Kreu Blog Faqe 1257

Miqësia nuk lidhet me ata që e mbajnë sëpatën nën jastek për ta prerë mikun

0

Nue Oroshi, historian, Kiel-Gjermani

Historikisht është parë se tek shqiptarët dhe serbët asnjëherë nuk kanë funksionuar marëdhëniet miqësore.Nuk kanë funksionuar për faktin se serbët gjithmonë në elaboratët e tyre e kanë pasur projektin për shfarosjën, dëbimin,asimilimin, konvertimin dhe të gjitha metodat më të zeza për shqiptarët.

Një rol kriminal në këtë drejtim e ka luajtur edhe kisha ortodokse serbe e cila edhe historikisht dihet fakti së bashkarisht me ushtrinë serbe ka vrarë e maltretuar shqiptarët e besimit katolik për ti kthyer në ortodoks siç është rasti i  7 Marsit 1913 kur lidhen e maltretohën deri në vdekje 400 shqiptar katolik të komunës së Gjakovës më rrethinë.Kur i vije radha At Luigj Palajt për tu konvertuar në ortodoks ai iu tha qartas se nuk pranon të shëndrrohët në ortodoks serb.E maltretuan, ia thyen brirët ushtarët kriminel serb dhe ra për tokë.E gjithë ky maltretim i vinte At Luigj Palajt nga tre popa ortodoks që e udhëhiqnin projektin për shfarosjen e shqiptarëve.

Dhe ky është rasti i parë në botë kur një prift katolik mbytej në prani të tre popave ortodoks.Edhe pse i shtrirë e i therur e me këmbë e duar të thyera e pyeten edhe njëherë At Luigj Palajn se a dëshiron ta ndërroj kombin dhe fenë.Ai iu tha prerë: ´´Unë jam shqiptar i besimit katolik.´´Tre popat mënjeherë me kokë e dhanë urdhërin kurse dy ushtarët kriminel serb e therën me singi.Këtu përfundoj në mënyrë burrërore dhe heroike jeta e At Luigj Palajt duke e mbrojtur dinjitetin kombëtar shqiptar dhe orientimin perëndimor të shqiptarve.Përpjekjet e disa shqiptarëve të vërbuar me ideologjinë pansllaviste për miqësinë shqiptaro-serbe ishin te qarta gjatë ripushtimit të trojeve shqiptare nga ideologjia komuniste. Komunistët shqiptar nga Shqipëria,Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare u vëllazëruan me serb.Ky vëllazërim e riktheu edhe njëherë Kosovën dhe viset e tjera etnike shqiptare nën thundrën e pushtimit Jugosllav.

U vranë dhe u masakruan 47.300 shqiptar atdhetarë, pra, 95% të tyre mbëten pa varre.Kurse komunistët pansllavistë nga Shqipëria, Kosova,Maqedonia dhe viset e tjera etnike shqiptare kur masakronin vëllëzerit e tyre krah për krah me shkie këndonin valle partizano-qetnike siç ishte rasti i Masakrave në Tivar, Bihor, Drenicë, Dukagjin, Gostivar, Mirditë,Lumë dhe vise të tjera shqiptare.Kjo miqësi në mes të shqiptarëve komunistë dhe sërbeve nacionalistë i solli dëme të pariparushme shqiptarisë.Edhe sot e asaj dite Shqiptaria nuk është duke e marrë vetën nga miqësitë shqiptaro-serbe që e bën disa shqiptar të shitur dhe të vërbuar nga ideologjia pansllaviste.Por ajo që është duke u parë edhe sot e kësaj dite disa shqiptar të shitur e që fatkeqësisht janë në pozicione kyçe në politikën shqiptare nuk kanë mësuar asgjë nga ngjarjet historike të ndodhuar vite me parë. Dhe a e dini pse nuk kanë mësuar. Ata nuk kanë mësuar dhe nuk mësojnë se rrjedhin pikërisht nga ato familje shqiptare që ishin miq me sërbet e persekutor dhe masakrues të shqiptarëve. Kjo dihet për faktin se Kryeministri i sotshëm i Shqipërisë Edi Rama është djal i Kristaq Ramës që e vulosi vëndimin për vdekje për poetin atdhetar Havzi Nelën ku edhe sot nuk ka kërkuar falje për vëndimin për varjen në litar të Havzi Nelës.

Falje nuk kanë kërkuar as pasardhësit e Shefqet Peqit për Maskarat në Lumë që i shkaktoi ky kriminel bashkëpuntor i sërbeve,falje nuk kanë kërkuar asë pasardhësit e Enver Hoxhës, Toger Babës,Mehmet Shehut,e Mhill Doçit për Masakrën e Qafës së Valmerit ku para disa ditësh ishte përvjetori i kësaj masakre dhe maskrave, vrasjeve e internimeve të tjera në Mirditë. Falje nuk kanë kërkuar as pasardhësit e Fadil Hoxhës,Ali Shukriut e shumë komunisteve tjerë për Masakrat në Tivar , Bihor ,për Masakrat në Dukagjin ,Drenicë, e vrasje, masakrime me gjygj e pagjygj.Ata përveç që nuk kanë kërkuar falje asnjëri nuk është penduar dhe se paku të na tregoj se ku i kanë gjuajtur eshtrat e nacionalistëve shqiptar.Kjo tregon se ata dhe familjet e tyre i kanë shërbyer shkaut  me një besnikëri qeni, kurse shkau i ka përdorur për vrasjet dhe masakrimet e vëllëzerve të tyre.Është e dhimshme shuarja e kryengritjeve shqiptare të Kapidan Mark e Llesh Gjonmarkut, Halil Alisë, Ndue Përlleshit, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Ukë Sadikut, Xhemë Gostivarit, Marie Shllakut, Mifailave të Zajazit dhe shumë atdhetarëve të tjerë nga ana e komunistëve serb dhe shqiptar.

Ata nuk kanë kërkuar falje edhe për djegjen e fëmijes 6 muajsh në djep siç është rasti i djegjës se djalit të vetëm të Zef Përlleshit,kur komunistët e  brigadave famëkeqe nga Shqipëria të udhëhequr nga Shaban Haxhia,Rrahman Parllaku,Sabri Godo e Gafurr Qyqo, ja djegin shtëpinë vëllait të madh të Ndue Përlleshit, dhe se bashku me shtëpinë i digjët edhe djali në djep. Këta bashkëpuntor dhe miq të serbeve duhet të kërkojnë falje dhe njëherë e përgjithmonë dhe ti shkëpusin mardhëniet me sërbet..Edhe Dritan Abazi i cili është konvertuar në Dritan Abazoviq është duke shkuar hapave të miqësisë shqiptaro-serbe.Më marrvëshjet e fundit me kishën serbe ai u dëshmua qartë se është një proserb. Po pse ndodhin këto gjëra?;- më tha një mik publicist i njohur nga Amerika që tradhtarët shpeshherë ne shqiptarëve na vijnë në krye të pushtetit.Kjo ndodhë për faktin se armiqët tanë që na rrethojnë punojnë me anë të projekteve te tyre.Ata i marrin njërzit tanë, i shkollojnë nëpër shkollat e tyre, i paguajnë me monedha avansimin e tyre në politikë,ju krijojnë mediume informative, që ata të rritën politikisht dhe në momentin që ata vijnë në pushtet duhet kthyer borxhin shefave të tyre serb,turq e arab, që i rritën dhe i ngritën qoftë në politike qoftë në krye të mjeteve të informimit.

Kthimi i borxhit automatikisht dërgon në tradhtinë kombëtare ndaj popullit të tij shqiptar.Është për tu theksuarë një rast kur një pjesë e shqipfolesve në kohën e Mbretërisë Jugosllave kishin shkuar për tu përgaditur në Beograd për të vepruar kundër popullit shqiptar.Dhe në vend të mbretit e kishin takuar mbretreshën.Ata filluan ta ngacmojnë per çështje intime dhe ajo iu dha këtë përgjigje:´´ Sa ka në Kosovë djem të ri, që ju hjeshon krajli me kapuqa të zi, ju jep mbas veti ka një allti, vëllëzerve tuaj me ju ba hafi, mu dhe ju na ka shkërdhy.´´Kurse rasti i dytë i një miqësie në mes të një serbi dhe shqiptari që kishin pirë gjakun me njëri -tjetrin në kohën e komunizmit ishte që shqiptari i zi kishte dhënë çdo gjë për të ashtuqujturin mik të tij shka. Në momentin që shkau ishte sëmurë dhe do të shkonte në botën tjetër, shkon miku i ti shqiptar duke qajtur dhe e pyet se çka të ka mbetur merak nga kjo botë. Ai e nxjerr sëpatën nga jasteku dhe i thotë: ´´Meraku më i madh më ka mbetur se nuk me ka ardhur rasti asnjëherë me ta pre kokën më këtë sëpatë.´´ Kjo duhet të jetë një mësim i mirë për politikanët tanë së shkaut besë nuk ban me i nxanë.Është e dhimshme se sa dëme i kanë shkaktuar shqiptarisë gjatë shekujve tentimi i krijimit të miqësive shqiptaro-serbe siç është edhe ky rasti i fundit i Ballkanit të hapur të Edi Ramës dhe Driton Abazoviqit me Vuqiqin por që fatbardhësisht dështoj në saje të përkrahjes Amerikane dhe Gjermane për Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi.

Rusia vendos raketa hipersonike në Kaliningrad pas humbjes në Krime

0

In this handout photo taken from video released by Russian Defense Ministry Press Service on Thursday, Aug. 18, 2022, three MiG-31 fighter jets of the Russian air force stand after lending at the Chkalovsk air base in the Kaliningrad region. The Russian Defense Ministry said three MiG-31 fighters equipped to carry Kinzhal hypersonic missiles were deployed to the region as part of “additional measures of strategic deterrence.” (Russian Defense Ministry Press Service photo via AP)

Rusia dërgoi të enjten tre avionë luftarakë të pajisur me raketa hipersonike në enklavën e Kaliningradit në Detin Balltik. Kjo mund të jetë një shfaqje force pasi forcat speciale ukrainase kryen dy sulme të suksesshme në bazat ruse në Krime.

Një javë më parë, disa aeroplanë u shkatërruan. Tani ishte një depo municioni. Rusët përdorin Krimenë si një qendër logjistike për trupat në Ukrainë.

Ukraina ishte tepër misterioze kur ndodhi shpërthimi i parë dhe turistët rusë ikën në panik. Tani ata nuk po fshehen aq shumë :

Blasts at an open-air ammunition dump and an electrical substation in the north of the Russian-held peninsula were the work of an elite military unit, according to an anonymous Ukrainian official.

Footage shared on social media showed a huge fireball sent into the sky by the explosion at the ammunition dump, followed by secondary blasts as munitions cooked off.

Rusët kanë qenë të dërmuar nga sulmet ndaj depove dhe kryqëzimet hekurudhore. Ata menduan se ishin të sigurt në Krime.

Earlier this month, the Kremlin was forced to move its ammunition dumps deeper into Crimea after Ukraine used a US-provided Himars rocket launcher to destroy a 40-carriage train carrying troops, military equipment and ammunition as it arrived in the southern Kherson region.

Rusët u tërhoqën edhe më tej, por megjithatë u forcuan e mbrojtjes.

The dump in the village of Maiske targeted on Tuesday was outside the 50-mile range of the Himars system and was likely considered by Russia to be a safe destination for its cache of weapons, said experts.

Sulmet brejnë në vetëvlerësim. Tani është një rrugë katër-orëshe për në Kherson, ku një kontigjent i madh rus është i rrethuar.

Rusët pësojnë shumë humbje me tanke. Britanikët besojnë se nuk kanë mësuar të përdorin kautat e mbrojtura që shpërthejnë në ndikimin e projektileve hyrëse në mënyrë që forca të neutralizohet. Ky ishte një problem gjatë Luftës Çeçene, por ende nuk është rregulluar.

Ukrainasit besojnë se 44,000 ushtarë rusë janë vrarë.

Për çfarë do të përdoren raketat?

Lajmi i raketave hipersonike mund të jetë një nxitës morali. Ata mund të shkojnë larg, por çfarë dhe kundër kujt duhet të përdoren?

Avionët do të jenë të gatshëm gjithë ditën, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të enjten.

Kur presidenti rus Vladimir Putin zbuloi të ashtuquajturat raketa Kinzahl në vitin 2018, ai theksoi se ato ishin një armë ideale.

Këto raketa hipersonike, që shkrepen nga avionët, kanë një rreze prej 2.000 kilometrash dhe shkojnë deri në dhjetë herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Prandaj është shumë e vështirë t’i kapësh ose t’i qëllosh.

Kaliningradi është një eksklavë ruse e rrethuar nga vendet e BE-së dhe NATO-s, Lituania dhe Polonia në Detin Baltik. Zona tokësore është përshkruar si një shtizë ruse në territorin e NATO-s. (NTB)

Marrë nga: Document.no

https://www.telegraph.co.uk/world-news/2022/08/16/act-sabotage-ukraine-hints-secret-bombings-behind-enemy-lines/

 

Në 10-vjetorin e shkuarjes në amshim të Arbën Xhaferit, kujtime nga takimi i vitit 2005

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

10 vjet më parë, me 15 gusht 2012, ndërroi jetë, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi të gjitha patrioti me zemër e me shpirt, i trevave shqiptare, Arbën Xhaferi. Në jetën e përditshme, secili prej nesh takon njerëz të thjeshtë, personalitete të njohura dhe jo aq të njohura. Pas takimit me ta, disa qëndrojnë mbi të tjerët, për nga përshtypja dhe mbresat e paharrueshme, që mbeten nga takimet sado të shkurtra, por të mjaftueshme për të arritur në një vlerësim të personit, se çfarë e dallon atë nga të tjerët. Për disa, falënderojmë Zotin që na jepet mundësia t’i takojmë. Për disa të tjerë…?

Për mua, njëri nga këto përsonalitete të shquara intelektuale të botës politike dhe të publicistikës shqiptare që kam pas fatin, nderin dhe privilegjin ta takoja gjatë viteve, ka qenë dhe mbetet Arbën Xhaferi, i njohur, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ishte viti 2005 dhe kisha vendosur që të bëja një turne fakt-mbledhës në trojet shqiptare, në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (KKSHA) për t’u këshilluar me krerët e politikës shqiptare dhe me përfaqësuesit diplomatikë amerikanë në rajon për të raportuar mbi gjendjen në trojet shqiptare – me të kthyer në Ëashington – organizatës që përfaqësoja, KKSHA-në, si dhe zyrave dhe personave përkatës të administratës dhe të Kongresit Amerikan, që merreshin dhe ishin të interesuar me çështjet shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i vizitës në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Tetovë ishte për të parë dhe për t’u njoftuar nga afër me gjëndjen aktuale në rajon, përfshirë takimet me protagonistët kryesorë të politikës shqiptare në trojet iliro-arbënore.

Pjesë e këtij turneu ishin takimet me udhëheqësit politikë shqiptarë në detyrë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përfshirë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare, pa dallim, pozitë dhe opozitë.

Vizitën në Maqedoni, si pjesë e këtij turneu, e filluam me një takim në Ambasadën amerikane në Shkup për të marrë vlerësimin e tyre politik për gjendjen në rajon. Pastaj takimin e parë me përfaqësuesit politikë shqiptarë në atë vend, e filluam në Tetovë, pikërisht, duke u takuar me z. Arbën Xhaferi, të cilin nuk e kisha takuar asnjëherë më parë. Në kapacitetin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, z. Xhaferi pati mirësinë të na priste për një takim – të rezervuar më herët e që zgjati gati një orë — në kryeqendrën e Partisë së tij në Tetovë, ndonëse ishte e qartë se sëmundja kishte filluar ta rëndonte. Megjithëse dukej i lodhur fizikisht, i thjeshtë në pamje dhe modest në bisedë, në të shprehur të mendimeve, Xhaferi ishte i kthjelltë dhe i thellë. Pas përshëndetjeve fillestare të rastit dhe kafesë, filluam të flasim për situatën në vend.

Pyetjes time mbi gjendjen aktuale politike, z. Xhaferi iu përgjigj duke filluar të fliste për marrëdhëniet midis partive politike shqiptare në Maqedoni si edhe për marrëdhëniet e tensionuara midis popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase në vend. Ndërsa po fliste për marrëdhëniet ndër-partiake, më ra menjëherë në sy, për të mos thënë se më habiti fakti, se ndryshe nga takimet e mia të mëparshme, pothuaj me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të politikës shqiptare të asaj kohe, anë e mbanë trojeve shqiptare, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, të cilin nuk e kam dëgjuar kurrë të fliste keq as me zemërim kundër partive të tjera ose liderëve të tyre. Gjatë këtij takimi, as Arbën Xhaferi nuk e tha asnjë fjalë të keqe, as nuk shqiptoi ndonjë kritikë as dënim të pikëpamjeve ose të qëndrimeve të udhëheqësve të tjerë të partive politike shqiptare. Jo vetëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por asnjërit prej tyre, anë e mbanë trojeve shqiptare, siç isha mësuar të dëgjoja në takimet me përfaqësues të tjerë politikë shqiptarë, sidomos, atyre në Tiranë dhe në Prishtinë.

Autori me Arbën Xhaferin, Tetovë, 2005

Çfarë freskie e këndshme, por e pazakontë, ndonëse e mirëpritur për politikën shqiptare, thashë me vete. Një cilësi dalluese kjo që e karakterizonte Arbën Xhaferin, një udhëheqës shqiptar ndryshe,- thashë me vete, e që është aq e nevojshme, sidomos sot, për një dialog të qytetëruar politik në radhët e udhëheqësve partiakë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë dhe gjithandej trojeve shqiptare. Ndonëse nuk u shpreh, specifikisht, mbi mosmarrëveshjet dhe grindjet politike ndër-shqiptare të kohës, mua m’u duk se vuante nga përçarjet dhe grindjet e vazhdueshme dhe të pakuptimta në radhët e udhëheqësve shqiptarë. Ai në të vërtetë, i dalluar nga të tjerët, shprehej gjithmonë për një politikë ndryshe në diskursin politik, ndër-shqiptar.

Respekti për të dhe reputacioni për Arbën Xhaferin, si njeri i arsyes dhe si politikan tolerant ndaj mendimeve të tjerëve, kishte tejkaluar kufijtë ndër-shqiptarë. Si i tillë, ai ka lënë përshtypje të thella, jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe ndër të huaj, me të cilët është takuar gjatë karrierës së tij, si udhëheqës politik dhe si ndër intelektualët më të shquar shqiptarë. Mbi të gjitha, Arbën Xhaferi dallohej për diplomacinë, respektin dhe karakterin e tij, edhe në takimet që kishte zhvilluar me udhëheqës të huaj me përvojë dhe të njohur në fushën e politikës ndërkombëtare. Njëri prej këtyre udhëheqësve të huaj, ish-Presidenti i Italisë, z. Giorgio Napolitano citohet të ketë thënë për dy mendimtarë shqiptarë, që i respektonte bota – atëherë dhe sot — se, “Nëse Arbën Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një populli shumë të vogël.” Një atribut ky shumë me vend: për të gjithë ata që e kanë njohur atë, prej një udhëheqësi të huaj ndaj reputacionit dhe kujtesës së Arbën Xhaferit, edhe në këtë 10-vjetor të vdekjes.

Në vazhdim e sipër të bisedës me të në Tetovë në vitin 2005, z. Xhaferi qe ankuar se kontrata midis dy popujve, e ashtuquajtura “Marrëveshja e Ohrit”, midis shqiptarëve dhe maqedonasve në atë vend, nuk po zbatohej nga pala maqedonase, e cila siç dukej, shtoi ai, nuk i kishte marrë seriozisht punët dhe as nuk kishte për qëllim të përmbushte obligimet e marra me nënshkrimin e asaj marrëveshjeje. Si përfundim,- tha ai, ajo marrëveshje midis dy palëve nuk po zbatohej sipas planit nga autoritetet maqedonase – marrëveshje të cilën ata e kishin nënshkruar duke marrë përsipër zbatimin e saj, në prani të dëshmitarëve ndërkombëtarë,- theksoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare. Në zhvillim e sipër të bisedës miqësore që patëm mbi gjendjen politike në Maqedoni në atë kohë, Arbën Xhaferi foli edhe për zgjedhjet vendore, që ishin mbajtur në atë kohë e për të cilat mbaj mend se shfaqi pakënaqësinë e tij të thellë në lidhje me procesin. Xhaferi shpjegoi se si rezultat i problemeve me zgjedhjet, ai dhe Partia e tij, kishin vendosur largimin e deputetëve të partisë së tij nga parlamenti maqedonas.

E mbyllëm bisedën me Arbën Xhaferin duke dëgjuar mendimet e tija përtej Maqedonisë, mbi gjendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht, mbi gjendjen në Kosovë dhe të shqiptarëve në përgjithësi. E njoftova me atë rast Z. Xhaferi se, bazuar në burime të besueshme zyrtare të asaj kohe në kryeqytetin amerikan — Shtetet e Bashkuara, në parim — kishin vendosur në favor të Pavarësisë së Kosovës, por ndërkohë, vetëm pritej rezultati i konsultimeve përfundimtare me aleatët evropiano-perëndimorë të Amerikës, para se Washingtoni të bënte publik njoftimin zyrtar të Amerikës në favor të pavarësisë së Kosovës. Këtij lajmi, i ndjeri Xhaferi iu gëzua shumë. E priti me një buzëqeshje të sinqertë duke thënë se shqiptarët në këto troje janë të vetdijshëm, por shtoi ai, se edhe Washingtoni duhet ta dijë, se pa angazhimin serioz të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor asgjë e mirë nuk do të ndodhë për ne shqiptarët, në këto trojet tona,- u shpreh ai.

U largova prej atij takimi me të ndjerin Arbën Xhaferi, i ndërgjegjshëm për nderin dhe privilegjin që u njoha dhe që m’u dha rasti ta takoja dhe të bisedoja me njërin prej vazhduesve të punës së rilindasve të vërtetë të Kombit Shqiptar dhe me njërin prej politikanëve, intelektualëve dhe publicistëve më të dalluar të botës shqiptare në përgjithësi të gjitha kohërave vepra, filozofia politike dhe publicistika e të cilit, fatbardhësisht, mbeten një trashëgimi e artë dhe pikë referimi për frymëzimin e brezave të ardhshëm të shqiptarëve.

Në këtë 10-vjetor të kalimit të tij në amëshim, kujtojmë njërin prej burrave më të shquar të Kombit Shqiptar, me qëllim që ashtu si shumë të tjerë para tij, emri i tij të mos bjerë kurrë në harresë nga brezat!

Florie Bajraktari, artistja nga Kosova, i dhuron një pikturë Kryeministres suedeze Magdalena Andersson

0

Fotoja e ditës.

Artistja nga Kosova Florie Lule Bajraktari ia dhuroi një pikturë kryeminstres suedeze Magdalena Andersson.

Florie bajraktarie është një piktore e njohur që jeton për një kohë të gjatë në Suedi me familjen e saj dhe është mjaft e njohur si aktiviste kulturore në mërgatën shqiptare në Suedi.

Kujtimet të paharrueshme nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi e në Kosovë 

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Udhtimi me avion prej Köpenhamn-it deri në Korfuz dhe me anije, nga Korfuzi për në Sarandë 

Një mbrëmje në sheti në Ksamail e qytetin antik të Butrintit e ditën, në pllazhin e Santa Quaranta 

Për pushime vjetore sivjet kisha vendosur që të shkoj në fund të korrikut, më vonë se viteve tjera. Por ishin pushimet ndër më të mirat që kam pasur ndonjëherë, për vizitat që bëra në disa vende, qytete e shtete nga kujtesa jonë jonë historike, si në BUTRINT, Janinë, Selanik dhe pësëri, në Kosovë, në Burgun e Prishtinës. 

Ishte udhtimi më i vështirë imi sepse nuk do ta vizitoja Tiranën. 

Tregimet e mia për Tiranën dhe tiransën, Turjakën dhe turjakasin ishin një nga shkaqet që nuk munda ta vizitoj Tiranën. Kisha mall dhe më dukej se se në mungesë të turjakasit i cili e kishte dashur shumë tiransen. Në mendje më bije kur të fleja e mendoja takimet e mëshefta të çobanit, çunit 1*) e çapkënin 2*) të Turjakës që nuk dinte të ecte e fliste si qytetar por kishte mbetur çoban Turjake në të folur, sjellje e punë.  

Po tiransja?   

Ishte femra më e bukur që kishte parë turjakasi, prekur e takuar ndonjëherë, çobani turjakas. Ai vetëm delet e kingjat, mshtjerrat, lopt e qentë e Turjakës i njihte për të hieshme e të bukura e jo edhe gratë.  

Pastaj nuk dija ku është dhe a rron ende tiransja? 

”Sulo, besoj se nuk do të takohemi më. Do të mbetemi miq . Ishe gati i vetmi në mendjen time për disa vjet … Tani jo. Është si ajo thënia e Mark Twain ”Që kur beteja nuk është e barabartë, fiton ai më i ligu, i dobëti. Po e mbyll prapë këte. Kështu edhe mnd të kujtohemi ndonjëherë për njëri tjetrin”. Këto ishin fjalët e mbrama e letrës së fundit të tiranses që kush e di kur e ka nisur. 

Ajo edhe mund të jetë gjallë dhe e lumtur. Ndoshta. 

As Tiranën, qytetin e ëndrrave të shumë pleqëve, bujqëve e barinjëve, që kishin vdekur me sy çel vetëm që ta shihnin njëherë Tiranën, çobani i Turjakës kishte shkelur në qytetin e ëndërrave të shqiptarëve të gjithë botës, kësaj vere nuk e pash. 

Nga Kopenhaga (Köpenhamn) me avion udhtuam me një pjesë të familjes deri në Korfuz të Greqisë. Por, “behanja e qervishit, një lugë tlyn” (pop. Turjak.) ishte se pjesët ku ishte tokë shqiptare, ishte më e prapambetur e njerëz, me keqardhje e them, të pasjellshëm, pa kulturë pune.  

Pasi zbritëm nga avioni, policia doganore greke as që na kontrolloi e as nuk i kërkoi pasaportat, pasi vinim e zbrisnin në një vend European 3*), diku rreth orës 02:00 pas mesit të natës. U dasht që të presim në teracëën e një kafeje të Korfuzit, pasi ajo nuk hapej para orës 06.00 të mjesit, deri në orën 08.15 të mëngjesit për anijen e pare që bart udhtarë nga Korfuzi për Sarandë. Ne shkuam dhe i prejtëm biljetat por anija përsëri nuk nisej. U dasht të presim edhe sëpakut 1 orë e një çerek 4*) deri sa erdhën dy ”anije”  që më shumë gjasonin hamalla për shtazë se sa anije udhtarësh që as në mesjetë nuk iu gjindej çifti për të keq. Megjithate lodhja dhe pritja e gjatë, na ”bëri” të harrojmë dhe vrapuam të hyjmë në traget. Personeli i tragetit nuk na lejonte të hyjmë. Na thonin se duhej prit ”Delfina”, një traget që udhton më shpejt … dhe ne s`kishim se çka të bënim e as ku të ankohemi ndërsa vapa përcëlluese e pritja e gjatë nuk na ndaheshin.  

Saranda dhe deti Jon, natën, korrik, 2022

Shumë udhtarë përveç ujit, kishin edhe nevoja tjera. 

Ishte një tmerr po të hyje brenda në tualetet e Targetit. Sholet e WC-eve ishin të thyera. Ujë e as letër tualeti nuk kishte as sa për ilaq. Po kjo ishte e keqja më e vogël. E keqja tjetër ishte se kishte shumë të huaj që vinin në Sarande. Më vinte inat se në mesin e udhtarëve kishte suedezë, danezë e turistë të tjerë, ato që shinin në zemrën e dhe ish qytetërimin antik evropian, si qyteti antic i Butrintit, Ksamili dhe Saranda e bukur, me njerëz të papërgjegjshëm, shihnin papasërti të paparë, gati kudo. 

Edhe biljeta e tragetit nuk paraqiste ndonjë problem edhe pse kushtonte 25 euro për udhtar. Targetet dhe parqet (?) kishin karrige të shkyera me thikë ndërsa ato të drunjtat, ishin të thyera. Asgjë nuk ngjante në një anije udhtarësh për turistë. Edhe pragjet e dyerve ishin të larta disa dhjetëra centimetra që për pleq, fëmijë e invalidë, ishte bukur e vështirë më e kalua “pragun”, por dorën në zemër, “zemërgjerësia” e personelit shihej se ata na ndihmonin. 

Anija nga Norvegjia për në Suedi (Strömstad) është pa pagesë për udhtarë dhe për makina ndërsa ne pritëm që nga mesi i natës deri në minges, koha kur argatëve iu qojmë bukë dhe delet kur cobani i shtin delet në hijet e mrizeve të lisave binjakë e të shelgjeve në mes të lumit Mirusha dhe Jazit të mullinit. 

Anijet, iu thënçin anije, ishin si anijet fiseve nomade e të atyre rreth lumit Amazon që sa here “pushonin”, nga gjuetia e pasur, i lidhnin anijet me konop.  

Anijet e tjera që kishin me lundrua nëpër qytetet e tjera të Greqisë ishin tamam anije turistësh por jo edhe anijet me flamuj shqiptarë. Disa puntorë shqiptarë, të targetit, në vendin ku ishte parkua anija me flamur kuq e zi, shetisnin me një motocikletë sikur të ishin në gara sportive ndërsa pas, linin tymin dhe zhurmën e mëritshme. 

Më në fund mbërritëm në qytetin e bukur të Sarandës. Doganirët dhe policët ishin shumë të sjellshëm dhe na pritën si miq e mysafirë. 

Një tjetër beter 5*), na priste në ”tokë”, sapo zbritëm nga anija, taxistët ishin aq të pashpirt sa as në Greqi, Suedi (Stockholm), një taksit për 3-7 km nuk paguan 25 e 30 euro. 

Unë më qejf do të udhtoja me “Urban” por turistët suedez nuk dinin për marifetet e taxistëve. Vajza ime nuk pranoi të udhtojmë me “Urban” dhe gjetëm një TAXI në të “zezë” për 13 euro, Brenda qytetit.  

Për të gjitha këto i shkruajta një letër ish mikut tim të vjetër, profesorit Emi Lafe 

“Profesor i dashur, unë kam mësua nga ti dhe gjeneratat e juaja dhe të jam shume mirenjehes. 

Dje kemi ardhur ne Sarande. Rrugën e bem nga Köpenhamni për në Korfuz, me avion. Ne Korfuz pritem afro 6 orë deri sa erdhi nje (traget ?), i thenqin anije udhtarësh për njerëz. As shtazët në shtetet skandinave nuk do ti fusnin aty. Asgjë nuk ishte si duhet, që nga sjelljet e keqija te ”personelit” të anijes e deri te karriget e shqyera dhe te thyera ku duhej të uleshin udhtarët. Toaletet ishin pis, të papastra e të thyera. Ujë e as letër toaleti nuk kishte e çmimet ishin më të shtrenjta se sa po të udhtoje nga Suedi, Danimaka apo Norvegjia (Nga Norvegjia për në Suedi, anija është fal (gratis) deri në Ströstad, Suedi) etj etj. 

Në pushim e ndejë me Gzim Gashin dhe Murat Kocin. Ksamil, 30 korrik 2022

Profesor, jam i dëshpruar këto që po i shoh në Shqipërine nënë. 

Me fal por deti, lumenjet e malet, janë pasuri kombëtare ndërsa në …. Sarandë dhe jo vetëm n Sarandeë, ato ishin ”privatizua”. Nje çader e një taxi, kushtonte (afersisht) 20 euro. 

Te huajt, jo ne shqiptarët e Kosoves, kur i shohin këto mbrapështi, nuk duan as emrin Shqipëri ta degjojnë 

Sinani 

 Sarandë, 24 korrik 2022 

”I dashur Sinan, 

për fat të keq, kështu e kanë kuptuar ekonominë e tregut qeveritë tona dhe shqiptarët këtu përgjithësisht! Sidoqoftë uroj të kaloni këndshëm dhe përshtypjet të vijnë duke u përmirësuar! 

Shumë të fala prej Ninës! 

Emili 

….. 

  1. ÇUN m. bised.
  2. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël. Çun i vogël. Çun i ri. Çun i mirë (i prapë). Çun punëtor.
  3. Fëmijë mashkull kundrejt prindit të vet, bir, djalë. Çun i vetëm (i përkëdhelur). Ka dy çuna. Bëri përsëri çun. Çunat e nënës. Çunat e malit. përk. partizanët.
  4. vjet. Fëmijë që mbahej për të ndihmuar në punë të ndryshme. Çun bariu.

 

  1. 2. ÇAPKËN m.

Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë. Çapkën i madh. Çapkënët e lagjes. I binin më qafë ca çapkënë. 

Në pushim e ndejë me Gzim Gashin dhe Murat Kocin. Ksamil, 30 korrik 2022 

ÇAPKËN mb. 

  1. është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor. Djalë çapkën. Vajzë çapkëne. Fëmijë çapkën.
  2. është veti e çapkënit, prej çapkëni. Vështrim çapkën. Buzëqeshje çapkëne.

                                                                                                                               Fatura për një çadër, në Santa Quaranta, për një ditë kushtonte 1500:00 lekë

ÇAPKËNÇE ndajf. bised. 

  1. Si çapkën, në mënyrë pak të shkujdesur, të prapë e gazmore. Qesh çapkënçe.

E hedh vallen çapkënçe. 

  1. Ulur pak mbi sy e mënjanë (për flokët, kapelën). E mban shapkën çapkënçe.

E vë çapkënçe. I lëshon balluket çapkënçe. 

ÇAPKËNE f. 

Fem. e ÇAPKËN,~I. Çapkëne e vogël. 

ÇAPKËNËRI f. 

  1. vet. nj. Qëndrim prej çapkëni; vetia e çapkënit. Çapkënëri rinore. E shikon me çapkënëri.
  2. Veprim prej çapkëni, sjellje çapkëni. Çapkënëritë e fëmijëve (e të rinjve). Qeshin me çapkënëritë e tij.
  1. EVROPIAN m

Banor vendës i Evropës ose me prejardhje nga Evropa. 

EVROPIAN mb. 

Që lidhet me Evropën ose me evropianët, që është karakteristik për Evropën ose për evropianët, i Evropës ose i evropianëve; që është krijuar nga evropianët; që ndodhet në Evropë. Vendet (shtetet) evropiane. Popujt evropianë. Kultura evropiane. Turqia evropiane. 

(EUROPË f.) 

  1. Çerek
  2. Një nga katër pjesët e barabarta, në të cilat ndahet diçka, një e katërta. Një çerek buke. Një çerek litri (kilogrami). Një çerek ore pesëmbëdhjetë minuta. Një çerek shekulli. Çereku i parë i vitit (i shekullit). Një çerek leku. vjet. Një çerek note. muz. Dy metra e një çerek. Në orën dy e një çerek (katër pa një çerek). Kemi bërë çerekun e rrugës.
  3. vjet. Çerekje. E bleu dy çerekë. Nuk vlente as një çerek.

E bej çerekë e bëj copa-copa, e copëtoj. 

 

  1. BETER mb. thjeshtligj.
  2. I keq sa s’ka ku të vejë më; i shëmtuar; që s’ka fare vlerë. Fëmijë beter. Më betere se të tjerat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

* U bë beteri ndodhi një gjëmë e madhe, u bë një kasaphanë e vërtetë, u bë kiameti. 

 

BETER ndajf. thjeshtligj. 

  1. Shumë, sa s’ka ku të vejë më, tepër. Beter i shëmtuar (i rëndë, i keq). I bukur

(i lartë) beter. Të këqija beter. E do beter. 

  1. Shumë keq, aq keq sa s’ka ku të vejë më. Është (u bë) beter. I shkon puna beter. Për beter për faqe të zezë.

Vazhdon 

Sinan Kastrati, suedi,  

Malmö, 19 gusht 2022 

LAPSH dhe Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë dhuroi donacion për sektorin e arsimit në Lipjan

0

Nga: Nexhmija Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Gjenevë 

Më 26 korrik 2022 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër, Këshilli në Gjenevë (“LAPSH”), dhuroi një donacion shkollës « Vëllezërit Frashëri » në Lipjan, Kosovë. Donacioni përfshin pajisje informatike 130 kompjuter dhe ekrane, të pajisur me pjesët tjera shoqëruese që kapin vlerën rreth 30 mijë Euro. Me këto pajisje u furnizuan përveç shkollës “Vëllezërit Frashëri” edhe 5 shkolla tjera të komunës së Lipjanit. 

Ky donacion është dhuratë nga Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë anëtar i secilës është edhe avokati Liburn Mehmetaj  aktualisht kryetar i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Këshillit(LAPSH) në Gjenevë.  

Në organizimin e donacionit kanë ndihmuar veçanërisht mësimdhënësi i shkollës “Vëllezërit Frashëri” Avdi Azemi si dhe mësuesja e shkollës shqipe në Gjenevë Hana Bilalli me dy djemtë e saj Qlirim dhe Betim Bilalli, të dy arsimtarë në shkolla zvicerane në Gjenevë. 

Në një ambient të këndshëm e mikpritës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të donacionit, morën pjesë nënkryetari i komunës, Diamant Bytyqi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasani, drejtori shkollës Jakup Bahtiri, dhe nxënës e mësimdhënës të tjerë.  

Nënkryetari Diamant Bytyqi u shpreh i kënaqur për ketë donacion, falënderoj të gjithë kontribuuesit, veçanërisht falënderoj Zyrën e Avokatëve Zviceran LENZ & STAEHELIN si dhe LAPSH-në, njëherësh edhe për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra dhe populli i saj i kanë dhënë Kosovës. 

Drejtori i shkollës “Vëllëzërit Frashër”, në Lipjan Jakup Bahtiri tha:” Vërtetë jemi shumë të kënaqur. Se mërgata jonë është promotori i ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare, se punojnë dhe angazhohen vazhdimisht për një arsimim sa më cilësor për gjeneratat e reja dhe një shoqëri të nivelit evropian dhe botëror. Tregon më së miri donacioni me vlerë prej 30 mijë euro i destinuar për shkollën tonë. Ky donacion iniciohet dhe realizohet nga njerëzit me vlera të larta atdhedashëse dhe arsimore për shkollën vizionare dhe bashkëkohore nga kryetari i LAPSH-it z. Liburn Mehmetaj. Falë këtij donacioni shkolla jonë do ta ketë infrastrukturën më moderne në fushën e teknologjisë duke pajisur me kompjuter me performanca shumë të larta. Mësimdhënia dhe mësimnxënia në vitin e ri shkollor 2022/23 do të jetë shumë më e avancuar dhe model për të gjitha shkollat e Kosovës. Ky donacion ka gëzuar edhe nxënësit e 5 shkollave tjera në mënyrë që të rrugëtojmë së bashku në misionin e shenjtë të dijes. Në raste të tilla vërtetë fjalët janë të pakta për të i falënderuar donatorët karshi arritjes se objektivave për sektorin arsimor. Zotohemi që këto pajisje do të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme dhe bashkëpunime të tilla do të thellohen përmes vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave.“ 

Në fund të ceremonisë Stafi pedagogjik i shkollës dhe Këshilli i Komunës së Lipjanit në shenjë falënderimi i dhuroi MIRËNJOHJE Liburn Mehmetaj për kontribut të çmuar në sektorin e Arsimit në fushën e teknologjisë shkollore.  

Duke falënderuar të githë autoritet dhe pjesëmarrësit mikpritës z. Liburn Mehmetaj tha:” Të mund të ndërtosh gjëra të mira është e rëndësishme të gjesh partner të mirë dhe ne jemi të lumtur që kemi gjetur këtë shkollë, me personelin e saj fisnik dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve”. 

Gjenevë, 18. 08. 2022 

Gazetarët ukrainas marrin çmimin e medias nga Frit Ord

0

Fotoreporteri Jevhen Maloletka (në foto) është një nga fituesit e Çmimeve të Mediave të Lira të këtij viti, që jipet nga Fritt Ord dhe zeit-Stiftung. Fotoja u mor nga një tjetër laureat. Foto: Mstyslav Çernov / AP / NTB

Fotografët, gazetarët dhe mediat ukrainase marrin të pesë çmimet e mediave në Çmimet e Mediave të Lira të këtij viti, për përpjekjet e tyre në mbulimin e luftës në Ukrainë.

Laureatët ukrainas janë fotografët Mstyslav Chernov dhe Yevhen Maloletka, gazetarja dhe autorja Nataliya Gumenyuk, gazeta online Zaborona, korrespondenti i fotografive dhe videove Andriy Dubchak dhe gazetari Vladyslav Yesypenko, i cili tani është i burgosur politik në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.

Çmimet janë një mirënjohje e përpjekjeve të tyre për të dokumentuar vuajtjet dhe sfidat me të cilat përballet popullsia ukrainase për shkak të shkatërrimit dhe krimeve të luftës të kryera nga trupat ruse, pohon Fondacioni Fritt Ord.

Ka gjithashtu një njohje të veçantë për “rregulluesit” në Ukrainë që ndihmojnë korrespondentët ndërkombëtarë.

Çmimet e Mediave të Lira për Shtyp (Free Media Awards) , janë caktuar për gazetarët nga Evropa Lindore dhe jepen nëpërmjet një projekti bashkëpunues midis Fondacionit Fritt Ord në Norvegji dhe Fondacionit ZEIT në Gjermani.

Ceremonia e çmimit do të mbahet në Institutin Norvegjez të Nobelit të hënën më 17 tetor 2022.

___

  • Frit Ord e ka kuptimin Fjala e Lirë

Sistemi paralel edukativo-arsimor i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

1
Në këtë foto nga Prizreni janë 900 fëmijë që Bashkësia Islame, dega e Prizrenit, nuk i lë ta përjetojnë fëmijërinë e që i keqorientojnë në jetë, duke i indoktrinuar me Islam që nënkupton automatikisht se ashtu i largojnë nga përkatësia nacionale shqiptare.
Nga: Hamdi Reqica, Akademia Diplomatike në MPJ të Republikës së Kosovës
___
Dija, është diçka e mrekullueshme, është simetri hyjnore!
Religjioni është dije.
Kur Zoti krijoi njeriun, tha: E krijova njeriun që të më adhuroj.
Të gjitha interpretimet e gjertanishme të këtij mesazhi, fatkeqësisht janë aq të varfëra, injorante dhe keqbërëse, sa që ia kanë humbur kuptimin.
Zoti, i dha mesazh njeriut që të ndjek Atë duke hulumtuar të gjithë krijimtarinë e Tij, duke filluar nga jeta reale e gjer tek dimensionet e atomit dhe atyre nënatomare, për të gjetur çelësin shkencor për të kuptuar se si është krijuar kjo botë, si është krijuar universi, si funksionon dhe rruga kah duhet të shkojmë.
Fatkeqësisht, të tri religjionet gjigande (judaizmi, krishtërizmi dhe islami), e kanë reduktuar arsimimin e gjeneratave vetëm në kod të rregullave të caktuara të riteve fetare, sjelljes, moralit e etikës e që prapë se prapë prodhojnë gjenerata që i thejnë këto kode.
Andaj, ka kaq shumë krim nga vet ndjekêsit e të tre religjioneve, sepse diçka në thelb nuk është në rregull!
Diçka në thelb interpretohet gabimisht!
Megjithatë, të tre religjionet nuk pushojnë së kërkuari dhe shumë edhe ia kanë arritur qëllimit që në një formë apo tjetër, të imponohen në sistemet arsimore të shteteve të ndryshme, po me atë mendësi të lartëcekur.
Kur jemi në Kosovë, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës (BIRK) ka qenë shumë e zëshme në drejtim të futjes se mësim-besimit si lëndë mësimore në sistemin e arsimor të Kosovës.
Zërat kanë qenë shpeshherë të fuqishëm e shpeshherë edhe mirë të argumentuar.
Meqenëse Republika e Kosovës si shtet laik ka qëndruar e palëkundër nê këtë pikë dhe këtij debati bile as që i ka dhënë rëndësinë e duhur dhe duke e injoruar këtë çështje nuk ka zhvilluar as edhe një strategji se si të gjendet një zgjidhje, që shumë vende perëndimore e kanë bërë.
Kjo ka bërë që Bashkësia Islame e Kosovës në mënyrë autonome, në qetësi dhe me shumë efikasitet të gjejë një rrugë alternative e cila është shumë më e suksesshme shikuar nga prizmi i saj, se sa vet futja e mësim-besimit në sistemin arsimor.
Duke parë njoftimet e bëra nga xhamitë e shumta, nga këshillat e bashkësive islame nëpër komuna apo edhe nga vet BIRK-u, del se vetëm gjatë muajve të fundit (janar-maj), kanë arritur që të mësojnë në objeket fetare islame me mijëra fëmijë.
Numri llogaritet të arrijë në 20.000 deri në fund tė vitit.
Vetëm në Prizren në mars të këtij viti, në sallên sportive të qytetit me një ceremoni madhështore u shënua solemnisht përfundimi i Mektebit për 900 fëmijë.
Nuk është aspak shqetësuese që fëmijët tanë (7-15 vjeç) mësojnë rreth religjionit sepse ata duhet të jenë të informuar rreth aspektit religjioz, mirëpo, shumë shqetësues është fakti se ata mësohen sipas një planprogrami të BIRK-të që është i pakontrolluar, pa standarde pedagogjike, shpesh të ndarë sipas gjinive dhe më e keqja pa përfillur kornizat e interesit shtetëror e kombëtar.
Gjersa një fëmijë 12-15 vjeçar, mëson në shkollë se Skenderbeu është hero i kombit shqiptar, në xhami (me përjashtime) ai mëson se Skenderbeu është një armik i islamit e me këtë edhe i shqiptarëve të përkatësisë muslimane.
Kjo shkakton një konfuzitet të jashtëzakonshëm tek kjo moshë e brisht në drejtim të ndërtimit të një identiteti kombëtar por edhe të identitetit të vet personal.
Indoktrinim i ngulmët islamik edhe në pjesën jugore të Mitrovicës …, ndaj të cilit shteti i Kosovës nuk ka reaguar asnjë herë deri tash.
Duke e anashkaluar Medresenë „Alaud-din“ në Prishtinë dhe paralelet e saja në Prizren e Gjilan dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë të cilat pak a shumë janë të institucionalizuara, BIRK në këtë drejtim ka bërë që të instaloj në kuadër të strukturave të saja një sistem paralel të arsimit përmes mekanizmit të quajtur „Mekteb“, duke hapur qendra të mësimit të Kur‘anit, institute për Hifdh Kids dhe hapjen e dyerve të xhamive për fëmijët në të cilat mësohet religjioni islam i pakontrolluar nga shteti, pa një planprogram të mirëfilltë mësimor dhe duke ia dhënë mundësinë çdo imami ti mësoj fëmijët qoftë edhe ata të drejtimit apo shkollës wahabbiste, salafiste apo të vëllezërive muslimane (turke, arabe apo egjiptiane).
Në televizionin ATV ky hoxhë bënë thirrje të hapur për “mësimet Islame” në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, duke filluar nga mosha shatë vjeçare dhe shteti nuk ndihet i gjallë as ndaj veprimit joprofesional të atij televizioni, që e cënon laicitetin e shtetit e as ndaj hoxhës vehabist.
Edhe më keq, ekzistojnë qerdhe islame për fëmijë që funksionojnë si të tilla dhe të palicencuara!
Natyrisht se në këto „Mektebe“ nuk mësohen ligjet e Zotit në Tokë dhe univers. D.m.th. nuk mësohet për ligjin e gravitetit të Newtonit, as për dy teoritë e relativitetit të Ajnshtajnit, as për valët e Maxwellit, as për 10 dimensionet e universit të paraqitura në teorinë e Strigëve dhe as 11 dimensionet e teorisë së membranës, edhe pse njeriu është i krijuar pikërisht ti mësoj ato për të arritur të përmbushë mesazhin e Zotit: Ju krijova që të më adhuroni, gjegjësisht të ndjekim rrugën e krijimit të Tij për të kuptuar të gjitha dimensionet e të gjitha botëve.
Mungesa e projekteve për fëmijë dhe rini, mos stimulimi shtetëror i kurseve të të gjitha aspekteve, qoftë në sport, kulturë, art, rekreacion etj. ku këta fëmijë kohën e lirë të tyre do ta investonin aty, ata gjejnë ngushëllim tek imamët e lagjës apo fshatit të tyre për indoktrinim fetar.
Imami i dëbuar nga BIK-u, Drilon Gashi …
Në këtë kontekst, BIRK po rekruton qysh në fëmijëri gjenerata të tëra të cilët do të jenë të cunguar në krijimin e shumëmendësisë (shiko rastin e Drilon Gashit se si është ekskomunikuar sepse kishte mendim alternativ në interpretim), do ju mungoj kreativiteti në muzikë dhe përdorimin e instrumenteve muzikore, pikturë e art në përgjithësi, sepse shumica dërmuese e imamëve i konsiderojnë ato të ndaluara.
Gjenerata të tëra do urrejnë Skenderbeun, Nënën Terezë, Rita Orën e Dua Lipën.
Janë gjenerata të manipuluara dhe një numër nga ta domosdoshmërisht do radikalizohen.
Prandaj, BIRK nuk po këmbëngulë në kërkesën për futjen e mësim-besimit në shkolla.
Ështê koha e fundit kur shteti duhet të intervenoj.
Por shteti në intervenimin e tij ka një obligim, obligimin e futjes së mësimit rreth religjioneve te të gjitha natyrave në sistemin arsimor dhe të ligjeruara jo nga imamët apo priftërinjët, por nga mësues të përgatitur për këtë lëmi!
P.S. Foto e huazuar nga profili i KBI-Prizren dhe Mitrovicë.
* Vërjtje: Analiza i paraqet pikëpamjet e autorit, e nuk ndërlidhet me qëndrimin e MPJ të Republikës së Kosovës.

Kundërveprimet e pritshme të frymës kombëtare shqiptare ndaj duhmës turko-arabe!

0
Ahmet Asani, aktivist i çështjes kombëtare
▪︎ Njësoj sikur në natyrë edhe në shoqëri vepron ligji i aksionit dhe reaksionit! Është e vërtetë që gjatë sundimit osman, një pjesë e t’parëve tanë për arsye të njohura kaluan nga krishterimi në islam, por këta shqiptarë të konvertuar asnjëherë nuk e pranuan duhmën turko-arabe dhe në vazhdimsi frymuan SHQIP!
▪︎ Ka disa vite që presioni i duhmës kundërmuese turko-arabe ka bërë që disa shqiptarë të besimit islam si rezultat i ndikimit të kesaj duhme, jo vetëm qe nuk jetojnë e frymojnë shqip, por edhe kanë marr pamje turko-arabe!?
▪︎ Janë derdhur e po derdhen sasi të mëdha parash për mbulimin dhe mbylljen e femrës shqiptare brenda katër mureve, per legalizimin e poligamisë, martesave në familje, fis e gjak dhe per lejimin me ligj të martesave me vajza të mitura, zakone keto turko-arabe që bien ndesh me të drejtat dhe liritë elementare njerëzore!
▪︎ Nëse sistemi klerik ekzistues i Bashkesive Fetare Islame vazhdon të koketoj me misionarët e paguar të duhmës turko-arabe, është e natyrshme që një ditë të kemi reagim të fuqishëm të Frymës Kombëtare Shqiptare!
▪︎ Êshtê e pritshme që Fryma Kombetare Shqiptare, s’pari të aktivizoj procesin e njohur të leçitjes të gjithë atyre që përhapin duhmë fetare-antikombetare ndër ne shqiptarët!
▪︎ Nëse edhe pas hapit të leçitjes nuk arrihet të ndalet misioni i arabizimit të Frymës Kombëtare Shqiptare, atëherë do të kemi efektin e zgjimit të Ndërdijes Gjenetike Kombëtare, zgjim ky i cili do ndikoj që shumica shqiptare definitivisht të largohet nga çdo gjë që buron nga lindja turko-arabe!
Sahit Kapiti og 7 andre

Imami Drilon Gashi: Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë me fenë islame

0

Hoxha Drilon Gashi, në kulmin e debatit për mbajtjen e shamisë, thotë se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka të bëjë me fenë myslimane. Ai thotë se traditat arabe po shiten si fe.

“Traditat arabe na shiten si fe, nuk është fe që gratë në një vend, burrat në një vend, është traditë arabe. Duke u frikësu që ne nuk i lëjmë bashkë me pësu apo punu bashkë vijmë deri te kundërvajtja segzuale”, ka deklaruar Gashi në ATV.

Ai ka thënë se nuk është e detyruar që burrat dhe gratë të ndahen, si dhe mund të falen së bashku. “Tjetër është se prej xhelozisë së tepërt.

I ndajnë artificialisht me disa shamia të zeza, por realisht nuk është obligim me u nda”, ka thënë ai. Gashi ka shtuar se përderisa në Qabe, që është baza dhe zemra e Islamit nuk është e detyruar ndarja.

“Nëse mund të bëjmë anologji dhe në xhamiat e tjera unë them se nuk është e obliguar të ndahen burrat dhe gratë”, tha Hoxha.

“Preferohet sepse në shumicën e rasteve nuk mohohet që në kohen e profetit Muhamed, së pari është falur Profeti Muhamed, pastaj burrat, pastaj gratë“, tha ai.