Romani “Arkivi i letrave të djegura” i Arif Molliqit, një ngizje e natyrshme e letërsisë dhe historisë

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te Tuli i Bukës !

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Roamanin e ri të Arif Molliqit “Arkici i letrave të djegura” , e botoi Shtëpia Botuese Armagedoni e Berat Dakajt.
***
Arif Molliqi ka mbledhur, ka inspektuar dhe pastaj ka hapur arkivin e vendlindjes. Sapo ka bërë këtë punë, ka trazuar mendjen dhe zemrën e shumë njerëzve të qytetit të vet. Ai i shpreh në roman pakënaqësitë e veta dhe të bashkëvendësve ndaj politikanëve dhe ministrave për shkatërrimin e qytetit. Me romanin dokumentar Arkivi i letrave të djegura, sipas bindjes sime, më të mirin nga krijimtaria e tij, ka bërë bashkë letërsinë dhe historinë. Ka treguar çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka mundur të ndodhë. Ka ecur paralelisht me to në gjithë romanin jo vetëm në qytetin e lindjes, por deri në betejën e Fushë-Kosovës. Historia, dëshmitë e dëshmitarëve, rrëfimet e tyre, letrat, dosjet, gjykimet e protagonistit të romanit për djegien e arkivit të qytetit, i cili ka tipare autobiografike, i kanë dhënë romanit karakter të dokumentarit. Jo vetëm historia, jo vetëm të ndodhurat në qytezën rrëzë bjeshkëve, jo vetëm dosjet, por prapaskenat e personave për ta penguar kërkimin këmbëngulës të protagonistit në arkiv, e kanë bërë të veçantë këtë roman. Çfarë i shqetëson ata se çfarë pune bën protagonisti në arkiv? Pse i shkojnë pas kudo që shkon? Pse interesohen për punën e tij? Kush përpiqet ta frikësojë? Pse dhe kush e ka djegur arkivin? Çfarë ka djegur në arkiv? Çfarë dëshmish ka gjetur protagonisti në arkiv? Çfarë dëshmish janë ato? Pse kërkojnë njerëzit mëshirë prej tij? Çfarë i rrëfejnë ata? Këto dhe mijëra pyetjeve të tjera u jepet përgjigje në roman. Përpos këtyre pyetjeve të panënkuptuara, në këtë roman me ngjarje historike mësojmë për luftën dhe për pasluftën. Mësojmë për shumë ndodhi dhe mbrapshti në Manastirin e Deçanit. Mësojmë, po ashtu, dhe mezi gëlltitemi, kur shohim varrin e xhelatit pranë viktimës. Arkivi i letrave të djegura, edhe pse nuk e ka, na duket sikur e ka një kryeagjent që përpiqet të zbulojë shumëçka të agjentëve dhe të miqësisë së shqiptarëve me serbë. Se sa punë të mirë bën ai e se ç’ gërshetim mes historisë dhe letërsisë ka bërë Molliqi, mund të gjykoni vetë. Lexojeni këtë roman.
Armagedoni

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu