Kreu Blog Faqe 1254

Kosovë – Reportazh i vitit 2010 për 100 vjetorin e lindjes së Nënës Tereze, në Katedralen “Nëna Tereza” janë ngritur flamujt e festës

0
Nëna Tereze duke e marrë Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Këtu nga ceremonia e ndarjes së tij në Oslo
PRISHTINË, 1 Korrik/ATSH-Behlul Jashari
– Flamujt janë ngritur këtë verë lart mbi kulmin e katedrales në ndërtim, me emrin e Nënës Terezës, në qendër të kryeqytetit të Kosovës, përballë Universitetit të Prishtinës. Janë flamujt e ngritur në 100 vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare, në këtë vit jubilar, të cilin Kosova e shënon si “Viti i Nënës Terezës”, i shpallur e tillë nga presidenti i shtetit më të ri evropian. I pyetur për këtë imazh flamujsh në Katedrale, Don Shan Zefi, thotë se “është flamuri kombëtar shqiptar, flamuri i shtetit të Kosovës, dhe Flamuri i Vatikanit Janë tre flamujt, që paraqesin Kishën Katolike edhe në Kosovë”.
Ipeshkvia e Kosovës, e cila kishte selinë në qytetin e Prizrenit, tani ka selinë në Prishtinë, në një ndërtesë të sapondërtuar, shumë pranë, në një oborr, me Katedralen “Nëna Tereza”, e cila është në ndërtim. Don Shan Zefi, i cili udhëheq punën për ndërtimin e Katedrales, thotë se projekti ecën përpara, sipas afatit të parashikuar. “Deri më 26 gusht 2010, kur kremtohet 100-vjetori i lindjes së Nënës Terezës, mendojmë se ndërtesa e Katedrales do hyjë nën kulm, do përfundojnë punimet e mëdha, do të ketë dyert e hyrjes dhe dritaret”, thotë ai. “Dita e 100-vjetorit të Nënës Terezë është një jubile jashtëzakonisht madhor, do të kremtohet me një pjesëmarrje të madhe e shumë veprimtari. Do të ketë edhe një meshë solmene”, tregon Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi.
Ndërsa, shton ai, shenjtërimi – shugurimi i Katedralës “Nëna Terezë”, do të jetë më vonë, pas një kohe që do zgjasë sa dhe përfundimi i të gjitha punimeve, përfshirë edhe ato të brendshme në objektin e Katedrales, që do jetë edhe një mrekulli arkitekturore. “Është një projekt që do kohë të realizohet. Do të ketë piktura, skulptura, simbole.Do të ketë dekorim me mermere të çmueshëm, me ngjyrat e Nënës Terezës.Edhe arkitektura do të ‘flasë’ shqip”, thotë Zefi. Katedralja në Prishtinë do të jetë ngjarja më e rëndësishme në kalendarin e aktiviteteve të “Vitit të Nënës Terezës” në Kosovë. Më 11 nëntor 2009 në Prishtinë u mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ të Kosovës për 100-vjetorin e lindjes së të Lumes Nënës Tereze, ndërsa viti jubilar u hap në 10 dhjetor, me Akademinë kremtore me rastin e 30-vjetorit të laurimit të Nënës Terezës me Çmimin Nobel për Paqe. Në këtë Akademi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kujtoi se “30 vjet më parë, Nëna Tereza, teksa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel, pasi i nënshkroi Dom Lush Gjergjit një foto-portret të sajin, shkruajti ‘Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar”. Presidenti Sejdiu më atë rast shpalli dhe vendimin për “Vitin e Nënës Terezës”.
Don Shan Zefin tregon dhe për kalendarin e aktiviteteve kushtuar 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare me famë botërore, të cilat janë paralajmëruar deri në fund të këtij viti nga Këshilli Organizativ i Kosovës. Ai ka folur dhe rreth temës “Kush ishte e Lumja Nënë Tereza?”, në një nga aktivitetet e zhvilluara deri tani, gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, në qershor. “Kjo datë historike e 100 vjetorit të Nënes Terezës do të jetë dhurata më e madhe për të krishterët, por edhe për mbarë botën për të cilën u flijua, e sidomos për popullin shqiptar, nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë”, pat theksuar më atë rast Zefi.
Gjatë kesaj vere, gushtit, pritet që “Figura e Nënës Terezës në letërsi” të jetë tema e një sesioni në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Po gjatë gushtit, mendohet që të bëhet përurimi dhe emërtimi i Urës së Mitrovicës, mbi lumin Ibër, “Ura e Paqes – Nëna Tereza”. Për ditën e lindjes së Nënës Terezës, krahas veprimtarive për Katedralen, do të jetë edhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës, dhe pritet akordimi i Medaljes Humanitare “Nëna Terezë” nga presidenti i vendit. Më 5-10 shtator është paraparë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënës Terezës”. Ndër aktivitetet që priten deri në fund të vitit është dhe botimi i pullës postare me portretin e Nënës Terezës dhe përurimi i shtëpisë muze “Nëna Tereza” në qytetin e Prizrenit. “Unë jam prej Prizreni, prindërit e mi kanë lindur në Prizren”, kujton fjalët e Nënë Terezes, Don Shan Zefi, nga takimi i parë me të në vitin 1975. “Isha në gjimnazin klasik në Suboticë (qytet në Krahinën e Vojvodinës në federatën e atëhershme jugosllave), ku ishim rreth 40 seminaristë kosovarë.
Kur i thamë se jemi nga Kosova, Nëna Tereza menjëherë u shpreh shqip. Tregoi se është nga Prizreni. Me një emocion të jashtëzakonshëm filloi të flasë shqip me ne shqiptarët.”, kujton Zefi. Zefi tregon se me Nënën Terezën u ritakua dhe në Shkup, në vitin 1986. “Thoshte edhe atje se ishte e lindur në Shkup, se kishte prindërit nga Kosova”. Po ashtu, Zefi tregon se me Nënën Terezën ka pasur 3-4 takime edhe në Romë. “Edhe recitonte, lutej në shqip. ‘Punën e pendimit’ e thoshte shqip gjithmonë.E ka dashur shumë Prizrenin. Shkupin. Është një figurë padyshim që lidh botën shqiptare”, thotë Zefi, ndërsa bisedojmë në Selinë e re të Ipeshkvisë së Kosovës dhe në Katedralen në ndërtim në Prishtinë. Fryma, emri dhe shembulli i Nënës Terezës në Kosovë është kudo. Emrin e saj e mban dhe shoqata e bamirësisë, që ka vepruar e ndihmuar që nga kohët më të vështira për Kosovën. E mban dhe sheshi kryesor i kryeqytetit, Prishtinës.
Do ta mbajë dhe ura e Mitrovicës mbi Ibër, me mesazhin për t’u shndërruar nga një simbol konfliktesh e ndarjesh në një simbol paqeje e bashkimi. Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në Akademinë solemne me rastin e 30-vjetorit të dhënies së çmimit Nobel për Paqe Nënës Terezë, theksoi se “Nënë Tereza ishte dhe mbetet simbol i përkryer i ushtrimit të dashurisë ndaj të afërmit, dashuri kjo që tejkalon kufijtë njerëzorë e mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm me dimensionin hyjnor”.

Presidentja Osmani takoi të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, z. Gabriel Escobar.

Në takim me z. Escobar, Presidentja Osmani diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në veriun e Kosovës. Presidentja ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani ka theksuar se prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst ka potencuar se vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti.

Sipas Presidentes Osmani, institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i tyre reflekton frymën kushtetuese të vendit dhe vlerat demokratike.

Zosimea, shkollë me nam, nxënës e personalitete të njohura  

Pamje e Janinës

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?”, Drini.us, 22 Gusht 2022 në rubrikat: Dossier, Histori, Udhëtime 

Kujtime nga udhtimi im në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë 

Nga ditari im (4) 

Të dielën, më 31 korrik, 2022 pasi hëngëm kaftjallin e mbramë për këto pushime në ballkonin e banesës sime para Jonit, në Sarandë, me ushqime të shishme e shalqinj fshati, u ndam nga Saranda dhe Shqipëria. E muarëm rrugën për në Janinë. Nga Saranda nuk ishte larg kufiri me Greqinë, Kakivijë. Rruga nuk ishte e keqe por jo me ato që politikanët tanë krenohen kur przentojnë punën “e tyre” dhe të arriturat duke I quajtur me “standardet më të larta evropiane”. Unë do të thosha se ajo ishte një rrugë që në Suedi iu thonë “rrugë fshati” 

Natyra dhe bjeshkët shqiptare ishin të egra, të thepisura dhe pjesa më e madhe e tyre ishte e çveshur. Mund të thuhet se as kullota me barë e drunj me gjethe nuk kishte. Vende-vende aty ku kishte më shumë drunj, ”oaza”, shihej flaka e digjeshin edhe ata pakë drunj e barë që kishte aty afër rrugës, ngat kufirit më Greqinë. 

Posa mbërritëm të kufiri, doganierët shqiptarë treguan si asnjëherë sjellje të mira ndaj neve (mua dhe një kolegut tim, mësues në Suedi). Kur i shikuan pasaportat, 3, 4 metra më larg na ndaloi përsëri policia kufitare shqiptare. Pasi na pyeti polici se ku e çka punojmë, kolegu im i tregoi se jemi mësues dhe punojmë si mësues në Mërgatë (Suedi). Kur e muar vesh polici që punojmë si mësues, i erdhi keq që na ndaloi dhe na u drejtua: 

Është dashur të tregoni se jeni mësues. Diçka që s`e prisja. Sepse më shumë se njëherë policët doganierë mua më kanë kërkua para “një kafe për shefin”, në doganën në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, rrugës nga Ulqini për në Lezhë- Kukës- Prizren. 

Poloci na përshëndeti dhe na dëshiroi rrugë të mbarë e pushime të këndshme verore. Edhe ne e falenderuam dhe i dëshuriruam punë të mbarë! 

Ndërtesa e doganës greke ishte e bukur por ajo që më ra në sy, në të dy anët anët e doganës, ishte e rrethuar me mure betone dhe tela, sikur të ishte kamp përqëndrimi apo burg. 

Grekët sigurisht kanë arësyet e veta, që shqiptarët të mos mund të hynë ilegalisht … dhe pa u legjitimua e kontrollua në Greqi. 

Vapa përsëri dhe nuk na ndahej por ne e kishim makinën me klimë dhe disa shishe ujë “Tepelene” e lëngje pjeshkash. Kishim edhe rrush, pjeshka, dardha e molla. Thjeshtë e kishim “mush” pushkën si për thi 1*). 

Gimnazi Zosimea në Janinë dhe një pamje e Janinës, afër Zosimeas. Janinë, 31 korrik 2022

Te gjimnazi Zosimea  në Janinë 

Kur hym në Janinë, nuk patëm nevojë me e pyet askund sepse me navigator e gjetëm gjimnazin Zosimea. 

Në një reportazh udhtimi që lexova për Gjimnazin Zosimea, autori shkruante me të drejtë: “Kujt i ka rënë rruga të shkojë në Janinë nga Gjirokastra, Tirana apo Kakavia, po të ketë qenë i vëmendshëm ose edhe të ketë pyetur, me siguri do ta ketë parë godinën e vjetër të Gjimnazit Zosimea, që ekziston edhe sot e kësaj dite. Për fat të mirë të atyre që janë të interesuar, ai ndodhet në qendër të qytetit, tamam mbi rrugën stacionit të autobusëve interurbanë të Janinës”. 

Nuk mundëm të mësojmë saktësisht se a përdoret ndërtesa e Gjimnazit Zosime ende si shkollë apo përdoret për ndonjë punë tjetër apo shërben si institucion tjetër arsimor a kulturor? Bindja ime është se ish Gjimnazi Zosimea është shhkollë. 

Me keqardhje mund të them se nuk mundëm të hymë as në oborrin e Gjimnazit sepse dyert e oborrit ishin të mbyllura me një dry e zingjit 1 kgr. të rëndë. Në oborr shiheshin fusha të sportit e për lojra e aktivitete tjera për çka ma forcon bindjen time si Gjimnazi Zosimea ende është shkollë për filloristë ose për shkollimin dhe edukimin e përgjithshëm të mesëm.  

Vlen të ceket edhe kjo, sa i përket ndërtimit të Gjimnazit Zosimea. 

“Gjimnazi Zosimea fillimet e veta i ka në vitin 1828, nga vëllezërit Zosimas. Ata ishin gjashtë vëllezër nga Epiri. Që të gjithë si vëllezër mërguan nëpër Evropë, punuan atje dhe veç pasurisë që vunë, morën edhe kulturë perëndimore. Siç veprojnë kurbetlinjtë e mirë, të lidhur me vendlindjen, edhe ata menduan të bëjnë një shkollë si ato që kishin parë në Perëndim në qendër të Janinës. Si mjet për investim u përdor testamenti i njërit prej vëllezërve. Gjimnazi i Zosimeajve kishte një program gjashtëvjeçar. Në këtë gjimnaz greqishtja mësohej 12 orë, latinishtja 4 orë e gjysmë, ndërsa frëngjishtja 3 orë. Gjimnazi i Zosimeajve njihej si një shkollë klasike, në të cilën i kushtohej kujdes i veçantë retorikës, letërsisë së vjetër greke dhe romake” 

Nxënës të njohur e personalitet të shquara të jetës historike, politike, kulturore, letrare, gjuhësore të Gjimnzit Zosimea: 

Ali Asllani,  

Abedin Dino,  

Aleksandër Xhuvani,  

Anastas Byku,  

Apostol Meksi, 

Dhimitër Tutulani, 

Elmaz Boçe, 

Eqrem Libohova 

Gjergj Suli 

Hasan Tahsin Pasha,  

Hasan Dosti, 

Hodo Sokoli, 

Isa Çipaj, 

Ismail Qemali, 

Ilia Dilo Sheperi, 

Jani Vreto, 

Kostandin Kristoforidhi, 

Manol Konomi, 

Mehmet Esad Pasha, 

Mustafa Kruja, 

Myfit Libohova, 

Naim Frashëri, 

Petro Poga, 

Qazim Koculi, 

Qazim Mulleti, 

Sali Nivica, 

Sylejman Delvina, 

Sami Frashëri, 

Turhan Përmeti 

Thoma Filipeu, 

Thoma Papapano, 

Vangjel Koça, 

Vangjel Zhapa, 

Xhevat Kallajxhi, 

Zihni Sako etj. 

1*) E kam mush pushkën si për thi 

Tregimet e Drenicës, të mbledhura nga profesor Anton Çetta, një plak tregon edhe këtë anecdote: 

Shkon miku te miku. Dhe kur i vie radha, edhe ai kafegjisë ia jep kafen dhe sheqerin. Por pasi kishin ardhur shumë kojshi e miq, kafja e shiqeri hargjohen. Ai që qitëke kafe, ishte ulur në trapazan, e po ja bân me shej mikut që u hargjua kafja … Miku po i rudhe krihët, shenjë se s`kam tjetër. Athere kafegjiu me të madhe i drejtohet mikut: 

-O mik, âsht dash me mush pushkën si për uk (ujq) kur ke aedhur ten a, se ke zân (dmth është dashur me marrë më shumë  kafe e sheqer). Edhe miki ia k`then: 

-Po bre mik Vallahi kam mebu se e kam mush pushkën jo si për për uk, po si për thi. 

 Literatura e përdorur: 

“Zosimea”, Wikipedia e lirë në gjuhën shqipe 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Zosimea 

“Zosimea, shkollë me emër, nxënës me emër…” 

http://flurudha.blogspot.com/2015/08/zosimea-shkolle-me-emer-nxenes-me-emer.html 

“Zagoritët dhe gjimnazi Zosimea i Janinës”. – 

 Kurt Farka on April 29, 2018 

https://www.shqiperia.com/blog/zagoritet-dhe-gjimnazi-zosimea-i-janines/ 

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi   

Malmö, 23 gusht 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com 

Në kuadër të 25 – vjetorit të kalimit në përjetësi të Shën Nënë Terezës: Nënë Tereza: “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”

Nga: Frank Shkreli

Nënë Tereza: Atdheun do ta doni shumë kur doni shumë njëri-tjetrin.” 

Shën Nëna Tereze ose siç e njeh e mbarë bota, thjesht si Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator 1997. Po e kujtoj këtë date, në kuadër të këtij përvjetori, me një shënim për një libër që më ka dërguar Do Lush Gjergji, autor i të pakn 25-librave dhe shumë artikujve mbi Nënë Terezen, të cilën ai e ka njohur, siç thotë edhe vetë, qysh prej vitit 1969. Librin, që më erdhi me postë elektronike, autori Don Lush Gjergji e ka përgatitur për botim me rastin e 40-vjetorit të Çmimit “Nobel për Paqe”, dhënë Nënë Terezes, më 10 dhjetor 1979.

Don Lushi pranon se megjithëse gjatë viteve kur ishte gjallë Nënë Tereza, ai ka kaluar aq shume kohë me shënjtëreshën shqiptare, ndërsa ka përcjellë pothuaj çdo aktivitet të Nën Terezës, anë e mbanë botës. Ndonëse me të drejtë konsiderohet si eksperti numër një i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezes – madje shumë e cilësojnë edhe si biografi zyrtar i kësaj bije të Kombit shqiptar – ai shprehet se nuk është as ai vetë i sigurt nëse e njeh mirë Nënë Terezen. “Madje edhe pas gjithë këtyre vjetësh, unë nuk jam i sigurt se e njoh mirë, se e kuptoj dhe mbi të gjitha se mund të jem në gjendje t’ua përcjell atë të tjerëve, me shkrime dhe me dëshmi”.

Image

Por ama, për një gjë jemi të sigurt të gjithë: Në një intervistë në Oslo të Norvegjisë, në vitin 1979, Nënë Tereza është shprehur qartë se kush është ajo dhe prej nga vjen: “Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, murgeshë e kushtuar. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës.”

Don Lush Gjergji ka shkruar shumë për jetën e Nënë Terezes, ndërkohë që disa prej këtyre veprave janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja, por librin e fundit kushtuar Nënë Terezes, me titull të titulluar: “E kam në Zemër popullin tem Shqiptar – Bisedime me Shën Nënën Tereze” – ia paraqet lexuesit me shpresën që – duke u mbështetur në përmbajtjen e librit që pasqyron fjalët dhe deklaratat e Nënës Tereze, përfshirë intervistat – vetë lexuesi mund ta kuptojë më mirë Nënë Terezen, jetën dhe veprimtarinë e saj si shërbëtore e botës, por edhe si shqiptare.

Në veprën e tij për Nënë Terezen, Don Lush Gjergji sjell për lexuesin intervista ekskluzive me Nënë Terezen, në vende dhe rrethana të ndryshme, përfshirë edhe vizitat e saj në Kosovë dhe në Evropë. Aty mund të gjejmë edhe fotografi të rralla të Nënë Terezes e të lexojmë intervista, fjalime dhe porosi të saj ku pasqyrohen, “Vizione largpamëse dhe profetike që përbëjnë një lloj testamenti shpirtëror për të gjithë ne”, shprehet autori në parathënien e librit.

Në një prej këtyre intervistave të vitit 1978, botuar në këtë libër, Nënë Tereza shpreh, “Dëshirën e saj për t’u kthyer te populli im shqiptar”. E pyetur se si ndihej në vendlindjen e saj, në Shkup pas aq shumë vitesh mungesë, Nënë Tereza me mallëngjim dhe dëshpërim përgjigjet: “Mendoj në veçanti për familjen time, për babain tim të ndjerë, Kolën dhe nënën time Drane, që tani jeton me motrën time Age në Tiranë si dhe vëllain tim Lazrin, i cili jeton në Palermo. Jam takuar shpesh me vëllain tim, në Romë, ose në Palermo, nga që atje kemi një shtëpi për të moshuarit dhe për të varfërit. Nuk e kam parë nënën dhe motrën time që nga viti 1928, që nga nisja ime për në misione në Zagreb…”.

Intervistuesi dhe autori i librit, të lartpërmendur, “Unë gjithmonë E kam në zemër popullin tem Shqiptar”, Don Lush Gjergji shënon në librin tij, reagimin e Nën Terezes kur fliste për familjen e saj të ngushtë. Duke folur për familjen e vet, shkruan ai, “Fytyra e saj u bë hijerëndë madje edhe paksa e pikëlluar nga që siç më tha ajo, ishte përpjekur sa e sa herë përmes autoriteteve politike të merrte leje për të hyrë në Shqipëri, për të vizituar nënën dhe motrën, por më kot!”. E pyetur gjatë një interviste në vitin 1979 nga vet Don Lush Gjergji mbi gjendjen në Shqipëri, Nënë Tereza pranonte se nuk dinte shumë për Shqipërinë. “Nuk di se çfarë të them, nga që nuk di se çfarë, në të vërtetë, po ndodh atje. Nganjëherë kam marrë ndonjë letër nga nëna dhe motra ime, nga Tirana. Ato shkruajnë vetëm disa fjalë. Ato kanë aq dëshirë të madhe për t’u takuar me mua dhe me vëllain tim, Lazrin. Atë që unë mund të thosha është se unë lutem shumë për Shqipërinë që Zoti t’i ndriçojë që të mund të kuptojnë këtë: Nëse duan të jetojnë në paqe, ata duhet të ta duan njëri tjetrin…”

Image

Dihet se regjimi i Enver Hoxhës nuk e lejoi Nënë Terezen të vizitonte nënën e motrën në Tiranë sa ishin gjallë. Pasi ato kishin vdekur, siç dihet Nënë Tereza u lejua, më në fund, të vizitonte Shqipërinë, në vitin 1989.

E pyetur nga Don Lush Gjergji, gjatë një interviste në Budapest të Hungarisë në vitin 1989, nëse ajo kishte ndonjë mesazh për popullin tonë shqiptar, i cili po kalonte çaste të rënda në atë kohë, Nënë Tereza i përgjigjet duke u shprehur: “Po, unë gjithmonë bart në zemrën time popullin tim shqiptar dhe i lutem Zotit për paqe dhe prosperitet, për një të ardhme më të mirë për të. Lutem që lutja t’ju bashkojë me Zotin dhe me njëri tjetri, me tërë botën.”, është shprehur ajo.

Libri prej 100 faqesh sjellë edhe disa mesazhe të Nënë Terezës, shkruar shqip me dorën e vet, në të cilat ajo shpreh jo vetëm krenarinë për identitetin e saj, por edhe dashurinë e vet për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë e sidomos për qytetin e saj të lindjes Shkupin shqiptar, në të cilin shprehet se do të dëshironte të kthehej: “Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë, për t’u kthyer tek populli im shqiptar, në qytetin tim të lindjes, në Ipeshkvinë tonë Shkup-Prizren, në mesin e popullit tim dhe të motrave të mia”, ka deklaruar Nënë Tereza në një intervistë ekskluzive me Don Lush Gjergjin, në vitin 1978. Ajo kishte mirëpritur edhe lëvizjet në atë kohë për pajtim të gjaqeve në Kosovë kryesuar nga profesor Anton Çeta, gjë që le të kuptohet se ajo e ndiqte deri diku edhe situatën në atdheun e të parëve të saj. “Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tem Shqiptar”, ka thënë ajo në një mesazh drejtuar ish-ipeshkvit të Kosovës, Mons. Nikë Prela, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që ajo të vizitonte Kosovën, gjë që ajo pranoi të shkonte në Kosovë. Dhe nga një tjetër shkresë mësojmë se Nënë Tereza nuk e kishte harruar Kombin e vet – dhe kurrë nuk e kishte mohuar identitetin e saj dhe origjinën e saj si shqiptare, siç pretendonin atëherë dhe siç e akuzojnë edhe sot disa kritikë të saj, fatkeqësisht edhe asish që shqiptarë e quajnë veten, por dhe të huaj, të indoktrinuar nga ideologjia sllavo- komuniste anti-fetare dhe anti-shqiptare. “Gjithmonë, shpirtënisht, jam e lidhur me uratë dhe dashni me popullin tem Shqiptar, sidomos në kohë të vështira…”, është shprehur Nënë Tereza, siç sugjeron edhe titulli i librit, “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”. “Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona dhe në të gjithë botën”, ka shkruar me një rast, Nënë Tereza, sipas librit, të Don Lush Gjergjit.

Në këtë 25-vjetor të kalimit në amshim të Nënë Terezës, uroj që ajo të jetë me ne sot dhe të lutet për ne, sidomos në këto kohë të vështira për shqiptarët. Autori Don Lush Gjergji shkruan se është në rregull admirimi dhe nderimi për Nënë Terezen, por ai bënë gjithashtu thirrje që, “Nga mendja e saj e ndritur dhe ngritur nga zemra e saj e madhe—shprehje feje dhe dashurie për Zotin dhe për Njeriun vëlla e motër – fara që ajo e mbolli në mendjet dhe zemrat tona — ta mbajmë të gjallë jetën dhe veprën e saj mahnitëse për mbarë njerëzimin, si kujtim dhe frymëzim në vazhdimësi…Të mos ndalemi vetëm në nderim dhe admirim (të saj) por të kalojmë në imitim dhe dëshmi duke ushqyer përditshmërinë tonë me vlera dhe virtyte”. Sidomos, siç do të porosiste Nënë Tereza, të jetojmë në dashuri dhe pajtim vëllazëror me njëri tjetrin, në këtë kohë të vështirë mospajtimesh dhe konfliktesh aktuale politike në radhët e shqiptarëve kudo, veçanërisht në trojet tona. Në qoftë se thirrja e Nënë Terezes për dashuri me njëri tjetrin mund të duket tepër idealiste dhe jo reale për mëkatarët e kësaj bote, atëherë të pakën, në këtë 25-vjetor të ndarjes së saj prej nesh– të mësojmë diçka nga jeta dhe veprimtaria e saj për tolerancë dhe bashkëjetesë me njëri tjetrin, pa dallim, si bijë dhe bija të një kombi e të një gjuhe — një kërkesë kjo minimale për një shoqëri njerëzore të përparuar të shekullit XXI, e që e quan veten demokraci moderne.

Neotomonet refuzojnë kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren, por shqiptarët do ta vendosin atë në Prizren

1

Posteri me fotot e Muranes dhe Neotomaneve

Reagim i Shoqates Trojet e Arbrit me rastin e refuzimit të Kërkesës se Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren

Politika Neotomane në Prizren dhe në mbarë Kosovën ka marrë nje hov shumë të madh.Kjo politikë ka depërtuar në çdo pore të jetës institucionale në Kosovë ku janë duke u marrur vendime antikombëtare që janë duke e dëmtuar historinë, traditën dhe kulturën shqiptare.Një vendim antikombëtar që e cenon dinitetin e  dhjetë milion shqiptarëve atdhetar që kanë për heroin më të madh shqiptar Gjergj Kastriotin e ka marrur me 21.07.2022 edhe Qendra  Rajonale për  Trashegimi Kulturore në Prizren me drejtor neotomanin Samir Hoxha dhe Këshillin për Trashegimi Kulturore të Qendrës historike të Prizrenit i përbërë nga antarët që e dhanë pëlqimin për moslejimin  e Muranës  se Gjergj Kastriotit në Prizren në përbërje: Artnet Haskuka kryetare e Këshillit të Qëndres Historike të Prizrenit dhe anëtarët : Veron Tara , Caner Tatar , Igballka Rama, Svetlana Hadzic dhe Orhan Bislimaj. Pra,kemi të bëjmë më  një përzierje  turko-serbo-boshnjake , më një otomanizëm të pashoq të cilët janë betuar se me çdo kusht do ta pengojnë çdo monument të Gjergj Kastriotit në qendrën historike të Prizrenit.Meqenëse deri me tash kemi pasur kujdes dhe për hir të ruajtjes se një bashkëjetese kombëtare nuk i kemi hapur letrat tash shoqata Trojet e Arbrit do të flet me letra të hapura.Samir Hoxha drejtor i Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren ka vite që është i vendosur në krye të një misioni neotoman dhe ka vite që i ka shpallur luftë çdo ideje që ka të bëj me vendosjën e Gjergj Kastriotit në Prizren.Ishte pikërisht ky person i cili dy herë e ka bllokuar kërkesën e Shoqatës Trojet e Arbrit që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit mos të vëndoset në Shadervan dhe as në Qëndren historike të Prizrenit.Për të mos ardhur deri tek më e keqja dhe për të ndaluar një konflikt më përmasa të një lufte qytetare Shoqata Trojet e Arbrit” ka hequr dorë nga kërkesa e parë dhe ka pranuar që monumenti i Gjergj Kastriotit të vëndoset në rrethrrotullimin ku është sot.Tash që ky neotoman se bashku me këshillin e ti antikombëtar dhe më një përbërje të përzier që nuk dihet se cili apo cila është shqiptare, turke,serbe apo boshnjake i shpallën luftë Muranës së Gjergj Kastriotit dhe pa fije turpi e japin vendimin për refuzimin e Kërkesës se Shoqatës ” Trojet e Arbrit.” Shoqata Trojet e Arbrit ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që fillimisht mos të bien pre e politikës neotomane por të presin vendimet përfundimtare, të dy Ministrive asaj të Kulturës dhe asaj te Mjedisit, ku do ti marrim këta hapa në vijim:

Vendimi faqja e parë

1.     Kundër këtij vendimi do të bëjmë ankesë në Ministrinë e Mjedisit,Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  dhe në Ministirinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shkak të presionit dhe  ndikimit të Ambasadës Turke dhe Tikas Turke në marrjen e këtij vendimi antikombëtar të Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore dhe të Këshillit Rajonal Historik;

2.     Shoqata Trojet e Arbrit do të njofton Brukselin dhe Washingtonin dhe  të gjitha ambasadat mike të shqiptarve siç janë: Ambasadën Amerikane,Ambasadën e Mbretërisë se Bashkuar,Ambasadën Gjermane, Ambasadën Italiane dhe  Ambasadën Austriake që të ndalojnë një konfrontim fizik nga provokimet që po iu bëjnë shqiptarëve me orientim evropian dhe amerikan neotomanet që janë të ndikuar komplet nga Islami politik.

3.     Shoqata Trojet e Arbrit ka vendosur tash e tutje që të gjithë ata zyrtarë apo zyrtare që sjellin vendime antikombëtare dhe i dëmtojnë figurat tona historike siç është rasti i dëmtimit, denigrimit dhe lëndimit të heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit, ti publikojnë emrat, mbiemrat dhe fotografitë e tyre që ti njohin  dhjetë milion shqiptar se kush janë neotomanet që i kanë shpallë luftë frontale Gjergj Kastriotit në Prizren.

Vendimi faqja e dytë

Vendimi faqja e tretë

Vendimi faqja e katërt

Krejtë në fund pas shtjerrjës së të gjitha këtyre mundësive dhe nëse këto përpjekje tona nuk do të kenë sukses Shoqata ” Trojet e Arbrot  në bashkëpunim më të gjitha Organizatat politike me shoqatat e ndryshme atdhetare të përkrahur nga Amerikanët dhe Gjermanët do ta vendos Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren pa lejen e Institucioneve që janë të ndikuara nga Neotomanizmi.

Periudha e Otomanizmit dhe e Pansllvizmit ka përfunduar në trojet shqiptare. Të gjithë ata që mundohen të kthejnë këto periudha kohore që na kujtojnë pushtimet, masakrat, vrasjet, dhunimët, djegjet, shpërnguljet që ka pësuar populli shqiptar do të luftohen me metodën që i ka luftuar Gjergj Kastrioti otomanët e Adem Jashari serbët.

Në emër të 150 Intelektualëve të Shoqatës atdhetare kulturore dhe shkencoreTrojet e Arbrit” ,

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Buxhovi – midis Kamysë e Kadaresë

0

Shkruan: Aleksandar ZOTO

o Studim krahasues i romanit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit me rastin e botimit në frëngjisht – “Qui resiste a la peste resiste au diable”,nga botuesi i njohur francez “L’Harmatann” i Parisit

Është e pamundur të pohohet që leximi i „Dekameronit“ të Bokaçios, i „Ditarit të murtajës“ të Daniel dë Fosee (De Foes) , i „Ambre“ të Katlen Vinsorit (Kathleen Winsorit), i „Kalorësit mbi çati“ të Xhinios (Giono) ose edhe i „L´oevre au noir“ të Margarita Jursenarit (Marguerete Yourcenar), t´i ketë paraprirë hartimit të „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit, përderisa keto vepra, nëse nuk gabohemi, nuk kanë qenë të përkthyera në shqip, pa dyshim, as në serbokroatisht. Nga ana tjetër, është e pamundur të përfytyrohet që Buxhovi të mos ketë njohur romanet e Ismail Kadaresë që i kanë paraprirë romanit të tij, sepse, megjithëse të ndaluar nga pushteti serb, ata kanë qarkulluar midis shqiptarëve të Kosovës, qoftë edhe në pak kopje.
Është e pamundur,gjithashtu, të imagjinohet që Buxhovi nuk e njihte „Murtajën“ (La Peste) e Alber Kamysë, këtij klasiku të letërsisë botërore. Pra, është me interes të shohim se si romani i tij, që rrëfen peripecitë e një epidemie murtaje në sfondin e luftës së fshehtë dhe të hapur midis otomanëve dhe shqiptarëve, vendoset në linjën e romanit të Kamysë dhe të disa veprave të Kadaresë dhe takon temën e tyre ose, më saktësisht shtyhemi të shikojmë sesa ai arrin t´u shpëtojë atyreve, të përballojë sfidat që paraqesin këto vepra për të parë, pasi as që mund të vihet në dyshim që ai të ketë pasur synim të vetëm imitimin e tyre, riprodhimin,nëse mund të thuhet e Kadaresë ose të Kamysë në dorë të dytë; krijimtaria e tij e mëparshme e përjashton a priori një proces të tillë dhe një lexim sadopak i vëmendshëm i „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ e mbështet këtë mendim.
Në fakt, s´bëhet fjalë për një „remake“ (nga angl.“ribërje“) të „Kështjellës“, i pari nga romanet e Kadaresë, të cilat i jemi referuar. Së pari, sepse Buxhovi rrëfen në të për një epidemi murtaje të shkaktuar nga pushtuesit turq, me synimin politik më tepër se ushtarak, kundër banorëve të qytetit dhe të rrethinës së Gjakovës, synimi është të dobësohet pa kthim dhe të gjunjëzohet një komb tashmë i nënshtruar nga qeveria e Portës, por që ruan një karakter tepër të pavarur, duke e qëlluar për vdekje në përmasa të mëdha. Për më tepër veprimi vendoset në një datë të saktë, në vitin 1747, zgjedhje kjo që me siguri nuk është rastësore, por ka një bazë historike në kryengritjen që shpërthyen gjatë shekullit XVIII kundër sundimit osman.
Në romanin „Kështjella“ përkundrazi, futja e minjve të infektuar në kështjellën e rrethuar përbën një nga manovrat e njëpasnjëshme, me anë të të cilave Tursun pasha përpiqet të bëhet zot i saj; nga ana tjetër, rrëfimi zhvillohet pa referim kronologjik të veçantë dhe ngjarjet shihen kryesisht nga ana turke. Së fundit, nëse Buxhovi, nën shembullin e Kadaresë, aludon për armët bakteriologjike të këtij shekulli, ai zhvillon paralelisht një temë që kolegu i tij i Tiranës vetëm sa e ka skicuar (dhe pa folur për murtajën) në një skaj të novelës së tij „Krushqit janë të ngrirë“:atë të „zgjidhjes përfundimtare“ (solution finale),sipas shprehjes së trashëguar nga nazizmi.
Në fund të fundit, vepra e Buxhovit rimerr më tepër sesa përsërit „Kështjellën“, përderisa ajo ilustron dhe zhvillon disa faqe të këtij romani,ku Intendenti parathotë vështirësitë e ardhshme pas pushtimit të Shqipërisë, pavarësisht nga fitorja ushtarake dhe mjetet që duhen përdorur për ta integruar përfundimisht këtë vend në Perandorinë otomane.
Nga ana tjetër,si mund të mos takoheshin rrëfimet e dy romancierëve shqiptarë përderi sa njëri,ashtu dhe tjetri, e kthejnë ballafaqimin e popullit të tyre me otomanët në një metaforë të ndeshjes së tij të sotme kundër shtypësve të tjerë? Kështu shpjegohet, pa dyshim, fakti se rrëfyesi te „Shënimet…“, si dhe ai i Kadaresë te „Ura me tri hare“ quhen Gjon dhe janë murgj, pra i referohen që të dy figurës së shquar të Gjon Buzukut, murgut themelues të letërsisë së shkruar shqiptare.
Së fundit, disa konvergjenca janë të pranishme për arsye të referimit të përbashkët (pak a shumë të saktë) te doket dhe zakonet politiko-ushtarake të Perandorisë otomane. Ibrahim Pasha,p.sh.,(përveç titullit të tij „kajmekam“) të bën njëherazi të mendosh për Tursun pashën,hero i „Kështjellës“ dhe Hurshid pashën, një nga figurat e „Kamares së turpit“,që e di se është i dënuar edhe ai dhe pret vetëm çastin kur koka e tij do të bjerë. Klasifikimi i kombeve të perandorisë në tri kategori – popujt e asimiluar ose të konsideruar si të tillë, popujt në asimilim e sipër dhe,së fundit, popujt rebelë – të kujtojnë gjithashtu pesë etapat që paraprijnë, në të dytin e romaneve të sipërpërmendura, „zhdukjen“ e plotë dhe përfundimtare të vendeve që i nënshtroheshin ligjit të „kra-kra“-së.
Këto pika të shumta takimi midis Buxhovit dhe atyre të Kadaresë për të cilat u fol më sipër, e veçanërisht te „Ura me tri harqe“, janë tepër të dukshme,të pohuara aq qartë sa s´ka vend për të folur për plagjiaturë. Më tepër mund të konkludohet për njëfarë homazhi, me një syshkelje miqësore ndaj veprës së mjeshtrit (vëmë re, në veçanti,që murgu i Buxhovit,po ashtu si dhe i Kadaresë, e nis kronikën e tij në një muaj mars), madje për një lojë shkrimi ndërtekstore, siç e praktikon si një prirje Mishel Turnier, Premtimi i të cilit na jep shembullin më të njohur. Faktikisht, dallimet janë më të shumta se ngjashmëritë, sikur Buxhovi të kish vënë nderin e tij në lojë për t´u shkëputur nga vepra e Kadaresë, duke e përshëndetur atë në kalim e sipër. Një invetar i shkurtë vetëm i të dhënave materiale që dallojnë dy romanet do të lejonte të gjykojmë për këtë.
Kadareja (rrëfimtari i të cilit i përket një epoke para asaj të Buzukut) mjfatohet me një emër simbolik – Gjon -, ndërsa Buxhovi i jep të vetit një gjendje civile më të detajuar dhe e lidh shprehimisht me kujtimin e Buzukut, nëpërmjet Colit, beniaminit të tij, i cili ëndërron të çojë më tej veprën e stërgjyshit të vet të madh, duke shpikur alfabemin origjinal që ende s´e ka gjuha; Gjoni i Kadaresë,pra, del si përfaqësues i Shqipërisë paraotomane, ndërsa nga ai i Buxhovit, që ka si vëlla e kusheri Lam Mulën, i kthyer në mysliman, prej nga del kjo temë ankese, praktikishte e papranishme në veprat e Kadaresë të përmendura këtu:ndarja e popullit shqiptar midis islamizmit dhe krishtërimit. Dallimi i tretë:figura e emblemore e Buzukut duke si e dyzuar te Buxhovi. Meqë përkthimi i tij i Biblës në shqip saksiononte qenien e një gjuhe dhe të një kulture shekullore, baba i letërsisë shqipe ringjallet njëherazi te Coli, poeti që do të dëshironte të shkruante shkronja të mirëfillta shqipe, dhe te Gjon Nikolla, herë pas here arkitekt si dhe prift e kronik. Një dallim i katërt, së fundi,lidhet me mënyrën e rrëfimit dhe jo më me rrëfimtarin. Te Kadareja, rrëfimi bëhet, si të thuash, me kalim të drejtpërdrejtë nga pena e Gjonit të syri i lexuesit, ndërsa te Buxhovi ka një dyfishim, përsëritja ose „mise en abyme“ të aktit të të shkruarit: murgu i tij është jo vetëm autori i kronikës që e lexojmë, pore edhe i një fletoreje shënimesh, me sa duket e caktuar për të ushqyer këtë kronikë, nga e cila ai na jep andej-këndej disa pjesëza. Kështu vetëpërmbajta e shënimeve paraqitet si një nga ngjarjet që përfshin kronika dhe kështu ato bëhen elemente përbërës i saj…Këtu gjejmë sërish, me nuanca të vogla ndryshimesh, mënyrën e famshme të Zhidit te „Prerësit e parave të rreme“ („Les Faux-monneyeurs“), më tepër sesa atë që ka përdorur Kadareja në „Kronikë në gur“, roman ku gjejnë jehonë kujtimet e rrëfimtarit dhe copëza kronikale që u atribuohen dëshmitarëve të tjerë.
Pra,të kuptuara dhe të vendosura siç duhet, afritë që nxorëm midis romanit të Buxhovit dhe këtyre veprave të Kadaresë, na nxisin më tepër kuriozitetin ndaj tij;ato vërtetojnë vlerën dhe peshën e dëshmisë që ky autor sjell mbi fatin e popullit të vet, jo pa e bërë atë shembull, ose e thënë ndryshe, të aftë për një shtrirje përtej vetë Shqipërisë.
Pikërisht këtë përmasë njerëzore të librit kërkojmë të nxjerrim tani, me anë të një paraleleje tjetër, që na fton me ngulm,së paku për nga tema, sepse edhe aty pikëtakimet do të shfaqen shumë më të kufizuara.
Në fakt,romani „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ i Jusuf Buxhovit nuk është gjithnjë një „remake“ e „Murtajës“ („La Peste“) të Kamysë.Së pari, e rithemi,sepse rrëfimi i Buxhovit është vendosur në një kuadër historik,a, të paktën, mëton të jetë një krijim fiktiv me frymëzime historike. Nga ana tjetër, edhe pse konisderatat morale, madje filozofike, të lidhura me fatin e këtij ose të atij personazhi nuk mungojnë dhe kërkojnë meditimin vetjak të çdo lexuesit, ai trajton para së gjithash një avanturë kolektive. Drama e Kamysë prek gjithashtu një bashkësi, por që është, në thelb, mbarë njerëzimi;pra ai të drejton te një entitet paksa abrstrakt, qoftë edhe i mishëruar në fate të veçanta.Po ashtu,megjithëse ai paraqet efektet e vërejtura klinikisht të një epidemie murtaje, kjo nis dhe përhapet vetvetiu, në një farë mënyre si një fatalitet, dhe megjithë zgjedhjen e Oranit si vend skene, nuk bëhet fjalë posaçërisht për Algjerinë. Në romanin e Buxhovit, përkundrazi, fatkeqësia jepet qartë,me shkaqet dhe fundin e saj, në kohën dhe vendin e saj. Në fund të fundit – por pa u kufizuar në një „subjekt“ rreptësisht të përcaktuar ose të përvijuar – Buxhovi aktualizon dhe zhvillon një nga kuptimet e mundshme të „Murtaja“ („La Peste“) e Kamysë: vuajtjen që u shkaktohet njerëzve nga njerëz të tjerë, dhunë që përdorin disa për të nështruar më mirë të tjerët, madje për t´i zhdukur fizikisht.Pikërisht këtu është, në fakt, një nga murtajat që nënkupton „Murtja“ e Kamysë, në mos shprehimisht,së paku me aluzionet e tekstit ose me përgjithësimet ku ai të shpie.
Sipas datës së shkrimit dhe daljes në shitje – pra realiteteve që e sollën dhe të cialve ai u vën qëllimisht dhe domosdoshmërisht jehonë – romani i Kamysë evokonte së pari, me siguri, totalitarizmin, këtë përbindësh të kohëve moderne. Autori njëherazi ka pasur edhe kurajon, edhe qartësinë, mjaft të rralla në periudhën fill pas luftës, të denoncojë si murtajën e kueqe, edhe atë zezën. Por ai e bën këtë me terma të qarta dhe jo më me zhvendosje, me komente me të cilat ai e shoqëron atë. Rrjedhimitsh, përtej këtyre rezonanace ose shkrimeve „aktuale“ të tekstit, të bëra më të ndjeshme në atë kohë nga kujtimi i menjëhershëm i flijimit (holocauste),kujdesi i Kamysë për t´i siguruar veprës së tij një përmasë polisemike (ai donte,siç shprehet vetë, që ajo „të lexohet në shumë nivele“),kjo i jep atij një karakter „atopik“ (ngjyra algjeriane, e përsërisim, nuk llogaritet aspak), dhe „akronik“, duke përjashtuar disa tregues që dalin nga e kaluara e Tarrout dhe e Rambertit. Do të dukej sikur ai ka dashur kështu ta çojë më me siguri lexuesin drejt pyetjes thelbësore:cilat mund të jenë, në një vështrim absolut,sjelljet e njeriut përballë vdekjes së verbër,e,më përgjithësisht,përballë të gjitha formave të vuajtjeve fizike dhe morale, në të cilat mund të shfaqet e keqja?
Një tjetër veçori e murtajës së Buxhovit, përballë asaj të Kamysë, është se ajo nuk ka pamjen e një fatkeqësie të shfaqur befasisht. Sigurisht romancieri frëng e shtjellon me etapa progresive,por mbetet,siç e theksmuam më lart, që ajo të shfaqet “exnihilio“ se është e tërë njëherazi,pa iu dashur të lindë. Te Buxhovi, përkundrazi,ajo vjen nëpërmjet një vënie në skenë sa sekrete aq edhe të hollë:ajo përbën për dje,por figuron edhe për sot (në kontekstin e sotëm mbi disa realitete social-politike dhe për gjuhën e dyfishtë), një përpjekje për gjenocid, së paku të pjesshëm, aq të shyrë sa të mund të shkatërrojë të mbijetuesit çdo përpjekje, sado të vogël,për t´u mbrojtur. Kështu, vdekja fizike e disave do të sigurojë vdekjen politike dhe morale të të tjerëve.
Fshehtas, i maskuar në përkujdesje, ky plan djallëzor nënkupton, në fakt, në dredhat e veta,një art të përkryer të helmimit, të frikësimit, derisa shkakton psikoza të vërteta, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për të parandaluar ose asnjanësuar qëndresën e popullsisë,për t´u paraprirë kundërveprimeve të tij.
Këtu hasim elementet që afrojnë romanin e Buxhovit me ata të Kadaresë në paraqitjen alegorike të Perandorisë Osmane.
Çuditërisht, synimet e kësaj „supërfuqie“ janë shprehur qartë te Buxhovi,të „Strategjia osmane“ e njëfarë Kavijusit.(Prapa kësaj dyshohet për mbështetje në një realietet historik).Nga ky traktat janë frymëzuar gjërisht mendimet e një poeti tjetër epik të madhështisë osmane,i quajtur Osman Inxhi Karaogllu,sipas rrëfimit të Gjon Nikollës.E ashtuquajtura strategji nuk është pohuar,sigurisht, në librin e Karaogllusë si një synim makiavelik. Ajo duhet të përfundojë me kurorëzimin e njeriut të ri osman, të farkëtuar sipas një modeli të vetëm ideal, i vetmi mjet për të siguruar shpëtimin e Perandorisë. Gjithashtu ka prirje për të lexuar aty një aluzion të dyfishtë ndaj realiteteve bashkëkohore, së pari, ndaj ideologjisë komuniste, që ka rishpikur mitin e njeriut të ri, por edhe ndaj shkrimeve të Çubrilloviqit, teoricien i „rregullimit të çështjeve shqiptare“, në të mirën më të madhe për Serbinë. Futja në lojë e dy veprave në fjalë ndoshta gjen këtu shpjegimin e saj:mos jemi të ftuar ta kujtojmë Biblën e paemër dhe të paemërtuar të shovinizmit dhe të ekspansionizmit serb prapa asryetimeve të tij të veshura bukur, ashtu si në roman,njëra nga këto vepra (ajo „e paraqitshmja“ me pamje „të ndershme“) e nënkupton tjetrën (atë të urryerën) nga u frymëzua në të vërtetë?
Merret me mend në një referencë tjetër ndaj sistemit komunist me mbledhjet ose më mirë me dërdëllisjet e pafundme (mania „marksiste-leniniste“),ku përfaqësuesit e pushtetit qendror, kur nuk i anullojnë a shtyjnë, për efekt takt ose thjesht për përbuzje, bëjnë sikur janë në një mendje me mjediset e shquara, për të diktuar, në fund të fundit, vetëm vullnetet e tyre. E si të mos përfytyrosh në këtë faqe autonominë relative të pranuar dikur për krahinën e Kosovës, autonomi që sot është likuiduar krejt.
Përballë kësaj shtypjeje shtetërore, qëndresa shqiptare niset nga një ndërgjegje e vetme, një kapërcim i njeriut,i jetës dhe i vdekjes,e jo nga konsideratat politike. Prej këtij rrjedh një përmasë filozofiko-morale,që i jep romanit gjithë rëndësinë që ka.
Pa qenë e mundur të zbulohen në këtë fushë përkime të qarta midis romanit të Buxhovit dhe këtij ose atij të Kadaresë, gjendet megjithatë atmosfera e përgjithshme,e cila, tek i dyti, përshkon veprat e frymëzuara drejtpërsëdrejti nga tema e „besës“.
Njeriu shqiptar paraqitet si një „homo religiosus“, në kuptim etimologjik;ai përcaktohet vetëm nëpërmjet lidhjeve të tij:me vëllezërit e tij, me tokën,gjuhën, të kaluarën. Romani i Buxhovit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ na jep të kuptojmë se, meqë as Krishti e as Muhameti nuk u kërkonin të hiqnin dorë nga kjo „besë“,që ishte e rrënjosur thellë në qenien e tyre, Shqiptarët mund t´i përkushtoheshin padallimisht njërit ose tjetrit,sipas rrethanave. Romani „Shënimet…“ na përkujton gjithashtu se sa shqiptarët, nga ky fakt,kanë mësuar e zbatuar tolerancën, respektin e çdo besimi,e, prej kësaj, të çdo kombësie…Kulti i përbashkët i „besës“ nënkupton para së gjithash një sërë angazhimesh, ligjesh e zakonesh,që rrjedhin nga besa e fjalës së dhënë. Kështu, shpjegohen kujtimet e përseritura të historisë së tij të gjatë; ato janë po aq shenja e përjetësisë së tij, sa edhe të nevojës që ai ka, në orët e vështira, të ringjall heronjtë e tij mbrojtës, t´i mëshirojë ose t´i ndjieje që rijetojnë përmes magjisë së fjalës. Më shumë se prej kujtdo tjetër:kujtesa i vjen nga poetët e tij (Colit i shtohet personazhi shumë simbolik i rapsodit popullor Selami Takraku), nga këngët e legjendat që përjetësojnë kujtimin e sprovave. Kështu përballë një të keqeje të harruar, që të zë papritur,kundërveprimi i parë është pyetja e së kaluarës,këshillimi me të vjetrit, me ata që kanë mundur të shikojnë ose të dëgjojnë të tregohet sesi ka mundur ta kufizojnë atë, një shekull më parë, gjatë epidemisë së 1646-ës.
Nga kjo rrjedhin edhe këto elemente të tjera: përsëritja me këmbëngulje e disa toponimeve,zanati i arkeologjisë që ushtron Gjon Nikolla krahas prirjes së tij fetare dhe odiseja e Kelmendëve, një familjeje shqiptare,që përshkon shkurtimisht romanin. Të mërguar në Bosnje që prej disa brezash, para se të rikthehen e të vendosen në Gjakovë,si dyshekëpunues, këta endacakë do ta gjejnë identitetin dhe përkatësinë e tyre të humbur vetëm duke u bërë një me baltën e varrit. Copa e poçarisë së vjetër ilire, që Gjoni ka nxjerrë nga thellësia e dheut, afirmon edhe vlerën shenjtërore të tokës, përveçse vërteton lashtësinë e qytetërimit nga kanë rrjedhur shqiptarët.Së fundit,duhet thënë se ka lidhje të plotë midis koncepteve tokë-identitet-kujetesë. Vetëdija e trashëgimisë është futur shumë imtimisht në shpirtin shqiptar,saqë kronikani njëherazi me predikimin e rizbulimit dhe të pasurimit të kësaj trashëgimie gjatë brezave, arrin të vërejë se jo gjithmonë, në fakt, lipset kërkim ose studim i veçantë,pasi ajo ka kaluar në gjakun e shqiptarëve dhe shfaqet në jetën e tyre të përditshme. Historia duhet njohur,në fund të fundit,kur ta kanë cënuar identitetin tënd për shekuj me radhë vetëm për ta përvetësuar a ripërvetësuar sa më mirë atë e të ruash kështu vazhdimësinë e qenies sate.
Kulti i këtyre vlerave te shqiptari çon në një formë stoicizmin, që e bën atë të shohë vdekjen në sy, meqë ai ka kryer atë çka duhet, atë që kërkon prej tij „besa“.Madje, herë-herë,ai duket si i nënshtrohet një magjepsjeje të vdekjes;së pari,sepse kjo vdekje e lavdishme,e denjë, e virtytshme, mund të lindë një këngë pavdekësi, dhe, e dyta,për atë se kjo vdekje, tek e fundit, paraqet jetësinë e një populli, si dhe për arsyet se ajo është sakrificë,mposhtje e gjunjëzimit.Kronikani arrin deri aty sa të shpjegojë,në mos të përligjë për këtë,zakonet vetëvrasëse të disa fiseve ilire, sipas dëshmive të historianëve latinë.Pasioni dhe krenaria e tij kombëtare do të shkonin pothuaj, në disa prej fjalëve të tij, në larëtsimin elitar, sikurse të mos vërente edhe ai vetë se ka edhe shqiptarë të aftë për vepra të ulëta dhe për tradhti. Njëri prej tyre, Çosaleshi,bie kaq poshtë në bashkëpunim me armikun,sa autori i mohon shugurimin e tokës,duke lënë kështu të qarkullojnë dyshimet për qenien e tij shqiptar:askush s´është në gjendje të thotë nga vjen,nga e ka prejardhjen, thua se s´ka prejardhje fare.
Të gjitha këto zgjatje simbolike dhe metaforike lidhen me të papriturat e një beteje me përmasa me të vërtetë epike:nga njëra anë, një popull i tërë që mobilizohet,qëndron dhe që forcën për të mbijetuar e gjen te burimet e tij më të thella,dhe, nga ana tjetër, makina e ditur politike e një fuqie peradorake dhe,po të mos flasim me gjuhën e La Fontenit, një e keqe që kudo përhap tmerr…muratjë,përderisa duhet thirrume me emrin që ka“. Kështu libri shkon shkallë-shkallë deri në zgjidhjen e tij te fitorja, të paktën edhe e përkohshme,e gjenisë njerëzore mbi të keqen me anë të skenave dh të pamjeve rrënqethëse, që shfaqen si një kërcënim therës. Aty gjejmë frymën e frikërave të mëdha mesjetare,ankthet mijëvjeçare të njeriut përballë fatkeqësive apokaliptike. Edhe në vetë etimologjinë e saj, fjala „mortje“,“murtajë“, në shqip,është sinonim i vdekjes. Ndaj,edhe nëse shqiptari mund të shkojë si individ deri aty sa të kërkojë vdekjen, siç e kemi vërejtur, si kolektiv ai priret drejt jetës, drejt një vullneti të pamposhtur për të qenë,për të ruajtur identitetin e vet.
Shtrirjes dhe ngjeshjes së një drame që priret drejtë epopesë,u shtohen,për lexuesin perëndimor,shijet e forta të një ekzotizmi ballkanik. Libri i Buxhovit, në këtë pikë, ruan denjësisht vendin e tij përballë kronikave të famshme të Ivo Andriçit (nga të cilat do të harrojmë këtu,vetëm për interesa letrare, idetë e padenja për një humanist,që ai shpalli gjatë kohës që punonte në Ministrinë Serbe të Punëve të Brëndshme. Me anën e atyre ideve ai propozonte „rrugët“ për rregullimin përfundimtar të çështjes shqiptare). Shtjellimet që paraprijnë,sidoqoftë,e vërtetojnë mjaftueshëm:ekzotizmi oriental nuk e bën romanin e Buxhovit një vepër thjeshtë argëtuese,një arratisje thjesht romaneske. Ngarkesa e tij emocionale dhe rëndësia e çështjeve që ai shtron,e mendimeve që ai ushqen,e prekin edhe më me siguri lexuesin, nga që ai e zhyt atë në një pjesë të Europës viktimë,edhe sot, e tronditjes më të dhimbshme, fati i të cilës, duam ose jo, prek kontinentin mbarë.

A e di Albin Kurti se si do të duket shoqëria jonë në vetëm një dekadë?

0
Autor : Lirim Gashi
(në shqip, gjermanisht dhe anglisht)
Politikanët, të cilët në kushte normale nuk mund të mbijetojnë as dhjetë ditë në pushtet, krijojnë kaos me qëllim, sepse u pëlqen të mashtrojnë dhe trembin njerëzit naivë dhe të paqëndrueshëm, duke i bërë lehtësisht lodra apo kukulla të tyre.
Dhe kur arrijnë qëllimin, shpallin epokën e tyre heroike dhe veten si shpëtimtarë të kombit.
Sepse në kaosin e xhunglës, ata gjejnë kushte optimale për të fshehur paaftësinë e tyre dhe për t’i pompuar njerëzit me ajër të nxehtë, derisa ata të shpërthejnë si tullumbace.
Të çlirosh politikanë të tillë nga maskat e tyre të shëmtuara kërkon aftësi të mëdha, guxim, durim, intelekt, intuitë dhe dy sy të stërvitur.
Por shpesh edhe kjo nuk mjafton, sepse shumica e njerëzve janë si delet që kanë nevojë për një tufë dhe një bari, ndaj zgjohen nga gjumi vetëm kur ndjejnë rrezikun për jetën e tyre në lëkurë.
Nuk është se njerëzit nuk mund të mësojnë nga historia, sepse shembujt e barinjve që i çojnë delet e tyre në humnerë janë të shumtë.
Megjithatë, problemi është se ata vuajnë nga harresa dhe për këtë arsye nuk e mbajnë mend shprehjen “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”.
Megjithatë, nëse do të më pyesnit: A i besoj Albin Kurtit, nuk do të hezitoja asnjë sekondë t’ju përgjigjesha me PO.
PO, besoj në qëllimet dhe pikëpamjet e tij të pastra, por nuk më pëlqejnë ekstremistët islamikë në partinë e tij, vetëm pse ai beson se i duhet çdo votë e tyre e pistë për të mbetur drejtor i padiskutueshëm i cirkut politik të Kosovës.
Nga ana tjetër, nëse do të më pyesnit: a duhej të mbante pisllëkun pas vetes Albini për të ardhur në pushtet me shumicë absolute, do t’ju përgjigjesha pa hezitim; JO nuk duhej.
Sepse më 14 shkurt 2021 asnjë politikan në opozitë nuk e kishte as edhe mundësinë teorike ta kërcënonte atë me vota.
Gjithashtu, besoj fort se ai humbi pa nevojë votat e patriotëve të vërtetë për shkak të zvarritjes së pisllëqeve ekstremiste islamike, gjë që shkaktoi konfuzion tek shumë ndjekës besnikë.
Jam i bindur se nëse Albini do të punonte çdo ditë me rininë e kësaj republike, siç po bëj unë tani, do të shqetësohej thellë që mësuesit dhe profesorët udbashë në shkolla dhe universitete nuk po ua mësojnë atyre historinë e vërtetë të shqiptarëve në kohë paqeje, siç ia mësuan atij mësuesit dhe profesorët e tij patriotë në kohë robërie.
Përkundrazi, po ua mësojnë historinë e Çubrilloviçit, Millosheviçit, Erdoganit dhe Putinit.
Edhe më keq:
Nëse Albini do të shihte si unë aq shumë bashkëkombas të rinj, të cilët kërkojnë ngushëllim nga hoxhallarët vehabitë dhe selefistë për shkak të mungesës së perspektivës në atdheun e tyre, shpirti i tij patriotik dhe socialdemokrat do të shuhej menjëherë.
I dashur Albin!
Çdo ditë takoj të rinj që më thonë:
“Nëse Gjergj Kastrioti do të ishte gjallë, personalisht do ta ngulfatja me dy duart e mia për gjenocidin e tij ndaj myslimanëve shqiptarë dhe ushtarëve osmanë.
Nëse kjo nuk është provë se pothuajse i gjithë brezi ynë i ri po e humbë para syve tanë identitetin e tij etnik dhe dheun nën këmbë, atëherë unë me të vërtetë nuk e di se çfarë është fjala provë.
Sa herë që më shkon mendja se nesër apo pasnesër këta të rinj do të bëhen prindër të fëmijëve të cilëve do t’ua transmetojnë helmin e Çubriloviqit, Millosheviqit, Erdoganit dhe Putinit, të cilin e morën nga mësuesit dhe profesorët e tyre udbashë në shkolla e universitete dhe nga imamët e tyre ekstremistë nëpër xhami, më kap paniku nga frika se si do të duket shoqëria jonë në vetëm një dekadë.
***
WEIß ALBIN KURTI ÜBERHAUPT, WIE UNSERE GESELLSCHAFT IN NUR EINEM JAHRZEHNT AUSSEHEN WIRD ?
Politiker, die unter normalen Bedingungen nicht einmal zehn Tage an der Macht überleben können, schaffen absichtlich Chaos, weil sie gerne naive und instabile Menschen täuschen und erschrecken und sie leicht zu ihren Spielzeugen oder Marionetten machen.
Und wenn sie das Ziel erreichen, proklamieren sie ihre heroische Ära und sich selbst als Retter der Nation.
Denn im Chaos des Dschungels finden sie optimale Bedingungen, um ihre Inkompetenz zu verbergen und Menschen mit heißer Luft zu pumpen, bis sie wie Luftballons platzen.
Solche Politiker von ihren hässlichen Masken zu befreien, erfordert großes Geschick, Mut, Geduld, Intellekt, Intuition und zwei geschulte Augen.
Aber oft reicht auch das nicht, denn die meisten Menschen sind wie Schafe, die eine Herde und einen Hirten brauchen, also wachen sie erst auf, wenn sie die Gefahr für ihr Leben in ihrer Haut spüren.
Es ist nicht so, dass die Menschen nicht aus der Geschichte lernen könnten, denn Beispiele von Hirten, die ihre Schafe in den Abgrund führen, gibt es zuhauf.
Das Problem ist jedoch, dass sie unter Vergesslichkeit leiden und sich daher nicht an den Ausdruck „eine Lüge hat kurze Beine“ erinnern können.
Wenn Sie mich jedoch fragen würden: Vertraue ich Albin Kurti, würde ich keine Sekunde zögern, Ihnen mit JA zu antworten.
JA, ich glaube an seine reinen Absichten und Ansichten, aber ich mag die islamischen Extremisten in seiner Partei nicht, nur weil er glaubt, dass er jede schmutzige Stimme von ihnen braucht, um der unbestrittene Direktor des politischen Zirkus des Kosovo zu bleiben.
Wenn Sie mich andererseits fragen würden: Musste Albin den islamistischen Dreck herumschleppen, um mit einer absoluten Mehrheit an die Macht zu kommen, würde ich Ihnen ohne Zögern antworten; NEIN solltest musste er nicht.
Denn am 14. Februar 2021 hatte kein Politiker der Opposition auch nur die theoretische Möglichkeit, ihm mit Stimmen zu drohen.
Außerdem bin ich fest davon überzeugt, dass er unnötigerweise die Stimmen wahrer Patrioten verloren hat, indem er extremistischen islamischen Schmutz herumgeschleppt hat, was bei vielen treuen Anhängern Verwirrung gestiftet hat.
Ich bin überzeugt, wenn Albin jeden Tag mit der Jugend dieser Republik arbeiten würde, wie ich es jetzt tue, wäre er zutiefst besorgt darüber, dass Udba-Lehrer und Professoren an Schulen und Universitäten ihnen nicht die wahre Geschichte der Albaner in Friedenszeiten beibringen, wie ihn seine patriotischen Lehrer und Professoren in der Gefangenschaft lehrten.
Im Gegenteil, sie bringen ihnen die Geschichte von Cubrilovic, Milosevic, Erdogan und Putin bei.
Noch schlimmer:
Wenn Albin so viele junge Landsleute wie ich sehen würde, die wegen der Perspektivlosigkeit in ihrer Heimat Trost bei wahhabitischen und salafistischen Imamen suchen, würde sein patriotischer und sozialdemokratischer Geist sofort absterben.
Lieber Albin!
Jeden Tag treffe ich junge Menschen, die mir sagen:
„Wenn Gjergj Kastrioti am Leben wäre, würde ich ihn wegen seines Völkermords an albanischen Muslimen und osmanischen Soldaten persönlich mit meinen beiden Händen erwürgen.
Wenn das nicht der Beweis dafür ist, dass fast unsere gesamte jüngere Generation vor unseren Augen ihre ethnische Identität und den Boden unter den Füßen verliert, dann weiß ich wirklich nicht, was das Wort Beweis ist.
Jedes Mal wenn mir einfällt, dass diese jungen Menschen morgen oder übermorgen Eltern von Kindern werden, denen sie das Gift von Čubrilović, Milosevic, Erdogan und Putin übertragen werden, das sie von ihren Udba-Lehrern und Professoren an Schulen und Universitäten und ihre extremistischen Imame in Moscheen erhalten haben, bekomme ich panische Angst davor, wie unsere Gesellschaft in nur einem Jahrzehnt aussehen wird.
***
DOES ALBIN KURTI EVEN KNOW WHAT OUR SOCIETY WILL LOOK LIKE IN JUST A DECADE? 
Politicians, who under normal conditions cannot survive even ten days in power, create chaos on purpose because they like to deceive and frighten naive and unstable people, easily making them their toys or puppets.
And when they reach the goal, they proclaim their heroic era and themselves as the saviors of the nation.
Because in the chaos of the jungle, they find optimal conditions to hide their incompetence and pump people with hot air until they burst like balloons.
Freeing such politicians from their ugly masks requires great skill, courage, patience, intellect, intuition and two trained eyes.
But often even that is not enough, because most people are like sheep in need of a flock and a shepherd, so they only wake up when they feel the danger to their lives in their skin.
It is not that people cannot learn from history, for examples of shepherds leading their sheep into the abyss abound.
The problem, however, is that they suffer from forgetfulness and therefore cannot remember the expression “a lie has short legs”.
However, if you were to ask me: Do I trust Albin Kurti, I would not hesitate for a second to answer you with YES.
YES, I believe in his pure intentions and views, but I don’t like the Islamic extremists in his party just because he thinks he needs every dirty voice from them to remain the undisputed director of Kosovo’s political circus.
On the other hand, if you were to ask me: did Albin have to lug around the Islamist filth to come to power with an absolute majority, I would answer you without hesitation; NO he shouldn’t have to.
Because on February 14, 2021, no politician in the opposition had even the theoretical possibility of threatening him with votes.
Also, I firmly believe that he unnecessarily lost the votes of true patriots by toting around extremist Islamic filth, which has caused confusion among many loyal followers.
I am convinced that if Albin were working every day with the youth of this republic, as I am doing now, he would be deeply concerned that Udba teachers and professors in schools and universities are not teaching them the true history of Albanians in peacetime, like taught him by his patriotic teachers and professors in captivity.
On the contrary, they teach them the history of Cubrilovic, Milosevic, Erdogan and Putin.
Even worse:
If Albin were to see so many young compatriots like me seeking solace from Wahhabi and Salafist imams because of the lack of prospects in their homeland, his patriotic and social-democratic spirit would die immediately.
Dear Albin!
Every day I meet young people who tell me:
“If Gjergj Kastrioti were alive, I would personally strangle him with both my hands for his genocide against Albanian Muslims and Ottoman soldiers.
If that isn’t proof that almost our entire younger generation is losing its ethnic identity and its feet on the ground before our eyes, then I really don’t know what the word proof is.
Every time it occurs to me that tomorrow or the day after these young people will become parents of children to whom they will transmit the poison of Čubrilović, Milosevic, Erdogan and Putin, which they receive from their Udba teachers and professors in schools and universities and their extremist imams received in mosques makes me terrified of what our society will be like in just a decade.

Shqiptarët as nuk guxojnë me thanë se janë shqiptarë në Tetovë, se persekutohen më keq se shqiptarët e Kosovës nën okupimin e Serbisë!

0
Tetova si qytet per turistet njihet me xhamine e larme, me Arabati baba Teqe dhe xhamine e mylla Qani Nisimit ne Koder te Diellit.
Dalin trapat me thone se Tetova eshte qytet shqiptar, ku nuk e ke asnje shenje shqiptare aty.
Lere shenje, por shqiptaret as nuk guxojne me thane se jane shqiptare ne Tetove, persekutohen shume me keq se shqiptaret e Kosoves nen okupimin e Serbise.
Kjo eshte e Verteta, dac pranoje, dac mos e prano, eshte e Vertete!
Tani eshte koha me u organizuar Shqiptaret per te ruajtur qenien e tyre kombetare!
***
Shënim i Drinit

 

Autori që e shkroi informatën që ndahet me ju, është shqiptar i Shkupit.

Madje ai është teolog i njohur, por një teolog që nuk pajtohet dhe e lufton antishqiptarizmin islamik, aty ku atë e mbronë në një mënyrë edhe shteti!

Se shtetit nuk i duhen Shqiptarët. Ashtu qysh nuk i janë dashur as Perandorisë Osmane, që përmes Islamit nuk ndalej për ti bërë turq.

Shqiptarët e Maqedonisë në kohën e autonomisë nën ish-Jugosllavi kanë qenë shembull për pjesën tjetër të shqiptarëve që jetojnë në Gadishullin Ilirik. Askush si shqiptarët e Maqedonisë në fund të viteve të ’80-ta e në fillim të ’90-ta , nuk ka luftuar për ta mbrojtur arsimin shqip.

Por, nuk ia arritën ta mbronin qysh deshtën , pasi mbi kokë e patën mbarë ish-Jugosllavinë, që i luftonte për hirë të hegjemonisë maqedonase.

Qysh në atë kohë një pjesë e shqiptarëve u detyrua ta merte botën në sy , ndëersa ata që mbetën i detyruan ta fusin kokën nëpër xhami. Kjo që e thotë Tim Shkupi, është mjaft e hidhur, por fatkeqësisht e vërtetë. Teologu Tim Shkupi (Musa Lamallari) , është ndoshta teologu i vetëm shqiptar që e lufton pajada antishqiptarizmin islamik, gjë që e ka zgjuar mërinë dhe hidhërimin e shrërbimeve sekrete në rajon, të cilat nuk e duan Shqiptarin si Shqiptar, por vetëm si Musliman me M të madhe.

Për t’ia thyer qafën, shkatërruar e dëbuar pastaj.

Se shërbimet sekrete që s’na duan godasin edhe me shqiptar, tregon rasti i freskët e tragjik i Tim Shkupit.
Para disa ditësh kishte shkuar burri i botës 1 metër e 90 cm i gjatë dhe i ulet si në oborrin e shtëpisë së vet, në oborrin e shtëpisë såe Timit. Kur Tim Shkupi i thotë se çka kërkon keshtu, ai paraqitet sikur është duke dalur nga oborri, por i kthehet dhe e sulmon me shufër hekuri.

Megjithëse 56 vjeçar, Tim Shkupi pas një rrahje të fortë ia del ta mposhtë sulmuesin.

Këtë sigurisht që e keni parë edhe në videot që i ka postue Tim Shkupi.

Por, neve po na islamizojnë e po na sulmojnë pastaj me “trimat Musliman”, andaj nga Shqiptarët nuk kërkohet asgjë tjetër, pos që të mbrohen si Shqiptarë të vërtetë nga islamistët antishqiptarë, këta pushtues të brendshëm.

Situata është dramatike , andaj kjo duhet të kuptohet mirë e drejtë nga secili Shqiptar e secila Shqiptare. Kërkohet një gjë e thjeshtë, por e domosdoshme: Që secili prej nesh, secila familje, ta mbroj identitetin e kulturën e vet Shqiptare nga ata që duan të na bëjnë Muslimanë me zor dhe pa na pyetur.
Shih se çka thotë Tim Shkupi: Shqiptarër as nuk guxojnë me thanë se janë shqiptarë në Tetovë, se persekutohen më keq se shqiptarët nën okupimin e Serbisë”
Ky është pushtim! Kush nuk e kupton se ky është pushtim i brendshëm i Shqiptarëve nga “arnautët”, ai është i marrë. Ky është pushtim i brendshëm, me ndihmën e maqedonasve dhe ish-pushtuesit turk-osman !

Ky është veprim i Ligjit të Sharias në praktikë, që i kufizon dhe lufton shqiptarët në jetën reale!

Videot ku shihet Tim Shkupi duke u rrahur me atë që e sulmon në oborrin e shtëpisë së tij në Shkup:

Ylli Pata: Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

0

Agjentët rusë të njësisë speciale 29115 e GRU-së

Nga: Ylli Pata, Tiranë

Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë. Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër.

Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë. Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër.

Ndërsa reporterët e kronikës së zëzë po japin “të dhëna” nga SHISH-I, a thua se kemi të bëjmë me një zyrë që jep informacion, e jo grumbullon info të klasifikuara dhe i analizon për të zbuluar veprimtari problematike ndaj shtetit shqiptar. Megjithatë, pritet që së bashku me të dhënat racionale mbi këtë ngjarje “tërheqëse” për talentet e historive noir, fantazia të kapë edhe nivele mitomane, siç ndodh shpesh këtu tek ne, ku teoritë e konspiracionit gjejnë terren më pjellor dhe racionaliteti e logjika.

Profesori i njohur i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës dhe në atë të Policisë, Ervin Karamuço, shkruante sot, se ekziston një mundësi që njësia 29115 e GRU të futet në veprim për të liruar tre rusët e arrestuar e veçanërisht “Lanën”-alias Svetlana Timofeeva, që konsiderohet një asset i rëndësishëm.

Karamuço, i cili është një studiues i njohur i përplasjes së intelegjencës së vendeve të NATO-s me ato të Rusisë dhe vendeve të tjera kudnërshtare, e konsideron “Lana Sator” si një asset i çmuar i spinazhit rus, dhe në fillim të këtij viti, ajo dhe dy bashkëpunëtorë të saj u përfshin në një incident të ngjashëm në Egjipt. Por me ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme ruse, personi i arrestuar i dyshuar për spiun u lirua. Ndërkaq, Karamuço, thekson se vizita me urgjencë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në Gramsh, kishte si objekt përforcimin e masave të sigurisë në vendin ku mbahen tre rusët, pasi mund të ketë një përpjekje për t’i liruar nga njësia 29115 e Gru.

Reagimi i ambasadës ruse, i pari pas incidentit, kërkon të bëjë me dije se ata nuk dijnë ende se ku mbahen në paraburgim shtetasit rusë. Në deklaratë, ambasada nënvizon se “i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”.

Ky reagim shumë i koduar i Ambasadës ruse, tregon se gjendja është realisht e komplikuar që fsheh mjaft gjëra e shtron pikëpyetje.

Por vetë përmendja e njësisë famëkeqe 29115, shton të dridhurat, pasi kemi të bëjmë me një “legjendë” bashkohore të historisë horror të spiunazhit rus. Po kush është njësia special 29115 e GRU-së?

E njohur kryesisht për disa atentate dhe incidente të rrezikshme, ai më i famshmi është aksioni për vrasjen e agjentit rus Serbej Skripal në vitin2018-n në Salisbury të Britanisë së Madhe, së bashku me të bijën e tij Yulia. Skripal u helmua me kontakt prekjeje nga një preparat i rrezikshëm që bën pjesë në armët kimike të shkatërrimit në masë. Njësia speciale 29115 , konsiderohet se është ngritur në fshehtësi që nga viti 2008, megjithëse ekzistenca e saj u bë e njohur publikisht vetëm në vitin 2019. Njësia komandohet nga gjeneralmajor Andrei Vladimirovich Averyanov dhe përbëhet nga veteran prej luftërave ruse në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.

Rupi që mori pjesë në atentatin ndaj Skripal, u kamuflua si instruktorë të fitness-it, të cilët do të jepnin mësime speciale në Britaninë e Madhe. Njësia 29155 thuhet se ka marrë pjesë në akte sabotazhi dhe destabilizuese në Çeki, Lituani, tentativën për grusht shteti në vitin 2016 në Mal të Zi etj. Studiuesit perëndimorë të veprimeve të njësisë 29155, thonë se ata lënë shumë prova dhe janë të zhurmshëm në veprimet e tyre. Disa aksione u desh të ndërpriteshin pa sukses, si p.sh. tentativa për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, e cila u organizua përpara se vendi të anëtarësohej në NATO. Në disa raste janë lënë pas mjaft prova për të mundësuar identifikimin e autorëve. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur tezën se kjo metodë ishte zgjedhur qëllimisht për të sinjalizuar të gjithë kundërshtarët e regjimit rus se ata nuk ishin askund të sigurt.

Eerik-Niiles Kross, një ish-shefi i inteligjencës në Estoni, thotë se ky lloj operacioni i inteligjencës është bërë pjesë e luftës psikologjike. Njësia 29155 akuzohet për tentativën për vrasjen e tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev në prill 2015 apo edhe shpërthimit dy herë të depove të municioneve në një fshat të Çekisë, municione të cilat ishin destinuar për ushtrinë e Ukrainës. Andrej Babish, kryeministri i Republikës Çeke, akuzoi në mënyrë direkte më 17 prill 2021 se Njësia 29155 qëndronte pas shpërthimeve të vitit 2014 në magazinat e municioneve Vrbetice. Policia çeke akuzon dy të dyshuar: Alexander Mishkin (aka Alexander Petrov) dhe Anatoliy Chepiga (aka Ruslan Boshirov), të njëjtit persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Sergej Skripal.

A mund të kenë qenë, apo mund të hyjnë edhe në Shqipëri kjo njësi famëkeqe? Në vitin 2016, në tentativën e puçit ndaj Milo Gjukanoviçit, armët kjo njësi i gjeti në Shqipëri, përkatësisht në zonën e Shkodrës, ku dhe u blenë dhe u trafikuan në Podgoricë. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, bëri të ditur sot, se ka gjasa që incidenti i Gramshit, të jetë mbulesë për një ngjarje tjetër edhe më të madhe… Marrë nga: Shqiptarja.com

Me kërkesat për mbajtjen e shamisë nëpër shkolla, shqiptarët me vetëdije apo pa të, e çojnë ujin në mullirin e Serbisë, të Greqisë dhe të Rusisë

0
Haxhi Qamili, para se të pushkatohej … Një shembull i identifikimit me religjionin islamik dhe me person me ndërgjegje myslimane.
Prof. Xhelal Zejneli
***
SHKOLLA DHE SHAMIA
Çështja shqiptare në Ballkan është çështje kombëtare dhe jo çështje fetare. Ata që ka sunduar mbi shqiptarët gjatë shekullit XX, kurrë s’ua kanë ndaluar shqiptarëve të drejtat apo liritë fetare islame. Shqiptarët kanë qenë të lirë të quhen myslimanë dhe të ndërtojnë objekte fetare të fesë islame. Madje kanë qenë të nxitur dhe të motivuar të ndërtojnë sa më shumë xhami. Përse?! Duke qenë se nëpër xhami lutjet fetare janë realizuar në gjuhën arabe, pushtuesit dhe kolonialistët serbë, prej tyre nuk kanë parë kurrfarë rreziku. Në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (1918-1929), e cila më vonë u quajt Mbretëria Jugosllave (1929 – nëntor 1945), në të cilën sundonte oligarkia serbomadhe në krye me dinastinë serbe të karagjorgjeviqëve, shqiptarët as që kishin të drejtë të quhen si të tillë. Ata përfshiheshin në grupin e bashkësive myslimane. Nuk kishin të drejtë të shkolloheshin në gjuhën amtare, d.m.th. në gjuhën shqipe. Kjo nuk ishte politikë asimiluese por strategji asimiluese dhe shkombëtarizuese shtetërore. Kjo strategji antishqiptare asimiluese ishte përpunuar prej akademikëve serbomëdhenj. Një prej tyre është edhe akademiku Vlladan Gjorgjeviq (Vladan Đorđvić / Владан Ђорђевић, 1844-1930). Ishte kirurg, kurse në vitet 1897-1900 ishte kryetar i Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Serbisë. Me librin e vet “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Arnauti i Veilke sile, Beograd, 1913, 188 faqe) flet zi e më zi për shqiptarët, saqë bën edhe dehumanizimin e tyre. Ky ua çeli rrugën akademikëve të tjerë serbomëdhenj që të hartojnë projekte antishqiptare. Një prej tyre është edhe akademiku Vaso apo Vasa Çubrilloviq (Vaso Čubrilović, 1897-1990), autor i elaboratit famëkeq “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta) që e lexoi më 7 mars 1937 në Klubin Kulturor Serb në Beograd. Në këtë elaborat, midis tjerash thotë se shqiptarëve duhet t’u lejojmë sa më shumë xhami, por asnjë shkollë.
Me këto projekte, serbët synonin:
– t’i asimilojnë shqiptarët;
– t’i dëbojnë prej trojeve etnike:
– të kryejnë pastrimin etnik të trojeve shqiptare; dhe
– të dalin në det, në Adriatik.
Në vitin 1924 u çel në Shkup “Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandri I” (Velika Medresa Kralja Aleksandra I). Ishte shkollë e mesme fetare. Ata që e kryenin, merrnin titullin e klerikut mysliman. Më 1940 u promovua në shkollë të mesme shtetërore në të cilën mësoheshin lëndë të caktuara gjimnazi dhe mësimi fetar islamik, gjuha arabe dhe ajo turke.
Sikundër shihet, shqiptarët s’kishin dot të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. Duhet shtuar se në trojet shqiptare në Jugosllavinë e karagjorgjeviqëve kishte edhe popullsi shqiptare katolike dhe ortodokse. Sikundër ka dhe sot.
* * *
Ideologjia serbomadhe e shfarosjes së shqiptarëve nëpërmjet pastrimit etnik u konkretizua me Rregulloren sekrete për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, të hartuar në Beograd më 28.XI.1933 ndërmjet Mbretërisë Jugosllave, në një anë dhe Republikës së Turqisë, në anën tjetër. Kjo marrëveshje famëkeqe imitonte Marrëveshjen e Lozanës të viti 1923, sipas të cilës Greqia dëboi për në Turqi çdo familje myslimane, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.
Diplomatët dhe politikanët serbë shkonin nëpër kancelaritë e Evropës dhe thoshin: “Në Jugosllavi s’ka shqiptarë, ka myslimanë”.
Politikë shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve, duke i paraqitur dhe duke i regjistruar si myslimanë dhe jo si shqiptarë, kanë ndjekur edhe malazeztë, sllavo-maqedonasit dhe grekët. grekët. Një politikë e tillë – shkombëtarizuese, në zonat ku shqiptarët nuk kanë qenë shumicë, është ndjekur edhe në Jugosllavinë e Titos. Si mysliman, nuk ke paraqitur rrezik për shtetin, si shqiptar – po.
* * *
Nëpër shkollat shqiptare nuk ka përse të përdoren shamitë. Shqiptarët janë popull evropian, properëndimor dhe proamerikan. Më proamerikani në botë. S’janë as turq, as arabë dhe as persianë. Ka politikanë të Turqisë që thonë se shqiptarët dhe turqit na qenkëshin vëllezër. Kjo s’është e vërtetë dhe s’mund të jetë e vërtetë. In ultima linea, shqiptarët s’mund të jenë vëllezër me turqit, përpos tjerash edhe për faktin se u përkasin tri feve – katolike, ortodokse dhe islame. Duke qenë popull evropian, shqiptarët s’mund të jenë edhe popull aziatik.
Gjuhëtari gjerman, albanolog, themeluesi i gjuhësisë krahasuese historike indoevropiane, profesor në Universitetin e Berlinit Franc Bop (Franz Bopp, 1791-1867), që në vitin 1843 dëshmoi karakterin indoevropian të shqipes. Në studimin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e afrisë së saj” (Uber das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen) vërtetoi në mënyrë përfundimtare se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Gjuha turke ndërkaq i takon familjes së gjuhëve uralo-altaike.
Si një popull evropian, shqiptarët funksionojnë me sistem evropian vlerash. Shamia, e këtillë siç kërkohet, nuk i përket sistemit evropian të vlerave. Shamia, e këtillë siç kërkohet, i përket Turqisë, botës arabe, Iranit. Shqiptarët s’janë as turq, as arabë dhe as iranianë. Shamia, e këtillë sikundër kërkohet, ka ardhur ndër shqiptarë nëpërmjet Turqisë, gjatë sundimit turk. Me fjalë të tjera, atë ua kanë sjellë shqiptarëve sundimtarët e tyre.
Shqiptarët nuk do të mundë të integrohen në gjirin e Evropës me sistem joevropian vlerash.
Shqiptarët janë popull me tri fe. Kërkesat për të mbajtur shami në shkollë, në shoqërinë shqiptare mund të shkaktojnë përçarje. Kjo do të ishte tragjike dhe fatale për kombin. Përçarjet në botën shqiptare mund të shpijnë në prishjen e harmonisë fetare, ndërsa disharmonia fetare do të çonte në konflikte mbi baza fetare. Si rrjedhojë, do kishim bosnizimin e kombit shqiptar.
Arsimi në botën shqiptare është shekullar. Por, hapësirat shqiptare ka edhe shkolla fetare, katolike, ortodokse dhe myslimane. Këtë ua mundëson ligji dhe kushtetuta.
Askush nuk i ka ndaluar nxënëset dhe studentet shqiptare të fesë islame të mbajnë shami nëpër medrese dhe në fakultetet teologjike islame. Shami mbajnë edhe vajza të moshës së mitur që ndjekin mësimin fetar nëpër mektebe. Askush nuk i ka ndaluar femrat shqiptare të fesë islame të mbajnë shami – ato që duan – në jetën private. Në një klasë shqiptare mund të mësojnë nxënës shqiptarë të të tri feve – katolike, ortodokse dhe myslimane. Si do të përjetohej shamia apo mbulesa te nxënësit shqiptarë që nuk i përkasin fesë islame?!
Propaganduesit e islamit politik një ditë do të kërkojnë që vajzat dhe djemtë shqiptarë të mësojnë nëpër shkolla të veçanta, si në Iran. Shqiptarët nuk jetojnë, as në Azi, as në botën arabe, as në Afrikë. Jetojnë në Evropë. Në shumë shkolla të vendeve me popullsi feje islame vajzat shkojnë në shkollë pa mbulesa apo shami. Shqiptarët s’ka përse të bëhemi më katolikë se papa.
Nëpër shkollat shqiptare, publike apo private, parashikohet me ligj mbajtja e uniformave. Ka nxënës, si djem ashtu edhe vajza, shkojnë në shkollë në kundërshti me normat etike apo me kodin etik. Ndaj tyre nuk merret kurrfarë mase, as pedagogjike, as administrative. Ndaj tyre nuk reagon as shkolla, as prindërit, as shoqëria. Shkolla nuk është disko klub. Është institucion edukativ dhe arsimor. Në kundërshti me normat etike apo me kodin etik, i ndjekin studimet edhe një numër i caktuar i studentëve. Nga kjo del uniforma nuk respektohet sa duhet, për të mos thënë fare, si në shkollat fillore dhe të mesme, ashtu edhe në arsimin universitar. Mbajtja e uniformës vlen – me akt normativ – edhe për mësuesit, për arsimtarët, për profesorët dhe për ligjëruesit universitarë. Në shumë raste kjo nuk respektohet gjithaq, në mos hiç. Po qe se mësuesi nuk e respekton kodin etik të profesionit të vet, atëherë mos prit më shumë prej nxënësit të tij apo të saj. Ka nxënëse që shkojnë në shkollë me grim. Madje edhe nxënëse të shkollës fillore. Ç’pret prej asaj shkolle dhe prej asaj shoqërie?!
* * *
Në një shkollë me rreth 1.000 nxënës, mbi 550 mund të jenë vajza. Prej tyre, shami në klasë mbajnë jo më shumë se 10 deri 15 sosh. Me fjalë të tjera, edhe pse shkolla nuk e ndalon mbajtjen e shamisë në klasë, numri i vajzave që e mbajnë atë është minimal. Vajza shqiptare nuk është e interesuar për shami. Përpos kësaj, shumë të rinj dhe të reja, sapo e kryejnë shkollën, ikin për në Perëndim, kryesisht në Gjermani nga ku nuk kthehen dot. E në Gjermani s’ka pse shkohet me mbulesë apo me shami – mendojnë ato.
* * *
Sot e kësaj dite diplomacia serbe, greke dhe ruse shkojnë nëpër kancelaritë evropiane dhe thonë: “Mos i mbështetni shqiptarët, ngase ata janë përçues të interesit turk, arab dhe iranian në Evropën e krishterë. Mos e mbështetni Kosovën për arsye se shqiptarët funksionojnë me sistem oriental, pra joevropian të vlerave. Duke mbështetur Kosovën ju krijoni një shtet islamik në Evropë”.
Me kërkesat për mbajtjen e shamisë nëpër shkolla, shqiptarët me vetëdije apo pa të, e çojnë ujin në mullirin e Serbisë, të Greqisë dhe të Rusisë. Këta që kërkojnë mbajtjen e shamisë nëpër shkolla duhet ta dinë se shumë vende me popullsi myslimane, jo vetëm që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por kanë lidhje të ngushta me Serbinë. Vendet e tilla votojnë edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Kosova sot ka probleme serioze me Beogradin. Para pak ditësh, në hapësirën ajrore afër kufirit të Kosovës, Vuçiqi i solli aeroplanët luftarakë. Të mos ishte Amerika, një Zot e di se ç’do të ndodhte. Kosova nuk përplaset vetëm me Serbinë, por edhe me Rusinë.
Parësore për shqiptarët duhet të jetë kombi, d.m.th. interesi kombëtar. Në Kongresin e Berlinit (1878) shqiptarët u shpërfillën. Të vonuar, s’i bëri kush llogari. Nuk duhet lejuar përsëritjen e historisë.