Kreu Blog Faqe 1201

Kryeministri Kurti: Kosova, do të rrijë vertikalisht si Republikë e pavarur dhe demokratike

0

Prishtinë, 24 tetor 2022

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend, për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës:

I nderuari Kryetar i Kuvendit z. Glauk Konjufca,Të nderuar deputetë,I nderuar Kabinet Qeveritar,Të dashur qytetarë të Republikës,

 Jam i nderuar që sot para jush të prezantoj Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, të dytën me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Republikës sonë.

Kjo është strategjia ombrellë e sektorit të sigurisë e cila njeh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat për sigurinë e Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht paraqet mundësinë dhe vizionin për të ardhmen tonë. Kjo strategji do të prodhojë plane dhe dokumente tjera të cilat ndërlidhen me sigurinë kombëtare, me sigurinë publike, mbrojtjen dhe diplomacinë, e që janë të domosdoshme për të orientuar, funksionalizuar dhe zhvilluar arkitekturën tonë të sigurisë.

Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim dhe konsultim të ngushtë me të gjitha institucionet shtetërore. Ajo i është nënshtruar procesit të konsultimit të brendshëm e të jashtëm, përfshirë edhe me përfaqësitë e shteteve të Quint-it, por edhe shteteve të tjera mike, sikurse që është konsultuar edhe me akademinë.

Falënderoj veçanërisht të gjithë nëpunësit e angazhuar në kuadër të institucioneve tona, që kanë dhënë kontributin e tyre për hartimin e kësaj strategjie.

Ky dokument paraqet objektivat strategjike të ndërlidhura me interesat jetike shtetërore, siç janë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore e zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në strukturat euro-atlantike e në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si parakushte për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe të rajonit tonë.

Të nderuar deputetë,

 Gjatë qeverisjes sonë i kemi dhënë vëmendje të veçantë institucioneve të sigurisë, me politika të qarta dhe veprime konkrete karshi tyre. E kemi rritur për 52% buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga 63 milionë sa ishte në vitin e kaluar në rreth 102 milionë për vitin 2022. Qeveria jonë ka ndarë buxhetin më të lartë në historinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e përafruar atë si shifër, dhe duke e synuar natyrisht kriterin e vendeve të NATO-s, prej 2% të bruto produktit vendor.

Ky buxhet me lartësinë e tij, është vendosje e një standardi të ri për trajtimin që Qeveria e Kosovës i bën dhe duhet t’i bëj në të ardhmen forcave të saj të armatosura dhe çështjeve të sigurisë. Me këtë buxhet ne kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend, ruajtjen e sovranitetit tonë dhe ngritjen e kapaciteteve të plota ushtarake që po realizohet përmes procesit të transformimit të FSK-së në ushtri moderne.

Buxhetit të rritur për ushtrinë, po i shtohen çdo ditë edhe mjetet e dhuruara nga qytetarë shqiptarë gjithandej botës, në Fondin e Sigurisë. E për këtë, do të doja ta shfrytëzojë rastin që nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ta falënderojë secilën e secilin që ka kontribuar për Fondin e Sigurisë deri më tani. Gjithashtu inkurajoj çdonjërin që ka mundësi financiare dhe vullnet patriotik, të kontribuojë edhe më tutje në këtë Fond të Sigurisë.

Krahas rritjes së buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe krijimit të Fondit të Sigurisë, kemi përshpejtuar blerjet ushtarake dhe blerjet e tjera që lidhen me fuqizimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe të sigurisë. Kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë shtet me shtet, duke shkurtuar kohën e furnizimit dhe duke ulur ndjeshëm koston financiare.

Kemi themeluar një grup punues me anëtarë të nivelit të lartë, me qëllim intensifikimin e punës për anëtarësim në NATO, për çka kemi gjetur një mirëkuptim shtesë nga vendet mike. Për këtë, ne synojmë anëtarësim sa më të shpejtë në Partneritetin për Paqe, përveçse edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë.     

Njëkohësisht, po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin kandidat dhe po zbatojmë reformat e nevojshme për të lehtësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kemi krijuar mekanizma të ri për më shumë koordinim të punëve në mes të institucioneve të sigurisë duke bashkuar kapacitetet dhe rritur efikasitetin e veprimit. 

Prandaj, miratimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës u jep drejtim institucioneve tona në përpjekjet për unifikimin e politikave dhe të qëndrimeve të cilat ndërlidhën me interesat shtetërore të sigurisë, e për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.

Ashtu siç ka ditur të çlirohet dhe të pavarësohet Kosova, ajo do të dijë edhe do të rrijë vertikalisht si Republikë e pavarur dhe demokratike.

Forhåndsvisning av bilde

 Ju falemnderit.

Anatemimet që rrëzohen vetë

0

 nga  Kasam ShAQIRVELA, Shkodër 

  • Dromca mendimesh, analizash, reagimesh, këndvështrimesh, esesh, filozofemash … 

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është një figurë reale me të cilën, pamëdyshje se, identifikohet populli shqiptar, atë e lindi nëna arbërore, e krijuan rrethanat historike duke e bërë dhe ngritur në një figurë të lavdishme patriotike dhe jo vetëm… sepse bëmat e tij dedikuar lirisë së popullit të vet, Atdheut të vet si dhe rajonit më të gjerë në Evropë, ku dhe e vulosi kohën me emrin e vet, e cila periudhë u quajt “Epoka e Skënderbeut” apo “Koha Skënderbegjane”. Madje jehona e lavdishme e kësaj periudhe kaloi kufijtë natyrorë të Trojeve të Arbrit, sepse misioni i Gjergjit i kaloi përmasat atdhetare duke u kthyer në legjendën e gjallë që preku mbarë botën e qytetëruar, demokratike dhe liridashëse, e cila në shpërblim të pranimit shpirtëror të kësaj figure, emblematike dhe me përmasa biblike, shkruajti një mori librash për të si dhe i ngriti me duzina përmendoresh anekënd Globit për nder të heroizmit të tij të pashoq! Kjo qe pra fryma hyjnore e tij që si ushqim shpirtëror pati përmasën e liridashjes universale..!  

***

Ka kalu koha kur pleqt tonë me kësulë të bardhë(Plisin e Bardhë pellazg) mbi krye, kur i pyesje – çka je bre burrë? Ata me gojën plot, të thoshin: -“jam turk elhamdulilah”…!  E nga ana tjetër bënin be në, “bukë e krypë me zemër të mirë” dhe “besa-besë me fjalën e dhënë“…?!  

Kur të zgjohen nga gjumi i asimilimit shqiptarët etnikë të shpërngulur në Turqi, dhe kur të ngrihet vetëdija e tyre në nivelin mbi 51% për të anuar nga shqiptaria e shqiptarizmi… atëherë do ta sheh mirë ai shtet se si do ta paguajë tagrin e atij zullumi shekullor ndaj popujve që i nënshtroi në përgjithësi por ndaj popullit shqiptar në veçanti, popull ky që i pati dhënë një çetë kryeministrash e ushtarakësh kësaj perandorie, një duzinë dijetarësh në shkenca të ndryshme… dhe ajo, Perandori Osmane, …çka i dha???  

-Nuk i mjaftoi që ia shiti tokat e Trojeve Shqiptare fiseve barbare sllave por në tërheqjen për në shtratin e vdekjes të kësaj kuçedre mongolo-aziatike, popullatën shqiptare e la pa teritor të definuar edhe përkundër faktit që ishin 4 vilajetet shqiptare… me popullsi dërmuese shqiptare të të katër konfesioneve,… e la dhe të papërcaktuar e njohur juridikisht si komb shqiptar kundrejt fqinjëve ballkanikë të “linxhirës së zezë” që bashkonte në vete grekët, serbët, malaziasit e bullgarët.. si aleatë e këlyshë të “Kugës së Bardhë“, poashtu aziatike, që ishte vetë Rusia…?! 

***

SHTYLLA KU NE KAPEMI E MBAHEMI

Është një shtylla ku kapen e mbahen fort shqiptarët…ajo shtyllë quhet shqiptarizëm… dhe vetë emri i tillë nuk njeh prandaj edhe nuk i përmban në vete nuancat apo ngjyrimet politike e as teologjike respektivisht fetare apo konfesionale…,gjithçka tjetër është mjegullim sysh, larje truri dhe nga kjo si pasojë para mpihet e pastaj ngathet trupi dhe ashtu i ngathur bie në letargji ku si përfundim ka zhbërjen repektivisht vdekjen si komb!  

© K. Sh.

Kryeministri Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich

0

Prishtinë, 24 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në zyrën e tij, udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë e sigurisë edhe asaj të kulturës, marrë parasysh historinë e përbashkët të miqësisë nga e kaluara.

Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e mbështetur restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren. Kjo qendër, ndër të tjerash do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë.

Greqia në gjenezën e saj është quajt Arbanit Republik, se banohej për mijëra vite nga shqiptarët

0
Enkel Muço, Pogradec
___
Duke marrë shkak nga disa portale shqiptare, që spo dua tu përmënd emrat këtu, të cilat publikojnë pjesë nga emisionet tv në Shtetin “Grek” mbi temat e historisë dhe kryesisht origjinës së popullit Arban(arbaniteve), që jetojnë në ato troje prej mijra vitesh. Disa gazetarë, “historianë, gjuhëtarë apo studjues” të vëndit gjiton, duan ta paraqesin popullin Arbanit të ndryshëm me shqiptarët e Shqipërisë, sikur ne nuk kemi lidhje genetike, historike, kulturore e folklorike me arbanitët që banojnë sot në “Greqi”.!
Mesa po shoh dhe po duket qarte, qarqeve akademike shkencore dhe kulturore të Shteti artificial “grek”, nuk u ka mbetur më asnjë alternativë tjetër për të mashtruar e fabrikuar opinionin publik dhe atë shkencor përsa i përket origjinës së popullit Arban që banon në gjithë trojet e “Greqisë”.
Pikërisht për këto arsye dua tu bëj me dije gjithë portaleve shqiptare, mediave vizeve, elektronike, Akademisë së Shkencave, Institutit të Albanologjisë dhe kujtdo tjetër, se ka ardhur koha që të dalim me qëndrime të qarta shkencore, bindëse nga çdo disiplinë për të vërtetuar botërisht së:
“Greqia apo grekët”,nuk kane origjinë, pra, burim etnik si popull, edhe asgjë nuk i lidh ata me mesjetën e jo më me antikitetin.! Ky term apo emërtim
(Elada dhe Grek), të vetmin origjinë e burim etnik, ka Popullin Arban që jeton prej mijra vitesh në ato troje.
E verteta nuk mund te fshihet pas një gjuhe “konglomerat”, e krijuar ne shekullin e XVIII që quhet greqishte, por që për bazë deri në masën 60% ,ka rrënjët e shqipes arkaike të dialektit gegë, ndersa pjesa tjeter e greqishtes përbëhet nga fjale të gjuhës së egjiptit, sllavishtes, turqishtes e vllahishtes, as nërmjet fabrikimeve apo mohimit të faktorit shqiptar.
Pra greqishtja është një gjuhë teknike e prodhuar në bodrumet e Kishës se Fanarit prej fanariotëve, te cilët ishin shqiptarë ortodokse që banonin në Turqinë e sotme dhe sigurisht që e krijuan greqishten me rrenjët e fjaleve të shqipes duke i shtuar asaj prapashtesat.
Më duhet të përmënd këtu se fisi i Fanariotëve ishte ndër më të pasurit, me lidhje të fuqishme tregëtare me Carët e Rusisë. Në çdo luftë ruso-turke që është zhvilluar Osmanët i humbën të gjitha betejat, ndërsa fisi i Fanariotëve gëzonte të drejta të plota, pasi ata nuk prekeshin nga asmanet e as nga rusët, ku keta të fundit u kishin krijuar atyre privilegje të mëdha nëpërmjet marvedhjeve të rëna dakort nga dy palët luftuese(ruso e osmane).
Shkurt dhe saktë, e vërteta është se “Greqinë” si Shtet e krijuan, Rusia, Osmanet, dhe Evropjanët duke i futur shqiptaret e besimit islam dhe ortodoks në luftë vella vrasese për 100 vjet për të na rrembyer e përvetësuar trojet, kulturen dhe manipuluar historinë.
Keshtu ortodokset shqiptaret u kthyen në “grekë” me mbeshtetjen e fuqive që permenda, sa nga dhuna e represioni po aq edhe duke i joshur materialisht, ndersa myslimanet shqiptarë u kthyen në turq, të cilët u dëbuan me dhunë.
Mos harrojme marrveshjet për shkembimin e popullsive, ku ortodoksët shqiptare në trojet e Turqisë së sotme u dëbuan për në Athinë për tu deklaruar në “grekë”, në regjistrat e kohës kështu u shënuan, edhe shqiptarët e besimit mysliman në “greqi”, u perzunë në Turqi për tu deklaruar turq atje. Më vonë u sollën kolonë nga kaukazi, që njihen si ruso pondjos dhe nuk erdhen pak ,por rreth 1 milion banore, edhe u thanë se nga sot jini grekë te vertete.! Ky pra është Shteti Grek, artificial, i cili edhe deklaratën e pavarësisë, në Parlamentarizmin e parë të mbajtur në Nafplio, e ka te shkruar në gjuhën shqipe të vjetër(ilyrishte), me germa te alfabetit pellazg te Dhaskal Todrit
(Teodor Haxhi Filipit), Voskopojarit mësues të Elbasanit(Alba), qe sot njihen si gërma”greke”.
Dhe ky Shtet në gjenezën e tij u quajt Arbanit Republik. Këto janë prova të pa kundërshtueshme, të cilat faktojnë origjinën e shqiptarëve ortodokse që u kthyen në “grekë”, sepse në administraten e Shtetit nuk u lejua dy gjuhësia, edhe shqipja u ndalua me ligj, madje nga Kisha ortodokse që kontrollohej nga Patriarkania e Stambollit, u shpall gjuhë e mallkuar, e nuk mund te flitej, pasi kishte penalitete dhe persekutohej kushdo që fliste shqip, madje fëmijet rriheshin me stap në duar nëpër shkolla ëe rast se kapeshin duke folur shqip. Nuk e di se si mund të besojnë në zot këta njerës që e quajnë veten “grekë” sot, kur po marrin vesht të vërtetën, nderkohe që e urrejnë apo mohojnë origjinën e tyre.! Po pse vallë.? A ka zot që urren popuj dhe njerës duke bërë diferencime rraciale dhe shpall te mallkuar gjuhën e një populli tjetër.?!
A ka ndonje popull në bote që të ketë heronj dhe martire në mbrojtje te gjuhës.?! Ja pra jemi ne shqiptaret, qe askujt nuk i kemi bere keq përgjatë gjithë historisë, por të vetë shpallurve greke, turqve dhe sllaveve i ka penguar gjuha shqipe, ekzistenca jonë aq shume, sa na kanë masakruar elitat e Kombit, njerëzit më të mënçur. A thua se u shkuam e u zumë ne shtëpitë dhe trojet këtyre të pabesëve të pa fe.?!
Masakra, genocidi dhe spastrimi etnik më e fundit ka ndodhur me Dardaninë më 1999, me Krahinën e Çamërisë në fundin e luftës së II Botërore, edhe këto i bënë sllavo-rusët, i bene “grekët”, në Çamëri dhe vise të tjera të “greqisë”, apo me mire të themi Arbanët e besimit ortodoks, me miratimin e rusisë dhe hisen e evropes, të cilet i vranë, i theren, i dogjën dhe i përndoqën banorët shqiptarë në Dardani dhe të Çamerisë i përzunë në Shqiperi ,Turqi dhe vise te tjera te “greqise”. E ndërsa e vërteta historike smund të fshihet, sepse :
Pothuajse të gjithe Kryeministrat e Presidentët e Shtetit, artificial “grek”, kane qënë dhe mbeten Arbanë, pra shqiptare, i fundi është Kryeministri aktual Miçotaqi, edhe heronjte, filozofët, kultura, doket, zakonet e folklori është trashegimnia e popullit tonë të lashtë Pellas-Ilyr-Arban-Shqiptar.??
Do të vijë dita që historia do rishkruhet dhe gjithë bota do ta marrë vesh të vertetën, edhe këtë do ta bëjmë ne shqiptarët, sepse historia e Kombit tonë është më e dhimbshmja e pëgjakshme, aq sa nuk ka të ngjashme të ketë ndodhur me ndonjë popull tjeter në historinë e njerezimit. Ky është Atdheu që na e lanë trashegimni dhe amanet të parët tanë ndër shekuj e mijëvjeçarë.
Po të shohim karakterin se si u krijua dhe funksionon Shteti “grek”, ai është një Shtet “Satelit” i Evropës dhe i Rusisë, që bën ndarjen(kufirin) de fakto ndërmjet Evropës dhe Azisë, por edhe të dy besimeve fetare njekohësisht, atij ortodoks dhe islam.

Synimet për ndarjen e Kosovës vazhdojnë të jenë preokupim i politikës serbe, Kosova është shtet i pavarur andaj duhet kundërshtuar me vendosmëri

0
Nehat ShaqiriNga Nehat Shaqiri (Bota Sot)

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka folur për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, por edhe për politikat e saj nacionaliste që i ka ndër vite për Kosovën.

Ai thotë se Serbia në çdo mënyrë do me i arritë qëllimet e saja dhe ish-udhëheqësve të Serbisë siç ishin Çosiqi dhe kryekrimineli i Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Sipas tij, planin e tillë e ka dhe po e vazhdon edhe qeveria aktuale serbe, plan për copëtimin e pjesëve të Kosovës.

“Demaskimi i politikës grabitqare e Vuçiqit po ndodhë edhe nga politikanë brenda për brenda shtetit serb, të cilët i dërgojnë mesazhe indirekte Qeverisë Kurti që në dialogun e Brukselit të mos bi në grackë për të bërë gabime e lëshime, në dëm të sovranitetit dhe integritetit të shtetit të njohur të Kosovës edhe ndërkombëtarisht nga shtetet më me ndikim të botës”, thotë Tërnava.

Image

Hajrullah Tërnava

Tërnava flet për denoncimin dhe dekonspirimin e politikës së Vuçiqit që ka ardhë nga ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq.

Ai ka folur për qasjen që e ka Beogradi e sidomos presidenti i Aleksandër Vuçiq, karshi Kosovës dhe dialogut lidhur me arritjen eventuale të marrëveshjes finale.

Tërnava pohon se, Koraq ka thënë se opsioni i ndarjes së Kosovës, i Dobrica Qosiqit, është projekt që nuk thuhet zyrtarisht për i vetmi për të cilin punohet dhe angazhohet politika aktuale qeverisëse në Sebi.

“Është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës, është në kokat e disa njerëzve. S’kam dëgjuar Aleksandër Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka deklaruar Zharko Koraq.

“Sigurisht që monedha e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, është menduar mirë nga Vuçiqi që të një moment të caktuar të përdoret edhe për forcimin e kërkesave secesioniste dhe autonomiste, deri në ndarje, për ta jetësuar platformën e Çosiqit e të Millosheviqit”, pohon Tërnava.

Tërnava vleërson se kjo është një alarm serioz për Kosovën.

“Ky është një paralajmërim edhe një alarm serioz për spektrin politik të Kosovës, që në këtë proces të rëndësishëm të jetë shumë i vetëdijesuar dhe të jetë i bashkuar dhe jo i përçarë, për interesa të ngushta individuale politike e lakmi për pushtet, që nuk shkojnë aspak në interes, por e pengojnë funksionalizimin dhe forcimin e Kosovës si shtet të qëndrueshëm e të pacenueshëm me sovranitet”, thotë ai.

 “Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet që priten të ndodhin me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve duhet të jenë shumë unik, si pozitë dhe opozitë, dhe t’i përmbahen qëndrimit të përbashkët që janë në interesin e Kosovës, që pjesët e territorit të Kosovës janë të pacenueshme, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konfirmua Pavarësinë e Kosovës, që u shpall me 2008-tën, që vetë Serbia e kishte ushtruar atë ankesë dhe e mori përgjigjen, prandaj përfaqësuesit tonë duhet t’i përmbahen këtij vendimi të GJND-së, që të vjen deri te njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Vitet e nëntëdhjeta, vite krenarie për shkollën shqipe

0

Prof. ADEM GECA

-Bashkëpunimi i dy degëve të LASH-it “Naim Frashëri” gjatë pesë viteve (1990-1995)

-Është vlerë e pamohueshme e forumit të intelektualëve “Luigj Gurakuqi” të Klinës, i cili organizoi dhe po e zhvillon (3 shtator 2022) këtë Sesion, kushtuar Arsimit shqip përgjatë viteve të 90-ta në Klinë e rrethinë, andaj u jemi mirënjohës e veçanërisht për kryetarin e tij z. Pal Canaj.

-Përshëndetje të përzëmërt Ministrit të Parë historik të Arsimit, dhe kryetar i LASH-it të Kosovës, z. Rexhep Osmani!

-Përshëndes ish Drejtorin e Entit Pedagogjik të Kosovës, z. Halim Hyseni!

-Si dhe, përshëndetje për të gjithë Ju pjesëmarrës të këtij eventi shumë të qëlluar!

Të flasësh në retrospektivë kohore na është paksa e vështirë, por ngjarjet nëpër të cilat rrethana u zhvilluan ato punë dhe angazhime në të mirën e Shkollës shqipe, nuk harrohen, pavarësisht kalimkohës, e sidomos për ato zhvillime të cilat tani na janë pasuri e historiografisë kombëtare dhe sot i kemi parathemeltare të shtetësisë së Dardanisë së çliruar. Këtë e dëshmon përballja e drejtpërdrejt me sunduesin dhe ligjet diskriminuese të tij, në formën institucionale të formuara nga elita kombëtare shqiptare, e të cilat dolen fitimtare përballë atij sistemi antishqiptar.

Roli ministror i LASH-it “Naim Frashëri” Dega në Istog në ndërtimin e sistemit të pavarur të arsimit istogas dhe bashkëpunimi pesëvjeçar me Kryesinë e degës së LASH-it në Klinë lanë gjurmë të pamohueshme në të mirën e brezave në vijim. Kishim një bashkëpunim të pashkëputshëm dhe shumë konstruktiv.

Vitet e 90-ta ishin vitet më të rënda të rrugëtimit të arsimit shqip në Kosovë dhe të mekanizmave bartës, si institucionet profesionale, shkollat, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit. Ishim para një përballjeje të jashtëzakonshme, andaj dhe kërkoheshin edhe angazhime të jashtëzakonshme, sepse po kishim të bënim me fatin individual dhe kolektiv të gjeneratave që po na vinin. Kësaj domosdoshmërie kohe i doli përballë LASH-i, në të gjitha nivelet në tërë Kosovën.

-Themelimi i LASH-it, fillimi i formësimit të shtetësisë dhe Shkollës së pavarur shqipe

Më 12.12. 1990, në shkollën  fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë u themelua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”. Në emër të Këshillit nismëtar Kuvendin e hapi Munish Hyseni. Për statutin dhe programin fjalen e rastit e mbajti Raxhep Osmani. Kryetar i LASH-it u zgjodh Rexhep Osmani, për arsimin fillor, për atë të mesëm Shyqëri Obertnica, ndërsa për arsimin universitar, dr. Hajrullah Koliçi. Kjo Kryesia dhe kjo udhëheqje mori përgjegjësi historike duke udhëhequr, dhe, menjëherë bëri strukturimin në degë nëpër komuna dhe në nëndegë nëpër shkolla.  Brenda tre muajve, jo vetem në Kosovë, po dhe në të gjitha trojet shqiptare u bë një veprim i tillë jetik dhe i domosdoshëm për kohën dhe rrethanën.

Në Istog, me iniciativen e Kryesisë së LASH-it në nivel Repiblike, më 15.03.1991 u thirr Kuvendi themelues i Degës së LASH-it. Këshill nismëtar ishin këshilltarët pedagogjik për Regjionin e Pejës: Nimon Mulliqi, Bajram Ahmetxhekaj dhe Beki Kurti. Kuvendi u mbajt në shkollën fillore “Ismail Qëmali” në Saradran. Dhjetë shkollat istogase derguan nga dy delegatë. Me vota unanime të Kuvendit për kryetar të LASH-it, Dega në Istog, u zgjodh delegati nga Qendra Arsimore në Istog, Adem Geca. Gjithashtu u formua edhe Kryesia. Kjo Kryesi dhe kryetari i saj u gjeten të nesërmen në terren, shkollat istogase ishin me drejtori të dhunshme e me ish drejtorë shqiptarë të suspenduar nga sistemi i dhunshëm. Një numër sish kishin vendime nga gjykata serbe në Istog, që për 200 metra e kishin të ndaluar të gjendëshin në asfërsi të shkollave.

Detyra e parë e jona ishte, bërja e shkollave istogase me drejtorë. Brenda dy muajve  dhjetë shkolla u bënë me drejtorë, falë angazhimit të Kryesisë së LASH-it. Motoja e zgjedhjes së drejtorëve ishte, se drejtorin për herë të parë në historinë e shkollës shqipe e zgjedhë vetë kolektivi dhe askush tjetër. Kështu, për drejtorë shkollash në Istog u zgjidhen nga kolektivet përkatëse.

Pas zgjedhjes së drejtorëve, si kudo nëpër Kosovë, edhe ne në Istog na u ngarkua barra e përfundimit të vitit shkollor 1990/91, me dëftesa ekzistuese të së kaluarës dhe në vend të vulave të bëhet me faksimile katrore… Autorizimin për bërjen e faksimilit drejtori e mirrte me shkrim nga Këshilli i shkollës.

Të gjitha këto veprime bëheshin në koordinim me Kryesinë dhe kryetarin e LASH-it në nivel regjional, Pejë, Deçan, Klinë e Istog, kryetar Agim Berdyna. Takime në nivel Regjioni bëheshin për çdo javë në Pejë. Gjatë kohës përsa Agimi mbahej në burg, udhëheqjen e Degës në Pejë e bënte Selman Etemi, i cili e bartte funksionin e nënkryetarit, e, që na ishte i rrebt, i përpiktë dhe hiq tolerant.

Viti shkollor 1991/92, vit historik për arsimin shqip në Kosovë, filloi me vonesë. Shkollat ishin të kyçura (mbyllura) me dhunë nga pushtuesi serb. Protestat para shkollave nuk sollen lirimin e lokaleve, andaj më 20 janar, me vendim të Ministrisë së Arsimit në ekzil dhe miratimin dhe pranimin e kësaj edhe nga LASH-i, në të gjitha nivelet, mësimi fillon nëpër ‘shtëpitë’ shkolla. Me gjithë vështirësitë që na dilnin në shteg të pavarësimit, shkolla shqipe u nis drejt shtegut të shumëpritur. Më 31 janar 1992, një javë pas fillimit të mësimit nëpër ‘shtëpitë’ shkolla në fshatin Uçë ranë dëshmorë në mbrojtje të nxënësve: Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Hasan Hysenaj, duke i lënë edhe dy të plagosur, Azllan Hysenaj dhe Osman Hysenaj. Ata shkuan në përjetësi, ndërsa më të vendosur vazhduam në misionin tonë të shenjtë, me betimin se, s’ka të ndalur. Me këtë rast nuk do flasim për biseda informative, të rrahurit, të malltretuarit, se rastet na janë të shumënumërta.

-Pragu i Qershorit 1991/92 kërkonte mobilizim shtesë

Fatmirësisht në mbështetje kishim popullin dhe partitë politike, ku secili bënte punën e tij.

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 1991/92, para nesh si LASH dolen dhe këto detyra:

Ndërrimi i emrave të shkollave që kishin emra me ngjyrime nga e kaluara si antishqiptare. Dhe këtë e bëmë. Puna filloi nga poshtë lartë, sa vijon: Këshillit qendror kompetent, në krye me LASH-in, nga secila shkollë i shkonin tre emra. Një emër e propozonte kolektivi, një nxënësit dhe një prindërit. Kështu për një kohë të shkurtër shkollat istogase por dhe në Klinë u bënë me emërtime shqip.

-Për herë të parë në histori, paisjet dhe dokumentacioni shkollor me identitet edhe kombëtar

Dalja e dëftesave dhe diplomave të para me Shqiponjën dykrenare në mes dhe vulave me logon Rapublika e Kosovës dhe bashkëpunimi i ngushtë me degën e LASH-it në Klinë, konkretisht me kryetarin Selman Etemi, i cili ishte edhe drejtor në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë, u bë kjo e realizueshme.

Selman Etemi, si kryetar i LASH-it në Klinë, por dhe nënkryetar i Degës të nivelit regjional të Pejës, kishte marrë përsipër në obligim të shumë punëve me plot sakrifica në nivel të Regjionit të Dukagjinit, një nga të shumtat edhe sjelljen e dëftesave e diplomave nga qendra (Prishtina) por dhe sistemimin e materialeve nëpër punkte dhe vende të sigurta, së pari në Klinë, e mëpastaj ato të shpërndaheshin për katër komunat në nivel Regjioni (të Pejës).

Për Istogun ishte një ndihmesë e madhe, e, kështu shpresuam dhe kështu edhe na doli. Po bëj veçim rasti nga shumë të tjerë: Agim Berdyna na njoftonte se, nesër, jo më herët, e as më vonë, duhet të tërhiqen dëftesat nga shtëpia e Selman Etemit në Grabanicë të Klinës. U vura në “alarm” se, si të kontaktoja me Selmanin. U krijua mundësia disi, dhe ramë në gjurmë të një telefoni ajror, dhe bëmë kontakt. Bisedat duhej bërë edhe me nënkuptime se, frika ishte nga përgjimet. P.sh., për rastin e dëftesave: ”Selman, për qat hall që e kemi me ty, kur dhe ku mund të kontaktojmë me ty”. Selmani shkurt: “Nesër, në Grabanicë, as pesë para pesëve, as pesë pas pesëve”. Të nesërmen siguruam një makinë dhe vozitësin, Agim Çeta. Bashkë me Bajram Berishën e Zeqir Mehmetin (tani në Radio Fontana), në ora fiks pesë të mëngjesit, u gjetem para shtëpisë së kryetarit të LASH-it Selman Etemi, në Grabanicë komuna e Klinës. Pakot me dëftesa dhe diploma i vendosem shpejtë në makinë të Agimit dhe u nisem për në Trubuhoc të Istogut. Selmani me makinën e vet gjithnjë na përcillte deri tek binarët e trenit (në Klinë) për preventivë. Ai thoshte: kur e lëmë rrugën për Prishtinë, përcillne sinjalin e frenave pas. Po u rashë tri herë, kthehuni menjëherë …Zoti ju ndihmoftë…!

Kështu bartjen e dëftesave dhe të diplomave nga Grabanica e kam bërë përgjatë katër viteve me radhë. Dhe mund të them se, Grabanica (Selmani) ishte vendi kyq për shpërndarjen e gjithë dokumecionit shkollor dhe pedagogjik, pra: Prishtinë Grabanicë, e më pastaj Pejë, Istog e Deçan.

Kryetari i Degës në Klinë (Selmani) pati edhe sprova tjera: me t’u kthyer nga mbledhja e LASH-it që u mbajt në Strellc të Deçanit, në fshatin Pavlan pëson ndeshje frontale me një veturë që në të ishin dy serbë të dehur dhe, makina tërësisht i dëmtohet, me të ishin edhe Sami Krasniqi (anëtar i Kryesisë së LASH-it në Klinë) e Ajvaz Bacaj (drejtor shkolle në Gremnik dhe aktivist në mirëvajtjen e proceseve arsimore). Herën e dytë, duke i sjellur ditarët për shkollat e Dukagjinit, duke u kthy nga Prishtina, tek Kodra e Goleshit (Kroi i Mbretit) pëson ndeshje dhe makina përplotë me ditarë shkollash për Regjionin e Pejës rrokulliset në humnerë poshtë rrugës, por ditarët të nesërmen ishin në destinacionin e duhur, me të ishte edhe Agim Berdyna. Herën e tretë, në fshatin Krushevë të Klinës, prap fatkeqësi: me makinën e vet përplot me material dhe tekste shkollore, të dedikuara për Istog, pos që i dëmtohet makina,  obligohet nga pronari (shqiptar) që t’i shpërblehet (paguhet) ajo kafshë 300DM dhe ta vazhdonte rrugën! I them këto raste, sepse puna dhe ai aktivitet kishte edhe kosto të mëdha (pos rrezikshmërisë) e që këto Selmani i mbulonte vetë. Asnjëherë ky Kryetar nuk e ka shfrytëzu asnjë metelik (dinar) për shpenzimet në udhëtim, organizim dhe transport të materialeve. E këtë e bënim pothuaj të gjithë, por ky na ishte më i ngarkuari dhe i palodhshmi, andaj dhe na ishte shembull unikat për atë kohë. E të mos flasim për rrahje e malltretime të shumënumërta që i kishte.

I veçantë është edhe rasti kur e zunë policia serbe në Kliqinë të Pejës, e ku në veturën e vet i kishte edhe 1200 Abetare për shkollarët fillestarë. Thirrja në bisedat informative nga ai pushtet policor, të cilat i kishte të shpeshta, nuk e zbrapsnin së vepruari.

Vlenë ta them se, sipas raporteve në nivel të Kosovës, komuna e Klinës paraprinte me organizimin paralel të mësimit, përkundër dhunës së ushtruar nga ai pushtet okupator, e sidomos juve të komunës tuaj ishit më të atakuarit.

Edhe organizimi i mësimit nëpër shtëpi private ishte shembull për të mirë në nivel të komunës tuaj, e kjo bëhej falë Kryesisë së LASH-it, Aktivit të drejtorëve, partive politike, Sindikatës së Arsimit, etj, të cilat bënë gjithë të mundurën që mësimi shqip të ketë suksese sa më të arritshme. Këtu, tek ju, bashkëpunimi i Degës së LASH-it me subjektet e tjera në nivel të komunës, ishte një shembull i mirë edhe për ne të komunave të tjera, pra reflektonte unifikim shembullor. Gjithashtu, koordinim të mirë LASH-i në komunën tuaj kishte edhe me Forumin Rinor të LDK-së në Klinë, e veçanërisht me kryetarin e Komisionit për Arsim e Kuadër dhe kryetar i Komisionit për Informim të këtij subjekti, z. Florim Zeqa, i cili pos tjerash, ndihmë kishte dhënë edhe në plotësimin e vendeve vakante nëpër shkolla, qoftë edhe me studentë, sepse në atë kohë kishte mungesë kuadri arsimor. Florimi ishte edhe dijedhënës në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë. Këto konstatime mbështetje kanë raportet e asaj kohe të nivelit regjional.

Për shkollat istogase, vitin e dytë dhe të tretë, dëftesat dhe diplomat nga shtëpia e Selman Etemit i kam bartur me makinën e Musa Blakajt dhe vozitës Musa si dhe me Bajram Berishën, drejtor në shkollën e Saradranit. Kjo për kohën ishte një punë me plot përgjegjësi dhe vështirësi. Se, kishim survejime dhe plot pengesa nga ai pushtet i instaluar dhunshëm.

-Tërheqja e dëftesa për herën e katërt rast paksa i veçantë

Hera e katërt, e që duhej ikur shpejt dhe pa pritur për në Grabanicë për dëftesa, ishte një rast që s’mund ta kaloj pa e përshkruar shkurtimisht, se, me këtë rast dëftesat dhe Selmani ishin në rrezik nga policia serbosllave e Klinës, dëshmitarë të kësaj ishim edhe ne istogasit të ngarkuar për kryerjen e kësaj pune.

Ishte diku kah ora tetë paradite, dhe, isha mu në qendër të Banjës (së Pejës), ku edhe jetoj. Enver Gashi, një ish polic, nga lartë ma bën me dorë, mbasi me pa se po e prisja autobusin për në Vrellë. “Prof, u nisa tek ti, dhe mirë u bë që të takova. Urgjent duhet të nisesh për në Grabanicë të Klinës. Pas orës dymbëdhjetë do të është shumë vonë! Kështu, nga telefoni e ke këtë porosi prej axhës Mustafë”. Eu, po ç’më paska vënë në pozitë të palakmueshme, s’kam për momentin as makinë, dhe s’di si t’ja bëj hallit?! Enveri: “prof, lujti nafaka, ja po vjen me makinë miku im Zymer Krasniqi i Osdrimit” (ish mësues, e tani dëshmor i kombit). Përshëndetjes i ramë shkurt dhe u nisem për në Grabanicë, por kah Peja. Fatkeqësisht bëmë dy orë derisa mbërritem në vendin e duhur (Grabanicë). Atë ditë po vete Papa Pavli në Klinë, për një inagurim të një kishe, andaj nga Peja nja dhjetë herë na ndaluan policët e atij rezhimi totalitar. Me të mbërritur në Grabanicë, takuam Selmanin, ishte në pritje të arritjes tonë aty. “Eu bre, u vonuat! Dëftesat i dërgova në deponë “Nëna Tereze” në Klinë, sepse janë indikacionet se mund edhe të ndodhë farë bastisje nga policia tek unë”. Ikim të gjithë bashkë për në Klinë. Pati ndalesa përgjatë rrugës. Na u duk se i bëmë 10 orë udhëtim deri tek depoja e shoqatës “Nëna Tereze”. Pakot me dëftesa i futem në bagazhin e makinës dhe, Selmani na la në një parking e shkoi deri te binarët e trenit në drejtim të Gurrakocit të shoh gjendjen. Po çfarë të shihte, në atë moment përplotë policë pothuaj në të gjitha këndet. Bënin bastisje një nga një të makinave në atë drejtim. Selmani na preferoi që ta lëmë makinën dhe, të gjithë bashkë të hyjmë në një vetëshërbim, që gjendej aty afër. Ashtu edhe vepruam. U njoftuam se edhe në dalje nga Klina në drejtim të Pejës kishte poashtu ndalesa dhe bastisje. Gjatë qendrimit në atë vetëshërbim, kur një zë jehoi nga një kënd në gjuhën serbe: “Hej, kryetar si je, si po shkon Arsimi”?! Selmani: “Si është më së miri, ashtu siç po dojmë vetë” aty për aty ia ktheu kryetari i LASH-it të Klinës, Selmani. Unë pyes Selmanin se kush na është ky bre?! “Adem, a ke pare me veti? Po, kam. I kam 10 DM. “Pra, fillo me Zymerin që të bleni diçka, që të reflektojmë qëllimin tonë për kinse blerje, se qenkemi nën përcjellje”. Pasiqë ishte edhe pragfesta e Bajramit, neve filluam që të marrim artikuj kinse të duhur. Mësuam, se ky që parashtronte pyetje, e që na mbante nën vëzhgim, ishte nga sigurimi i pushtetit serbosllav, i cili me pa dashjen tonë, na shtyri të i shpenzojmë bashkë me Zymerin nga 10 MD. Kur u largua ai farë udbashi serb, Selmani thotë: “lëni gjërat e blera në makinë e, ejani pas meje”. Shkuam në restorantin “Fontana”. Aty takuam një që e njihshim që të tre, ishte Alush Agushi me dy të tjerë. Me të na vërejtur, na ftoi të ulemi tek ta. Pasiqë njiheshin me Selmanin, iu treguam hallin. “Mirë de, hani drekë njiherë, e pastaj shofim si t’ja bëjmë”. Drekimit iu përgjigj me pagesë Alushi. Bashkë me Selmanin kah tregu i kafshëve e deri në fshatin Videjë e nëpër fshatin Terstenik na përcollen dhe, siç thonë, pa therrë në këmbë, por jo edhe pa mund, kaluam thellë në fshatrat e komunës së Istogut. Pra, ky qe një udhëtim alternativ i mundshëm.

-Shprehja e mirënjohjes na është obligim moral e shoqëror

Dhe, sot e asaj dite, unë si kryetar i LASH-it për Degën në Istog, i jam mirënjohës bashkëveprimit dhe ndihmesës në vazhdim të kryetarit të LASH-it në Klinë Selman Etemit, i cili pa kursyer bëri gjithë të munduren në të mirën e Shkollës shqipe përgjatë viteve më të vështira, veçanërisht në Regjionin e Pejës me katër komuna. Po ashtu, iu jam mirënjohës të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Degës së LASH-it në Klinë, e në veçanti kryetarin e saj, të cilët bënë punë shumë vlerëmëdha në ruajtjen dhe triumfin që Shkolla shqipe të mbijetojë përballë atij pushteti okupues. Edhe pas kaq shumë vitesh ruaj respektin mirënjohës sidomos edhe për këta bashkëveprimtarë të rryer në të mirën e Arsimit shqip gjatë viteve të 90-ta: Xhafer Bashotën, Prend Buzhalen, Hajdin Morinën, Mikel Gojanin, Sami Krasniqin –i ndjerë (të pestit anëtarë të Kryesisë), Idriz Dushin, Prenk Gjetajn, Ramadan Krasniqin, Zenun Zeqën, Hysni Elshanin, Hamit Shalën –i ndjerë, Ilaz Gashin –i vrarë në Luftën e fundit, Ajvaz Bacajn, Dulaman Gashin –i ndjerë, Prend Culajn, Lekë Grabanicën, Abaz Durakun, e shumë të tjerë.

Falenderoj familjarët e familjes Etemi në Grabanicë, në të cilën shtëpi në fillimmars të vitit 1991, u bë themelimi i LASH-it për Klinë, dhe këtu u mbajt Kuvendi me përfaqësues nga të gjitha shkollat e kësaj komune (nga dy të deleguar) dhe, mund të them se, edhe për vetë Istogun barti rrezikshmërinë që edhe komuna jonë të jetë realizuese e të gjitha punëve ashtu siç ishin paraparë nga niveli qendror i LASH-it të Kosovës, me në krye Rexhep Osmanin. Sepse nga këtu furnizohej me material pedagogjik e arsimor i tërë Regjioni i Pejës, dhe rrezikshmëria ishte tejet e madhe. Material ky, që sillej prej Prishtine kryesisht nga vetë Selmani kryetar i LASH-it në Klinë dhe njëkohësisht edhe drejtor në shkollën “Azem Bejta” të Grabanicës, e, që presione e malltretime nga ai pushtet okupues kishte edhe për tentativën e hjekjes së emrit të kësaj vatre arsimore, por asnjëherë s’u arrit një gjë e tillë, falë qëndresës së tij dhe të kolektivit shqiptar të shkollës e qytetarëve të Bashkësisë Lokale të Grabanicës.

Kështu, ne Selmanin e kishim për çdo rast që duhej kontaktuar dhe bashkëvepruar në kryerjen e punëve për mirëvajtjen e Shkollës shqipe me plot halle e vështirësi të kohës. Punë kjo, e cila u bë për disa vite rresht, falë gatishmërisë edhe të këtij miku e bashkëveprimtari të pathyeshëm, që pas tij kemi ecur dhe vepruar, pavarësisht në çfarëdo vështirësie apo pengëse që hasnim. Andaj them që, me Selmanin ishim bashkë në ato ngjarje, e që s’ishin të vogla e të pakëta dhe asnjë për t’u nënçmuar, dhe ia dolem faqëbardhë. Çdo suksesi i gëzoheshim. Pas vetes kishim armatën e mijërave arsimtarëve që s’dinin të ndalur, dhe nxënësit e prindërit e tyre që na mbështetnin në çdo hap.

Ndoshta, për ata që nuk ishin nëpër këto rrjedha, por edhe atyre që nuk i përkasin atij brezi veprues, këto të dhëna dhe dëshmi mund t’u duken paksa jo me peshë, por këto ishin e vetmja forcë konkrete institucionale në përballje me atë sundues të pamëshirshëm.

Gjithashtu, falenderoj Familjen dhe familjarët e Sami Krasniqit, nga fshati Zajm, në të cilën gjenim strehim dhe përkrahje të pashoqe në organizim të veprimeve të mëtejme, e ai vetë ishte edhe anëtar Kryesie në Degën e LASH-it të Klinës.

Falenderoj vlerëmadhin Idriz Dushin, mësuesin që na ipte forcë dhe kurajo në veprim. Studioja e tij në Klinë na ishte vendtakim por dhe strehim sipas nevojës, e, këtë e dëshmon edhe kjo foto, nga tubimi konsultatin për zhvillimin e mëtejm për organizimin e mësimit përballë rrebesheve pansllaviste të kohës:

Ishim bashkë në ato ngjarje, e që s’ishin të vogla, dhe assesi s’janë për t’u nënçmuar. Sot historiografia e jonë i ka pasuri në vete. Janë të bëma dhe suksese, po edhe deshe, s’mund të humbasin. U gëzuam në sukseset tona të arritura, por dhe u pikëlluam shpesh. Në çdo hap mund të na pikaste më e keqja, por të gjithë bashkë ia dolem, dhe për këtë ndjehemi krenarë. Kjo armatë e dijedhënësve përgjatë atyre viteve shumë të vështria, nuk punoi dhe sakrifikoi për mirënjohje e dekorata që sot t’u ipen, por ajo do reflektonte respektin dhe mosharresën për atë sakrificë dhe punë kolosale kombëtare.

Në këtë shkrim të shkurtër, është e pa mundur që të përfshihet gjithë ajo punë kolosale dhe ai sukses i arritur në dijedhënie, por dhe që të mbijetojë Shkolla shqipe në komunën tuaj, por duke iu falenderuar të gjitha subjekteve të përmendura dhe jo vetëm emrave të prezantuar, ia dolët, dhe keni mirënjohjen dhe respektin istogas, sepse ju kishim model të veprimit në atë kohë.

Iu mbetem borxh edhe shumë emrave të miqëve bashkëveprimtarë të asaj kohe, që në komunën tuaj ishin shembull dhe flamurtarë të kryerjes së punëve nëpër flakën e pushkës që, Shkolla shqipe t’i kryej proceset e parapara edukative dhe arsimore përballë atij okupimi klasik policor serbosllav. Por, monografia që është në përfundim e sipër, për komunën e Istogut, do të dedikojë hapësirë të veçantë edhe për të dëshmuarit e tjerë, sepse vepra i bën të paharruar.

(Kjo më është kumtesa e përgatitur për Sesionin e mbajtur në Klinë, më 3 shtator 2022, kushtuar Arsimit shqip gjatë viteve të 90-ta në këtë komunë)

Përkthimi gojor dhe kultura e popujve

0

Eshref Ymeri 

Për shkak të natyrës së profesionit të vet, përkthyesi gojor, përveç zotërimit deri në përsosmëri të gjuhës amtare dhe të gjuhës në të cilën përkthen, duhet të jetë i pajisur me njohuri enciklopedike nga shumë fusha të dijes, me qëllim që të mos i lejojë vetes të ndodhet para situatash të papritura dhe të zihet gafil. Në të njëjtën kohë, ai duhet të studiojë me imtësi kulurën e popullit, në gjuhën e të cilit përkthen, kulturë kjo, e cila është e pasqyruar në doket  dhe zakonet, në folklorin dhe humorin e tij, në mënyrën e të menduarit, në formimin e tij psikologjik, në fondin e proverbave dhe të fjalëve të urta, të cilat përcjellin ecurinë e etapave të zhvillimit të tij në rrjedhat e historisë. Ai duhet të njohë mirë heronjtë e tij kombëtarë, simbolet kombëtare, datat e shënuara në historinë e tij dhe festat zyrtare. 

 Përkthyesja e shquar amerikane Lin Vison (Lynn Visson1945), vitet ’60 pati kryer  studimet në Universitetin e Harvardit. Gjatë viteve 1979-1980, ajo ka punuar si përkthyese në Departamentin e Shtetit. Ndërsa në rolin e përkthyeses sinkroniste për anglishten, për frëngjishten dhe për rusishten, ka shërbyer pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara prej vitit 1980 deri në vitin 2005.  

Në praktikën e saj të gjatë, si përkthyese gojore dhe sidomos si përkthyese sinkroniste, ajo është përqendruar më shumë në problemet që hasin të huajt në gjuhën e folur angleze, çka, përbëjnë mjaft interes edhe për ne shqiptarët, sidomos për përkthyesit gojorë të moshave të reja. Për këtë qëllim, ajo ka botuar posaçërisht edhe një libër me titull “Russkije problemëj v anglijskoj reçi. Sllova i frazëj v kontjekstje dvuh kultur” (Probleme ruse në ligjërimin në gjuhën angleze. Fjalë dhe fraza në kontekstin e dy kulturave). Në këtë libër ajo rrëfen për rastet dhe për gabimet që bëjnë rusët në biseda me amerikanët. Shembujt e saj janë mjaft kuptimplotë për të gjithë ata qytetarë të huaj që, në njërën ose tjetrën mënyrë, mund të gjenden në vorbullën e jetës amerikane 

Për t’i kuptuar më mirë amerikanët, duhen hedhur sytë nga historia e tyre. Mënyra e të menduarit të amerikanëve filloi të formohet që në kohën e vendbanimeve të para koloniale në Botën e Re. Në kushtet e hapjes së tokave të reja, e domosdoshmërisë së mbijetesës, njeriu nuk duhej ta humbiste shpresën, nuk duhej ta lëshonte veten. “No problem” (Nuk përbën ndonjë shqetësim) – ishte shprehja më karakteristike që patën sajuar amerikanët asokohe. Kurse shprehja tjetër “We shall overcome” (Ne do t’ia dalim, do të fitojmë, do ta kapërcejmë gjithçka),  përfaqëson devizën e jetës së amerikanëve. 

Në vitin 1950, shkrimtari, teologu dhe prifti amerikan Norman Vinsent Pill (Norman Vincent Peale 1898-1993), botoi librin me titull The Power of Positive Thinking” (Fuqia e të menduarit pozitiv). Asokohe këtë libër e patën lexuar miliona njerëz. Ja cila është ideja kryesore e këtij libri:  

“Në qoftë se ju mendoni në një mënyrë pozitive, gjithçka do të dalë me sukses”.  

Heroina kryesore e romanit të shkrimtares Margaret Mitçell (Margaret Munnerlyn Mitchell 1900-1949) “Gone with the Wind (Bashkë me erën), Skarlet O’Hara (Katie Scarlett O’Hara Hamilton Kennedy Butler), për situata shumë të vështira, thotë:   

 “Tomorrow is another day” (Nesër do të jetë një ditë e re), domethënë problemet e ditës së sotme do të mbeten në ditën e djeshme. Patjetër që do të vijë një “happy end” (një fund i lumtur, një fund me mbarësi).Kjo mendësie gjen pasqyrimin e vet edhe në rregullat e komunikimit dhe, po të përsiatësh për një çast, shumë veçori të mënyrës së sjelljes, si tipar kombëtar amerikan, duken plotësisht normale. Kështu, fjala vjen, për pyetjen “How are you?” (Si jeni?), amerikanët kanë vetëm një përgjigje të saktë: “Fine, thanks” (Mirë, faleminderit), pa variante të tjera. 

Nga amerikanët rrallë mund të dëgjosh fjalë ngushëlluese, si, fjala vjen, “I gjori, si nuk i eci fati, sa ters!”. Shprehje të tilla ngushëlluese amerikanët mund t’i marrin si keqardhje fyese. Megjithëse në disa raste, nga goja e tyre mund të dëgjohet edhe shprehja “Oh, you pour thing” (Oj ti, i gjori), por fill pas kësaj vjen një tjetër shprehje korrigjuese e menjëhershme: “Oh, but I am sure it will be fine”, domethënë sido që të jetë problemi, unë jam i bindur se gjithçka do të shkojë mbarë. 

Përgjithësisht, fjala “fatalizëm” ka ngjyrim negativ në gjuhën angleze dhe shprehje të tilla, si “i braktisur nga fati, s’e do fati” nuk hasen në të. Nisur nga kjo veçori e të menduarit të amerikanëve, vjen e strukturohet mënyra e komunikimit të tyre. Kur amerikanët shikojnë dikë që është rrëzuar në këmbësore, i drejtohen me pyetjen: “Are you all right?” (A jeni mirë?). 

Shprehja “time is money” (koha është para) që në gjuhën shqipe ka si barasvlerës shprehjen “koha është flori”, ka prejardhje amerikane. E ka pёrdorur pёr herё tё parё personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), i cili, nё librin e vet me titull “Advice to a Young Tradesman” (Kёshillё njё tregtari tё ri) (1748), shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”. Amerikanët, zakonisht, nuk i kanë qejf hyrjet e gjata dhe parapëlqejnë të kalojnë menjëherë në thelbin e çështjes, sidomos kur bëhen biseda telefonike. Në respekt të etiketës telefonike, në Amerikë zakonisht parapëlqehet përfundimi i shtruar i bisedës, pohimi i marrëveshjeve të arritura dhe shprehjet standarde në mbyllje të saj:  

“Its been great talking to you. Se you later” (Qe kënaqësi që komunikuam. Do të shihemi më vonë). Por bashkëbiseduesi i huaj me amerikanin duhet të ketë parasysh se dëshira e tij për t’u takuar nuk duhet marrë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, edhe sikur ai (amerikani) të thotë: “We must meet some day” (Ne duhet të takohemi në ndonjëfarë mënyre). Sepse kjo shprehje shërben thjesht si shenjë mirësjelljeje dhe s’do të thotë asgjë më tepër. 

Duhet pasur kujdes se disa shprehje që përdorin të huajt gjatë komunikimit me amerikanët, për këta të fundit mund të tingëllojnë fyese. Kështu, shprehja “You are wrong” (Ju nuk keni të drejtë) mund ta fyejë bashkëbiseduesin amerikan. Sepse në gjuhën angleze kjo shprehje mund të kuptohet si “You are telling lies” (Ju po thoni një të pavërtetë). Prandaj, në vend të saj, është më mirë të përdoret shprehja “I do not think I can agree with this” ose “I cannot absolutely agree with this” (Si zor se mund të pajtohem me ju ose Unë nuk jam plotësisht në një mendje me ju). 

Në librin e përkthyeses Lin Vison, janë me shumë interes këshillat e saj se për çfarë nuk duhen pyetur amerikanët. Me amerikanët, – thotë ajo, – nuk duhet të hysh në diskutime për shëndetin tënd ose për shëndetin e bashkëbiseduesit amerikan, me përjashtim të rasteve kur shkon të vizitosh mikun në spital. Ajo që një të huaji mund t’i duket si shfaqje përkujdesjeje,  simpatie dhe vëmendjeje, për amerikanin mund të vlerësohet si ndërhyrje në jetën personale, si mungesë takti. 

Me fjalë të tjera, interesimi për shëndetin e bashkëbiseduesit amerikan duhet të ketë njëfarë arsyeje, një parahistori, një argumentim. Nëse bashkëbiseduesi amerikan ka shqetësime zëri, atë mund ta pyesësh se çfarë ka dhe se si e ndien veten, por, pa pritur e pa kujtuar, të fillosh të diskutosh me të problemin e tensionit të gjakut ose diçka tjetër që krijon shqetësime për shëndetin tuaj dhe që ndikon në humorin tuaj, si puna e veshkave, e mëlçisë, etj., kjo nuk është e rekomandueshme. 

Me amerikanët, gjithashtu, nuk duhet diskutuar për problemet e pagës dhe të shpërblimeve të ndryshme financiare (të honorareve). Përgjithësisht, janë tabu të gjitha pyetjet që lidhen me informacionin personal financiar, me përmasat e pronës dhe me nivelin e pagës. Me këto pyetje, një amerikani mund t’i drejtohet vetëm inspektori i taksave dhe askush nga miqtë apo të njohurit e tij. 

Përkthyesi rus Aleksandër Shvejcer, në librin me titull “Me sytë e përkthyesit” (Gllazámi perevódçika), të botuar në Moskë në vitin 2012, ja çfarë rrëfen për një pyetje pa takt të ish-kyeministrit Dmitri Polankit, kur po e shoqëronte gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1960: 

“Njëherë, gjatë bisedës me një pronar ferme në shtetin e Ilinoisit, Polanski u mundua të sqaronte se sa të ardhura vjetore merreshin nga ferma e tij. Fermeri nuk iu përgjigj asaj pyetjeje. Dhe pikërisht gjatë konferencës së shtypit në bordin e aeroplanit, në të cilin po fluturonim nga Ilinoisi për në shtetin Utah, njëri nga reporterët amerikanë tha: 

– Zoti Polanski, ju shprehët pakënaqësinë që fermeri nuk iu përgjigj pyetjes suaj për të ardhurat që siguronte. Që ta merrni vesh, kjo pyetje, që lidhet me pagesën e taksave, në vendin tonë konsiderohet tepër personale. Me sa duket, në vendin tuaj është ndryshe. 

– Në vendin tonë një gjë të tillë nuk e mban të fshehtë askush, – iu përgjigj Polanski”. 

Ky rast dëshmon jo vetëm për mungesën e formimit kulturor të Polanskit, por edhe për gabimin e përkthyesit, i cili duhej ta paralajmëronte për të mos bërë pyetje të tilla. 

Amerikanin nuk mund ta pyesësh se sa fëmijë ka, se ai mund të mos ketë fëmijë apo mund të mos jetë i martuar dhe një pyetje e tillë e vë në pozitë të vështirë jo vetëm atë, por edhe bashkëbiseduesin që e pyet.  

Nuk mund të pyetet amerikani as për kompaninë ku punon. Duke pasur parasysh se vendi mund të jetë duke kaluar një periudhë krize dhe se një numër i madh njerëzish ndërrojnë vendin e punës ose mund të kenë statusin e të papunëve, një pyetje e tillë do të binte në sy për mungesë takti. Prandaj, më e arsyeshme do të ishte që bashkëbiseduesi amerikan të pyetej për llojin e punës, për llojin e profesionit, sesa për kompaninë ku punon. 

Në librin e vet mjaft interesant, Lin Vison sjell një mori shembujsh nga jeta, komike dhe domethënëse. Por një këshillë e saj për përkthyesit gojor, ka vlerë për të gjithë: gjatë komunikimit me të huajt,  ata duhet të jenë të gatshëm ta kapin çdo gjë të re që në fillim dhe të mundohen të vjelin të dhëna sa më të plota për kulturën e vendit që do të vizitojnë.    

Përkthyesi amerikan, Harri Obst, ish-qytetar gjerman,  në librin e vet “White House Interpreter. The Art of Interpretation” (Përkthyesi i Shtëpisë së Bardhë. Arti i përkthimit gojor). të botuar në vitin 2010, rrëfen për përshtypjet e tij nga Japonia, ku pati shkuar si shoqërues i Presidentit Regan, i cili do të merrte pjesë në konferencën e radhës të G7-s të vitit 1986: 

Meqë nuk kishte qenë asnjëherë në Japoni, mendoi se do të ishte më mirë të nisej dy ditë para presidentit Regan, në mënyrë që të ishte i ambientuar në një mjedis të ri dhe të mësohej me ndryshimin e regjimit ditor pas një udhëtimi ndëroqeanik prej dymbëdhjetë orësh mesatarisht. Ai as fliste, as lexonte në gjuhën japoneze dhe në aeroportin Narita, një i vetëm, me sy të çakërritur, po shikonte shumë tabela me simbole në japonisht që tregonin vendkalimin për në doganë. Më në fund, e pikasi një tabëlë në anglisht, ku lexoi fjalën “Të huajt”. Kjo iu duk shumë e përshtatshme, por iu krijua përshtypja sikur paskej zbritur pikërisht në një tjetër planet. Ngjarjet e mëvonshme do ta vërtetonin një ndjesi të tillë. Sapo u gjend jashtë terminalit, gjërat u bënë më të thjeshta. Gjeti dikë që fliste anglisht që e drejtoi për te autobusi që do të ndalonte në hotelin Okura, ku qe strehuar delegacioni amerikan për në konferencën në fjalë. Autobusi do të ndalonte paraprakisht në tre hotele të tjera. Ai pati kënaqësinë të merrte vesh që shoferi i autobusit kishte një kasetë me tekst të regjistruar në katër gjuhë, që njoftonte me fortafolës kur autobusi ndalonte te çdonjëri nga hotelet dhe jepte edhe ndonjë tjetër informacion të nevojshëm. 

Autobusi ndaloi pranë njërit nga hotelet saktësisht në orën 4:00. Në anën tjetër të rrugës, përballë hotelit, ndodheshin dy rrokaqiej krejt me zyra. Qindra nëpunës, shumica meshkuj, po vërshonin jashtë ndërtesave pas orarit të punës. Për habinë e përkthyesit, të gjithë ata kishin veshur kostume dhe kravata të ngjashme në ngjyrë të errët, në dorë mbanin të njëjtin tip çantash, kishin një mënyrë të ecuri, pikërisht të nxituar, dhe nxirrnin në pah një shprehje joemocionale të fytyrës, si puna e lojtarëve të pokerit. Ata dukeshin si një turmë milingonash të zeza që dyndeshin jashtë folesë. Kur iu afruan autobusit, përkthyesit një dridhërimë ia  përshkoi gjithë trupin. I dukej sikur  ndodhej vërtet në një tjetër planet. Ata nuk mund të ishin njerëz të gjallë. Ata dukeshin sikur të ishin robotë. Përkthyesi pyeste veten: a do të ishte ndoshta e mundur që ne amerikanët të mateshim me punonjës si këta? Ai vetëm sa pa ca skena në teknikën e levizjeve iluzore. 

Ky çast do ta mbante përkthyesin të mbërthyer sa të ishte gjallë. Dhe rrinte e mendonte me vete: ç’ndryshim i madh në krahasim me larminë e shoqërisë amerikane të viteve ’80, përballë njëtrajtësisë stoike të japonezëve.  

Një tjetër huti nga përplasja me një tjetër kulturë do ta priste përkthyesin së shpejti, sapo arriti në hotelin Okura, jo fort larg nga ambasada amerikane. Hoteli ishte bosh, në pritje të delegacionit amerikan që do të merrte pjesë në konferencë. Përkthyesi ishte njëri nga të parët e sapoardhur. Sigurimi japonez kishte krijuar një unazë të shtrënguar rreth hotelit. Pasaportën diplomatike ia kontrollua me kujdes dhe fotografinë ia krahasuan me fytyrën dy ose tri herë. Vetëm pas këtij kontrolli e lejuan të hyj. Për habinë e tij, kur hyri, atje po e priste një grup prej shtatë ose tetë vetash që qenë rreshtuar për ta përshëndetur. Dy shërbëtorë i morën bagazhin dhe ai i ndoqi nga pas për në sportelin e regjistrimit. Grupi mikpritës, që nga rangu më i lartë deri te rangu më i ulët, përfshinte edhe dy përgjegjës shërbimi të veshur me kostume të errëta dhe madje një shërbyese me veshje solemne. Kur u drejtua bashkë me ta për në sallonin e gjerë, ata të gjithë u përkulën para përkthyesit. 

Por përkthyesi nuk ishte i përgatitur për një gjë të tillë. Gjyshi i tij e kishte mësuar se prusianët u përkulen vetëm mbretit dhe flamurit të tyre, por jo edhe mbretërve të huaj. Të përkulurit nuk ishte në natyrën e përkthyesit. Por tani ai ndodhej në Japoni dhe ishte diplomat amerikan. Kështu që ndaloi hapin, u kthye para grupit të rreshtuar dhe përkuli kokën fare paksa. Kjo shkaktoi një reagim të befasishëm te japonezët. Ata të gjithë u përkulën përsëri, por shumë më thellë sesa më parë, saqë kokat e tyre arritën deri në nivelin e gjunjëve. Përkthyesi e ndjeu veten më shumë të zënë ngushtë sesa të nderuar. 

Dy orë më vonë, ai u gjend në ambasadën amerikane për të raportuar për arritjen e tij dhe për të parë dokumentet e konferencës. Kur u rrëfeu për atë që i ndodhi në hotel, ata i kërkuan t’u tregonte se si ishte përkulur dhe u shkrinë gazit. Një përkulje paksa e kokës si ajo, ua shpjegoi, është e rezervuar vetëm për kryeministra dhe për të tjerë personalitete të larta. Nuk ka asgjë për t’u habitur që japonezët qenë shtangur dhe që iu përkulën përsëri edhe më thellë.  

Dy gjëra i patën bënë përshtypje përkthyesit kur po ndiqte televizionin në dhomën e hotelit. Emisioni i përditshëm i lajmeve në Tokio transmetohej në anglisht nëpërmjet përkthimit të njëkohshëm me shtypjen e një butoni. Në fund të emisionit, dy lexues të lajmeve, një burrë dhe një grua, në pozicionin e tyre ulur, do të përkuleshin para teleshikuesve aq thellë, saqë hundët e tyre preknin sipërfaqen e tryezës. 

Pra, përkthyesi gojor, duhet të ketë një të tillë përgatitje profesionale dhe të jetë i pajisur me të tilla njohuri të thella për traditat e vendit, në gjuhën e të cilit përkthen, në mënyrë që të mos ndodhet kurrë para skenave të tilla të paptitura. 

Kaliforni, 23 tetor 2022 

Gëzuar ditëlindjen, At Gjergj Fishta !

Nga: Frank Shkreli

Thuhet se ditëlindja e njerëzve të mëdhej duhet shënuar, por jo, domosdoshmërisht, edhe kalimi i tyre në amshim, pasi njerëz të mëdhej – siç është At Gjergj Fishta për Shqiptarët – nuk vdesin kurrë.  23 Tetori (i vitit 1871), shënon datën kur ka lindur Gjergj Fishta, kolosi i madh, Nderi i Kombit, fati i kombit që e lindi — At Gjergj Fishta, fati i kombit për Shqipërinë e Lirë | Gazeta Telegraf —  Sot, kujtimi, veprat dhe emri i Fishtës nuk janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, në Kosovë dhe as në trojet shqiptare në përgjithësi. Por ama as nuk promovohen, zyrtarisht, as veprat e tija dhe rrallë herë, ose pothuaj aspak, as nuk shënohet ndonjë datë që ka të bëjë me jetën dhe veprat e poetit dhe shkrimtarit të madh Gjergj Fishtës. Por edhe kur ndodhë që shënohet, duket sikur bëhet me gjysëm zemër, sa për sy e faqe. — Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë një hap përpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf 

Gjatë komunizmit në Shqipëri, por edhe në ish-Jugosllavinë fqinje komuniste, veprat dhe emri i At Gjergj Fishtës ishin rreptësisht të ndaluar, ndërsa Poeti i Kombit shqiptar konsiderohej si armik i popullit, fashist dhe madje edhe anti-shqiptar.  As që mund të bëhej fjalë për kujtimin e emrit të tij ose të veprave të tija, gjatë asaj periudhe fatzezë për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar.  Por këtë boshllëk të madh kulturor mundohej ta plotësonte – sipas mundësive të saja – diaspora anti-komuniste shqiptare e pas Luftës së Dytë Botërore. 

Gjergj Fishta, 23 Tetor 1871 — 30 Dhjetor 1940

Një rast i tillë, që ma kapi syri duke iu referuar disa revistave të vjetra të diasporës shqiptare në Perendim, ishte 23 Tetori i vitit 1961. I binte të ishte 90-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës.  Duke marrë parasysh trajtimin e keq që regjimi komunist shqiptar dhe ai jugosllav i bënin emrit të mirë dhe veprës madhështore të Fishtës – intelektualët e asaj kohe, një brez që nuk besoj të përsëritet më –një grup që mund të thuhet se përfaqësonte ajkën e kulturës shqiptare, ndoshta e të gjitha kohërave. Një grup që ishte arratisur nga komunizmi, në krye me Redaksinë e revistës “Shëjzat” , kishin vendosur që në mungesë të shënimit të 90-vjetorit të lindjes së Gjergj Fushtës në trojet shqiptare, të kremtonin 90-vjetorin e lindjes së Fishtës me 23 Tetor të vitit 1961, me një numër të veçant të revistës së njohur Shejzat.    

       

Komiteti i nderit për të përkujtuar 90-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës (me 23 tetor 1961), përbëhej nga rreth 25 anëtarë ndër më të dalluarit e intelektualëve shqiptarë anti-komunistë të asaj periudhe dhe rreth 20-shkrimtarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, kontribuan artikuj shkencorë, “për t’i dhënë shkëlqim të denjë përkujtimit të Poetit Kombëtar”, në atë numër të veçant të Shëjzave, kushtuar At Gjergj Fishtës, në 90-vjetorin e lindjes (1961). 

Në kryeartikullin e tij me titull, “Apostullata Kombëtare e Fishtës”, botuesi i Shejzave, Prof. Ernest Koliqi e kujtonte Fishtën, “Si Poet Kombëtar i cili synonte ndërtimin e Atdheut. Vjerrshimi për Të, ishte sidomos mjet për të nxjerrë nga thellësistë e shpirtit të popullit idenë e Shqipërisë që një robëri dërmuese pesë shekujsh kishte kredhë a zhytur në terratisje të plotë…Fishtës, ashtu si edhe më të mëdhejve të apostuj të shqiptarizmit nuk i shpëtonte fakti se varra më dëmprurse e mbetur në trup e në shpirt të Kombit nga e kaluara fatkqeqe ishte ndasia në mes Shqiptarëve… Me çiltërinë e vet burrërore, Ai na tregon mënyrën se si të arrihet bashkimi i vërtetë kombëtar, jo duke fshehur shkaqet e ndasive, por duke i zbuluar ato për të gjetur barin mjekues. Mësimin e lartë të këtij Apostulli të Madh të vëllazërimit shqiptar duhet t’a mbajmë gjallë sot e mot në zemrat tona, nqëoftse duam që të mos fiket hylli i Kombit në hapësirës e kupës qiellore”, ka porositur Ernest Koliqi në përkujtimin e tij, kushtuar At Gjergj Fishtës me rastin e 90-vjetorit të lindjes së  tij (1961). 

Ndërsa Dhimitër Berati në “Kujtimet dhe Shënime” kushtuar mikut dhe bashkpuntorit të tij Gjergj Fishtës, në konferenca ndërkombëtare në mbrojtje të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve, se veprat e përsosura të shkrimtarëve të mëdhej, si Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës dhe Historia e Skenderbeut  e Naim Frashëri, “Duhet t’i këndojmë, t’i mësojmë e t’i nderojmë veprat e tyre si një prirje e natyrshme ndaj Atdheut, si një shenjë dashurije për popullin tonë. Ato na e pasqyrojnë  ashtu si është, me të mirat e me të metat, me ndjenjat e mendimet që ka trashëguar nga gjysh-stërgjyshi, me zakonet e traditat që kanë ruajtur fisin e farën, gjatë shekujve”, ka shkruar Dhimtër Berati, bashkpuntor i ngusht i At Gjergj Fishtës. 

Një tjetër bashkohas i Fishtës dhe njëri prej burrave nënshkrue të Pavarësisë së Shqipërisë, Ekrem Vlora,  në përkujtimin e ditëlindjes së Fishtës shkruante se Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, “Na shtiu në radhën e popujve të qytetëruar. Thash të qytetëruar! Mos u çuditëni! Sepse nuk është vetëm përparimi lëndor teknik që i jep një populli të drejtën të cilësohet i qytetëruar. Janë ndofta më tepër vlerat morale, mentore dhe shoqnore që e rreshtojnë në radhët e njerëzimit të përsosur. Shqiptari që ka qenë përherë i përbuzur  nga fqinjt e tij për këtë  pikëpamje ka vendin e vet në radhët e qytetërimit shpirtnor dhe ka një vend të lartë që e ka zenë që me kohë. E ka zenë se pse që nga koha e historisë së tija më të lashtë ka qenë i pajisur me gjithë ato cilësi me gjithë ato vlera shpirtënore me të cilat hyjnon Fishta në Lahutën e Malësisë. Por, Lahuta me të cilën ka kënduar Fishta vlerat e asaj Malësisë së tij kreshnike nuk ka tingëlluar vetëm për rrethin e ngusht. Ka tinglluar dhe vazhdon të ushtojë si kumona e kushtrimit anë e mbanë Shqipërisë”, ka shkruar Ekrem Vlora për jetën dhe veprën e At Gjergj Fishtës. 

Është e pamundur që në këtë përvjetor, në një artikull të shkurtër përkujtimor si ky  me këtë rast, të pasqyrohen kujtimet e rreth 20-shkrimtarëve ndër më të mirët e Kombit, të shprehura me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Fishtës në numrin e posaçëm të Shëjzave, kushtuar atij në vitin 1961. Por po e përmbyll me disa fjalë nga parathënja e kolegjumit përgatitës të këtij botimi të posaçëm për jetën dhe Veprat e Poetit, që janë një pasqyrim i mendimeve të tyre: “Në Shkodrën e Gencit, bri Rozafës ilirjane, (Fishta) nguli kvartierin e shtatmadhorisë së Shqiptarizmit. Të rijve që e rrethuan, ai ma i pari, në shkollën e vet u mësoi gjuhën gjyshore (1902), duke nisur nga alfabeti (1908) e deri në hovet më të nalta lirike. Të rriturve u dha në dorë LAHUTËN magjike për t’i këthyer këta në ushtarë të vatanit. Neofitët e rij të atdheut i radhiti të armatosun  mbas Marash Ucit e Oso Kukës, Abdyl Frashërit e Ali Pashës, Dedë Gjo’ Lulit e Vrionit, Patër Gjonit e Hafiz Myslimit. Në ball të luftës kundra armiqve të jashtëm, shpalosi flamurin me shkabën kastriote, të lirë e sovrane, të ndarët ndër fise e krahina, nga ndryshimet fetare e kulturore, i pushoi embël në prehërin e Barazimti kristjan”,  shkruajnë anëtarët e nderit të kolegjumit të numrit të veçant të Shëjzave kushtuar Gjergj Fishtës me rastin e 90-vjetorit të lindjes, në vitin 19961. 

Në vlerësimet e tyre për Fishtën, ata kanë shkruar se Gjergj Fishta, “Mbas Zotit e Fesë ai dashuroi Atdheun dhe këtij i kushtoi mundin e vet e djersën, veç për t’a parë të lumtun e të përparuar. Hatroi zhgunin që bajti dhe hijen e tij e bëri të bekuar”.  Si i “bekuar” e thirrën kahdo që i shkelte këmba si përfaqsues i Shqipërisë dhe kombit në Konferencën e Parisit 1918, në Athinë në 1930, në Stambollë, 1931, në Bukuresht në 1932, në Amerikë, 1919, e në Romë, 1939. 

At Gjergj Fishta pra, si i përkushtuar ndaj Fesë dhe Atdheut – “Shqiptar jetoi gjithë jetën. I varfën lindi dhe ma i varfër vdiq. Nuk grumbulloi pasuni, por i la Kombit pasuninë më të madhe, veprat që nuk dijnë kurrë mort!”, është shprehur  Karl Gurakuqi, njëri prej shkrimtarëve që kontribuan në numrin e posaçëm të revistës Shëjzat kushtuar 90-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, botuar në numrin Nentor-Dhetor, 1961.  

Gëzuar Ditëlindjen At Gjergj Fishta! Ndonëse gjithnjë i harruar dhe i anashkaluar, zyrtarisht, anë e mbanë trojeve shqiptare, në këtë përvjetor të lindjes, urojmë që vlerat e Tua të shprehura në Lahutën e Malësisë, të jenë një pasqyrë udhërrëfyese për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve, në mbrojtje të vlerave historike kombëtare dhe në shpëtimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve nga ndërhyrjet e ideologjive të huaja dhe të kulturave gjysmake sllavo-aziatike, historikisht, dashakeqse ndaj vlerave dhe interesave shqiptare.  

Ia vlenë të shqyrtohet seriozisht nisma franko-gjermane

0
Lirim Gashi, Prishtinë
***
Mendoj se ia vlen të merret të paktën parasysh nisma franko-gjermane e mbështetur nga Uashingtoni.
Sepse në momentin që do të njihemi nga pesë shtetet që nuk na kanë njohur, njohja e Serbisë do të bëhet krejtësisht e parëndësishme, aq më tepër që kjo iniciativë e ndalon shprehimisht Serbinë që të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
E vetmja gjë që më shqetëson është se pse Serbisë, si agresore, i ofrohen kaq shumë ndihma ekonomike dhe privilegje shtesë, por unë nuk kam një shkop magjik për të ndryshuar faktin se ish-pushtetarët tanë të pasluftës grabitën, sabotuan dhe dobësuan popullin dhe shtetin e tyre për njëzet vjet me radhë, gjë që rezultoi me dobësimin e pozitës negociuese të Kosovës në Bruksel.
Prandaj duhet ta kuptojmë si çmim që paguajmë sepse ishim armiq të vetvetes.
Në anën tjetër, Qeveria jonë duhet të insistojë që Kosova, si viktimë e agresionit serb, të marrë nga BE-ja dhe SHBA-ja ndihma dhe lehtësime proporcionalisht të ngjashme me ato të Serbisë.
Në fakt, kjo do të ishte një kërkesë shumë e drejtë dhe legjitime.
Nuk duhet të harrojmë një gjë:
Sa më shumë që dobësohet Rusia, aq më shumë luani i rremë Serbia do të mbetet pa dhëmbë dhe fuqia e saj për të kontrolluar llojin e Asociacionit që është në përputhje me kushtetutën tonë do të jetë gjithnjë e më e vogël.
Dhe së fundi, duhet të theksohet shprehimisht në marrëveshje dhe të garantohet nga faktori ndërkombëtar, që ky Asociacion nuk guxon të shndërrohet kurrë në një subjekt më të lartë politik dhe territorial të ngjashëm me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Historiani Muhamet Shabani tregon se si nxënësi i tij kthehet në shkolë menjëherë pas operacionit (Video)

Në këtë video, linku i së cilës është në vijim rrëfen mësuesi i njohur nga Ferizaj, që tashmë jeton në Bruksel, historiani Muhamet Shabani. Një rrëfim rrënqethës për rrugën jetësore të këtij mësimdhënësi të shquar dhe të nxënësve të tij, dy nga të cilët tashmë nuk janë në jetë.

Video:

Watch | Facebook