Kreu Blog Faqe 1256

Berat Buzhala, ky servil i kalitur i kryatradhtarit Thaçi 

0

Eshref Ymeri 

 Servilët e shkathët zakonisht janë jo më pak mashtrues të shkathët.  

Ai që di të serviloset, di edhe të mashtrojё. 

Napoleon Bonaparti 

Pak ditë më parë, ndoqa në internet, përmes youtube, emisionin me titull Ditari i Buzhalës: Kush ishte Hashim Thaçi? Pjesa e parë”. Një javë më vonë ndoqa edhe pjesën e dytë.       

Berat Buzhala, si kryeorator i këtij emisioni, i kishte vënë vetes si qëllim kryesor himnizimin e figurës së Hashim Thaçit. Normalisht, në emisione të tilla, siç tregon edhe praktika botërore, kur diskutohet për figurën e një politikani të caktuar, në studio ftohen të marrin pjesë edhe gazetarë-analistë të tjerë, edhe të krahut opozitar, në mënyrë që figura e politikanit, para teleshikuesve, të pasqyrohet sa më e plotë. Por jo. Buzhalës nuk i paskëshin interesuar absolutisht këndvështrimet e kolegëve të tij. Ai synonte që në mendjen e teleshikuesve të injektonte vetëm bindjet e veta, si një kryeservil fort i stërvitur i Hashim Thaçit. 

Le të ndalemi në disa deklarata të Buzhalës, që po i rendis më poshtë sipas numrave, të cilat ia çjerrin maskën paq, duke e ekspozuar si kryeargat të regjuar të agait të tij Thaçi. 

Gjatë lëvdatave pa doganë në adresë të Thaçit, Buzhala tha: 

1. “S’po du me tingëllu tash sikur Enver Hoxhaj ka pasë thënë në njëfarë kuvendi të PDK-së, nëse s’gaboj, para nja dhjetë viteve, ka pasë thënë që ne do të bëhemi hi e pluhur dhe emri i Hashim Thaçit nuk do të shuhet asnjëherë”.  

Pra, sipas servilit Buzhala “vepra” e Thaçit “do të jetë e përjetshme”.  

Me këto fjalë, Buzhala, megjithëse mundohet t’i vendosë një maskë servilizmit të vet ndaj Thaçit, të kujton servilizmin e Kadaresë ndaj kryekriminelit Enver Hoxha. Në kujtimet e veta Kadarea shkruan: 

“Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale…” (Citohet sipas: Ismail Kadare. “Një pasdite me shokun Enver Hoxha”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 17 shtator 2018). 

  1. “Hashim Thaçi… e kishte zanafillën te kjo lëvizje që quhej LPRK e pastaj LPK. Aty ka lindë Hashim Thaçi, aty ka lindë Kadri Veseli, aty ka lindë Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, aty ka lindë një numër i madh i njerëzve, që më vonë e kanë themelu UÇK-në…”.

Tani kujt duhet t’i besojmë? Berat Buzhalës, i cili në vitin 1995 kishte mbushur moshën 20 vjeç? Deri tani nuk kemi ndonjë informacion që, gjatë viteve 1995-1999, Buzhala t’u jetë bashkuar formacioneve luftarake të UÇK-së. Për rrjedhojë, nuk ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i themelimit të saj, si edhe i betejave të zhvilluara kundër ushtrisë fashiste serbe. Prandaj, për të marrë një informacion të saktë, duhet të pyetet ndokush nga luftëtarët veteranë të UÇK-së.  

Në materialin në vijim jepet një informacion shumë i saktë për themeluesit e vërtetë të UÇK-së. Aty citohen deklaratat e Naim Miftarit, luftëtar-veteran i njohur, ish-epror i lartë i UÇK-së, G2, UÇK-TMK dhe pjesëtar i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK).  

Ja çfarë thuhet në atë informacion: 

“Edhe pse pothuasje të gjithë e dinë, por akoma nuk është qartësuar përfundimisht se kush ishin personat e parë që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe shumë komandantë, ish-liderin politik të kësaj ushtrie, Hashim Thaçin, e njohin si themelues të UÇK-së. Por kjo nuk është e vërteta, ajo është krejt ndryshe! Para themelimit të UÇK-së, kishte grupe të gueriljeve, bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe Sali Çekajn që kishin kryer ushtrimet e para në Shqipëri. Pjesëmarrësit që kishin marr pjesë në ushtrime në Shqipëri janë celulat e para të UÇK-së. Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Përveç tij, ishte edhe Sali Çekaj. Pra, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtarë, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares, së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik, mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuajse gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradoks i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë, që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës, e të cilët thirren në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, asnjë emër i atyre që sot thuhet që formuan UÇK-në nuk janë në listat e guerilëve të parë të UÇK-së. Madje as Hashim Thaçi. Pra, mund të thuhet, madje ka edhe fakte për këtë, se shumica e atyre që edhe sot vazhdojnë të fitojnë vota në emër të luftës, ishin shumë të vonshëm, madje tepër të vonshëm si pjesëmarrës në luftë. Ata, shumica prej tyre, erdhën në vitin 1998 e disa edhe në vitin 1999 në luftë, ndërsa sot ‘rrahin gjoks’ si themelues të UÇK-së! Hashim Thaçi është shkatërruesi i UÇK-së. Rrënjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burojnë nga vetë populli dhe si bërthamë është grupi prej mbi 50 vetave që në vitin 1991 u ushtruan nga ushtarakët shqiptarë në malin Dajt, në kazermën e Surrelit në Shqipëri. Këto grupet e para kanë qenë edhe shtyllat kryesore të UÇK-së. Në këto grupe kanë marr pjesë Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Sali Çekaj, Murat Jashari e shumë të tjerë, ku si koordinatorë të tyre ka qenë Sali Çekaj, Imer Berisha dhe Fehmi Agani. Ky ka qenë themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi në këto ndodhi nuk përmendet askund, ndoshta përmendet ma vonë vetëm për faktin se i ka luftuar të gjithë këta njerëz. E kaluara e Thaçit është e panjohur dhe e kam thënë publikisht se as 20% nuk e njohim atë. Do jetë e dhimbshme nëse në të ardhmen do të dalin të dhëna të tjera negative të verifikuara, shumë më të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën, e sidomos për UÇK-në. Sa e ka dashur UÇK-në Hashim Thaçi, tregon marrëveshja K-90 ku shumica e ushtarëve u lanë rrugëve, u gënjyen, u shantazhuan, u çarmatosën dhe u kriminalizuan nga vetë Thaçi me kompaninë e tij, e cila nuk njihet ndonjëherë që ka marrë pjesë në operacionet e UÇK-së kundër ushtrisë okupatore serbe” (Citohet sipas:  “Hashim Thaçi nuk është themelues, ja kush ishin njerëzit e parë themeli  UÇK-së  (Emrat)”. Faqja e internetit “news33”. 20 prill 2021).  

Në këtë informacion, Naim Miftari ka publikuar edhe listat e dy grupeve të gueriljeve, pararendëse të UÇK-së,. Grupi i parë përbëhej nga 53 luftëtarë. Në krye të listës janë Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Grupi  dytë përbëhej nga 54 luftëtarë dhe në krye të listës janë Adem Jashari e Iliaz Kadriu. 

Në një tjetër informacion thuhet: 

“… Hashim Thaçi as nuk ka qenë luftëtar e as themelues i UÇK-së, themelues ishin dhe historia e fakteve do i njeh Sali Çekaj, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Ahmet Hoxhën, Hashimi do të njihet si një puçist, përçarës, dredhagji, profiter lufte, komplotist dhe tani milioner i pasurisë së Shtetit, këta e themeluan organizatën kriminale SHIK, bashkë me strukturat e SHIKSH, për të denigruar, shpifur dhe vrarë kundërshtarë politikë (Citohet sipas: Osman Ferizi.  “Hashim Thaçi as nuk ka qenë luftëtar e as themelues i UÇK-së”. Faqja e internetit “Lideri.mk”. 12 shkurt 2022). 

Është e çuditshme se sa shumë ngjajnë skenarët e mashtrimeve përmes miteve të sajuara për Enver Hoxhën dhe Hashim Thaçin, si agjentë të armikut shumëshekullor të kombit shqiptar, serbosllavizmit. Në Tiranë u shpik miti për Enver Hoxhën, si themeluesi i partisë komuniste, kur, në të vërtet, organizatorët e themelimit të saj ishin Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, emisarët e serbosllavizmit, me qëllim që ta kishin si agjenturë për qëllimet e veta, siç edhe ndodhi në realitet. Ky fakt sqarohet me dokumente arkivore në librin e historianit Vasfi Baruti, me titull “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Titranë 2013. f. 237. 

Në Prishtinë u sajua miti për Thaçin, si “themeluesi” i UÇK-së dhe Buzhala ka marrë përsipër rolin e tellallit për përhapjen sa më shumë të këtij miti në radhët e opinionit publik.  

Çuditërisht, Buzhala, me lëvdata e tij të shpifura që i derdh pa kursim në adresë të agait Thaçi, na e përshkruan atë si  një “trim” që “paskej rrëmbyer pushkën” që në vitin 1991, në vitin 1993 paskej sulmuar në Drenas një post policie serbe, diku më pas qenkej rrethuar nga policia serbe, më vonë, bashkë me Kadri Veselin, “paska mbartur në krahë” armë dhe municione nga Shqipëria, “duke çarë nëpër dëborë në piskun e dimrit”. Interesante këto mitologji të Buzhalës! Po si e shpjegon ky tellall i  “heroizmave” të Thaçit, të cilin, ashtu si edhe Veselin, nuk i vrau njeri gjatë “transportimit në krahë” të armëve dhe municioneve nga Shqipëria, kurse Ilir Konushevcin dhe shoqëruesin e tij  i vranë në mënyrën më barbare gjatë transportimit të tyre me kamion? 

Naim Miftari i është drejtuar përsëri Hashim Thaçit. 

Ai kësaj radhe e ka ftuar që të tregojë të vërtetën se a ishte në luftë apo jo? Ai shkruan:  

“Hashim, trego djalë definitivisht, a je kanë në luftë a jo se brenda ditës herë po thoni po keni luftuar me armë në dorë, e herë kur po frikohesh nga Gjykata e Hagës po thu se ju keni qëndruar shumë larg vijave të frontit në Kosovë?” (Citohet sipas: Miftari:”Hashim, trego definitivisht a je kanë në luftë?”. Faqja e internetit “a-news 24”, 10 qershor 2022). 

Po si shpjegohet që ky “trimi” i Buzhalës, ky mik i vëllait të Arkanit, siç theksohet më poshtë, që paska bërë “sakrifica kaq të mëdhaja”, si kryekomisar i UÇK-së, s’paska marrë pjesë në asnjë betejë absolutisht dhe, pa e shkrehur as edhe një herë të vetme, e paska lënë pushkën t’i zërë ndyshk? Kjo më kujton atin shpirtëror të Thaçit, kryekriminelin Enver Hoxha, kryeargatin e Beogradit, për të cilin Sejfulla Maleshova, në Plenumin e Beratit (23-27 nëntor 1944), duke iu drejtuar të pranishmëve, tha: 

“Shikojani Enverit koburen që mban në brez se i ka zënë ndryshk”. 

  1. “Një djalë i ri i një fshati të vogë, i një rajoni të humbur dhe të diskriminum, u ngrit në kambë kundër establishmentit, nuk u tregu budall dhe kryeneç, që me humbë mundësinë e dhanë politike, arriti me zanë vendin qendror në Rambuje, atje ku ishin krejt kamerat e botës, arriti të bëhej kryesuesi i delegacionit”. 

Pra, sipas Buzhalës, Thaçi, falë “meritave” të tij, paska zënë vendin qendror, duke marrë kryesinë e delegacionit kosovar në Rambuje, jo në Prishtinë, para nisjes. Po a është e vërtetë një gjë e till, apo lepuri fle gjetk?. Le të flasim me gjuhën e fakteve, të bëra publike konkretisht, duke iu referuar përsëri veteranit Naim Miftari. Ai shkruan: 

“Dihet mirë se roli i Hashim Thaçit është rritur gjatë konferencës së Rambujesë, ku me ndihmën e DGSE-së (Shërbimi Sekret i Francës), dhe me lidhshmërinë që e ka ky shërbim me Shërbimin sekret serb, e cila njihet edhe si shërbim proserb, Hashim Thaçi dihet botërisht se ka qenë agjent i shërbimit francez dhe ka të dhëna publike mbi këtë lidhshmëri” (po aty).  

Në një dokumentar special francez të Canal +, të realizuar nga Pascal Henry në dhjetor të vitit 2015, theksohej se Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit, me të cilin Thaçi ishte njohur dhe miqësuar gjatë kohës që ishte emigrant në Zvicër. Në vijim jepet një pjesë e tekstit të atij dokumentari. 

“Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90 -ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së… Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm, duke qetësuar palën kosovare, e cila ishte e revoltuar kundër francezëve. Publikisht, qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i panjohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Ne vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të. Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent i shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje. Sipas Pierre Siramy, që punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent i këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit… (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “BalkanWeb”. 25 janar 2016).  

Pra, servili Buzhala mashtron shkoqur fare. Sipas informacionit të mësipërm, në Rambuje figurë qendrore ishte Ibrahim Rugova, jo Hashim Thaçi. Në atë informacion, siç u përmend më lartë, Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar”. Aty theksohet se në Rambuje ishte i ftuar edhe (!) Hashim Thaçi, i cili ishte i panjohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë”. Domethënë, deri në zhvillimin e Konferencës së Rambujesë (06 shkurt-18 mars 1999), Thaçi paska qenë “njeri politik i parespektuar dhe i panjohur për ndërkombëtarët. Ky fakt nga dokumentari francez, më solli në kujtesë përsëri kopjen e Thaçit në shërbim të serbosllavizmit, Enver Hoxhën, të cilit, Mustafa Kaçaçi, në Konferencën e Labinotit (16-22 mars 1943), i tha publikisht:“Ti Enver ke qenë një hiç…” (Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Tiranë 2013. f. 346). 

Po të ishte gazetar me dinjitet sa personal, aq edhe profesional, Buzhala nuk duhej ta anashkalonte informacionin e mësipërm. Por, si servil mashtrues që është, e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë. Sepse, vetvetiu, shtrohen dy pyetje: 

Pyetja e parë: Cila ishte arsyeja që shërbimi sekret francez rekrutoi pikërisht Thaçin, për çfarë interesash dhe pse trupat framceze të KFOR-it u vendosën pikërisht në Mitrovicë? 

Po vetvetiu vjen përgjigjja: 

Beogradi kishte krijuar bindjen se Kosova një ditë do të shkëputej nga Serbia, prandaj, duke shfrytëzuar  kapacitetet e veta rekrutuese, iu drejtua për ndihmë edhe Francës, si mikes së saj tradicionale (miqësia me të cilën është përjetësuar me ngritjen monumentit të mirënjohjes ndaj Francës, që, sot e kësaj dite, vazhdon të jetë në Kalemegdan, kështjellën historike të Beogradit), për rekrutimin e agjentëve kosovarë, që të merreshin masa paraprake për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që UÇK-ja të mos shkelte përtej lumit Ibër,  duke ia shkëputur Mitrovicën e Veriut, çka do të thotë që miniera e Trepçes dhe liqeni Ujmanit t’i mbeteshin Serbisë. Për rekrutimin e atyre agjentëve do të investohej për ardhjen e tyre në krye të UÇK-së dhe për ngritjen  në postet e larta të pushtetit të pasluftës. Prandaj shërbimi sekret francez, përmes agjentit të vet Arnaud Danjean, për interesat e Serbisë, peshkoi me kujdes dhe rekrutoi pikërisht Thaçin, si njeri pa shtyllë kurrizore, si mercenar i lindur. Po ashtu, edhe shërbimi sekret jugosllav, përmes agjentit të vet Stanoje Simiç (1893-1970), konsull në Korçë në vitet 1930, peshkoi Enver Hoxhën, si njeri pa kurrfarë morali, dhe ia rekomandoi Beogradit për ta vënë në krye të partisë komuniste.  Dhe Veterani Naim Miftari e sqaron bukur mirë edhe këtë situatë (kur Thaçi, me shtabin e tradhtisë rreth vetes, nuk e lejoi UÇK-në të sulmonte drejt Veriut të Mitrovicës) në një intervistë dhe në një prononcim publik. 

Në një intervistë që Asllan Dibrani i ka marrë atij, i është drejtuar me këtë pyetje:  

“Po pse nuk u përqendruat në Mitrovicë ju me forcat e UÇK-së?”. 

Ja përgjigjja e tij në vijim: 

“Pesë ditë para se me u vendosë forcat e huaja, ne prisnim urdhrin që të futemi në Mitrovicë, por na erdhi urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm që mos të sulmojmë…” (Citohet sipas: “Intervistë me Naim Miftarin, hetues i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 30 maj 2009). 

Në një atikull, të botuar në gazetën “Bota Sot”, ai shkruan: 

“Krejt drama çka po ndodh sot në veriun e Kosovës është se në vitin 1997, 1998, 1999…. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baton Haxhiu, Gani Thaçi dhe shtabi i Rognerit ishin parashutistë të shërbimit sekret Serb UDB të Ivica Stanishiqit dhe disa u bënë edhe parashutistë pa parashuta të shërbimit sekret Francez DGSE, nëpunësa të dhëndrit serb Denjear Arnaudit. Kurse UDB-ja serbe dhe DGSE-ja franceze ishin dhe janë edhe sot aleatë shekullorë nga lufta ballkanike e deri te “Solunsku Frontit”. Ardhja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës ishte me koordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe me Agim Çekun, komandantin e UÇK-së, i cili ishte shërbëtor i Shtabit të Rognerit”… Pyetni çdo epror që ishte prezent në Shtabin e Përgjithshëm në 1999 në Berishë, duke filluar nga Rexhep Selimi, se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku e kishin mbushur Shtabin e Përgjithshëm në Berishë me oficerë, të prezantuar në UÇK si kinse janë anglezë të NATO-s, por në fakt ishin oficerë francezë të DGSE-së që kishin ardhur në koordinim të plotë me shtetin serb, me ushtrinë dhe policinë e Millosheviçit. Qëllimi ishte që përmes KFOR-it francez dhe nëpunësve të vet Thaçit, Veselit, Haxhiut… t’ia ruajnë Serbisë territorin e Veriut të Kosovës… Loja e DGSE-së franceze dhe UDB-së serbe ishte me ndarja e Kosovës, ndalja e demonstratave masive dhe koordinimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e Agim Çekun… Këtë lojë e ka parë pastaj publikisht pothuajse gjysma e Kosovës! Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi më pas spastrimi etnik, dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?” (Citohet sipas: “Si nisi skenari serb për spastrimin e veriut me “Tigrat e Zinj” të Sami Lushtakut, Naim Miftari zbulon detaje të pathëna më parë për Thaçin, Veselin dhe Çekun”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 15 tetor 2021). 

Njëri nga aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Gjermani, zotëria Xhafer Leci, e ka denoncuar publikisht Hashim Thaçin, si agjent i francezëve në shërbim të Beogradit. Ai i është drejtuar me pyetjen në vijim: 

Pse përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës u penguan nga trupat franceze më 3 korrik 1999 dhe pse heshti Hashim Thaçi?” (Citohet sipas: Xhafer Leci. “Mitrovica, Trepça dhe Hashimi”. Faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 23 nëntor 2013). 

Buzhala me siguri që është në dijeni të këtyre fakteve mjaft tronditëse, por në ditar-rrëfimin e vet i anashkalon ato sa qëllimisht, aq edhe paturpësisht. Zeja e servilizmt të thekur ndaj Thaçit nuk ia lejon. 

A e di servili Buzhala se çfarë ka deklaruar Vuçiçi për Thaçin? Me siguri që e di, por shtiret si i paditur se e ka verbuar servilizmi i flaktë që ushqen ndaj agait të vet. Thaçi. Ja informacioni në vijim: 

“Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug, sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë, drejtuar Hashim Thaçit. Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin! Presidenti i Serbisë ia tha këtë deklaratë  Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit: 

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!” 

Vuçiçi përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje, por për arritjen e një marrëveshjeje” (Citohet sipas: “Deklarata e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia ta njohë Kosovën…”. Faqja e internetit “Gazeta Impakt”. 12 maj 2019). 

Pyetja e dytë: Cila ishte arsyeja që, kur trupat e huaja patën hyrë në Kosovë, populli kosovar ishte i revoltuar kundër francezëve? 

Buzhalës, si një servili të lindur, të zhveshur tërësisht nga dinjiteti kombëtar, nuk i ka bërë përshtypje absolutisht një fakt i tillë, sepse, duke e shndërruar veten në një lepitkë të pështirë të kryetradhtarit Thaçit, të këtij spiuni serbofrancez, vetvetiu, tërthorazi, edhe vetë është vënë në shërbim të serbosllavizmit kriminal. 

Populli shqiptar i Kosovës, si edhe mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, e urrejnë politikën franceze, e cila, tradicionalisht, ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë. 

Senatori, diplomati dhe nobelisti francez Paul d’Estournelles de Constant (1852-1924). Sekretar i Komisionit të Caktimit të Kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi në vitet 1879-1880, ka pasë deklaruar:  

“Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin shqiptar në dobi të Malit të Zi. Mali i Zi dyfishoi, trefishoi sipërfaqen e tij, me një të rënë të lapsit, nga 4.405 në 15.355 km² në dëm të Shqipërisë”. (Citohet sipas faqes së internetit “Koha”, 28 gusht 2018). 

Në të vërtetë, ai senator shovinist, armik i etnisë shqiptare, për fajin e vetë shqiptarëve, të përçarë kashtë e koqe, sipërfaqen e Malit të Zi e shtoi 3,5 herë. 

  1. “Thaçi ka pasë të meta, ka pasë lëshime. Nën mandatin e tij të asaj kohës e të shokëve të tij kanë ndodhë krime, kanë ndodhë vrasje të civilëve…”.

Buzhala, si gazetar dhe analist, a ia ka shtruar vetes ndonjëherë pyetjen se pse kanë ndodhur ato vrasje dhe sa ka arritur numri i të vrarëve? Buzhala e ka informacionin e duhur për ato vrasje. E ka lexuar në internet analizën me titull Naim Miftari: Atentatin e parë politik kundër shqiptarëve Hashim Thaçi me shokë e kanë krye në Gjenevë”, ku bëhet fjalë për vrasjen e Xhafer Shatrit. Buzhala le të kërkojë në google analiza nën rubrikën “Vrasjet e organizuara nga Hashim Thaçi”, ku do të lexojë mjaft materiale me informacione të bollshme. 

Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë Ismet Jashari, i njohur me pseudonimin  komandant “Kumanova”, kohë më parë, nëpërmjet një letre të hapur, ka akuzuar Hashim Thaçin për vrasjen e Behajdin Hallaçit. 

“Në fillim të korrikut 1998, natën, duarlidhur, vrave Behajdin Hallaqin dhe ditën, më 30 tetor 1998, në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, sa për të humbur gjurmët… Shefi i UÇK-së dhe i SHIK-ut, përkatësisht  Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, atëkohë ishin strehuar te vëllai i Arkanit. Por edhe pse këto akuza kishin qenë publike, të lartcekurit kishin qëndruar të heshtur mbas kësaj akuze…”. (Citohet sipas: “Zbulohet se për cilën vrasje mund të akuzohet Presidenti Thaçi nga Specialja.  Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 21 janar 2020). 

Pra, Hashim Thaçi dhe banda rreth tij, e ka pasur të gatshëm skenarin serb, sipas të cilit edhe kryekrimineli Enver Hoxha duhej të organizonte vrasjen e kundërshtarëve politikë. Emrat e të gjithë kundërshtarëve të Enver Hoxhës, gjatë dhe pas luftës, do të futeshin në listën e zezë për t’u “dekoruar” sipas mënyrave të tij prej krimineli të rafinuar. Prandaj porositë, “të dekorohet” dhe të shpallet dëshmor,  të përcjella gjatë luftës në strukturat e partisë dhe të ushtrisë përmes Nexhmije Xhuglinit, ishin të prera: 

“Të dekorohet pas koke, në befasi, në fshehtësi, me nderime (sipas rastit), pa lënë shenjë guri-varri… (Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Titranë 2013. f. 377). 

Në këtë mënyrë të pabesë u vranë dhe u shpallën dëshmorë Mynyr Xhindi, Mustafa Gjinishi, Mustafa Kaçaçi etj. 

  1. “Hashim Thaçi i viteve ’90 ishte personi ideal i një shoqërie të zhytur në letargji.., që nuk ka kalkuluar politikisht për vete, por as për fatet individuale… Frymëzimi për ndryshim i Thaçit në këtë kohë nuk i ka rrënjët te pushteti dhe pozita qeverisëse, sepse ekziston një ide që krejt politikanët e posaçërisht këta që e kanë zhvillu luftën, krejt luftën e kanë bërë për pushtet, pra, kanë luftu për me marrë qeverinë”.

Nacionalisti i diasporës kosovare në Gjermani, publicisti i njohur Idriz Zeqiraj, deklaron: 

“Serbia i kishte argatët e vetë të gatshëm. Ajo kishte planifikuar, që, sido që të rrjedhin ngjarjet në Kosovë, donte që njerëzit e saj të vihen në pozicione favorizuese për atë, Serbinë. Por asaj nuk i mjaftonte vetëm ndihma e social-komunistëve të Tiranës. Bëri si bëri, koordinoi me miken tradicionale të Serbisë, Francën, e cila do t’ia ofronte Hashim Thaçit “mikun” e gatshëm, Arnaud Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES… Lista emërore e ekzekutimeve vijoi me vrasjet serike…për të arritur kuotën shifrore të 1820 viktimave politike, të ekzekutuara nga komandantët dhe bandat e tyre, të cilët sot vazhdojnë pushtetin e tyre të përgjakur në Kosovën, kinse, të “lirë” e “demokratike!”. Vrasjet politike në Kosovë janë masive, madje shifra e tyre tejkalon numrin e dëshmorëve faktikë, të rënë në luftën e Kosovës (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj.“Hashim Thaçi u arrestua për vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit”. Faqja e internetit “MekuliPress. Kritikë për media dhe për retorikë”. 14 gusht 2017). 

Pra. nga kjo analizë rezulton se vrasjet gjatë dhe pas luftës janë bërë vetëm për qëllime politike, për shfarosjen e kundërshtarëve politikë, me të vetmin qëllim që Thaçi dhe banda tradhtare rreth tij, sipas skenarit dhe interesave serbe, të kishin pozita kyç në pushtetin e ardhshëm për ndarjen e Kosovës, të mos ia linin askujt “tortën” e pushtetit. Por Buzhala nuk e pranon një gjë të tillë. Ai, pa pikë turpi, mashtron me gjakftohtësinë më të madhe kur deklaron se Thaçi nuk paska kalkuluar politikisht për vete. Ky është cinizëm i kulluar, është qëndrim i pacipë.  

  1. Në Rambuje Thaçi e pati detyru zonjën Ollbrajt (Madeleine Albright)… që pas një kohe, kurdo që të zgjidhet çështja e Kosovës… me u marrë parasysh vullneti i popullit… Thaçi kishte arritë me marrë një nënshkrim, një zotim prej Amerikës që kurdo që të zgjidhej çështja e Kosovës, të merrej parasysh vullneti politik i shqiptarëve, i shumicës në Kosovë…”.

Sipas Buzhalës, rezulton që Sekretarja e Shtetit Ollbrajt, Amerika, paskëshin qenë kundër vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje, por ishte Thaçi ai që “e detyroi” zonjën Ollbrajt ta pranojë një gjë të tillë. Pra, Thaçi “paska marrë një nënshkrim” nga Amerika.  

S’ka asgjë për t’u habitur me këto broçkulla që Buzhala nxjerr nga goja. Sepse servilizmi i një niveli tejet të neveritshëm ndaj Thaçit, e detyron të ngrihet deri në shkallën më të lartë të marrëzisë që nxjerr nga goja. Vallë nuk e ditka Buzhala që e drejta e popujve për vetëvendosje është në themel të politikës së jashtme amerikane? E di, sigurisht, por, duke shtrembëruar të vërtetën pa iu skuqur faqja, kërkon të mashtrojë opinionin publik me gënjeshtrat që mundohet t’ia përcjellë, për të “rritur autoritetin” e Thaçit. Është e pamundur që Amerika të mos e ketë pasur me kohë informacionin për Thaçin, si spiun i Beogradit, çka, automatikisht, do të thotë, si antiamerikan Ndërkohë, ca të dhëna mjaft kuptimplote dëshmojnë se Hashim Thaçi, edhe gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, e ka treguar me fakte se që asokohe ka qenë agjent i Serbisë dhe antiamerikan. Nënkuptohet që, gjatë asaj kohe, shërbimi sekret serb, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin sekret rus, përgjonin bisedat telefonike të Hashim Thaçit. Gjenerali rus Leonid Ivashov, dëshmitar në mbrojtje të Millosheviçit në .Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka deklaruar: 

“… unë kam qenë i vetmi nga dëshmitarët që kam dhënë dëshmi dy ditë rresht. Ditën e parë, ndër të tjera, unë rrëfeva për dy biseda të përgjuara telefonike të Madlen Ollbajtit me Hashim Thaçin. Ende pa arritur deri te ngjarjet kryesore, atij se si i kishte shpëtuar goja dhe kishte deklaruar se, demek, në territorin e Kosovës, përveç shqiptarëve, nuk do të ketë as NATO, as serbë. Ollbrajt, e cila asokohe telefononte nga Gjermania, udhëheqësit kosovar ia futi të dyja këmbët në një këpucë. Biseda tjetër mes tyre u zhvillua më 25 mars 1999, ditën e dytë pas fillimit të bombardimeve. Këtë herë ajo doli në telefon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Ku ma keni kryengritjen tuaj, – i bërtiste Thaçit në telefon, – pse nuk po e shpërtheni kryengritjen?”. 

Kur unë solla këto fakte, anëtarët e trupit gjykues shqyen sytë” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. Intervistë për revistën “Itogi”. Botuar në faqen e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010). 

Nga këto deklarata të gjeneralit rus, së pari, rezulton se Beogradi i kishte vënë si detyrë Thaçit që të deklarohej kundër pranisë së NATO-s në Kosovë, faktikisht, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, për ta maskuar detyrën e tij në shërbim të Beogradit, atij i qenka dhënë porosia që të shprehej edhe kundër pranisë së serbëve në Kosovë, se kjo nuk i prishte shumë punë shovinizmit serbomadh, i cili ishte mjaft i interesuar që vetëm NATO-ja të mos shkelte në Kosovë se pastaj ai dinte vetë se si i rregullonte punët me Kosovën. 

Së dyti, Thaçi i paska premtuar zonjës Ollbrajt se fill pas nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në Kosovë do të shpërthente një kryengritje e madhe, domosdo, “nën udhëheqjen” e Thaçit!!! Por, faktikisht, në Kosovë, pas 24 marsit 1999, s’shpërtheu kurrfarë kryengritjeje. Pra, Thaçi e paska mashtruar zonjën Ollbrajt me premtimin për “fillimin e kryengritjes”. Nënkuptohet që nuk mund të fillonte kurrfarë kryengritjeje, sepse Thaçi s’mund të dilte dot jashtë piketave që i kishte vendosur ustai i Beogradit. 

  1. “Thaçi, kanë treguar shokët e tij, ka sulmuar policët serbë në Drenas vetë, personalisht, por edhe në lokacione të tjera. Në fakt, nuk e di, a i ndihmoj me këto të dhëna në Tribunal apo jo?…”.

Me fjalë të tjera, Buzhala rreshtohet në anën e mbrojtësve të Thaçit në Tribunalin e Hagës. Po pse Buzhala e harxhon kohën kot që nga Prishtina me oratorinë e vet plot aromë servilizmi për kryetradhtarin Thaçi? Ai, paraprakisht, le ta përkthejë në anglisht tekstin e oratorisë së vet, le të ngrihet e të shkojë në Hagë për t’ia dorëzuar Tribunalit, duke i kërkuar që edhe vetë të ulet në ndenjësen e palës mbrojtëse. Atij nuk i kushtojnë asgjë udhëtimi deri në Hagë dhe shpenzimet e qëndrimit atje, se është biznesmen i suksesshëm. Aq më tepër që edhe servilizmi është një zeje mjaft fitimprurëse. 

  1. “I vetmi problem, në fakt, ka qenë në atë kohë (është fjala për vitin 1999 – E.Y.) afera e Presidentit Klinton me Monika Levinskin. Bile… thuhet që u patën nda Hillari Klinton me Presidentin Klinton… Në një libër që kam lexu, Hillari Klinton ka pasë shku në Afrikë të Jugut. Kur filloi me ndodhë masakra në Kosovë, thuhet që ajo ka thirrë në telefon Presidentin Klinton, për herë të parë pas një kohe të gjatë, dhe i ka thënë: Apo do me ba diçka atje në Kosovë, se do me u bë hataja”.

Së pari, një gazetar dhe analist serioz, nga ekrani i  televizorit, nuk duhet t’i lejojë vetes të përdorë shprehjet “flitet se…”, “thuhet se…”, por duhet të flasë me gjuhën e fakteve konkrete. Asokohe vërtet qarkulluan mjaft fjalë për atë aferën që përmend Buzhala. Por gjithë atyre llafazanëve, Hillari Klinton u dha një përgjigje asgjësuese: “Çfarë keni që shqetësoheni? Billi ka tradhtuar mua, jo juve” dhe ua mbylli gojën. Dhe nuk ka pasur kurrfarë ndarjeje mes çiftit Klinton  

Së dyti, sipas arsyetimit mjeran të Buzhalës, vendimi i Shteteve të Bashkuara për të sulmuar Serbinë në kuadrin e NATO-s, paska qenë fare rastësor, nga një bisedë telefonike e çiftit Klinton. Në të vërtetë, ishte Kongresi dhe Senati amerikan që patën marrë vendim për të bombarduar Serbinë. Presidenti Klinton lëshoi urdhrin për fillimin e bombardimeve. Përrallën që fillon me fjalët “Në një libër që kam lexu..”, Buzhala le ta mbajë për vete. Se një analist me dinjitet profesional përmend konkretisht autorin e librit, titullin e librit, entin botues, vitin e botimit dhe faqen. 

  1. “… përzgjedhja e Thaçit si njeri i amerikanëve kishte kuptim kur e pamë çfarë ndodhi në vendin tonë kur erdhën trupat e huaja, në duart e ushtarëve të UÇK-së… këta njerëz që e konsiderojnë veten çlirimtarë të Kosovës, këta njerëz që luftuan për vendin tonë, kishin municion dhe armatim masiv. I vetmi personalitet politik që ka mundur me i kontrollue këta, që ka mundur me i fut këta në binarë, që ka mundur me i mbajt këta nën kontroll, që mos me u kthye në armiqësi ajo ç’po ndodhte me trupat e NATO-s, ka qenë Hashim Thaçi”.

Nga kjo deklaratë e këtij servili të kalibrit të lartë në vlerësimin që i bën Thaçit, del përfundimi se Kosovën ai e krahasuaka me Irakun e Sadamit, me Sirinë e Asadit dhe me Afganistanin  e talebanëve. Nuk është faji  tij, është servilizmi i përmasve të neveritshme që e detyron atë të zbresë deri në nivelin e një të marri. A mund ta përfytyrojë ndokush nga lexuesit e nderuar me dinjitet personal dhe kombëtar që trupat e NATO-s të priteshin asokohe në Kosovë nga luftëtarët e UÇK-së si në Irak, në Siri apo në Afganistan, ndërkohë që NATO-ja ishte mbështetje e fuqishme dhe vendimtare për çlirimin e Kosovës?  

Ky gazetar-analist pa kurrfarë dinjiteti, ky gënjeshtar dhe mashtrues shembullor, i cili e himnizon kryetradhtarin Thaçi, si “figurë qendrore” të luftës, si “organizator” dhe “themelues” të UÇK-së, pa iu skuqur fytyra, e anashkalon si pa gjë të keqe deklaratëm e Kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Në informacionin në vijim theksohet: 

“Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, në dokumentin e tij të publikuar, ka thënë se Hashim Thaçi kishte deklaruar.., duke pohuar në mënyrë të përsëritur se, në asnjë moment më 1998 ose 1999, ai, ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në. Pas kësaj deklarate të Smith, ka reaguar Naim Miftari:  

“Gënjeshtrat e presidentit në prokurori.  

Hashim Thaçi, nëse nuk ishte lideri kryesor i UÇK-së, që ja vjedhi tërë fondet e luftës (Vendlindja thërret) dhe në fund e demobilizoi UÇK-në me një nënshkrim, e la rrugëve përmes K-90, atëherë po del se Hashim Thaçi është komandant i ushtrisë çlirimtare të Shumadisë ose komandant i ushtrisë franceze, gjegjësisht i shërbimit sekret francez DGSE! Vetë poliagjent i DGES-franceze.., vëllain agjent me UDB-Serbe…” (Citohet sipas: “Hashim Thaçi distancohet nga UÇK-ja”. Faqja e internetit “Lajm”. 26 nëntor 2020). 

Nga veterani i nderuar Naim Miftari mësova se Hashim Thaçi e paska pasur një post të rëndësishëm në krye të UÇK-së, paska qenë “ministër” hajdut i financave të asaj ushtrie. 

Duke himnizuar Thaçin, Buzhala e ka renditur veten në krahun e bandës varrmihëse të interesave të popullit shqiptar të Kosovës, të bandës kriminale, me në krye Thaçin, për të cilin Vjosa Osmani ka deklaruar: “Thaçi është faqja më e zezë e vendit tonë” (faqja e internetit klankosova.tv”. 26 prill 2019). Nënkuptohet, që, të gjithë ata që himnizojnë Thaçin, e shtojnë listën e njerëzve faqezinj jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë kombin shqiptar. Në atdheun amë një i tillë është Rama, kryeargati i Vuçiçit,  cili, nga foltorja e Kuvendit, një muaj më parë, deklaroi paturpësisht: 

“Kur të përmendet Hashim Thaçi, duhet të ngrihemi në këmbë” (faqja e internetit “Ballkani.info”. 21 korrik 2022). 

Himnizuesit e Thaçit bëhen mbështetës të marrëveshjeve kriminale që ai dhe banda e tij dhe e Isa Mustafës kanë firmosur në Bruksel me Vuçiçin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, për çka Idriz Zeqiraj shkruan:  

“Mjaftojnë tri çështje që ngërthejnë marrëveshjen për “Zajednicën: 

  1. Ushtria e Kosovës nuk lejohet të depërtojë në Veri.
  2. Lejet për kthim dhe ndërtim të shëpive të shqiptarëve, janë në varësinë ekskluzive të komunës, me shefa serbë.

3. Pikën doganore në Veri e vjel komuna, e cila e njeh për shtet Serbinë dhe jo Kosovën. Rrjedhimisht, një shtet i huaj, pra, Serbia, menaxhon pikën doganore!!! Ndërkohë që kudo në botë doganat janë monopol shtetëror” (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj. “Veprimet provokuese dhe tërbuese të Hashimit”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 nëntor 2015). 

Politikanët tradhtarë dhe mbështetësit e tyre në mjetet e informimit masiv janë si fara e gramit. Po të krijohet bashkësia e komunave serbe, lind shteti i dytë brenda Kosovës. Se shtetin e parë serb brenda territorit të saj e përbën bashkësia e kishave ortodokse serbe, që nuk e njeh për autoritet shtetin e Kosovës. Pararendësit e asaj bashkësie, për fajin e rëndë të iliroshqiptarëve të përçarë, na patën grabitur objektet e kultit katolik dhe i patën kthyer në objekte të kultit ortodoks.  

S’kemi ç’bëjmë. Duhet ta shikojmë realitetin në sy. Thaçi dhe banda e tij kanë lënë gjurmë varrmihëse për fatet e Kosovës. UÇK-ja, e manipuluar nga Thaçi në mbrojtje të interesave të serbosllavizmit, nuk u lejua t’ përzinte serbët nga Kosova, sidomos nga Veriu i Mitrovicës, ashtu siç i përzuri Franjo Tuzhani nga Krajna, ku, si në Bosnjë, donin të krijonin një tjetër republikë serbska. Serbët që përzuri Tuxhmani, renegati Thaçi i lejoi të vendosen në Veriun e Mitrovicës, ku Beogradi u ndërtoi shtëpi banimi. Kroacia ishte vend me zot, kurse Kosova kishte për zot bandën e Thaçit. 

Është për të lënë mendjen se si ka mundësi që treshja në pushtet – Osmani, Kurti dhe Konjufca – nuk kujtohen të mbledhin parlamentin për marrjen e një vendimi të prerë për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të gjitha marrëveshjet e bandës së Thaçit me Vuçiçin, duke ia sqaruar mirë Brukselit, përkrahësit të Serbisë, dhe Vashingtonit, mbrojtësit të Kosovës, se gjatë nënshkrimit të atyre marrëveshjeve, palën kosovare e ka pasë drejtuar një bandë tradhtare 

Buzhala, me servilizmin e tij të papërmbajtur ndaj Thaçit, i është bashkuar korit të argatëve të Beogradit për ndarjen e Kosovës, të cilët në Prishtinë nuk janë të paktë. 

Bota e gazetarisë është e madhe. Aty gjen  gazetarë dhe analistë me një status të nderuar profesional, të spikatur për vetëdijen e lartë kombëtare, si, fjala vjen, Bajram Kabashi, autori i librit mbresëlënës “Rilindja, përkushtim e trishtim (1982-1999). Por aty gjen edhe gazetarë e analistë, të zhveshur nga çdolloj morali, si gënjeshtarë, mashtrues, mercenarë, sahanlëpirës, servilë dhe tradhtarë. Dhe këta nuk janë të paktë. Atëherë ç’duhet bërë? Mirë është që të kihet parasysh një këshillë që ka dhënë personaliteti politik dhe publicisti anglez Edmund Burke (1729-1797): 

“Kur njerëzit e këqinj bashkohen, edhe njerëzit e mirë duhet të bashkohen, përndryshe do ta pësojnë njëri pas tjetrit. Viktimën nuk kanë për ta mëshiruar në një kacafytje të pistë”. 

Kaliforni, 21 gusht 2022 

Nga trajtimi ç’njerëzorë deri tek rakia e rrushit!

Florim Zeqa

Udhëpërshkrim

Nisja në orarin e paraparë e Autobusit nga Malisheva në linjën Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi-Kroaci-Slloveni-Itali ishte një ogur i mirë i mbarëvajtjes së udhëtimit. Po ashtu edhe kalimi i kufirit shqiptaro-shqiptar në Morinë pa asnjë pengesë ishte shpresë reale e udhëtarëve që çdo gjë do të shkoj siq është më së miri.

Në Muriqan fillojë odiseada e pritjeve të gjata

Udhëtimi mbarë dhe mirë shkoj edhe përgjatë “Rrugës së Kombit”, por jo edhe nga Miloti në drejtim të Shkodrës. Kolonat e gjata deri më të kaluar aksin rrugorë për Shëngjin u bënë shkas për vonesa të gjata.

Me të kaluar rreth-rrotullimin që ndanë rrugët për Hani i Hotit dhe Shkodër në drejtim të Muriqanit, ndodhi një ndalesë e gjatë e Autobusit. Aty Autobusi u stërmbush me dhjetëra udhëtarë nga Shqipëria, për të cilët nuk kishte vende të lira.

Për sistemimin e udhëtarëve u krijua një rrëmujë e paparë në brendi të Autobusit. Me të drejtë askush nuk pranonte t’i lëshonte vendin askujt. Pas një ore pritje u gjend kompromisi i uljes nga 3 persona në dy ulëse dhe të uljes me ndërrim sipas dakordimit mes udhëtarëve dhe pronarit të Autobusit. Por, fati nuk u buzëqeshi të gjithëve të sigurojnë një ulëse së paku për një orë, duke mbetur në këmbë siq i ndodhi një shkodranje, një zonje, një gruaje fisnike me moral të fortë dhe integritet të pastër njerëzorë.

Zonja shkodrane mundohej të gjente mënyrën për pushuar gjatë ndalesave të Autobusit, duke u ulur në karrigën e drejtuesit (shoferit) të Autobusit, por njëri nga shoferët nuk e lejonte të pushonte as për një minutë duke i bërtitur me zë të lartë; “Ulu në shkallë ose ngritur lartë në katin e sipërm të Autobusit, këtu është e ndaluar të uleni…”!

Kjo sjellje ç’njerëzore e shoferit i irritojë të gjithë udhëtarët, e në veçanti ata nga rrethi i Shkodrës, të cilët mezi përmbaheshin, pasi durimi u kishte ardhur në maje të hundës, por çdo reagim mund t’iu kushtonte me zbritje nga Autobusi.

Megjithatë, odiseada e pritjeve të gjata fillojë në pikën kufitare Shqipëri-Mali i Zi në Muriqan, ku për 4 orë pritje përjetuam trajtim ç’njerëzorë nga autoritetet malazeze, të cilët, pas mbajtjes tri orë në brendi të Autobusit pa ndonjë arsye na zbriten në tokë duke na kontrolluar një nga një, duke na zhvendosur nga njëri skaj i rrugës në tjetrin sikur të ishim kafshë e jo qenje njerëzore!

Më së vështiri ishte për nënat me fëmijë të vegjël dhe për të moshuarit, të cilët më vështirësi u përballonin trajtimeve ç’njerëzore të policëve malazez.

Mbipopullimi shkaktoi kaos higjenik në Autobus

Mosfunksionimi i toaletit dhe rritja enorme e numrit të udhëtarëve në Autobus (mbi 80 veta) e nxori jashtë sistemit kondicionatorin apo siq i themi ne kosovarët, klimën, e cila thuajse nuk funksiononte fare.

Sa më shumë që pronari i Atobusit mundohej ta “freskonte” ambientin me profume të forta (deodorante), aq më tepër ndotej ambienti.

Arritja në pikën kufitare Mali i Zi-Kroaci na erdhi si shpëtim nga asfiksioni i gazrave.

Pas tri orë e gjysmë të pritjes e vazhduam rrugëtimin e gjatë nëpër Kroaci.

Mosndalesa e Autobusit për 7 orë në këto rrethana klimatike, fillojë të shkaktojë asfiksion dhe shtërngim të muskujve të barkut tek shumica e udhëtarëve, e cila shkaktoj lirim të gazrave dhe lëngjëve, saqë më Autobusi nuk gjasonte në mjet të bartjes së udhëtarëve por të bartjes së llojeve të ndryshme të kafshëve.

Rakia e rrushit shkodran ilaç për shpëtim

Në ulëset pas meje ku ishin të ulur tre udhëtarë, ishte edhe një i moshuar shkodran 68 vjeçar me nipin 8 vjeç, për të cilët ishte udhëtimi i parë jashtë shtetit për vizitë turistike në Itali tek djali, përkatësisht tek xhaxhai i voglushit intelegjent dhe sypatrembur.

Plaku shtatlartë dhe bujarë shkodran siq duket nga prapa më kishte vërejtur që nuk po ndjehem mirë nga lëvizjet trupore, i cili fillimisht më preku në krahërorë dhe pastaj m’u drejtua me fjalët; “A do ta provosh pak raki rrushi shkodran të pjekur nga unë?”

Pa një pa dy, i ktheva përgjigjen, o menjeherë o burr i mirë shkodran.

E nxori shishen e rakisë nga valigja e tij dhe deshti të ma mbush një shishe gjysëmlitërshe me raki, por unë e huazova një gotë uji nga një mik imi nga Shala e Bajgores (Fshati Bistricë), të cilën e mbushi deri në maje shkodrani bujar.

Në jetën time kam pirë raki të llojeve të ndryshme, por asnjëra nuk më ka ardhur më shijshëm sesa rakia e rrushit shkodran e pirë në ambientin e ndotur në Autobusin “superluksoz”, e cila u bë ilaç për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe qetësimin e nervor në prag të shpërthimit nga keqtrajtimet e udhëtimit të gjatë (32 orësh) nga Malisheva (Kosovë) deri në Treviso (Itali).

Lutje vëllazërore kompanive të udhëtimeve

Të dashur vëllëzër të gjakut dhe ashtit dardan, ju që ushtroni biznesin më profitabil të bartjes së udhëtarëve (bashkatdhetarëve) nga vendet evro-perëndimore drejt vendlindjes dhe anasjelltas, mos lakmoni të fitoni tepër para në kurriz të bashkombasve tuaj. Respektoni normat dhe rregulloret e transportimit të qenjeve njerëzore, duke i respektuar në radhë të parë kapacitet e mjetit transportues, duke mos e stërngarkuar për disa qindra euro fitim, ngase paraja nuk është e tëra në këtë jetë.

Ngase të gjithë ata (o) që vendosin të udhëtojnë me Autobus janë njerëz hallegjinjë të cilët nuk mund t’i përballojnë udhëtimet e kushtueshme familjare me Aeroplan apo nuk i kanë makinat e forta që i përballojnë një udhëtimi të gjatë prej mijëra kilometrash.

Andaj, keni parasysh edhe rrethanat socio-ekonomike të bashkatdhetarëve, në veçanti të atyre që i bëjnë udhëtimet familjare, mos i trajtoni me çmime të njëjta sikurse ato individuale, për arsye se nuk është e njëtë sikur të paguhet një biletë 80 euro me ata që i paguajnë 5 bileta nga 80 euro!

Krahas përfitimit të madh sezonal, kushtoni pak rëndësi edhe aspektit social apo humanitar, e mbi të gjitha atij njerëzorë të respektimit të udhëtarëve edhe pas marrjes së parave deri në fund të udhëtimit, duke iu ofruar shërbime të obligueshme me toalet dhe kondicionator, me ndalesa të rregullta çdo 3-4 orë përgjatë tërë udhëtimit.

Mos na ndodhtë me e harrue këtë udhëtim të gjatë me peripeci të shumëta!

Nëse ai hoxha beson, ai nuk beson që beson. Nëse nuk beson, ai nuk beson që nuk beson 

0

Nga Aurel Dasareti

Islamizmi radikal (politik) është nazizmi dhe komunizmi i kohës sonë. Por islamizmi është shumë më i vjetër se dy ideologjitë e tjera vdekjeprurëse. Duhet patjetër t’i mbrojmë vendet shqiptare nga ideologjitë (e huaja) ekstreme vdekjeprurëse fetare. Qofshin ato ortodokse apo islamike arabike. Shqiptari që i thotë jo vetvetes nuk mund t`i thotë po Zotit. 

*** 

Feja, si një fenomen shumë kompleks njerëzor, ekziston që në fillimet e ekzistencës njerëzore. Në ditët më të hershme të jetës njerëzore, nuk kishte ateizëm, por besim në një Zot. Vetëdija për Zotin ka qenë gjithmonë e ngulitur thellë në zemrat e njerëzve, kështu që gjatë historisë së njerëzimit, nuk gjejmë asnjë brez të vetëm që të mos kishte ndonjë nocion të mbinatyrshmes, të hyjnores. Disa njerëz fetarë e konsiderojnë Zotin një gjykatës të rreptë, i cili është gati të ndëshkojë njeriun. Për të qetësuar një Zot të rreptë ose qeniet e tjera të mbinatyrshme që të tregojnë mëshirë ndaj tij, njeriu përdor metoda të ndryshme si psh: vepra të mira, një mënyrë jetese asketike, duke bërë sakrifica të ndryshme, ndonjëherë edhe njerëzore, për të merituar disi shpëtimin. Ilustrim: në vendet ku vepron feja myslimane theren bagëti për ditë fetare “kurban”, kjo po ndodhë edhe tek disa besimtarë shqiptarë të fesë myslimane.  

Një njeri që i shërben Perëndisë në këtë mënyrë e bën këtë nga frika, jo nga dashuria për Zotin. Ai ka frikë se për shkak të jetës së tij mëkatare në këtë botë – në jetën e ardhshme do të përfundojë në mundimet e ferrit, ku shpirti i tij do të vuajë përgjithmonë. Prandaj, në një farë mënyre, fajtori kërkon amnisti për të këqijat që ka bërë me kënaqësi sa ishte gjallë.  

*** 

Shqipëria (përfshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim) është vend laik ku feja është e ndarë nga shteti. Fetë po, por jo në hapësira publike.  

Është një budallallëk vetëvrasës që në midis të Evropës “së krishterë” të mbajmë tubime fetare islamike dhe të falemi ose shtrojmë dreka nëpër rrugë (sheshe publike), të organizuara nga hoxhallarët që nuk besojnë në Zot, mafiozët, mercenarët dhe servilët analfabet shqipfolës të paguar nga shërbimet sekrete të huaja – siç u konvenon ndyrësirave të jashtëm dhe kungujve të brendshëm. Bëhet fjalë për zhdukjen përfundimtare të gjenetikës sonë. Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar.  

Copëtimin e Shqipërisë Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) të mbijetuarit do ta përkujtojnë me nostalgji në krahasim me atë që do të ndodhë me racën tonë “myslimane” nëse vazhdojnë të ndjekin rrugën e djallit në vend se të vihen menjëherë në rrugën e Zotit, që për besimtarët e vërtetë është vetëm një; për ateistët nuk ekziston fare…  

*** 

Pashko Vasa (1825-1892) ishte një ndër ideologët, poetët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të Rilindjes. Lindi në Shkodër, në një familje që kishte prejardhjen nga Mirdita. 

Rilindësi i madh, bëri thirrje për bashkimin kombëtar mbi fetë, si dhe mbi krahinat. Kemi të bëjmë me një shpërthim të vetvetishëm, fryt i një shqetësimi të jashtëzakonshëm, që kërkonte mobilizimin total dhe veprimin shpëtimtar të popullit:  

“Para se t`hupet kështu, Shqypnia,  

me pushkë në dorë le t`desë trimnia!” 

*** 

Keqpërdorimi (ekzagjerimi) i fesë është gjuajtja me gurë e arsyes. 

Puna e hershme misionare është një shëtitje. Duhet të ndalohet që prindërit të përfshihen në indoktrinimin fetar të fëmijëve të tyre, sidomos vajzave të vogla që i veshin me mbulesa “fetare”, thënë ndryshe: shpëlarje truri! Krim!  

*** 

Më 28 qershor 2016, avioni im u ul në Alanya, Turqi. Në të njëjtën kohë në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit ka ndodhur një sulm terrorist.  

Shfletova titujt: “Terror!” “Mund të jetë IS që qëndron pas saj!” “Kjo nuk ka lidhje me fenë!”  

Një koleg i mërzitur vendës, me të cilin kam kontaktuar më tha: “Ato terroristë çmendarak janë thjesht të rinj. Atyre me siguri u është shpëlarë truri nga prindërit e tyre!” 

“Jo domosdoshmërish”, iu përgjigja. “Aty kanë gisht hoxhallarët që urrejnë Zotin”.  

Fëmijët dhe feja janë një përzierje e keqe. 

Gjëja e parë që mendova kur lexova titujt e gazetave ishte se terrorizmi sigurisht ka të bëjë me fenë, kur vetë terroristët thonë se ka. 

Sa më të mëdha të jenë idetë fanatike ekstreme fetare, aq më i mirë është «arsyetimi». Feja dhe arsyeja shkojnë keq bashkë. 

Shqipëria (e gjithë shqiptaria) po bëhet më e fragmentuar, e veçuar dhe e plasaritur çdo ditë që kalon. Një shoqëri pa një grup të përbashkët vlerash është e dënuar të shembet. 

*** 

Një bisedë publike e hapur dhe e ndritur për fenë:  

Unë mendoj se është një avantazh që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutime publike, por “kur ka nevojë për të”. Nuk janë të gjitha mendimet (opinionet) për të cilat kemi një nevojë po aq të madhe. Së shpejti nuk mund ta duroj qëndrimin “modern” se shkëmbimi i gjerë i fjalëve është gjithmonë një gjë e mirë dhe se mendimet e të gjithëve janë po aq të vlefshme. Jo, ato nuk janë! Në mjaft raste janë shumë të dëmshme. Më vjen mirë që dera e kabinës së avionit është mbyllur, kështu që jo çdokush mund të vijë tek pilotët me “këshilla të mençura” se si mund të kryhet më së miri ulja në zonat me turbulenca të forta. 

*** 

PS: Unë shkruaj por nuk e tregoj qartë foton time për të mos tërhequr shumë vëmendjen. Në çdo rast, ende nuk ka ardhur koha. Këtë ia kam premtuar “punëdhënësit” dhe familjes sime të ngushtë (veçanërisht gruas sime) kur në vitin 2002 fillova kontributin modest për çështjen kombëtare – pa asnjë konflikt interesi.  

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Agim Kasapaollit, legjendës sportive dhe gazetareske mbarëshqiptare, duhet ti jipet “Çmimi Jetësor” për kontributin e tij të gjithanshëm

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
***
Ka njerëz që e dinë që në fëmijëri se çfarë duan të bëhen kur të rriten.
Sepse panë, përjetuan dhe mësuan diçka magjike që me shpejtësinë e dritës i magjepsi dhe i frymëzoi për gjithë jetën.
Diçka që i la jo vetëm pa fjalë dhe pa frymë, me pamjen, karakterin, zgjuarsinë, talentin, humorin, magjinë, bukurinë, lëvizjet, elegancën, shpejtësinë dhe teknikën e përsosur, por edhe që i la pa asnjë dilemë se cili do të jetë profesioni i tyre i ardhshëm i jetës.
Kështu i ndodhi një djaloshi të ri, të zgjuar, të bukur, shtatlartë, të talentuar dhe ambicioz nga Peja, sapo e pa në ringun e boksit një boksier të zi, të bukur, elegant, fisnik dhe teknikisht të përsosur që fluturonte rreth kundërshtarëve të tij si një flutur dhe që i thumbonte ata si një bletë, me goditje të shpejta, elegante dhe precize deri në marramendje.
Një boksier goja e të cilit nuk pushonte kurrë së thëni gjëra interesante dhe koka e të cilit nuk pushonte kurrë së menduari gjëra të zgjuara, të bukura, fisnike, humane dhe të drejta.
Kështu i ndodhi i Agim Kasapollit, djaloshit të bukur, të talentuar, elegant dhe shtatlartë nga Peja, kur e pa për herë të parë në ringun e boksit boksierin më të madh të të gjitha kohërave Mohammad Ali.
Dhe ndërsa për shumicën e fëmijëve një përjetim i tillë magjik kthehet në një dëshirë të zjarrtë për t’i qëndruar besnik sportit gjatë gjithë jetës së tyre, për Agimin sporti u bë jo vetëm një profesion jetësor, por edhe një mision jetësor.
Sepse ai e kuptoi se sporti nuk është vetëm i shëndetshëm për trupin, shpirtin dhe mendjen, por edhe një mision i pazëvendësueshëm për ruajtjen e paqes sepse e neutralizon padrejtësinë, urrejtjen dhe dhunën rrugaçe.
Agimi në fakt e kuptoi që në fëmijëri se sporti kapërcen me lehtësi të posaçme barriera politike, racore, etnike dhe ideologjike në dukje të parë të pakapërcyeshme dhe afron e bashkon njerëz të pamjeve ngjyrave, botëkuptimeve, entiteteve, feve, shtresave, kulturave, ideologjive dhe bindjeve të ndryshme.
Agim Kasapolli u lind më 11 prill 1945 në Pejë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Edukimit Fizik në Sarajevë.
Ai ishte për pesëmbëdhjetë vjet rresht lojtar i pesëshes së parë në ekipin e basketbollit
Buducnosti nga Peja, i cili në atë kohë garonte në ligën e parë federative B.
Gjatë asaj kohe, ai e veshi 35 herë fanellën e reprezentacionit të Kosovës dhe madje 10 herë
ai i nisi ndeshjet si kapiten i ekipit.
Për shkak të
lojërave të tij cilësore ai në vitin 1970 u zgjodh njëzëri sportisti i vitit në Kosovë.
Në vitin 1977 ai u licencua në shkollën e trajnerëve në Zagreb si trajner i kategorisë federative.
Në vitin 1972 ai fitoi titullin kampion i Jugosllavisë me ekipin e pionierëve të Kosovës.
Në vitin 1973, ai mori çmimin e dhjetorit si sportisti më i gjithanshëm kosovar, ose më saktë si kampion në not me gjoks në 200 metra dhe si nënkampion në maratonë, pas garave të mbajtura në Batllavë
Ndër të tjera ai ishte edhe përzgjedhës i ekipit të basketbollit të Kosovës dhe trajner i ekipit femëror të basketbollit “Universiteti i Prishtinës” , i cili garoi në ligën më të fortë në Evropë, atë të ish-Jugosllavisë, në periudhat 1981-1982. dhe 1982-1983.
Në periudhën 1982-1983 Agimi u shpall trajneri më i suksesshëm i Jugosllavisë në konkurrencën e femrave.
Në vitin 2010, si përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës, ai fitoi turneun ndërkombëtar në Prishtinë, ku morën pjesë Emiratet e Bashkuara dhe Shqipëria.
Në atë turnir, Kosova arriti rezultatin më bindës në historinë e basketbollit, duke mposhtur Emiratet e Bashkuara me rezultat 127-58 (69 pikë diferencë).
Karriera e tij gazetareske është legjendare. Këtë vit ai feston 40 vjet punë të pandalshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme.
Në periudhën 1975-1990 ai ishte fillimisht gazetar, e më pas redaktor dhe komentator në Televizionin e Prishtinës.
Përveç kësaj, ai ishte gazetar korrespondent në gazetën e Zagrebit “Zagrebačke Novosti”.
Ai ishte edhe redaktor i rubrikës sportive të kësaj gazete dhe bashkëpunëtor i rubrikës sportive
Revista “KOSH” në gjuhën serbokroate, e cila u botua në Zagreb në periudhën 1983-1986.
Pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, ai herë pas here ishte kolumnist në gazetat “Koha” dhe “Zëri”.
Ai bëri mbi 1200 moderime nga 26 disiplina sportive të zhvilluara në të gjitha kontinentet e botës.
Ngjarjet më interesante të moderuara nga Agim Kasapolli gjatë karrierës së tij të pasur gazetareske në Televizionin e Prishtinës janë të panumërta.
Dhe meqenëse nuk mund t’i rendis të gjitha, do të listoj vetëm ngjarjet më të mëdha sportive.
Moderator i Lojërave Olimpike Verore:
1. 1980, Moskë – BRSS
2. 1984, Los Anxhelos – SHBA
3. 1988, Seul – Koreja e Jugut
4. 2000, Sydney – Australi.
Ai e ka komentuar këtë Olimpiadë nga studio e RTK-së në Prishtinë.
Moderator i Lojërave Olimpike Dimërore:
1. 1980, Lake Placid – SHBA
2. 1984, Sarajevë – Jugosllavi
3. 1988, Calgary – Kanada
4. 2002, Lake City – SHBA. Këtë Olimpiadë ai e ka komentuar nga studio e RTK-së në Prishtinë.
Moderator i Kupës së Botës në Itali 1990
1. 11.06.1990, Angli – R. Irlandë
2. 12.06.1990, Belgjikë – Kore e Jugut
3. 15.06.1990, Austri – Çekosllovaki
4. 19.06.1990, Itali – Çekosllovaki
5. 25.06.1990, R. Irlandë – Rumani
6. 26.06.1990, Belgjikë – Angli
7. 01.07.1990, Kamerun – Angli, çerekfinale
8. 04.07.1990, Angli – FRGJ, gjysmëfinale
9. 07.07.1990 Itali-Angli gjysemfinale
10. Finalja nuk u transmetua, sepse regjimi serb pushtoi RTP-në (kampione doli Gjermania)
Moderator i Kupës së Botës FIFA 2002, Japoni, Kore e Jugut.
1. Meksikë – Itali
2. Kroaci – Ekuador
3. Meksikë – SHBA
4. Brazil – Belgjikë
5. Japoni – Turqi
6. Senegal – Turqi
7. Brazil – Turqi
8. Lufta për vendin e tretë, Turqi – Kore e Jugut 3:2
Finalja e këtij kampionati botëror është komentuar nga Azem Brovina
9. Brazil – Gjermani 2:0
Moderator i Kupës së Botës në basketboll:
1. 1970, Lubjanë. I ftuar si ish-lojtarë të “Buduçnost” Peć
2. 1978, Manila – Filipine
3. 1982, Cali – Kolumbi
4. 1986, Madrid – Spanjë
5. 1990, Buenos Aires – Argjentinë
6. 2000, Stamboll – Turqi, i ftuar për të qenë trajner i Kombëtares së Kosovës.
Moderator i Kampionateve Evropiane të Basketbollit:
1. 1975, Beograd – YU (si gazetar i “Sportskih novosti”)
2.1979, Torino – Itali
3.1981, Pragë – Çekosllovaki
4.1983, Nante – Francë
5.1985, Shtutgart – RFGJ
6.1987, Athinë – Greqi
7.1980, Banjaluk – YU, Kampionati për Femra
8.1982, Ankona – Itali, Kampionati i Femrave.
Moderator i Kampionateve Botërore të Boksit:
1. 1978, Beograd – YU
2. 1982, Mynih – SRG
3. 1986, Rino – SHBA
4. 1989, Moskë – BRSS
Moderator i Kampionateve Evropiane të Boksit
1. 1979, Këln – RFGJ
2. 1981, Tampere – Finlandë
3. 1983, Varna – Bullgari
41985, Budapest – Hungari
5. 1987, Torino – Itali
Ai moderoi pothuajse të gjitha kampionatet botërore dhe evropiane të boksit së bashku me Veli Vraniqin, i cili ishte redaktori i tij. Nga viti 1984 deri në vitin 1990, ai vetë u bë redaktor i programit sportiv në RTP.
Turniret e rëndësishme të boksit:
1. Turniri Strangjat – Bullgari
2. Fitues i Beogradit
3. Doreza e Artë, Beograd
4. Gongu i Artë, Shkup
5. Kampionati Ballkanik, Prishtinë
Ai komentoi mbi pesëdhjetë ndeshje në boksin profesionist, duke filluar nga Larry Holmes-Michael Spinks dhe duke vazhduar me shumë boksierë të tjerë të mëdhenj.
Ai moderoi duelet e Luan Krasniqit deri në titullin kampionit të Evropës ndaj Rene Monse.
Në vitin 1978 në Beograd ai moderoi duelin mes Mate Parlov dhe Conte, ku Parlov mbrojti titullin kampion bote në boksin profesionist.
Ai komentoi gjithashtu lojërat mesdhetare:
1.1979, Split – Jugosllavi
2. 1983, Casablanca – Marok
3.1985, Latakia – Siri
Universiada:
1.1981, Bukuresht – Rumani
2.1987, Zagreb.
Ai gjithashtu komentoi finalet e të gjitha garave evropiane të basketbollit:
1. 04.05.1979, Francë, Grenoble. Finalja e Kupës së Kampionëve të Evropës në Basketboll, Bosnje – Emerson
2. 29.03.1979, Spanjë, Lacorunia. Finalja e Kupës së Kampionëve, C. Zvezda – Vjenë Hungari (basketboll, liga e femrave)
3. 23.05.1979, Hendboll: Borac nga Banja Luka – Borac nga Uroševac, finale e Kupës së Jugosllavisë.
4. 20.03.1979, finale e Kupës Korac në basketboll, Partizan – Arigon,
5. 21.07.1979, Karlovac: Kampionati Evropian i Atletikës.
6. 03.08.979, Moskë: Spartakjada
7. 09.09.1979, Bled: Kampionati Botëror i Lundrimit.
8. 26.07.1980, Beograd: Turneu ndërkombëtar i vaterpolit, Tašmejdan.
9. 06.09.1980, Sarajevë: Kupa Interkontinentale e Basketbollit, Bosnje – Maccabi – Kanzastar – Real
10. 05.09.1981, Split: Kampionati Evropian në not, not të sinkronizuar, zhytje dhe vaterpolo.
11. 29.11.1981, Moskë: Kampionati Botëror në Gjimnastikë
12. 18.03.1982, Shibenik: Kupa Koraqi, basketboll, Shibenik – Limozh.
13. 17.04.1983, Beograd: Kupa Botërore e Gjimnastikës Ritmike
14. 07.05.1983, Goteborg: Kampionati Evropian i Gjimnastikës
15. 30.07.1983, Rjjek: Kupa Ballkanike ne not
16. 15.03.1984, Gjenevë: Finalja e Kupës Korac në basketboll, C. Zvezda – Ellan Ortezi.
17. 25.03.1984, Oslo: Ski, Kampionati Botëror
18. 02.01.1984, Garmishpartinkirchen: Kërcim me ski
19. 23.01.1985, Zagreb: Basketboll, Kupa e Kampionëve të Evropës. Cibona – CSKA Moskë
20. 31.01.1985, Zagreb: Finalja e Kupës së Evropës në basketboll. Cibona – Real
21. 04.03.1985, Athinë: Ndeshja e Kupës së Kampionëve të Basketbollit. Jugoplastika – Realiteti
22. 11.10.1985, Sarajevë: Boks. YU – SHBA.
23. 09.05.1985, Žare: Basketboll, mirëseardhja e Ćosić-it, YU – Evropë.
24. 12.05.1985, Helsing: Kampionati Evropian i Gjimnastikës
25. 22.09.1985, Las Vegas: Boksi profesionist, titulli botëror i peshave të rënda, Spings – Larry Homs
26. 09.01.1986, Kaunas: Basketboll, Zhallgiris – Cibona
27. 19.01.0986, Firence: Kampionati Evropian i Gjimnastikës Ritmike
28. 17.03.1987, Novi Sad: Basketboll, finalja e Kupës së Kampionëve të Evropës, Cibona – Scavolini
29. 01.03.1988, Zagreb: Finalja e Kupës Evropiane të Basketbollit, Cibona – Real.
30. 05.04.1988, Belgjike, Ghent: Turne per titullin kampion europian i basketbollit Partizani – Arisi – Maccabi – Tracers.
31. 17.04.1990, Spanjë, Zaragoza:
Finalja e Kupës së Kampionëve të Basketbollit të Evropës, Jugopllastika – Barcelona ishte moderimi i tij i fundit para mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës.
Në vitin 1999 u rihap Televizioni, por tani jo si RTP, por si RTK. Ky projekt fillimisht u mbikëqyr nga OSBE.
Vlen të theksohet fakti se Agimi gjatë pushtimit dhjetëvjeçar të RTP-së ishte edhe kryetar i Sindikatës së Radios dhe
Televizionit të Prishtinës, dhe si përfaqësues i sindikatës mori pjesë në trupin koordinues të përbërë nga Martin Çuni, Skender Blaka dhe Xhevat Juniku.
Për më shumë se 2 muaj ky grup zhvilloi negociata që punëtorët e RTP-së të jenë bartës të projektit të RTK-së. Pas shumë debatesh dhe kompromisesh të vështira, ata ranë dakord që RTK-ja të fillojë me një staf të kombinuar prej 50% ish-punëtorë të RTP-së dhe 50% të tjerë të zgjedhur nga OSBE-ja, të cilët ishin kryesisht të rinj nga Kosova, me pak ose aspak përvojë në gazetari.
Në fillim, gjatë vitit 1999, RTK transmetonte vetëm 2 orë program në ditë. Në vitin 2000, kur qeveria e Japonisë i dhuroi RTK-së teknologjinë më të avancuar televizive, programi u zgjerua. Transmetimet e para sportive në Kosovë filluan në gjysmën e dytë të vitit 2000, sepse marrësit e sinjaleve të antenave në mbarë vendin ishin të bombarduar nga forcat e NATO-s, kështu që ishte teknikisht i pamundur transmetimi i drejtpërdrejtë.
Raportet e para në Kosovën e lirë ishin:
1. Boks: Prishtinë – Tiranë, Pallati i Madh i Sportit, Prishtinë (ende e pa djegur)
2. Basketboll: Trepça – Tiranë, Mitrovicë.
Të gjitha transmetimet nga liga e basketbollit në vitet 2000, 2001 dhe 2002 janë transmetuar në RTK.
Në vitin 2002, marrëveshja u ndërpre vetëm me ekipin e Trepçes dhe KTV filloi të transmetojë ndeshje nga Mitrovica. Fillimisht si raporte dhe më vonë live.
Në atë periudhë Agimi ka bërë mbi 170 transmetime vetëm në basketboll.
Ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është transmetuar drejtpërdrejt në bashkëpunim me televizionin shqiptar KLAN. Agimi këtë ndeshje e ka komentuar nga stadiumi i Prishtinës në duet me Dritan Shakohoxhën.
RTK bëri edhe shumë emisione të tjera spektakolare, për të cilat do të flas në mënyrë të detajuar në një përmbledhje të veçantë.
Kësaj radhe kam prezantuar vetëm disa disiplina sportive të punuara nga Agimi, pasi që pas luftës asnjë televizion në Kosovë nuk i ka përmendur në emisione informative e aq më pak t’i transmetojë. ato.
Mirënjohjet e Agimit :
Në Universiadën e Zagrebit në vitin 1987, Agimi mori mirënjohjen “shenja e artë” nga Josip Verhoveci, presidenti organizativ i Universiadës dhe Sekretari Federativ i Punëve të Jashtme.
Ai mori në vitin 1972 çmimin e dhjetorit për arritjet e tij me pionierët e basketbollit
Në vitin 2000 u shpall “Gazetari i Vitit”.
“Gazetari i Vitit” u shpall edhe në vitin 2002 për kontributin e tij në sensibilizimin e basketbollit pas luftës në Kosovë.
Në vitin 2004 ai mori çmimin kombëtar “Anton Mazreku”.
AKTIVITETET POLITIKE GJATË PUSHTIMIT
Agimi është një nga themeluesit e KOK dhe
Anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Sporteve të Kosovës 1991-1995.
Kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës ishte në periudhën 1990-1999.
4 vite me radhë ishte kryetar i këshillit të ekspertëve të FFK dhe themelues i të gjitha federatave të Kosovës
Për të gjitha të dhënat e mia, ekzistojnë prova të ruajtura në arkivin personal të Agimit.
___
* Autori i shkrimit është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë.

Feja vetëm në shërbim të kombit

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Parantezë ose debati për shaminë:

Ky shkrim është shkruar në vitin 1992. Në janar të vitit 1993, në një çajtore në Fushë Kosovë, kam takuar për të parën dhe të fundmin herë mr. Naim Tërnava (tash Myfti i Kosovës), unë isha i shoqëruar me Avdullahin, një kusheriri i tij, shok i shkollës në Obiliq. Kur i shpjegova Naim Tërnavës, qëllimin e shkrimit më tha se duhej të isha i kujdesshëm, pasi vet ai do më luftonte(?!), përkatësisht të më kundërshtonte publikisht. Po atë kohë, shkrimi nuk është botuar as te revista “Fjala” në Prishtinë, kryeredaktor i së cilës ishte mr. Milazim Krasniqi, më vonë profesor universitar dhe babai i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Qëndrimi politik e fetar i të atit dhe të birit, është shpjeguesi më i mirë i të gjitha zhvillimeve fetare e politike në Kosovë. Për fat të mirë, një fragment i atij shkrimi është botuar te revista “VEPRIMI” , mars 1993, që doli për pak numra në Preshevë. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë, po ky shkrim iu ka afruar gazetave dhe mediumeve të shumta në Kosovë, por nuk pat zgjuar interesim për t’u publikuar. Ky studim, nuk ka nevojë të pëson ndryshime as tash pas 30 vjetësh nga koha kur është shkruar. Po e risjellim për lexuesit e shumtë për të parë rëndësinë e tij historike që ka.(Autori).

Fëmijët në Afganistan detyrohen nga talebanët që të mësojnë kryesisht për religjionin islamik 

Shamia si kulturë etografike dhe fati i grave afgane:

Kur flasim për “shaminë” si mbulesë etnografike, por jo si detyrim regresiv, gjithmonë duhet me i imagjinuar fytyrat e dikurshme të grave afgane, të cilat në vitet e 60-70 në shekullin e kaluar ishin gratë më të gëzuara të planetit, pra edhe të planetit turko-arab. Pra, atëherë kur emancipimi i gruas afgane kishte shënuar progresin më të madh kulturor, progres të cilin e lakmonin të gjitha gratë në Evropë dhe Amerikë, gjë që edhe për këto dy kontinente të zhvilluara, ato vite shënonin Rilindje/Renosancë të madhe kulturore, jo vetëm për gratë, por për tërë shoqëritë e emancipuara. Tashmë nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë me dhjetëra pamje të gruas afgane të asaj kohe. E gëzuar, e lumturuar, e arsimuar dhe e barabart me burrat afgan, me të cilët, krah për krah përparonin vendin e tyre dhe prosperonin drejt emancipimeve qytetruese. Afganistani dhe bota arabe ishin model i zhvillimit, shkollimit dhe emancipimit të gruas. Atje, gratë vishnin minifunde dhe mbanin flokët të shkurtëra. Ato shkonin në fakultet dhe punonin lirshëm, shëtisnin nëpër rrugë e sheshe pa shoqërimin e burrave me lesh të pa emancipuar.

Tashmë dihet se Afganistani, ka shënuar regres, ka humbur çdo vlerë të emancipimit që kishte para gjysëm shekulli. Atëherë, gratë afgane kishin të drejtën e votës, dhe ishin të lira! E sot, gratë afgane i kanë humbur të gjitha liritë qytetare, prandaj shtrohet pyetja: A ka nevojë Kosova të shndërrohet në Afganistan?!

Pra jo aq moti, vetëm para gjysëm shekulli, për Afganistanin ka ndodhur kthimi i historisë prapa?! E çfarë ndodhi pastaj?! Tamam ajo që ka ndodhur para 550 vjetësh në Arbërinë tonë, atëherë kur erdhën Otomanet dhe përmbytën të gjitha zhvillimet e gjeratëhershme, prandaj të gjitha përmbytjet në Afganistan janë rezultat i Leshit në fytyrat e burrave, është zdrali në mendjen e burrave me shallvare, është urrejtja anti Amerikane dhe pikë! Po Kosova çfarë udhe po ndjek ose çfarë kahe qytetruese do të marrë?

Çfarë dhe cili është debati për shaminë, kur feja islame nuk kërkon që gratë të mbulohen me të zeza dhe të bartin shami. Aq më pak duhet ngatërruar shamia si kulturë etnografike e të gjitha kulturave dhe shoqërive të përparuara kudo në botë, por për shkolla e vede publike edhe ajo është e tejkaluar, prandaj çfarë insistohet me shamitë e zeza për faqe të zezë që dëshirojnë për të shënuar regres në emancipimin e femrës, kudo në botë, pa përjashtuar as botën turke e arabe, prandaj kjo tendencë për të margjinalizuar Ballkanin e trazuar dhe Arbërinë tonë Evropiane, është e qëllimshme dhe e porositur.

Çfarë lanë rusët në Afganistan?

Më 15 shkurt të vitit 1989 ushtari i fundit rus u largua nga Afganistani. Po atë vit Ballkani ishte trazuar nga lëvizje të mëdha. Federata e Jugosllavisë po shkatërrohej. Në Kosovë kishte filluar një frymë e re politike, kurse në dhjetorin e po atij viti 1989 u themelua LDK-ja. Më pas edhe Partitë tjera shqiptare duke përfshirë Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Diku në vitin 1991, me rastin e themelimit të Degës së Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës në St. Gallen të Zvicrës, në cilësinë e përfaqësuesit të LDK-së, pata marrë shembullin e kaosit politik që rusët për nëntë vite e mbollën në Afganistan. Me lutjen që ai mentalitet i kaosit politik në Afganistan të mos bartet edhe tek ne në Kosovë dhe Shqipëri, me një fjalë te partitë shqiptare që po themeloheshin kudo në hapësirën ballkanike.

Motivi për t’iu qasur kësaj teme:

Në dhjetor të vitit 1992, për të parën herë vizitova Shqipërinë. Pash me sytë e mi grupet dhe organizatat radikale fetare në Jug dhe Veri që ia kishin mësyrë Shqipërisë. I ndikuar nga ato lëvizje, kam bërë studimin mbi pikëpamjet fetare i cili edhe pas tridhjetë vitesh mbetet dokument mjaftë i saktë i cili do të duhej të futej në shërbim të shoqërisë. Për të qenë i saktë, me pikëpamjen time rreth ushtrimit të fesë si edukatë, si kulturë, si emancipim, më poshtë po sjellim at studim që ka të bëjë me çështjen fetare, i trajtuar para 30 vjetësh. Edhe pse ky shkrim nuk është marrë fare prarasysh ia vlenë të lexohet, pasi me pak përshtatje mund të bëhet dokument zyrtar dhe i detyrueshëm në nivel Nacional! (St. Gallen, 20.08.2022).

ROLI DHE RËNDËSIA E FESË

Feja si pjesë kulturore dhe edukative e kombit:

Vitet 1990-1991, shënojnë kohën e ndryshimeve në Evropën Lindore, ku do të qesin në pah pasojat e sistemit komunist që kishin lënë vragë nëpër këto vende, si në zhvillimin ekonomik po ashtu në atë industrial, kulturor dhe religjioz. Përkundër faktit se në të gjitha vendet e Lindjes, politika e centralizuar komuniste ishte kundër fesë, prapëseprapë ato nuk e shkëputën kontinuitetin e besimit në tempujt e tyre shpirtërore, të cilat në kushte të vështira kishin marrë edhe fatin e kombit në duart e tyre. Tashmë në pjesën kryesore të këtyre vendeve Kisha ishte bërë simbol i rezistencës dhe rrugë e vetme për ta shporrur nga vendi komunizmin. Kjo gjendje në Shqipëri ndryshonte. Atje feja ishte ndaluar me ligj. Ishin përdhosur institucionet e shenjta, klerikët ishin katandisur nëpër burgje. Kontinuiteti i mësimit fetar e kishte humbur ritmin e tij. Tashmë atje gjeneratat hynin në dekadën e tretë pa ushtrimin dhe ndikimin e fesë, si religjion, si kulturë.

Tanimë ishin zgjuar ambiciet e kishës ortodokse greke dhe qëllimet e saj politike për të invaduar në Jugun e Shqipërisë, po ashtu kishte filluar një invazion i ri i vendeve islamike, kurse evropianët rrinin indiferent ngase ata gjithmonë kanë qenë alergjik sidomos ndaj fesë islame. Interesat politike të cilat ishin kamufluar nën petkun religjioz paraqisnin shenjat e para mjaftë të rrezikshme për të ardhmen e vendit, ndonëse edhe vet intelektualët shqiptarë i frynin me të madhe zjarrit të ndasive fetare duke u bërë hallka të së keqes në këtë përmbytje të madhe.

Për t’u marr seriozisht me trajtimin e kësaj teme duhet pasur guxim dhe kuraje sepse një shtresë e caktuar as nuk do të të kuptoj karshi interesave të tyre të ngushta. Megjithatë kjo temë nuk duhet të mbetet tabu, prandaj trajtimin e kësaj dukurie po e lëmë më shumë në formë të një ideje, ku do të përpiqem me shpalosur sheshazi edhe rrezikun që i kanoset Jugut të Shqipërisë nga ndikimi dhe tendenca e Kishës Ortodokse greke duke dhënë edhe udhëzime elementare, për një preventivë të mundshme për t’i balancuar tendencat e lindjes dhe perëndimit në këtë plan. Kjo ofensivë fetare kishte dalë në pah në Veriun e Shqipërisë, atje ku popullata shumicë ishte e ndikimit islam, si religjion, si fe dhe si ndikim.

Nuk arrita të mësoj kurrë pse nuk u debatua më seriozisht, si hapa preventivë në kohën kur ende s’kishin invaduar Kisha Ortodokse greke dhe organizata fanatike nga orienti nëpër gjithë Shqipërinë e dal nga regjimi obskurantist. Shikuar në retrospektivë, ngjarjet që ndodhën më vonë, në Shqipëri dhe tendencat e politikes orientale pas luftës në Kosovë, më japin të drejt të them se pikëpamjet e shtruara në atë kohë kishin qenë të sakta, ndërsa tagrin e pasojave do të paguajnë brezat tjerë.

Edukata fetare e fëmijës:

Çdo fëmijë i vogël, fjalën e parë që mund ta dëgjoj nga Nëna e tij është Krishti apo Muhamedi, kjo ndodhë te fëmija i porsalindur i cili ende thithë qumështin e nënës. Pse ndodhë pikërisht kështu? Sepse lutjet në shenjtin e tij Zotin, gjendjen shpirtërore të nënave në situata të caktuara, në mënyrë permanente, me një imagjinatë a fantazmë të pa përshkruar e mëkon. Nënat, bekimin më të madh fëmijës ia bëjnë duke fragmentarizuar pjesë të caktuar nga librat e shenjtë Bibla apo Kurani. Fëmija që rritet instinktivisht i nxitur nga prindërit, fillon të marrë pjesë në ritet fetare. Këto ndodhin në çdo shtëpi dhe njëherë çdo fëmijë e brumosin me porosit morale të fesë që i përkasin prindit. Pa pyetur “përse”, fëmija futet në krishterizëm apo islamizëm, dalëngadalë, instinktivisht pa bërë zë e pranon fenë e prindërve, (vallë kush ka bërë zë apo ka menduar përse pranuam këtë apo atë fe). Dhe është krejt normale se fëmija i posa lindur pranon fenë e mesit ku ai lind, pra në cilën zonë fetare lind ai. Dhe pa mbushur formularët e anëtarësimit e përqafon fenë e ati rrethi, më konkretisht fenë e familjes. Pra zgjedhja e fesë nuk është rezultat i një zgjedhje të vullnetshme, por është një imponim i dhunshëm nga prindërit.          

Bindjet fetare u ngjajnë shumë bindjeve morale dhe zakoneve. Askush nuk di t’i përgjigjet pyetjes përse ka pranuar dhe praktikuar një zakon. Andaj edhe fyerjet dhe abuzimet tjera që bëjnë ndaj feve duhet t’i shmangim nga fjalori bastard i mësuar dekada me radhë.

Shoqëria jonë ka hyrë edhe ajo, më së fundi në epokën e pluralizmit politik. Në këtë kohë nuk kemi të bëjmë me besimin në kultin e individit, që predikoi Zotin, dhe sipas kësaj duhej ta kemi vetëm një mendim, vetëm një rrugë, vetëm një parti, vetëm një organizatë, vetëm një gazetë, vetëm një roman, vetëm një libër, vetëm një dramë, vetëm një fjalë që së bashku bëjnë vetëm një tragjedi… Pra deshëm apo nuk deshëm në shoqërinë tonë u shfaq pluralizmi i mendimeve që nënkupton, mendimin, që me udhë të ndryshme të arrihet liria! E, ç’kuptojmë me pluralizmin fetar, përveç udhë të besimeve për të arritur në parajsë. Pluralizmin fetar e kemi pasur që moti, ngase hapësira shqiptare i përket tri besimeve të mëdha të cilët kanë ndikimin e tyre në regjione të caktuara të vendit, pa pasur konflikte e luftëra ndërfetare.

Kur jemi në pluralizëm, jo vetëm politik por në pluralizëm të shprehjes së lirë të mendimeve dhe bindjeve fetare, duhet të shfrytëzojmë të gjithë faktorët e rëndësishëm për ecjen përpara të shoqërisë sonë, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë moralo-kulturor, duke shfrytëzuar në maksimum edhe pluralizmin tonë fetar në shërbim të perspektivës, duke ushqyer shpirtërisht njeriun tonë me porositë themelore të librave të shenjtë, të cilët bazë fondamentale të edukatës kanë dashurinë për njëri-tjetrin, mëshirën për nevojtarin, bujarinë, tolerancën, vëllazërimin etj.

Tokat shqiptare janë të ndara në disa zona fetare. Kjo ndarje fetare e shqiptarëve nuk duhet të kuptohet si rrezik në aspektin retrospektiv, por duhet të kihet parasysh në aspektin perspektiv. Mund të thuhet se pesha specifike e fesë, në procesin e riformimit të shpirtit të njeriut është e madhe, dhe një mospërfillje e saj shkakton probleme specifike morale e pse jo edhe politike.

Tek shqiptarët gjithnjë kanë ekzistuar dy tendenca. Një tendencë intelektuale për njësimin e fesë dhe për shqiptarizimin sa më të mundshëm të feve ekzistuese dhe tendenca tjetër anti-intelektuale për të pjell sa më shumë fe dhe sa më tepër përmes fesë të denigrohet kultura kombëtare. Mospërfillja e pushtetit të madh shpirtëror nga ana e komunistëve ishte e një botëkuptimi sektar, që nuk respekton ndjenjat e bindjet e njeriut. Është ky një episod shumë sinjifikativ që duhet të trajtojë pushtetin shpirtëror të institucioneve fetare.

Një tendencë dhe një rrezik permanent i përmasave të mëdha për edukimin shpirtëror të shqiptarëve sidomos atyre në Shqipëri, u pa me invadimin e klerikëve të ndryshëm të cilët pushtuan pëllëmbë për pëllëmbë të atij vendi, kurse në Kosovë kjo dukuri u shfaq vetëm pas përfundimit të Luftës, sidomos të vendeve arabe të cilat nëpër fshatra të tëra kushtëzonin meremetimet dhe ndreqjet e shtëpive me ngritjen e një tempulli fetar. Pra, në të dy rastet, në Shqipëri pas rënies së diktaturës komuniste dhe në Kosovë pas shporrjes së sllavëve kanë vërshuar nga anët e anëve klerik dhe organizata të ndryshme të cilat shkojnë dhe propagandojnë fenë e tyre, duke pasur duar të lira të bëjnë dhe realizojnë qëllimet e tyre. Kjo s’do të kishte gjë të keqe në kushte të tjera, mirëpo, në kushtet e tanishme, në të cilat gjenden institucionet shtetërore dhe fetare të Shqipërisë si dhe institucionet shtetërore të Kosovës, ata njerëz që predikojnë ato fe, do të spekulojnë duke ditur interesat materiale dhe interesat e tjera jetike.

Klerikët e Kosovës dhe të diasporës, të cilët i shpëtuan kthetrës së ateizmit bolshevik e në mënyrë të pandërprerë e kanë ushtruar profesionin e tyre, dhe të cilët kanë ndikim të madh tek besimtarët, zotërojnë mjete të shumta materiale, duhet të punojnë për aspektin shqiptar të feve, për rritjen e profesionalitetit dhe autoritetit të klerikëve shqiptarë. Ata duhet të drejtojnë vetë institucionet fetare, e jo të lejojnë të vinë nga ana e anës klerik të huaj dhe të predikojnë çfarë iu përshtatet për të realizuar interesat e tyre.

Po ashtu edhe intelektuali shqiptar, i cili për fe ka shqiptarizmin, sot ka detyra të mëdha. Së pari, që në asnjë mënyrë të mos jenë indiferentë ndaj feve, sidomos ndaj klerikëve si kolegë dhe bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme shkencore. Pozita më e mirë e çdo intelektuali, do të ishte që për hir të interesave kombëtare me respektin e tij, t’u përkasë të tri feve të sotme që ushtrohen në trojet tona. Me shpresë se kjo do te zbuste sadopak efektin ndarës e përçarës, të cilin e shkaktoi për një periudhë gjysmëshekullore rryma ateiste e bolshevizmit stalinian, duke i shkaktuar dëm të madh shpirtit fisnik të njeriut tonë. Prandaj, klerikët dhe intelektualët shqiptar kanë shumë detyra atdhetare në këto kohë.

Toleranca e feve:

Analiza e marrëdhënieve të feve, sidomos në truallin shqiptar, tregon se ky popull në asnjë rast, në asnjë periudhë historike, edhe pse nën sundime të ndryshme dhe përkundër përpjekjeve, nuk pati përçarje, grindje apo luftëra fetare ndërmjet veti, çka është shumë normale edhe për shtetet më moderne demokratike të cilat për bazë fetare kanë krishterimin p.sh. Irlanda e Veriut dhe Anglia. Në asnjë rast predikuesit e feve, të të tri besimeve nuk patën këmbëngulje kategorike, për të mbisunduar mbi fenë tjetër dhe proklamuar se vetëm ajo fe që ushtron vet, ka të drejtën e ekzistencës. Fundamentalistët apo integralistët e feve qëndrojnë tamam në këto pozita mos tolerance, megjithëse historia e feve, sikurse edhe historia e feve shqiptare është e mbushur përplot me shembuj të një tolerance të madhe. Edhe pushtuesit më të rreptë me besimin islamik (sulltanët ndërmjet tyre) janë treguar tolerantë ndaj fesë së popujve të okupuar, sikurse edhe shqiptarët në periudha të ndryshme historike që u treguan mjaft tolerantë. Po sot këtë tolerancë e kultivon krishterimi evropian dhe ai amerikan të cilët kanë lejuar ngritjen e tempujve të fesë islame dhe ushtrimin e kësaj feje pa pengesa nëpër vendet euro-amerikane kështu që toleranca fetare e këtyre vendeve ka pushtuar shpirtrat e miliona njerëzve të cilët për fe kanë islamizmin. Këtë tolerancë e gjejmë edhe në vendet arabe të cilat edhe pse ligjet i kanë të bazuara në të drejtën islame në vendet e tyre kanë lejuar ngritjen e kishave të cilat ushtrojnë fenë e krishtere në mënyrë autonome. Po kështu, kur u pushtua Spanja, predikuesit e besimit islamik (shek. IX), në Universitetin e Kordovës, lejonin të jepej aty mësim, njëkohësisht, nga mysliman, të krishterë dhe çifutë! “Noli, duke qenë vetë klerik i krishterë, në shkrimin e tij <Lëvizja panislamike në Misir> i thur lavde qytetërimit islamik arab dhe, në mënyrë të veçantë, tolerancës së madhe që ky qytetërim pat treguar (në shekujt e kaluar) ndaj besimtarëve tjerë”. Në planin letrar, edhe studiuesi i njohur Kristë Maloki, qysh në vitet e tridhjeti të shekullit të kaluar, duke folur për poezinë e Naim Frashërit, shprehet se poezia e tij merrë karakter nacional vetëm atëherë kur Naimi shkon në Stambollin Evropian të të vëllait Avdyl Frashaëri.

Por, e ashtuquajtura luftë klasore, që u praktikua në gjithë kampin e socializmit, tregoi një arrogancë të paparë ndaj fesë, sidomos pushteti i Enver Hoxhës në Shqipëri, i cili si justifikim teorik pat mohimin e çdo lirie të besimit dhe të mendimit, si pretekst për të shtypur çdo lloj kulti tjetër, përveç atij të “prijësit”; pastaj ndëshkimet fizike, shartimi, gjegjësisht prekja e ideve në veprat e rilindësve kur ishte fjala për predikim fetar, prishja e institucioneve fetare e gjer tek likuidimet e atyre klerikëve, që guxuan të merren me predikimin e vlerave më pozitive të fesë, çuan në një denigrim të madh, në një shkatërrim gati të plotë të shpirtit të njeriut. Vrazhdësia e sjelljeve të klasës në pushtet dëmtoi shumë shpirtin njerëzor, duke u sjellë ashpër, rreptësinë në dënimin e tjetrit; prirjen për t’u zemëruar me mikun, indiferencën ndaj të leckosurit që kërkon lëmoshë, gatishmërinë për t’u grindur, sharë, ngacmimin ofendues të femrës, shtyrjen me bërryla të të fortit ndaj të dobëtit, tallja në rrugë etj. Kjo vrazhdësi u gjeneralizua, u bë terren ushqyes për klasën në pushtet, e cila nuk ngurroi të bëjë procese të montuara dhe ti linçoj njerëzit dhe klerikët me burgime të përjetshme.

Qëndrimi parimor ndaj fesë:

Me këtë rast nuk duhet nxehur gjakrat, por kjo është një shenjë e tmerrshme që është bërë ndaj njerëzve e shpirtit njerëzor: se sa e tmerrshme dhe tragjike do të ishte përsëritja e tyre. Tani më shihet nevoja e madhe dhe mjaftë urgjente për një punë sistematike, frontale, në drejtim të shëndoshjes së shpirtrave, nga ana e të gjithë atyre që, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi kanë të bëjnë me shpirtin e njeriut.

Nga qëndrimet parimore të intelektualëve ndaj fesë duhet të burojnë edhe qëndrimet e besimtarëve, edhe atyre më fanatikëve. Në rast se forcat demokratike e në rend të parë ato fetare arrijnë të përparojnë shpirtin vizionar të njeriut, (megjithëse jo të idealizuar), por në thelbin e tij paqësor, joviolent, të butë, zemërbardhë, solidar në fatkeqësi, shkurt, formimin e një njeriu, që do të kishte për model figura nga librat e shenjtë, kjo do të ishte një fitore e madhe për shoqërinë tonë. Kjo, mendoj, nuk është aspak një utopi, as edhe një qëllim tepër i largët, që do të kërkonte shumë e shumë brezni. Pas një periudhe kohore 15 eventualisht 20 vjetësh, do të kemi njeriun shqiptar që do të përshkohet nga një shpirt i butë, i dashur e humanitar. Sikurse që do të kemi besimtarë të mirë, të cilët siç respektojnë shenjtorët e fesë së vet, respektojnë shenjtorët e fesë tjetër, po ashtu do të respektojnë festat, kultet, ritet e në veçanti kulturën dhe traditën kombëtare. (Tash pas 30 vjetësh, shohim se klerikët fetar kanë bërë të kundërten e kësaj teze të shtruar qysh në vitin 1992.)

Në këtë mënyrë një shërbim i madh mendoj do t’i bëhej shqiptarizmit të fesë, duke nxjerr në pah shenjtorët që kombi ynë u ka dhënë feve. Po sikur në këtë drejtim të angazhohen klerikët, shkrimtarët, psikologët, pedagogët, sociologët, mjekët, me një fjalë njerëzit e mbërrimë, e të përpunonin një program shkencor, kompleks, për një zhvillim të shëndetshëm fizik e shpirtëror të shkollarëve. A thua pas një periudhe të shkurtër kohore këta shkollarë nuk do të ndryshojnë nga ata të sotmit? A thua shpirtin e tyre nuk do ta mbushte gëzimi e optimizmi për shqiptarizimin e fesë, në vend të injorancës e të denigrimit. Kështu për të shkuar tek ideali atdhetar përmes fesë na duhet shpenzuar energji të shumta intelektuale, na duhet punë e përpjekje të sinqerta. Pra, pse të jemi pesimistë e skeptikë ndaj perspektivës. E gjithë kjo na duhet edhe për të mos arritur, që të huajt të instrumentalizojnë fenë. Klerikët tanë duke thithur jo vetëm dije shkencore, por më shumë se çdo gjë duke thithur edukatë, duke thithur mirësi, zemërbardhësi, e pse jo, edhe trimëri e patriotizëm, në mënyrë që klerikëve të huaj të mos u japin në duar asnjë koniunkturë dhe asnjë faktor tjetër për të ndikuar negativisht në jetën e kombit tonë. Kjo që u tha deri më tani, do të jetë një përdorim i ndershëm i fesë, dhe shembull i mirë, si burim frymëzimi për veprime paqësore, për veprime të urta, njerëzore, për veprime pajtimi e dashurie ndaj njëri-tjetrit.

Gjendja e krijuar në Shqipërinë komuniste, ku diktatura përmbyti të gjitha institucionet fetare, ishte shansi më i mirë i pretendimeve greke për të invaduar në këtë vend pas shkatërrimit të komunizmit. Tashmë Shqipërisë i mungonin kuadrot e veta profesionale, ishte bërë një shkëputje e kontinuitetit të ushtrimit dhe edukimit laik, gjë që siguroi kushte të favorshme për pretendimet ultra-nacionaliste greke dhe atyre fundamentaliste islamike, në Shqipërinë e Mesme dhe në Veriun e saj. Tashmë nëpër Shqipëri kleri grek shëtitej pa pengesa dhe atë nën maskën vëllazërore për të restauruar kishat e me këtë duke agjituar propagandë nacionaliste, ku as shtetet më demokratike të botës këto gjëra nuk i tolerojnë. Duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike, kisha greke tashmë filloi të helenizoj pjesë të caktuara të trojeve shqiptare, filloi t’ua ndryshon emrat dhe kombin. Dhe siç thuhet në këto kushte shqiptari i sfilitur nga diktatura e kuqe, brenda dite ishte në gjendje të ndryshon shtat herë fenë. Bredhjet e klerit grek nëpër Shqipëri, përkrahja që iu dha atij edhe nga intelektual të njohur në vend e deri te pritja madhështore që iu bë nga intelektual e klerik shqiptarë në Amerikë qet në pah defekte tejet tragjike me përmasa shqetësuese. Po këtij revani ia mësynë shoqata të ndryshme islamike të cilat në emër të ndihmës “vëllazërore” ishin në gjendje që në secilin fshat të ndërtonin nga një xhami. Pra as grekët e as arabët në Shqipëri nuk erdhën me qëllime fisnike, por me prapavija të tejdukshme politike. Logjika greke ka punuar me vetëdije të plotë se për ta mbajtur të robëruar Çamërinë, Janinën e Selanikun, duhet pasur pretendime në Korçë, Gjirokastër e pse jo edhe në Elbasan. Kjo logjikë ka vepruar në mënyrë perfide sa që ka arritur sot të jetë altoparlantë e politikës shtetërore dhe diplomatike të Greqisë ku për fat të keq kësaj daulleje po i mëshon kleri dhe mjerisht një pjesë e intelektualëve shqiptarë.

Në Kosovë, (atëherë mendoja) se kjo gjendje ndryshonte për arsye të funksionimit të vazhdueshëm të institucioneve fetare edhe gjatë periudhës së komunizmit. Edhe këtu shihen disa lëvizje apo më mirë t’i quaj disa prirje për t’iu rikthyer religjionit, tashmë në ekstremin tjetër, pra atij fundamentalist-islamik. Është për t’u çuditur kur dëgjon se sot me dhjetëra intelektual shqiptarë, mësues e profesor, inxhinier e nëpunës administrate, të cilët deri dje ishin funksionar politik të Lidhjes Komuniste e më këtë ateist të përbetuar, tashmë iu kthyen papritmas xhamive dhe axherimit, shembull tipik i një fushate panislamike në kohën kur ndërrojnë erërat politike. Po kështu vepruan edhe nostalgjikët e ateizmit enverian, që pat marrë përmasa të mëdha në Kosovë, tash edhe ata iu kthyen befas besimit dhe orientit, të cilët na dalin më klerik se vet kleri, vetëm se duke i zëvendësuar teoritë edhe ashtu të shtrembëruara të marksizëm-leninizmit. E gjithë kjo hipotezë e thënë vite më parë, pas Luftës së Kosovës është duke u vënë në skenë dhe qëllimet panorientale kanë marrë përmasa shqetësuese.

Padyshim se arma më e ftohtë për ta asimiluar një popull është feja. Kjo formë mund të quhet mbytje me pambuk. Ndonëse asimilimi fetar kërkon kohë të gjatë, sllavët këtë e përdornin duke e kombinuar me dhunë permanente se gjoja këtë e bëjnë në mbrojtje të krishterimit, për të cilin besim do të flijohen, për ta penguar invadimin islam drejt Evropës.

Me këtë metodë, më shumë se të gjithë të tjerët kanë pësuar shqiptarët. Në kohën kur u shkatërrua Perandoria Romake dhe me fillimin e ndikimit të Bizantit, mjet të vetmin për ta pushtuar një vend ishte feja. Invadimet e shumta dhe mjaft të shpeshta në periudha të ndryshme të cilat shoqëroheshin me luftëra të pandërprera bëri që shqiptarët të lodhen e drobiten. Sllavët në tokat shqiptare synim pushtimi kishin institucionet fetare duke i adaptuar si kisha të tyre, me ç’rast bëhej edhe terror mbi popullatën vendore dhe të pambrojtur të cilën e përbënin shqiptarët. Për t’i shpëtuar kësaj shfarosje, një numër i madh i popullsisë u kthye në ritin bizantin të cilin e udhëhiqnin kryesisht sllavët, duke i pranuar të gjitha ritet e ortodoksizmit.

Në këtë kohë fillon sundimi i egër serb ku ekzistonte një dallim etnik midis shtresave të ulëta popullore të përbërë kryesisht nga shqiptarët dhe klasës sunduese feudale në shumicë serbe e përzier me pak element shqiptarë. Në rrethanat e sundimit politik e fetar të kishës serbe, kjo popullsi shqiptare, si element politikisht e shoqërisht e shtypur, i ishte nënshtruar një procesi sllavizimi dhe duke qenë ortodokse, për shkak të mbizotërimit politik e fetar serb, mbante një antroponimi që e kishte humbur karakterin e dalluar etnik shqiptar dhe i përkiste në shumicë antroponimisë së sferës ortodokse serbe e bizantine, ose ishte e përzier shqiptaro-sllave, krahas asaj pjese të popullsisë shqiptare të besimit katolik që mbante antroponimi të pastër shqipe.

Popullsia shqiptare e cila ruante me fanatizëm krishterimin sipas ritit romak, për t’u dalluar nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare tashmë që kishin pranuar ritin ortodoks me sa duket i quante “shkie”. Kjo shprehje edhe sot e kësaj dite ruhet ndër shqiptarët dhe me fjalën “Shka, shkja, shkie” etj., nënkuptohej ai person që nuk i zbaton ritet fetare të familjes, përkatësisht i dalë nga feja, gjegjësisht nga rendi familjar. Mendoj se për t’u shpjeguar kjo fjalë për bazë duhet marrë kuptimi dhe domethënia e saj se sa teoritë e deritanishme. Megjithatë kjo le të mbetet çështje e profesionistëve dhe atyre që i qëmtojnë më saktë gjërat linguistike.

Tashmë shqiptarët e kthyer në këtë rit, predikimet e tyre i dëgjonin në gjuhën sllave, po ashtu edhe festat filluan të mbahen sipas kalendarit të bizantit që e predikonin sllavët, kështu që u krijuan parakushtet e një ndarje të re të popullsisë të cilës dalëngadalë filloi t’i imponohet edhe gjuha sllave. Për më shumë kjo ndodhi për shkak të rregullimit të dokumentacionit, bekimeve, kongulimeve e riteve të tjera që ishin të përditshme dhe bëheshin vetëm në gjuhën sllave. Tashmë, ky etnikum shqiptar që dalëngadalë u asimilua në shkie e jo sllav, dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare dhe e ardhacakëve sllav. Është e rëndësishme të rikujtohet se popullsia vendëse kurrë nuk e quajti këtë etnikum serb, sepse nuk ishin. Elementi shqiptar tashmë u emërtua me një emër tjetër duke e quajtur shkja. Me këtë emër dallohej menjëherë se ai është shqiptarë i cili ka pranuar ritin bizant dhe se për gjuhë ka gjuhën sllave. Politika sllave kishte pretendime të mëdha me një politikë afatgjate, por nuk ia arrinte qëllimit të përvetësonte shumë shqiptarë e kështu detyrohej shpeshherë të sillte elementin serb për ta shtuar numrin e popullsisë me këtë rit për të ripërtërirë shpirtin e ortodoksizmit të cilin zakonisht e vendoste mbikëqyrës të institucioneve fetare të cilat ua kishin grabitur më parë me dhunë shqiptarëve e duke i pasuruar me toka pjellore dhe kapital të çmuar. Elementi ardhës serb, i cili në Kosovë udhëhiqte vetëm institucionet fetare, kishat dhe manastiret, që punonte tokat e kishave ishte i pakt në numër, fare i pakt. Ky element dalëngadalë filloi t’i humb tiparet e veta kombëtare dhe me shpejtësi iu përshtatën atyre të shqiptarëve, kuptohet sidomos të atyre të ritit ortodoks. Për studiuesit nuk është e vështirë të përcakton ngjashmëritë e shqiptarëve të dy riteve atij islam dhe ortodoks. Kurse te elementi ardhës serb ndryshimet janë të mëdha me ato të serbëve që jetojnë në brendësi të sllavëve.

Duke e parë një rrezik të humbjes përgjithmonë të pushtetit shpirtëror mbi institucionet kishtare të shqiptarëve, kisha ortodokse serbe filloi të bënë invadimin e popullsisë serbe në këto treva sidomos gjatë mesjetës së hershme dhe asaj të vonë ku gjurmët janë të dalluara dhe dokumentacion është ruajtur deri në ditët tona, megjithatë në asnjë periudhë kohore nuk arritën ti kalojnë në epërsi shqiptarët.

Shqiptarët i ruajtën kishat e tyre brez pas brezi, jo si institucione sllave por si institucione të veta shpirtërore. Edhe pse sundimi otoman zgjati shumë, edhe pse popullsia shqiptare (pjesa më e madhe), kaloi në islamizëm, prapëseprapë kulti i kujdesjes ndaj kishave dhe manastireve, gjenezën e ka në shpirtin e vet fanatik për mos të hequr dorë kurrë nga diçka që ishte e vetja. Asimilime të popullsisë shqiptare ka pasur edhe më vonë, tash jo duke ua imponuar fenë, por vetëm gjuhën sllave, kështu ndodhi me shqiptarët në trevën e Sanxhakut te Pazari i Ri, pastaj në Gorë të Prizrenit apo në trevën e Strugës me të ashtuquajturit Turbesh dhe në Rekën e Keqe me elementin e shqiptarëve ortodoks. Është fatkeqësi për shkencën shqiptare që nuk i ka studiuar hollësisht këto raste për të argumentuar botërisht se çfarë pushtuesi kanë pasur deri dje dhe çfarë kanë ata në Maqedoni dhe Kosovë Lindore edhe tashti. Shpresoj se së paku tash e tutje dikush do të merret me këto analiza dhe studime. Asimilime më të dhimbshme ka pësuar popullsia shqiptare në Çamëri, megjithatë nuk janë shkatërruar të gjitha gjurmët dalluese. Për këtë tragjedi ndikim të drejtpërdrejt ushtroi kisha ortodokse greke dhe injoranca totale e pushtetit komunist në atdheun amë.

Luftërat dhe feja:

Bota është e ndarë në dy zona të mëdha të interesit. Në mes këtyre dy zonave ekziston edhe një rrip ortodoks që shtrihet nga Kremlini e deri në Athinë, i cili e ndanë botën e besimeve të kundërta kurse vet ka ushtruar dhe ushtron dhunë e terror permanent në emër të besimit të tyre. Nuk më ka rënë të lexoj nga ndonjë studiues i cili do të shpjegonte më mirë si ka mbetur rripi ortodoks në mes këtyre besimeve të mëdha dhe si ka mbetur tek ta kult fetar dhuna dhe krimi mbi të gjithë besimtarët e fesë jo ortodokse. Prandaj dihet se këto interesa më shumë se çdo gjë tjetër i dallon besimi i tyre fetar që ndahet në krishterizëm dhe islamizëm. Nga ky parim i ndarjes edhe luftërat më të mëdha në botë janë lufta të karakterit fetar. Konfliktet e përhershme në Lindjen e afërt dhe sidomos luftërat e herëpashershme në Ballkan janë treguesi më i mirë i kësaj që pohojmë. Këto janë më shumë luftëra fetare se sa nacionale, pavarësisht nga dekori dhe petku që ua m’veshin. Luftëra fetare jo rrallë bëhen edhe nëpër ato zona ku ushtron ndikim vetëm njëri religjion. Kjo ndodh, sepse edhe njëra edhe tjetra fe i ka ndarjet dhe nënndarjet brenda për brenda religjionit të vet. Gjithmonë luftërat kanë qëllim të realizojnë ushtrimin e fesë në regjione të caktuara. Luftërat në këto vende do të marrin kahe tjetër po sikur të ishin regjione krejtësisht të krishtera, pavarësisht cilit ndikim i takojnë, katolik, protestant, evangjelist a diçka tjetër.

Ushtrimi i fesë në diasporë:

Një çështje tjetër për t’u analizuar është edhe ushtrimi i fesë në diasporë, ku Komuniteti shqiptarë në Evropën Perëndimore është i madh, dhe ka tendenca për t’u rritur ende. Në këto kushte të kaosit ekzistues, shqiptarët me vete morën fëmijët, plaçkat, mentalitetin e së bashku me to edhe religjionin. Tash në Evropë me një fanatizëm të theksuar ushtrohet dhe kultivohet feja islame. Ekziston Komiteti Islamik Shqiptar, i cili me një eufori do të hap xhami nëpër gati çdo qytet a qytezë të perëndimit, sa të shkon mendja se shqiptarët na qenkan kujdestarët themelor të kësaj feje në gjithë botën oksidentale. Kësaj fushate që po i vjen erë fundamentalizëm islamik me kujdes të shtuar i kanë fryrë edhe shtypi i përditshëm. Nëse ia lëshon syrin gazetave në njërën nga ditët e festave islame, nuk e beson se nuk je diku thellë në zonat orientale. Madje, është tepër brengosës rasti kur takon në mes të Evropës aty këtu vajza shqiptare madje nën moshën 20 vjeçare me kostume dhe veshje orientale, ndërsa gratë më të moshuara iu kanë kthyer një dimensioni tjetër karshi atij që e kanë pasur në atdhe. Të rralla janë qytetet e mos të ketë xhaminë e vet, absurdi arrin deri aty, kur dëgjon se shqiptarët e këtij besimi kanë grumbulluar miliona franga për të ndërtuar edhe xhamit e tyre?! Nëse jua llogarisim qiranë e përgjithshme në një shtet Evropian siç është ta zëmë Zvicra, do të kemi investime në këtë fushë me përmasa marramendëse.

Një rol me rëndësi në këtë tridhjetëvjetësh ka mundur ta luan Misioni Katolik Shqiptarë por ai përveç disa meshave që i mban, nuk e di se çfarë bënë për shqiptarët, kur në të njëjtën kohë kishat e popujve tjerë (serbë, kroat, maqedon, grek etj.), udhëheqin gjithë arsenalin e propagandës së shteteve të tyre përmes kishës. Më shumë se çdo gjë në botën perëndimore dhe në Amerikë, “Misioni Katolik Shqiptar”, duhet ta kryen misionin e shenjtë në dobi të çështjes kombëtare.

Në fillim pas rënies së komunizmit në Shqipëri qe thënë se është manipuluar me numrin e vërtet të popullsisë shqiptare me besim islam, me qëllim që Shqipëria t’i bashkëngjitet Lindjes. Është tragjike se si intelektuali ynë ra aq poshtë sa që nuk ishte në gjendje t’i kapi gjërat me kohë.

Derisa popullsia e Shqipërisë për më shumë se 30 vjet nuk ushtroi fenë (hiç ndonjë të vjetër) të gjitha gjeneratat e reja u lindën, u rritën dhe u shkolluan pa ndikimin e fesë. Në këtë periudhë, në Shqipëri duhej formuar një grup i shkencëtarëve për t’ia dhënë kahen përqindjes së popullsisë me besim të krishterë. Kjo do të bëhej pa dhembje, tronditje e trauma shpirtërore sepse Shqipëria evropiane është atëherë kur edhe kultura shpirtërore e fetare e Evropës flenë në Shqipëri.

Në këtë plan nëse kishim vepruar sipas logjikës së etnobotanistit rus Timarzajev, gjatë kësaj kohe ka qen e mundur dhe mjaft lehtë që 95% e popullsisë shqiptare të bëhej e krishtere. Pastaj në Kosovë të gjithë komunistët, marksist-leninistët dhe stalinistët duke i përfshi edhe ateistët do të mund të besonin jo më në Marx-Engels-Lenin-Stalin dhe Tito të krishterë por në Jezu Krishtin po ashtu i krishterë.

Kështu do të ishte mirë të ndodhte edhe tek shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi. Është tepër e çuditshme dhe mjaft qesharake kur dëgjon se pijanecët brenda nate na u bënë laik dhe fanatik të theksuar të kultit islam. Ky problem duhej të trajtohej shkencërisht dhe të përcaktohej fare qartë fati i popullit tonë, për t’i shpëtuar gjeneratat e ardhshme.

Kush garanton se pjesa e emigruar e shqiptarëve nëpër botën e krishterë, pas dy-tri gjeneratash nuk do të asimilohen tërësisht e më këtë edhe shpirtërisht do tu përshtatet rrethanave të reja, pavarësisht nga ajo që Komiteti fetar islamik sot përpiqen të ndikojnë në këtë çështje.

Të gjitha luftërat e bëra në tokat shqiptare janë luftëra nacionale. Të gjitha padrejtësitë që janë bërë kundër shqiptarëve kanë rezultat besimin fetar. Edhe sa kohë do të bëhen shqiptarët beden i luftërave të pandërprera dhe a kanë mundësi t’i përballojnë edhe më tej padrejtësitë historike. Kjo që kisha shtruar atëherë nuk ishte utopi për të bërë sensacione, por e konsideroja mjaft të vlefshme për momentin historik që kalonte vendi ynë…        

Zvicër, 1992.

*Botuar në gazetën “Koha Jonë”, Tiranë, datë, 9 mars 2009 dhe nëpër disa rrjete sociale. Versioni më i kompletuar është pjesë e librit “VIRTYTE E VISARE”, botoi, Sh. B. “Faik Konica”, Prishtinë 2010, faqe 161 – 182.

Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike

Sinan Kastrati, Suedi

  • Butrinti 

Vazhdon nga numri i kaluar “Kujtime të paharrueshme nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi e në Kosovë” në rubrikat: Dossier Kujtime Udhëtime. Drini.us, 19 Gusht 2022 

Pjesa dytë (2) 

Vapa përcëlluese, këtë vit ishte e paduerueshme e dielli në Sarandë na rrinte si saqi mbi krye. Tërë ditën rrija nën hijen e çadrës dhe natyrisht lahesha  në ujin e kripur e të pastër të Jonit, në Santa Quaranta në Sarandë. 

 

Butrinti, 1 gusht 2022

Butrinti … sheti nëpër shekuj, në qytetin e në teatrin e Butrintit aty ku mendohet se u luajtën dramat klasike të kohës. 

Vendosa që në qytetin e Butrintit të shkoj në mbrëmje. Me mua ishte dhe më shoqëronte edhe një (ish) koleg imi. Ai e ngiste makinën. Pasi që asnjëherë nuk kishte qenë në Sarandë, Ksamil dhe Butrint, unë ia tregoja rrugën. Ksamili ishte ngjitur me Sarandën ndërsa, Butrinti nuk ishte me larg se sa një vrap kali.  

Mbrëmjet, si në Jon e Mesdhe, gjithmonë dhe në të gjitha stinët është përrallore, me verëra (stinë) të nxehta, pranvera e vjeshta të ngrohta  e dim¨ra të butë, por që vizitori nuk mund të ik pa e shikua, shkel e prek çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, përgjithësisht e veçanërisht të Butrintit, Krujës, Kalasë së Krujës e krrutanëv, Rozafatin, Duursin, Voskopojën e qytetet tjera të lashta. 

Rrugës u ndalëm në Ksamil, në një hotel dhe u freskuam me pije të ftohta. Pastaj, vazhduam rrugën. Dielli tashmë kishte kalua Jonin,dhe vazhdonte rrugë  në anën tjetër të maleve jo të larta, të Greqisë por ende nuk e kishte humbur fuqinë dhe duket se donte ta mbante pushtetin edhe pasi filloi mbrëmja. Në të dy anët e rrugës vërehej atmosferë mesdhetare, me lule e drunj tropikalë. Gjinkallat nuk e ndalnin këngën. Deti ishte i qetë dhe dukej sikur edhe ai donte të pushoi. Ndonjë peshkatar i rrallë shihej me barkat e lundërzat afër bregut duke gjuajtuar peshk. 

Para dyerve të Butrintit nuk kishte njeri, asnjë vizitor që donin të hynin përveç disa grupeve turistësh të huaj që dilnin.  

Personi i autorizuar zyrtar, kishte sjellje shumë të kulturuar edhe pse, sipas tij, koha e vizitave kishte kalua, ai na lejoi që të hyjmë. Paguajtëm dhe filluam edhe ne rrugëtimin tonë në qytetin antik të Butrintit. 

Së pari (nr. 1), ishte kulla venedikase, ndërtuar në shekujt 15-të dhe 16-të.  

Pastaj, nr. 2, ishte një Falltore e shek. 4-të p.Krishtit, kushtuar perëndisë Asklep,  

3.Teatrin antik të shek. 3-të p. Krishtit, të përshtatur më vonë  në stilin romak …  

4: Banjën romake (Thermae) e shek. 2-të m. Krishtir 

  1. 5. Agaroja/Fonumi- epiqendra qytetare dhe tregtare e qytetit një shtëpi (villae.
  2. 6. Gjimnazium-i, ndoshta një vend i shenjtë pagan, më vonë i transformuar në kishë.

Në numrin 7, sipas radhës ishte një shtëpi (Villae) qytetare romake … e kështu me radhë: 

Pagëzimorja, 

Shatërvani, 

Bazilika e madhe – Godinë kulti e periudhës së krishtërimit, 

Porta e Liqenit, 

Porta e Luanit,  

Akropol-i i ngritur në kodër me gjurmë të hershme … 

Kështjella venedikase e shekujve 14-të dhe 16-të, rindërtuar në vitet 1930 dhe  

(nr.15) Muzeu i Qytetit Antik të Butrintit. 

Ecnim e mendonim. Në dorë mbaja telefonin e fotografoja e shoqërusi im, kishte një aparat të shtrenjtë. Edhe ai fotografonte. Nuk kishte kohë e as vend për bisedë. Ishte një mrekulli e jashtëzakonshme. Emocioente e imagjinata na kishte pushtua, të dyve. Butrinti, Qyteti Antik ishte i rrethuar me mure e me lloje të ndryshme të lisave shekullorë prandaj edhe për kohën sa ishim Brenda Qytetit, ndiheshim shumë mire, të rehatshëm nga hijet e lisave e aroma e luleve.  

Butrinti- historik i shkurtër i një qyteti të lashtë 

Historia e Butrintit, qytetit-portë antik është një fragment i historisë së botës mesdhetare. Qyteti antik përbën destinacionin kulturor më të vizituar në vend. 

Shumë nga monumentet që vizitohen në qytetin antik janë zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian , drejtuar nga Luigi Maria Ugolini i cili punoi gati 10 vjet në Butrint (1928-1939) 

Ajo çka Butrinti ofron sot është një rrugëtim mbresëlënës përgjatë epokave të historisë, fillesat e të cilit daton në shek. e 8-të p. krishtit. 

Sipas mitologjisë klasike, qyteti i lashtë i njohur si BUTHROTUM, u themelua nga mërgimtarët që ikën nga Troja pas rënies së qytetit.  

Në poemën epike ”Eneida”, poeti latin Virgjili rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali .  …. (Marrë nga ”PARKU KOMBËTAR I BUTRINTIT”, Ministria e Kulturës dhe ajo e Mjedisit). 

Unë e kam vizitua Bitrintin, si student i Letërsisë, më 1979, si mysafir i Univerzitetit të Tiranës. Atherë, na shoqëronte një ”Ciceron^dhe disa profesorë të Univerzitetit Shtetëror të Tiranës, njohës të historisë, arkeologjisë, kukturës, letërsisë etj por edhe sikur 99 herë ta vizitoja Butrintin, prap do të mbetej diçka mangut.  

Në Butrint vizitori sheh e dëgjon zërat e kohës, para e pas Krishtit, pra para 2000 vjetëve dhe fatkeqësisht, sot në shqipyarët jemi të mbramët në rrugëtimin tonë të gjatë të historisë së ardhshme. Shpresoj se nuk do të përsëriten gabimet e edhe  njëherë të na zhdukën e humbin dëshmitë e dokumentet që kemi. Për ketë, mjerisht do të flas në vazhdimet tjera, kur të flas për kujtimet nga Kosova, se si Arkiva e Rilindjes, në ish Pallatin e Rilindjes, është zhdukur, është kalbur në podrumet e pallatit ku uji pa mëshirë e ka mbullua gjithë atë periudhe afro 50 vjeçare. 

Tash fjalën po ua lë fotografive, po i paraqe me fakte (pa ”fjalë”) e fotografi disa pamje nga Butrinti. 

Butrinti: Rrugëtimi në qytetin antik dhe Butrinti- historiku i shkurtër i një qyteti të lashtë

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 19, 20 gusht 2022 

Sinan.kastrati@hotmail.com 

Mendjemadhësia, kjo veti e mallkuar

0
Hamdi Reqica, diplomat, Prishtinë
___
Gjendja e paqes së përhershme dhe absolute në mbretërinë e Krijuesit dhe në prezencën e Tij, u prish në një moment të caktuar kur njëra nga krijesat e Tij shprehu haptas dhe pa frikë mendjemadhësi.
Mendjemadhësia shënon pikën fillestare të dy zhvillimeve të padëshiruara:
1. Rënien (qoroditjen) dhe
2. Fillimin e një shkatërrimi me pasoja dhe dëme kolaterale.
Meqenëse populli shqiptar në këto 500 vitet e fundit ka arritur të krijoj një baraspeshë mrekullibërëse në mes të përkatësisë fetare dhe përkatësisë kombëtare, që e para manifestohet përmes një respekti të ndërsjellë mes feve dhe sekteve të ndryshme fetare dhe e dyta që ka qenë e palëkundshme në ndërtimin dhe ruajtjen e kombit, sot, ballafaqohemi me një proces eruzioni të përkatësisë kombëtare, duke dalë ballëhapur mendjemadhësia fetare e besimit islam në Kosovë.
Krerët e Bashkësisë Islame në Kosovë, të trimëruar nga një masovizim të besimit islam në Kosovë, të indoktrinuar nga vëllezëria muslimane e rrymes turke, e përkrahur financiarisht dhe ideologjikisht për një indoktrim wahabist dhe në ngritjen e infrastrukturës së tempujve të besimit nga shtetet dhe shoqatat nga Lindja e Mesme, me kryeneqësi kanë bërë hapin e parë të shprehjes së mendjemadhësisë!
Dallimi në mes të djallit kur shprehu mendjemadhësinë dhe BIK-ut, qëndron në faktin se i pari e kishte nga xhelozia dhe frika e humbjes së një pjese të pushtetit në mbretërinë e Krijuesit ndërsa të dytët dëshirojnë duke instaluar një islam politik të fitojnë pushtet në këto hapësira gjeografike.
E keqja më e madhe e islamit politik në Kosovë është se nuk është origjinal dhe nuk po i shërben interesave të kombit shqiptar, por i indoktrinuar prej qendrave të ndryshme të vendosjes po shërben kundër interesave nacionale!
Mendjemadhësia e islamit politik në Kosovë, tashmë i ka kaluar kufijtë e manifestimit në dukje dhe ka marrë formën e dëshiruar.
Sukseset e fundit të islamit politik:
– Mosaprovimi i ndryshimit të Kodit Civil;
– Trysnia e pamëshirshme ndaj një drejtoreshe shkolle që rezultoi me heqje të nje fotoje që simbolizonte vetëm zbatimin e ligjshmërisë;
– Përgatitja e syfyrit në menzë të studentëve,
janë vetëm disa suksese të vogla që tregojnë fuqinë në rritje të islamit politik në Kosovë që do të rezultoj me hapa tjerë radikal në drejtim të eruzionit kombëtar.
Pamje të tilla në rrugët dhe sheshet tona, as nuk i shërbejnë besimit të pastër e as kombit shqiptar.
Krahas politikës që duhet të krijoj strategji të stërholluar për mbrojtjen e interesave nacionale, unë besoj fuqishêm edhe në intelektualët e mirëfilltë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës që do të ngriten dhe do të shembin islamin politik në Kosovë!
***
Autori është i punësuar në Akademi në Diplomatike të MPJ të Republikës së Kosovës. Analiza i paraqet pikëpamjet e autorit, e nuk ndërlidhet me qëndrimin e MPJ të Republikës së Kosovës.

Sonte kam dëgjuar emisioniet e Radio Shkodrës përmes Radio Gardenit në internet

Ullmar Qvick, albanolog, Norrköping, Suedi
Ah, kushtet ishin krejt të ndryshme kur kapa në rini Radio-Shkodrën në fund të viteve 1940 në valë të shkurtëra 36,50 m. Stacioni me 200 w ishte shumë i dobët në Suedi, prapë e dëgjova shumë herë në orën 7-8 dhe 17-22. Djaloshi 15-vjeçar ra në dashuri me këngët shkodrane, shumë herë me interpretim të “Grupit Shkodran”
Sikur më magjepsi Shqipëria në këtë mënyrë me aparatin tonë të vogël të radios. Dhe gëzim pa masë në vitin 1949 kur erdhi letra e vërtetimit nga drejtori i stacionit Lumo Mamaqi me dy kartolina.
Në librin tim suedisht “Lyckliga gatan” (Rruga e lumtur) për fëmijërinë dhe rininë time në një qytet të vogël (libër tani në shtyp) botohet ky letër bashkë me kartolinat (Ura e Bunës, Shkolla industriale).
Pse u lidha n,ë këtë mënyrë me Shkodrën e di vetëm Zoti…. ?
Pak me gabim (i paraqitur si danez, jo suedez), prapë një nder për mua, jam i përmendur në Historikun e Radio-Shkodrës nga Teona Bushati.
Më 19.08.2022

Aktori Nelson Sejdija: Vetëbesimi është çelësi i suksesit

Nga Artemisa Kastrioti, Nju Jork 

Aktori Nelson Sejdija njihet për rolet në serialin e famshmëm turk “Grand Family” (2015 – 2021) dhe serialin e Netflix “Ertugrul” (2014 – 2019), një prej serialeve më të shikuara në Evropë. Ka lindur në Shkup, Maqedonia e Veriut në vitin 1994 me prindër shqiptarë nga Kosova (Fehmi dhe Dashurie Sejdija). Në vitin 2004 Nelson dhe familja e tij u zhvendosën në Prishtinë, ku jetojnë aktualisht. Në vitin 2017 kreu studimet për aktrim te Akademia e Arteve në Shkup. 

Nelson krenohet se është shqiptar. Në projektet dhe intervistat e tij ndërkombëtare ai gjithmonë tregon për origjinën shqiptare dhe pasionin për botën e aktrimit. Karriera e tij artistike i ka dhënë emër përtej trevave shqiptare, në Itali, Turqi, dhe Gjermani.  

Nelson Sejdija e ka treguar veten të suksesshmëm në fusha të ndryshme, si në teatër, film, dhe modë. Në aktrim ai cilësohet si aktor profesionist i shkëlqyer dhe i fortë. Ai mund të portretizojë çdo karakter që i është dhënë me besueshmëri dhe sinqeritet. Përveç karrierës së tij në aktrim, ai modelon edhe veshje, kostume klasike për gentlemen. 

Cili është projekti juaj i fundit filmik?

Nelson Sejdija: Projekti im i fundit quhet “Familja e Madhe” (Grand Family), një serial turk me pesë sezone, me regji të Onur Tan. Grand Family është një serial shumë i njohur i zhanrit aksion-krim-dramë që flet për jetën e një të riu që bëhet pjesë e mafias. Historia shpalos një komplot të ndërlikuar rreth familjes, pushtetit dhe botës së krimit.

A mund të na tregoni për personazhin tuaj në serialin Grand Family?

Nelson Sejdija: Seriali është xhiruar në Stamboll. Kam luajtur rolin e një gangsteri, i cili ishte një vrasës me pagesë.

Si ishte të punoje me regjisorin e mirënjohur Onur Tan?

Nelson Sejdija: Kam qenë pjesë e xhirimeve gjatë sezonit 2019-2020 dhe kam respekt të lartë për regjisorin Onur Tan. Regjisori Onur kishte një vizion të qartë për serialin “Familja e Madhe”, dhe e komunikoi lehtësisht me ekipin. Ai i dha drejtim projektit, ishte shumë pozitiv dhe motivues gjatë gjithë xhirimit. Më pëlqeu puna me regjisorin Tan dhe respektoj profesionalizmin dhe etikën e tij të punës.

Në cilat projekte të tjera keni qenë pjesë?

Nelson Sejdija: Në vitin 2019 kam marrë pjesë në sezonin e fundit të serialit të njohur “Ertugrul”, me regji të Metin Günay. Ertugrul është një dramë historike mjaft e vlerësuar dhe e përfolur me gjashtë seri, ku unë luaj rolin e rojes së mbretit.

Sa ndryshon kinemaja evropiane nga industrija e filmit amerikan?

Nelson Sejdija: Filmat amerikanë krenohen për xhirimet në destinacione të famshme evropiane dhe filmat evropianë njihen për skenaret e tyre të forta dhe kreative. Hollywood-i ofron përfitimet e tij duke pasur parasysh madhësinë e buxhetit organizativ dhe numrin e madh të producentëve.

Çfarë hobi të tjera keni?

Nelson Sejdija: Aktrimi është pasioni im kryesor por gjithashtu më pëlqen të modeloj për kostume të stilit klasik.

Për cilat arritje jeni krenar?

Nelson Sejdija: Punoj shumë për të arritur qëllimet që i kam vënë synim vetes. Të gjitha arritjet dhe sukseset e mia ia kushtoj familjes sime. I jam shumë mirënjohës familjes për dashurinë dhe mbështetjen dhe gjithçka që bëj është për ta.

Vitin e kaluar në 2021 humba të dy prindërit e mi dhe kam kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë kësaj kohe. Humba dy njerëzit më të çmuar në jetën time, por vendosa të mos dorëzohem. Dua t’i bëj prindërit e mi krenarë me punën time duke realizuar ëndrrat të mia. E vlerësoj mirësinë e prindërve të mi dhe i kujtoj gjithmonë ata duke u treguar dashamirës me të tjerët.

Çfarë mësimesh të jetës ju ka dhënë aktrimi? Cila është këshilla juaj për aktorët aspirantë?

Nelson Sejdija: Aktrimi është një fushë e vështirë në një industri tepër të vështirë. Nëse nuk e keni pasion si profesion dhe nuk e bëni me mund dhe zemër, do jetë e pamundur të përballoni presionet e industrisë. Shumë aktorë të rinj humbasin besimin ose vetëbesimin kur përballen me refuzimin dhe pasiguri.

Vetëbesimi është mjeti më i fortë për njeriun për të luftuar pasiguritë që ju hedh jeta. Kontrolli i ndjenjave dhe të menduarit pozitiv ju ndihmon të qëndroni të motivuar drejt qëllimeve tuaja. Mësimi kryesor për mua është se shqetësimi nuk të ndihmon në planin afatgjatë; nuk të bën aktor më të mirë, thjesht të pengon në arritjen e ëndrrave të tua. Sa më shumë të shqetësoheni dhe të mendoni për aftësitë tuaja, aq më pak fokus do të keni dhe kjo do të reflektohet në performancën tuaj. Suksesi varet nga ju nëse i kapërceni pengesat.

Gjithmonë i them vetes se një karrierë në aktrim do të jetë e mbushur me shumë ulje-ngritje dhe sfida, por përmes gjithë kësaj, ti je e vetmja gjë që mund të kontrollosh. Nëse vendosni energjinë tuaj në pasionet tuaja në vend të frikës tuaj, atëherë mundësitë janë të pafundme! 

Atdhe, të dua edhe kështu siç je!

0

Florim Zeqa

Edhe pse nuk i përkas grupit të njerëzve që zhgënjehen lehtë dhe për asgjë, kësaj radhe u bënë shkas gjërat e vogla që më shkaktuan zhgënjmimin e madh e të papritur në vendlindjen time të dashur, Kosovën Dardane!

Me hajna nuk ka shtet!

Që nga hyrja në pikat kufitare kudo në qytetet tona vëreheshin pankartat gjgante “Mirë se vini bashkatdhetarë”, por menjëherë pas tyre fillon mashtrimi dhe rrjepja e mërgimtarëve filluar nga ‘policat e sigurimeve’ për automjetet, numrat e telefonisë mobile, riaktivizimi i pakove digjitale televizive, tatimi në pronë për shtëpitë e pabanuara e deri tek çmimet astronomike të artikujve ushqimorë të cilat ua kalojnë edhe vendeve më të zhvilluara evro-perëndimore!

“Mundësia” e tërheqjes së 20 eurove të ‘policave të sigurimeve’ është një hajni e planifikuar mirë nga pushtetarët aktualë, për faktin se asnjë mërgimtarë nuk i humb tri ditë të arta të pushimeve për të shkuar në Prishtinë për 20 euro, pa e llogaritur koston shtesë të udhëtimeve.

Meqë kësaj radhe udhëtimin për në vendlindje dhe anasjelltas e bëra me Autobus, nuk e pata fatin të “shërbehem” me ‘policën e sigurimeve”, por kjo nuk më shpëtoj nga peripecitë e tjera të shumëta që përjetova në vendlindje.

Përjetimi i parë i keq ndodhi me rastin e blerjes së dy numrave të telefonisë mobile nga një kompani në qytetin e Mitrovicës, të cilat i pagova më shtrenjtë se zakonisht (12 euro një numër për një muaj), njëri prej të cilëve m’u aktivizua vetëm pas një jave, kurse tjetri as pas tre javësh të qëndrimit në vendlindje.

Gjatë ankesave të përditshme në pikën e shitjes, mësova për vjedhje akoma më të mëdha të mërgimtarëve nga e njëjta kompani në Aeroportin e Prishtinës, të cilëve ua kishin marrë nga 30 euoro për kinse shërbime vjetore të internetit, por më të kontrolluar numrat e tyre në pikën e njëjtë të shitjes ku ndodhesha unë, u zbulua vjedhja dhe mashtrimi i madh, pasi aktivizmi i kartelave telefonike u ishte bërë në afatin një mujorë e jo vjetor siq e kishin paguar!

Përjetimi i dytë i keq me ndodhi më rastin e riaktivizimit të pakos digjitale televizive, për të cilën u detyrova të paguaj hiq më pak se 39 euro. Kur jemi në këtë segment, bashkatdhetarët e dijnë fare mirë se me rastin e aktivizimit të parë i kemi paguar nga 70 euro, prej tyre pagesën prej 45 euro për tre muaj plus 25 euro shërbime të kyqjes në rrjet, me premtimin që herën tjetër kur të vijmë në vendlindje të paguajmë vetëm shërbimin mujorë prej 15 eurove dhe asgjë më shumë. Por e vërteta na doli të jetë ndryshe, 15 euro për rrjetin mujorë dhe 24 për shërbime të kinse për “mirëmbajtje të pajisjeve të internetit”, të pajisjeve të ç’kyqura edhe nga rrjeti elektrik një vit më parë më rastin e largimit nga vendlindja!

Krahasuar me tatimin në pronë, më i lartë po na delë të jetë tatimi për pajisjet e ç’kyqura elektronike të internetit sesa tatimi në patundshmëri!

Përjetimi i tretë i keq më ndodhi me kompanitë e udhëtimeve (Autobusët Interurban), çmimoret e të cilave varionin jo sipas ligjit por sipas “maliqit”. Sa më e fortë kompania, çmimi më i lartë, sa më e dobët kompania çmimi më i ulët për shërbimin e njëjtë!

Zhgënjimi i mërgimtarëve nga vjedhja sistematike për çdo sherbim të kompanive të licencuara nga shteti ka bërë që nga viti në vit të bie numri i mërgimtarëve që i vizitojnë vendlindjet e tyre.

Kur këtyre përjetimeve t’iu shtohen edhe reduktimet e energjisë elektrike 6 me 2 dhe nga 10 deri në 30 orë pandërprerë pa rrymë në pikun e vapës, nuk ka sesi të mos jetë i lartë zhgënjimi i mërgimtarët në vendlindjen e tyre.

Parregullësitë në trafik pasojë e mosfunksionimit të shtetit

Për parregullësitë dhe plaçkitjen e mërgimtarëve në vendlindje nga kompanitë e licencuara nga shteti fajtore është politik-bërja, përkatësisht të gjithë pushtetarët e deritanishëm përfshirë këta aktualë.

Përderisa pushtetarët paraprak i liçensuan dhe i kontrollojnë kompanitë e inkriminuara, pushtetarët aktualë janë fajtorë për paaftësinë e menaxhimit dhe ndëshkimit të kompanive të inkriminuara të cilat vazhdojnë të plaçkisin qytetarët dhe mërgimtarët, me të cilat para e ushqejnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendin tonë.

Për kaosin urbanistik në kryeqytet dhe qytetet e mëdha të Kosovës, përveq pushtetit lokal, fajtore është Ministria e Transportit dhe Infrastruktues e cila lejon abuzimin dhe keq-menaxhimin e Stacioneve të Autobusëve nga matrapazët që u qesin haraq kompanive të cilat e bëjnë transportin e rregulltë të udhëtarëve në linjat Urbane dhe Interurbane.

Si pasojë e kësaj, kompanitë e udhëtimeve për t’i ikur pagesave për çdo hyrje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë detyrohen të ndalen jashtë stacionit vend e pavend, duke ua rrezikuar jetën e qytetarëve nga kalimi i paligjshëm i rrugëve për t’i zënë linjat e autobusëve në destinacionet e caktuara.

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për largimin e kusarëve politik

Jam thellësisht i bindur se shumica e mërgimtarëve që ishin në vendlindje do ta gjejnë veten në përshkrimin tim personal të cilin nuk e përdora për hakmarrje kundër askujt, madje nuk e permenda as emrin e kompanive prej të cilave u dëmtova personalisht.

Por, qëllimi i këtij shkrimi është vetëdijësimi i pushtetarëve për çasje ndryshe ndaj artieries më të shëndoshë kombëtare-mërgatës, pa të cilën atdheu ynë do të varfërohet dhe braktiset çdo ditë e më shumë nga popullata e saj.

Njëkohësisht pres reflektim të qytetarëve dhe mërgimtarëve për distancim ndaj politikanëve që e katandisen vendin siq është më së keqi, më keq se asnjëherë gjatë historisë.

Siq e ceka në fillim të këtij shkrimi, është hera e parë që u ktheva i dëshpruar nga vendlindja, jo shkaku i përjetimeve personale, por nga katandisja e çdo gjëje dhe gjithçkaje në Kosovë.

Por, këtë zhgënjim personal do ta kthejë në forcë dhe përkushtim për ndryshimin e madh politik në vendin tonë dhe luftimin e dukurive të shumëta negative, numri i të cilave është i gjatë dhe i pambarim.

Atdheu im i katandisur,

të dua edhe kështu siq je,

të kam nënë e më ke djal,

dashuria për ty,

në shpirtin tim,

vlon si vullkan i pashuar,

derisa të vijë,

përseri tek ti.

Florim Zeqa,     20.08.2022