Kreu Blog Faqe 1255

Hë, çika jem, çka je tu ménu?

1
Teuta Haxhijaj, tregimtare, Gjermani
***
Për 26 vite (n’shtator bëhen plot 26 ) që m’ka ra me udhëtu nga Kosova n’Gjermani dhe anasjelltas, shumë rrallë ka ndodhë me udhëtu vetëm pa e patur edhe shoqërinë e rastësishme te ndonjë plaku a plake. Qashtu sillet puna dyqysh, s’di as vet qysh, por unë gjindem në shoqëri me ta.
– A po udheton per Prishtinë edhe ti?
– Po, qitu jemi krejt për Prishtinë.
– Ani a munesh, bre motra jem, me m’i nimu nanës pak se mu nuk m’lanë me hy anej, e kjo gjuhën se din, e nuk i ka ra me udhetu shpesh, e… çantën nuk e ka t’ranë hiç, e çon vet kjo, po a din veç sa me ia nu ménën pak.
– Po more qysh s’muj. Edhe mos e mbaj dertin e saj se n’koftë nevoja edhe dej n’shpi e çoj, bash si me kanë nana jem.
– Jo, jo, n’Prishtinë del vellau e merr. E faleminerës shumë pej teje. Zoti t’rujtë!
Pastaj vijnë ato pershendetjet n’mes tyne që rrallë m’i lanë sytë e terun sepse askush nuk e din nëse mund të jetë përshëndetja e fundit. ?
Ndërsa nga Prishtina për Gjermani ma shpesh m’ka ra m‘i shoqëru ato gratë me një a dy fëmijë të vegjël, që pas procedurës së gjatë te vizave, vinin për herë t’parë te burrat e tyre n’Gjermani.
– A bon bre motër me ardhe qikjo motra jem me ty, se puna e gjuhës, e… atje del burri i vet e merr.
– Po more qysh nuk bon…
Kësaj radhe ishte e kundërta. Prindërit tonë po udhëtonin për herë t’parë, n’këto 5 vitet e fundit, pa një përcjellës familjar. Edhe pse ndihma ishte e organizuar në të dy aeroportet, te dytë e kishin nga një percjellës, prap ishim të shqetësuar se qysh kanë m’i kalu ato 2-3 orë. Jashtzakonisht të shqetësuar.
Ishim pak si vonë në kohë dhe po pritnim ta kalonin kontrollën të cilën shumica e udhetarëve veç e kishin kalu.
Një djalë, shqiptar, nga mbesi i 30-tave diku, vetëm, po vinte ne drejtimin tonë. Edhe pse nga larg e dita qe s’ka gja aty, thojsha ishalla po m’rrenë intutia njëherë n’dynjé bile, prap iu afrova dhe e pyeta nëse kish mujtë me iu ndejtë pak gati, edhe pse çdo gje eshte e organizume por ndoshta kur te presin ne terminal, m’i kqyrë najherë mos kanë nevojë për najsen…
– Ëëëë…s’po di valla…ëëëë, kokan dy e s’po di…
– Mos u ngushto amani t’koftë, falëm që t’thash!
– Jo po a din, ëëë…s’po di…
– U kry de, rrugë t’mbarë!
U ktheva tek prinderit, dhe dy familjarët tjerë, që po prisni ende.
– Kush ke ai burrë që fole me të?- m’pyeti baba.
– Jo bre s’ish kanë burrë, ku i pave burrni se?
– Aha. Po ma merr menja çka i ke thanë. Po ishalla s’i ke thanë gja për neve. A?
– Joooo more çfare t’thanmi, qy…
– Eh qata veç. Qysh kemi udhetu qe 53 vjet, udhetojmë edhe sot. Hiç pa dert.
Nuk folëm për pak kohë. Secili mendonte diçka në vete.
– Hë, çika jem, çka je tu ménu?
– Paj bre babë, kesh tu ménu, po me pasë njeri nevojë për me qitë pushkë çifti i tij, çka bahet a thu?
– Aiii bre babë, paj ma mirë o me vra vetën se me pritë pushkën e gjithkuj. Se i bon vetës nerë ma shumë.

Nostalgjike: Kroati Dushan Vukotiq, regjisor i njohur i filmit të vizatuar  

0

Bajram Sefaj, shkrimtar

Zagreb, 3 korrik 1970

TAKIMET TONA  

KAMPION I PUNËS SË SHPËRBLYER  

Bisedë ekskluzive me Dushan Vukotiqin, regjisor i njohur i filmit të vizatuar 

Anipse atë ditë Dushan Vukotiq ishte  jashtëzakonisht i zënë me punë ai pranoi me kënaqësi të zhvillojmë këtë bisedë ekskluzive për lexuesit e “Rilindjes”.  

Thuaja se është e tepër të prezantojmë këtë punëtor të madh të filmit. Megjithatë, me këtë rast po përmendim se që në vitin 1956 Dushan Vukotiq shënoi suksesin e parë në botën e filmit të vizatuar – në Pulë u shpërblye me Arenën e artë dhe diplomën për punën pioniere në filmin e vizatuar dhe se sivjet, në festivalin XVII të filmit të shkurtër dhe dokumentar në Beograd, u shpërblye me çmimin e madh (“Grand pix”) për filmin e vizatuar “Ars gratja artis”. Në ndërkohë u shpërblye edhe me 65 shpërblime të tjera kombëtare e ndërkombëtare, prej të cilave duhet përmendur shpërblimin “Oskar” dhe atë të AVNOJ0it. Të përfundojmë: Dushan Vukotiq, është regjisori i filmit të vizatuar me më shumë shpërblime në Evroplë! 

Të shënojmë tani përgjigjet e tij në tri pyetje tona.  

Pas filmit artistik “Kontinenti i shtatë”, përsëri i jeni kushtuar filmit të shkurtër. Fantasinë tuaj poetike mbi fëmijët në “Kontinentin e shtatë”, të cilit kanë gjetur “formulën” se si në botën e sotme të tjetërsuar të mposhten ca vështirësi universale, publiku dhe kritika e kanë pritur me interesim të madh. A mos ju preokupon edhe më tutje ky zhanër gjithnjë e më i aplikuar dhe a mund të presim ndonjë vepër tuaj të re me këtë orientim?  

– Me tërheqin temat ku fantazia ndërrohet me realitetin, thurja e tyre reciproke rrjedh nga veetë jeta, e cila padimensionin e vet fantastik kishte për të qenë e varfër dhe e qëruar gjere tek ekzistimi formal. Nga kjo nisem, sipas një kredoje të pashkruar, në secilin film, pavarësisht a është në pyetje filmi i metrazhit të gjatë apo i shkurtër. Tre filmat e mi të fundit: “Njolla në ndërgjegje”, “Opera cordis” dhe “Ars gratia artis” janë realizuar duke kombinuar filmin artistik dhe atë të animuar. Një formë e tillë krijimtarie ndihmon shumë realizimin e sintezës në mes të fantazisë dhe realitetit. Fiktivitetin në film e realizoj me teknikën e animimit, kurse botën, në të cilën zhvillohet ngjarja, më shpesh e fotografoj realisht. Për shembull, në filmin “Njolla në ndërgjegje” aktori (Sllavko Simiq) është në konflikt me ndërgjegjen e vet. Ndërgjegja, respektivisht njolla në ndërgjegje, është komponentë metafizike në ndërdijen njerëzore, andaj nuk ekziston kamerë filmi, me të cilën kishte për t`u bërë fotografimi i saj, por atë mund ta vizitojmë dhe, me animacion, ta ngjallim. Përmbajtja e filmit të përmendur bazohet në konfliktin e botës së dukshme dhe me atë fiktive. Por që të dyja në të vërtetë, janë një.  

 “Shkollën zagrebase” të filmit të vizatuar e kanë bërë të njohur autorët, sot të gjeneratës së mesme, në të cilën ju jeni më i spikatur dhe më eminent. Pos jush dhe kolegëve tuaj nga “Zagreb-filmi”, të cilët bënë një depërtim të dukshëm në botë, vërehet edhe një numër i madh emrash të rinj, kryesisht artistësh të talentuar, individualisht të fuqishme. Sa dhe ç`kanë zjell ltë re ata në “Shkollën e Zagrebit” dhe a është bërë ndërrimi i gjeneratave pa dhëmbje? 

– Autorët e rinj të studios sonë nisen nga përvojat e njohuritë e kolegëve të tyre më të vjetër, por duke u zhvilluar kërkojnë rrugën e vet në artin e filmit të vizatuar. Autorët më të vjetër u ndihmojnë të rinjve, kurse përpjekjet e tjera janë punë e talentit individual. Njeriut të ri asnjëherë nuk i imponoj dhe nuk kërkoj prej tij që të jetë imitator, qoftë i imi apo i dikujt tjetër. Të riun, dalëngadalë, e fus në botën e animimit duke i ndihmuar që të zbulojë kualitetet personale. lTë kalosh, me këtë rast, cilëndo fazë të punës, do të thotë të mbetësh jokomplet. Nga kjo mjerisht, nuk shptojnë shumë të rinj, duke dashur që të mësojnë shpejt e shpejt dhe të “dinë çdo gjë”. “Ndërrimi i gjeneratave”, që ju e theksoni është duke u bërë gradualisht dhe pa kurrfarë dhëmbje. Por mjerisht, bukur pa plan, sepse ne akoma nuk kemi mundësi, në rend të parë materiale, që t`i kushtohemi shkollimit sistematik të të rinjve. Në botë ekzistojnë gjithsejt tri akademi komplete për filmin e vizatuar. Njëra është në Moskë, tjetra në Pragë, kurse e treta në kuadrin e studios së Volt Disnit. Kuadro të shkolluara për filmin e animuar në botë ka shumë pak. Zhvillimi i televizionit e ka shumëfishuar nevojën për to, kështu që edhe njerëzit nga stiduio yhnë po dalin në botë. Disa dhjeta animatorë apo asistentë tanë, sot udhëheqin studiot në Itali, në Gjermaninë Perëndimore, në Venezuelë, Turqi, Francë, Kanada e gjetiu. Me një mirëkuptim më të madh të kompetentëve dhe me një ndihmë më të madhe materiale, në Zagreb mund të themelonim akademinë botërore për artin e animimit. Për këtë ekziston interesim i madh në botë. Ne shpesh merrim letra, në të cilat të rinjtë shprehin dëshirën që të shkollohen apo të specializohen tek ne. Për specializim tek ne kanë qenë gjer tani, ca të rinj të talentuar nga BRSS, India, Gjermania Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

 

Mësuam se në vitin 1972, në Zagreb, do të organizohet të festivali botëror i filmit të vizatuar.  

– Ca herë, në shenjë mirënjohjeje për punën tonë hulumtuese dhe për realizimet tona të suksesshme, nga ana e Organizatës ndërkombëtare të filmit të animuar (A. S. I. F. A.), na është afruar organizimi i festivalit botëror të filmit të vizatuar. Për shkak të mungesës së mjeteve materiale, një ofertë të tillë gjithherë e kemi refuzuar. Kësaj radhe, kompetentët e qytetit të Zagrebit, veçmas kryetari i Kuvendit të qytetit, Josip Kollar, treguan mirëkuptim, kështu që më 1972, këtu do ta organizojmë këtë festival. Në bazë të interesimit të gjertanishëm, presim pjesëmarrjen e më se 40 shteteve. Do të përpiqemi të mundësojmë edhe pjesëmarrjen e një numri sa më të madh të spektatorëve. Shpërblimet nuk janë me rëndësi. Është me rëndësi kontaktimi me publikun. Kjo më në fund, është intencë jetike e çdo arti.  

Pamjet e filmave të vizatuar janë të Dushan Vukotiqit.

Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Butrinti dhe Syri i kaltër jepen me qira 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike” në rubrikën ”Dossier, Histori Udhëtime” 

Drini.us, 21 Gusht 2022 

Kujtime nga ditari im (3) 

Nuk është vetëm deti Adriatik e Jon, që ia shtojnë bukurinë vendit të bukur të Shqipërtisë por janë edhe monumeentet e lashta historike me qytetin antik të Butrintit, janë Alpet e Veriut e lumenjët plotë ujë të ëmbël me peshq të shishëm, janë vajzat e bukura, grate krenare e burrat trima e të menqur ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë dhe vendet ndër më të bukura që vizitohet nga mijëra turistë shqiptarë e të huaj. 

Këte e pash edhe unë në vizitën që isha në dy ditet e fundit të korrikut (2022).. Edhe pse ishte mbrëmje, vargu i vizitorëve të huaj që kishin qenë para mejee tash dilnin nga qyteti, ishte i gjatë. Dëgjoheshin gjuhë të huaja që flisnin e me aparata e telefona e kamera në duar, fotografonin qytetin e lashte antik të Butrintit. 

Qyteti antik i Butrintit (Buthrotos) ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, mbi një kodër, në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, në një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, përkundrejt ishullit të Korfuzit, i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s. Qyteti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me uje. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit, kurse nga ana jugore kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon. 

Ishte kënaqësi kur shetisje në qytetin antik të Butrintit që flladi i lehtë i mbrëmjes lunate me flokët e vajzave bukuroshe nga Evropa e Amerika.  

Butrinti, aty ku ishte ndërtua, dukej se edhe tash e mbronte Shqipërinë nga tkurja e mëtejsme e tokës e detit nga fqinjë grabitqarë. Por Butrinti gjallëronte nga njerëzit e shumtë e gjuhët e shumta, vrapimet e fëmijëve që iu iknin prindërve për pakës sekonda që s`ndaleshin natë e ditë duke soditur natyrën e virgjër shqiptare. 

Në shkrimet që lexova për Butrintin, sepse nuk e dija e u habita se si kishim qytete antike disa mijëra vjet e ne shqiptarët dinim shumë pakëz. 

“Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Pozicioni i tij është spektakolar: Qyteti i lashtë okupon pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Rrëzë një pllaje në jug të kanalit shtrihet një tokë djerrë e tharë nga ujërat që ndan Butrintin nga një sërë malesh, të cilat shtrihen përgjatë kufirit jugor shqiptaro-grek. 

Si u krijua dhe si mbijetoi Butrinti në shekuj? 

Butrinti mendohet t’i ketë fillimet e tij në shekullin e 8 para Krishtit, me vendosjen aty të tregtarëve të Korfuzit. Ky është qyteti që lidhet më shumë me legjendën e Eneas. Në shekullin e 4-ët, Butrinti ishte një port kaoanian , ndoshta në qendër të një prej fiseve helenase të Epirit. Romakët e përdorën portin si një bazë për fushatën e tyre ushtarake në Ballkan në shekullin e 2-të. Në shekullin që pasoi, ai u bë koloni e ushtarëve të vjetër të Jul Çezarit. Më vonë përsëri në sundimin romak, qyteti kishte kishën e tij dhe kjo në një vend të dukshëm. 

Por në vitin 551 u sulmua nga barbarët. Historia që pasoi deri në shekullin e 10-të, ashtu si ndodhi me shumë porte mesdhetare, mbetet mister. Më vonë u bë një port i rëndësishëm për lidhjen e Venecias me Bizantin. Për shumë kohë edhe në Mesjetë, ishte në duart e venecianëve, të cilët mbronin kufirin lindor të kanalit të Korfuzit. Vetëm në shekullin e 18-të ata e braktisën Butrintin, pasi humbën me turqit. Në vitet 1850, kur Edward Lear kaloi në këtë rrugë, ajo ishte e shkretë.” (”Qyteti antik i Butrintit, një udhëtim në historinë e lashtë” ). 

Është thënë se Butrinti do të jepet me koncesion 1*) për 10 vite (?) 

Shteti shqiptar në Shqipëri sidomos ai i Kosovës me koncesion për 10, 20 e 100 vite dhanë shumë ndërmarrje fitimprurëse ndërsa ato pakë fabrika e tokë punë nga ish kooperativat, u privatizuan për pesë pare. 

A mos e pret i njëjti fat edhe Butrintin e Syrin ? 

Nuk do të doja që Butrinti të jepet me qesim sepse, kështu qysh ka fillua, edhe portet deter e deti do të jipen me qira në një të ardhme. 

Qyteti Antik I Butrintit ka një sipërfaqe prej 614 hektarësh dhe njihet si zona A-3. Aktualisht i gjithë Parku Kombëtar menaxhohet nga agjencitë shtetërore dhe ai përfshin si qytetin antik ashtu edhe pjesën natyrore përreth qytetit.Zona A-3 është një pjesë e sipërfaqes prej 2500 ha që mbrohet nga UNESCO. Nga UNESCO mbrohet por kam frigë se nuk mbrohet nga shteti. 

Te Syri i Kaltër, 31 korrik 2022

Syri i Kaltër 

Një nga bukuritë ose perlat e natyrës shqiptare, në Shqipëri është edhe “Syri i Kaltër”. Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një luginë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit dhe hijes së pemëve. Eshtė burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. 

Syri i Kaltër është shpallur monument natyre. Forma e tij ështė ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i alit të Gjerė. Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. 

Sipas legjendës, në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e jugut. 

”Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht, duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen”. 

Duke lexua disa tituj ë shtypit shqiptar për Syrin e Kaltër, harrova se po shkruaj kujtimet e mia, të një qytetari vizitor që jeton e punon jashtë atdheut.  

Ato që pash e lexova nuk më besohet se janë të vërteta por te ne çdo gjë mund të ndodh, edhe prifti mund të martohet e të mbetet shtatzënë. 

Disa nga titujt për Syrin e Kaltër: 

“Korfuzi kërkon ujin e ‘Syrit të Kaltër’, PD: Rama ka gati marrëveshjen! Ministria: E pavërtetë!” 

“Plan për të marrë Syrin e Kaltër, kryebashkiaku i Korfuzit në kontakte me sipërmarrës dhe institucione në Sarandë” 

“Uji i ‘Syrit të Kaltër’ do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit: E pavërtetë, s’ka marrëveshje” 

“Transferimi i ujit të ‘Syrit të Kaltër’ në Greqi, Zhupa: Çmenduria e radhës e Ramës” 

“Rama marrëveshje për Syrin e Kaltër?! Propozimi: Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit” 

“Greqia kërkon “Syrin e Kaltër”, propozon që Korfuzi të furnizohet me ujë nga Shqipëria” 

20/06/2022, 22:23 ne Rajoni, Tirana. 

Janë disa nga dhjetëra shkrime që i gjeta dhe po i paraqes edhe lexuesit të Drinit. 

Malmö, në muzg (Para ballkonit tim), barkat dhe lundërzat

Shka pa kesh: Shka a fol ka mu bâ 

Kjo ma kujton ankdotën e njohur të gruas së ve (vejushkë). 

Djali i saj kir kthehet nga pazari, e pyet nâna: 

-Djali jem a pu folke najsen n`qarshi? 

-Po nânë. Mreti kish dhân urdhen, qi kun ma me lân grue pa burrë. 

Nusja fillon të kesh (qesh) e vjerra i drejtohet nuses: 

-Shka pa kesh: Shka a fol ka mu bâ. 

Edhe te Syri i Kaltër isha. Herën e fundit isha para tre viteve por, asnjë përmirësim. Kur u ofruam afër një ure, ishte vendosur një postbllok sikur me qenë kufi shtetëror apo vend ku plaqkiten qytetarët dhe nuk na lejuan që të vazhdojmë rrugën me makinë.  

U detyruam që ti ”pshtyjmë kâmt” e ecëm herë përpjetëzes e herë teposhtzes. Mbërritëm te Syri, qull nga djersët.  

Bukuritë e Syrit ishin që rrallë i sheh por dora e shtetit nuk e kishte kryer punën e vetë. Infrastruktura rrugore, informimi me pllakata të nevojshme, mungonin. Mu në hyerje te Syrit kishte disa WC për burra dhe për gra por ato ishin të mbylluar dhe fati ishte se muzgu po ofrohej e turistët afër mureve të WC-ve e në mal i kryenin nevojat për çka është për keqardhje. 

OBS: Për shkak të natyrës së shkrimit, të dhënat dhe fusnotat nuk i kam vënë por vetëm literaturën e përdorur që do ta paraqes në fund të shkrimit.plasur  

U ndava edhe nga Syri, me zemër të plasur për të vazhduar me hapin tim tim të vogël, rrugtimin tim të gjatë, në vizita monumenteve, qyteteve, shkollave e shtëpive të njohura historiskisht por të harruara nga nga gjeneratat që po rritën. 

I tredhim ujqit 

Dhe në fund të kësaj pjese që fola për Butrintin dhe Syrin e Kaltër, dua të tregoj një ngjarje që kishte ndodhur në Drenicë e mua ma tregoi një miku im drernicak. 

Pas 12 qershorit 1999 në Kosovë kanë ardhur forcat e NATOS, KFORI për siguruinë e UNMIKU, është marrë me administratë …. 

Në fshatin Kozhicë (Drenicë), ujqit, bënin kërdi në dele. Katundarët e lajmërojnë KFORIN suedez dhe ata iu thonë: Ne nuk mund ti vrasim ujqit por duam ti sterilizojmë (tredhim) 2*) . 

Literatura e përdorur 

“Butrinti jepet me PPP për 10 vjet, qyteti antik nën menaxhimin e një subjekti privat” 

Nga: Euronews Albania, 11-09-2020 18:26 

https://euronews.al/vendi/2020/09/11/butrinti-jepet-me-ppp-per-10-vjet-qyteti-antik-nen-menaxhimin-e-nje-subjekti-privat/ 

”BUTRINTI, QYTETI ANTIK 2500 VJEÇAR | 4K DRONE VIDEO” …https://www.youtube.com  

https://www.youtube.com/watch?v=55-1DKlS9ss 

”QYTETI ANTIK BUTHROT, BUTRINT – KSAMIL” 

07/12/1520:05 

https://sarandaweb.net/qyteti-antik-buthrot-butrint-ksamil/ 

”Qyteti antik i Butrintit, një udhëtim në historinë e lashtë” 

https://www.shqiperia.com/arkeologjia/butrinti.php 

”Askush nuk mund t’i shpëtojë magjepsjes nga bukuria dhe qetësia e këtij vendi, ku rrethimet natyrore plotësojnë aq bukur rrënojat antike” (Butrini). 

“Plan për të marrë Syrin e Kaltër, kryebashkiaku i Korfuzit në kontakte me sipërmarrës dhe institucione në Sarandë” 

https://www.google.com/search?q=%22Plan+p%C3%ABr+t%C3%AB+marr%C3%AB+Syrin+e+Kalt%C3%ABr%2C+kryebashkiaku+i+Korfuzit+n%C3%AB+kontakte+me+sip%C3%ABrmarr%C3%ABs+dhe+institucione+n%C3%AB+Sarand%C3%AB%22&rlz=1C1GCEB_enSE1000SE1001&oq=%22Plan+p%C3%ABr+t%C3%AB+marr%C3%AB+Syrin+e+Kalt%C3%ABr%2C+kryebashkiaku+i+Korfuzit+n%C3%AB+kontakte+me+sip%C3%ABrmarr%C3%ABs+dhe+institucione+n%C3%AB+Sarand%C3%AB%22&aqs=chrome..69i57.2123j0j9&sourceid=chrome&ie=UTF-8 

“Uji i ‘Syrit të Kaltër’ do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit: E pavërtetë, s’ka marrëveshje” 

https://www.google.com/search?q=%22Uji+i+%E2%80%98Syrit+t%C3%AB+Kalt%C3%ABr%E2%80%99+do+i+jepet+Greqis%C3%AB%3F+Ministria+e+Turizmit%3A+E+pav%C3%ABrtet%C3%AB%2C+s%E2%80%99ka+marr%C3%ABveshje%22&rlz=1C1GCEB_enSE1000SE1001&oq=%22Uji+i+%E2%80%98Syrit+t%C3%AB+Kalt%C3%ABr%E2%80%99+do+i+jepet+Greqis%C3%AB%3F+Ministria+e+Turizmit%3A+E+pav%C3%ABrtet%C3%AB%2C+s%E2%80%99ka+marr%C3%ABveshje%22&aqs=chrome..69i57.3560j0j9&sourceid=chrome&ie=UTF-8 

“Transferimi i ujit të ‘Syrit të Kaltër’ në Greqi, Zhupa: Çmenduria e radhës e Ramës” 

https://www.google.com/search?q=%22Transferimi+i+ujit+t%C3%AB+%27Syrit+t%C3%AB+Kalt%C3%ABr%27+n%C3%AB+Greqi%2C+Zhupa%3A+%C3%87menduria+e+radh%C3%ABs+e+Ram%C3%ABs%22&rlz=1C1GCEB_enSE1000SE1001&oq=%22Transferimi+i+ujit+t%C3%AB+%27Syrit+t%C3%AB+Kalt%C3%ABr%27+n%C3%AB+Greqi%2C+Zhupa%3A+%C3%87menduria+e+radh%C3%ABs+e+Ram%C3%ABs%22&aqs=chrome..69i57.5251j0j9&sourceid=chrome&ie=UTF-8 

“Rama marrëveshje për Syrin e Kaltër?! Propozimi: Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit 

https://www.google.com/search?q=%22Rama+marr%C3%ABveshje+p%C3%ABr+Syrin+e+Kalt%C3%ABr%3F!+Propozimi%3A+Uji+i+kulluar+do+i+transferohet+Korfuzit%22&rlz=1C1GCEB_enSE1000SE1001&oq=%22Rama+marr%C3%ABveshje+p%C3%ABr+Syrin+e+Kalt%C3%ABr%3F!+Propozimi%3A+Uji+i+kulluar+do+i+transferohet+Korfuzit%22&aqs=chrome..69i57.3252j0j9&sourceid=chrome&ie=UTF-8 

“Greqia kërkon “Syrin e Kaltër”, propozon që Korfuzi të furnizohet me ujë nga Shqipëria” 

20/06/2022, 22:23 ne Rajoni, Tirana. 

https://pamfleti.net/greqia-kerkon-syrin-e-kalter-propozon-qe-korfuzi-te-furnizohet-me-uje-nga-shqiperia/ 

Një sirenë e anijës së udhtarëve që sapo mbërriu portin (terminalin) e Malmös, më largoi për një moment nga Butrinti dhe Syri i Kaltër. 

1*) KONCESION m. 

  1. ek. Marrëveshje që bëhet zakonisht ndërmjet dy shteteve ose ndërmjet qeverisë së një shteti dhe një sipërmarrësi privat për të shfrytëzuar pasuritë natyrore, tokësore ose nëntokësore të një vendi ose të një krahine, për të krijuar ndërmarrje industriale etj. Koncesioni i kontrollit teknik të automjeteve. Qeveria miratoi koncesionin e përpunimit të naftës.

libr. Lëshim. 

QIRA f. 

Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira. 

Shprehje Frazeologjike: 

Shtëpi pa qira 

thjeshtligj. burgu. 

S’e vlen barra qiranë 

edhe poh. shih te BARR/Ë,~A. 

S’e ka marrë shpirtin me qira 

Thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin. 

2*) STERILIZOJ kal. 

mjek. Pastroj nga çdo mikrob a bakter, duke e zier në temperaturë të lartë ose duke e përpunuar me mënyra të veçanta. Sterilizojnë veglat e kirurgut (gjilpërat). Sterilizojnë enët. Sterilizoi plagën. 

biol. I heq aftësinë për t’u riprodhuar; e bëj shterpë, shterpëzoj. Sterilizon meshkujt e kandrrave dëmtuese. 

TREDH kal. 

Heq, rrëgjoj a mpij organet mashkullore të një kafshe a të njeriut, e bëj të paaftë të riprodhojë, e bëj shterp një mashkull. Trodhi kaun (dashin). 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö, 22 gusht 2022  

sinan.kastrati@hotmail.com 

Filozofia politike e demonstratave shqiptare të 27 Nëntorit 1968 dhe të 1 Tetorit 1997 dhe refleksionet rreth tyre

Akademik Prof DR Hakif Bajrami XHAKJA 

  • Kur ndodhin ngjarjet e mëdha, asnjë njeri nuk guxon të mbetët i pandikuar! 

Asnjë ngjarje në Kosovë nga 27 nëntori 1968 nuk ka filluar pa emrin e Adem Demaçit. Atëbotë para Fakultetit Filozofik të Prishtinës, demonstrata filloi me këtë vargnim:  

                                 “Oj Shqipënia e vogël, 

                                   Ke mbetë sa një gogël. 

                                   Me ngjarje të kësaj radhe, 

                                    Do të bëhesh më e madhe, 

                                    Rrnoftë Adem Demaç!     

Dhe dasma e madhe (demonstrata) filloi. 

 Njerëzit e urtë dhe atdhetar krijojnë ura. Ndërsa, ura ua mundëson për ta kaluar lumin. Por, lumi nuk shkurtohet për hatër të askujtë. Njeriu dhe lumi kanë lindë njëkohësisht. Hecjen nuk e kanë pas paralel kurrë, por njeriu ka lëvizë vertikalisht, kurse lumi horizontalisht. Gjatësia e tyre në jetë caktohet sipas ligjeve magnetike dhe energjisë së fituar, si vlerë e shtuar.  

Akti i parë i moskënaqsisë qytetare më 27 XI 1968, ishte demonstrimi civilizeus nga Fakulteti Filozofik e deri te Kuvendi i Kosovës. Demonstrimi ishte një krenari që për herë të parë ngjante në viset shqiptare. Akti i dytë ishte organizimi i ish UDBASHËVE, ku sipas dokumenteve që janë zbuluar më vonë, drejtimin antishqiptar e ushtronte Spasoje Gjakoviqi, i cili me 75 sigurimsa kishte ardhur special nga Beogradi. Kjo bandë udbeske sllave, pas mbarimit të leximit të kërkesave të demonstratëve nga Osman Dumoshi, para Teatrit Kombëtar, organizoi THYERJËN e xhamave të shitoreve për rreth rrugës. Akti i tretë ishte ardhja e TANKEVE nga Shkupi, për ta frigësuar popullin. Me këtë, serbianët e Titos donin të tregojnë se: “Ja ku jemi, për dy orë e rrethojmë Prishtinën dhe nuk lëmë asnjë shqiptarë të gjallë”. Kështu vrengllima e tankeve dhe dhëmbzorëve të tyre, aty kah ora 22, e 27 nëntorit 1968 e nxorri në ankand historinë gjaksore të Jugosllavisë. Kompromitimi i këtij shteti nuk do të ndalet më në rrokullisje kah gremina deri më 10 qershor 1999, kur serbianët në Kumanovë e nënshkruan KAPITULLIMIN.  

Çdo gjë tjetër është intermedium. Madje në “pazar” hyri edhe ekzistenca e Republikës Popullore të Shqipëisë, sepse shqiptarët u tha në Beograd, nuk munden t` i kanë dy shtete. E ky “pazar” që nuk është zbuluar kurr esenca e tij, tregon se serbianët i kanë lojrat shumë të rrezikshme. Kujdes, për ata që kanë pozita dhe përgjegjësi shtetërore! 

Kush ishte kundër Republikës Kosovës sepse ekziston Republika Popullore e Shqipërisë 

Në Komisonin e Historisë Kosovës, dy gjëra kanë qenë të padiskutueshme, të ndaluara për t` i kritikuar: Programi i LKJ-ës dhe personaliteti i Titos. Për çështje tjera si: Kosova Republikë brenda federatës, Kosova pjesë e Shqipërisë, Shqiptarët në Jugosllavi ta kanë një Republikë me staus special, pa të drejtë me iu bashkua Shqipërisë; Çështja e Trepçës a të jetë çështje e Kosovës apo e Fedratës, janë diskutuar pa ndonjë frigë se ndokush do të denohet. Ishte kjo një “demokraci” e dhuruar vetëm për ‘koluare’ shkencore dhe forume politike të mbyllura. Lidhur me këtë, saktësia e këtij realiteti do të kuptohet edhe më kjartë kur të botohën dokumentër autentike, nga ai forum shkencor dhe politik. Kuptohet se në kritka shumë të guximshme ndaj pushtetit shquhej Ali Hadri dhe dy asistentët e tij: Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli. Aty, në shumë raste Ali Hadri ka mbajtë edhe leksione, sa që sielljën e TANKEVE në Prishtinë më 27 nëntor 1968 e ka quajtur më 1974: “Një akt brutal i pushtetit ndaj një gjenerate brilante demonstratësh, që e shporri frigën dhe i hapën rrugë guximit dhe luftës për barazi”. Ndërsa Hakif Bajrami do të shpërthejë më 1974 se: “Nuk mundet ma askush të bëjë tregti me Kosovë, përmes pykave të idologjisë Rankoviqiste. Dërgimi i tankeve më 27 nëntor 1968, nepër rrugët e Prishtinës dhe rrethimi i qytetit me ushtri, tregon se ndaj shqiptarëve zatohen ligje tjera, në krahasim me ngjarjet e ngjashme në Zagreb dhe Beograd ”. Pastaj Tahir Abdyli u kërcnua (1974) se rrokullisja e Kosovës kah prapambeturia duhet marr fund, se dallimet ekonomike në mes Kosovës dhe viseve tjera, po thellohet. Kjo tregon se shqiptarët provohet të mbahen ende si koloni moderne e Beogradit”.  

Kriza e padrejtësive që nuk pati pushuar por pati shpërthyer edhe pas Plenumit Brioneve, por me ngjyrë më të mbuluar në Jugosllavi decentarliste se sa me çlirim dhe demokraci të mirëfillët. Së këndejmi, kur piqen kushtet ekonomiko shoqërore, njeriu i rëndomt (populli), sikur ka talent për me u marrë me ndryshime. E kur ndryshimet ndodhin, në shumë raste ato i shfrytëzon një individ ose një grup drejtuesish, dhe grupi fillon për t` i spjeguar ndryshimet si “meritë e një individi”, e jo e ekipit apo shoqërisë, atëherë të paditurit (masa në gjërësi) e krijon tipin servil, e ngritë individin në pozitë IREALE, sa që për te fillojnë të flasin dhe trillojnë mrekullira.  Më në fund e quajnë drejtuesin, njeriun e ‘zbulluar’ figurë historike, madje edhe gjeni. 

 Por, individi që është me karakter të shëndosh si prijës  nëse një shoqëri ka shënuar auksese, atëherë ato sukese i adreson kah populli. Nëse ka dështime  në zhvillim, atëherë drejtuesi i ka dy rrugë: E merr mbi vete fajin, ose e adreson gabimin me saktësi argumentuese ku pushon. Mbi këto plagë lind kulti i individit. Nëse prijësi është narcist, atëherë plagët ia lëshon mbi kurriz popullit, dhe vet fillon të prijë si faranon-diktator. Në këto rrethna krijimi i kultit individit në disa mese ka prodhuar diciplinë dhe rend të hekurt në shoqëri; ka prodhuar ca sukses në homogjenizimin kombëtar; ka shënuar edhe tejkalime të imagjinatës së njeriut në përdorimin e dhunës, në emër të tij. Lidhur me këtë, Demonstratat e 27 nëntorit 1968 ishin një shkak i një pjekurie politike dhe shoqërore. Në ato ngjarje rrevolucionare nuk u klith asnjë parullë: “Do ta vrasim dike apo atë”. Përkundrazi, kërkohej në demonstartë kërkohej  barazi, arsimim dhe avansim të Kosovës në Republikë, duke menduar se do të ndryshojë çdo gjë, e sidomos do të sanohet prapambeturia. E vërteta, kulti ndaj Titos sa vinte e forcohej, por varfëria e shqiptarëve sa vinte e shtohej. Mu për këtë, respekti ndaj Titos dhe halabukëve të tij, po shënonte për çdo vit rënje. 

Pas demonstratve që nuk u vlerësuan drejtë nga pushteti, kur ai pushtet nuk dijti se cila është vlera e tyre, por sikur u krijua një mjegulli brenda koluareve drejtuese politike me fjalinë se: “Nuk po dihet a më shumë po pengon Beogradi apo Tirana në rreshtimin e drejtë në Kosovë, për faktin se kundër Republikës janë ata në Tiranë dhe këta në Beograd. E shqiptarët ndrydhën diku në mes ”. Me këtë parullë Muahmut Bakalli u regrutua si prijës i radhës dhe në çdo lëmi tregoi se jeta e ka vetëm një kohë, sespe koha nuk vdes dhe jeton. Në këtë drejtim duke u promovuar si të dehur ekipi i Mahmut Bakkalit sidomos, por edhe asnjë drejtues politik shqiptar nga pozitat e ndryshme, nuk e kishte lexuar TESTAMENTIN e Vasa Qubrilloviqit nga 28 nëntori 1946, kur i shkruante Pera Stambolliqit se: 1. Shqiptarët duhet të shpërngulën në Turqi; 2. Por, së pari duhet femrave shqiptare me ua hiekur ferexhën, sepse në Turqi ferexhja është e ndaluar;3. Kur të kryhet hekja e ferexhës (1947), duhet të fillohet me krijimin e kombësisë turke (1948); 4. Për t` i kryer këto detyra, duhet krijuar një Shtab, i cili do ta përgatitë “ratifikimin” e Konventës Jugosllavo-Turke nga  viti 1938”. Si rezultat i këtij testamenti, politika serbiane e drejtuar nga A. Rankoviqi e detyroi J. B. Titon që më 5 mars 1953 të lidhë Marrëveshje XhENTELMENE me Turqinë. Pasojë e kësaj marrëveshje ishte se deri më 1966 në Anadolli kishin shkuar 452 311 shqiptarë dhe boshnjakë. 

Kriza e padrejtësive ndaj shqiptarëve kalonte në dexhenerim politik 

 Kriza e padrejtësive nacionale dhe klasore që e kishte përfshirë Evropën më 1968, do të reflektohet edhe ndër shqiptarët në Jugosllavi. Ajo krizë që e kishte arritur kulmin më 1966, vetëm sa e paralajmëroi falimentimin gradual dhe evolutiv të një shteti që ishte krujuar si perandori në   vend të dy perandorive të shkatrruara: Perandoria Austro-Hungareze (1918) dhe Perandoria Osmane (1923), pa e përfshirë hapësirën e plotë shtetërore të tyre, por duke u “vizatuar” në një trevë që do të quhet Mbretëria SKS (Jugosllave). Në këtë rrafsh derisa taborri fitimtar komunist më 1945, të njejtin shtet do ta trasferoi në federatë, duke e bartur deri më 1966 në një dielmë centraliste (serbiane), apo decentraliste (slloveno-kroate), për t` u forcuar në fron filozofia decentraliste dhe për t` u promovuar J. B. Tito si triumfalist (Federalist), ndërsa serbiani A. Rankoviq duke u pozicionuar si humbës dhe i izoluar politikisht deri më 1981. E vërteta, rankoviqistët për një kohë do të palohën dhe do të pushojnë, por duke u sprovuar dhe gjurmuar për ta gjetur jo vetëm ai, por edhe pulenët e tij serbian momentin që të hudhën në aksionin agresiv komunisto-çetnik, kundër të gjithë joserbëve siç do të ngjajë pas demonstratve rrevolucionare shqiptare të mars-prillit 1981, në vijim. 

E vërteta, shqiptarët si popull i tretë për kah numri më 1966 do të pozicionohen natyrshëm me triumfalizmin e Titos dhe një vit më vonë do të shpërthejnë nepër tubime të Lidhjës Sicialiste të Popullit Punues, duke kërkuar që Kosova të avansohet në Republikë. Duke e vrejtur këtë rreshtim të shqiptarëve, më 20 mars 1967 J. B. Toto do ta ftojë mbledhjën e Poilit Byros Komitetit Qënror të Lidhjës Komunistëve të Jugosllavisë, dhe aty do ta shtrojë pyetjen interne: “Shokë ju kam ftuar të përgjigjemi në një pyetje:Deri në çfar niveli ka ardhur ideja e Kosovës Republikë?”. Pjesa më e madhe e të pranishëmve do të pajtohet parimisht që Kosova të avansohet në Republikë, por me një kusht duke u mbështetur në ndryshimet kushtetuese. I këtij pajtimi ishin edhe disa serbian (Bobi Radosavleviq etj.), por që aty për aty J. B. Tito duke e vrejtur se disa sebian (Pera Stamboliq etj me grupin e gjeneralëve) nuk ishin të pajtimit, do ta vejnë në propozim që Eduard Kardeli të shkojë në Kosovë më 21 mars 1967, dhe atje ta matë pullsin se cili është disponimi i parisë politike shqiptare për Republikën e Kosovës. Ky hulumtim i J. B. Totos bëhej për dy arsye: për ta kuptuar se sa janë në “gjumë” forcat Rankoviqiste në Serbi, një vit pas Plenumit Brioneve, dhe sa janë të vëndosura forcat shqiptare që të kërkojnë shkëputje nga Serbia, por me kusht që të mbesin pjesë integrale e RSF Jugosllavisë. Dhe, më 21 mars 1967 Edurad Kardel do të gjëndet në Prishtinë për ta diskutuar çështjën  e Republikës shtatë “kryq e terthor”, duke mbatur pulls politik të parisë politike. Mbledhja do të mbahet me “dyer të mbyllura” në Brezovicë, në një rrethim shumë të fortë policor, sa që sigurinë e kishte marrë për sipër ushtria, pra jo SPB-ja. (shiqo: Dr Hakif Bajrami, Kosova Prej Bujanit në Kaçanik 1990,(libri u ndaluar),ndërsa u botua në Prishtinë më 1997, nga “Libri shkollor” në tirazh të kufizuar, pa snjë ndryshim). 

Rezultati i Mbledhjës së mbylluar për opninon ku fjalën kryesore e pati Edurad Kardeli, më 21 mars 1967 ishte dualiste, sepse udhëheqësia Kosovare  duke u hamendur: a të mbrohen fotelet (pozitat në pushtet), apo të luftohet të fitojë Kosova. Kuptohet se  shumica u përcaktua që t` i mbrojnë fotelet dhe çështja mbeti për ta zgjidhur rruga dhe fuqia opozitare, përkatësisht u krijua mundësia që Republika dhe ideja për te dhe mbi te, të ngritet pa pajtimin e politikanëve  projugosllavë, ku bënin pjesë edhe disa shqipfolës, me shtetësi dhe kombësi “jugosllavë”. Të kuptohemi, në këtë grixhë përjashtim bëjnë: Fadil Hoxha, Reak Shala, Ymer Pula dhe Mustafë Hoxha, të cilët hapur u pozicionuan për REPUBLIKË të Kosovës. Të tjerët, lexues të nderuar, hulumtoni dhe i gjeni vet, si emra dhe persona publik, se si u pozicionuan.(shiqo prap: Dr Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, fjalimet e diskutantëve në Brezovicë, pas ligjeratës së Eduard Kardelit, botim integral, por që në dok. nuk figuron emri i Mahmut Bakallit, që ishte më i zëshme se: “jemi shumë të knaqur si pozicion kushtetues me autonomi nominuese “Kosova dhe Metohija”. Lexone dokumentin e botuar aty-HB). 

Shkencorisht çka do të thot dita kritike (tajm bajndingu) që filloin të shembet Jugosllavia më   27 Nëntori 1968 

Lidhur me atë që u tha më lartë, dita kritike e fillimit të shëmjës së Jugoslavisë duhet shënohet në Kosovë në çdo 27 nëntor, sespe atë ditë,( më 27 nëntor 1968), shqiptarët i dhanë fund FRIGËS. Dhe, në sqenën hsitorike doli rinia shkollore, puntoria, fshtarësia dhe mbi të gjtha intelegjencia për ta pervetësuar rreshtimin me humbje e fitore në proces, deri me dukjën e UÇK-ës në vijat e istikameve, me filozofinë: “dhëmb për dhëmb, gjak për gjak”, “Ja vdekje ja liri”. Kjo filozifi politike e Lëvizjës Rrrevolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) më 1963, e kishte shënuar një fillim të ri politik mbarkombëtar, sepse kërkohej që ideologjia të mbetët dytësore dhe kombëtarja të pozicionohet në ball të çdo fillimi.Në Programin e LRBSH që e shkruan Adem Demaçi dhe N Shala me makinën e shkrimit të Mr Ali Hadrit në Pejë dhe Mitrovicë, duhet të ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, si vlerë kombëtare e veçant, së bashku me Programin e Adem Demaçit. 

Ku ishte baza filozofike e demonstratave 

Çka ke planifikuar për sot mos e lerë për nesër, por shiqo a janë piekur kushtet! 

Demonstratat kanë pasë pasoja patriotike dhe rrevolucionare në popullin shqiptar, për faktin se prindet e studentëve dhe nxënsve shqiptar, që i kishin përjetuar padrejtësitë serbe, veprën e fëmijëve të tyre e quanin “guxim të shekullit”.  Ndërsa, serbianët, jo vetëm para Plenimit Broneve, por edhe pas tij, po kuptoheshin se janë popull urrejtës. Mu për luftën e padrejtë që e bërën, në fund të shekullit në  emër të ruajtjës së të gjithë joserbianëve, sot serbët janë urrejtëje e organizuar botërore. 

Demonstratat shqiptare nga viti 1968 do të zhvillohën në një vend socialsit, ku naiconalja dhe klasorja ishin në një luftë të pashkëputur, por të peshuara me dy njësi matëse dhe të hasmuara skajshmërisht, ku me një anë ishin shqiptarët e në anën tjetër sllavët si në orkestër deri më 1989. Prandaj, shtrohet pyetja a ishin demonstratat të organizuara nga sheknca, apo nga ideologjia, ose asnjëra. E ta themi hapur, se studentët ushqenim një urrejtëje ndaj çdo ngjyre bolshevike (ideologjike jugosllave), edhe pse nuk e gjenim atëbotë asnjë përkrahës të denjë të ngjyrës nacionale që mbante pozitë më 1968, e që do ta ngriste çështjën e Republikës, përkatësisht të mundësisë që Kosova të nivelizohet në pozitë shtetërore që kishin Sllovenia dhe Kroacia. Ky pozicion vinte për faktin se neve kishim informata se sllovenët dhe kroatët, kishin themeluar partitë e tyre nacionale (komuniste) më 1937, dhe me kohë e kishin kuptuar se jetë të përbashkët me serbianë nuk ka. Në proces këtë fenomen do ta kuptojnë edhe malazezët, të cilët ishin në një masë lakej të A. Rankoviqit. Lidhur me këtë vetëm një fakt: A. Rankoviqi, prej shtatë këshilltarëve, GJASHTË ishin malazezë.  Dhe kështu duke i njohur sllavët, ne shpresonim se do të avansohemi pa ndonjë problem, duke avansuar nacionalen nën ombrellën e rregjionalës (Kosovës), duke u ngjitur me taborrin komunist të DECENTRALIZIMIT të vendit, siç mendonin sllovenët dhe kroatët. Kështu ne e thurnim shansën e republikës, e cila ishte shkrepur edhe në nivelin më të lartë politik të vendit, në KQ LKJ më 20 mars 1967, kur J. B. Tito kishte pyetur të pranishimit se: “Deri në cilin nivel është piekur ideja e Kosovës Republikë”. Kjo pyetje edhe pse ishte bërë me prapavi të dyfisht, qe mbajtur një kohë si ilegale vetëm për ta provuar pullsin strategjik të kundërshtarëve të decentralizmit të federatës. Prandaj,  çarqet politike shqiptare e muarën atë filozofinë siperfaqsore dhe u sherbyen me te, por de fakto me fajin e tyre mbetën pa Republikë, sepse as nuk kishin dituri e as guxim për t` u pozicionuar kah interesi popullor, kah Republika e Kosovës, e cila më 1967 gati ishte legalizuar si kërkesë. 

Taborri për pushtetin CENTRALIST (Serbian) në vend e kishte “hambarin” në Serbi dhe Mal të Zi. Ky taborr, nuk e lëshonte nga dora si model venjën e diktaturës më 6 janar 1929, kur Aleksander Karagjorgjeviq e shuan kushtetutën e Vidovdanit dhe e suprimon emrin Mbretëri SKS, dhe e lanson emrin  Mbretëria Jugosllave. Me këtë fuzionim, serbët kishin krijuar SUPREMACI në të gjitha fushat, prandaj përkundër të kaluarës kollaboracioniste (1941-1944), në Kosovë më 8 shkurt 1945 nuk e kishin të vështirë ta vendosin diktaturën ushtrake, pa asnjë shkak. E vërteta, arsyeja kryesore ishte që shqiptarët të hasmohen edhe me Jugosllavinë e Re, dhe ndaj tyre të vijojë politika e maskuar e vjetër, e mbëshjellur  me emërin  socilasit.  Prandaj, ky model i ngushtimit të frymës nacionale për shqiptarë i ka dhuruar kombëtares shansën për më shumë pushtet dhe më pak ngjyrë nacioanle të pushtetit. Këtë ngjyrim e kishte siguruar nomenklatura komuniste titiste duke përdorë dhunë të paparë selektive vetëm ndaj shqiptarëve, me një dallim që: “mbreti i bardhë deri më 1941” do të trasferohet në “mbretin e kuq”, me një politikë shumë të dizajnuar nga fryma leniniste sllave, sese brenda perdeve kishte dëshirë të quhet çdo serbian: “rus i transferuar, kozak i fabrikuar, mason i promovuar, hebrenjë i operacionalizuar dhe në fund kroat i përvetësuar” (mendohej për Titon). Tash shtrohet pyetja, Demonstrata e viti 1968 në Zagreb, Beograd dhe Prishtinë a e lakuriquan “mbretin e kuq”, ta hjekë maskën dhe të tregoi: Pse më 1945 e kishte vëndosë diktaturën ushtrake në disa pjesë të vendit ( në Kosovë më 8 shkurt 1945 me qëllim që t` i shfarosë shqiptarët deri sa të zgjasin operacionet ushtarke; në një pjesë të Vojvodinës me qëllim që t` i shfarosë gjermanët dhe hungarezët, dhe në Istër me qellim që t` i shfarosë atje italinët e shumtë). Mbi këto plagë serbët nuk e kishin vështirë ta përdorin policinë në çdo kohë, por edhe ushtrinë sa herë që mendonin se “shqiptarët kanë ngritë kokë e po kërkojnë Republikë”. 

Pse udhëheqësia më e lartë e Jugosllavisë nuk pranoi të mirret shumë me demonstrat 1968 

Serbët në vitet gjashtëdhjet po e kuptonin se shqiptarëve u është viedhë historia! 

Të gjitha argumentet flasin se Demonstrat e 27 nëntorit 1968 në Kosovë ishin shprehje e ndergjegjës kombëtare shqiptare, përktësisht e kishin bazamentin nacional dhe patriotik, duke plasuar fakte jo vetëm: çka, si por edhe pse ka ndodhë historia rrevolucionare shqiptare sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX e posaqërisht gjatë zhekullit XX-të. Në realitet, demonstrata e vitit 1968 ishte e ndrydhur në mes dy taborreve politike shqiptare pa i llogaritur sllavët e një goje, kur janë në pyetje shqiptarët. Në grupin e PARË që disi lente përshtypje se ka mundësi teorike të tarsferohet ( konsideronim ne studentët) e që ishin: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ymer Pula, Pajzit Nushi, Salih Nushi, Nebih Gashi dhe Xhevdet Hamza, e ku ishte edhe Ismail Bajra, Ramë Alihajdari, Asllan Fazliu e Mustafë Hoxha e Rezak Shala. Grupin e dytë (të cilët ne i qunim “burrat e shkianve” ishin:  Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, më vonë Rrahman Morina dhe një serë mercenarësh të vegjël e pa tru, pa rrënjë e gjethe, me bazament të polipit.  Grupin e tretë e përbënin ata që me akribi shekncore ia futën zjarrin Jugosllavisë: Fehmi Agani, Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Fazli Syla, Hakif Bajrami, Tahir Abdyli, Hasan Mekuli, Esat Mekuli, Ukshin Hoti ( i dalluar më 1981 si patriot i patrembshëm),e ku ishte edhe Rexhep Qosja, i cili disi vepronte si i pavarur, sepse kishte pozitë që e “subvenciononte”  me punë të palodhëshme intelektuale shkencore. E ta themi  shkoqur, se të gjithë këta e kishin “hetimin” e hapur në Beograd dhe në: “çdo kohë mund të burgosëshin pa asnjë procedurë”. (Shiqo: Analizë e KQ LKS, Zheleznik, Dosjet e Ali Hadrit, Hakif Bajramit, Tahir Abdylit, Dervish Rozhajës, 0/5, 81/8; Shiqo: A. KQ LKS, ekspozitura në Zheleznik-Beograd, Elaborat: Intelegjencia politike shqiptare në Jugosllavi dhe Tirana zyrtare 1966-1986”). Për ta hetura këtë grupë intelektaulësh, me shifër speciale: “0/68,0/69; 0/70/081, ishte angazhuar Hasan Kaleshi, i cili u infiltrua së bashku me Ismet Dermakun dhe S. Sulejmanin  të cilët mbanin  ligjrata edhe në studimet e katedrave të ndryshme në Prishtinë). Por që këtyre nuk u  shkoi  “kungulli mbi ujë” ashtu si planifikonin, sepse u injorua totalisht,sidomos me ardhjën e profesorëve nga Tirana për leksione në Prishtinë. 

Pse demonstrata e 27 nëntorit 1968 e transferuan Kosovën në një nivel perspektive 

Në dhjetor 1968 një grup karieishtësh si: X= Y (v), Mahmut Bakalli, Din Batalli dhe një serbian D. Ristq, do të shkojnë  te J. B. Tito në Beograd, me qëllim që të pyetet: “A të marrim fushatë masive e t` i brgosim demonstratntët shqiptar të 27 nëntirit 1968”?. Tito, për ta ruajtur autoritetin e vet do t` i largojë këta maskarenjë me një fjali: “Ato demonstrata ishin një lojë fëmijësh”! Mu pse e mësuan këtë pozicion të Titos, Fadil Hoxha dhe Xhavit Niamni me Gazmend Zajmin në ndryshimet kushtetuese më 1969, do të i arrijnë dy suksese, e që në esencë ishin të demonstratave: u suprimua nominimi “Kosovë dhe Metohi” dhe mbeti termi Kosovë; u suprimua termi “Shiptari i Albanci” dhe mbeti nominimi zyrtar serbian Albanci; u legalizuar Flamiri Kombëtar shqiptar; u hap shansa që të hapët Univerziteti i Prishtinës (1970); u hap shansa që të hapet fakulteti i Mjeksisë më 1970. Me këtë kualitet më 1971/ 1972 do të hapër studimet pasuniverzitare në degën e Albanologjisë dhe Histirisë, me çka krijoheshin shansat që duke hulumtuar nepër arkiva, të hulumtohet edhe politika, që do të thot se kjo kohë ishte  MËSIM I NJË KURSI TË RI POLITIK SE NË JUGOSLLAVI NUK ISHTE ÇDO GJË NË HARMONI, si e propogandonin  mejete e informimit: shtypi, radio dhe televizioni, ku dirigjonte Partia mbi të gjitha, po edhe SPB (ish UDB-a)  që ishte shumë aktive në hetime. E vërteta, spiunët përcillnin në çdo hap të veprimit intelektual shqiptar dhe në këtë realitet të dyshuarit e dinin detalisht. Lexuesi këtë vështrim duhet ta kuptojë se OPOZITA e vërtetë e pushtetit ishin të burgosurit politik, dhe ata nuk hyjnë në këtë kategoris që të ndryshohet pozita kushtetuese e Kosovës, sepse ata ishin një shtresë e veçantë partiotike e radhëve të para. Dhe deria sa kjo shtresë KONSIDEROHEJ se është e influencuar nga Enver Hoxha, shtresa tjetër e intelektualëve  të lartë përmenduar konsideohej e DYSHIMTË, por që e kishin edhe shansën për t` u takuar me Enverin, armikun më të përbetuar të karatahurës Jugosllavi. 

PSE ERDHI DERI TE DECENTRALIZIMI KUSHTETUES në JUGOSLLAVI  MË 1974 

Sllovenët dhe kroatët nuk kishin shansë tjetër ta dobësojnë pozitën serbiane, përpos me ndryshime kushtetuese!        

Në LKJ në veçanti dhe në pushtetin e sllavëve në përgjithësi, emancipimi i shqiptarëve në vitet gjashtëdhjetë të shekullit njëzetë, NËNÇMOHEJ skajshmërisht si emancipim kombëtar i shqiptarëve,me premisa nacionaliste dhe Enveriste, po përcillje në çdo hap. Në lidhje me këtë, nuk e shohim të arsyshme që të TEORETIZOJMË as marxizëm e as bolshevizëm për këtë pozitë të elitës intelektuale shqiptare, sepse intelektualët shqiptarë ku duhet llogaritur edhe lagjën e shkrimtarëve dhe gazetarëve (jo të gjithë) , nuk ishte lehtë të gjithë për t` i plauar në demokarcin liberale, sepse të tri (katër) taborret ishin në një gojë kur është në pyetje çështja shqiptare si e paszgjidhur që ishte. E vërteta, Çështja shqiptare pas Plenumit Brioneve  (1966), dyfish u nënçmua në qarqet serbiane, me moton demagogjike dhe hipokirite plotë cinizëm dhe megalomani jugosllave  se: “ Mos shqiptarëve po u japim të drejta më të mëdha se sa që janë në Shqipëri”! . Ky qëndrim i fundit i tezës së këtillë hipokrite me një anë provohej të “deshmohet” se të drejtat e shqiptarëve janë të mjaftueshme, ndërsa në anën tjetër provohej të: “vërtetohej se ato të drejta janë të nivelit me Shqipërinë, me një përparësi se: “shqiptarët në Jugosllavi janë të nivelizuar me të drejta dhe liri me popujtë tjerë në vend”. E ky konstatim nuk përkonte me raelitetin në asnjë segment të jetës në Jugosllavi. 

Në këto rrethana, Shqiptarët në mes të traditës popullore dhe tradistës rrevolucionare, duhej të paloheshin për t` i HESHTË të dy pozitat, sepse për ndryshe, dilnin në shesh padrejtësitë që nuk ishin retorike filozofike, por thelbsore shoqërore dhe thjesht nacionale si të destinuara vetëm për shqiptarë, si qytetarë të rendit të dytë. Këtë fakt e kanë plasuar nepër çdo bisedë me të huajtë sidomos: Ali Hadri, Hasan Mekulli, Luan Gashi,Abas Ermenji, Enver Hadri me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën. (posedohen argumenetet e propogandës anti titiste dhe konstatimet e Ambasadës së Bernit-Zvicër/1987/1992.). 

Në këtë drejtëm, shqiptarët në vitet para (1968) dhe psot vitit 1981 , ishin në rend të parë pa të drejta ekonomike dhe nacionale, sidomos në superstrukturë të pushtetit përfaqsimi mungonte. Çdo gjë ishte e njohur, e sidomos në lëminë e INVESTIMEVE, propoganda antitiste ishte shumë lehtë të zhvillohet me:  “arsyetim se kjo trevë, Kosova dhe çdo pjesë ku kishte shqiptarë (thuej nepër koluaret e LKJ-ës), konsiderohej se ishte e pasigurtë për shtetin, sepse populli i tërë aspironte në bashkimin me Shqipërisë. E vërteta, kjo droe e pushtetit ishte e padukshme, por pozicioni i tij forcohej sepse në “pushtet” ishte një shtresë politike shqiptare, që nuk kishte dituri jo vetëm kulmore, por mesatare, sepse vinte nga “shekulli i robërisë së thellë, krejtë me qëllim që Jugosllavia titiste një ditë të mbetet pa shqiptarë. E vërteta, shtresa e politiakëve shqiptar që ishin “drejtues” pushteti, në një masë, kishin dalë nga shkollat e partisë (komuniste) dhe prej tyre nuk pritej ndonjë mrekulli trasformimi. 

Në bazë të dokumenteve arkivore, më duhet ta them publikisht se realiteti shoqëror nuk ka shkuar ashtu si planifikonte okupatori, por as përfaqsuesit “tanë” në pushtet. E vërteta, kjo mosharmoni edhe provohej të HARRNOHEJ me ndryshime të shpeshta  kushtetuese, që spjegohej se Jugisllavia po ndryshon për të gjithë njësoj , ndërsa për shqiptarë, konkludonim si intelektual nepër institute ishte se:  akrepat e orës së historisë shqiptare në Jugosllavi, po lëviznin me një shpejtësi, gati në tërësi ashtu si projektonte Serbia hegjemoniste, pra paperspektiva dallohej për çdo vit dhe urrejtëja shtohej për çdo muaj. Sidomos, një pozicion i tillë u vrejtë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974, me që rast në vitin pasues politika serbiane doli me program antireformist që u nominua me emrin “LIBRI I KALTËRT” 1975/76, realitet ky që  për këtë “Libër…” mësuam menjëherë, por që forumet e partisë e mbajtën çështjën të “ngrirë”. E në politikë çështja e “ngrirë” është më e rrezikshme se sa çështja e mbylluar. Lidhur me këtë, rrol destruktiv në mbylljën “hermetike” të reagimeve serbiane ndaj Kushtetutës (1974), siç ishte “LIBRI i Kaltërt”, ka pasë gisht sidomos Mahmut Bakalli, sepse provoi për ta denuar Adem Demaçin me 1975 pa asnjë provë. Ky kuadër në vend që ta drejtonte partinë kundër “Librit Kaltërt”, u pozicionua të trillojë armiqë shqiptarë të RSFJ, siç thot ai vet, më 1977. Dhe në këtë drejtim ky kuadër megaloman (M. Bakalli) mendoi se i ka arritur dy qëllime: së pari me injorimin e “Librit Kaltërt”, mendoi se po e injoron Serbinë, sepse e “kishte” mbështrtjën e Titos, e këtë “mbështetje” mendoi M. Bakalli se e forconte me burgosjen e Ddemaçit, duke spjeguar nepër mbledhje të mbyllura (sekrete) se Kosova po i bashkohej Kroacisë dhe Serbisë, në fushatën e eliminimit të opozitarëve të rregjimit (në Kroaci Mika Tripallo, në Serbi Marko Nkeziq dhe Latinka Peroviq, kurse në Kosovë Adem Demaçi dhe se po Kosova po zhvillohej më shpejtë se çdo trevë tjetër e vendit. Mjerisht, raeliteti i zhvillimit ishte krejtësisht i kundërt! Ka vetëlavdime mogalomane, sidomos në Beograd nepër mbledhje pa mabrim, nga klani i Bakallit! Stenogramet e atyre mbledhjeve janë në Arkivin e Zhelznikut, të pasistemuara, e të cilat dëshmojnë sakt për pozitën koloniale të shqiptarëve në RSFJ. 

Viti 1975 tregoi se shqiptarët e kanë të ndaluar shpresën në ardhmëri prandaj 

                                     duhet të adaptohen me pozitën koloniale 

 E demonstrata e viteve 1968, 1981, 1997 treguan se shqiptarët nuk do të nënshtrohen kurrë. E vërteta, edhe po të ankohesh se shqiptari nuk ka të drejtë në mendim, fjalë dhe veprim të lirë, pushteti porvonte me intriga dhe amputime të denoi shqiptarin edhe nga 15 vjetë burg, pa asnjë provë, siç ishte rasti me Demaçin me shokë. Lidhur me këtë, po japim një fakt. Në Prishtinë asnjë gjykatës nuk pranoi që ta marrë lëndën e Adem Demaçit në shqyrtim dhe gjykim, sepse nuk kishte prova. Mahmut Bakkalli dhe kompania i solli lakejt e vet, komplet nga Prizreni, si  Durmish Koçinajn gjykatës, me tërë ekipin e tij, madje edhe daktillogtafin,  dhe denimi u zbatua deri në fund. Lidhur me këtë, dokumentet e kohës dëshmojnë se pushteti jugosllav provonte për t` i larguar shqiptarët nga baza etike e traditës  kombëtare në rend të parë, e pastaj nga ndikimi i rrugës Evropiane në rend të dytë. Pra, shqiptarët  sidomos, e kishin të ndaluar të njihen pa cenzurë, bje fjala me shkrimet e Rilindasëve. Prandaj, në këtë rrafsh një pjesë të historisë  shqiptarët e kishin të ndaluar edhe ta hulumtojnë, e kishin të cenzuarauar.  Sidomos, shqiptarët e kishin të ndaluar ta spjegojnë prejradhjën, tërësinë e gjuhës dhe tokat-etninë që u ishte pushtuar, dhe, historinë që u ishte vjedhur e çkallmuar. Shqiptarët e shkërmoçur pas ideologjisë markisiste-leniniste e kishin për një kohë të gjatë të ndaluar Flamurin Kombëtar, madje edhe emrat kombëtar ishin të cenzuruar. Po, po shqiptari duhej për të jetuar sikur “Lepuri në therr”, me instikt dhe evs se “është në dheun e huaj në pushtretin e sllavëve”. 

 E vërteta, shqiptarët në okupimin Jugosllavë një kohë nuk do të kërkojnë Republikë, por vetëm bashkim me Shqipërinë, sepse nuk donin që të ndihen në një kolektivitet shtetëror me sllavët. E kjo ishte një përgjegje e heshtur dhe për te pushteti nga konfidentët, siç dëshmojnë dokumentet, e dinin deri në hollësi, “çka mendohet e flitet nepër ndeja”. Por, me zgjërimin e kapaciteteve intelektuale,  shqiptarët, sidomos rinia sa vinte e gjatë viteve gjashtëdhjeta/shtatëdhjeta, në saje të propogandës së LRBSH (ADEM DEMAÇIT me shokë), do të kërkojnë barazim brenda federatës, duke u avansuar autonimia e Kosovës në Republikë dhe në proces ishin të sigurtë se do të ndodhë bashkimi kombëtar. Me këtë mësim Adem Demaçi, provonte që rinia sidomos punëtoria të mësojë se individi –qytetari, duhet ta kornizojë në mendim, fjalë të lirë dhe veprim shtetësinë brenda federatës, si një shkallë që shpje pastaj në mendim, fjalë dhe veprim, drejtë bashkimit. 

“Komunistët në pushtet” kënaqësia e dyfisht politike elitare 

Në shtetin multietnik jugosllav, shqiptarët duhej të ishin të kënaçur me padrejtësinë nacionale sepse parulla “komunistët në pushtet”, duhej t` i SHFUQIZONTE në kërkesa dhe kinse t` ua plotësonte vakumin , sepse të gjithë kombet me këtë filozofi duhej të  ishin të kënaçura. PO shtrohet pyetja, pse atëherë sllavët e kishin edhe pushtetin, ekoniminë, administratën , gjuhën zyrtare, flamurin, republikat, ndërsa shqiptarët duhej të ishin të kënaçur se janë “komunist”, dhe si të tillë janë të barazuar në nivele të përfaqsimit teorik. Në lidhje me këtë, madje edhe për luftën antifashiste (1941-1945), për shqiptarë ishte kornizuar një kriterium serbofil që t`u “pranohet lufta shqiptarëve”, për aq sa kanë qenë komunist, e pastaj vinte t` u pranohet lufteta antifashiste. Me këtë serbët ishin pozicionuar dhe e kishin siguruar pozitën se: japin çmime, lejojnë liri dhe barazi, plasojnë histori për aq sa u konventinte atyre si “popull shtetëformues”. Pra, edhe në këtë element serbët sidomos, provonin për të krijuar avantazhë suprem, sepse më 21 nëntor 1944 Kryesia e AVNOJ-it i kishte amnestuar të gjithë çetnikët, dhe kështu kishin krijuar bazë për të ndërtuar pushtet autoritar që shpje kah kulti i individit, kah titizmi, i cili ishte proserb sa ishin serbët projugosllav, me qëllim që pas kësaj kartahure, serbët të janë “zot shtëpie”, pa asnjë dilemë. 

Shembull për këtë realitet, nuk ishin Partitë Komuniste në vendet e demokracisë, por shembulli që na imponohej në luftën tonë të drejtë ishte SHFUQIZIMI i Jugosllavisë, e pastaj konsideronim se me Serbinë do të kemi më pak punë. E në historinë shqiptare në Jugosllavi, i vetmi intelektual që filozofinë nacionale e luftonte mos të kalohet në ideologji, por çështjet e pazgjidhura të plasohen në një platformë të gjërë kombëtare, duke edobësuar Jugosllavinë, ishte Adem Demaçi, i cili gati tërë kohën e atij pushteti e kaloi në burg, pra 28 vjetë pa rreshtur, dhe i izoluar. Në këtë drejtim, transformimin e shqiptrëve Adem Demaçi  e sheh sidomos në rrafshin joklasor, joideologjik, por barazia kërkohet së pari nga Demaçi në fushën etike dhe ekonomike, duke respektuar vetëm argumentet historike dhe pozitën gjeografike të shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë, duke e shoqëruar këtë realitet me forcë adekuate. 

Së këndejmi, Adem Demaçi spjegonte se shqiptarët i kanë ndryshuar proceset edhe me veprimet jashtë burgut. Por, ka ardhur koha, mësonte ai, se demonstrata dhe kritika ndaj pushtreti me fjalë dhe zakone demokratike qytetare, një ditë, nëse pushteti nuk “humanzohet” edhe horizontalisht edhe vertikalisht në favor të së drejtës së shqiptarëve, jo për të krijuar prej tyre një bastion vlerash të dyshimta, por nëse nuk pajtohet pushteti me një barazi reale, do të pasojë ndryshimi i metodës së luftës për progres, do të pasojë rrevolucioni i armatosur. Pra, Adem Demaçi do të kërkojë hapësirë  për energjinë pozitive e ajo erdhi si një meritë e luftës tradicioale për liri dhe bashkim, më fuqishëm se kurrë më parë në Demonstratat e vitit 1981, të cilat ishin njëherit provë gjenerale për kryengritje të aramtosur, por që ende nuk kishim popull të piekur për atë pozitë, e që ishte lufta me armë. 

A ishte ideologjia në vendet komuniste në krizë më 1968? 

Ne nuk kishim dilemë a të shfuqozohet Jugosllavia apo Serbia. Ato ishin për neve një berthamë me fuqi relative para motivit shqiptar për liri dhe bashkim! 

 Në Jugosllavinë komuniste në tri dekadat e  fundit të jetës së së saj, gati nuk flitej (por shkruhej-Hb) për ideologji. Ndërsa pushteti komunist sllavë, nga ne studentët shqiptarë kërkohej të studiojmë pa menduar dhe të mendojmë pa studiuar. Me këtë pozicion provohej që të na sterilizohej truri, në përgjithësi. Në rarlitet, vetqeverisja do të shndërohet në njëfar rreligjioni politik në Jugosllavinë titiste, për të cilën flitej e shkruhej se “është fjala e fundit e pushtetit majtist”, që, “do të na e zbardhë ardhmërinë”(?). Kështu interpretimi i vetqeverisjës iu la në dorë atyre që nuk kishin lexuar nga teoria e zhvillimit shoqëror, po thuej se asgjë. Ndërsa neve me propogandë na imponohej që të “besojmë” se Jugosllavia (Serbia) është e fortë dhe ka miqë shumë nepër botë.  Me këtë praktikë provohej të deformohet edhe sistemi tradicional evropian shkollor, të cilit i ishim besnik, e prej të cilit sistem, nxirreshin koncpete të reja logjike po edhe në disa fusha kuadro të paditur, kuptohet si pulen të pushtetit, siç ishte juridiku, rusishtja e ndonjë ekonomist me lajka të shkollës “vehabiste” arabe. E mbi këto avantura meditive, shpërtheu jo vetëm në Evropë dhe Jugosllavi, por edhe në Kosovë një lloj çlirimi nga friga policore dhe pushtetare, shpërtheu një energji e lirë  më 1968 dhe 1981, që do të merr kahje në të ardhmën se: “vetëm me domonstrata“, mund të shprehet mospajtimi jo vetëm me sistemin, por edhe me rregjimin okupues ndaj shqiptarëve. Kjo platformë me kohë do të kërkojë rrugë të reja, sepse perovoja shpesh e kalonte tetorinë (të shkruarën), dhe aty kah fillimi i fundit të shekullit, tërë përq[ndrimi ishte në dy kahje: në politikë destruktive paqesore me një armik që luftonte për të shfarosë, dhe kahja tjetër se: okupatorit duhet t` i përgjigjemi me fuqinë dhe motivuar me armë. 

Asgjë edhe në fund të shekullit nuk guxonte të ndodhë pa u mbështetur në traditë dhe filizofi popullore, se “hekuri përpunohet sa është i nxehtë”. E ajo nxehtësi ishte para neve, kur filloi lufta serbo-sllovene dhe serbo- kroate. E vërteta realiteti i tillë na ka nxënë në mes dy zjarreve, sepse aspironim se okupatori do të shfuqizohet vet! E këtë realitet të dyfisht e hetuan IDEALISTËT SHQIPTAR dhe me kohë i rrokën armët, ato që ishin në mundësi. 

Në Evropë sidomos, në vitet gjashtëdhetë të shekullit XX-të, gjenerata e re ishte e tmerruar nga krimet e luftës “qytetare” në Kamboxha. Atje, ishte lëshuar informata se po ngjante gjenocidi. Në këtë aspekt rinia duhej të tregonte se nuk e don luftën, si një lloj “korrje e begatëshme e vdekjeve të dhunëshme”. Në lidhje me këtë, sidomos në Ballkan, Jugosllavia kishte sajuar një propogandë se është vendi ku “lulzon barazia”, prandaj titistët pas demonstratave do të nxitojnë të propogandojnë se: “Demonstarat kudo në Jugosllavi janë SOLIDARIZIM me luftën e drejtë të popujve kamboxhian për çlirim nga robëria borgjeze, e jo nga ndonjë moskënaqësi të brendëshme”. Kësaj sintagme, duhej t` i besohej, sepse po e theksonte partia dhe polipët e saj, të cilët provonin ta mbulojnë çdo rreze të diellit me dritën e hënës. Në këto rrethana shqiptarët si populli më i paknaçur në Jugosllavi, ngadal po  e mësonin se si pushtohet liria dhe e drejta, për ta sajuar pastaj edhe mundësinë se si pushteti dhe liria po mbroheshin me gjysëm të verteta, të cilave duhej për t` ju besuar, për ndryshe mosbesimtarët i priste burgu dhe dhuna partiake, sepse LKJ ishte një segment apo derivat i ish UDB—s famëkeqe, por kjo teori nuk lejohej të theksohet e as të diskutohet. Në këtë aspekt ishte vështirë të hapet rruga shpërthyese, sepse në te ishin thurë e stërthurë shumë orteqe politike, që nuk quheshin pengesa, por mbanin firmën “propogandë armiqsore”. Prandaj, detyra e shekullit për kreun e shtetit, ishte që populli shqiptar ta mësoi se shqiptarët nuk janë të okupuar, përkundër faktit se të gjithë e dinin se rruga e tyre nuk mund të hecte në të njejtit binar sikur lëvizte treni për popujt jugosllavë. Lokomotiva shqiptare, në anën tjetër, nuk mund të hecte paralel, as me orar të dirigjuar, as me norma që vlenin vetëm për ta si qytetar të rendit të dytë, sepse së pari: “janë të obliguar ta mësojnë gjuhën e shtetit, kurse popujtë “shtetëformues” e kishin si nënçmim ta belbzojnë ndonjë fjalë shqip. E vërteta, askush nga LKJ nuk donte të mësojë se kishte ardhur koha dhe ishte piekur momenti që bota ta kuptojë se në: “Jugosllavi është mbi gjysma e kombit shqiptar dhe se trojet e tyre janë okupuar. Shtrohet tash pyetja: a mund të lëvizëte lokomotiva kombëtare shqiptare në dy shpejtësi, apo duhej riparim shoqëror dhe politik për ta gjetur drejtimin e çlirimit. E vërteta, çlirimi nuk do të gjëndet aq lehtë, sepse nga poshtë lartë, ishte krijuar bindja se pushteti okupator ishte aq stabil dhe i fortë, se që dominoi dhe u preferua zgjidhja e rrugës së veprimin ilegal, për për ta larguar okupatorin obskurantist nga trojet etnike. E vërteta, rruga ilegale ishte mjet, por edhe metodë bashkohore, sepse populli as nuk kishte forcë e as organizmi e dituri për një luftë eventuale, nevojë ajo që do të realizohet, vetëm në fund të shekullit, kur shteti katrahurë Jugosllavi, në të katër anët u dridh nga  zjarrri, edhe nga ata që e kishin themeluar. Pra, dridhjën dhe rrënimin shqiptarët e realizuan në koperim, jo të vetmuar. Të vetmuar mbetën vetëm serbianët që më në fund u shpallën edhe kriminelë lufte dhe të urrejtur në tërë kontinentin.   

Kombi dhe shteti i përbashkët parullë e krijimit të klimës për ideologjinë shpëtimtare 

Në këto rrethana të meditimit teorik të forcimit të Jugosllavisë, natyrshëm do të lind një konstatim i ri se: “Udhëheqësinë shqiptare me vështërsi i kemi konvertuar në jugosllavë, por nëse tentojmë për t`i konvertuar në serbian, atëherë do t` i humbim Jugosllavinë, edhe do ta humbim edhe Kosovën”. E çka mendonte dhe kishte programuar Adem Demaçi, në anën tjetër që shqiptarët, jo vetëm të çlirohen por edhe ta themelojnë shtetin e dytë me fuqinë e armës, kuptohet se këtë trasformim rinia shkollore e shihte me krijim të shansës së bashkimit, por vetëm  me luftë të armatosur çlirimtare. Lidhur me këtë është me interes kombëtar të spjegohet se demonstratat e 27 nëntorit 1968 në Kosovë, e gjetën Çështjën shqiptare në luftë për: “lojën e madhe, që së pari të lëkundën themelet e Jugosllavisë, e pastaj mbetej detyra që gjenerata pasuese ta vazhdojë luftë aty ku kishte mbetë, sepse shumë partiotë u burgosën ose u izoluan, por kurrë “kroi” i ujit të kthjelltë nuk shterri,sepse më 1981 shpëprtheu si vullkan. 

Demonstratat shqiptare të 27 nëntorit 1968, spjegoheshin nepër tubime në dy mënyra: Një palë theksonte se vetëm politika e Rankoviqit i shpëton kufijët e Jugisllavisë (centralistët), ndërsa pala tjetër theksonte se çështja në Plenumin e Brioneve (1966) ka mbetë zvarë sepse është dashur të botohen të gjitha dosjet e UDB-ës dhe të shihet ku ishim dhe çfar dëshirojmë për t` i shëruar ato plagë njerëzore (decentralistët). Me këto rezonime u dëshmua se Rankoviqizmi nuk ka vdekur, së pakut në Serbi dhe Mal të Zi, por ajo ideologji,  vetëm e pret shansën e krijimit të rrethananve dhe pastaj të ngris kokë për ta vazhduar “zejtarinë” e vjetër kriminale, aty ku ka mbetur. Lidhur me këtë, me shkuarjën e një delegacioni shqiptar te J. B. Tito më 10 dhjetor 1968, ku u kërkua që Tito t` i lejojë të aplikojnë “burgime masive”, do të marrin përgjegje negative se: “Ato demonstrata ishin lojëra të fëmijëve”, u krijua hapësira që loja e madhe të transferohet, por tash duhej përgatitje dhe kushte të tjera, sepse edhe armiku nuk flen. Pas debaklit të politikanëve shqiptar në Beograd, e të cilët më tepër shkuan për ta prekur pullsin se cili do të jetë fati i tyre politik, do të prononcohet Eduard Kardeli me këto fjalë, në një plenum të KQ LKJ me dyer të mbyllura: “Nuk duhet lejuar që padrejtësia ndaj shqiptarëve të konverohet në drejtësi të tepruar për serbët, sepse kjo do të thot kthim në kohën e para vitit 1966, me metoda të renovuara policore”. Në lidhje me këtë E. Kardel shënon pyetjën: “Pse po e ndryshojmë kushtetutën gati për çdo dhjetë vjetë? Po e ndryshojmë sepse dimenzioni rrevolucionar i luftës sonë çlirimtare po kërkon përshtatje krahas rritës së zhvillimit. Pra teshat po ia adaptojmë “teshat”  trupit të shtetit, sepse autoriteti i tij po rritet jo vetëm brenda por edhe në botë. E shqiptarët që po RRITËN intelektualisht duhet të marrin si shpërblim që Kosova të jetë ELEMENT i FEDERATËS, por duhet spjeguar se a mundet të jetë njëkohësisht edhe njësi e federatës”, që do të thot Republikë, që do të spejgohet se duhet ndryshuar teshat. E shtojmë ne se mu këtu qëndronte kontesti se serbët mendonin që gjithëmonë duhet të mbetët një rreth shoqëror i njejtë, në pozitë të ngurtë (Semper idem), ndërsa shqiptarët sa më tepër po kërkojnë ndryshime kushtetuese, duke shtruar gjithënjë rrugë dhe kërkesa ndryshe (semper difetencialis), çështja shqiptare po legalizohej se meriton kujdes, por ai kujdes së pari duhej të bëhej “niçah te mbreti i kuq”. E këtu sharra nuk kishte fuqi aq të fortë sa që “niçahi” të pranohet. 

Duke i hulumtuar dokumentet e kohës, vërehet qartë se në shoqërinë serbiane ishte piekur qëndrimi se:” Sa më e thellë të ishte padrejtësia ndaj shqiptarëve, aq më tepër forcohet pushteti centarlist  dhe stabilizimi  i shtetit sigurohet shlirshëm”. E realiteti ishte në tërësi ndryshe, se sa më e pazhvilluar të ishte Kosova, me shumë padrejtësi që e shoqëronin, aq më e thellë ishte kriza jugosllave e sidomos pozita dominante serbiane. Në lidhje me këtë, vrehej qartë se pas Luftës Dytë Botërore, nuk ishin sheruar palgët e vjetra shqiptare në fushat kryesore të jetës dhe tretëmanit juridik. Në lidhje me këtë konstatim, nëse bëjmë një krahasim të pozitës së shqiptrëve në baza kushtetuese nga vitet 1946, 1953, 1963, 1969, 1974, në fushat thelbësore të shtetit, shihet se me shumë kujdes ruhej PERIFERIA e FEREATËS, sepse për brenda duhej të mbetej burimore, sepse serbët nuk pajtoheshin me asnjë ndryshim të statusit të Kosovës, so detonator i krizës jo vetëm të borqeve enorme, por edhe i moskënaqësisë së popujve tjerë të federatës. Këtë pozicion serbet e mbanin nga fakti se ashtu ishte sanaksionuar në AVNOJ më 1943, ku ishin pozicionuar “kombet shtetëformuese”. Madje, pasi që i kishin menjanuar dokumentet që e konsoderonin shqiptarët dhe hungarezët popuj “shtetëformues”, qarqet serbiane e kishin krijuar sintagmën “Partia shtetëformuese”, duke aluduar se do ta realizojnë krijimin e kombit jugosllavë, ku pastaj si finale të gjithë joserbët, duhej të shkrihen në serbianë-ose jugosllavë. Mu për këtë, serbët kishin kontratë me Turqinë që popullsinë shqiptare ta shpërngulin në Anadolli, dhe viset e tyre të serbizohen plotësisht. Për këtë shkak serbët dhe malazezët (Millovan Gjillasi dhe Aleksander Rankoviqi organizuan lukuidimin e Vasil SHANTOS në fillim të shkuritit 1944 në afërsi të Shkodrës, e në vijim  orgnizuan atentat ndaj Miladin Popoviqit më 13 mars 1945, madje i kurdisën edhe një serë problemesh tjera për t` i “pozicionuar” shqiptarët si popull anti jugosllavë. Vasil Shanto ishte  kandidat e KQ PKSH dhe pjesëmarrës në AVNOJ, me dokumenta në pliko, të cilat pas atentatit i përvetësoi Millovan Gjillasi. 

 Serbët me ngulm sidomos pas Plenumit Brioneve, do ta shtrojnë në qarqet ushtrake se parulla “L` Etat, c` est moI”, duhej të koncentrohej në realitetit se: “Shteti jemi ne serbët”. Dhe sa më shumë që ndryshimi kushtetues ua mungonte këtë pozicion, serbët sidomos në ushtri do të prqëndrohen që asgjë mos t` ia lëshojnë rastit dhe zogu mos  t` u dali nga dora. Lidhur me këtë në disa etapa brenda qarqeve të pushtetit, përfaqsuesit serbian në federatë, do të shkojnë aq largë sa që duke menduar se sllovenët dhe kroatët kanë SPONZOR në Perendim, e duke u përpiekur me i frigësuar, do të vësulen mbi shqiptarë, duke thelsuar hapur se: “Për çdo të keqe në Jugosllavi, fajtor janë shqiptarët”, ndërsa aty diku afër tyre “pushojnë” edhe sllovenët dhe kroatët. Kështu mendonin serbianët, se do ta ruajnë pozitën e tyre duke i kërcnuar shqiptarët e duke menduar se pas këtij kërcnimi do të trembën edhe sllavët katolik”. Pra me asnjë çmim serbët nuk donin të fusin në pazar filozofinë: “Primuas inter pares”, sepse mendonin se janë vetëm ata. 

Demonstratat e vitit 1968 shtruan një rrugë të re në histori  

Nëse lexohen dokumentet e kohës (sidomos të LKJ-ës) vrehet një realitet shumë konvertibil për pozitën e Titos, kur janë në pyetje shqiptarët,  aty kah mbarimi i vitit 1963, (Tito) do ta lexojë Programin e Adem Demaçit (LRBSH). Pas leximit, do të konsultohet detalisht me Vlladimir Bakariqin. Nga ai konsultim Tito do të pozicionohet se: “duhet afruar në të gjitha nivelet Fadil Hoxhën, i cili kishte autoritet në popullin e tretë në Jugosllavi, por që njëherit ishte i cilsuar se është i vetmi njeri që mund t` i afrohet HIES së Enver Hoxhës”, e kjo për faktin se Enveri kishte autoritet më të lartë se sa Fadili. Dhe, me kalimin e kohës, afrimi do të ndodhë. Por Fadil Hoxha i ka sherbyer Titos për ta siguruar pullsinë se deri ku shtrihet forca politike dhe ushtrake e tij, dhe njëherit deri në cilin nivel është i pozicionuar si shqiptar, që është i përkushtuar ta arsimojë kombin  e vet, sepse në arsimim e sheh shpresën e barazisë dhe afrimit me Tiranën në të njejtën, ku është shkolluar dhe formuar se karakter shqiptari që nuk zbrapset”. (Lexo për këtë edhe Bisedën e Lik Seitit me Enver Hoxhën në Tiranë, lidhur me takimin me Fadil Hoxhën më 1970 në Beograd në librin: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1990/97; Dosja e Fadil Hoxhës, për hetime 1941-1986 në A KQ LKJ/1986, f. 812.).  

Sipas dokumenteve të kohës asnjë intelektual serbian nuk donte ta kuptojë se pozita e tyre ishte e ndërtuar mbi filozofinë politike të SUPREAMCISË  dhe përvetësimeve me dhunë policore dhe ushtrake në etapa të ndryshme, sepse vetëm populli i tyre kinse ishte shtetëformues. Prandaj, prejardhja e krizës në cilëndo periudhë qoftë, kur është në pyetje Jugosllavia si krijesë artificiale,  nuk spjegohet me fjalë filozofike dhe fonema marksiste, sepse konflikti shqiptaro- serbian ishte ngulitur në këtë pozicion si një insufiecë organike e tipit të luftës së ftoftë: “shpëronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve (SH+SH+SH+SH). Së këndejmi, serbët e kishin gjetur tipin IDEAL për ta zavendsuar politikën e DINASTISË  dhe të Aleksander Rankoviqi, i cili duke u gjetur në përskajësi afër Titos, do të arrijë për të notuar duke shpërngulur në Anadolli jo më pak se 455 230 shqiptarë deri në Plenumin e Brioneve në Anadoll, e ai ishte Krste Cervenkovski. Tragjedia shqiptare me K. Cervenkovskin që e kishte marrë autorsinë e shpërnguljës shqiptarëve nga Shkupi, ishte e maskuar por edhe e siguruar, sepse mbante firmën:  Marrëveshja “XHENTELMENE” Tito-Kyprili, Split 1953, për deportimin e Shqiptarëve në Anadoll. Autori këtë pazar e ka zbërthyer së pari më 1974 në Novi Sad në një simpozium. Shigjetat aty janë thyer së pari ndaj Mehmet Hoxhës, i cili e arsyetonte se: “Xhentelmeni” ka ardhur  natyrshëm dhe si prapambeturi shqiptare, sepse ende ëndrrojnë turkun”?!!. Natyrisht se aty (në N. Sad) pohimet e Mehmet Hoxhës janë bërë copë e grimë nga Ali Hadri, Zekeria Cana dhe Hakif Bajrami. Lidhur me këtë Mehmet Hoxha nuk do të ndihet për së gjalli dhe vdiq në Beograd, aty ku  e kishte grazhdin. Po, po kundër këtyre lakejëve është dashur ta ngritë zërin çdo intelektual shqiptar, por mjerisht ka pasë oportunizëm dhe lëpirje të piatave të Beogradit për inflacion. Tani, shumë korba janë bërë shqipe dhe po shkruajnë e po flasin thua se “asgjë nuk ka ndodhë”.  E kur të botohen dokumentet, e do të botohen, emrat e tyre do të kundërmojnë  sikurse kur cof derri më gurishtë. 

Në disa dokumente të LKJ-ës shkruan tekstualisht se: më 1959 A. Rankoviqi do të kërkojë personalisht që: “Populli shqiptar në Jugisllavi të qitet jashtë ligjit” (Van zakonski narod). Madje Marko Nikeziqi do të shkojë edhe më tej duke kërkuar që: “Populli shqiptar në Jugosllavi (lexo në Serbi) të “shpërndahet si inekzistent”(1962). Madje, për të mbiell pasiguri do të propozohet që në viset ku jetojnë shqiptarët: “Ushtria të ketë kompetenca shtesë”. Pra, me këto pozicione sigurohet dhe nuk pranohet që Kosova të jetë “element i fedratës”. Por  këtë nocion konceptual  luftohej nga taborristet e centarlizmit ta kanë, vetëm republikat si njësi federale. 

Në dehjen e tyre historike serbiane, do të kemi si praktikë në realitetin jugosllav, si thot S. Frojdi “Një sekundë sukses mjafton për t` u kuptuar se kemi të bëjmë me veti megalomane dhe të smura patologjikisht”. Më konkretisht,  S. Frojdi e spejgon këtë fenomen me fikjën e cigarës në mish të gjallë, nga njeriu që është i smurë mentalisht. Ky ves i megalomanisë dhe derxhës virusale serbiane me shovinizëm. e ka dërguar popullin serbian disa herë në greminë, gjatë historisë. Dhe kur e kanë parë se janë në greminë, serbët si të zmuarë, kanë zënë të propogandojnë se jemi “popull i qiellit”. Dhe kjo veti nuk është e re. Bje fjala luftën e paqenë të Kosovës (1389) serbët e kanë shpallë se kanë fituar për inati të bullgarëve, që më 1371 në Maricë e kishin humbur luftën me osmanlinë. Madje në atë luftë Princ Lazari nuk merr pjesë por e pranon vazalitetin e Sulltanit. Ngjajshëm edhe më 1948 dhe më 1966 udhëheqësia serbiane, nuk e pranon debaklin e tyre se “nuk mundet për t` iu ndihmuar Nëna Rusi”, serbët prap provojnë për të hangër në dy piata, dhe çuditërisht në këtë pozicion përkohësisht kanë sukses.       

Pse nuk u denua Fadil Hoxha më 1981 

Fadil Hoxhën e mbrojnë sllovenët, por e injorojnë pozitën e tij kroatët, sespe ruhën që “energjinë” e tyre ta shfrytëzojnë për t` i sulmuar maqedonët dhe boshnjakët agresiv. Kjo ndarje e rroleve duhet të eskplikohet me referenca, por tani për tani opino ni do ta ketë vetëm këtë informatë se: Sllovenët ishin pozicionuar ta kanë UDB-ën në Kosovë në emër të Fedratës, ndërsa kroatët ta kanë nën zap partinë”, por harruan kinse forcën ushtrake duke menduar se Stane Dollanc do të i amortizojë disa gjenralë me pozitën që do ta merrte si zavends i Titos. Në këto nivele lufta ka qenë më e ashpër se sa rrethanat e demonstratave në Kosovë! Pse, sespe ushtria, mendohej se duhet, bile në rrethana të diktaturës ushtrake që ishte instaluar në Kosovë, Nikolla Lubiçiqi do të sigurojë primat edhe për faktin se Pera Stambolliq ishte me te. 

                                    Përmbyllje 

Filozofia politike e demonstrave shqiptare më 1968 nuk ishte fiktive, por nuk kishte bazë as kalnore e as elitiste, por shkurt vinte nga një grup patriotësh që ishin për një hap para se shtresa më kombëtare ta kuptonte momentin dhe ta shfrytzonte shansën evropiane. Me fjalë tjera demonstratat po i tregonin popullit shqiptar se është ora DYMBDHJETË për reflektim kombëtar. E refletimi ndodhi në proces shumë të ngadaltë, sa që lindja e UÇK-ës u realizua në një rrethanë të pjekurisë evolutive, dhe mu për këtë UÇK ishte PROJEKTI më sublim kombëtar pas shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 XI 1912. E demonstratat e vitit 1968 ishin një urë, në mes. 

Filozofia politike e demonstrarve shqiptare në Kosovë më 1968 është një koncept racional që duhet studiuar nga shumë kënde, sepse për faktin se çka ka ndodhë është shkruar mjaftë. E vërteta, dallimi në mes demonstratave të vitit 1968, 1981 dhe 1997 është substancial. Derisa më 1968 në qendër të vëmendjes ishin studentët, më 1981 në qendër të aksionit ishin studentët dhe jo profesorët. Kurse më 1997 në qendër të vëmendjës si demonstrues ishin profesorët dhe studentët. Mbi këto themele u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si projekti më sublim kombëtar jo vetëm shqiptar, por edhe evropian, sepse me këtë luftë populli u rreshtua andej kah e ka vendin, kah NATO dhe SHBA, me shembullin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe me shkollën e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit LEGJENDARIT në ball. 

Prishtinë, më 22 gusht 2022

Thirrje për përkrahjen e aksionit për ndalimin e shamisë në shkollat shqiptare

0
Nga: Afrim Caka
____
Gjakovë, 20 gushtë 2022
O shqiptar, hapni rrugë mendjes. Jo errësirës…
Duda Balja me sytë e Erdoganit i dolën në ndihmë edhe talebanët e Ilirides Totti Kumanova nga Ilirida, Ragmi Asani nga Tetova, i cili punon dhe jeton në Zvicerr dhe nga kulishët e Vuçiçit etj., që ulërijnë për shami e ferexhe… Shoqëria e ka humbur nacionalizmin dhe karakterin kombëtar mbi ndërgjegjen e njeriut. Duda e Baljes me këta talebanë nga Ilirida e Dardania deshirojnë ta shtojnë me frymën e shnjtë shaminë dhe ferexhenë…
Sot, pas 22 vitesh kombi dhe kultura shqiptare po ndeshet me shpirtërat e humbur afroaziatik, Duda Baljen, hoxhallarët dhe Serbinë. Me origjina tejet të dyshimta etnike… Kjo tërësi mund të përcaktohej si një gërshetim i fundmentalizmit islamik përqëndrues dhe ngjitshmërisë së ndërthurur me ortodoksizmin sllav serb.
Unë e zgjodha me qëllim Duda Baljen dhe hoxhallarët. Hoxhallarët e dinë mirë që shamitë dhe ferexhetë janë veshje arabe. Në këtë botë hoxhallarët janë njerëzit e vetëm, të cilët e dinë se nuk janë muslimane. Hoxhallarët, por veprimtaria e tyre profesionale varet tërësisht nga këto shami e ferexhe. Ata nuk mund të thonë të vërtetën, sepse atëherë do t’i humbitnin të gjitha ato rituale janë thjeshtë truke e mashtrime.
Sa djaj me veladon e kafshuan Dardaninë!
Vend ku shkatërrohet kultura e historia. Vend i mbushur me tradhëtar e spiuna. Ku hedh valle turku e shkjau. Si qytetar dhe si një ish i burgosur politik gjakovar – shkrova këtë letër për mekatët e Duda Baljes dhe për hoxhallarët ku morali shqiptar struket vrimash e minaresh. Askush të mos mungojë në këtë orgji antikombëtare!..
Dardania në rrezik, një temë që sipas tij duhet të bashkojë të madh e të vogël, të majtë e të djathtë. Si ka mundesi që të lejohet kjo racë e “felliqur leshtorësh” të denigrojë jetën tonë, kulturën tonë, historinë tonë, shijet tona, të na bëjë jetën ferr. Këto goditje fundamentaliste bienë mbi kumarxhinjtë dhe mbi gjoksin e kalbur të opozitarëve në parlamentë e në media.
Deri kur do te vazhdoje vrugu dhe llumi i hoxhallarëve të mbulojë floririn e kombit, KULTUREN… Unë e kam kundërshtuar me forcë dikur teorinë e disa miqve të mi, përfaqesues të xhamive dhe teqeve, të cilët thoshin “PO ZBRITI SHAMIA NË DARDANI, ATDHEU ËSHTË NË RREZIK.”
Jemi në rrezik emergjent, sepse shamia e ferexheja, jo vetem ka zbritur në qytet, por është edhe në drejtim. Kamë “frik” se Albin Kurti pas deklarates të cilën e ka bërë për shamin, nga votuesit mund të kthehet si bumerang! Mos lejo z. kryeministër dhe mos ndrysho qasjen kombëtare!
Kush i sajoi shamit! Duda apo Hoxhallarët të dehur nga dashurija ndajë kulturës arabe e turke, me një urrejtje patologjike ndaj kombit etnik shqiptar?
Serbia apo Erdogani?..
Popull i çakërdisur, pa vetëdije kombetare, i marrë pa tru dhe i verbuar nga errësira! Dardani je katandisur në mes Dudes e hoxhallarëve. Zoti dhe shamitë janë bërë biznes për Duden dhe hoxhallarët. Të cilët e humben toruan, sepse të gjitha këto provokime bien në kundërshtim me kulturën dardane.
“Ku po shkonë Shteti ynë sekular?”
Kombi në rrezik!
Apo vdes fjala Dardani!
Të gjithë talebanët gjak prishur thonë: “Erdhi fundi”.
Koha e turpit! Që ban sherr me vehten, e vehtes i nxjerr sytë. Koha e tradhtarëve dhe maskarenjve! Tash e 520 vjet han mutin e vet! Kemi njëzet vjetë në këtë vend të “qelbur” që jetojmë nga pamoraliteti. Sa krime pampraliteti rëndojnë mbi ta!”. Përse moralitetit ynë do t’i duhej të kacafytej me ndonjë zdap të pjelle prej kushedi ç‘xhungle a baltë, që ishin lindur për tjetër zonë të shqiptarëve, e nën tjetër pjell? Ne nuk duhet të lejojmë që të vendoset shamia e ferexheja në kokat e femrave shqiptare nga plehërat përkatës.
Qëllimi psikologjik që përcakton gjithë mendjetë tona, ndikon gjithashtu në zgjedhjen e kultures, shkallën e zhvillimit dhe të veprimtarisë së atyre aftësive konkrete psikologjike, të cilat i japin formë dhe kuptim perceprimit tonë të tempujve të diturisë dhe tempujve të errësirës që na rrethojnë. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të armdhmen e kombit.
E dua Dardaninë. Mbase duhet ta doni edhe ju që keni gjak shqiptari… Ata që e kanë seriozishtë kombë e atdhe! Por plagët e atdheut, tërheqin gjallesa tjera shkatërruese. Tani e dimë se çdo të thotë për një komb që ka keqkuptim me vetveten, t’i shuhen befas shenjat e lashtësisë, kultura, pikat e orjentimit, ashtu siç shuhen faret, në një terr të madh. Përse gënjeshtrat lidhur me Zotin ka kaq shumë sukses? Duda Balja me hoxhallarëte e saj marrinë fuqin duke përfituar nga mungesa e mbretërisë shqiptare. Tragjedia e dikujtë është fati i tradhëtarëve dhe antishqiptarëve. Pikërsiht falë lëkundshmërisë së deputetëve trutharë, gënjeshtrat e mashtrimet me zotin ka kaq suskes.
Miq, pyetja e parë:
Mbase për ata që i përkulën Duda Baljes, e kundërta duhet të jetë “diçka shumë e keqe edhe antikombëtare”, por e pa natyrshme. Çfarë e ka bërë Duden e lakuriqavet një pre kaq të lehtë për hoxhallarët dhe besimtarët radikal me konceptin e tyre antikombëtar, armiqësore ndaj kulturës shqiptare??? Nënvetëdija e Dudes dhe e hoxhallarëve, errësira e tyre e brendshme, është ajo që e zgjedhin të keqen.
Teologjija muslimane pohon se Duda i kundërvihet së keqës. Kështu duket në vështrim të parë, por po të vështrosh më në thellësi do të shihni se deputetja Dudija e Baljes se në të vërtetë ajo nuk i kundërvihet së keqës, por lashtësisë dhe kulturës shqiptare. Duda se bashku me hoxhallarët kishin zgjedhur pikërisht vdekjen e kësaj të fundit. Dhe kjo nuk ishte ndonjë metaforë.
Duda Balja kerkon, të lejohet shamia në shkolla. Mendja e shkurtë punon në këtë vendë me bilancin tregtarë me Serbinë, Rusinë dhe Turqinë! Po, po! Kush e ka aparatin tretës në tru, si Duda Balje mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje… Ti, Duda e Dudes e përdorë shpeshë këte dhe mirë e bënë! Shumë kohë më parë hoxhallarët dhe Duda e Baljes zbuluan se shqiptarin mund ta detyrosh t’i besojë hoxhës vetëm atëherë kur ai për ndonjë arsye të jashtme ka prirjen për të qenë kundër kombit shqiptar. Sapo Duda shfaqë një prirje të tillë, shndërrohet në skizofrene. E tërë qenia e saj është pjesë e natyrës sesi ta çorodisin dhe shkatërrojnë femrën shqiptare. Jo. Jo. Dudije. Ti s’mund të jesh deputetja e jonë. Sepse ti sje shqiptare. Nuk je e gjakut tonë.. Je e kombësisë, e shtetësisë serbe ose turke. Për të gjitha këto, t’i s’mund të jesh kurrë deputetja e ynë.
Pirdhu..! Ik! Shporru me gjithë hoxhallarët e tu..!
Sokratët e kohës moderne vrasin vlerat kombëtare… Me respekte u flas dhe i shkruaj atyre që kanë gjak shqiptari dhe dëshirojnë të arrijnë dëlirësinë nga errësira mesjetare turke. Dardania në rrezik, kundër shamis e ferexheve duhet të bashkojë të madh e të vogël, të majtë e të djathtë. Dudije mos i tërhiqni femrat shqiptare drejt errësirës. Dalin në televizor gjithfarë trushkulurish, që prezandohen madje si studiues musliman e arab dhe deputete të shquara, e fill pas tyre, shqiptarët natyrisht, të tjerë, me peshë e pa peshë, shqiptar të shquar zuzarë, me shkak e pa shkak..
Shqiptari dhe kultura e tij trajtohet aq poshtersishtë nga politika e tradhtarët e kombit. Dudad krijoheshin sa herë që partit opozitare dhe mazhuranca kishin nevojë për të shpërndarë një ide antikombëtare, për të përligjur kuturën shqiptare ose një vijë të re politike. Ata ishin dy llojesh:
“Të gjallë e të vdekur”.
Mos vallë a nuk e kemi vënë re gjatë këtë gjë gjatë tërë historisë?
Shteti ynë ka shumë fytyra, por këto më poshtë janë dy më të ndyrat që na shfaqen rëndom çdo ditë. Gafa e Duda Baljes në Parlamentin e Daranisë: DUDEN e BALJES solli në pushtet aleanca e qelbësirave. Na premtuan se do ti denojnë kapjen e shtetit dhe korrupsionin mbi popullin shqiptar por.. Na genjyen. Na terhoqen zvarre ne llumin e mashtrimit. E kthyen Dardaninë ne batakun e korrupsionit, të fundamentalizmit, vjedhjes, shkaterrimit dhe degjenerimit moral e kulturorë.
Plagët e Historisë ende nuk janë tharë e mbyllur nga sundimi turko-sllav, harresa ende nuk e ka përfunduar punën e saj, veçse mund ta marrim me mend se si një ditë deputetja Dudije, deputeti Lushtaku do të njihen vetëm nga shënimet në fund të faqes, njësoj si 80-të deputetët që e votuan demarkacionet me Debellde e Çakorrë, të cilët jashtë “Komedisë parlamentare” nuk do të ekzistojnë më.
Sikur historia e kultura shqiptare nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej tyre. Madje, me kalimin e kohës, do të ndodhte që një pjesë e madhe e miteve të deputetëve opozitar dhe atyre hoxhallarëve të përçudnoheshin aq fort duke kërkuar mbulesa arabe në shkollat shqiptare, sa të shkaktonin “vrasje e ploja”, pasojat e të cilave do të ndiheshin për shumë vite.
Një nga gabimet më të shpeshta kur flitet për Dudijen është ta shohësh atë vetëm si deputete të “ferrit”, duke harruar se kjo pjesë nuk është veçse një tradhëti e errësirës, e pa ndarë nga dy të tjerat:
“Vdekja e kombit shqiptar”.
Kan være et bilde av tekst

100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina së shpejti do t’i gjejmë të përmbledhura në Monografinë e vëllimshme të autorit Esad Rexhep Ejupi

Nga Arif Ejupi

Futbolldashësit shqiptarë së shpejti do ta kenë në duar Monografinë e Mr.sc. Esad Rexhep Ejupi,”100-VJET KLUBI I FUTBOLLIT PRISHTINA 1922-2022”

Autori në këtë libër përshkruan veprimtarinë njëqindvjeçare të Klubit Futbollistik Prishtina.

Kjo skuadër edhe pse veproi në kushte të rënda ekonomike dhe e penguar vazhdimisht nga regjimet diktatoriale të Serbisë, prapëseprapë mbeti adresa më e pëlqyeshme e rinisë shqiptare.

Me Klubin Futbollistik Prishtina përveç Kosovës frymoi edhe Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Ohëri, Prespa, Manastiri, Kërçova, Ulqini, Kraja, Pazari i Ri, Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Të dielat në Prishtinë sidomos gjatë viteve 1983-1988, kur skuadra ishte anëtare e elitës së futbollit jugosllav ishin festë e vërtetë.  Që nga mëngjesi e deri  në orët e vona të natës jehonte kënga dhe vallja.

Kur, Prishtina shënonte fitore ndaj skuadrave kampione festa s’kishte mbarim. Deri në skajet më të largëta të kryeqytetit dëgjohej kënga “Besa-Besë” që në njëfarë mënyre u shndërrua edhe në himn kombëtar.

Hartuesi i kësaj monografie duke qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve edhe pse i specializuar në fushën Juridiko-financiare, qysh si nxënës i shkollës 8-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës, koleksionon çdo artikull që ka të bëjë me skuadrat e Kosovës në futboll e basketboll.

Në këtë hobi Esadi përkrahet edhe nga i ati Rexhep Selim Ejupi, që ishte njëri nga mësuesit dhe nëpunësit e parë të trevës së Llapit.

Ai fundjavat i rezervon për përcjelljen e ndeshjeve të skuadrave të futbollit si: FC Llapi, FC Prishtina, FC Trepça, FC Liria, FC Vëllaznimi, FC. Drita, FC Besa, FC Kombinati Industrial Ramiz Sadiku, FC KEK-u etj.

Si ndjekës i rregullt i këtyre skuadrave përshtypjet e veta përgjatë 90 minutave çdoherë i regjistron në letër.

Me siguri kjo formë e mbajtjes së shënimeve të detajuara ia shton kurajën dhe guximin për portretizim të figurës së Fadil Vokrrit, Esat Mehmetit, Kujtim Shalës, Besnik Hasit, Ardian Koznikut etj, të cilët edhe jashtë Kosovës me lojën e tyre të bukur lanë gjurmë të pashlyeshme.

Esadi nuk lejoi të mbeten të margjinalizuara as edhe futbollistet e para shqiptare Afërdita Sabri Podvorica, dhe Fatmire Bajrami-Alushi, të cilat një kohë të gjatë na kanë ndritur fytyrën duke luajtur me mjaft sukses në skuadrat më të njohura të Gjermanisë.

Bile, Bajrami-Alushi mbi 10 vjet ka luajtur edhe për reprezentacion e femrave të Gjermanisë.

Ajo karrierën e saj të bujshme e ka mbyllur më 30 qershor të vitit 2015 tek gjiganti francez FC “Paris Saint Germain”

Esadi duke e ndjerë si ushqim shpirtëror gazetarinë sportive më 2016 të gjitha intervistat, analizat dhe raportimet nga terreni i përmbledh në librin “Gazetaria më shumë pasion se profesion”

Ai gjatë viteve nënokupim ka qenë korrespondent i Radio Rilindjes nga Dyseldorfi i Gjermanisë.

Me të përfunduar lufta kthehet në vendlindje edhe së bashku me z.Gani Kosumi, veteran i gazetarisë sportive në Kosovë, vite me radhë e mbajnë me lajme të nduarnduarta nga sporti në vend e botë portalin viziv “Sporti në Republikën e Kosovës”

Falë angazhimit të Esadit adhuruesit e futbollit gjermanë nga Kosova, mbahen të informuar në kohë me të gjitha zhvillimet në Bundesligën gjermane.

Nga dëshira që të marrë njohuri shtesë studion edhe gazetarinë me brezin e parë të studentëve në Kolegjin AAB të Prishtinës.

Ndërkohë, Departamenti i Thesarit Amerikan, zyra në Kosovë e certifikon si Instruktor kundër krimit financiar.

Ai si ekspert i kësaj sfere që nga viti 2008 mban pozita udhëheqëse në Agjencinë kundër Korrupsionit të Republikës së Kosovës.

Duke qenë ithtarë i idesë që korrupsioni si kanceri i një shoqërie duhet të luftohet me të gjitha mjetet publikon në gazeta edhe disa artikuj që kryekëput trajtojnë këtë problem të ndjeshëm.

Ejupi, gjithashtu është autor edhe i doracakut “Konflikti i Interesit” libër ky i botuar më 2014 nga shtëpia botuese “Faik Konica” e Prishtinës.

Më 2020 do ta botojë librin tjetër të kësaj fushe “Për Vendimmarrje Pa Konflikt Interesi”

Ai mbi këtë temë që mbetet shqetësim i përhershëm i të gjitha qeverive të botës, ka prezantuar në Konferenca dhe Seminare Ndërkombëtare të organizuara në Köln të Gjermanisë dhe Tiranë të Shqipërisë.

Kohëve të fundit Ejupi, duke u bazuar në përvojën e fituar ia vë vetes detyrë edhe hartimin e një Monografie mbi veprimtarinë 100-vjeçare të Klubit Futbollistik Prishtina.

Vite me radhë gjurmon material në të gjitha arkivat e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kontakton lojtarë e udhëheqës të dikurshëm të skuadrës FC Prishtina.

Me të vjel materialin e domosdoshëm nis përpunimin e tij sipas kronologjisë. Kuptohet që shfaqen telashe sepse artikujt e fillimviteve të 30-ta, janë të paktë dhe mezi që deshifrohen.

Situatë e ngjashme vërehet edhe gjatë viteve të Luftës Antifashiste. Përkundër këtij fakti autori i kësaj Monografie tregohet këmbëngulës dhe këtë projekt të tij të nisur vite më herët e përfundon me mjaft sukses gjatë këtyre ditëve.

Ai si çdoherë korrekt  dhe i përpiktë në trajtim të ngjarjeve në Monografi përfshinë të gjithë udhëheqësit e Klubit Prishtina, trajnerët dhe lojtarët, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare.

Madje, në një prononcim të tij në një emision sporti në Radio Llapi thotë “Kohët nuk ndërrohen prandaj duhet t’u referohemi atyre, edhe pse të shumtën e herëve jo të favorshme për popullin tonë”

“Por, çdo veprim ndryshe do të çonte në shtrembërim të së vërtetës” Ejupi gjatë punës së tij hulumtuese Klubin e sotëm futbollistik Prishtina e gjen edhe me emra të ndryshëm sllavë si: Gragjanski, Jedinstvo, Proleter dhe Kosovo-Metohija.

Ata që e jetuan këtë përudhë e dinë fare mirë që Kosova edhe pas Luftës së Dytë Botërore e deri në mëvetësinë e saj u administrua nga Beogradi.

Prandaj, këto emërtime të ekipit futbollistik Prishtina me emra sllavë nuk i habisin ata aspak.

Asokohe shqiptarët e shtypur dhe të eksploatuar nga ajo farë diktature proletare luftën e tyre të vetme e kishin përqendruar në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Shkollimi, punësimi dhe integrimi i tyre në shoqërinë jugosllave as që diskutohej.

Ata duke mos pasur asnjëherë tretman të njëjtë me kombet dhe kombësitë e tjera të ish- Jugosllavisë, të gjitha regjimet e saj me të drejtë i konsiderojnë si fashiste dhe robëruese.

Autori i këtij libri të rrallë e me vlera të veçanta në më shumë se 900 (nëntëqind) faqe identifikon rivalizimin e shqiptarëve nga ana e serbëve edhe në sport.

Në vitet 1972-1973 Prishtina edhe pse ishte më njërën këmbë në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë, dështon në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Osjekut të Sllavonisë, ngase disa nga futbollistët serbë që atëbotë luanin për Prishtinën tregohen indiferent.

Gjatë u përfol që ata kanë bërë edhe kurdisjen e ndeshjes në mënyrë që Prishtina të mbetet jashtë realizimit të ëndrrës së saj të kahershme.

Po ashtu z.Ejupi duke shfletuar lëndën arkivore nëpër vite vëren që në Klubin Futbollistik të Prishtinës vinë futbollistë nga Serbia e Mali i Zi, krejt anonim dhe dukshëm më të dobët se ata shqiptarë,që luanin në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë,grupi i lindjes dhe në Ligën e Parë Futbollistike të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Kjo bëhej qëllimisht dhe me programe të veçanta vetëm e vetëm që Klubi Futbollistik Prishtina të mos shqiptarizohej.

Me gjithë padrejtësitë dhe sfidat Prishtina mbetet krenari jona kombëtare. Ajo më 1983 inkuadrohet në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë, dhe shpejt bëhet skuadër në zë.

Qoftë si mikpritëse apo mysafire ajo i gjunjëzon të gjitha ekipet me renome dhe përvojë të gjatë si:Cervena-Zvezda e Partizani të Beogradit, Hajduk të Splitit, Dinamo të Zagrebit, Velezh të Mostarit Zhelezniçar të Sarajevës etj.

Edhe pse pas pesë vjetëve largohet nga kjo Ligë më tepër si pasojë e rrethanave ekonomiko-politike ndihmë nga Prishtina do të kërkojë Partizani i Beogradit, kampion i disahershëm i ish-Jugosllavisë në futboll.

Ai në radhët e veta do ta angazhojë yllin prishtinas Fadil Vokrri, i cili edhe në këtë ekip do të jetë lojtari më i mirë. Vokrri derisa luante në Partizan ishte edhe futbollist standard i reprezentacionit të Jugosllavisë.

Përpos, Fadil Vokrrit më 1963 në Partizan të Beogradit ka luajtur edhe Zenun Brovina ish-futbollist i Prishtinës.

Brovina është shqiptari i parë që ka luajtur në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë. Tri-katër vjet pas Zenun Brovinës tek Partizani do të luajë edhe Luan Prekazi. Nëse nuk gabojmë Prekazi në Partizan shkon diku në vitin 1967.

Pastaj lojtarë të kësaj skuadre beogradase do të jenë edhe Kujtim Shala e Isa Sadriu.

Prishtina po ashtu me lojtarë i furnizon edhe klubet e njohura kroate FC Hajduk, FC Dinamo dhe FC Rjeka.

Ata që janë adhurues të vërtetë të FC Prishtina do të mësojnë shumëçka nga libri i z. Esad Ejupi, i cili edhe në paraqitjet e tij televizive lë përshtypjen e një kronisti të mirë të sportit.

Kjo monografi që shtjellon një shekull ekzistimi dhe veprimtarie të Klubit Futbollistik Prishtina, mendojmë që duhet të mbështetet pahezituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, apo nga ndonjë sipërmarrës ynë zemërgjerë që kupton vlera dhe rendësi të ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe sportive.

Libri në fjalë mund të konsiderohet edhe si enciklopedi sepse përmban të dhëna të faktuara të shoqëruara edhe me dhjetëra pamje.

Ai duke qenë i tillë pa mëdyshje do t’i rikthejë në retrospektivë adhurues e ish-lojtarë të shumtë të FC Prishtina.

Dritan Abazović shtetet shqiptare i shqiptonte ndër dhëmbë, ndërsa në Beograd ulërinte “Da je vječna Srbija”!

1
Në foto: Dritan Abazović dhe Porfirije, i pari i Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Beograd
Genc Prelvukaj, historian dhe këngëtar i njohur nga Prishtina
___
Që nga shfaqja e tij e parë, e kam identifikuar si demagog, njeri që për pak pushtet shkel mbi çdo parim kombëtar, prepotent deri në marrëzi që do të mbahet në mend për asgjë të vlefshme.
Shqiptar në origjinë që mbështetjën e vetme e mori nga serbët. I vetshpallur si armik i nacionalizmit ballkanik, derisa në anën tjetër faktorizoi institucionin më shovenist në ballkan: kishën ortodokse serbe.
Ky njeri shterroi dhe e përdori keq një pozitë të lartë, që një shqiptar tjetër do ta përdorte shumë më mirë. Një pozitë, që kush e di sa dekada do të duhen, të bjerë në duar të shqiptarëve sërish.
Një shqiptar që bëri bashkë boshnjakë, malazezë autoktonë, kroatë e shqiptarë për ta dërguar në shtëpi shkaku i lidhjeve me serbët. Shumë turp. Që skandalizoi shoqëritë ballkanike me deklaratat mbi Srebrenicën. Poshtëroi shqiptarët me thëniet mbi Skenderbeun.
Njeri që në fund tentoi viktimizimin duke thënë se shkarkohej shkaku i të qenit shqiptar, kur asnjëherë të vetme nuk veproi si i tillë. I dashuruar me serbët që kurrë nuk i denoi sjelljet e tyre në të shkuarën. Shtetet shqiptare i shqiptonte ndër dhëmbë ndërsa në Beograd ulërinte “Da je vječna Srbija”.
Më vjen shumë keq që kam pasur të drejtë për të, sepse doja të ma dëshmonte të kundërtën.

Kërcënimi me “Një shtatorin …”?!

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

..Një shtatori.

Një shtatori, ditë e parë e shkollës, apo ditë e shtatë e grëvës? Kreu i sindikatave të arsimit, Rrahman Jasharaj, ditën e djeshme, mbajti konferencë për gazetarë dhe njohtoj se, qe nga 24 gushti, punëtorët e arsimit të shkollave të mesme e të ulëta do të jenë në grevë. Pra greva do të jetë e pacaktuar, ”deri të reflektimi i qeverisë në kërkesat e sindikatave të arsimit”, tha Jasharaj. Në deklarimin e sotëm të ministres se arsimit, Arberie Nagavci, nuk dha as premtime për ligjin e pagave e as për kërkesat shtesë të Jasharajt. Ministrja, po ashtu deklaroj rreth shamisë se të drejtat e shkollimit janë të garantuara me kushtetutë dhe kështu nuk dha as më të voglen shenjë, qe mund të ndryshojë dic në këtë kërkesë të disa hoxhollarëve e përkrahësve të tyre. Ky qendrim i ministres Nagavci duhet përshendetur e përkrahur. Mbetet të shifet se një shhtatori do të jetë ditë e gezimit, sidomos e nxënësve, qe për herë të parë ja mësyejnë shkollës dhe të tjerëve, apo shkolla do të jetë e mbyllur. Me kujtohet, viteve të nëntë dhjeta, kur Serbia kishte mbyllur shkollat shqip, ishim organizuar për vetëmbrojtje. Atëherë, gjithë prindërit, se bashku me nxënës kishim mbushur oborret shkollore dhe bënim qendresë, qe të futeshim nëpër objektet shkollore. Situata kishte eskaluar sikur në Ucë të Istogut ku në mbrojtje të shkollës ranë heroikisht tre fshatar. Tani, pas 30 vitesh, prap, shkollat do të jenë të mbyllura më një shtator! A është ky veprim i menqur i udhëheqjes se sindikatave të arsimit dhe i kryetarit, Rrahman Jasharaj? Krejt prapavija e këtij paralajmërimi më duket politik dhe i dëmshëm. Pyes, Përse ditën e djeshme, dilet në konferencën për shtyp? Ditën kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë ishin takuar në Bruksel! Mos vallë ti jepet përkrahje Vucicit e ta sulmojnë kryeministrin, i cili kishte rreth veti tre përsona, qe bënin trysni, qe të lëshojë pe rreth reciprocitetit me Serbinë. A mos po u pengon këmngulësia e Albinit karshi Serbisë e bisedimeve? Vec këtij edhe nënkryetarja e PDK-së kishte dalë në kundërshtim të kryeministrit. Gjitha gazetat e Serbisë kishin shpërndarë deklaratën e Vlora Citakut Unë si ish punëtor i arsimit, duke parë mjegullimin e situatës dhe dyshimet qe kam, lidhur me këtë greve dhe protestat e kaluara, në kërkesat e kreut të sindikatës se arsimit, do të doja qe se pari të terhiqen nga këto kërkesa duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të Kosovës dhe gjithë Europes për shkak të luftës në Ukrainë. Po, pasi greva dhe mund të mbahet dhe është e drejtë e garantuar, propozoj qe nxënësve mos tu privohet e drejta. Pikërisht, propozoj, qe ditën e parë të shkollës të gjëndën nëpër klasa gjithë nxënësit më prindërit e tyre. Mos të mbyllen dyert e shkollave. Punëtorët teknikë të mbajnë rend e pasterti. Tu bëhët apel mësimdhënësve, qe të kthehen nëpër vendet e tyre të punës. Nese, nuk do të reflektojë pozitivisht apeli, atëherë të organizohet mesimi alternativ me ish punëtorët e arsimit në pension, studentë e intelektualë, qe deri në kthimin e tyre të vazhdojnë punën arsimin dhe edukimin nëpër shkolla. Nuk besojë, qe PISA do të vlerësojë më dobët se sa i ka vlerësuar nxënësit në këto vite të kaluara. Unë do të doja, qe me një shtator mos të mendohet në mësimin alternativ, po qe mësuesit ti presin nxënësit dhe ti pranojnë lulet dhe dhuratat nga ata.

Fahri Xharra: Gold AG  është pjellë që kundermon, që te vjen me vjellë vetëm kur e degjon emrin e tij

0

Shkruan Fahri Xharra

Çfarë njerëz jemi të cilët mbi 10 vjet ia dëgjojmë antishqiptarizmin e tij?

Kush je ti Gold AG që e sulmon dhe ofendon ministreshën e arsimit, Arbërije Nagavcin? Urdhër i Serbisë me siguri.

Kush je ti që duhet dëgjuar p..dhët tua në njollosjen e kombit? Kush je ti që jep fatwa kundër Kushtetutës së Kosovës?

Ti je një hiq ne duart e qoftëlargëve, ti je një pjellë e gabuar në mesi  tonë!

Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, rritja e lëvizjes vahabiste albanofobedhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.

Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë?

Në shtypin e Kosovës citohen  politikanët e ditës, deputetët e parlamentit të Kosovës si njerëzit e mediave pamore dhe të shkruara që janë të lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb në Kosovë; ata janë bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. Ata na dhunojnë.

Gold Ag . Kush është kjo pjellë e infektuar ? Kush na e solli në mesin tonë ?

Është pjellë e teorive agresive të hapura që i janë bërë viteve të fundit identitetit shqiptar. Është pjellë e keqe e disa akademikëve tanë , e institucioneve universitare e politikës dhe e mediave tona. . Është pjellë e konspiracionit anti shqiptar e posaçërish atij antiKosovë , i atyre që ju kerkojne shqiptareve me ngulm te heqin dorë nga identiteti kombëtar, në kembim te një identiteti tjetër, te copëtuar e gjysmak.

Ta dijmë mirë që Gold Ag është pjellë e ” ……Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën,(1913) Gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni – or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun…”

Gold Ag është pjellë e atyre:” që kërkojnë ndërtimin e shtetit fundamentalist islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara me ferexhe dhe ku burrat rrinë me mjekra dhe fustane, ku xhamia është vetë shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi.”

Gold AG është pjellë e frikës: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi” 7thoshte  Hakkı Paşa, (Ambasador Otoman në Itali(1862–1918))  . E do të delë , deshtën apo s ´deshën hakipashat e sotëm të të gjitha anëvë dhe shërbëtorëve të tyre në .

Albanofobët janë në   ne aksion  kundër shtetit laik të Kosoves dhe Kushtetutës së saj. Janë  në aksion të pergatitjes së antishqiptarizmit në Kosovë

Fajtorë për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë serbët, fajtorë janë shërbëtorët e tyre shqiptar albanofob.

Gjakovë, më 21.08.2022

Shamitë obskure dhe anakronizmi i kryeministrit Kurti

0
Nga: Idriz ZEQIRAJ
Kthimi i kryeministrit Kurti ke shamitë, përkrah temës madhore të reciprocitetit, deri në njohje reciproke me Serbinë, sikur zvetnoi edhe vet takimin e pritshëm dialogues. Prej më shumë se një shekull, shteti shqiptar është sekular, shteti i ndarë nga feja dhe anasjelltas. Propozimi i kryeministrit, për të ndërhyrë dhe ndyshuar ligjin ekzistues, për mbulesën me shami të vajzave, është anakronik, paradoksal dhe në kundërshti të hapur me aspiratat e popullit, që Kosova të bëhet pjesë e qytetërimit evropian.
     Deputetja Duda Balje, të cilën e admiroj, për qasjet e përgjegjshme në Kuvend, kësaj radhe ia huqi! “Nuk e paramendoj një muslimane pa shami”, – thotë ajo! Barrën që merr zonja Balje, kur flet në emër të grave muslimane, në rastin konkret, boshnjake, lë ta shohë vetën, që zbulon gjoksin deri në maje të cicave të saj! Prandaj, t`i lërë demagogjitë dhe t`i kontribuojë emancipimit të botës femërore, sepse, të paktën, në Ballkan, gjinia femërore, gruaja, krijesë e njerëzimit, është poshtëruar bollshëm, madje, ndër shekuj.
     Është e pafalshme, deri në marrëzi, për një kryeministër modern, bashkëkohor, si Albin Kurti, t`i dëgjojë kërkesat-pallavra, të muhaxhedinëve, të tipit “hoxhë” Shefqet Krasniqit, me shokë, të cilët ngulmojnë t`u mohojnë lirinë edhe vajzave -fëmijë, duke ua lidhë – spicë – kokën me shami. E gjithë kjo që bënë talebani Krasniqi, me shpurën e tij, përfshi edhe kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava, është politikë e porositur, nga qarqe armiqësore ndaj Kosovës.
     Vajzat shkollare, në veçanti, ato në shkolla të mesme, duhet të veshin uniformat e nxënëseve shkollare. Prandaj, nuk ka përcaktim moshe, sepse vajzat shkollare të mesme, mund të jenë edhe 19 vjeçare… Dhe, çështjen e uniformës, duhet ta këtë parasyh, qysh tani, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të shuar shpresat horrake dhe kundra-kombëtare të disa predikuesëve batakçinj dhe rrast të dyshimtë, që manipulojnë në emër të fesë, islamit.
     “Hoxhë” Shefqeti është bërë yll i televizioneve në Kosovë! Ai që i shpuri në plumb, në luftërat fetare, në botën arabe, qindra djemë të indoktrinuar me islamin e dhunshëm, në vend që të zinxhirosej dhe të mbahet prapa grilave, tani mbanë “nasihat” dhe predikon mohimin e lirisë, për gjysmën e popullsisë të vendit. Cytja për një vepër penale, siç është shkuarja ilegale në luftra të pista fetare, me pasojë vdekjen, dënohet, të paktën, me 15 vjetë burg.
     Kujtoni kriminelët fetarë shqiptarë, me mesazhet e inçizuara në vendet arabe dhe të dërguara televizioneve të botës, kur prisnin kokën një të riu 16-vjeçar, me hanxhar, në emër të “Allahut”, në emër të islamit “paqësor”! Dhe kërcënonin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e gjetkë në botë, se do “t`ju tmerrojmë edhe në gjumë, edhe në ëndrrat e juaja”! Bota demokratike i dëgjonte mesazhet e trishta dhe ua faturonin, përgjithësueshëm, shqiptarëve, si kriminelë!
     Udhëheqësi reformator, i pagëzuar -babai i Turqisë-, Kemail Ataturk, plot 100 vjetë më parë, urdhëroi me ligj, heqjen e ferexheve dhe mbulesat e tjera. Fanatikët e mykur e primitiv, reaguan se “po rrënon moralin e femrave turke, duke i bërë kurva”! Përgjigja e prerë e Kemail Ataturkut ishte se “mbulesa nuk e mbron moralin e femrave muslimane. Por, edhe sikur 1 (një) milion kurva të dalin, nesër, rrugëve të Turqisë, ia vlen heqja e mbulesave dhe nuk e zbehin aspak moralin e femrave tona. Përkundrazi, liria e dinjiteti i vajzave, grave, nënave turke, do të jetë më i plotë, të cilat do të vazhdojnë të ripërtrijnë brezat e Turqisë moderne”, – shprehej i bindur, në të drejtën e vendimit të tij, sa demokratik, aq edhe njerëzor, reformatori historik, Kemail Ataturk.
     Personalisht, vlerësoj intelektualitetin, zgjuarësinë e kryeministrit, Albin Kurti. Andaj, kam besim edhe në vendimet e tij. Por, trajtimin absurd e skandaloz të shamive, e marrë si një lajthitje, padyshim, e rëndë. Por, shpresoj se do ta bëjë “una gentile retirata”, siç thonë italianët, një tërheqje xhentile, të mençur.
     Por, besimin e madh, rezervë, e kam tek vajzat dhe nuset aktiviste dhe luftarake të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës “GUXO”, se nuk do të lejojnë mohimin e të drejtës elementare, në emër të fesë, të simotrave gjinore të tyre. Edhe flokët janë hirë i bukurisë femërore. Ato janë art shtesë, në kokat e femrave, të këtyre krijesave hyjnore.