Kreu Blog Faqe 1200

In Ukraine, the battle of globalists against anti-globalists is taking place

0

Fadil Maloku

(Prof. Dr. Fadil Maloku, University of Prishtina, Kosovo)

1. The Russian-Ukrainian war that is currently happening, according to the majority of; military, geopolitical and especially socioeconomic indicators and parameters, apart from being an interesting specific media war (cause of hybridity), it is also a programmed war (which implies that it is imperative to start changing relations in international relations) and controlled that is exercised and influenced through information technology. In fact, this war started by authoritarian Russia, for most sociologists, political scientists and world-class economists, is the beginning of a great war between industrial capital and the already globalized one. So, if we use the sociological “language” of globalization, it seems that this is an exhausting struggle between; globalists (America, Canada, Europe, Australia, England) and anti-globalists (Russia, China, India and many other countries, including the countries of the Middle East, the Persian Gulf, Africa and Latin America) that some highlight and identify as a prelude to a new war of global proportions. War, which is moving from a unipolar world order to a new tripolar or even multipolar world order. Today, the world is controlled, or better said, dominated by over 400 TNCs, who control over 80% of the total capital . To analyze the anti-globalist concept, it is necessary to make a social distinction about this discourse that in today’s circles is still forwarded and explored somehow with reservations. It is not about the dilemma of whether or not the notion of anti-globalization exists, because it is present today all over the world as a movement, but also as the antipode of globalism. The dilemma lies in clarifying whether Athua invented anti-globalization, that is, created globalism for certain purposes as a justification to further strengthen the process and discourse of globalism, or did it arise by itself as a result of global social, economic, political, ecological dissatisfaction , etc. of different layers of society who are dissatisfied with the global division of labor, as well as the creation of a high gap between the creators of globalization (or as Marx would say: “ruling class” and “ruled class”) such as IMF-ar , WTO, TNC (Transnational Company) etc. and the rest of the subsequent citizens of different countries around the world? It would be good to identify the genetic stratification of this new technological engineering that has now managed to create its own antipode that has its followers all over the world.

If we make a brief sociological description of these countries and states that are very allergic to the globalization process, we could identify a multitude of social layers. In essence, their social background and different interests probably do not speak so much when considering the degree of aversion and hatred they have towards the new globalization processes. So this is the motive that unites all these layers and categories of people from all over the world. You can also recruit them from the layer of peasants or farmers who see the arrival of large Transnational Companies (TNCs) as the main competitors of their business: you can also identify them from the corpus of human rights movements: proponents of environmental protection: then sympathizers of left-wing ideologies: as well as opponents of genetic technologies. World metropolises, such as Seattle, Prague, Geneva, Nice, Quebec, Barcelona, etc. today, both in the eyes of globalists and anti-globalists, they have become a phenomenon in themselves with the fact that they are promoting the discourse that until yesterday was little known in the international forums of globalism. Today there are also such thoughts which deny the movement or discourse called and identified as anti-globalism. In fact, such thoughts or discourses go so far that they are inclined to say that this process is a farce and a sick imagination. of the architects of world domination in the 21st century?! This prejudice takes as its basis the need to promote the globalization process as a new discourse to govern the whole world in the century we are entering.

3. On the other hand, there is another corpus of thinkers, political scientists, sociologists, etc. who think that the invention of anti-globalism is intended to hide the true purpose of globalism. According to them, there are two forms of globalism in the world today. One which is based on the neoliberal ideology (which is true) and implies real market competition that alludes to unstoppable profits and ignores the interests of workers and to ordinary people whom he treats only as consumers and nothing more. And the other form which is about their free determination with whom they wish to cooperate, trade, make business deals, etc. which, as we mentioned is identified with the discourse of anti-globalists. If we address the process of globalization as a process which as its own goal or imperative had the rearrangement of political, cultural and especially economic processes between different countries, regions and continents at the same time, accelerating, expanding and promoting them as processes that create the only exclusivity called profit (the main characteristic of neoliberalism), then it will to understand that there will always be different groups, movements and discourses that will challenge this global process with different means. In this regard, we would say that the terrorist acts that were used for such preventive purposes are not accidental. What I will emphasize in this case that this fight or this conflict between the so-called globalists and anti-globalists is of the new era, that is. that for some it represents a mere existential survival, while for the other group a dizzying prosperity and development. It is evident that the economic development trends of the beginning of our century have really managed to create such levels of material prosperity, that it aggravates the relations between people, countries, regions and different continents.


What I will emphasize in this case that this fight or this conflict between the so-called globalists and anti-globalists is of the new era, that is. that for some it represents a mere existential survival, while for the other group a dizzying prosperity and development. It is evident that the economic development trends of the beginning of our century have really managed to create such levels of material prosperity, that it aggravates the relations between people, countries, regions and different continents.

Qeveria, opozita, shoqëria civile, komuniteti mediatik, ai fetar e akademik, duhet bashkarisht ta ofrojnë alternativen e Asociacionit

0

( Ndryshe; Modeli “franko- gjerman”, është si ai “shtrati i Prokrustit” *) të hanxhiut grek)

(* Sipas Mitologjisë greke, Prokrusti ishte një hanxhi që jetonte në Greqinë e lashtë. Ai strehonte në hanin e tij kalimtarë të rastit dhe kur vinte koha e gjumit përdorte për ta dy shtretër, njerin të shkurtër dhe tjetrin të gjatë. Natyrisht çdo bujtës që kalonte natën tek ai ishte ose më i gjatë ose më i shkurtër se shtretërit e tij. Kështu që më të gjatëve, u ofronte shtratin e shkurtër kurse më të shkurtërve të anasjelltin. Që t’i bënte njësh me shtratin, të gjetëve ua shkurtonte këmbët me sharë, ndërsa të shkurtëve ua tërhiqte fort gjymtyrët deri në këputje…)

  1. Modeli i “dy Gjermanive”, e ka vetëm një defekt të vetëm! E ai është se; ky defekt sa është kardinal, është edhe fatal! Është kardinal, ngase, e asocon bashkimin e dy Gjermanive, si dy pjesë (gjermane tipike) të një (ish shteti e kombi) tërësie të njejtë që u bashkuan sêrish pas fiks 44 viteve vetmie e vuajtjeje; sociale, ekonomike, ideologjike e kulturore. Kurse, êshtë fatal, nga shkaku se ky model procesin e bashkimit kombëtar midis Shqipêrisë dhe Kosovës, lëre që e prolongon për dekada të tëra, por, egziston mundësia që edhe ta varros njëherë e përgjithëmonë. Ngase, askush s’e ka asnjë garancion të vetëm se çfarë konfigurimi; gjeopolitik, apo gjeostrategjik do marr jo vetëm Ballkani Perëndimor, por as i gjithë kontinenti i Evropes. Kështu që defekti kardinal dhe ai fatal, e kanë arsyen e dyshimit për t’u implementuar, madje edhe si ide, edhe si koncept, e edhe si synim e mundêsi…
  2. Pra, nëse bazohemi në këte analogji, i bie që; shanset për t’u “ribashkuar” (lexo; bashkëjetuar në ndërkohë dhe në një të ardhme, qoftë ajo e largët dhe hipotetike!) midis Kosoves dhe Serbisë, janë zero!? Janë zero, edhe për një arsye madhore, se në Marrëveshjen e Rambujes, janë dhënë ca garancione të parafinuara dhe të nënsgkruare, ku thuhet midis tjerash se; …Kosova, nuk do mund t’i bashkangjitet në një të ardhme të afërt (me vullnet të vetin, se me luftë s’dihet..) as Serbisë e as Shqipërisë.
  3. Asociacioni, që po e lyp në vazhdimësi Serbia, e që duket se është gatuar diku në “kuzhinat” antishqiptare në Beograd, i përngjan “shtratit të Prokrustit”, ngase, fuqia e shtrirjes dhe rritjes së kompetencave (sipas këtij modelit gjerman) lë hapsirë pothuajse identike të interpretimit; si për qeverinë e Kosovës, ashtu edhe për ate të Serbisë. Ky model madje, përveç komponentës ushtarake që mungon(!) i ka pothuajse gjitha skicat e një kornize bazë që të lë pēr të dyshuar se në një të ardhme tē afërt, kjo krijesë centaur mund të “frymoj” de jure e de facto, edhe si një “Republikë e Kosovës dhe Metohisë”! ? Themi kështu, sepse shumë nga “paragrafet” e tij përveç formës “kreative” të interpretimit shumëformësh fshehin edhe djallëzinë e vetëorganizimit (që ka formë dhe përmbajte të identifikuar) dhe ate të vetëshkatërrimit (ku shkohet aq larg sa qē; vetëm vetës së tyre (dmth. Serbisë dhe “komunave serbe” në Kosovë) u jepet mandati dhe e “drejta e autoriteti” i zhbërjes së kësaj krijese “centaur”! Që s’nund të haset pothuajse askund as në praktikat e as në udhëzimet juridike në kontinent…
Qeveria aktuale, duhet (kategorikisht me argumente; politike, sociologjike, demografike e historike) ta refuzoj idenë e Asociacionit (franko-gjerman) Madje, pa asnjë hamendje këtij refuzimi publik (mendoj unë) duhet t’i bashkangjitetn edhe opozita, edhe shoqëria civile, po edhe komuniteti mediatik, ai fetar e sidomos ai akademik…

Ky komb nuk i pranon gabimet, duke mos i pranuar i shëndrron ato në faje historike…!

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Presidenti serb Aleksander Vuçiçi ka deklaruar: „Po flisni për betejen e Stalingradit.Kam frikë Se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë, dhe atë më shpejt se e priste dikush, dhe jam shumë i shqetësuar nga rezultati i asaj beteje të Stalingradit për herë të parë në histori, shumë më i shqetësuar duke ditur se çka po vjen nga njëra anë dhe tjetra,duke mos vënë në dyshim guximin e askujt, duke mos vënë në dyshim vendosmërinë e askujt, rëndësinë e askujt.
Thjesht kam frikë se sot mund të llogaris dhe të shoh pak më mirë.Kështu që ngelet ajo se ku do të jemi ne serbët? E çfarë do të bëjmë me vetën? Dhe a do të mund t‘ia dalim të shpëtojmë anën e djathtë dhe të majtë të Danubit,?-për vete, për popullin tonë dhe për askë tjetër! Kjo duhët të jetë gjëja më e rëndësishme për ne, dhe me këtë zotim dhe amanet e shikojmë të ardhmen!“
Nga se trembet Vuçiç?
Vuçiç trembet nga armiqët e brëndshëm? E kamuflon këtë me Stalingradin si faktor i jashtëm që gjoja rrezikon Serbinë? Në realitet rreziku i Serbisë tashmë është GLOBAL..!
— Para disa kohësh , saktësisht kur ndodhi tërheqja amerikane nga Afganistani patëm bërë një postim të shkurtë në Facebook, i cili na pati venë në radar të shumë analistëve të vërtetë ndërkombtar.
„Amerikanët u tërhoqën nga Afganistani; çka nëse rusët tërhiqen nga Serbia!?- patëm shkruar. Analizë apo „rastësisht profetsi „ ua patëm shpjeguar të detajuar në kanale jomediatike!
Ndërkohë pyetjës; si do duhëj të vepronte Kosova nëse ndodh kjo, i qemë përgjigjur se do duhej ta shfrtëzonte si çast hyjnor, të pritur nga historia- për tu bashkuar me Shqipërinë.
Ndërkohë në publik patëm bërtitur deri në „kupë të qiellit „ për domosdoshmërinë e armatosjes së sforcuar e sistematike të dy ushtrive shqiptare, për të qenë të gatshëm të kryenim me sukses në „çastin hyjnor“ rivendikimet e duhura historike.
Na qan zemra se, ndërkohë që lexoheshim dhe analizoheshim nga departamentet e sigurisë përtej oqeanit , këtu „po kërkonim kos të gabeli „
Rrezikojmë që edhe ky „bajram „ të na zë pa pikën e sheqerit!
Në vend se „ të rriteshim „ e të na ipej Drita e Gjelbert për çlirimin e Mitrovicës, po ulemi për të folur për Asociacionin-shkëputjen graduale të saj!
Sepse ramë në kurthin e nevojës së Kosovës për njohjen nga Serbia, duke qenë gabim i pafalshëm strategjik, të cilin e udhëhoqën çobanët tanë të politikës, me të cilin konsumuan energjitë tona kombtare , ndërkohë që kishim këshillat e arta të Ambasadorit Hollbruk për të ndërtuar shtet funksional dhe të konsoliduar ushtarakisht!
Ky komb nuk i pranon gabimet, duke mos i pranuar i shëndrron ato në faje historike, e rrjedhimisht në katastrofa dhe tradhëti kombtare!

Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani, poezi e Rifat Kukajt për Y.Elshanin

0

Sot ka ditëlindjen shkrimtari Rifat Kukaj

(25 tetor 1938 – 11 shtator 2005)
E kujtojmë sot me vargjet e tij, shkruar nga zemra për shkrimtarin Ymer Elshani. Respekt!
(Teuta Y. Elshani, Drenas)
____
RIFAT KUKAJ
Ymer Elshanit
Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani
Parandjej se derisa t’jem gjallë
Në plagë t’hapur do m’pikoj katrani
Lot i shpirtit do m’këlthasë n’qëpallë!
Pa ty netët zvarritën ngathtë – ngathtë
Për n’vendlindje udha m’është shëmtuar
Se ç’na e theve, ore krahun e djathtë
Me stuhinë e dhembjes së pashëruar!
Në orët letrare tani si të shkojmë
Pa buzëqeshjen tënde aq bujare?
Kurreshtarëve mësues c’ka t’u thomë
Dhe zogjtë që çukisin në abetare?!
Si do t’na vijë lejleku i parë
Pa ëndrrën tënde n’flatra o mik?
Si do mbijë kokërr gruri n’arë,
Pa afshin e vargut të ri – lirik?
Më bëhet sikur më le një porosi
Që më erdhi me zërin tënd të gjallë
“Ma përkëdhel gjithandej çdo fëmijë,
M’ia fshij lotët shkurtabiqit n’përrallë!”
Kjo Drenica jonë përherë e zhuritur
Nën rrufetë e këtij qielli të nxirë,
Yje t’çiltër lindi e të ndritur
Që barbarët i krodhën nē humbëtirë!
***
Kjo poezi mori çmimin më të lartë në takimet Sofra Poetike “Ymer Elshani” në Drenas, me 17 prill 2002. Botuar në Pioneri nr.6 2002

Tefik Ramadani me qartësi politike ndryshe nga shokët

0

Nga e djatha:Naser Hoxhaj, kryetar i Shoqatës “Dardania Mannheim-organizator, Xhafer Leci,Driton Gashi,Nusret Pllana,Tefik Ramadani,Can Tahiri dhe Baki Mustafi.

Nga: Xhafer LECI 

Tri promovime librash në Mannheim të Gjermanisë, 22.10.2022
“Vergiss Nimals-Mos harro kurrë”, autor Prof.Dr. Nusret Pllana ,
“Në gojën e gjarpnit”, autor Tefik Ramadani,mjek defektolog dhe,
” Mit doppeladler in ruhrppott-Me shqiponjën dy krenare në rajonin e lumit Rur”të Driton Gashi, pedagog.
Pikëpamjet e mia rreth librit të z.Tefik Ramadani,ish i burgosur politik.  

Në burgjet serbe malltretimet më çnjrëzore kundër shqiptarëve !
Pas shuarjes me dhunë të veprimtarisë të grupeve nacionaliste të NDSH-së,në Kosovë vepronin dhe militonin, kryesisht intelektualët, edhe në vitet `80-a, si ideologji bazë kishin marksizëm-leninizmin. Kjo shpjegohet me faktin se shteti amë, Shqipëria, ishte kyçur në këtë sistem qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, në miqësi të thellë me Rusinë, Jugosllavinë dhe aleatët e tyre! 

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Njëri nga këto grupe politike në vitin 1981, ishte edhe ai i kryesuar nga Sejdi Veseli (FNÇ). Ky ishte një grup i madh, i dënuar së bashku, ku bënte pjesë edhe mjeku defektolog, Tefik Ramadani.
Para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të udhëhequr nga gjykatësi Ahmet Ahmeti , të mbajtur në qershor të vitit 1984 dalin 20 të akuzuar (në mesin e tyre edhe heroi Afrim Zhitia), të cilët dënohen me dënime shumë të rënda. 

Më shumë se kureshtja, më ka interesuar të mësoj për qasjet politike të kohës të grupeve ilegale në Kosovë. Në përgjithësi, dominon ideologjia komuniste, madje, ekstremi i saj, marksizëm-leninizmi.
Por, duke lexuar akt-akuzën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Federative Jugosllave (Kps-96/85, datë 30 qershor 1987) kundër Defektologut Tefik Ramadani, konstatoj me kënaqësi, se jo të gjithë anëtarët e këtyre grupeve mendonin njësoj. Një mendim, një qasje ndryshe politike, nga shokët e burgosur e kishte z. Ramadani.
Ai mendonte se dallimet ideologjike, nuancat politike nuk duhet të ishin pengesë për bashkëpunimin, deri në bashkim të grupeve ilegale. Edhe pse kryetari i grupit tërhiqte vërejtje, për dallimet politike-ideologjike, qëndrimi i Tefik Ramadanit ishte se ideologjia politike nuk ishte me rëndësi, por veprimi për realizimin e kërkesës Kosova Republikë. Dhe në këtë bazë ai propozonte bashkimin e të gjitha grupeve politike, pavarësisht dallimeve ideologjike. Dhe për këtë ai agjitonte. 

Një pamje tjetër nga pjsëmarrësit e këtij promovimi.
     Grupet politike, me kërkesat radikale, jashtë çdo mundësie, për t`i realizuar ato, devalvonin vetën dhe jipnin rast për goditje nga pushtuesi. Hyrja në strukturë, për aktivitet politik, si një akt i shënuar, duhej te kërkonte qartësi paraprake, për kërkesat politike, duke u përkushtua në çështjet parësore, logjike dhe më afër mundësisë për realizimin e tyre.     
     Kërkesa për barazi të shqiptarëve, në raport me kombet tjera në Jugosllavinë Federale, ishte kërkesa reale për kohën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin shkëputje nga shteti jugosllav dhe bashkim me Shqipëninë. Një kërkesë e tillë ishte me shumë dëshirë, se sa mundësi reale, për ta realizuar atëherë.
    Z.Tefik Ramadani kishte mendim ndryshe edhe përsa i përket regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai distancohet kjartë nga rexhimi komunist.
Nga Aktakuza e gjykatës së qarkut të Prishtinës, thuhet kjartë se “Tefik Ramadani ia përkujton Sejdi Veselit se Enver Hoxha i ka zhdukur shokët më të ngushtë, me ç`rast Sejdiu thotë se ata kanë qenë komplotistë.
Ndërsa Tefik Ramadani ka shtuar se ideologjia, tani për tani, s`është me rëndësi, por veprimi “armiqësisht” për fitimin e Statutit të Republikës së Kosovës e jo për përkatësine ideologjike”.
Ndërkohë që shokët e burgosur e tepronin me hymnizimin, vërbërisht, sepse ai kishte goditur nacionalistët, atdhetarët shqiptarë, me plumba e burg, shumë me zi se sa pushteti jugosllav shqiptarët e Kosovës.
    Pra, i burgosuri politik, Tefik Ramadani, kishte veçori dalluese nga bashkëvuajtësit e tjerë të grupeve politke:
1) Bashkimi i grupeve, pavarësisht pikëpamjeve ideologjike;
2) Rezerva për regjimin e Enver Hoxhës me polit-byronë e tij komuniste, staliniste.
Pra, ishte më i avancuar për statusin, që duhej të kishin shqiptarët në atë kohë. Ndërkohë që të tjerët as nuk e kanë thënë dhe as nuk e kanë pranuar.
    Akt-akuzat dhe dënimet kundër grupeve politike shqiptare, janë dëshmi sa tronditëse, aq edhe qesharake. Dënimet e rënda, qoftë edhe për lexim literature nga Shqipëria, për biseda krejt normale, në kushte të një pushtimi sa të gjatë, aq edhe të vrazhdët, flasin për fobinë që kishte pushteti komunist jugosllav ndaj shqiptarëve. Le ta sjellim një shembull: Poeti slloven, Ivan Cankar, në vitin 1913 kishte bërë fushatë për bashkimin e popujve sllavë të Jugut, për këtë dënohet me një javë burg. Ndërsa në vitin 1914 pushteti austriak po vëzhgonte dhe kishte kapur Cankarin, duke biseduar-propaganduar në një kafene në Lublanë me disa miqë të tij serb, për këtë ai dënohet vetëm me 6 javë heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore, pas pak ditësh, lirohet nga burgu.
Shtypi austriak i atëhershëm këtë akt politik e kishte quajtur “marrëzi” “budallallëk” të politikës austriake… (Kritik an der „Dummheit“ der österreichischen Politik) Me këtë për qëllim kisha krahasimin dhe dallimin e madh politik, në mes Perëndimit, para 100 vjetësh dhe ish shteteve komuniste, pikërisht të Jugo-Serbosllavisë. Ndërsa për një kërkesë të ngjashme, shqiptarët dënoheshin me shumë vite burgosje!
Nostalgjia komuniste titoiste/Aktori i njohur Enver Ptrovci: Për qeverinë e Kosovës unë jam një shpiun serb!
Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë…! Absolutisht e pavërtetë. Tito ishte një diktator, për këtë nuk ka dilemë, mjaftojnë dënimet drakonike kundër shqiptarëve, thuaja se fare të pafajshme, vetëm pse kërkonin barazi kombëtare…
Wendlingen, 21.10. 2022

Kryeministri Kurti në Western Balkans Summit: Nuk është koha për neutralitet, por për solidaritet

0

Prishtinë, 25 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapje të Samitit të Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i revistës prestigjioze The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Mirëmëngjes zonja dhe zotërinj,

Një mirëseardhje shumë e ngrohtë për të gjithë mysafirët tanë të nderuar që kanë udhëtuar për në Republikën e Kosovës, për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme të sotme: Samiti i The Economist për Ballkanin Perëndimor 2022 (Western Balkans Summit 2022), me temën e duhur të kohës “Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet”. Dhe shumë faleminderit organizatorëve që më ftuan të prezantoj panelin e parë, me titull: “Heqja e barrierave për rritjen e qëndrueshme, prosperitetin dhe stabilitetin për Ballkanin Perëndimor”.

Sikurse tema e samitit në tërësi, ashtu edhe tema e këtij paneli të parë janë tema të mëdha dhe të rëndësishme. Ne mund të kalonim lehtësisht një javë duke i diskutuar ato, në vend të një orë ose një ditë. Prandaj, synimi im në këtë fjalë hyrëse do të jetë shumë më modest. Duke përdorur Republikën e Kosovës si shembull, shpresoj të tregoj se çelësi për arritjen e rritjes së qëndrueshme, prosperitetit, stabilitetit dhe paqes – jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe më gjerë – është demokracia. Me “demokraci” nënkuptoj konkretisht: themelimin dhe promovimin e shteteve demokratike që funksionojnë mirë, dhe solidaritetin ndërmjet shteteve të tilla.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria jonë mori detyrën më 22 mars 2021, me një shumicë vendimtare popullore. Vetëm një vit e gjysmë më vonë, ne kemi treguar tashmë se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë dorë për dore. Natyrisht, thelbësor për demokracinë është parimi i lidhur ngushtë i shtetit të së drejtës. Një qeveri demokratike, duke huazuar fjalët e John Adams, është një “qeveri e ligjeve, jo e njerëzve”. Kjo sepse ligjet, të miratuara nga përfaqësues të zgjedhur, janë shprehja përfundimtare e vullnetit të popullit. Prandaj, një shtet me të vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligji të respektohet plotësisht nga të gjithë dhe të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë – për të pasurit dhe për të varfëritë, për të fortët dhe për të dobëtit.

Me Qeverinë tonë, Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejt këtij ideali. Vitin e kaluar, ne u përmirësuam me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International dhe 17 vende të tjera në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të Reporters Without Borders. Dhe ne jemi numër një në rajon për sa i përket sundimit të ligjit, sipas World Justice Project.

Forhåndsvisning av bilde

Që kur morëm detyrën, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë kryer rreth 800 operacione policore kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 persona, duke përfshirë rreth 300 zyrtarë publikë ose shtetërorë. Ata kanë shpërbërë 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.7 ton drogë ilegale. Dhe vetëm javën e kaluar, prokurorët sekuestruan 75 vila që ishin ndërtuar ilegalisht në një park kombëtar. Lista e pronarëve ishte tronditëse, por jo befasuese: gjyqtarë të rangut të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërm të tyre. Epokës së korrupsionit zyrtar dhe mosndëshkimit të nivelit të lartë po i vjen fundi me shpejtësi.

Progresi ynë në demokratizim është i barabartë me përparimin tonë ekonomik. Vitin e kaluar e përfunduam me 10.7% të BPV-së si rritje ekonomike dhe një rritje prej 83.6% në eksporte, ushqime dhe pije, sektorin e TIK-ut, lëkurën, tekstilin dhe veçanërisht përpunimin e drurit dhe metalit. Investimet e huaja direkte në Kosovë po ashtu janë rritur për 47,6%, ndërsa të hyrat tatimore për 34%, pa ndryshime në politikën fiskale. Ne kemi krijuar mbi 25.000 vende të reja pune. Dhe buxheti i këtij viti është më i madhi në historinë e vendit tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Kur them se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë dorë për dore, po bëj jo vetëm një pretendim logjik, por edhe shkakor. Po, ndryshe nga sa duket se besojnë disa nga diktatorët e botës, nuk ka asnjë kontradiktë të natyrshme midis demokracisë dhe suksesit ekonomik. Por përtej kësaj, reformat tona demokratike gjithashtu kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë sukses, në të paktën tre mënyra të ndryshme. Së pari, kompanitë e huaja janë shumë më të gatshme të investojnë në një vend nëse nuk detyrohen të korruptojnë zyrtarët publikë për të hyrë në tregun vendas. Kanë mbaruar ditët e “pay to play” (paguaj për të luajtur) në Kosovë. Së dyti, individët dhe bizneset kanë më shumë gjasa të paguajnë taksa kur e dinë se paratë e tyre do të shpenzohen me përgjegjësi nga shteti, në vend që të vidhen nga politikanët e korruptuar dhe të afërmit e tyre. Dhe së treti, kur njerëzit janë optimistë për drejtimin e qeverisë dhe vendit, ata priren të shpenzojnë në vend që të kursejnë. Në të gjitha këto mënyra, reformat tona demokratike e kanë ndihmuar shtyerjen përpara të përparimit tonë ekonomik.

Por, pavarësisht këtij progresi, ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më shumë për t’i ndihmuar qytetarët tanë të përballojnë krizat e shumta që po godasin botën sot. Edhe këtu, Kosova mund të ofrojë një plan të dobishëm – një plan se si një demokraci që funksionon mirë mund të menaxhojë me sukses një krizë për të mirën e të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre me më pak avantazh.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër dy kërcënimeve më shqetësuese ekonomike me të cilat ballafaqohet bota sot: ulja drastike e furnizimit me energji dhe rritja e shpejtë e çmimeve, veçanërisht e produkteve bazike. Për shkak të mosveprimit dhe neglizhencës së kaluar qeveritare, këto probleme po godasin më shumë qytetarët e Kosovës se qytetarët e disa vendeve të tjera. Për shembull, gjatë dy dekadave të mëparshme, ka pasur një mungesë pothuajse të plotë të investimeve në burime të reja të prodhimit të energjisë elektrike. Kjo e kombinuar me dështimin për të kryer riparimet e nevojshme për të mbajtur plotësisht funksionalë termocentralet tanë tashmë ekzistues. Si rezultat, Kosova është bërë jashtë mase e varur nga importi i energjisë elektrike. Në mënyrë të ngjashme, ka pasur mungesë të mbështetjes së qeverisë për prodhuesit dhe industritë vendore gjatë të njëjtës periudhë kohore. Kjo i ka bërë qytetarët tanë të cenueshëm ndaj çmimeve në rritje të shpejtë të mallrave të prodhimit të huaj.

Përballë këtyre sfidave unike, qeveria jonë është udhëhequr nga dy objektiva kryesorë. E para është një objektiv afatshkurtër: sigurimi që qytetarët tanë të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur nga efektet më të këqija të situatës aktuale. Në këtë drejtim, ne aktualisht po miratojmë një pako përmbajtjesore lehtësimi për inflacionin. Ajo pako subvencionon faturat e energjisë elektrike për ata që ulin konsumin e energjisë elektrike. Për shembull, për sasinë e energjisë që kurseni në muaj në këtë vjeshtë dhe dimër, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, do të dyfishojmë subvencionimin e familjeve. Gjithashtu ofron lehtësim financiar për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale, studentët dhe punonjësit e sektorit publik. Dhe së fundi, ai ofron incentiva për punëdhënësit e sektorit privat për të rritur pagat e punëtorëve të tyre në mënyrë që të zbusë goditjen e rritjes së çmimeve. Çdo kompani private që vendos të rrisë pagën e punonjësve të saj, ne do të subvencionojmë 50% të rritjes.           

Së bashku me këto masa afatshkurtra, Qeveria jonë po ndërmerr hapa edhe për të adresuar ato probleme afatgjata që i bënë qytetarët tanë në radhë të parë tepër të cenueshëm. Në sektorin e energjisë, ne po zbatojmë një strategji të re dhjetëvjeçare që fokusohet në sigurimin e burimeve të reja të energjisë elektrike, veçanërisht të burimeve të ripërtritshme. Ne kemi negociuar dhe nënshkruar një kompakt prej 236.7 milionë dollarësh me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation) që do të kontribuojë në mënyrë thelbësore drejt këtij qëllimi. Kompakti ndan fonde për një sërë prioritetesh, duke përfshirë bateri për ruajtje, për të rritur efikasitetin dhe për të rritur sigurinë e energjisë. Gjithashtu do të zgjerojë mundësitë e punësimit në sektorin e energjisë për gratë dhe të rinjtë.

Për më tepër, ne kemi zbatuar një sërë ndryshimesh të përhershme që do t’i ndihmojnë qytetarët të kapërcejnë si sfidat aktuale ekonomike, ashtu edhe sfidat e tilla në të ardhmen. Kështu, ndër iniciativat tjera, për herë të parë në Republikën e Kosovës kemi prezantuar subvencionet për nënat dhe fëmijët. Kemi rritur pensionet me 11%, duke përfshirë pensionet për invalidët me 33%. Dhe për herë të parë në historinë e vendit tonë, arsimi i lartë publik është plotësisht falas, vetëm për doktoratë duhet të paguash pak. Nga ana e sektorit privat, ne kemi ndarë 108 milionë euro për të ndihmuar në zgjerimin e prodhimit vendor dhe industrive të eksportit. Në planin afatgjatë, kjo do të ulë ekspozimin e qytetarëve dhe bizneseve ndaj luhatjeve të çmimeve të mallrave të importuara.

Dua ta mbyll këtë fjalim duke thënë disa fjalë për lidhjen midis demokracisë dhe paqes, përveç lidhjes midis demokracisë dhe ekonomisë, veçanërisht në dritën e luftës ilegale të Rusisë. Historia na ka treguar herë pas here se sundimtarët autokratë, të cilët nuk i japin llogari askujt veç vetes, shpesh e përdorin liberalisht luftën si një mjet për lavdi personale, zgjerim territorial ose përfitim financiar. Në të kundërt, përgjegjshmëria ndaj njerëzve i bën shtetet demokratike përgjithësisht të urrejnë luftën. Nëse Rusia do të ishte një demokraci e vërtetë, me shumë mundësi nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën. Dhe ngjashëm, nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë – në vend të një shteti njëpartiak ku opozita nuk ka asnjë shans për të fituar – ajo nuk do të përbënte një kërcënim kaq serioz për paqen afatgjatë në rajonin tonë. Në këtë kuptim, përpjekja e Presidentit Biden për të promovuar vlerat demokratike në mbarë botën mund të shihet po ashtu si një përpjekje për të ruajtur paqen midis kombeve. Në të kundërt, autokratët i kthejnë shpinën popullit të tyre për të përqafuar njëri-tjetrin.

Askund nuk shfaqet më shumë kjo tendencë sesa në marrëdhëniet gjithnjë e më komode midis Rusisë dhe Serbisë. Si fillim, Serbia ende refuzon t’i bashkohet sanksioneve të BE-së dhe ShBA-ve kundër Putinit dhe oligarkëve të pasur që e ndihmojnë atë të mbetet në pushtet. Dhe që kur ka filluar lufta, Beogradi ka mbyllur një sy ndaj agresionit të Rusisë, krimeve të luftës dhe abuzimeve të tjera të të drejtave të njeriut. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për lidhjen e dy marrëveshjeve të mëdha me mikun e tij në Kremlin. Marrëveshja e parë, e negociuar në maj, i siguron Serbisë një furnizim tre-vjeçar me gaz natyror nga Rusia. Kjo është në një kohë kur Rusia ka reduktuar rrënjësisht furnizimin e saj me vendet e BE-së, duke përkeqësuar në mënyrë të qëllimshme krizën aktuale të energjisë. Marrëveshja e dytë, e nënshkruar vetëm muajin e kaluar, është edhe më alarmante. Sipas kësaj marrëveshjeje, Beogradi dhe Moska kanë rënë dakord të kryejnë konsultime të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme në vijim. Ne e dimë prej kohësh që Serbia dëshiron t’i ketë të gjitha: armët ruse dhe investimet kineze nga njëra anë; paratë evropiane dhe toleranca amerikane nga ana tjetër. Por pushtimi i Rusisë ka zbuluar diçka që kishim frikë prej kohësh, megjithëse ende nuk dihej me siguri: Përballë zgjedhjes mes demokracisë dhe autokracisë, Beogradi po dërgon sinjale gjithnjë e më të qarta se do të zgjidhte të dytën në vend të të parës.

Në kontrast të plotë me fqinjin tonë verior, Kosova e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm dhe një aleat besnik i të gjitha shteteve të tjera demokratike. Ne morëm pjesë me entuziazëm në Defender Europe 2021 së bashku me 26 vende të tjera dhe jemi ndër të parët që iu bashkuam sanksioneve të ShBA-ve dhe BE-së. Ne u kemi ofruar strehim mbi 1800 refugjatëve nga Afganistani dhe nëntë gazetarëve nga Ukraina, të cilët tani janë banorë të kryeqytetit tonë, Prishtinës. Thënë shkurt, politika jonë e jashtme udhëhiqet nga bindja e fortë, se bota demokratike duhet të flasë me një zë. Ajo duhet të veprojë me vendosmëri të hekurt, drejt një qëllimi të përbashkët. Tani nuk është koha për neutralitet, por për solidaritet. Perspektivat për paqe të përhershme – jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe më gjerë – varen nga ajo që ne zgjedhim të bëjmë së bashku.           

Ju falemnderit shumë.

Përmbledhje nga Konferenca Shkencore : Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera, mbajtur më 02.05.2019, Preshevë -Medvegjë-Sijarinë

0

Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci

  • Promovimi-Veshja MEDVEGJË, në Preshevë më 23.10.2022 

Përmbledhësi i Konferencës Shkencore : Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera, mbajtur më 02.05.2019, Preshevë -Medvegjë-Sijarinë. 

Është më se e njohur se veshja popullore dhe veshja në përgjithësi përfaqëson një universalitet gjithënjerëzor, si dhe reflekton fuqi identifikuese për një individ, për një etni, për një vend e për një komb si tërësi. Këtë realitet e reflektoi për mrekulli Konferenca shkencore e organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në bashkëpunim me AFEDS, respektivisht Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi. Për të qenë puna edhe më efektive dhe më nxitëse për trashëgiminë kulturore e për veshjen në veçanti, Konferenca me një largpamësi të pëlqyeshme u mbajt në Medvegjë, përkatësisht në Sijarinë. 

Përmbledhësi pasqyron se Konferenca e vitit 2019, organizuar për veshjen shqiptare të Medvegjës e të viseve të tjera, zhvilloi punimet në dy seanca, duke shtruar kumtesat me këto tema: Veshja identitet i spektrit të gjerë; Veshjet popullore shqiptare në Luginën e Preshevës;  Veshjet popullore në Lumë e Dibër të Poshtme; Veshja e gjerë e femrave në Malësi të Gjakovës;Veshjet shqiptare në rrethin e Tetovës;Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës; Kostumet popullore në trevat lindore dikur dhe sot; Veshjet popullore në hapësirën folklorike shqiptare; Veshjet popullore shqiptare në tregimet e Ernest Koliqit; Kostumet popullore në vendbanimet shqiptare të Velesit; Veshjet kombëtare dhe diversiteti i saj; Rëndësia historike  e veshjeve tradicionale shqiptare; Veshja e Medvegjës dhe e viseve të tjera si elemente ndërlidhëse me identitetin; Veshjet tradicionale në Kosovë; Veshjet e burrave shqiptarë të  Medvegjës dhe së fundi Veshjet e burrave në Preshevë. Duhet theksuar se përmbledhësi ka përfshirë kumtesat e lexuara, por edhe ato që për arsye objektive nuk arritën të lexohen.   

Foto e siguruar nga Prof. Qazim Namani nga Prishtina

Për Konferencën dhe për studimet, materialet, fotografitë e intervistat e përfshira këtu është tepër domethënëse të spikas gjeografishtrirjen tepër të gjerë të kulturës dhe etnisë shqiptare, si dhe tematikën e bollshme dhe të nduarduartë për veshjet popullore, por edhe për fusha të tjera trashëgimore. Me një natyrshmëri të ndërlidhjes së lehtë, për veç kumtesave për veshjet popullore, Përmbledhësi  sjell edhe të dhëna që flasin për rite të kalimit, për punesat e dorës dhe për motivet e ornamenteve dekoruese në veshje e në artefakte të tjera. Pa u lëshuar në detaje, lypset vërejtur se temat e këtilla komunikojnë, informojnë për një trashëgimi të begatë kulturore dhe natyrisht se ndihmojnë njohjen sa më të mirë të çështjeve të ndryshme kulturore e trashëgimore. Takimet e këtilla janë shumë simbolike dhe shumë domethënëse. E bukura mbi të bukurat ishte qëndrimi i pjesëmarrësve të Konferencës aty, pikërisht në Medvegjë, ku po shuhet e shlyhet çdo gjë shqiptare e popullata shqiptare. Kam bindjen se takimet e këtilla,  rëndësia shkencore, interesimi për ndriçime në fushën trashëgimore, të bëra bashkë dhe të jetësuara në një Konferencë Shkencore do të kenë jehonë afatgjate për Anamedvegjën e më gjerë. Organizatorët largpamës dhe bashkëpunues: Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me në krye udhëheqësin e saj z. Xhemaledin Salihu dhe biznesmenin-kryetar i Forumit Ekonomik-AFEDS nga Medvegja z. Muharrem Salihu, e mundësuan takimin e këndshëm e domethënës shkencor, që dha edhe rezultatet e veta kulturore e shkencore. Për këtë dhe si për relaksim, ja se rastësisht dhe befasisht na qëlluan koincidentë, të përputhshëm dy mbiemrat Salihu. Kureshtja më shtyu të hulumtoj fjalorët gjuhësor dhe gjeta shpjegimet se,  ndër të tjera, ky emër shpjegohet me domethënie: i mirë, zemërgjerë e kompetent. Prandaj, më pëlqen të shprehem se pikërisht për veti të këtilla njerëzore z. Xhemaledin Salihu dhe z. Muharrem Salihu organizuan dhe ndihmuan një Konferencë të bukur e të rëndësishme shkencore, prandaj meritojnë lëvdatë e falënderime deri në veçanti. Ky bashkëpunim e kjo rrethanë mrekullisht mundësoi që në një mjedis etnologjik-antropologjik kulturor me karakteristika të veçanta historike dhe kulturore, për një pjesë të madhe të neve pjesëmarrësve, të panjohur deri në Konferencën e Medvegjës, të takohen studiues e hulumtues të viseve të ndryshme shqiptare, me interesime e kontribute të ndryshme tematike shkencore, të shpërfaqin identitete natyrash të nduarduarta trashëgimore e kulturore, që pasurojnë edhe më në plotësi kulturën etnike shqiptare. Kultura shqiptare është një dhe e pandashme dhe kështu duhet të trajtohet, kështu të përfaqësohet, dhe që është më e bukura – Konferenca e Medvegjës saktësisht e pasqyroi si një kulturë shqiptare, të pandarë! 

Medvegja …

Mirëpo, për hir të suksesit në të ardhmen, duhet vërejtur së, Përmbledhësi i Konferencës ka punime që duhet akoma të plotësohen, sepse ndodhë të ju mungojë dokumentimi dhe përshkrimi i saktë profesional i një kostumi të plotë, ose mungon përcaktimi dhe strukturimi brenda vetë punimit i tipologjisë së veshjes, të dallimit të varianteve të tyre, të përcaktimit të rrethinave kostumologjike, mungon saktësia, sepse disa konstatime hamendësore shfaqen pa ndonjë mbështetje teorike-shkencore e të ngjashme, që po të kihej pak më shumë kujdes, do ti bënte shkrimet shumë të arrira shkencërisht.  

Nga takimet  dhe botimet e këtilla sigurisht se gjeneratat e ardhshme trashëgojnë një bazë të mirë studiuese, të dhëna të rëndësishme për ta ndriçuar kulturën, të kaluarën e një vendi e të një hapësire më të gjerë, për ta mësuar  rëndësinë e pasurisë trashëgimore materiale, artistike ose shpirtërore. Të gjitha këto së bashku do të shërbejnë si  material studimor për Etnologjinë, që sot pëlqehet të quhet Antropologji kulturore në përgjithësi, por ndihmojnë edhe më gjerë për shkencat humanistike. 

Ju faleminderit! 

Le Temps (1933) / Kur një kroçerë me 600 turistë francezë zbarkonte në mbretërinë shqiptare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2022

Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 24 majit 1933, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zbarkimin e një kroçere me 600 turistë francezë askohe në mbretërinë shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një kroçerë franceze në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me iniciativë të z. Stavro Stavri, Ministër (ambasador) i Shqipërisë në Francë, një delegacion i madh turistësh francezë me shumë personalitete të shoqërisë pariziane shkoi në Shqipëri ku iu rezervua një pritje e ngrohtë nga autoritetet dhe nga populli.

Gati gjashtëqind udhëtarë të drejtuar nga z. Germain-Martin, ish-ministër i Financave, zbarkuan në Durrës dhe udhëtuan nëpër Shqipëri ku gjatë gjithë udhëtimit të tyre u rezervuan pritje entuziaste për ta.

Në Korçë, ata patën kënaqësinë të priten nga z. André Mazon, profesor në Kolegjin e Francës, i cili prej disa kohësh po ndjek atje disa kërkime filologjike.

Ky udhëtim francezësh në Shqipëri vulosi sërish miqësinë mes dy vendeve, e cila ishte shfaqur me gëzim së fundmi gjatë lundrimit të kroçerës “Guillaume Budé”.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1933-kur-nje-krocere-me-600-turiste-franceze-zbarkonte-ne-mbreterine-shqiptare/.

ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!

0

Florim Zeqa 

Politikanët e ditëve të sotme, në të gjithë krahët politikë, të të gjitha llojeve dhe ngjyrave qofshin ata, jo vetëm që nuk po munden të dalin jashtë projektit rugovian për shtetin e Kosovës, po e kanë të vështirë të qëndrojnë në të njëjtit binarë të pavarësisë së Kosovës siq qëndroi Ibrahim Rugova!

Liri, Pavarësi, Demokraci…

Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, themeltarit të shtetit të Kosovës, mistrecët e sotëm të politikës u bënën horë para qytetarëve të vendit dhe ndërkombëtarëve, duke i ndryshuar qëndrimet ashtu siq ndryshon moti në Beograd dhe Bruksel, në Berlin apo Washington!

Rugova ishte dhe do të mbetët i paarritshëm dhe i papërseritshëm në trojet etnike shqiptare për konsistencën e qëndrimeve politike dhe qëndrueshmërinë ndaj presioneve ndërkombëtare.

Tre fjalët e mëdha dhe kuptimplote: Liri, Pavarësi, Demokraci, ishin dhe mbetën të pandryshuara deri në fund të jetës së tij! Këto tre fjalë ishin kallëzuesi dhe kryefjala e çdo fjalimi të Rugovës para ndërkombëtarëve.

LDK-ja post-rugoviane, arenë gladiatorësh

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik dhe shpirtëror të shumicës së shqiptarëve të Kosovës, familja mbeti pa kryefamiljarin, partia (LDK) pa liderin, populli mbeti pa udhëheqësin e përgjegjëshëm dhe të ndërgjegjshëm, ndërsa shteti pa burrshtetasin e përmasave botërore.

Pas Rugovës, të gjithë në LDK u munduan ta zënë vendin e tij, duke u paraqitur secili më rugovist sesa tjetri, gjersa e tkurrën LDK-në në një subjekt minor në vend!

Disa me inskenime, sa të tjerë me improvizime u munduan ta luajnë rolin e Rugovës në LDK, por nuk ju “dhezi”!

Pse?

Sepse nuk ka kopje që e zëvëndëson origjinalin!

Gara e pashëmbullt për marrjen e primatit të “Liderit” në LDK po vazhdon nga shkuarja e Rugovës në amshim e deri në ditët e sotme.

Deri diku edhe mund të arsyetohet gara mes bashkëpunëtorëve të Rugovës në marrjen e primatit të liderit të partisë, por, assesi e atyre që nuk kanë gjë të përbashkët me rugovizmin në LDK, e në veçanti gara e antirugovistëve të cilët e luftuan Rugovën për së gjalli dhe e kundërshtuan politikën dhe vizionin e tij për shtetin e Kosovës.

Lojë e madhe me fjalë është berë pas shkuarjes në amshim të liderit historik, rreth vazhdimesisë rugoviane në LDK, ku të gjithë u thirren në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane siq ishin: toleranca e durimi, afrimi e jo perjashtimi, bashkëpunimi e jo ndarja, dialogu e jo konfrontimi, nga të cilat, jo që nuk trashëguan asgjë nga Rugova, janë larguar aq shumë nga vizioni i tij, saqë LDK-ja e sotme nuk i ngjanë aspak dhe më asgjë asaj vazhdimësie!

Rugovizmi nuk mbrohet më fjalë, por më vepra

Pa dashur të ndalem në emra të përveçëm, sot asnjëri në LDK nuk e ka të drejtën të thirret dhe as ta permend emrin e Ibrahim Rugovës!

Pse?

Sepse Rugova nuk ishte përjashtues, por unifikues!

Gjersa ishte gjallë Rugova, LDK-ja ishte besa dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës, ishte pika orientuese e miqëve ndërkombëtarë.

Përderisa maksima e Rugovës “në LDK ka vend për të gjithë”, është kthyer “në LDK ka vend vetëm për servilët dhe puthadorët, por jo edhe për themeltarët dhe atdhetarët, e më së paku për rugovistët e vërtetë”!

“Kalaja Rugoviane” nuk mbrohet duke qëndruar nën çatinë e antirugovizmit dhe as duke iu shërbyer grupeve të interesit brenda LDK-së, gjegjësisht atyre që ditën ulurojnë si gramafona të prishur “Rugova, Rugova…, kurse natën koketojnë pikërishtë me kundërshtarët e Rugovës dhe të LDK-së!

Rugova ishte dhe mbeti ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës.

Nisma ime politike ADN nuk është rastësi, është qëllim dhe mision fisnik për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në skenën politike, për rikthimin e shpresës dhe besës shqiptare.

Sikurse në të kaluarën, në kohërat më të vështira për vendin, që kam punuar pa asnjë kompensim material, pa asnjë llojë interesi apo privilegji, ashtu edhe sot e përgjithmonë do të punojë për interesa të popullit dhe vendit tim të shenjtë.

Ashtu siq ishte filozofia politike rugoviane apo ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës e fundshekullit të kaluar, edhe Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është vijiimësi e filozofisë politike rugoviane, vazhdimësi e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe njerëzore e shpirtave të lirë, trashëguese e traditave dhe zakoneve të bukura popullore dhe e vetmja alternativë e ndryshimit politik në rrethanat aktuale në dekadën e tretë të shekullit të ri.

Pavarësisht ecjes dhe ngritjes së ADN-së, deri në vdekje do të mbetem mbështetës i pathyeshëm i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim.

Së paku edhe për 100 vitet e ardhshme nuk do të ketë ide apo formulë tjetër më të saktë sesa ajo e Dr. Ibrahim Rugovës për ndërtimin, ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Me ADN-në do të ecim në hap më kohën!

Gjykata Speciale, “razgraniçenje” e Vuçiçit dhe rikthimi i Shtetit në duart e idealistëve të shkollës së Rusoit

0
Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Ndërhyrjet e Bashkësisë Ndërkombëtare në formatin që bënin regjisorët antik përmes një mjeti nga jashtë — Ex Machina, në rastin e Kosovës përmes Dhomave të Specializuara me seli në Hagë (Gjykatës Speciale), ka shumëçka që të rikujton filmin fantastiko-shkencor po me këtë titull [Ex Machina] të vitit 2014, i shkruar nga Alex Garland në debutimin e tij regjisorial.

Por nëse regjisori i filmit në fjalë ishte përqëndruar në katër personazhe, të luajtur nga Domhnall Gleeson, Alicia Vikander, Sonoya Mizuno dhe Oscar Isaac, skenari i Vuçiç që kishte për objekt aneksimin e veriut të Kosovës në shkëmbim të ca katundeve në zonat e thella të Preshevës (Malet e Zeza të Shkupit, respektivisht Karadakut) dhe ca “lagje” periferike të Bujanocit dhe dy-tri katunde të Medokës, të cilin pretendonte ta realizojë me dy-tre “aktorë”, nëse nuk ia arrinte dot me vetëm një.

Ishte Gjykata Speciale që ndërhyri, si një regjisor antik përmes mekanizmit Ex Machina, me ca elemente shtesë të filmit të Alex Garland-it.

Ndërkaq rikthesa e madhe në politikën e jashtme të Tiranës dhe Shkupit zyrtar dhe rendja për t’ju bashkangjitur idesë serbo-ruse për rimëkëmbjen e Jugosllavisë në një format tjetër, që nënkupton “Ballkanin e hapur” [katër ish republikat jugosllave plus Shqipëria], duke ia kundërvënë Procesit të Berlinit, respektivisht vet BE-së, dëshmoi se sa prezente ishte dhe mbetet Rusia në rajon.

Fushata, ndërkohë, e përqëndruar, e një lagjeje politikanësh dhe qarqeve gazetareske në Tiranë dhe Prishtinë, për gjoja mbrojtjen e UÇK-së në emër të një patriotizmi folklorik, rezulton të jetë edhe një përpjekje shtesë kundër dekriminalizimit të segmenteve të veçanta që vepruan në emër të saj gjatë dhe pas luftës në shpërputhje me interesat strategjike të Kombit.

Emblema e UÇK-së prandaj nuk duhet e nuk guxon të përdoret tutje si gjethe fiku. Këto akte nuk mund të shërbejnë si mbulesë  për projekte si “Ballkani i hapur” që nuk kanë asgjë të përbashkët me  idealet e themeluesve real të UÇK-së dhe spartanëve të shumtë të saj.

“Na e lini fuqinë në duart tona, përndryshe do të përmbyset çdo gjë”, duket se na kërcënojnë oligokratët përmes politikanëve të zënë peng.

Rutger Bregman përshkruan një çast specifik në jetën e filozofit frëng Zhan Zhak Ruso [Jean-Jacques Rousseau], që do t’i ndryshojë jetën për 180 shkallë.  Ai çast i ndodhë derisa po qëndronte nën hijen e një peme dhe po shfletonte numrin e fundit të revistës ‘Mercur de France’, kur i mbeti shikimi i ngulitur mbi një shpallje të veçantë, e cila do të duhej t’ia ketë ndryshuar rrjedhën e jetës tutje.

Ishte një  grishje e Akademisë së Dion-it që ofronte një çmim të veçantë për një ese po ashtu të veçantë.  Akademia po kërkonte pjesëmarrës në konkursin e saj, prej të cilëve kërkonte përgjigjen e saktë në pyetjen pasuese:  A ka kontribuar përparimi i shkencave dhe i arteve në ashpërsinë apo fisnikërimin e sjelljeve?

Rusoi, shkruan tutje Bregman, e dinte përgjegjen në çast. “Menjëherë, me t’i lexuar këta rreshta”, do të shkruante ai më vonë, “pashë rreth e qark meje një botë tjetër dhe unë vet u shndërrova në një njeri tjetër”.  Papritmas ai e hetoi se civilizimi nuk ishte bekimi i gjakuar, por ishte vet helmi.  Ndërkaq derisa po i afrohej burgut, ku po mbahej peng një mik i tij krejt i pafajshëm, ai e kuptoj se “njeriu nga natyra është i mirë,  por përmes institucioneve ai shndërrohet në qenie të keqe”.
Rusoi kishte fituar çmimin e parë…

Në këto rrethana, “Ballkani i hapur” se si merr trajtën e institucionit që një lagje politikanësh tanë i ka tjetërsuar tej mase, ndërkaq vetëm tek rikthimi i Procesit të Berlinit jam i prirë ta shoh jo vetëm prologun e fundit të tij, siç ndodhi me atë të “razgraniçenjes” së Vuçiçit, por edhe rikthimin e mundshëm të Shtetit në duart e idealistëve të shkollës së Rusoit.

Rikthimi i Procesit të Berlinit po ndodh falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, me ç’rast të premtën që lamë pas, rezultoi me marrëveshjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri praktikave të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.