Kreu Blog Faqe 1198

Tu rritë e tu k´thy në rranjë t’vetën

0

Nga: Nue Oroshi

Gjatë krijimit të personalitetit të individit janë një seri faktorësh që ndikojnë që ky personalitet të krijohet qoftë në anën e bukur dhe të madhërishme qoftë në anën e keqe dhe të shëmtuar.Një nder faktorët kyç të krijimit të personalitetit përveç rrethit ku jeton e vepron ,shkollimit dhe edukatës që merrë është edhe familja.Ata që kanë pasur fatin të rritën në familje tradicionale shqiptare që në fëmijërinë e hershme i kanë mësuar format e edukatës.Dhe ato forma të edukatës nuk ishin pak.

Ishte rrëfimi i prindërve të tyre për historinë shqiptare, rrëfimi se si duhet të sillen në rrethin shoqëror,si duhet ta dojnë tokën, dheun e atdheun,si nuk duhet kthyer fjala përsonave më të vjetër,si duhet dhënë respekti personave më të vjetër se ju, si duhet që personat më të vjetër ti përshendetë i pari e jo ata të përshëndesin ty.Këto rregulla të traditës nëpër familjet shqiptare u janë transmetuar brez pas brezi,ashtu edhe siç jatë trasheguar edhe rrëfimet për origjinën e cila nuk duhet të harrohet kurrë pamvarsishtë se ka mund të lëvizin valët e jetës. Fati i keq është se të gjitha familjet shqiptare nuk i kanë respektuar rregullat e traditës shqiptare dhe në këto familje fëmijët nuk janë edukuar si duhet e sa duhet. Ata fëmijë kanë shkuar edhe sot e besa edhe shkojnë gjurmëve të familjaëve të tyre të pa edukatë qoftë në aspektin shoqëror e kombëtar . A e këni dëgjuar ndonjë rastë kur ndonjë fëmijë që rrjedh nga familjet proletare komuniste që ka kërkuarë falje për të bëmat  kriminale të baballarëve të tyre komunist? Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë edhe pse baballarët e tyre kanë kryer krime të tmerrëshme kundër shqiptarëve atdhetarë. Sa i përket këtyre familjeve po e jap vetëm një rast konkret: Një arsimtar në Llap kishte punuar dhe vepruar kohë të gjatë. Ai gjatë mbajtjes së mësimit kishte verejtur se dy nxënës që rridhnin nga një familje pa traditë shqiptare kishin filluar të shquheshin si nxënës të mirë.Posa kthehet mësuesi në shtëpi fillon diskutimin me lokën e ti që ishte një grua e menqur dhe shumë e zgjuar.I thotë loke nga kjo familje i kam në klasë dy nxënës të zgjuar.Lokja i përgjigjet.Të kemi dërguar në shkollë me mësuar diçka të mirë e nuk paske mësuar asgjë.Pse loke i përgjigjet mësuesi.Ata dy djemtë që po mi paraqet si nxënës të mirë kur të rritën do të kthehën në rrënjët e tyre.Posa kaluan disa vite ata dy nxënës u rritën dhe duke u rritur filluan problemet e tyre.Ata kur u burrëruan kaluan plotësisht në rrënjet e tyre familjare dhe i tërë fshati vuante nga mbrapshtitë e tyre qoftë në aspektin e sjelljes në shoqeri ,qoftë në aspektin kombëtarë.

Lokja e mësuesit kishte vdekur por mësuesit i kishin mbetur në mendje fjalët e saj për dy nxënësit që ai mendonte se do të bëheshin të mirë e të zgjuar kur të rritën.Ky fenomen i familjeve të degjeneruara po e përcjellë sot e kësaj dite shoqërinë tonë.Ata të cilët janë rritur pa traditë shqiptare i sheh dhe i vren kudo.I sheh në sjellje, i sheh gjatë takimeve kur të ulesh dhe të bisedosh me ata.Të tillët kur të marrin ndonjë pozicion publikë qoftë në politikë,në administratë apo ndonjë funksion tjetër janë të parët të cilët e qojnë kryet përpjetë, janë të parët që e keqpërdorin funksionin që e marrin.Sjelljet e tyre janë për ti vajtuar me shami në dorë siç thotë një fjalë nga tradita jonë shqiptare.

Me ka rastisë shpesh të takohem me politikanë të ndryshem shqiptarë që kanë pasur apo kanë ndonjë pozicion në Institucionet tona qoftë në Shqiperi apo në Kosovë.Që në takimin e parë mund ti verejsh se çfarë tradite familjare ka ky politikan, apo ajo politikane.Ata në fjalën e parë e tregojnë kulturën e tyre.Mënjeherë i vërenë ata që janë rritur nëper familje me tradita shqiptare nga ata që iu ka munguar kjo edukatë që në fëmijërinë e hershme.Të parët që janë rritur me tradita shqiptare ata janë të buzëqeshur, flasin por edhe dinë të ndëgjojnë me kujdesin më të madh.Asnjëherë nuk paraqitën si shumë të ditur edhe atëherë kur janë shumë të zgjuar dhe të përgaditur në mënyrë profesionale për profesionin që e kryejnë.Kurse të dytët që janë rritur në familjet pa traditë shqiptare të flasin gjithë kohën të shesin mend edhe aty ku si kanë asnjë fije, apo flasin për gjërat që edhe vet nuk i dijnë.

Nuk e respektojnë bashkëbiseduesin dhe nuk i lanë mundësi shprehje dhe fjale ashtu siç është në traditën e odës shqiptare apo në traditën e bashkëbisedimit modern evropian.Te tillët i sheh kudo.Mjafton vetëm ti përcjellësh në kanalet tona televizive debatet e palo analistëve dhe vërtetë të vjen të vjellësh apo të shkaktojnë ndonjë hemoragji në tru nga gjithë ajo zhurmë e pakuptimtë e ndërhyrjes ndaj njëri-tjetrit.Në këto debate nuk e merr vesh qeni të zonë se çka ndodhë.E krejt kjo bëhet nga palo analistët që nuk kanë traditë shqiptare dhe janë rritur rrugëve dhe sakaqevë të ndonjë qyteti të Kosovës apo Shqipërisë pa i dëgjuar asnjëherë rrëfimet e pleqeve plisëbardhë për kombin shqiptarë,për traditën, historinë e mirësjelljen.

Mëgjithatë ata ose ato e kanë krijuar personalitetin e tyre pa i dëgjuar rrëfimet e nënave tona shqiptare për mirësjelljen,dashurinë për familjen, dashurinë për shokun, shoqën dhe mikun.E gjithë kjo i ngjanë atij listi i cili kur e ka kujdesin e të zotit të malit shkon drejt dhe posa të rritet është i përdorshem për çdo gjë, që i hynë në punë shoqërisë dhe njerëzimit në përgjithësi.Ndërsa ata që janë rritur pa edukatë dhe tradita shqiptare i ngjajnë atyre lisave të shtrembur që nuk hyjnë në punë për asgjë vetëm për tu djegur.Kështu që është mirë që politika jonë shqiptare të zgjedh sa më shumë personalitete që janë rritur nëpër familjet tradicionale shqiptare.Ata të cilët se bashku me këtë traditë janë pasuruar edhe me dije nëpër studimet që kanë kryer me mund dhe djerës dhe janë të zotët që të kryejnë punët e tyre në aspektin profesional.Te tillët i kanë hije edhe vendit edhe kuvendit.Politika shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare është duke vuajtur për faktin se pak ose aspak nuk i kemi në krye te institucioneve personalitetet që janë edukuar në traditën shqiptare.

Aspekte shqiptare nga lufta italo-greke

Dilaver Goxhaj, kolonel në pension, Tiranë
___
Lufta italo – greke, 82 vite më para, e cila filloi më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi në prill 1941, nuk ka gjetur ende një pasqyrim të plotë në historiografi. Lufta italo – greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë atij konfliktit që iu vu zjarri Evropës. Sikundër dihet, ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Në të vërtetë, në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti, pasi klasa politike u vu në shërbim të okupatorit Italian. Ajo klasë politike kolaboracioniste e vunë vendin tonë me akte zyrtare në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbannin edhe firmën e kryeministri kuisling, Mustafa Kruja, duke e quajtur një okazion për krijimin e”Shqipërisë së Madhe”. Ky ishte një iluzion, pasi kufijtë nuk mund të ndryshoheshin dhe të caktoheshin në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i priste disfata e sigurtë. Por faktikisht populli shqiptar nuk e mbështeti atë vendim të qeverisë së Mustafa Krujës.
Si rrjedhojë e atij nënshkrimi nga Mustafa Kruja, Shqipëria pas okupacionit Italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht Jugut të Shqipërisë. Duke u reshtuar në anën e agresorit, kolaboracionistët e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresorit në një palë ndërluftuese, pjesmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë.
Në zbatim të atij vendimi të Qeverisë Kuislinga, në verën e vitit 1940, në çdo komunë apo fsht të Shqipërisë, qeveria italiane u mundua të regjistronte milicë vullnetarë për t’i çuar në luftë kundër Greqisë. Në fshatin Vuno të Himarës shkoi vetë ish-konsulli Meloni dhe togeri i S.I.M për Himarën Luigj Moreti, ( i cili, për krimet e kryera këtu, u vra në pritë më 26 gusht 1942, nga një njësit partizan i komanduar nga Zaho Koka). Por këta misionarë fashistë nuk mundën të regjistronin as edhe një milic në Vuno. Për këtë dështim, italianët bënë arrestime e burgime si dhe internuan në Shkodër dhjetra veta. Ndërsa Foto Gjinin, Gogo Zhebon, Niko Llagurin dhe Orest Mitron, pasi i arrestuan dhe i torturuan barbarisht, i pushkatuan gjatë rrugës në fshatin Dhërmi.
Provokacionet greke në kufirin shqiptar/ Lufta e shqiptarëve dhe kujtimet e panjohura (foto) | JavaNews.al
Këtë ngjarje dhe përgjigje që u ktheu populli i Vunoit, ai popull e ka përjetësuar në këngë:
O Vuno, fshat i Bregdetit,
bukuri e vilajetit.
Vuno, fshat i Shqipërisë,
ç’përgjigje dhe Italisë,
Melonit me ca fashistë,
Moretit me munafikë,
kur të kërkuan milicë,
për luftën kundër Greqisë.
Të kërkuan po s’u dhe,
ndaj të vunë në batare.
Popullin ta torturuan,
shtëpitë t’i përvëluan.
Edhe burrat që t’i muarr,
ca në burg, ca internuar.
Seç muar katër të mirë:
Gogo Zhebo e Foto Gjinë,
Nikon dhe Orest trimë.
Ndërsa në Krahinën e Mesaplikut për të mbledhur vullnetarë të tillë, shkoi eksponenti i fashizmit Qazim Koculi me shokë, ku mblodhi kryesinë e kësaj krahine. Mbledhja u bë në Milenjë, fushë në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, që i përket fshatit Gjorm. Qazim Koculi kërkonte t’i bindte krerët e krahinës së Lumit të Vlorës, që të rekrutonin forca vullnetare për milicinë fashiste. I pari e mori fjalën Qazim Koculi. Ky filloi t’u fliste krerëve për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Pasi mbaroi fjalën Qazim Koculi, ishte Ahmet Cani nga fshati Brataj i Vlorës, atdhetar dhe luftëtar i shquar, që u ngrit i pari dhe e kundërshtoi vendosmërisht, duke bërë që mbledhja e Milenjës të dështonte.
Provokacionet greke në kufirin shqiptar/ Lufta e shqiptarëve dhe kujtimet e panjohura (foto) | JavaNews.al
Dhe këtë ndodhi populli i Labërisë e ka përjetësuar në këngë:
Erdhën shokët të kërkojnë:
Hajde o Ahmet të shkojmë,
na kërkon Qazimi Gjormë.
– Ti Qazim pse na ke folë?
Me Greqi ne do luftojmë.
– Qazim Koculi të thonë,
po këtë nuk ta pranojmë.
Iitalianët në Vlorë,
kthehu të haç ndonjë zorrë,
se me Greqi ne s’luftojmë.
Shokët Ahmetit i thonë:
– Ahmet t’u lumtë ajo gojë,
me sheqer do të mëlcojmë,
jeshje nga një fshat me sporë,
që u rri koburja në dorë.
Me Greqi ne nuk luftojmë,
po grekët do t’i ndihmojmë,
Italisë do ja punojmë,
do t’i biem nga të shkojë,
se na ka ardhur pa folë.
Dihet se Qazim Koculi ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Epopesë Luftës së Vlorës të vitit 1920, por me ardhjen në fuqi të Amet Zogut si shumë Fanolistë edhe ai mërgoi në Itali, por kur Italia pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ai së bashku me shumë nacionalistë të tjerë e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia duke u bërë kolaboracionistë. Për kët populli e anatemoi me këngën:
Qazim Koculi me lule,
vet e shporre, vetë e prure !
Gjatë asaj lufte italo – greke shumë banorë të fshatrave greke u detyruan të iknin duke kërkuar strehim në fshatrat e thella malore të Shqipërisë së Jugut. Pothuajse në çdo fshat shqiptar pati të tillë refugjatë, të cilët u përkrahën nga populli shqiptar. Disa familje greke u strehuan edhe në fshatin Kuç të Kurveleshit. Mirëpo, një djalë i këtij fshati u përpoq që ta përdhunonte një vajzë të bukur greke, i cili quhej Jaho Sulo Sofia. Për aktin e tij të turpshëm, gjykohet dhe dënohet me vdekje nga vetë fshati i Kuçit. Ky fshat nuk e përfilli aspak gjykatën e pushtuesve fashistë që ishin në fuqi dhe i dëboi karabinierët italianë të cilët shkuan në Kuç për ta ndaluar gjyqin që po i bëhej fajtorit. Po ashtu pleqësia e fshatit Kuç nuk morri parasysh as lutjet që i bëri familja e vajzës greke që ta falte fajtorin. Pleqësia iu përgjegj: “Ne kemi zakonet tona, kur i preket nderi gjitonit, prandaj do bëjmë siç kanë bërë të parët tanë.”
Dhe ja se si populli e ka përjetësuar edhe këtë ngjarje në këngën e tij:
Nëntëqint dyzetedyja,
për bukë vuante Greqia,
ikte populli nga uria,
u mbush plot Shqipëria,
nga Saranda gjer në Durrës,
plot familje greke udhës.
Të drobitur e të mjerë,
trokitnin derë më derë,
kërkonin më çdo shtëpi
“ligo alevri, ligo psomi”. (pak mill, pak bukë)
Shqiptari, siç kishte hije,
i priti si mik shtëpije,
s’i la të vdisnin urie,
gjithë ata fëmijë xathur,
i morën brenda në vatër;
kush nga tre e kush nga katër.
U dha bukë e u dha gjellë,
s’i la jashtë që të flenë;
s’i la të flinin jashtë,
bukë e kripë i ndanë bashkë.
Po një ditë, një rrufjan,
që s’mund ta quajm shqiptar,
i kuçiot, një palo djalë,
dolli në shteg atje parë,
ku ndahet fshati me fshanë. (në Gjeraqinë, vend ku ndahet Kuçi me Çorrajt).
Sheh një vajzë të bukur greke
dhe iu hodh që ta rrëmbente.
Po vajza kërkoi ndihmë,
dhe fshati Kuçet errinë.
Pleqtë e Kuçit u mblodhë,
këtë turp – thanë – s’e durojmë,
dhe dhjetë trima i zgjodhë,
shkuan Jahon ta rrethojnë.
Po Jahua e kuptoi,
mori armët edhe shkoi.
Aty fshati e rrethoi,
dhe kur e zunë të gjallë,
për dënim plumbin i dhanë,
tre në gjoks e dy në ballë.
“Aferim – Kuçit – i thanë –
se nderove Labërinë,
Labërinë e Shqipërinë.”
Tiranë, 28 tetor 2022

Festa iliro-shqiptare, Darka e Lamës shtrohet në  Kosovë

0

Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 28 Tetor 2022/ Darka e Lamës, festë e lashtë iliro-shqiptare, tradicionale e Kosovës, u shtrua në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani tha se,  “Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta”.

Forhåndsvisning av bilde

Ajo shtoi se, duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.

“Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë”, u shpreh Presidentja Osmani.

Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në Kosovën e lirë – moderne Dita e Falënderimit – Darka e Lamës e rimori peshën që i takonte, madje jo vetëm si akt i trashëgimisë shpirtërore e kulturore. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e shpalli Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.

Darka e Lamës, festë e lashtë iliro-shqiptare, e falënderimit Zotit për frytet e punës dhe të korrat e vitit,  e cila  është bërë traditë në Kosovë, fillimisht organizohej vetëm në kryeqytet-Prishtinë, ndërsa nga viti 2014 edhe në qytete tjera, në Sheshin “Lama e Drithit” në Gjakovë e pastaj në Pejë…

Në vitin 2013 Darka e Lamës u festua në Sheshin me emrin e shtatoren e Presidentit historik Rugova, në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës.

 Në Prishtinë, në 23 Tetor 2003, në mjediset e një hoteli,  kur ishte një nga festimet e Darkës së Lamës, organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Presidenti theksonte se Festa e Ditës së Falënderimit – Darka e Lamës është një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.

Duke folur për traditën e festës së Darkës së Lamës, Presidenti Rugova theksonte se ajo është shumë e vjetër. Madje edhe autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit si festë e vitit tek ilirët, të parët e shqiptarëve që është festuar rreth 23 Tetorit. Autorëve antikë ia ka tërhequr vëmendjen kjo festë e rëndësishme e kulturës shqiptare, shtonte ai.

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti Rugova theksonte se kjo festë nëpër shekuj është ruajtur deri në ditët tona. “Populli ynë ka shumë festa të vitit, që lidhen me solsticin, si shumë popuj të tjerë, që përmbyllen me Darkën e Lamës, që është më e njohura në Kosovë”, theksonte ai, duke shtuar se vitin e kaluar (në vitin 2002) e ka shpallur festë tradicionale shtetërore të Kosovës, e cila do të festohet në çdo familje në Kosovë.

“Në këtë ditë kemi menduar si të parët tanë, t’i bëjmë falenderim Zotit për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe t’i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë më shumë të mira”, shprehej Presidenti Rugova dhe shtonte se “kjo Ditë Falënderimi na obligon dhe na përkujton se duhet t’i shtojmë prodhimet tona të tokës”.

“Po ashtu na obligon që prodhimet e tokës së Kosovës t’i përpunojmë, t’i bëjmë më cilësore për të gjithë qytetarët tanë dhe për eksport për kombet e tjera. Dhe në këtë ditë ne i lutemi Zotit për këtë”, vijonte Rugova.

Njëherit paralajmëronte se që nga viti i ardhshëm për ditën e kësaj feste nuk do të punohet dhe do të jetë ditë që i kushtohet falenderimit.

“Shpresoj se kjo festë do të pasurohet me forma të ndryshme të manifestimit në të ardhmen”, theksonte Presidenti Rugova, duke i ftuar të pranishmit që të kënaqen me tryezën e shtruar e me prodhime kosovare tradicionale.

“Zoti e bekoftë e Kosovën dhe të mirat e saj”, përmbyllte fjalën Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova, duke folur në Ditën e Falenderimit – Darkën e Lamës në 23 Tetor 2003.

Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

0

Prishtinë, 28 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, për të nënshkruar bashkë pastaj edhe një Memorandum të Bashkëpunimit.

Forhåndsvisning av bildeKy Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Forhåndsvisning av bilde

A ka sot Europa e Ballkani lider shpirtëror dhe politik vizionar?

0

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami , historian, Prishtinë

Lideri i ka tri shansa për t` u vërtetuar se kush është dhe sa vlen. Lideri politik mund të zhgënjejë, të japi shpresë, mund të punojë me devotshmëri dhe të jetë edhe filantrop. Lideri intelektual në anën tjetër mund të jetë kapricioz, mund të jetë mendje madh dhe aq i dashur për publikun sa që e konsiderojnë mësues, të çdo shtëpie, sepse librat e tij, shkrimet e tij janë atdhetare dhe pa asnjë urrejtëje respektohet. Në stilin fëminor lideri intelektual shumë herë demonstron gjeste fëminore: “dua këtë  e këtë që tani, dua krejtë”. Por, askush nuk e shtron pyretjën sa ky lloj lideri është i respektuar edhe jashtë rrathëve të kombit tij. Këtu sharra po hasë në gozhdë, prandaj kemi edhe çmime të “NOBELIT”, që kanë bojë politike dhe rreligjioze.   

Lufta për kapital dhe tregje të sigurta sot, e ka xhveshë njeriun e ditur dhe të prirur që të punojë me vizion për ardhmëri. Sot, shumë koka plotë mençuri janë të preokupuar si të mbijetojnë, e jo si ta ruajnë kapitalin, sepse janë të varfur skajshmërisht. Sot, njerëzit e ditur janë në luftë për ekzistencë fizike në disa shtete ku nuk invesstohet në shkencë, kulturë. Ata janë në luftë se si të mbijetojnë në vendet e varfura, siç është Republika e Kosovës, në mënyrë që mos ta humbin edhe atë trohë pasurie që e kanë, si strehë -banimi. Sot, fare pak ose aspak nuk ndihet në retorikat e burrshtetasëve fjala investim në shkencë. Rasti më eklatant ishte Covid19, kur seicili infektolog ofronte “zgjidhje” kolosale. Madje, askush nuk e dinte se si quhet ajo zgjidhje, e smundja infektive ishte montuar në një labaratorium, smundje kjo që ishte një luftë e Tretë Botërore, me mjete tjera. Në këtë luftë të kurdisur  përfituan çka nuk përfituan firmat e ndryshme të farmacisë dhe koncernet e njohura që “shesin” intriga, po jo dituri, sepse nuk kanë asnjë mbulesë. 

Sot më 26 tetor 2022 mësova se Qeveria e Republikës Kosovës ka themeluar Këshillin për shënimin e 110 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Në Këshill nuk figuron fare asnjë institucion shkencor dhe kulturor. Nuk mjafton të nominohet Ministria e Kulturës e mos të jetë edhe Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Po shtrohet pyetja: ku është Akademia, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Instituti Trashëgimisë kultuore, Muzeu Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Arkivi Shtetëror i Republikës Kosovës, Katedra e Historsë. Edhe më kjartë. U shtrohet pyetja të gjitha institucioneve që i theksuam, me çfar librash të reja, me çfar ekspozitash të reja, do të shënohet kjo datë e papërseritëshme. Ky fenomen po dëshmon se në Kosovë askush nuk i beson askujtë, zakonisht punohet sot për nesër. Të gjithë janë në garë të avansohen në liderë, e liderin duhet ta nxjerr nga publiku partia, pra jo institucioni i diturisë. Pra partia sot të banë “pashë dhe vali”, pa peshë graviteti, pa mbulesë diturie. 

                                   Çështja e liderit është në krizë kudo  

Lideri sot po provohet të promovohet nga biznesi e jo nga dituria shkencore. Ky fenomen vjen si një breshër, që nuk le pas asgjë natyrale, por rrënon deri në ekstrem. Lidhur me këtë, të kuptohemi se sot shkolla po mbahet në këmbë nga njerëzit pa vizion e pa mision edukativ, sepse çdo gjë është borë monedhë që felt, nuk mendon por vetëm shiqon të përfitojë nga retorika boshe. Kështu të pasurit po bëhën më të pasur me injorancë, ndërsa të varfurit më të varfur me parrugëalje. Të gjithë flasin për një sistem të ri e askush nuk e din cili është ai sistem.  

Në Evropë sot nuk ka lider të cilit i thuhet se ka dituri dhe vizion, i cili ka një ekip pas që janë personalitete të ditur dhe të shkolluar, në mënyrë që do jetë populli i përgatitur para çdo krize, së pakut që të amortizohet vala e parë e krizës, që është veti e çdo sistemi që ka zënë vend në histori deri me sot. Kjo për faktin, se kapitalizmi është shoqëri e krizave të ndryshme. E më e egra është kriza e familjës, e cila vjen pas krizës ekonomike dhe anasielltas. E vërteta, sot po debatohet për sulme kiberntike, dhe pa të drejtë po mjegullohet lufta e egër për territore, kinse po i “çlirojmë vllazërit e një xhaku dhe feje”, në emër të njëfar socializimi gjakatar. Sot kemi politikanë dhe popuj të papërgjegjëshëm që synojnë vetëm kriza, sepse ideologjia ka shënuar kriza, kurse konflikti i “civilizimeve dhe kulturave” është në metastazë inflatore, është  smundje kjo që shpje në pasherueshmeri kanceroze, sepse është menduar “piata”, por nuk është menduar çka të vihet në të e për të. 

Filozofia e liderit sot nuk ekziston sepse në të kaluarën kishim tepër filozofi insufiente 

Sot në Evropë është izoluar një forcë e cila me dekada ka grumbulluar armatim konvencional dhe atë tani duhet “hargjuar” duke vrarë njerëz të pafajshëm, duke shkatrruar eknonimi necionle, krejtë me qëllim që të sigurohet pushteti i brendshëm deri në pafundësi i një lideri të krisur ose me psikologji të smurë. Pra çdo gjë po zhvillohet dhe luftohet për liderin, që është plagiat i liderit mizantrop mesjetar sepse lideri sot merr prrala edhe nga rreligjioni për të ardhur në fronin e psit. Sot nepër shumë vende të botës, më shumë se kurrë më parë, është krijuar tipi i pushtetarit që: “rjep e qepë” popullin në shkallë sadiste shumë më egersisht se sa totalitaristi më i egër fashist ose komunist. Çdo gjë është sot e mbuluar me fjalën e “ëmbël” demokraci dhe liri të mendimit, fjalës dhe veprimit. Por, mbi këto valë sot nuk është në horizont asnjë personalitet që do të dilte para çdo të keqje që e mundon botën, e të gjitha tragjeditë i kemi mësuar dhe disi nuk duam të largohemi prej tyre, thue se nuk mund të jetojmë pa to. Sot një fenomen duhet të mësohet se jetojmë në një botë MONOPOLARE, ku SHBA është e vetmja superfuqi që mundet të hapë rrugë të reja jo vetëm veti, por edhe mbarë njerëzimit. Të gjitha shtetet tjera dhe “liderët” e tyre, janë fuqi rregjionale. E pse mos të thuhet se sa herë që kanë ardhur DEMOKRATËT në pushtet në SHBA (shekulli XX….) ka pasë luftë. E ato lufta janë zgjidhë kryesisht në dëm të varfurve dhe të uriturve. 

Në anën tjetër na janë bërë emra urrejtës Hitleri, Stalini e disa superpoltron të tyre që kanë sunduar me të njejtat metoda, vetëm që nuk kanë pasë forcën e tyre. Sot, askund, në asnjë shtet nuk kemi HISTORI të pamjegulluar nacionale, pra shumë më tepër se sa në roamntizëm. Ndërsa kritikojmë fashizmin, komunizmin, po edhe kapitalizmin pa asnjë mbulesë sepse nuk e spejgojmë historinë në bazë të rrethananve që është zhvilluar historia, por e spjegojmë sipas ngjyrës ideologjike, e po ata që janë të lagur mu në tru për ideologji, dalin e japin ders se si duhet të çmohet filan personaliteti, e nga porfesioni shihet se nuk i njohin  gjërat elementare të shkencës historisë. Shkurt, na shesin sociologji e pedagogji, të cilat nuk janë shkenca të mirëfillta. Madje ka shkroalgji që historinë duan ta avansojnë në sociologji dhe pedagogji fiktive, të shkollës tyre që nuk i kalon as kufijtë e mëhallës, për ta përthekuar të vërtetën objektive. 

                    Lideri rregjional dhe ideologjik e amortizohën me fabula socrealiste 

Kjo do të thot se lideri duhet të dëshmojë gjërësi, gjatësi dhe lartësi intelektuale, në çdo situatë, sa që nuk duhet lërë përshtypje se ka interesa të ngushta, personale apo grupore. Në lidhje me këtë kriza e moralit dhe diturisë mirëfillët është bërë modë për shumë instutucione në shekullin e informatikës, të cilin e jetojmë sot, pa e vu në peshojë se të gjithë po vrapojnë pas luksit, sepse veturat luksoze dhe pamjet e pispillosura kinse krijojnë kulturë, sepse kështu  zbulohen në qëllim që në pamjen e parë. Por pikërisht kjo pakulturë liderësh kudo nepër botë, po mbjell varre e po korrë injorancë. 

                                                    Lideri nën mbikqyrje 

Sot në Rusi, Bellorusi dhe Srbi, liderët janë në mbikqyrje (përkujdesje) nga mediat e fashizuara dhe jo nga populli. Në ato media flitet e përflitet për ndryshim rrënjësor të SISTEMIT, sepse liberal nuk janë, sepse komunist nuk janë, sepse demokrat nuk janë. Pra askush nuk e dinë se cilit sistem i takojnë. Kjo do të thot se: ujku (egersira)  don mjegull. Mbi këto rrethana , shikimi i TV-ve ka rënë në 32%, sepse 68% e popullit duhet mendoi për varfëri dhe çmenduri ku janë përfshirë pushtetarët e tyre. Pra të varfurit ua kanë hallin faraonëve të tyre. Në lidhje me këtë, duhet mbështetemi në një thënje rregjionale shqiptare: “Nëse duam me dijtë ku jemi, duhet me i ra të premtën kah gjamia”. Aty e ke mjerimin. Aty sot shumica e ish udbashëve janë në safat e parë. Prandaj, kush në këto vende beson nga populli i rendomt se do t` i shkollojë fëmijët , se do të punojnë e jetojnë nderëshëm, nga puna  e tyre, ndërsa në prani të çdo kujtë trumbetojnë lëshuarjën e vendit. E Evropa është mbushur me me masë pa “gjini dhe pa mision”, me njerëz me ngjyrë që mësojnë mentalitet liberal të jetës, që pshurrin në piatën që kanë hangër para dy minutave në të. 

                                     Fqiu i ynë verior synon okupime të reja 

 Kuvendi i Srbisë ka përpiluar program fashist me titull: “REINTEGRIMI I KOSOVËS SRBI”. E ky program mbrohet nga Rusia, investohet nga Kina, paguhet nga BE dhe tolerohet nga SHBA. E për t` u mbuluar qëllimi i këtij Programi nazifashist, qarqet kanë lansuar fjalë për “ndryshimin e tabeleave të veturave me shenja të shkuara në varre ”. E ne për ta spejguar se ku është poenta, po i referohemi historisë. 

Liderët (bajraktarët) egocentrik të shitjës së armëve po i fërkojnë duartë.Kurse politikanët kalkulantë  nepër Serbi e kanë gojën plotë Kosova, duke u maskuar me fonemën “Ballkani i hapur”. Ja ku jemi. Në Srbi sot kanë mbetë si shembull ish partitë: Pratia Radikale e Nikollla Pashiqit. Këtë e imiton V. Shesheli. Partia  Liberale e Jovan Ristiqit. Këtë e imiton Boris Tadiqi. Partia e “Naprednjakëve” e Millutin Garashaninit ( e shkroi programin më 1886-Zgjërimi i Srbisë në Kosovë dhe Maqedoni- Ngjajsh[m sikurse “REINTEGRIMI i Kosovës në Serbi  më 2022”), që e imiton “krali ideal” sot A. Vuçiq. Asnjeri nuk ka pavarësi  sot në Serbi, por janë me kokë e këmbë me Putinin dhe çdo fundrinë politike që i flenë mungesa e intelegjencës dhe si ujku atë e zavendson me instikte dhe dinakëri çdo veprim. Këta dhe ata, një fakt duhet ta dijnë se Jugosllabvia me luftë qytetare është themeluar, me luftë shumë të egër qytetare është shkatrruar. Lidhur me këtë shqiptarët duhet ta mësojnë një aksiomë matematikore: se gjatë gjithë shekullit XX-të Beogradi ka proogramjuar shfarosjën e këtij populli të lashtë, duke e vrarë, duke shpërngulë në Anadolli. Madje, me që nuk kishte popull, është synuar TRANSFERIMI I GJERMANËVE DHE HUNGAREZËVE NGA VOJVODINAKOSOVË DHE MAQEDONI” nga krali. Këtë metodë, e përdori Tito-Rankoviq-Kolishevski në Maqedoni, duke shpërngulë shqiptarë në Anadoll, duke sjellë sllavë nga Greqia në tokakt shqiptare, po edhe të gjithë shqiptarët ORTODOKS duke i regjistruar maqedonë. Ata sot janë pa lider, dhe në shiqim të parë, çdo gjë është vonë në vetdijsimin e tyre kombëtar. 

Pikërihstë këtë synim e ka sot A. Vuçiqi, i cili në stilin e Rusisë Putinit në Krime dhe Ukrainë, ka për qëllim REINTEGRIMIN, për ta krijuar Srbinë e Naçertanisë, pra me “zgjërim kah jugu, sepse në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë hundët iu kanë të bëra shkrum, e mbi të gjitha “dronët” e BE-s i rrijnë mbi dhomat e xhumit, sepse aeroportet dhe qendrat lansuese janë shkatrruar njëherë, duke u bombarduar për shkak të gjenocidit mbi shqiptar më 1999. E nëse shkatrrimi i tyre ka zgjatë njëherë 78 ditë, tash nëse provojnë prapë shkatrrimi nuk do të zgjatë as 12 orë sa i zagjati oficerit Hitlerit më 6 prill 1941, kur thot: “Jam ushtar porfesional. Lufta në Jugosllavi nuk meriton të shqyrtohet sepse ajo nuk ishte luftë. Thjesht kam udhtuar nga Maribori e deri në Xhevxheli  me motor, dhe askush nuk më ka penguar rrugës. Përkundrazi çdo kund me kanë përshënet. Si duket më së shumti  NUK ka mësuar Srbia nga Lufta e Parë botërore, sepse i ka humbë mbi  1 200 000 banorë. E nëse provon sërish për hatër të “liderit”, besoi se do të humbë dyfish më tepër!”. Unë, tragjedinë e askujtë nuk  e përlqej. E në Koosvë lexues të nderuar vetëm shiqoni se si rreshtohën disa parti për “tagrat”, pa e ditur se çka ka mësuuar zotëria-Lideri!  

Prishtinë, 27 tetor 2022 

Në Preshevë u promvua libri Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci, Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare 

0

Preshevë, 23.10.2022 

U promovua libri i Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci: ZEJTARIA DHE TREGTIA NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË VISET SHQIPTARE 

Botues: SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË 

Përmbledhësi i Konferencës Shkencore tetor 2021. 

Në Konferencën Shkencore të Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore të Preshevës, me temën bosht: ZEJTARIA DHE TREGTIA NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË VISET SHQIPTARE, mbajtur në Preshevë, studiuesit dhe audienca e interesuar paten mundësi të dëgjonin, të diskutonin dhe të shkëmbenin dije dhe interesime për çështje të ndryshme lidhur me zejtarinë dhe tregëtinë e Luginës së Preshevës dhe më gjërë, ndërsa sot i gëzohemi Përmbledhësit mjaft voluminoz që kemi në dorë, të po asaj Konference të vitit 2021.   

Ky Përmbledhës reflekton një bashkëpunim të gjerë të studiuesëve ndërmjet Luginës së Preshevës dhe hapësirës së gjerë kudo që jetojnë shqiptarët. Zaten, konferencat përgjithësisht organizohen në kuptimin e mobilitetit fizik, përkatësisht të bashkëpunimit akademik, institucional dhe individual në çdo gjeografishtrirje, dhe këtë realitet ja se ku e patëm në Konferenzën shkencore për Zejtarinë dhe Tregtionë dhe e kemi në këtë libër përmbledhës të Konferencëspërkatëse që që po e promovojmë sot. 

Përmbledhësi mban në vete 23 punime, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me tematikën e zejtarisë, por që pasqyrojnë gjendjen e kësaj zejeje në vendbanime të ndryshme të hapësirës shqiptare. Autorët e punimeve të Përmbledhësit, duke sjell fakte të hulumtuara në terren, ose të nxjerra nga literatura për zejtarinë dhe zejtarët, mundësojnë të përfitohet një tablo informuese, që tregon për praninë dhe zhvillimin e zejeve të ndryshme në Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë, në këtë rast që nga shekulli XVI e këtej. Por nuk harrohet të shënohet se disa zeje shfaqen me forma të ndryshme që nga antikiteti e kultura ilire, vazhdojnë në mesjetën e hershme e mesjetën e vonë dhe kulminacionin e arrijnë në shekujt XVII-XVIII dhe në shekullin XIX. Çuditërisht disa zeje mbeten gjallë edhe në ditët e sotme, pra, edhe pse ato transformohen, humbin fare, me modesti funksionojnë edhe në shekullin XXI.  

Po të shikohen radhazi punimet e përfshira në këtë Përmbledhës të Konferencës 2021, mësojmë për tematika si: mjeshtëritë dhe zejet në fjalët e urta; zejtaria në Tetovë e në Pollog; panairet tregtare në trevat lindore shqiptare, efektet sociokulturore të zejtarisë, ose për zejtarinë e mjeshtërinë fshatare të krahinës së Bytyqit, e të qytetit të Kumanovës. Nuk mbetet pa u spikatur edhe problematika e simbolikës së motiveve të zbatuara në zejtari e në artizanate, retrospektiva zhvillimore e zejtarisë së Gjilanit, krahasimi për disa zeje të Prishtinës dikur dhe sot. Pas këtyre temave vjen zejtaria e Mitrovicës në shekullin XX, simbolet e kultit në gdhendjet në gur në Drenicë, moçmëria e Vushtrrisë nëpërmjet hyjnive dhe kulteve, Çarshia e Pejës dhe zejtaria, specifika e zhvillimit të zejeve në trevën e Hashanisë, artizanet e fustaneve të nusërisë, punimet e dorës në veshje e artizanate të Medvegjës, përpunimi i drurit në Gollak, zejtaria dhe tregtia në Komunën e Bujanocit  dhe veçmas në Komunën e Medvegjës, zhvillimi agrar dhe zejtaria e Preshevës , artizanatete dhe perspektivat e tyre në Tërnoc, zejtaria dhe tregtia pikërisht në Preshevë, veprimtaria në vazhdim e SHTKK, për të përfunduar me fjalën përmbyllëse për punimet  e Konferencës së vitit 2021. 

Konferencë shkencore me organizim të shkëlqyeshëm e me traditë - Bota Sot

Si tërësi ky Përmbledhës pasqyron një bashkëpunim të gjerë, me rëndësi të veçantë për zhvillimin shoqëror, për zhvillimin akademik  shkencor dhe kulturor të individit dhe të shoqërisë, të zhvillimit ndërmjet një komune dhe të një hapësire të gjerë gjeografike, të shtrirjes së tematikës së zejtarisë në raporte brendakombëtare dhe hera-herës në ato ndërkombëtare. Konferenca dhe ky Përmbledhës reflekton  një realitet që shpërfaqë, mbi të gjithat bashkimin e dijes, të punës dhe të vullnetit për të ardhmen kulturore e shkencore të Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë për kulturën shqiptare. Megjithatë ka vend edhe për ndonjë sugjerim pune saktësuese, e që kryesorja do të ishte përdallimi i zejtarisë dhe i zejeve (zanateve) si profesion, si shkollim e mësim përkatës, dhe në anën tjetër të artizanateve si mjeshtri e lirë. Të gjitha këto përfaqësojnë trashëgimi kulturore, e cila në jetën humane i mban bashkë dhe unik individët dhe shoqërinë. Trashëgimia kulturore bindshëm e fuqishëm i jep identitet: individit, komunitetit, popullit dhe vendit  përkatës, andaj kur shkruajmë për trashëgimi kulturore të cilës do fushë duhet pasur kujdesin e realitetit shkencor. 

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Në vend të përfundimit me këtë rast dëshiroj të falënderoj kryetarin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Preshevës z.Xhemaledin Salihu, tok me stafin e paktë që ka rreth vete e që e ndihmojnë për organizimin me sukses të konferencave shkencore në Preshevë. Por, duhet theksuar se pa angazhimin dhe punën vetëmohuese e të parreshtur të z. Xhemaledin Salihu, zor se do të ishim këtu bashkë sot, e as që do ta shijonim bukurinë kulturore domethënëse të shumë Konferencave të mbajtura rregullisht e për çdo vit që nga tetori i 2010-tës e deri në ditët tona. 

Ju faleminderit! 

Përtej mjegullës së luftërave të ndërthurura

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Tani jemi në vorbullen e ‘luftërave’ nga të cilat në mënyrë paradoksale, Ukraina është ndoshta me një rëndësi më të vogël strategjike megjithëse ajo ruan përmbajtje simbolike të rëndësishme. Një ‘flamur’, -një kushtrim rreth të cilit thuret narrativa dhe krijohet mbështetja pothuajse ndërkombtare.
Mos të harrojnë se ka edhe “luftëra të ndërlidhura“ në zhvillim e sipër ,të cilat duhet të definohen qartë për t’u kuptuar mirë.
Javëve të fundit jemi deshmitarë të disa ndryshime epokale:
1)Samiti i Samarkandit;
2)vendimi i OPEC+ për të reduktuar prodhimin e naftës së vendeve anëtare me ne dy milionë fuçi në ditë që nga muaji i ardhshëm;
3) dhe deklaratën e qartë të Presidentit Erdogan se “Rusia dhe Turqia janë bashkë-duke punuar së bashku”.
Aleatët themelorë të SHBA-së, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Afrika e Jugut, Egjipti dhe grupime të tilla si OPEC+ po ndërmarrin një hap të madh drejt autonomisë dhe drejt bashkimit të kombeve joperëndimore në një bllok koherent – ​​duke vepruar për interesat e veta dhe duke bërë politikë “sipas mënyrës dhe interesit të vet”.
Kjo qasje përket me botën shumëpolare që Rusia dhe Kina kanë përgatitur gjatë disa viteve – një proces që nënkupton ‘luftën’ e shkëputjes gjeo-strategjike nga ‘rendi’ global përëndimor.
Luftohet, nga njëra anë, duke i paraqitur Rusinë dhe Kinën si shumë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës për të qenë partnerë. Dhe në anën tjetër duke potencuar se Rusia është e dobët, jofunksionale dhe e çrregullt (e gatshme për të përdorur armët nukleare taktike), se rruga “me ne” ose “kundër nesh” i detyron shtetet të anojnë me Perëndimin. Në këtë rast, Ukraina portretohet si një ‘Camelot’ i ndritshëm rreth të cilit mblidhet bota për të luftuar ‘errësirën’.
Kjo na çon drejtpërdrejt në ‘luftën’ financiare globale afatgjatë, luftë kjo në dy nivele:
1)Në një nivel, SHBA po luan një “lojë globale”. Ajo po rrit normat e interesit për shumë arsye. Këtu, megjithatë, është për të mbrojtur ‘privilegjin e dollarit’ për të qenë në gjendje të shkëmbejë paratë që printon pa kurrfarë mbulese me mallin dhe resurset reale anë e kënd botës. Ky privilegj i “monedhës rezervë” ka qenë mbështetja dhe mirëmbajtja e standardit të lartë të jetesës së SHBA-së (shumë më i lartë se sa do të ishte ndryshe). Ky është një përfitim i madh, dhe SHBAja do ta mbrojë këtë përfitim më çdo kusht.Për ta bërë këtë,duhet që sa më shumë shtete të jenë në “krahun”e dollarit dhe të tregtojnë,kembejnë në dollarë, dhe për të deponuar kursimet e tyre me Thesarin e SHBA i cili tani po bën gjithçka që është e mundur për të shembur pjesën e tregut të euros dhe në këtë mënyrë për të disballancuar bursen e euros në favor të dollarit. SHBA-të do të kërcënojnë Arabinë, shtetet e Gjirit dhe Turqinë për të parandaluar largimin e tyre nga sfera e kembimi me dollarë .Kjo ‘lufte’ kundër Rusisë dhe Kinës bëhët edhe për të shtuar presionet,sanksionet, ngrirjen e aseteve, aplikimet e tarifave madje deri të ndryshimi i regjimeve të pabindura.
Nëse Thesari i SHBA së nuk e mbron ‘privilegjin e sferen e dollarit’ ata rrezikojnë që në një të ardhme jo të largët të gjithë të braktisin zonën e dollarit. Blloku i Euroazisë po orvatet për të dalë nga sfera e dollarit për të krijuar fleksibilitet dhe pavarësi ekonomike me kembim jashtë zonës së dollarit.
2)Dimensioni i dytë i luftës financiare të SHBA-së është lufta e gjatë e bërë nga SHBA të për të mbajtur kontrollin, monopolin mbi tregjet e energjisë.SHBA të përdorin primatin e tyre për të vendosur çmimin për karburantet. BRICS -Asociani Ekonomik i Brazilit,Rusisë,Indisë ,Kinës , Afrikëd Jugore (me sauditët e prirur për t’u bashkuar) synojnë të zhvillojnë një “shportë” valutash dhe mallrash që synojnë të shërbejnë si një mekanizëm tregtar alternativ ndaj dollarit për tregtinë dhe kembimin ndërkombëtar.
Çështja këtu është se grupi euroaziatik jo vetëm që planifikon të tregtojë në monedhat kombëtare, dhe jo me dollarin, por ai dëshiron ta lidhë këtë monedhë tregtare me mallra (naftë, gaz, ushqim, lëndë të parë) që kanë vlerë të qenësishme – që janë vlera në vete, monedhat më vlere koresponduese me vlerat reale të mallrave . Më shumë se kaq, grupi kërkon të marrë kontrollin e tregjeve të energjisë larg SHBA-së dhe t’i zhvendosë ato tregje në Euroazi.
Dhe këtu qëndron një problem themelor për SHBA në.Sektori i mallrave – me vlerën e tij të natyrshme të prekshme – bëhet, në vetvete, një “monedhë” shumë e kërkuar, tani që në vazhdën e inflacionit në rritje, e tejkalon zhvlerësimin e parave. Siç thekson Karin Kneissl, një ish-ministre e Jashtme austriake, “vetëm në vitin 2022, Thesari amerikan ka shtypur më shumë para letre sesa përgjatë terë historisë së tij që nga formimi i Thesarit. Energjia, nga ana tjetër, nuk mund të printohet apo te manipulohet.
Ky përshkallëzim i ‘luftës energjetike’ manifestohet me ndërprerjen ose shkatërrimin e transporteve,të produkteve të prodhuesve euroaziatikë të energjisë. BE-ja sapo ka shijuar këtë ‘luftë’ të veçantë me shkatërrimin e tubacioneve Nordstream.

Pothuajse çdo familje në Kosovë kishte udbashin e saj …!

0
Autor : Lirim Gashi
E VËRTETA SHOKON, POR EDHE SHËRON
Pothuajse çdo familje në Kosovë kishte udbashin e saj.
Mirëpo, kishte udbash që u bënë të tillë sepse nuk e duruar dajakun dhe kishte udbash që u bënë të tillë për shkak të interesave personale, gjeneve tradhtare dhe Sindromës së Stokholmit.
Të parët ikën nga Kosova dhe kthetrat e UDB-së sapo panë rastin e parë, sepse jo vetëm që nuk e duruan dajakun, por as vetën e tyre, nga turpi dhe ndërgjegjja e keqe.
Ndërsa të dytët ose qëndruan në Kosovë dhe i shijuan të gjitha privilegjet me çmimin e marrjes në qafë të bashkombasve të tyre, ose u dërguan nga UDB-a në perëndim për t’i spiunuar ose për t’i vrarë të parët.
Epo, është mëkat t’i fusim në të njëjtin thes edhe të parët edhe të dytët.
Sepse jo të gjithë njerëzit janë njësoj të ditur, të guximshëm dhe të qëndrueshëm si Adem Jashari, Adem Demaçi, Ukshin Hoti dhe Albin Kurti.
Dhe meqenëse natyra deshi kështu, ne nuk mund të jemi më të mençur dhe më të fortë se natyra dhe të kërkojmë prej të gjithë njerëzve tanë, që të jenë njësoj të përsosur.
Ne nuk guxojmë ta kemi iluzionin se nuk do të jetë kështu edhe në të ardhmen, nëse lejojmë të na përsëritet e kaluara e hidhur.
Sepse njerëzit kanë qenë të ndryshëm që nga kohërat e lashta dhe të tillë do të mbeten deri në fund të botës.
Ajo që mund të bëjmë është të mos e lejojmë kurrë veten të tundohemi, për t’u bërë nga frika ata që nuk jemi dhe që nuk do të donim kurrë të ishim.
Ndërsa ata që janë të tillë për shkak të gjeneve të tyre tradhtare dhe egoizmit lakmitar, duhet t’i mbajmë sa më larg nga funksionet e përgjegjshme politike, publike, juridike, ushtarake, policore dhe të sigurisë, që të mos na kthejnë armiqtë pushtues pa të cilët nuk mund të jetojnë.
Kjo është gjithçka që mund të bëjmë dhe asgjë më shumë.
Por kaq mjafton për ta rikthyer krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin tonë të lashtë.
Ndërsa ishim në robëri, kishim të drejtë të gënjejmë dhe të ngushëllojmë veten dhe njëri-tjetrin se ishim kombi më i zgjuar, më i guximshëm, më njerëzorë, më i nderuar, më fisnik, më mendjegjerë dhe më patriotë në botë, në dhomat e tymosura të burrave që i quanim oda, ku ndër dëgjuesit që i shijonin me shumë oreks këngët e vjetra patriotike ishin gjithmonë disa udbash të thekur, të cilët të nesërmen, pa e hequr plisin e bardhë, vraponin në këmbë në komisariatin më të afërt policor, për të raportuar atë që kishin dëgjuar dhe parë.
Fatmirësisht, sot ne kemi shtetin tonë të pavarur dhe nuk kemi pse të ruhemi nga askush.
Përkundrazi, ne mund të themi gjithçka që mendojmë dhe ndjejmë pa na u dridhur qerpiku.
Prandaj nuk mund t’i kuptoj prindërit e të rinjve dhe të rejave tona që nuk u tregojnë fëmijëve të tyre se si kanë jetuar atëherë dhe si jetojnë tani, që të mos mendojnë se liria që gëzojnë sot erdhi nga Bashkësia Islame e Kosovës, xhamitë vehabiste dhe selefiste të së cilës i vizitojnë cdo ditë, sepse janë të larë aq shumë në tru me sapun nga hoxhallarët e tyre, saqë besojnë nga thellësia e zemrës se Gjergj Kastrioti ishte tradhetari ynë kryesor, ndërsa Sulltan Murati heroi ynë kryesor.
Naim Tërnava vazhdon të jetë jolojal ndaj kombit e shtetit… I pari i BIK-ut, Tërnava, në Mazgit të Obiliqit, tek e ashtuquajtura tyre e Sulltan Muratit
***
Të dashur prindër:
Tregojuni fëmijëve tuaj historinë e vërtetë, nëse nuk e bëjnë këtë tashmë të gjithë mësimdhënësit e tyre të të gjitha niveleve, sepse më të dashurit tuaj mund të jenë nesër ose pasnesër armiqtë tuaj më të mëdhenj dhe armiqtë më të mëdhenj të popullit, shtetit, origjinës, identitetit, historisë, të tashmës dhe të ardhmes së tyre.
Thuajuni fëmijëve tuaj se ne jemi ende shqiptarë falë heroit tonë më të madh në histori, Gergj Kastriotit.
Thuajuni engjëjve tuaj të shenjtë se ne jemi shtet i pavarur falë heroit më të madh të historisë së re botërore, Adem Jasharit, falë UÇK-së së tij të shenjtë dhe falë vëllezërve tanë të krishterë nga të gjitha vendet perëndimore, të cilët janë njësoj si ne nën kulmin e shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të trupave të tyre të NATO-s, që na shpëtuan, çliruan, pavarësuan, nderuan, kthyen dinjitetin dhe mbrojtën lirinë tonë për njëzet vjet rresht.

Të mos i humbim edhe 23 vite të tjera!

0

Florim Zeqa 

Kombi është një dhe i patjetërsueshëm, u përket të gjithëve, ndërsa besimet fetare dhe partitë politike janë zgjidhje të lira individuale. Secili le ta mbajë dhe prejudikojë fenë dhe partinë si çështje të brendshme shpirtërore dhe personale, duke e respektuar besimin e tjetrit.

Frikë dhe pasiguri për të ardhmen

Në një shoqëri ku dominojnë dukuritë e shumta negative, ku politikën e dominojnë banditët dhe gorillat e natës, rrugët e ecjes përpara bëhen gjithnjë e më të vështira, për shkak të frikës dhe pasigurisë për të ardhmen.

Në një vend ku dominon gënjeshtra dhe mashtrimi, thënja e vërtetës konsiderohet akt revolucionar, mediat futen nën grilat e pushtetit. Mungesa e përspektivës zhvillimore dhe mungesa e guximit për thënjen e të vërtetës nga intelektualët, ka bërë që shumica e popullatës ta ndajnë mendjen për ikur nga vendi i tyre.

Për politikanët sadist dhe gjakftohtë, ikja e qytetarëve nga vendi nuk paraqet asnjë lloj shqetësimi. Sikur të ishte ndryshe do të organizonin fushata vetëdijësuese dhe do të krijonin kushte të volitshme për qytetarët për kthimin e besimit për jetë në atdheun e tyre.

Mjegulla dhe errësira e krijuar në Kosovën nuk është e këtyre ditëve, ajo ekziston prej dekadash. Kjo mund të hiqet kur shumica e qytetarëve mendojnë pozitivisht dhe levizin fuqishem përpara në bërjen e ndryshime pozitive.

Për një Kosovë ndryshe nga kjo e tanishmja

Një Kosovë ndryshe do të arrihet me njërëz të rinjë dhe të guximshëm në politikë. Një Kosovë në të cilën thuhet e vërteta pa frikë, një Kosovë ndryshe ku vie në shprehje barazia e qytetarëve para ligjit dhe jo vetëm.

Kjo arrihet përmes një shoqërie civile aktive në çdo pore të jetës, jo vetëm në politikë, për të hedhur hapa të mëdhenjë dhe të guximshëm përpara, për ta lënë pas të kaluarën dhe këtë klasë të konsumuar politike, për të filluar një epokë të re të politik-bërjes dhe qeverisjes së vendit në veçanti.

Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb sesa kur gënjeshtra dhe mashtrimi bëhen standard i jetës. Kosova e pasluftës është bërë hapësirë e lirë e zhvillimit të të gjitha veprimtarive të paligjshme, është bërë poligon i bandave kriminale, i hajnisë dhe korrupsionit, i trafikimit të narkotikëve dhe qenjeve njerëzore!

Me këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë rrezikojmë t’i humbim edhe 23 vite të tjera, pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenje qytetare dhe pa barazi ligjore. Janë këto 23 vjet të humbura për Kosovën.

E vetmja gjë pozitive në Kosovën e pasluftës është, që shqiptarët e robëruar nuk janë më nën thundrën e çizmës së pushtuesve serb, por jo edhe të liruar plotësisht nga vargonjët serbosllav. Nëse nuk vetëdijesohemi, rrezikojmë t’i humbim edhe 23 vite të tjera!

Boshtin kurrizorë të çështjes kombëtare është duke e thyer ndarja fetare mes shqiptarëve.

Klerikët fetar le ta bëjnë punen e tyre. Sikurse që intelektualet nuk guxojnë të ndërlidhin çështjen kombëtare me atë fetare dhe anasjelltas, as kleriket fetar nuk guxojnë ta përziejnë fenë me kombin shqiptarë.

Vepra “Kosova” në anglisht e Buxhovit, dhuratë për të rinjtë e komunitetit të Kishës Katolike në Detroid

Botuesi “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit, po vazhdon fushatën e shpërndarjes së veprës “Kosova” në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi nëpër universitetet, bibliotekat dhe komunitetet kishtare amerikane. Kështu, këto ditë, në kuadër të këtij misioni, botuesi Ramiz Tafilaj, i dhuroi 432 komplete të kësaj vepre kishës “St Paul Albanian Catholic Church” në Detroit. Librat e dedikuara për të rinjtë e komunitetit të kishës iu dërguan at Nik Gjonaj. Ndërsa, 216 komplete të veprës iu dhuruan “Our Lady of Albanians Catholic Church”, që drejtohet nga Dom Ndue Gjergji.
Botuesi Ramiz Tafilaj, nismën për këtë fodonacion e ndërmori në bashkëpunim me qytetin e Pukës, ku kohë më parë u nderua me urdhërin “Kalorësi i Skënderbeut”.