 9 nëntor 2022 Prishtinë