Kreu Blog Faqe 1199

Legjenda e Shatit (Nënshatit)

Legjenda
___
Çfarë kishte mbetur në memorjet e kujtimeve popullore në fund vitet 1800 dhe fillim vitet 1900, pas një pushtimi 400 vjeçar? Sigurisht në zemrat e gojën e popullit ishin këto legjenda, që tregoheshin pranë vatrave të zjarrit me dashurinë më të madhe, për bijtë, nipërit e tyre!
“Ishin njëherë e një kohë tre mbretëresha. Babai i tyre ishte i vjetër dhe i kishte ardhur koha të shkonte tek të parët e tij , por s’kishte asnjë mashkull në shpi. Çfarë të bënte? Kujt t’ja linte gjithë atë pasuri? Si të linte një emër të lavdishëm e që të mos përmendej se i ishte zhdukur fisi mbretëror? . Tre motrat ishin aqtë mira dhe të mençura e donin të linin jë monument që të ishte dëshmitar në botë për ato dhe prejardhjen e tyre, të ndjenjës së tyre fetare, dhe vendosën të ndërtonin tre kisha për ” sevap” për dashninë e Zotit dhe që të tregohej nga populli, Kisha e Shurdhahit, Rashit, dhe e Shatit ( Nënshatit). Duhej të ndërtoheshin të gjitha njëlloj, këmbanoret në të njëjtën lartësi , në mënyrë që motrat ti shihnin njëlloj dhe të flisnin në mes tyre kur të donin. Muratorët shiheshin nga larg, me dylbi në mënyrë që asnjëra të ishte më e madhe se tjetra. Kur mbaruan së ndërtuari tre kampanoret të mrekullueshme , motrat shikuan njëra tjetrën në paqe perëndimin.
Kjo legjendë sipas vendeve ku tregohet dhe personave që e tregojnë i shtojnë kishën e Shasit , disa të tjerë kishën e Gushtës, atëherë ishin katër motra, numri tre ësgtë numër i shenjtë zanash, e katërta nuk ka të bëjë fare , flitet vetëm për xhelozinë e kambanoreve.
Lavdia e Shatit ishte e barabartë në fuqi . Në fakt turku sa herë ka tentuar, nuk ja ka dalë t’a pushtojë e t’a zotërojë . Natyrisht rezistenca e paepur e ndërtesës ishte falë edhe vlerave të banorëve. Por atë që nuk e bëri forca , ja doli t’a bënte tradhëtia. Sipas traditës vendase , kishat e Shurdhahut e Nënshatit ishin e njëjta ( të ndërtuara njëlloj) gjë dhe nuk mund të saktësohet se ku qëndruan më shumë ipezhgvitë, ( nuk ka as kujtime të qarta nëse ishin , murgjër e fretën apo prifta laikë, por thuhet vetëm se kanë qenë rezidencë
(vend banim) e Ipezhgvinjëve”.
E përgatiti: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë

Presidentja Osmani priti në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. 
 
Në takim me deputetin ukrainas, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova që prej fillimit të agresionit rus është në krah të Ukrainës dhe se e ka mbështetur atë në mënyra të ndryshme, si dhe i ka bashkërenduar veprimet politike me aleatët tanë evropian dhe amerikan. 

Forhåndsvisning av bilde 
Presidentja ka potencuar se Kosova  prej fillimit të agresionit të Rusisë është në anën e BE-së, ShBA-së dhe vendeve demokratike dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. 
 
Sipas Presidentes Osmani Populli i Ukrainës po kalon një periudhë jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështirë duke e përballur me agresion ushtarak dhe krime kundër njerëzim dhe populli i Kosovës e ka përjetuar një luftë të ngjashme. 
 
Presidentja Osmani ka theksuar se populli i Kosovës ka hapur zemrën dhe derën për të strehuarit nga Ukraina. Sipas saj, deri më tash në Kosovë kanë gjetur strehim një grup i gazetarëve të Ukrainës, teksa MAT Kosova po zhvillon trajnimin e grave ukrainase në fushën e deminimit. 

Forhåndsvisning av bilde 
Deputeti Goncharenko e njoftoj Presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve. Deputeti Goncharenko shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se do të angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Portali i Baton Haxhiut „Albanian Post“ qenka marrë përsëri me mua, ai shqetësohet nga përparimi që Kosova ka bërë në sundimin e ligjit

0
Donika Gërvalla – Schwarz , Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
___
Nga kuzhina e fabrikimit të lajmeve të rreme
Sot më ra në sy që portali i Baton Haxhiut „Albanian Post“ qenka marrë përsëri me mua në një artikull të gjatë. Në stilin e kuzhinës ruse të fabrikimit të lajmeve të rreme, artikulli i titulluar „Ministrja në botën e çudirave“ jo që përmban ndonjë gënjeshtër aty-këtu, por është i pavërtetë nga fillimi e deri në fund.
Nga më shumë se 12 mijë shkronjat e këtij teksti, i vërtetë është vetëm fakti që gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni në verën e vitit të kaluar, pra në vitin 2021, delegacioni i Republikës së Kosovës është pritur nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me të cilin kemi zhvilluar një bisedë shumë të frytshme mes fqinjësh, të cilët ndajnë halle të ngjashme dhe kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete. Takime kemi zhvilluar gjatë asaj vizite edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Kryetarin e Kuvendit, Zëvendëskryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe përfaqësues të tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
E tërë pjesa tjetër e tekstit është thjesht e trilluar. Edhe tre burrat e veshur me kostume afër një veture të zezë, edhe vajtjet e mia të vazhdueshme në bufenë tashmë të mbyllur të MPJD-së (në fakt një herë kam shkuar për t’i udhëzuar të mos shesin më në ambientet e MPJD-së lëngje të sjella nga Serbia), edhe të bërtiturat në telefon që i paskan shurdhuar veshin homologes sime shumë të respektuar Olta Xhaçka, edhe kërkesa e amerikanëve që të mos marr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, edhe të gjitha pohimet e tjera. Gënjeshtra të kulluara!
Është e vërtetë, që qëndrimet e drejta të Republikës së Kosovës dhe interesat e qytetarëve të saj, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i mbroj kudo që shkoj me vendosmëri, argumente dhe me gjuhë të qartë dhe të peshuar mirë. Për këtë jam betuar më 22 mars 2021 para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të bërtiturat, korrupsioni, keqpërdorimet janë pjesë e repertorit të një kategorie krejt tjetër politikanësh, të cilët për fat të mirë në Kosovë i takojnë së kaluarës. Aq më tepër që përpjekja për të më paraqitur si grua histerike, e cila nuk e ka veten nën kontroll dhe bërtet kur t’i teket dhe kujt t’i teket nuk pi ujë, sepse Kosova është e vogël dhe pak a shumë të gjithë e njohim njëri-tjetrin.
Tashmë është bërë e zakonshme që atëherë kur Qeveria e Republikës së Kosovës ndodhet para ballafaqimeve direkte dhe të vështira me Serbinë e Vuçiçit dhe Daçiçit, fillojnë „krejt rastësisht“ edhe sulmet dhe fushatat denigruese ndaj përfaqësuesve të institucioneve të Republikës.
Askujt në Kosovë nuk kam nevojë t’i shpjegoj se kush është Baton Haxhiu, cilat janë motivet e tij dhe nga vjen i gjithë ky mllef, i cili nuk ndalet as para gënjeshtrave të kulluara. Qytetarët e Republikës së Kosovës, të lodhur me këto lloj fushatash, dijnë ta ndajnë fort mirë gazetarinë nga propaganda dhe fushatat denigruese nën petkun e gazetarisë.
Problemi është që artikujt e tillë po i shërbejnë mediave të regjimit në Serbi, të cilat nuk hezituan ta citojnë pa vonesë artikullin e portalit të Baton Haxhiut, për të fuqizuar fushatën kundër Republikës së Kosovës, pozicionit të saj në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të saj legjitim.
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë dëshmitarë të sulmeve dhe fushatave të njëpasnjëshme ndaj meje dhe kolegëve të mi, të bazuara në gënjeshtra të kulluara, të një spektri të ngushtë të portaleve mediale. Për herë të parë nesër do të shoh se cilët janë hapat e mundshëm ligjorë me qëllim që autorët e fabrikimit të këtyre lajmeve të rreme, të cilat e ndotin gazetarinë e mirëfilltë dhe të guximshme në Kosovë, të ballafaqohen me drejtësinë.
E vërteta është një dhe ajo duhet mbrojtur me çdo kusht, gjithmonë dhe në të gjitha rrethanat.
Natyrisht që Baton Haxhiu mund të mos jetë i vetmi, i cili shqetësohet nga përparimi i jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në sundimin e ligjit dhe rritja gjithnjë më e madhe e përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën pikërisht për shkak të këtij përparimi.
Në fotografinë e mëposhtme do të shihni që WJP (World Justice Projekt) me seli në Uashington, në raportin e tij të vitit 2022, Kosovën e ka radhitur të dytën në botë për përparim në sundimin e ligjit.
Kosova këtë vit është radhitur përsëri e para në rajon, duke u ngritur për tri vende, ndërkohë që Serbia, me lidershipin e saj jodemokratik, me shkallën shumë të lartë të korrupsionit, përsëri është ulur për dy vende, shumë larg pozicionit ku ndodhet Kosova.
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Pas mbajtjes së Konferencës shkencore me temën bosht festat kalanderike tradicionale në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare

0

Shkruan: Dr.sc. Veton Zejnullahu 

Në organizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë dhe kryetarit të saj prof.Xhemaledin Salihu, në Preshevë u mbajt konferenca e cila kishte temë bosht festat kalanderike tradicionale në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare. Në të organizim të shkëlqyeshëm siç ështe bërë traditë, marrin pjesë studiues dhe hulumtues nga të gjitha trojet etnike të cilët me punimet e tyre shumë domethënëse janë vlerë e shtuar e konferencës. 

Kjo konferencë për dallim me herat e tjera u shoqërua përveç me leximin e kumtesave, pastaj me hapjen e ekspozitës me fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve nga tre komunat në Luginë të Preshevës, duke shpalosur kështu një pjesë të pasurisë që është trashëgim që nga koha e Dardanisë antike.  

Në konferencë u bë promovimi i dy librave me shumë vlerë shkencore dhe kombëtare sepse në njërën prej tyre që ka të bëjë me “Veshjen shqiptare të Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare” gjejmë shumë informata që shoqërohen edhe me fotografi të shumta që dëshmojnë fuqishëm për traditën dhe kulturën shqiptare në Medvegjë dhe në trojet etnike shqiptare në përgjithësi. Ndërsa libri i dytë që u promovua në fakt është libri me punimet e konferencës me temën bosht “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare” si një degë që është e lidhur shumë me trashëgiminë kulturore të shqiptarëve ashtu sikurse edhe popujve të tjerë 

May be an image of 3 people, people sitting and people standing

Në këto dy libra lexuesit do të gjejnë fakte pafund që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë  

kulturore dhe duhet patjetër të jenë pjesë e bibliotekës të sa më shumë lexuesve. 

   May be an image of 5 people, people sitting and people standing      

Punimet e konferencës i begatoi shumë edhe filmi dokumentar “Dita e verës” që hedh dritë për festimin e kësaj dite që në fakt është ditë e ilirëve të lashtë dhe në mënyrë besnike është përcjellur brez pas brezi dhe sot është një festë kombëtare. 

No photo description available.

Në këtë konferncë të jashtëzakonshme kisha fatin që edhe unë të jap një kontribut modest duke trajtuar temën “Toleranca fetare në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare” që u shoqërua me debat nga hulumtuesit dhe mysafirët e konferencës. 

May be an image of 2 people and people standing

 Kulmi i këtij organizimi ishte vizita në objektet e trashëgimisë kulturore duke filluar nga “Teqeja e Nesalcës”, pastaj “Lisi i Çarrit” dhe “Varrezat e krushqëve” në Bukuroc. Do ta veçoja vizitën në fshatin Rahovicë te vendi i quajtur “Kacipupi” që në fakt është një kështjellë dardane.  

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz të ulur

Spjegimet e arkeologut të ri nga Presheva Musli Emini ishin shumë kuptimplota dhe na bënë të gjithëve kurreshtar për fakte akoma më të reja në lidhje me këtë vend me rëndësi të veçantë. Gjatë kësaj vizite shkuam edhe te Xhamia e Ibrahim Pashës në Preshevë dhe te tyrbja që ndodhet në oborrin e xhamisë. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugë

Kjo konferencë vërtetë e organizuar në mënyrë brilante nga z.Xhemaledin Salihu dhe SHTKK në Preshevë u përmbyll me debatet për konferencën e vitit tjetër dhe me një program të shkëlqyeshëm muzikor nga miku im i vjetër, këngëtari i shquar preshevar Agim Kadriu i cili me zërin e tij të bukur e zbukuroi akoma më shumë konferencën.  

Mua nuk më mbetet tjetër vetëm se të përgëzoj Shoqatën e në veçanti prof. Xhemaledinin për këtë organizim duke shprehur tërë admirimin tim, dhe të cilit do të ja kishin lakmi edhe organizmat shtetëror dhe shoqatat apo institutet me përvojë disa herë më të madhe. 

Andaj, mirupafshim vitin tjetër….. 

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Organizativ për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

0

Forhåndsvisning av bilde

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 26 Tetor 2022/ Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u  themelua Këshilli Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë përbërje:

1.         Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2.         Koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar; zëvendës kryesues;

3.         Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

4.         Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar;

5.         Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

6.         Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar dhe

7.         Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal; anëtar.

 Sipas vendimit të miratuar, ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

8.         Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

9.         Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

10.       Përfaqësues, Protokolli i Shtetit, anëtar; dhe

11.       Përfaqësues, Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar, anëtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti,  ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të 102-tën me radhë. Në mbledhje, mes tjerash, u bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe u miratua nisma për negocim të Marrëveshjes më Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

Forhåndsvisning av bildeMANIFESTA 14, KOSOVA DËSHMOI EDHE NJË HERË POTENCIALIN QË E KA

 Adresimi i Kryeministrit Albin  Kurti sot në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës:

Të nderuar kabinet qeveritar,

Të dashur qytetarë,

 Jemi krejt në fund të muajit tetor, i cili sjell edhe përmbylljen e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore evropiane të organizuara për herë të parë në Kosovë.

Me organizimin e Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14, dëshmuam edhe njëherë potencialin që e ka vendi ynë.

Forhåndsvisning av bilde

Ky ishte një edicion i suksesshëm, i cili mundësoi që për 100 ditë radhazi qytetarët tanë të shijojnë art dhe program artistik të pasur, ndërkaq pati ndikim tejet të mirë në promovimin e  Kosovës në botë.

Manifesta 14 Prishtina solli artistë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, vendor në Prishtinë ndërsa përmes vizitorëve të shumtë, duke pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Transformimi i hapësirave publike dhe aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor, janë vetëm disa nga efektet pozitive, që i ka sjellë vendit tonë Manifesta.

Andaj, shfrytëzoj rastin që ta ftoj gjithsecilin prej juve, që në këto pak ditë, të cilat kanë ngelur deri te mbyllja e bienales nomade Manifesta pra, t’i vizitoni intervenimet artistike në lokacionet e ndryshme të Bienales.

Janë 25 sosh dhe janë pak ditë, mirëpo mbresat ngelen të paharrueshme.

Përveçse në art dhe në kulturë, tetori na ishte një muaj i shënuar edhe në sport, sidomos në arenën ndërkombëtare. Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva. Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Abu Dhabi.  Ndërkaq, xhudistja Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë. Kurse, Laurina Gashi, me medaljen e saj të artë në Kupën Evropiane për Kadete, na premtoi se e ardhmja e vendit tonë në xhudo është po aq e ndritur sa e tashmja, me të cilën tashmë jemi mësuar. Kjo na bënë edhe më të lumtur që në fund të muajit të kaluar në Qeveri miratuam programin 12 milionësh, “Kosova, shtet i xhudos”, që synim ka mbështetjen institucionale për këtë sport dhe masivizim e tij.

Suksese e histori u shënuan edhe në sporte tjera. Ballkani i Suharekës na dha shijen e fitores së parë të një ekipi nga Kosova në garën e futbollit ndërkombëtar, UEFA Conference League. Ndërkaq, përmes kualifikimeve të njëpasnjëshme në tournamente të mëdha ndërkombëtare, suksese po shënohen edhe në sportet elektronike.

Duket se nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bënë që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por qeveria jonë i mbanë ata gjithmonë në mendje, kurse në politikëbërjen tonë, në qendër.

Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre.

Ju faleminderit të gjithë atyre artistëve e sportistëve, njerëzve të kulturës, të cilët po kontribuojnë brenda vendit tonë e jashtë vendit tonë për vendin tonë.

Mbledhja e 102-të e Qeverisë

Prishtinë, 26 tetor 2022

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje të rregullt në të cilën:

U bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022. Sipas ndryshimeve të Programin Legjislativ shtohen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e maturës shtetërore, ndërkaq ndryshohet afati i miratimit nga Qeveria për Projektligjin për shërbimin e jashtëm; Projektligjin për protokollin e shtetit; dhe Projektligjin për Diasporën.

U miratuan tri projektligje:

 Projektligji për Ekspertët Gjyqësorë i cili përcakton kushtet dhe procedurat e licencimit të eksperteve, subjekteve që kryejnë ekspertizën, të drejtat dhe detyrimet e tyre, përfshirjen dhe shlyerjen e subjekteve që kryejnë ekspertizën në regjistër dhe mënyrat e angazhimit të tyre.

–  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit i cili ka për qëllim harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe ta bëjë edhe më të zbatueshëm Ligjin për mbrojtje të konsumatorit.

– Projektligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar i cili është në përputhje me legjislacionin evropian dhe përcakton parimet themelore të menaxhimit të zhvillimit rajonal. Projektligji përcakton edhe orientimet, përgjegjësitë e institucioneve, institucionet financiare dhe rregullat për zhvillimin e balancuar rajonal në Republikën e Kosovës.

U themelua Këshilli Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë përbërje:

1.         Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2.         Koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar; zëvendës kryesues;

3.         Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

4.         Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar;

5.         Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

6.         Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar dhe

7.         Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal; anëtar.

 Sipas vendimit të miratuar, ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

 8.         Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

9.         Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

10.       Përfaqësues, Protokolli i Shtetit, anëtar; dhe

11.       Përfaqësues, Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar, anëtar.

Iu vazhdua mandati për pesë vjet z. Martin Halilaj, hetues i Aksidenteve Hekurudhore në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike nën mbikëqyrjen e  Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike

U bë ndryshimi dhe plotësim i Vendimit të Qeverisë Nr.02/85.

U ndan mjete buxhetore në shumën prej katër milionë e dyqind mijë e njëqind (4,200,100.00) euro për blerjen e barnave nga lista esenciale sipas kërkesës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

 U bë ndryshim dhe plotësimi i Vendimit Nr. 31/99 të datës 30 shtator 2022 për Masat shtesë të Pakos për Ringjalljen Ekonomike për Përballje me Inflacion.

U ndanë mjeteve buxhetore në shumën prej nëntëdhjetë e dy mijë (92,000.00) euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist”, i cili u zhvillua gjatë kësaj jave në vendin tonë. Ky Samit i kontribuon promovimit të shtetit tonë dhe krijimi të një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë.

U miratua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2028, e cila synon rregullimin dhe financimin e menagjimit të mekanizmave  për kontroll të qenve me dhe pa pronar në vendin tonë. Strategjia përcakton edhe koordinimin e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal përgjegjëse për zbatim të saj.

Gjithashtu, u miratua edhe Plani i Veprimit 2022-2023 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023. Plani liston objektivat, aktivitetet dhe financimi i tyre gjatë zbatimit në periudhën e caktuar kohore.

U aprovua kërkesa e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për transfer të mjeteve në shumën treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet e pesë (399,225.00) euro, për transfere deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, në kuadër të kategorisë së shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

U miratuan tri koncept dokumente:

– Koncept-dokumenti për Fushën e Menaxhimit të Financave Publike që do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të Financave Publike dhe i cili rekomandon hartimin e një Ligjit të ri për menaxhimin e financave publike

– Koncept-dokumentit për Shoqëritë Tregtare që do të sigurojë nivel më të lartë të ofrimit të shërbimeve ndaj shoqërive tregtare dhe që rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

– Koncept-dokumenti për Inspektimin në fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit që synon vendosjen e kritereve për mbikëqyrjen e inspektimeve mjedisore, proces i cili është prioritet i Qeverisë përcaktuar edhe me Planin Strategjik Operacional 2021-2025. 

Kabineti qeveritar u informua nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me Koncept-dokumentit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Grupi punues ka bërë analizimin dhe rekomandimet e duhura për rregullimin e fushës, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka themeluar një komision ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, e cila do të shtrihet edhe në nivelin lokal të qeverisjes. Nisur nga kjo situatë, Koncept dokumenti prezantohet në Qeveri vetëm për informatë, derisa i njëjti do të dërgohet në komisionin ad-hoc të Kuvendit me qëllim të ndihmës  së trajtimit të problemeve të identifikuara për procesin zgjedhor në nivelin lokal.

U miratua vendimi i shqyrtim të mëtejmë për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Livadicë të Komunës së Podujevës, të cilat preken nga ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale në këtë komunë.

Dhe si pikë e fundit e rendit të ditës, u miratua nisma për negocim të Marrëveshjes më Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

Për më shumë fotografi, gjeni në linkun e bashkëngjitur: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/mbledhja-e-102-te-e-qeverise/

Përse Shqipëria nuk mori pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt? 

0

Pirro Prifti, Tiranë

Panairi i Librit në Frankfurt (gjermanisht: Frankfurter Buchmesse, anglisht: Frankfurt Book Fair) është panairi më i madh tregtar në botë për libra, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara, dhe numrin e vizitorëve. Konsiderohet të jetë panairi më i rëndësishëm i librit në botë edhe për marrëveshje dhe tregti ndërkombëtare. Ngjarja vjetore pesë-ditore në mes të tetorit mbahet në Qendrën e Panaireve Tregtare në Frankfurt mbi Majn, 

Per vitin 2022, Mysafiri i Nderit dhe Tema bosht ishte Literatura sllovene. 

Botuesit nga Shqipëria në këtë panair kanë filluar të paraqiten që nga viti 1995[2] ndërsa botuesit nga Kosova që nga viti 1999 (Panairi i Librit në Frankfurt – Ëikipedia). 

Për këtë vit Panairi i Librit në Frankfurt u organizua nga datat 19 tetor -23 tetor 2022. 

Për Frankfurter Buchmesse-in ishte i 74-ti vit që organizohej, dhe ishin rreth 4,000 ekspozues në dispozicion nga më shumë se 80 vende. 

“Si panairi kryesor tregtar i industrisë së librit,” thotë presidenti dhe CEO i Frankfurtit Juergen Boos, “Frankfurter Buchmesse ka një pozitë dominuese në biznes. Megjithatë, është shumë më tepër se thjesht një vend për të bërë biznes: panairi përfaqëson diversitetin, pluralitetin dhe kundër çdo lloj diskriminimi“. 

Midis atyre 4,000 ekspozuesve, të gjitha grupet kryesore botuese janë regjistruar për të marrë pjesë në Frankfurter Buchmesse në tetor, duke përfshirë grupet kryesore të botimeve shumëkombëshe me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar–Penguin Random House, Simon & Schuster, Hachette, HarperCollins, Macmillan, Scholastic, ingram Content Group, Taylor & Francis, Springer Nature dhe Elsevier. Spotify dhe TikTok, janë gjithashtu në listën e ekspozuesve, siç janë rreth 70 stendat kolektive të vendit. 

Tregjet aziatike të librit u  përfaqësuan sërish në Frankfurt, duke përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Tajlandën. Tregjet kryesore evropiane të librit – duke përfshirë Francën, italinë, Norvegjinë, Poloninë – u përfaqësuan gjithashtu me stenda të mëdha kolektive. Nga Afrika, ekspozuesit erdhën nga tregje duke përfshirë Gana, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Egjipti. Në këtë panair të librit i u dha vënd të veçantë edhe Ukrainës në një stendë prej 100 metra për botuesit ukrainas dhe institucionet ukrainase (Frankfurter Buchmesse 2022: 4,000 Exhibitors Registered to Date(publishingperspectives.com). 

Shqetësues ishte fakti  se Shqipëria nuk mori pjesë në këtë Panair , megjithse llogaritet se vetëm  gjatë vitit 2022 janë botuar privatisht nga botues poetë, shkrimtarë, publicistë shumë libra deri në 2000 botime, ndërsa nga institucionet shtetërore shqiptare janë botuar dhe ribotuar disa dhjetra libra shkollorë, midis të tjerave dhe Abetarja e famshme e përbashkët si dhe plot libra, manuale etj. 

Megjithse ky eveniment ndërkombëtar ishte i parashikuar Ministria e Kulturës nuk e vuri `ujin në zjarr`, dhe as e çau kokën fare për të përfaqësuar Shqipërinë. Indiferentizëm horror. 

E vetmja Shtëpi botuese shqiptare e cila ishte e pranishmë privatisht në Panairin e librit në Frankfurt ishte Shtëpia Botuese `JOZEF` nga Durrësi. interesant është fakti që kjo shtëpi botuese është themeluar nga një patriot me mbiemrin Kaçulini, patriot i cili  në  marsin vitin 1914 priti Fan Nolin kur erdhi për herë të parë në Durrës dhe predikoi për herë të parë në gjuhën shqip psalmet e fesë së krishterë orthodokse.  

Ky predikim i atëhershëm u bë në oborrin e Kishën Shën Spiridoni në Durrës (sot nuk egziston kjo kishë sepse është prishur në 1967 dhe në vënd të saj ka qënë deri vonë godina e SHIK-ut). Prifti grek i asaj kishe nuk e lejoi Fan Nolin  e Madh që të predikonte brënda Kishës por i tha të predikonte shqip jashtë saj. Kështu që Fan Noli predikoi jashtë saj para një grumbulli të madh besimtarësh orthodoksë patriotë. Nipi i Kaçulinit të Famshëm, Aurel Kaçulini, ka këtë shtëpi botuese e cila përfaqësoi veten privatisht në Panairin e Librit në Frankfurt . 

Madje përfaqësuesit e  Kosovës që përfaqësoheshin zyrtarisht si shtet në këtë Panair e pyetën Aureli Kaçulinin Aurelin e pyeten kosovaret perse nuk merr pjese Shqiperia… Aureli heshti.  

Kosovaret i thanë që të bashkohej me ta. Aurel Kaçulini u tha: “Faleminderit por unë jam shqiptar dhe jam këtu privatisht për tu përfaqësuar privatisht, megjithë zemër por nuk mundem“…… 

Kosova  e lartësuar, – Shqipria e turpëruar para ndërkombëtarëve.  

Të huajt bëjnë çudi… Shqipria 114 vjet pavarësi, Kosova 14 vjet Pavarësi por e përfaqësuar. 

  Kjo ngjarje kaq e thjeshtë nuk mund të mos lerë përshtypje kaq të trishtë jo vetëm për mungesën e seriozitetit të Ministrisë së Kulturës e për pasojë duket sikur Shqipëria nuk paska letërsi as artistike, as publicistikë, as kulturë,  por edhe ndërkombëtarisht, në një kohë kur aty morën pjesë edhe vënde afrikane dhe aziatike. 

Duket sikur Ministria e Kulturës kërkon që tu thotë shqiptarëve dhe botës që Shqipëria nuk  paska as shkrimtarë e as poetë, e as kulturë, që pas viteve `90 e deri më sot. 

Duket sikur Ministria e Kulturës kërkon t`i thotë shoqërisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare se Shqipëria kishte kulturë, shkrimtarë poetë, e art vetëm në kohën e diktaturës, 

Në mediat tevlevizive sidomos në RTSH  , dhe Top Channel   megjithë boom-in e madh të botimeve private, nuk promovojnë letërsinë shqipe  dhe as ndonjë shkrimtar, poet apo letërsi shqiptare, por vetëm përkthime të huaja. Dhe sipas tyre duket sikur nuk ka letërsi shqipe por vetëm një Kadare të diktaturës, e ndonjë tjetër si beniamini Aliçkaj. 

Spikeret e këtyre emisioneve sillen sikur të jenë gocat e Zeusit, nuk pranojnë të promovojnë shkrimtarë shqiptare duke rrudhur buzët e tyre të latyrisura… por vetëm disa me emra të promovuar që nga koha e Diktaturës. 

Madje këto tv shtetërore dhe private i kanë kthyer emisionet e tyre  në emisione totalisht klienteliste. 

Në panairet e librit shqiptar, vëndet rezervohen për shtëpi botuese dhe individë klientelist me parrullën kush paguan më shumë nën dorë  (dhe mbi dorë), do ti gjejmë vënd në kat të parë, të tjerë shtepi botuese le të shkojnë në kat të dytë dhe le të rrinë nën hije.  

 Me pak fjalë njëlloj si në politikë: 32 vjet në drejtim ish bashkëpuntorë të sigurimit, 32 vjet, analistë dhe opinionistë  bij dhe të afërm të diktaturës si Lubonja, Bushati, Ngjela, Nesho, e plot ish sigurimsa etj, me dosje apo pa dosje vazhdojnë të predikojnë, shajnë me rob shtëpie, qajnë, kuisin, mllefojnë  sipas pagesës. 

 Edhe në Media pak a shumë drejton e kaluara.  

Shpresoj që me këtë shkrim Ministria e Kulturës së pari ta lexojë këtë shkrim, dhe më pas ndoshta do  të  zgjohet që të mos dënojë Shqipërinë me  para ndërkombëtarëve si një vënd i egër e pa kulturë, dhe së dyti të kuptojë ë brënda vëndit të paktën në tv shtetërore si RTSH, të promovojë dhe të nxitë letërsinë shqipe të re e të mos dëgjojë  qelbësit e diktaturës që shajnë  sot e 32 vite, letërsinë e re duke nënkuptuar që vetëm ata të diktaturës ishin letrarë të shquar… 

 E kaluara megjithë të këqiat dhe të mirat qofshin ato të letërsisë së realizmit socialist, mbetet e kaluar dhe nderet pë rata që e kanë merituar, por e sotmja nuk mund të mbetet peng e së kaluarës, e sotmja nuk duhet të kursejë fondet kur vjen fjala për të promovuar vëndin tonë. 

priftipirro2017@gmail.com 

Presheva, Bujanoci e Medvegja: Jemi mbi 100 mijë shqiptarë, i ftojmë ndërkombëtarët për ta mbikëqyrur regjistrimin e popullsisë

0
Ragmi Mustafi në bisedë me redaktorin e gazetarin preshevar që jeton në Zvicër Nefail Maliqi
Ragmi Mustafi
Bujanoc, 26 tetor – « Meqe kane mbetur edhe pak dite, edhe njëherë ftoj qytetaret e Lujgines se Preshevës qe t’i pergjigjen masovikisht rregjistrimit te popullsise sepse ky procws eshte me shume se obligim, eshte akt civilizues dhe kombëtar… » ka thëne kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafi ne intzevristrne dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch. Ne kete bisede z.Mustafi viziten e deleaghcionit shqiptare nga Presheva ne Steit Departametin amerikan ne Uashingtrone e ka cilesur histroie për perspektivën
e  e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
* Dite me pare Ardita Sinani eshte emruar keshuilltare nga Lugina ne Qeverie e Kurtit. Si e keni pritur, eshte lajm i mire duket. Cfare jane reagimet nga Beogradit ?
Ragmi Mustafi: Sigurisht që është një lajm i mirë e madje edhe shpresëdhënës që Qeveria e Kosovës seriozisht është duke u mar me Luginën e Preshevës. E reagimet e Beogradit janë si të zakonshme kundërshtues.
Ragmi Mustafi: Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit
Peut être une image de 2 personnes et personnes debout* Diteve te fundit, verehen levizje te dendura te liderëve nga Lugina ne Uashington dhe Prishtine, te kryeministri te presidentja. Ne Bruksel Me thane se dyert jane te hapura edhe per Presheven? Si i vleresoni keto vizita, takime z. Mustafi?
Ragmi Mustafi: Vizitë historike e ndër më të rëndësishmet për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.  Fat i madh që kemi miq të përhershëm e përjetshëm SHBA. Jemi në bashkërendim e sipër që pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të avancojë e të jetë pjesë e agjendës së Uashingtonit e Brukselit që kërkon zgjidhje në kontekstin rajonal.
Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit. Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme.
Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.
* Mustafi kane mbetur edhe 5-6 dite te regjisttimit. Si po shkon ky proce, je e kënaqur me shifrat e para? Dhe a mund te kete vend per spekulime te numrin e shqiptareve ne Lugine nga ana e Beogradit?
Ragmi Mustafi: Në një prononcim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë që “pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.”  Deklaratat e tilla përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Vuçiq duhet ta dijë se nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tij nuk mund të kuptohen ndryshe përveç në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane.  Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë  dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Prandaj meqe kane mbetur edhe pak dite, edhe njëherë ftoj qytetaret e Lujgines se Preshevës qe t’i pergjigjen masovikisht rregjistrimit te popullsise sepse ky procws eshte me shume se obligim, eshte akt civilizues dhe kombëtar.
* Me tenionimin e situtates ne Veri te Kosovës, duket se edhe aktivitet jane intensifikuar edhe  kendej ne Lugine, nese kemi parasysh vizitat e shpeshta te delegacioneve te perfaqesive diplomatike dhe nderkombetare (SHBA, BE, OSBE, britanike zvicerane etj..) ne zyren tuaj te KKSH-së ne Bujanoc, Cfare flasin keto vizita dhe ne cfare interesohen nderkombetaret nga keto takime me ju?
Ragmi Mustafi: Po eshte fakt se koheve te fundit kemi pasur nje aktivitet te denduar ne KKSH ne Bujanoc nga vizita e shumta te organiazave nderkombëtare dhe misioneve diplomatike te vendeve boterore ne Serbi. Sikuir BE-së ashtu edhe SHBA-ve i kemi shpjeguar për aspiratat tona politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e aq më tepër në kontekstin e tanishëm.  Nuk ka asnjë arsye që të i mohohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës ajo çfarë ofrohet për të tjerët në Republikën e Kosovës. Pra reciprociteti është e duhet të jetë edhe parimi fundamental I zhvillimeve rajonale e posaçërisht dialogut Kosovë-Serbi.
* Jeni optimiste se me ne fund po behet dicka ne favor te shqiptaret e diskriminuar ne Lugine qe te te jete pjese e procesit te dialogut ne Bruksel?
Ragmi Mustafi: Jam shumë besimplotë se Lugina e Preshevës di të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi për të siguruar të ardhmen edhe shqiptarëve në Luginë.

UDB dhe makiavelizmi

Shkruan: Nafi  Çegrani  

Refleksione  

(Në kohërat dhe dekadat  e shkuara të epokës komuniste, shqiptarët sa vuanin nga armiqët, të cilët i janë vërsulur për t’ia thithur gjakun, për t’i grabitur pasurinë, trojet dhe vatanin, duke ulur vlerat e tija morale dhe njerëzore, humane dhe etike, ai po aq, vuan edhe tani nga të huajt, por edhe nga vetë shqiptarët cinikë, të pamoralshëm dhe të, pakarakter,  përbrenda kombit dhe Atdheut. Vuajnë shqiptarët nga marrëzitë e tyre,  nga përçarjet dhe hakmarrjet blozake, nga plasaritjet dhe smira, nga grindjet dhe antagonizmat e ndryshme përbrenda strukturave politike, grupore  dhe partiake  në aspektin kolektiv. Por, që I mbyt edhe blozakja makiaveliste, sidomos ata që vijnë në pushtet  dhe ulen në kolltuqe konfore). 

Nga vetë fakti i rrethanave shoqërore, politike , sociale, diplomatike, psikosociologjike etj. është e vërtetë mjaftë e vështirë të flasish për Mëmëdheun e lirë, për liri e demokraci, ose aq më shumë të flasish për të drejtat e kombit tënd të vuajtur e të përçarë, apo të flasësh për Token tënde etnike të ndarë në pesë shtete në këtë cep të Ballkanit, të flasish rreth ështjes së Kosovës dhe për kullat e rrënuara apo varret e djegura të Çamërisë, njeriu e ka vështirë, sepse në jetën e përditshme të politikave mbisundon fenomeni i makiavelizmit dhe forca e misionit sllavo-rus ndaj shqiptarëve si race dhe si komb I nëpërkëmbur në trojet ballkanike, dhe jetojmë në shkallën e ulët të pavetëdijës ku jemi duke ecur me shekuj dhe ku kemi mbetur si në rrugët e kryqëzuara, të befasuar ose në beteja si me Mullinjt e Erës të Sanço Panços, apo mes shqiptarëve gjendet edhe Kali i Trojës, apo me mendime se realisht jemi duke e fituar betejën shekullore PËR  NJË  ATDHE  TË LIRË  E  TË  BASHKUAR, apo do qëndrrojmë përballë stuhive dhe uraganeve  me divergjencë në të menduarit e të besuarit e drejtë, të ndarjeve  në lëvizje, grupe e parti për interese personale, vetjake etj. duke mbetur në udhëkryqe dhe me duar në gji, gjersa të velemi si gjethe vjeshte, të shtypur fare nga një makiavelizëm i dëmshëm për gjithë ne!?!  

Apo, ndoshta  vallë , e kam gabim? Ndoshta…jo !  

***  

Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Ballkan. Gjatë Luftës së Ftohtë, shumica e vendeve në Ballkan ishin të sunduara nga sovjetiket i mbështetur nga qeveritë komuniste. Greqia mbeti jo vetëm vend Sovjetik, por ishte edhe i vetmi vend në Evropë në të cilën luftë e ftohtë  u “nxehte” për shkak të luftës civile greke. 

Megjithatë, pavarësisht se nën qeveritë komuniste, Jugosllavisë (1948) dhe Shqipëri (1961) ra me Bashkimin Sovjetik. Jugosllavia, të udhëhequr nga Marshalli Josip Broz Tito (1892-1980),  deri atëherë hodhi poshtë idenë e bashkimit me Bullgarinë, dhe në vend kërkuar marrëdhënie më të ngushta me Perëndimin, më vonë edhe bashkimin me shumë vende të treta në botë . Shqipëria eci drejtë në anën tjetër gravitit me  Kinën komuniste, pas miratimit të një pozitë të izoluar. 

Ballkani sot është një rajon me shumë  etno-gjuhësore dhe popuj të ndryshëm. Përmes historisë së saj shumë grupe të tjera etnike me gjuhën e tyre jetonin në zonë, në mesin e tyre trakët, ilirët, romakët,  Avarët  dhe fise  të ndryshme  me rrënjë gjermanike, si popull . 

***  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

… Shqiptarët si komb dhe si popull i ndarë në pesë shtete( si teritore) në saje të intrigave diplomatike të huaja dhe pa dëshirën e tij, sidomos ka vuajtur dhe i janë nëpërkëmbur të drejtat e tij në aspektin individual dhe kolektiv me stilin e makiavelizmit që përdorte  KQ i LKJ dhe organet e saja politike e shtetërore, në veçanti me aksionet e fshehta operative dhe të spiunazhit që ndërmerrnin Organet inteligjente të saj, sidomos UDB-a dhe KOS-i, si trajtues direkt të një vargu të gjërë të ngjarjeve dhe ndodhive, që kishin llogaritur me plane strikt apo elaborate të planeve politike  tinëzare, ( edhe pas heqjes së Rankoviqit më 1966, Shërbimi inteligjent jugosllav u emrua në SDB ( Sluzhba Drzhavne Bezbednosti), e cila si në kohët e tmerrshme rankoviqeviste, zhvilloi operacione dhe aksione spiunazhi, duke i shkaktuar dëme të thella popullit të vuajtur dhe të pambrojtur shqiptar në shtigjet e Ballkanit, dhe personave të dënuar të pafajshm me burgje , me akuza të trilluara, në baza nacionale dhe për shkaqe ideologjike  e politike apo të mendimit ndryshe nga platforma komuniste e Jugosllavisë  titiste, edhe pësimet brenda mureve të kazamateve ku kalamendeshin fatprerët e kohës, ishin të rënda, sidomos në vitet para dhe pas vdekjes së Titos, madje në rrethana të ndërlikuara  edhe me ardhjen e pranverës së vonuar të demonstratave të 1981.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

UDB-a (Uprava državne bezbednosti / Управа државне безбедности)  ose shqip:(Drejtoria e sigurisë shtetërore) , është polici sekrete politike e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) e kohës së Titos.  

( … Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit. Më 1943 partizanët shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, për tu riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë !  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dhe më pas, me vdekjen e Titos  me 4 maj 1980, gjegjësisht me nisjen e  demonstratave shqiptare  në  mars-prilli  të vitit 1981 në Kosovë u shfaqen shenjat e para të fillimit të shthurjes së federatës jugosllave. Serbia me ndihmën e organeve federale shtypi me zjarr e hekur çdo dëshirë të shqiptarëve dhe të Kosovës për pavarësi.Republikat e tjera të Jugosllavisë në fillim nuk e kuptuan qëllimin e Serbisë për krijimin e një shteti unitar, ku do të sundonin serbët në emër të Jugosllavisë.Në një situatë ku gjithnjë e më shumë acaroheshin raportet mes republikës së Serbisë,në njërën anë, dhe të republikave jugosllave, në anën tjetër , këto të fundit vendosën të shkëputen nga Federata dhe të shpallin pavarsinë e tyre. Më 1990, Kosova, edhe pse e okupuar, shpalli Deklaratën e Pavarsisë. Më 1991, u shkëputën Sllovenia dhe Kroacia,ndërsa,më 1992,Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.Më 1992,Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.Kështu, midis Serbisë dhe republikave të tjera shpërtheu lufta.Luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në Kroaci,në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.Kështu,u shpërbë Federata jugosllave ) 

Pohohet se UDBA  e asaj kohe, të viteve të rrënuara komuniste, që nga koha e Rankoviqit, është përgjegjëse për vrasjen e armiqëve të brendshëm  dhe të jashtëm të shtetit, si ndaj kroatëve njashtu edhe ndaj shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova. Eliminimet më të njohura janë nga rradhët e popullit kroat, në veçanti atyre nga diaspora , si për shembull të Vjekoslav Luburić,  të Ante Pavelić (komandant i ustashëve)  dhe përndjekjet e krerëve të emigracionit kroat në krye me Dr. Jeliqin etj. Madje nga rradhët e emigracionit  shqiptarë e boshnjak, asaj çetnike dhe maqedonase që përfaqësonin VMRO-n me në krye Dragan Bogdanovskin , asaj serbo-çetnike të cilët shtriheshin në Kanada dhe australi,  të kritikëve të sistemit komunist jugosllav Bruno Bušić, Miro Bareshiq dhe kështu me rradhë ku UDB-kroate ishin nën drejtimin e Josip Perkoviq, ( kurse Zdravko Mustaq  ishte  shef në sektorët e SSDB-s federative jugosllave në Beograd, i cili në kohën e demonstratave në Kosovë më 1981, kabinetet e tyre i kishin përballë me atë të Stane Dollancit si pasardhës i Franjo Herleviqit me direktivën e Titos sa ishte gjallë), por , duke i mbajtur në “ listën e zezë” në veçanti rradhët e shqiptarëve të shumtë, gjegjësisht ato  të Organizatave si ajo e “Lidhjes së Prizrenit” në krye me Xhafer Devën, Kalosh Hamdi Reçanin, “Lidhja Kosovare” me në krye Prof Luan Gashin, Vasil Andonin, ata të Komitetit “Shqipëria e Lirë” në krye me Abas Ermeniv, Rexhep Krasniqin, ose ato të “Ballit Kombëtarë” me Hasan Dostin, “Legaliteti” me Abas Kupin  dhe  atdhetarë të tjerë që angazhoheshin  nga diaspora për të drejtat e Kombit shqiptarë që gjendeshin nën  thundrën komuniste, si dhe duke survejuar ata qindra e qindra patriotë të cilët ishin të angazhuar ( edhe në protesta në Njujork e Çikago ) për Pavarësinë e Kosovës, apo  për  Bashkimin e trojeve etnike shqiptare  në Ballkan me slloganin: NJË KOMB NË NJË SHTET !   

***  

Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë. Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh. Prandaj. Sundimtari i tij është vetëm një apoteozë iluzore e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime. Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rrugëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepcioneve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t’u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, të arrihet çlirimi i vendit  nga botëkuptimet blozake dhe konservative, tipike të kës.  

 Hfz Qani ef Baki Loku , sipas mendimit të tij  konkludon : 

Makiaveli  gjithë kohën dher jetën e tij ka pohuar se tiraninë i krijoi ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet. Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve: «Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet». Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht të shtetit dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika, gjë të cilën nuk e bënë aparatet komuniste apo staliniste, gjegjësisht UDB-a si shablon i Sherbimeve ruse KGB dhe misionit stalinist nga Moska”- përfundon ai.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme. Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij, gjë të cilën si mjet dhe medotë specifike e vë në praktikat e saj vetë UDB-a jugosllave komuniste.  

  !?! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe Organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës  që  në fillim  u quajt Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, përkthim direkt nga OZNA-s jugosllave   e Beogradit , sipas instruksioneve të Milladin Popoviqit, Tempos, Mugoshës dhe mentorëve nga KGB ruse e Moskës, emërtesat e organeve të pushtetit që ngritën komunistët ishin të kopjuara nga jugosllavët ose më mirë të themi të vëna prej tyre. Skemat e organizimit të institucioneve ndryshonin vazhdimisht sipas porosisë që merrnin nga orientimet që vinin nga Beogradi dhe misionet ruse. Skema e shërbimit informativ nën emrin Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare ,hyri në përdorim në një datë dimri  të  1944.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në mars 1946, me formimin e qeverisë së re komuniste shqiptare, u ndryshua edhe struktura e organeve të sigurimit të shtetit dhe u quajt Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe u zhvendos nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Por, edhe në këto rradhë dominuan metodat, forma dhe teknika e të vepruarit dhe zhvillimeve të agjenturës së zbulimit dhe kundërzbulimit, tipike nga ato jugosllave që u printe UDB-a famkeqe. Krahas të gjitha këtyre, edhe brenda këtij Shërbimi dominonin elemente  të rrymave makiaveliste, në kuptimin relative të devijancë, të cilat si fenomene  me vite e dekada ndikuan  me shkeljen e normave të të drejtave të njeriut në rrethana të caktuara shoqërore apo ligjore edhe në  aspektin individual dhe atë kolektiv me  dominime negative makiaveliste si në pikpamjet politike, sociologjike, shoqëroro-ekonomike dhe psikologjike, pasojat e të cilave janë ndjerë gjatë kohë, e ndoshta edhe sot… 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

( Vijon)