Kreu Blog Faqe 1197

1798 / Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës nga Malta

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2022

Në librin “Œuvres de Napoléon Bonaparte, Tome 2, 1821 – Vepra të Napoleon Bonapartit, Vëllimi 2, 1821”, gjejmë dy letra ekskluzive (f. 230 – 231) ku Napoleon Bonaparti, pas pushtimit të Maltës, kërkonte të komunikonte me Ali Pashë Tepelenën, përmbajtjen e të cilave Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Maltë, 17 qershor 1798.

Shtetasit Lavalette,

Shtetas, “L’Arthémise” ka urdhërin që t’ju ankorojë në bregdetin e Shqipërisë dhe t’ju vendosë në gjendje të bisedoni me Ali Pashën. Letra e bashkangjitur që do të duhet t’i jepni atij, nuk përmban asgjë tjetër veçse t’i jepni besueshmëri asaj që do t’i thoni dhe ta ftoni që t’ju japë një mënyrë të sigurt për të folur vetëm me të. Do t’ia jepni vetë letrën e përmendur, në mënyrë që të siguroheni se do ta lexojë vetë.

Pas kësaj, ju do t’i thoni atij se, pasi sapo kam pushtuar Maltën dhe duke u gjendur në këto dete (ujëra) me tridhjetë anije dhe pesëdhjetë mijë burra, do të kem marrëdhënie me të dhe se dua të di nëse mund të mbështetem tek ai; se do të doja që edhe ai të dërgonte pranë meje, duke e hipur në fregatë, një njeri fisnik dhe që do të kishte besimin e tij; se për shërbimet që u ka bërë francezëve, për trimërinë dhe guximin e tij, nëse më tregon besim dhe dëshiron të më ndihmojë, unë mund t’ia shtoj shumë lavdinë dhe fatin e tij.

Në përgjithësi do të mbani shënim gjithçka që ju thotë Ali Pasha dhe do të hipni sërish në fregatë për të ardhur tek unë dhe do të më raportoni për gjithçka që keni bërë.

Duke kaluar nëpër Korfuz, ju do t’i thoni gjeneralit Chabot të na dërgojë anije të ngarkuara me dru dhe t’u bëjë një shpallje banorëve të ishujve të ndryshëm që t’i dërgojnë skuadriljes verë, rrush të thatë dhe se do të paguhen mirë për këtë. 

BONAPARTI

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Maltë, 17 qershor 1798.

Ali Pashës,

Miku im shumë i respektuar, pasi ju kam ofruar urimet e mia më të mira për begatinë dhe ruajtjen e jetës tuaj, kam nderin t’ju informoj se e njoh prej kohësh lidhjen (simpatinë) që keni për republikën franceze, gjë që do të më bënte të dëshiroja të gjeja një mënyrë për t’ju dhënë prova të vlerësimit që kam për ju.

Meqë sot rasti mu duk i favorshëm, u nxitova t’ju shkruaj këtë letër miqësore, dhe kam udhëzuar një nga ndihmësit e mi në terren që t’jua sjellë, t’jua dorëzojë personalisht.

E kam porositur gjithashtu që t’ju bëjë disa propozime në emrin tim dhe meqë nuk e njeh gjuhën tuaj, ju lutemi të zgjidhni një përkthyes besnik dhe të besueshëm për bisedimet që do të ketë me ju.

Ju lutem t’i jepni besueshmëri gjithçkaje që ai ju thotë nga ana ime dhe ta ktheni menjëherë tek unë me një përgjigje të shkruar në turqisht nga vetë dora juaj.

Ju lutem pranoni urimet e mia të mira dhe sigurinë e përkushtimit tim të sinqertë. 

BONAPARTI

*Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/1798-letra-qe-napoleon-bonaparti-i-dergoi-ali-pashe-tepelenes-nga-malta/.

Pse duhet të dorëheqet Albin Kurti!?

0

Florim Zeqa  

Kryeministrja britanike, Liz Truss dha dorëheqje vetëm pse nuk arriti të përmbushte detyrën për të cilën ishte zgjedhur! Truss e mori detyrën gjatë një periudhe të paqëndrueshmërisë së madhe ekonomike dhe ndërkombëtare dhe se ishte e shqetësuar se si familjet dhe bizneset do të paguanin faturat e tyre. Pas dëmit që i shkaktoi sistemit financiar në vend, pas uljes së taksave, pas gjashtë javësh, kryeministrja britanike, Liz Truss dha dorëheqje si akt moral ndaj institucionit të lartë shtetërorë dhe zgjedhësve të saj.

Papërgjegjësia e kryeministrit Albin Kurti

Sikur të ishin “Targat” dështimi i vetëm i Albin Kurtit, do të ishte e keqja më e vogël për vendin, por deri më tani kryeministri ynë dështoi në çdo premtim publik të dhënë para qytetarëve të vendit.

Konsistenca e qëndrimeve i bën njerëzit e mëdhenj në politikë dhe jo premtimet e mëdha dhe gjuha populliste! Nëse Albin Kurti vazhdon të sillet me të njëjtën inkosistencë të qëndrimeve dhe papërgjegjësi politike, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha në të ardhmen e afërt!

Pas tërheqjës për “Targat”, Albin Kurti nuk është më kryeministër i qytetarëve të Kosovës! Sikur të kishte vetëm pak ndërgjegje njerëzore do duhet të jepte dorëheqje të mënjëhershme pas dështimit të mbajtjes së fjalës së dhënë para qytetarëve për shtrirje të sovranitetit me Targat RKS në veri të vendit më 1 Nëntor 2022.

Kurti qëllimshëm po harron se fjala e thënë dhe e dhënë publike e kryeministrit kanë peshë dhe përgjegjësi shtetërore. Ndryshe, fjala e thënë e një qytetari të zakonshëm nuk i shkakton asnjë dëm vendit, kurse e një lideri shtetërorë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme!

Dështimet e njëpasnjëshme dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë para qytetarëve të vendit janë pak më tepër sesa papërgjegjësi shtetërore, janë lojë e rrezikshme me ndjenjat e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.

Kur dështimet e kryeministrit ngarendin njëri pas tjetrit, bie besimi i qytetarëve. Kur lëshimet në politikën e jashtme e përcjellin njëra-tjetrën, askush nga ndërkombëtarët nuk e merr seriozisht lidershipin e atij vendi.

Konsistenca e qëndrimeve e rritë imazhin e politikanit

Shëmbullin më të mirë në mbrojtjen e qëndrimeve politike e ka dhënë ish presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili ishte gjithmonë konsistent në qëndrimet e tij para ndërkombëtarëve. Fjalët Liri, Pavarësi, Demokraci ishin dhe mbetën tre postulatet më të fuqishme dhe të pandryshuara politike të Rugovës deri në frymën e tij të fundit.

Kjo e kishte bërë liderin tonë historik të nderuar nga populli dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare. Fjala e tij kishte peshë tek ndërkombëtarët dhe vlerë tek qytetarët e vendit.

Për fatin e keq të qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi, asnjëri nga liderët shtetërorë pas Ibrahim Rugovës nuk arritën të qëndrojnë vertikalisht në mbajtjen e qëndrimeve politike dhe premtimeve të dhëna para qytetarëve të vendit.

Kur humbet besimi, e ke të humbur çdo gjë në këtë botë!

Besueshmëria nuk është vetëm frazeologji, është vlerë dhe vyrtyt i lartë njerëzorë!

Pas vendimit të njëanshëm të Kurtit për “Targat” dhe refuzimit të propozimit të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar për një afat shtesë prej 10 muajsh për targat, e ka dëmtuar seriozisht partneritetin me aleatin tonë kryesor!

Plani vetiak i Albin Kurtit për dalje nga kriza për “Targat”, jo vetëm që nuk është zgjidhje dhe as shtyerje, është futje e Kosovës në një krizë të re dhe të thellë, kthim i dialogut politik në atë teknik!

Kush nga ndërkombëtarët i beson më kryeministrit të vendit tonë?

Askush!

Kush nga qytetarët e vendit i beson Albin Kurtit në premtime?

Askush përveq trushpërlarëve dhe injorantëve që nuk shohin përtejë hundës së tyre!

Kryeministri Albin Kurti është bërë për ta qeshur dhe për ta vajtuar!

Për ta qeshur, sepse nuk ka të ndalur me gafet e tij politike!

Për ta vajtuar, sepse nuk i frikësohet Serbia dhe nuk i beson më askush nga ndërkombëtarët!

Albin Kurti, nga një nacionalist është shndërruar në palaço politikan, të cilin nuk e marrin më seriozisht as në organizatën e tij politike-LVV.

Andaj, vetëm dorëheqja nga posti i kryeministrit e shpëton Albin Kurtin me “faqe” të bardhë. Çdo prolongim i dorëheqjes nga ana e Albin Kurtit, do t’ia ulë atij imazhin politik dhe do ta dërgojë Kosovën drejt humnerës së pakthim, të harruar dhe anashkaluar nga miqtë perëndimorë!

29 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Mogadishu të Somalisë

0

Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për dy auto-bombat që shpërthyen njëra pas tjetrës në kryeqytetin e Somalisë qendrore Mogadishu të shtunën. (Foto: Farah Abdi Warsameh/AP)

Së paku 29 vetë u vranë kur dy makina bombë shpërthyen në kryeqytetin Mo mogadishu të Somalisë të shtunën, tha policia. Grupi ekstremist al-Kasaba pretendon të jetë prapa tij.

Raportet e para ishin se dhjetë vetë qenë vrarë, por shifra u rishikua më pas deri në 29.

Sulmi ishte një sulm vetëvrasës, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin civilë. Një total prej katër militantësh xhihadistë u përfshinë në sulm, sipas zëdhënësit.

Bombat e fuqishme të makinave shpërthyen çdo disa minuta pranë zyrave të Ministrisë së Arsimit të Somalisë në Mogadishun qendrore.

Grupi ekstremist al-Shabaab ka njoftuar se është pas sulmeve të së shtunës. Grupi shpesh kryen bastisje me bomba në Mogadishu dhe qytete të tjera somaleze.

Al-Sheba, një aleat i al-Kaedës, ka kërkuar për vite të rrëzojë qeverinë dhe të ngrejë qeverinë e saj bazuar në një interpretim strikt të ligjit të Sharias.

Henrik Røyne

(©NTB)

SHBA: Rusia e përdor ushqimin si armë

0

NTB / Aftenposten

Rusia po e kthen ushqimin në armë kur tërhiqet nga traktati mbi eksportin e grurit nga Ukraina, thonë zyrtarët amerikanë.

“Rusia po përpiqet edhe një herë të përdorë luftën që filloi si një pretekst për të armatosur ushqimin dhe për të goditur në këtë mënyrë drejtpërdrejt vendet në nevojë dhe çmimet globale të ushqimit,” tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHTETEVE të Bashkuara, Adrian Uatson.

Autoritetet ruse njoftuan të shtunën se vendi do të tërhiqet nga marrëveshja që do të sigurojë eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Justifikimi ishte sulmet me dron kundër anijeve ruse në Sevastopol në gadishullin e aneksuar të Krimesë të shtunën në mëngjes.

A duhet shpallur Papa Klementi XI, Albani, Shenjt i Hyjit?

0
Nga: Dom Nikë Ukgjini
Duke punuar në rivitalizimin e Kishës dhe ambientet të Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, me lindi pyetja se a do na bënte mirë edhe ne shqiptarëve, që krahas Nenës Terezë, ta kemi të shpallur, Shërbëtor i Hyjit, i Lum apo dhe Shenjtë, papa Klementi i XI, Albani në mënyrë që ta zënë vendin e merituar ne Kishën e Kuvendit ne Merqi te Lezhes?!
Shqipëria dhe shqiptarët me Papa Klementi XI i lidh një traditë e hershme dhe e devotshme katolike. Klementi XI drejtoi papatin në vitet 1700 – 1721. Ai u lind në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649 dhe vdiq 19 mars 1721. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare nga Skuraj i Kurbinit, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu. Xhon Francesko Albani studio teologji e jurisprudence. Ai shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane. U bë kardinal në vitin 1690 për tu zgjodhur Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë, në Kishen e Merqisë u organizua në vitin 1703,”Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Iliricum Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

Në Beograd më nuk ishin 100 mijë shqiptar, si dikur, por vetëm 4985…?!

2

Beograd, 29 tetor -Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch në Serbi ka qendruar vetem dy ore kalimthi ne Beograd rruges për Prishitinë, Tiranë me disa gezatarë te huaj botëror. Beogradi dikur qe njihej si je qnder  “multietnike” e multikulturore, sot nuk ishte ashtu, sepse mungonin shkollat shqipe, mungolnin mbishkrimet ne shqip se paku ato te furrave nga uhshehen serbet per cod diot enga duart e shqiptareve, kolegët nga Insituti Albanologjik apo ata te Radio “Jugosllavisë” ne gjuhen shqipe, koleget tjerë shqiptarë ne RTS (Radio TV e Serbisë) qe jepte nje orë emision cdo dite ne gjuhen shqipe etj.. Ketu ne Beograd mungon reciprociteti i RTS me RTK-ne, cka kjo e fundit ne Prishtinë jo vetëm nje ore, por nje kanal te veti ju ka leshuar serbeve te Kosovës, kurse shqiptarve te Lugine se Preshevës jo qe shtuan, por ju hoq edhe ajo ore ne gjuhen shqipe qe kishin dikur ne RTS-së, madje edhe pretendohet qe edhe nje televizon shqiptare, si dritare e vetme informative ne Preshve (RTP) ta mbyllin?! Keto përpjekje te autoriteteve dhe kolegeve serb ne Beograd jane kritikuar ashpër nga UER/EBU ne Gjeneve si dhe IFJ dhe Reporters sans Frontieires ne Bruksel.

Buba Morina, komesar e larte ne Serbi: Në vitin 1995 në Beograd jetonin mbi 100.000 shqiptarë

“Në Begard  sot jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë me të cilët nuk kemi kurrëfarë problemi, por me këta në Kosovë po kemi  ca telashe viteve të fundit të cilët me parrulla seperatiste duan ta destabilizojnë Jugosllavinë, për çka kanë provokuar një numër të madh refugjatësh”,  kishte deklaruar në vitin 1995 Bratislava Banjac-Morina ( e veja e Rrahman Morinës) gjatë një konference shtypi në OKB në  Kombet e Bashkauara në Gjenevë.

Deklaratat e ish-minitres serbe për refugjatë  me shefin e saj Slobodan Milosheviq gati ishin identike, ku ky i fundit  në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se “në Beograd  sot kemi 80 mijë shqiptarë”, transmeton  Le Canton27.ch, duke dokumentuar numrin e shqiptarëve në Beograd dikur, duke ju referuar zyrtarëve të lartë të qeverisë serbe në vitet e 90-ta.

Buba Morina kur ishte në funksionin e Komesares për  frefugajtë para mediave në Pallatin e OKB-së në Gjenevë duke ju përjgigjur pyetjes së gazetarit shqiptare ne OKB rreth shqiptarëve në Beograd, ajo ishte përgjigjur (në kohën kur situata në Kosvë ishte e tensionuar, para shpërthimit të luftës) se “Ne serbët e as qeveria jonë nuk  kemi asgjë të keqe, asnjë problem me shqiptarët tanë në Beograd, këtu kemi mbi 100 mijë shqiptare”, edhe pse ishte përgjigja e saj kontardiktore me zhillimet ne Kosovë, por megjithatë ajo tha një të vërtetë duke dëshmuar para mediave botërore se para lufte në Beograd ishin mbi 100 mijë shqiptarë.

Pavarësisht nga statistikat serbe dhe manipulimeve me numrin e shqiptarëve në kryeqytetin serb, para gati dy dekadave në Gjenevë, Buba Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia (e veja e Rrahamn Morinës) pranoi publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Por, sot, më nuk janë aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën të mbesin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin shqiptarët në Kosovë.

Beogradi dikur kishte 100.000 shqiptarë, kurse sot vetem 4.985 ?!

Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch nga Beograd ka hasur ne shume elemente, emra ne gjuhen shqipe qe doshmon lidhjet e shqiptareve ne Beograd qofshin ato historike, kulturore apo te biznesit.  Psh. në rrugen e Skenderbeut Nr 53 hasem ne mbishkrime dhe furra te shiptareve, aparetamente Skenderi apo Furra e shqiptareve “Taze Buke-Pjekesi”. Aty po ashtu ishte edhe shkolla e gjuheve te huaja, shqipja.. (Concrod -Skola stranih jezika). Rruga me emrin “Skenderbeu” n qoshëm qosh kishte 1400 metra. Po ashtu, gazetaret e huja ne Boegrad  ka pare afishe grafite te urrejtjes, raciste anti shqiptare.. Ne kete rruge hasëm ne parullen “Kosova eshte Serbi” (Kosovo je Srbija) siq po e shifni ne foto, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Ekipi i gazetareve boterore ne Beograd ka hasur ne shume elemente, emra ne gjuhen shqipe qe doshmon lidhjet e shqiptareve ne Beograd qofshin ato historike, kulturore apo te biznesit.  Psh. në rrugen e Skenderbeut Nr 53 hasem ne mbishkrime dhe furra te shqiptareve, aparetamente Skenderi apo Furra e shqiptareve “Taze Buke-Pjekësi”. Aty po ashtu ishte edhe shkolla e gjuheve te huaja, shqipja.. (Concrod -Skola stranih jezika). 
Rruga me emrin “Skenderbeu” kishte 1400 metra. Po ashtu ne Beograd gazetaret ngha Zvicra ka pare afishe grafite te urrejtjes, raciste anti shqiptare.. Ne kete rruge hasëm ne parullen “Kosova eshte Serbi” (Kosovo je Srbija) siq po e shifni ne foto.

 

Ardhja e shqiptarëve në Beograd u vërejt në fillim të shekullit të 20-të. Interesant është vëzhgimi i deputetit italian, Aleksandar Gicolli, i cili shkroi në ditarin e tij më 25 prill 1905: “… në Beograd, ku nuk ka klasa të caktuara shoqërore, ku nuk ka fabrika apo industri kudo, ku vetëm pak qindra shqiptarë..”. Sipas regjistrimit tė vitit 1991 prej 4.985 shqiptarėve shumica janė deklaruar se i takojnė fesė myslimane, 95 prej tyre janė deklaruar katolikė, 14 ortodoksė, njė protestant dhe njė judist, njėri prej tyre ka thėnė se ėshtė fetar por nuk e ka saktėsuar se cilit konfesion i takon, 122 thanė se janė ateistė, ndėrsa 392 fare nuk janė deklaruar. Nė vitin 1981 prej 8.212 shqiptarėve tė regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare ėshtė serbokroatishtja.

Originalbild anzeigenPamvarësisht nga statistikat serbe dhe manipulimeve me numrin e shqiptarëve ne kryeqytetin serb, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina (e veja e Rrahamn Morinës) e pranoi publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Por, sot nuk janë më aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën të mbetnin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin dhe sharronin shqiptarët në Kosovë.

Në nëntor të vitit 1999 gazeta “Glas javnosti” e Beogradit (7. XI) dhe “Nezavisne novine” nga Banjalluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB të Serbisë kanë qenë 120 mijë. Këtu shihet qartë se gënjeshtrës e cila me vite është përsëritur ka filluar edhe t’i besohet ose ndoshta me qëllim është servirur për opinionn e vendit dhe atë botëror për t’u krijuar bindja për rrezikun nga ekspansionizmi i shqiptarëve nëpër tërë territorin e Serbisë. Kur në verë të vitit 1999 refugjatët serbë nga Kosova kanë ardhur në Beograd shumë shpejt “është zbuluar” se sa është numri i vërtetë i shqiptarëve në këtë qytet, dhe për këtë serbët e Kosovës janë zhgënjyer sepse më parë i kanë dëgjuar rrëfimet “se në Beograd jetojnë afro 100.000 shqiptarë dhe që serbë të cilët kanë arritur në kryeqytet janë shumë më pak sesa shqiptarët” (Vreme, 11.IX 1999). Serbët e Kosovës atëherë i kanë marrë listat me adresat e shqiptarëve në Beograd nga ndërmarrjet nga të cilat ata i kanë fituar banesat, të cilat më vonë i kanë blerë, dhe kanë kërkuar prej tyre që t’i lirojnë ose ta bëjnë zëvendësimin me banesat e veta në Kosovë.

Dikur na ishin dy gazeta beogradase me shkrime nė gjuhėn shqipe sot as ne Preshve n uk ka gazete shqip

Nė dhjetor tė vitit 1900, nė Beograd, filloi tė botohet gazeta dyjavore Bratimstvo (Vėllazėrimi) emėrtimi i sė cilės ishte i shkruar edhe nė gjuhėn shqipe me shkrimin cirilik. Pronar i gazetės ishte Aleksa Bogosavleviq -Berisha, me origjinė nga vėllazėria Berisha.

Nė kopertinė shkruante nė gjuhėn shqipe “Shipja e shkiptarėvet” (Shqipėria shqiptarėve). Gazeta pėrpiqej pėr pajtimin e serbėve dhe shqiptarėve dhe gjithsej u shtyp nė 44 numra. Pronari i saj ka qenė Jashar Erebara. Redaksia e kėsaj gazete nė atė kohė ishte si qendėr kulturore shqiptare nė Beograd. Gjatė vitit tė parė tė botimit tė kėsaj gazete u botuan artikujt edhe nė gjuhėn shqipe (nė shkrimin cirilik). Prej vitit 1902 deri 1906 ėshtė botuar gazeta Albania nė gjuhėn serbe me alfabetin cirilik dhe nė gjuhėn shqipe nė alfabetin latin, nė dialektin gegė). Kohė pas kohe ėshtė shkruar edhe nė gjuhėn frėnge, rumune dhe italiane. Merre me mend se cfare lidcere, kyreta ka Presheva Bujanoci. Dje dhe sot Lugina ka pasur kryetar komunash shqiptare (Presheva dhe Bujanoci) sot ne Presheve nuk ka gazete shqip?! kuse dikur na ishin dy gazeta beogradase nė gjuhën shqipe?!

Në Kishën e Zllakuqanit të Klinës u mbajt sesion shkencor dhe u zbulua pllaka përkujtimore në kujtim të 40 vjetorit të vizitës së Nënë Terezës


Shkruan: Lekë Mrijaj  

  • Sot, në Zllakuqan të Klinës është mbajtur njē Sesion shkencor dhe është zbuluar pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezes bërë Kishës së Zllakuqanit 

Shën Nënë Tereza qe nga shënjtërimi i saj nga Selia e Shënjtë-Vatikani, ka shumë vite qe përkujtohët nga Dioçeza e Kosovës pikërisht në Katedralen e cila e mbanë emrin e kësaj Shënjtereshe të vlerave universale. Pothuajse nëpër të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës figuron emrin e Nënë Terezës, emertime të cilat mbartin emrin e saj, përfshirë: Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza”, Sheshi i kryeqytetit të Prishtinës ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) qytete, fshatra dhe lagje në mbarë Kosovën siq vijojnë: në Klinë (Sheshi në Klinë e ka të inauguruar edhe bustin e Nënë Terezës, Qëndra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, Shkolla Fillore “Nënë Tereza” në Budisalc), Pejë (i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) Gjakovë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Mitrovicë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës), Prizren… etj. 

Forhåndsvisning av bilde

Bazuar në librin e Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit” (faqe 121, 122, 123) gjejmë fjalët e nikoqirit të famullisë, tashmë të përndritshmit, dom Mark Sopit, i cili gjatë pretkut të meshës së asaj dite, në emër të famullisë i ka deshirue një mirëseardhje Nënë Terezës me këto fjalë: “Jeni keni ardhur në mesin tonë për të qenë dora e Zotit, e cila do të na tregojë, do të na prijë kah rruga e tij, në Dashuri. Mbasi jeni plotë dashuri me Zotin, këtë me së miri do ta ta bëni ju. Ne dhe bota mbarë ka nevojë për njerëz të tillë, për deshmitarë të vertetë të Zotit”. Ndërsa Nënë Tereza e cila dukej e entuziazmuar, e gëzuar e lumtur të pranishmeve ju drejtua me disa fjalë: “Jam shumë e lumtur qe sot gjendem në mesin tuaj, qe të flasë me ju.

Forhåndsvisning av bilde

I faliminers Zotit për gjithë këtë dashuri qe me keni treguar dhe ju lus të gjithëve që ti luteni Zotit për mua, për motrat e mia, për të varfërit e mi qe Zoti na i ka dhënë në kujdesin tonë. Ne lutemi qe Hyj të vijë në zemrat tona, qe Jezu Krishti të hyjë në shpirtin e popullit tonë. Ne lutemi qe Zoti të jetë fuqia jonë, jeta jonë, dashuria jonë. Lutemi qe të kthehet në familjet tona urata, pjesa e rruzarës qe Zoja të jetë Nëna jonë. Nëna e konaqeve tona. Ajo të na mësoj se si kërkohet për ta dashur njëri tjetrin. T’i falenderojm Zotit qe na ka bashkuar sot këtu qe të kërkojm prej Tij dhantinë e paqes, për të cilin kanë aq shumë nevojë familjet tona dhe gjithë njerëzim. Ju falemenders Zotit qe nuk po përjetoni tragjedinë e shumë të gerbulurve të Kalkutës, ju keni mjaftë ushqime pije dhe veshmbathje, por në radhë të parë lypset të falenderuar të Madhin Zot. Mendoni edhe pak për ata qe s’kanë asgjë, qe vdesin urie rrugëve. Zoti ju bekoftë!” – tha në fund Nënë Tereza.  

Forhåndsvisning av bilde

E them nga këndveshtrimi im se do të ishte mirë qe data e 22 tetorit, qe nga ky vit, të shenohet si takim Tradicional i përvjetshëm në Zllakuqan, dhe të kryesohet nga Famullia e Zllakuqanit në bashkëpunim me tre famullitë tjera, asaj të Klinës, Budisalcit dhe Gllaviçicës (pasi qe famullia e Klinës (ju besua dom Fran Sopit, famullitar i parë), famullia e Budisalcit (ju besua dom Pashk Danit, famullitar i parë), disa fshatra (siq janë Dugojeva, Drenoci, Poterqi…) iu bashkangjitën famullisë së re të Gllaviçicës (themeluar nga dom Anton Kçira, ish famullitar i Gllogjanit të Pejës) deri në mes vitevt ’80-ta, ishin pjesë e famullisë së Zllakuqanit e qe me bekimin e ish famullitarit të Zllakuqanit, dom Mark Sopit (ipeshkëv i Kosovës) edhe u pavarësuan me dekretet e nënshkruara nga i përndritshmi, imzot Nikë Prela, ish ipeshkëv i Ipeshkëvisë Shkup-Prizren).  

Forhåndsvisning av bilde

Eventi në përkujtimin e ardhjes sē Nënë Terezës në Zllakuqan, nisi dje nga dom Alfred Sokoli, famullitar i Kishës Katolike në Zllakuqan i cili përmes një postimi në rrjetin social tha se: “Ishte 22 tetori i vitit 1982, kur Nënë Tereza erdhi për vizitë në Kosovë e u ndal edhe në Kishën e Zllakuqanit. Ishte ai një moment historik, një provani e Hyjit që të kishim në këtë famulli tani Shën Nënë Terezen. Përkundër rrethanave politike të asaj kohe, sulmit të vazhdueshëm ndaj Kishës Katolike, ndaj figurës së saj, edhe pse tashmë e shpallur nobeliste, të gjitha këto nuk e ndaluan popullin e Lugut të Drinit t’i përgatiste asaj një pritje madhështore. Populli ngarendi nga të gjitha anët në oborrin e Kishës Katolike në Zllakuqan, fëmijët ishin mbledhur para rrugës ku do të kalonte ajo (në mënyrë që ajo ti prekte e ti bekonte), priftërinjtë e murgeshat e asaj kohe duke e lavdëruar Zotin për atë dhuratë të madhe që i bënte Kishës në Kosovë e veçanërisht famullisë “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan. Një përjetim i tillë nuk mund të harrohet! Tha në fund të postimit të tij dom Alfredi.  

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa në orët e mbrëmjës me Lutjet qe u celebruan nga dom Alfredi, famullitar i Kishës, ishte ai i cili në përkujtim të vizitës së Nënë Terezës e nisi përmes Adhurimit në Shenjtërueshmin Sakrament në përgatitje të festës së 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Zllakuqan! I cili tha se: “Ashtu si në jetën e saj Zoti ishte pjesë e pandashme në adhurim, lutje dhe shërbim, ashtu edhe ne e kërkojmë praninë e Tij që të na udhëheqë, të na drejtojë, të na nxisë ta duam jetën e të jemi në shërbim të vëllaut njeri! Ligji i dashurisë i shpallur nga Jezusi – ta duam Zotin me gjithë zemër, mendje dhe forcë e ta duam të afërmin porsi vetveten – ishte dëshmia më e fuqishme e jetës së saj”! 

Jeta është pasuri, vlerësoje. 

Jeta është dashuri, jetoje. 

Jeta është mister, zbuloje. 

Jeta është premtim, mbaje. 

Jeta është jetë, mbroje. Shën Nënë Tereza, lutu për ne. 

Ndërsa sot, me 29 tetor 2022 në Kishën e Zllakuqanit nën patronatin e Zyrës Famullitare të Zllakuqanit, Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe Komunës së Klinës, është mbajtur një Sesion shkencor në përkujtim të katërdhjetë vjetorit (e premte me 22 tetor 1982) të vizitës së Shën Nënë Terezës bërë Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan. 

Në këtë Sesion shkencor përveq, dom Franë Sopit, dom Agim Qerkinaj, dhe dom Pal Tunaj, klerik fetar dioçezian të Kishës Katolike kosovare e motrat e rregullit të Nënës Tereze, morën pjesë edhe shumë pjesmarrës e krijues të artit dhe të kulturës nga Zllakuqani e Klina me rrethinë, dhe pjesët tjera të Drenicës, Dukagjinit dhe mbarë Kosova. Njëkohësisht me një fjalë rasti mori pjesë edhe perfaqësuesi, Enver Berisha, drejtor i financave në komunën e Klinës. Manifestimi në fjalë është përcjellur me një video incizim të drejtpërdrejtë nga “KLINA INFO”. 

Fjalën e hapjës të kësaj ngjarje e bëri moderatori nikoqir e famullitar i Kishës, dom Alfred Sokoli. Në vazhdim të Sesionit, dom Alfredi, i ftoj referuesit shkencor, prof. Anton N. Berisha (botues i një kompleti të gjërë librash dedikuar Nënë Terezës), dom Fran Sopi, (deshmitar i gjallë dhe shoqërues i Nënës Tereze), prof. Pal Canaj, (kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë dhe ish pedagog shumëvjeqar i Sociologjisë në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi” Klinë), dom Pal Tunaj, (famullitar i Kishës së Gllogjanit të Pejës), qe ti prezantojnë kumtesat e tyre për Sesionin e sotëm shkencor dedikuar Shën Nënë Terezës. Njëkohësisht me një fjalë rasti për një deshmi për Nënë Terezën, foli edhe m. Marija Goreti, udhëheqëse e motrave të rregullit të Nënë Terezës në Pejë.
Në murin e Kishës apo përball gurit memorial të At’ Shtjefen Gjeçovit (i ngritur në nismen e Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë, e sponsorizuesve vullnetmirë, shih librin: “Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat” dhe emrat e sponsorizuesve) i cili para 125 vjetësh në këtë vënd ka hapur Shkollën e Parë Shqipe, sot në Kishën e Zllakuqanit, nga dom Fran Sopi, dom Alfred Sokoli, e m. Marija Goreti, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore e skalitur në bronz (vepër e prof. Agron Blakqorit dhe e shkritorës, Emiljano Art nga Miradia e eperme e Fushë Kosovës) ku shkruan se pllaka është ngritur: “Në shenjë përkujtimi të 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Kishën e Zllakuqanit” Zllakuqan, tetor 2022. 

Forhåndsvisning av bilde

Vlen të potencohët se edhe unë si një fillorist veq shumë të tjerëve isha një deshmitar i asaj ngjarje madhore të ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan e cila në kalim edhe me preku mbi supin e krahërorit tim. Njëkohësisht ishte lugdinas, Pren Lazraj i cili tashmë vepron në mergatën shqiptare (Itali) dhe vepron me një përshpirtëri të madhe me familjën e tij, i cili gjatë një shënimi gazetarest të datës 22 tetor 2022, veq tjerash tha: “O sa bukur! baca Lekë, qe si me dorë te Zotit na ktheve mbrapa 40 vite, me degju gezimin e asaj mbas dite te bukur te tetorit 1982. Asht vërtetë knaqësi ti rikujtoj duart e mija te shternguara në duart e Nënës Terezë dhe bekimin e Saj. Faleminderit nga zemra qe e ke postuar edhe fjalimin e Famullitarit te atëherëshëm te Famullisë Don Mark Sopi dhe fjalet ngrohëse te Shenjtëreshes tonë. Je person per çdo lavdatë”. 

Në fund të kësaj ngjarje përkujtimore madheshtore për pjesmarrësit e Sesionit të sotëm shkencor të mbajtur në Zllakuqan, është organizuar edhe një koktel rasti me pije freskuese e ushqime tradicionale të sponsorizuara nga njerëzit vullnetmirë të famullisë së Zllakuqanit etj. 

Varfëria dëshmi e pabarazisë sociale  

0

Një grua e pastrehë ecën me një kovë në dorë në Potosi, Bolivi. Rreth 39 për qind e bolivianëve jetojnë në varfëri, e cila është një nga nivelet më të larta në Amerikën e Jugut. Foto: ILO/e12926/M. Crozet.

Nail Draga, Ulqin 

Diskursi social 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare te Luftës  kundër   Varfërisë (17 tetor) nga ana e mediave në Mal të Zi  janë prezantuar të dhëna statistikore që dëshmojnë  në mënyrë transparente gjendjën  sociale  se varfëria është bërë dukuri kronike  të një  e katërta  e qytetarëve, që kërkon zgjidhje nga institucionet qeveritare në nivel lokal dhe ate shtetëror 

Ndonëse sipas kushtetutës Malin i Zi është shtet social, varfëria është e theksuar, duke dëshmuar se një kemi të bëjmë me krizë  ekonimike ku me të rrezikuar janë qytetarët me të ardhura të ulta. Të gjithë jemi dëshmitarë se trajtimi i temave të tilla siç duket është bërë preokupim i mediave  në Mal të Zi, duke prezantuar të dhëna të cilat dëshmojnë pabarazisnë sociale, dukuri e cila është bërë kronike në vend por pa përgjigje nga institucionet qeveritare për të gjetur zgjidhje optimale për këtë kategori  të qytetarëve. 

Çdo i katërti qytetar në zonën e varfërisë 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Varfësrisë, 17 tetorit sipas të dhënave në Mal të Zi në këtë vit 77 qytetarë e kanë pritur me shumë së një milion euro në llogaritë e tyre në banka, ndërsa rreth 140.000 qytetarë varfëria iu rri mbi kokë, nga del se çdo i katërti qytetar është i varfër. 

E dhëna se qytetarët më të varfër ne vend nga ana e shtetit  marrin ndihmë prej   një korrikut  të këtij viti   76.56 eurove për indvid si dhe 145.55  euro për familje  me pesë apo më shumë anëtarë. Ndërsa ndihmë materiale në qershor të këtij viti e kanë  shfrytëzuar  6.648 familje me  22.481  anëtarë, që janë në gjendje të nevojës sociale.ndërsa popullsia e pa punë është e kërcënuar nga varfëria, ndërsa institucionet qeveritare nuk bëjnë asgjë për që kjo gjendje të zbutet, dëshmon gjendjen e vështirë sociale të qytetarëve në këtë vend. 

Shteti social vetëm në letër 

Ndërsa në sajë te të dhënave të mëhershme nga Drejtoria e statistikës (Monstat), është dëshmuar që në Mal të Zi rreth 28.000 qytetarë nuk kanë për ushqim e pije, ndërsa çdo i katërti do të thot 146.000 të qytetarëve janë të kërcnuar  nga varfëria sociale apo 23.6% të tyre, ndërsa në rrezik nga varfëria e përhershme është 15.6% e popullsisë, apo 96.000 individë.
Nga ana tjetër të dhënat janë alarmuese sepse  çdo i treti fëmi është në varfëri, ndërsa një e katërta e qytetarëve gjenden në zonën e varfërisë, ndërsa shumica më e madhe e tyre jetojnë me preokupimet e të jetuarit në kohë të krizës së rritjes së çmimeve të ushqimit elementar  pa llogaritur të dhënat tjera që për kohën janë luks i veçantë. 

Nga situata e tillë sociale del qartë se Mali i Zi  nuk shtet i  drejtësisë e barazisë sociale por shtet  i monopoleve politike , ku dominon korupcioni  që është shkak i varfërisësë qytetarëve. 

Raportët e përgjithshme shoqëroe  dëshmojnë  se në Mal të Zi  është vend tipik i monopoleve politike, manipulimeve dhe korupcionit, dukuri e cila në mënyrë serike prodhon varfëri të qytetarët. 

Kuzhinat popullore si zgjidhje  

Ekzistimi i kuzhinave popullore në Mal të Zi nuk janë risi por dukuri të njohura, të cilat mundohën të zbusin varfërinë e pranishme të qytetarëve të cilët janë të rrezikuar në aspektin social. Kështu në qytetin e Tivarit funksionon kuzhina populllore e cila gjatë ditës ndanë 250 racione qytetarëve në nevojë, numër i cili vjen duke u rritur vazhdimisht.Në lidhje me këtë çështje udhëheqësit e kësaj kuzhine  kanë kërkuar ndihmë për ushqime nga donatorë të ndryshëm dhe kanë pasur sukses, ndërsa nga subjektët shtetërore nuk kanë asnjë ndihmë, jo vetëm në nivel lokal por edhe shtetëror. 

Mungon  kartoni social 

Eshtë për çdo kritikë qendrimi mohues nga institucionet qeveritare siç Ministria e punës dhe çështjeve sociale  të cilët këtë çështje nuk e kanë trajtuar me seriozitet, për të zbutur kategorinë e qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Madje askush nuk e trajton  implemntimin e kartonit social ku çdo shërbim komunal do të identifikonte qytetarët në nevojë, që iu nevojitet ndihma sociale.  

Por, si më parë edhe tash  ndihma sociale është politizuar, sepse në prag të fushatave zgjedhore, ndihma sociale iu është ndarë familjeve të ndryshme e cila si bazë ka pasur përkatësinë politike, e cila ka siguruar numër të konsideruar votash për subjektet politike, si në nivel lokal dhe ate shtetëror. Raste të tilla ka kudo, ku as  Ulqini nuk paraqet përjashtim, dukuri e cila nuk është e panjohur për qytetarët. 

Nxënësit kanë nevojë jo vetëm për libra 

Nga viti i kaluar shkollor për të parën here nxënësit në shkollën fillore marrin falas tekstet shkollore që ishte një veprim i qelluar i qeverisë, por duhet theksuar nxënësëve iu mungojnë mjetet mësimore, shujta shkollore, bileta e udhtimit, që do të ishte në favor të politikës sociale. Nga ana tjetër mbulimi i shpenzimeve për çërdhet e fëmijeve si dhe financimi   dhe  ndarja e bursave për nxënës dhe student me gjendje të pavolitshme sociale, do të ishte një impuls për të zbutur problemet e varfërisë. Nga ana tjetër si zgjidhje nuk duhet përjashtuar edhe ndarjën e bonave social për mijëra familje për të siguruar ushqimet elementare. 

Dallime në aspektin regjional 

Situata aktuale ekonomike dëshmon qartë se dallimet në mes të pasurëve dhe të varfërve vjen duke u thelluar. Në këtë aspekt ekzitojnë dallime të  mëdha edhe  në aspektin regjional, ku veriu I Malit të Zi është në pozitë të pavolitshme. Në sajë të anketimt të qytetarëve, disa nuk hezitojnë të theksojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve të Bijellopolës janë të varfër, sepse kanë vështirësi ta përballojnë muajin, sepse jetojnë nga pensionet minimale dhe ndihma sociale, nga del se kemi situate alarmante, andaj kërkojnë ndihmë nga organet lokale e shtetërore. Dhe nga një situate e tillë për qytetarët  ku papunësia është dukuri e pranishme vite me radhë, ku për të rinjët shpëtimi I vetëm është emigrimi në botën e jashtme. 

Shumica e punëtorëve janë raste sociale 

Duke marrë parasysh se në periudhën e tranzicionit në Mal të Zi, në emër të privatizimit  janë shkatërruar objektët ekonomike, si ata industriale e ajo e ndërmarrjve e repartëve të ndryshme ku është bërë një plaçkitje e përgjithshme.Një veprim i tillë me mbeshtetjen e qeverisë  ka ndikuar që të pa punë të mbesin më mjiëra të punësuar, qe ka ndikuar në varfërinë e përgjithshme të qytetarëve. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur shumica e punëtorëve janë bërë raste sociale, nga del se në kategorinë e të varfërve është çdo i katërti qytetar në Mal të Zi. 

Mungon strategjia e pushtet kundër varfërisë 

Ndonëse  në fushatën zgjedhore të zgedhjeve të 30 gushtit 2020 si risi për fituesit e zgjedhjeve ishte miratimi i ligjit kundër pasurisë së paligjshme, përveç fjalëve diçka konkrete deri më tash nuk është realizuar. Sepse nëse një ligj i tillë po të miratohej, nuk ka dilemë se një numër i të pasurve do iu konfeskohej pasuria e cila do të ishte dhuratë për qytetarët e varfër, duke ndihmuar pozitën e tyre sociale.  Por, në këtë aspekt është emërgjente që të punohet strategjia e qeverisë kundër varfërisë, çështje e cila ka munguar deri më tash. 

Po ashtu theksojmë se në vendet demokratike tatimohen të pasurit dhe ato mjete  dedikohen për rastët sociale.  Një veprim i tillë do të ishte në favor të kujdesit qeveritar për këtë kategori të qytetarëve  sikurse veprohet në vendet me qeveri dhe pushtet të konsoliduar, duke zbutur nevojat dhe dallimet sociale të qytetarëve.  

(Tetor  2022) 

Pse duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht?

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Hyrje

Europa në raport me Serbinë po bën të njejtin gabim siç bëri në raport me Moskën që nga vitet shtatëdhjeta e tutje, me theks pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Është koha t’i jipet fund përgdhelieve dhe të startohet një politikë e re me Serbinë.

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, me ç’rast u shkel e drejta ndërkombëtare, nuk është vetëm një pikë kthese për rendin e paqes në Evropë, por edhe për rendin ndërkombëtar. Kjo luftë në veçanti duhet të reflektojë në politikën shqiptare ndaj Serbisë. Pikërisht ky reflektim i pritshëm është pjesë e kësaj eseje politike. Ai reflektim fillon me pranimin e realitetit që ndërlidhet me këtë pikë kthese, është shenjë e mjaftueshme që ne si komb, më në fund, duhet t’i kthehemi vlerave tona.
Ruajtja e lirisë, funksionalizimi i plotë i Republikës së Kosovës, sovraniteti i dy republikave, duke pas në konsideratë edhe interesat jetike të kombit tonë para së gjithash në Maqedonin e Veriut, dhe solidariteti i plotë me dy republikat fqinje në këtë rrafsh — Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut, ruajtja e paqes në rajon — janë dhe duhet të mbesin synimet e politikës së jashtme të dy qeverive tona në Tiranë dhe Prishtinë.

Gjykata Speciale alias filmi Ex Machina i Alex Garland-it

Aleksandër Vuçiqi është i përkushtuar për vazhdimin e politikave agresive dhe neokoloniale në raport me Kosovën. Ai, në fakt, përmes të ashtuquajturit proces të “shkëmbimit të territoreve”, respektivisht përkufizimin [“razgraniçenje”] me shqiptarët, kishte investuar shumë për të realizuar aneksimin e veriut të Kosovës, zonës më të pasur me thesaret e nëntokës e mbitokës [mineralet e pasura e Liqenin e Ujmanit]. Rrjedhimisht Republika e Kosovës pretendohej shqeto të shlyhet nga harta politike e Europës.
Ndërhyrjet e Bashkësisë ndërkombëtare në formatin që bënin regjisorët antik përmes një mjeti nga jashtë — Ex Machina, në rastin e Kosovës përmes Dhomave të Specializuara me seli në Hagë (Gjykatës Speciale), ka shumëçka që të rikujton filmin fantastiko-shkencor po me këtë titull [Ex Machina] të vitit 2014, i shkruar dhe drejtuar nga Alex Garland në debutimin e tij regjisorial.
Por nëse regjisori i filmit në fjalë ishte përqëndruar në katër personazhe, të luajtur nga Domhnall Gleeson, Alicia Vikander, Sonoya Mizuno dhe Oscar Isaac, skenari i Vuçiqit që kishte për objekt aneksimin e veriut të Kosovës në shkëmbim të ca katundeve në zonat e thella të Preshevës (Malet e Zeza të Shkupit, respektivisht Karadakut) dhe ca “lagje” periferike të Bujanocit dhe dy-tri katunde të Medokës, të cilin pretendonte ta realizojë me dy-tre “aktorë”, nëse nuk ia arrinte dot me vetëm një. Ishte Gjykata Speciale që ndërhyri, si një regjisor antik përmes mekanizmit Ex Machina, me ca elemente shtesë të filmit të Alex Garland-it.

Ndërkaq rikthesa e madhe në politikën e jashtme të Tiranës dhe Shkupit zyrtar dhe rendja për t’ju bashkangjitur idesë serbo-ruse për rimëkëmbjen e Jugosllavisë në një format tjetër, që nënkupton “Ballkanin e hapur” [katër ish republikat jugosllave plus Shqipëria], duke ia kundërvënë Procesit të Berlinit, respektivisht vet BE-së, dëshmoi se sa prezente ishte dhe mbetet Rusia në rajon.

Fushata, ndërkohë, e përqëndruar, e një lagjeje politikanësh dhe qarqeve gazetareske në Tiranë dhe Prishtinë, për gjoja mbrojtjen e UÇK-së në emër të një patriotizmi folklorik, rezulton të jetë edhe një përpjekje shtesë kundër dekriminalizimit të segmenteve të veçanta që vepruan në emër të saj gjatë dhe pas luftës në shpërputhje me interesat strategjike të Kombit. Emblema e UÇK-së prandaj nuk duhet e nuk guxon të përdoret tutje si gjethe fiku. Këto akte nuk mund të shërbejnë si mbulesë për proekte si “Ballkani i hapur” që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e themeluesve real të UÇK-së dhe spartanëve të shumtë të saj.

“Na e lini fuqinë në duart tona, përndryshe do të përmbyset çdo gjë”, duket se na kërcnonë oligokratët përmes politikanëve të zënë peng.

Rutger Bregman përshkruan një qast specifik në jetën e filozofit frëng Zhan Zhak Rusoso [Jean-Jacques Rousseau], që do t’i ndryshojë jetën për 180 shkallë. Ai qast i ndodhë derisa po qëndronte nën hijen e një peme dhe po shfletonte numrin e fundit të revistës Mercur de France, kur i mbeti shikimi i ngulitur mbi një shpallje të veçantë, e cila do të duhej t’ia ketë ndryshuar rrjedhën e jetës tutje. Ishte një grishje e Akademisë së Dion-it që ofronte një çmim të veçantë për një ese po ashtu të veçantë. Akademia po kërkonte pjesëmarrës në konkursin e saj, prej të cilëve kërkonte përgjigjen e saktë në pyetjen pasuese: A ka kontribuar përparimi i shkencave dhe i arteve në ashpërsinë apo fisnikërimin e sjelljeve?

Rusoi, shkruan tutje Bregman, e dinte përgjegjen në çast. “Menjëherë, me t’i lexuar këta rreshta”, do të shkruante ai më vonë, “pashë rreth e qark meje një botë tjetër dhe unë vet u shndërrova në një njeri tjetër”. Papritmas ai e hetoi se civilizimi nuk ishte bekimi i gjakuar, por ishte vet helmi. Ndërkaq derisa po i afrohej burgut, ku po mbahej peng një mik i tij krejt i pafajshëm, ai e kuptoj se “njeriu nga natyra është i mirë, por përmes institucioneve ai shndërrohet në qenie të keqe”.
Rusoi kishte fituar çmimin e parë. [1]

Në këto rrethana, “Ballkani i hapur”, respektivisht gjakimi për ta ruajtur me çdo çmim puhtetin, se si merrë trajtën e institucionit që një lagje politikanësh tanë i ka tjetërsuar tej mase, ndërkaq vetëm tek rikthimi i Procesit të Berlinit jam i prirë ta shoh jo vetëm prologun e fundit të tij, siç ndodhi me atë të “razgraniçenjes” së Vuçiqit, por edhe rikthimin e mundshëm të Shtetit në duart e idealistëve të shkollës së Rusoit.

Rikthimi i Procesit të Berlinit po ndodhë falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, me ç’rast të premtën që lamë pas, rezultoi me marrëveshjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Disa paralele mes Edi Ramës dhe Villi Brandit

Disi ngjashëm me Gjermaninë që nga epoka e Villi Brandit, me theks nga epoka e ribashkimit të saj, është kultivuar konsensusi kombëtar, i mbështetur nga një pjesë e mëdhe e shoqërisë, që gjykonte se lidhjet e ngushta me Rusinë janë në përputhje me interesat jetike gjermane. Duket se edhe brenda një pjese të mirë të elitës politike shqiptare, që gjatë këtyre viteve të tranzicionit demokratik, natyrisht të mbështetur nga oligarkët tanë që janë lidhur shumëfish me oligarkët rus, veçmas pas vitit 2007, kur Putini hapur po paralajmronte idenë për rikthimin e Rusisë si superfuqi, po pregadisnin terrenin për largim nga paradigma e demokracisë europiane, që do të duhej t’na rikthente natyrshëm në gjirin e familjes politike perendimore, duke shfrytëzuar “Ballkanin e hapur” si një zonë të ndikimit rus.

Por 24 shkurti i 2022 ka përmbysur edhe këtë skenar.

E vetkuptueshme, në këto rrethana të reja që ka imponuar impenjimi i Putinit në Ballkan, duket se koordinimi mes BE-së dhe SHBA-ve në raport me përmbylljen e procesit mes Kosovës dhe Serbisë është hedhur në ofensivë të plotë. Gjasat që ky proces të rezultojë me njojen e Republikës së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk na kanë njohur [katër prej të cilave janë edhe anëtarë të NATOs], të jetë hapi vendimtar për izolimin e Serbisë. Me këtë akt i hapet rrugë procesit të përshpejtuar të aderimit të Kosovës në NATO. Kështu Kosova hynë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, duke i dhënë fund ëndrrës serbe për rikthim në Fushën e Dardanisë.

Tashmë është e qartë, afrimi me Serbinë dhe Rusinë nuk ka se si të cilësohet si hap strategjik për ruajtjen e paqes në Europë! Në fakt kjo lagje politikanësh shqiptarë që ishin kapur me kohë nga oligarkët e lidhur shumëfish me sivëllezërit e tyre rus e serb, nuk po arrinin dot të kuptonin se kushtet kornizë të këtyre marrëdhënieje me Serbinë dhe Rusinë kishin ndryshuar prej kohësh. 24 shkurti vetëm po rikthente në vëmendje edhe te aleatët tanë, disa prej tyre, si psh. gjermanët, se “bota para 24 shkurtit nuk ekziston më”.

Regjimi serb ndërkohë, duke u ndodhur mes Perendimit dhe Lindjes, nën presionin e madhë perendimor për ripozicionim të qartë, po detyrohet të heq maskat.

Si shoqëri ne duhet të mësojmë nga këto oshilime të elitës politike në Tiranë dhe gabimet e saj në raport me Beogradin, duke nxjerrë përfundimet e duhura.
Politika e kryeministrit Edi Rama ka shumëçka të përbashkët me atë të Villi Brandit, sidomos në rrafshin e politikave të jashtme. Por nëse Willi Brandi që atbotë ishte Ministër i Jashtëm [1967], tek po negocionte doktrinën e NATO-s për kombinimin e afrimit dhe parandalimit përmes forcës ushtarake, Edi Rama ka marrë bashkëatorësinë e “Ballkanit të hapur” për të kombinuar afrimin me Serbinë me idenë e parandalimit të përplasjes së mundshme ushtarake, duke e cilësuar atë disi të ngjashëm me “Ostpolitikën” Villit.
Natyrisht kjo paralele nuk qëndron. Arsyeja themelore pse nuk qëndron konstatimi i kryeministrit Rama se, gjoja Ballkani i hapur” na përafron me BE-në, është ngase ai “tashmë po shndërrohet në zëvendësim për anëtarësim në BE. […] Open Balkan-i nuk e faktorizon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë Veriore përmes anëtarësimit në BE, por i ekspozon ekonomitë e tyre ndaj një shteti më të industrializuar, Serbisë”[2], duke i shndërruar ato në neokoloni moderne të saj.

Prandaj konkluzioni se, nëse Ostpolitika socialdemokratëve gjermane ishte në përputhje me interesat strategjike gjermane që do të shpienin drejt ribashkimit të saj, duke i nëdrlidhur këto politika përafruese me Rusinë edhe me hapa novator për kultivimin e paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në fund zgjerimin e BE-së, ideja për “Ballkanin e hapur” është krejtësisht në shpërputhje me interesat jetike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe me sigurinë në Europën Juglindore dhe më gjerë në plan afatgjatë.

“Ballkani i hapur” mbetet në shpërputhje me interesat jetike shqiptare

Villibrandi ynë në Tiranë duhet të ketë parasysh se raportet mes shqiptaërve dhe Serbisë kanë një histori të gjatë luftrash dhe përplasjesh, që nuk rrafshohen dot lehtë e shpejt. Po i sjellë disa arsye temelore.

Së pari: Shqipëria dhe shqiptarët në raport me Serbinë i ndanë një histori e veçantë. Pala shqiptare nuk guxon të vihet në lajthitje dhe të ushqejë shpresat se kjo histori ka ndërgjegjësuar palën serbe për një angazhim të ri dhe korrektim të këtyre raporteve në dobi të ndërtimit të paqes dhe bashkëpunimit. Rama dhe oligarkët rreth tij, tok me atë shtresë të hollë politikanësh pa ego, nuk po arrijnë ta kuptojnë dot se Vuçiqi nuk e sheh këtë histori shekullore ndërmjet dy kombeve tona në këtë mënyrë. Vuçiqi duke u katapultuar në krye të pushtetit në Beograd pikërisht në kohën kur raportet gjermano-ruse po lulëzonin, filloi të manipulojë dhe instrumentalizojë historiografinë — që për objektiv kishte konsolidimin autokratik në vend dhe politikën e fuqive të mëdha të drejtuara nga interesat jashtë vendit. Duke vepruar kështu, kjo elitë që tashmë ndodhet në krye të pushtetit në Tiranë, ka përvetësuar një imazh të tjetërsuar të Serbisë që ishte formësuar nga e kaluara. E zhytur në llumin e korrupsionit dhe amoralitetit politik, duke gjykuar se Serbia tashmë nuk mund të ishte e rrezikshme për ne si komb, ndërkaq duke qenë si palë në “Ballkanin e hapur”, do të mund të realizonim interesat bashkarisht. Me këtë qëndrim kjo e ashtuquajtur elitë politike jona i lë hapësirë të lirë Serbisë për realizimin e interesave jetike serbe në Bosnjë e Mal të Zi, duke harruar tërësisht Sanxhakun e Tutinin.

Së dyti, pozicionimi politik për ndryshime pozitive nëpërmjet afrimit me Serbinë, qoftë edhe përmes aderimit në “Ballkanin e hapur”, duket të jetë paradigma përcaktuese e Tiranës zyrtare aktualisht. Në këtë rast, është e qartë, ne si komb nuk kemi reflektuar sa duhet e në mënyrë kritike mbi disa supozime bazë të politikës sonë ndaj Serbisë. Edhe pse Serbia deklarohet qartë në raport me Kosovën — ajo tutje nuk e pranon realitetin e krijuar nga qershori i vitit 1999. Madje ajo projekton rikthimin me armatë, me çmimin që të largohet gjithnjë e më shumë nga Perendimi. Pa përfillur realitetin e krijuar pas 24 shkurtit në Ukrainë, rrjedhimisht edhe raportete saj Perednim-Lindje. Lidhjet gjithnjë e më të ngushta ekonomike nuk kanë kontribuar në një përafrim real. Ndryshimi përmes ndërveprimit ekonomik pa një axhendë politike me Serbinë, e qartë, nuk funksionon.

Së treti: Shqipëria dhe Kosova nuk guxojnë të futen në raporte varësie me Serbinë me politikat tona në fushat jetike, si ajo e energjetikës, agrokultura etj. Eksperti amerikan Edward P. Joseph në një intervistë për DW, duke shprehur pikëpamjet e tij me nismën e “Open Balkan” konkludon se ajo “minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë.”[3] Ndërkaq nënvlerësimi i ambicieve nacionaliste të Serbisë të shprehura hapur për kthim në Kosovë, që ndërlidhet automatikisht me dimensionin e sigurisë, mund të jetë fatal për ne si komb.
Ky veprim duhet të stopohet urgjentisht.

Së katërti: Duke hyrë në aranzhmane për “Ballkanin e hapur” ne nuk kemi marrë mjaftueshëm parasysh interesat dhe perspektivat e fqinjëve tanë, sidomos ato të Malit të Zi dhe Bosnjës, por edhe interesat e partnerëve tanë perendimor, para së gjithash ato gjermane, kroate etj. për rajonin.
Kjo mund t’na shpjerë në një humbje masive të besimit. Sidomos ndërkohë, kur politika serbe në këtë rrafsh mund të bëhet më agresive. Në këto rrethana ne duhet të koordinohemi më shumë me partnerët tanë real.

Me siguri do të ketë pika të tjera të gabuara që ndërkohë kemi bërë.
Është e rëndësishme që tashti t’i emërtojmë ato gabime dhe të nxjerrim mësimet e duhura prej tyre, gjithmonë duke pasur parasysh të ardhmen.

Së pesti: Është koha të ndërtojmë politika të qarta, në raport me interesat tona jetike përballë Serbisë, tani dhe këtu. Bëhet fjalë për mbështetjen e Kosovës në betejën e saj të përditshme për funksionalizimin e Shtetit dhe forcimin e pozitës së Republikës në dialogun që i është imponuar nga Bashkësia ndërkombëtare.

Deklarata se nuk duhet ushtruar presion ndaj Serbisë në raport me sanksionet ndaj Rusisë dhe insistimi për rishikimin e raporteve shqiptaro-serbe përmes “Ballkanit të hapur” që duhet t’i imponohet Procesit të Berlinit, është në shpërputhje të plotë me interesat tona kombëtare. Sot, detyrë mbi detyra është të ndërtohet strategjia jonë kombëtare e qartë në raport me Serbinë.
Serbia përmes përafrimit të theksuar me Rusinë, sidomos në lëmin e sigurisë (Baza Ushtarake Ruse në Nish…) është rrezik permanent parasëgjithash për ne.

Prandaj “Ballkani i hapur” mbetet në shpërputhje me interesat jetike shqiptare.

Përfundim

Tani ne do të duhej bashkarisht të hartojmë politikat tona të sigurisë, të mbrojtjes dhe strategjinë kombëtare, duke investuar masivisht në sigurinë tonë, sepse forca jonë është parakushti bazë për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit. Pavarësisht nga rrjedha e zhvillimeve në prag të përvjetorit të luftës në Ukrainë ose pas, dy republikat tona duhet të jenë në gjendje të mbrohen në çdo kohë. Edhe nëse duhet t’i përmbahemi qëllimit të një rendi të përbashkët sigurie në afat të gjatë: për sa kohë që Serbia refuzon të jetë pjesë e Perendimit, ajo nuk ndryshon rrënjësisht asgjë, rrjedhimisht ajo nuk mund të jetë një partner serioz.

Ndoshta përgjigja më e mirë që duhet t’i japim Beogradit përgjatë gjithë kohës sa pushtetet atje hartojnë e projektojnë strategji për kthim në Kosovë, është ecja e përshpejtuar drejt integrimit brendakombëtar, që do të duhej të kurorëzohej me krijimin e Federatës Shqiptare të fortë dhe sovrane.

Pranimi i Shqipërisë politike në NATO [1 prill 2009], në këtë proces të rimëkëmbjes së kombit tonë të rikthimit në familjen perendimore, ishte një hap historik në kuadër të mendimit dhe veprimit konkret gjeopolitik. Ndërkaq integrimi në strukturat euroatlantike, e para së gjithash me procedura të përshpejtuara i Kosovës në NATO, mbetet objektivi qendror për sigurimin e prosperitetit dhe lirisë për dy republikat tona.

Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht.
Shih për këtë, është e rëndësishme që të mos i ngatërrojmë këta hapa. Kur bëhet fjalë për sigurinë në Evropën Juglindore, ne duhet të qëndrojmë qartë me partnerët tanë. Po kështu edhe kur bëhet fjalë për çështjen e shtetit ligjor apo lirisë së shtypit.
Ndërkaq, tashmë ka ardhur koha që ne duhet të bëjmë hapin tjetër dhe të çojmë përpara interesat tona kombëtare. Për ta arritur këtë, me hapa më të përshpejtuar, brenda periudhës sa Brukseli do gatitet për integrim të Ballkanit Perendimor, të bëjmë hapin e madhë historik të aderimit në BE tok, si Federatë Shqiptare.

______________________________

  1. 1.   Rutger Bregman, Im grunde Gut: Eine neue Geschichte der Menschen”, botimi I 6-të, Fischer Verlag. Frankfurt a. Mai, 2019, f. 66
  2. 2.   Seb Bytyçi: https://sbunker.net/op-ed/91170/open-balkan-efektet-politike/
  3. 3.   https://www.dw.com/sq/edward-p-joseph-open-balkan-minon-procesin-e-berlinit/a-62734845

Rusia feston vrasjen e fëmijëve ukrainas që janë duke fjetur

0

Nga Aurel Dasareti

Ata nuk kanë mësuar asgjë që nga ditët kur (së bashku me serbët) të gjithë jetonin në shpella. E thjeshtë, tamam si serbët, kafshë të trembura që rrahin gjoksin. Rusia nuk është më një shtet që mbështet dhe financon terrorin (siç është terrori serb ndaj shqiptarëve të Kosovës), por një shtet i plotë terrorist. 

*** 

Përgjigja e Rusisë ndaj dështimit ushtarak është vrasja e më shumë civilëve. Ata as nuk përpiqen ta mohojnë atë, ose të pretendojnë se ishin objektiva ushtarakë. Oficerët dhe propagandistët e Putinit festojnë hapur vrasjen e fëmijëve ukrainas që janë në gjumë.  

Rusia barbare (regjimi komunist nazist-terrorist) ka një histori të gjatë abuzimi (traditë vrasjesh) edhe kundër të vetëve. Në Luftën e Dytë Botërore, Stalini urdhëroi skuadrat e goditjes (gjuajtjes) që të qëndronin pas këmbësorisë me urdhër që të qëllonin çdo ushtar që përpiqej të tërhiqej, pavarësisht nga rrethanat në fushën e betejës. Pra, kush ishte armiku i vërtetë? 

“Në përgjithësi, ne po forcojmë pozicionet tona në të gjithë vijën e frontit, duke zvogëluar aftësitë e pushtuesve, duke shkatërruar logjistikën e tyre dhe duke përgatitur një lajm të mirë për Ukrainën,” tha Kryeministri i Ukrainës. 

Mënyra e vetme për t’i dhënë fund terrorit është t’i japim Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur dhe për të fituar luftën sa më shpejt të jetë e mundur. Parandalimi nuk mund të garantojë kurrë përshkallëzim, por dobësia garanton përshkallëzim. Ukraina ka nevojë për armët e duhura. Tani. Aleatët duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën. Nuk ka kuptim të zgjasësh agoninë. Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe masakruar për shkak të sjelljes frikacake të disa aleatëve të Ukrainës – nga një mjeshtër kriminel lufte dhe kriminelë të tjerë rreth tij, si dhe nga votuesit nazistë që e zgjodhën atë. 

*** 

Merrni një gjë kaq të thjeshtë si mbrojtja kundërajrore. Kjo është një armë pasive. Disa ditë më parë, Rusia lëshoi ​​qindra raketa në qytete në të gjithë Ukrainën. Ukraina arriti të rrëzonte gjysmën përpara se të arrinin objektivat e tyre. Nëse do t’u jepnim më shumë mbrojtje kundërajrore më parë, ndoshta të gjitha raketat do të ishin rrëzuar përpara se të goditnin blloqet e apartamenteve, kopshtet e fëmijëve, shkolla, shtëpi pleqsh, spitale, furnizimet me energji elektrike, furnizimet me ujë… 

Ndërsa forcat ruse mblidhen në Ukrainë, pa marrë parasysh shanset, raketat “mikpritëse”  

M142 HIMARS do të dërgohen për t’i “përshëndetur”.  

Më shumë fuqi dhe mbështetje për Ukrainën! 

Më e frikshme që në vitet 1990 ata (ukrainasit dhe perëndimorët) në fakt besonin se Rusia do t’i mbante marrëveshjet që kishin lidhur. Historikisht, Rusia/Sovjetike dhe Car-Rusia nuk i kanë mbajtur kurrë marrëveshjet më gjatë se sa u përshtatej atyre – dhe ngritja e forcave ushtarake të tyre për të sulmuar dhe kryer vrasje/gjenocid masiv në zonën që dëshironin. 

*** 

Pas disa vitesh negociatash dhe presioni diplomatik, Ukraina, SHBA, Rusia dhe Britania e Madhe nënshkruan të ashtuquajturin Memorandum të Budapestit në dhjetor 1994, i cili përmbante garanci për respektimin e kufijve, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Rusia mori përsipër të respektojë kufijtë dhe sovranitetin e Ukrainës. Ukraina i besoi premtimit me shkrim të Rusisë dhe zgjodhi të transferojë armët bërthamore sovjetike në këmbim të respektimit të sovranitetit. Megjithatë, pasi i dha Rusisë të gjitha armët bërthamore, u pushtua 3 herë nga ajo, në kundërshtim me këtë memorandum. 

Perceptimi i vërtetë i realitetit është se Rusia nuk është në gjendje të jetojë në paqe me fqinjët e saj më të vegjël. Rusia nuk ka jetuar kurrë në paqe me fqinjët e saj më të vegjël. Rusia thjesht nuk di si të veprojë në mënyrë që të jetojë në paqe me fqinjët e saj më të vegjël. Rusisë i mungon plotësisht kompetenca për të zhvilluar një politikë që ngjall besim tek fqinjët më të vegjël të vendit përkatës. Kjo është arsyeja pse të gjithë fqinjët e Rusisë po ikin dhe kërkojnë mbrojtje nga imperializmi rus. Rusia nuk po bën asgjë pozitive për të zbutur frikën e pushtimit rus. Duhet vetëm të mendosh se sa herë vendet baltike janë pushtuar nga Rusia, dhe sa herë vendet baltike janë aneksuar thjesht nga Rusia kundër vullnetit të tyre. 

Këto nuk janë konflikte të brendshme të vendeve të tjera, kjo është edhe një herë Rusia që nuk mban marrëveshje dhe sulmon vendet fqinje për të kryer gjenocid. Historia e Rusisë përsëritet vazhdimisht. NATO nuk duhet të lejojë që Ruzzia të fitojë në Ukrainë! Pasojat do të ishin katastrofë për gjithë Evropën (sidomos trojet shqiptare)… 

Terroristi Putin, ka rënë në një kurth të krijuar nga ai vetë. Ai e ka marrë Rusinë me vete në atë kurth. Është e qartë deri tani se pushtimi ishte një gabim dhe është bërë një fatkeqësi për Rusinë, por nazisti Putin ka frikë se do të humbasë pushtetin nëse pranon humbjen, kaq mijëra do të vriten për ta mbajtur atë në pushtet për një kohë më të gjatë. “Loja e dominimit” që Rusia po luan me drejtimin e Putinit nuk ka funksionuar kurrë kundër vendeve të mëdha sovrane. Rusët kanë një tendencë të fortë për projeksion psikologjik, duke i akuzuar të tjerët se sillen si rusë. 

*** 

Ukrainasit janë të vetmit që mund të vendosin nëse duan të luftojnë. Fakti që shumë vende perëndimore mbështesin Ukrainën nuk do të thotë se janë këto vende që vendosin.  

Në një luftë mbrojtëse që po zhvillon Ukraina, është moralisht e drejtë të mbështesim vendin në çdo mënyrë që mundemi. Megjithatë, guxoj t’ju kujtoj se tani Putini është mbështetur në një cep, po bashkëpunon me Korenë e Veriut dhe Iranin dhe shfaqet gjithnjë e më shumë emocional dhe i dëshpëruar. Në botën e tij ai nuk ka mundësi për tërheqje. Një disfatë do të nënkuptojë fundin e fuqisë së tij, dhe ndoshta edhe jetës së tij. Rrjedhimisht, ai do të përshkallëzojë më tej armiqësitë, dhe nëse është e nevojshme do të përdorë armë bërthamore me shpresën për të arritur qëllimet e tij kriminale. Çfarë mendojnë disa gjeneralë perëndimorë (ekspertë ushtarakë), 

nuk është domosdoshmërish aq e rëndësishme. Është psikika e një diktatori nazist terrorist narcisist që duhet analizuar për të thënë diçka të sigurt për drejtimin që do të përfundojë lufta…  

Dhe, kjo analizë për fat të keq nuk është inkurajuese. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.