Le Temps (1933) / Kur një kroçerë me 600 turistë francezë zbarkonte në mbretërinë shqiptare

Shkrime relevante

Ismet Nuredini, njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe shpirtit shqiptar

Hamzë Morina, Prizren  Njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe...

Akti moral i një burrshtetasi të përgjegjshëm!

Florim Zeqa Reagimet e opinionit po e dëshmojnë se Bedri Hamza është...

Filozofi i fushës

Pascal Bruckner. Foto: Fronteiras do Pensamento / Wikimedia Commons (cc by-sa...

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2022

“Le Temps” ka botuar, të mërkurën e 24 majit 1933, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zbarkimin e një kroçere me 600 turistë francezë askohe në mbretërinë shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një kroçerë franceze në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me iniciativë të z. Stavro Stavri, Ministër (ambasador) i Shqipërisë në Francë, një delegacion i madh turistësh francezë me shumë personalitete të shoqërisë pariziane shkoi në Shqipëri ku iu rezervua një pritje e ngrohtë nga autoritetet dhe nga populli.

Gati gjashtëqind udhëtarë të drejtuar nga z. Germain-Martin, ish-ministër i Financave, zbarkuan në Durrës dhe udhëtuan nëpër Shqipëri ku gjatë gjithë udhëtimit të tyre u rezervuan pritje entuziaste për ta.

Në Korçë, ata patën kënaqësinë të priten nga z. André Mazon, profesor në Kolegjin e Francës, i cili prej disa kohësh po ndjek atje disa kërkime filologjike.

Ky udhëtim francezësh në Shqipëri vulosi sërish miqësinë mes dy vendeve, e cila ishte shfaqur me gëzim së fundmi gjatë lundrimit të kroçerës “Guillaume Budé”.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1933-kur-nje-krocere-me-600-turiste-franceze-zbarkonte-ne-mbreterine-shqiptare/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu