Një Gjykatë Speciale dhe një krim i pazbuluar për të cilin nuk u dënua askush

Shkrime relevante

Një Gjykatë Speciale dhe një krim i pazbuluar për të cilin nuk u dënua askush

Gjergj Kabashi ___ Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij...

Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë

Afrim Musliu, Suedi Çdo e keqe i ka edhe të mirat e...

Nata kur Haga ma vodhi gjumin

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Mbrëmë s’më zuri gjumi, nata rrinte zgjuar me...

Kur drejtësia ngjan me skenë cirku – UÇK-ja nuk mund të nxirret nga historia e çlirimit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 17 shtator 2026 ___ E ndoqa nga fillimi deri...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
___
Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij të shkurtër me titullin “Edhe vet Gjykata Speciale, … , thekson se “gjykimi nuk ka të bëjë me UÇK-ën, as me luftën e saj për liri dhe pavarësi”, ai flet qartë dhe thjeshtë se dënimi është dhënë në bazë të fakteve nga përfaqësuesit e vendeve që e kanë krijuar shtetin e Kosovës.
A janë dënuar shumë apo pak une nuk e dij, e dijnë ata nga Gjykata e Hagës!
Prandaj, nuk duhet të paraqitemi “francuza” e të mendojmë dhe propagandojmë se krimet nuk kanë ndodhur.
Ato kanë ndodhur dhe s’ka se çka të shtohet tjetër këtu.
A i ishin unik në veprën e tyre “kjo katërshe”, une nuk e dij, por e dij një gjë mirë dhe dëshiroj që ta kuptojnë të gjithë se formimi intelektual i atyre që tash u dënuan, është i cekët dhe se priren nga enverizmi – stalinizmi.
Sidoqoftë, ata na e kanë “pru ukun në derë”, siç thuhet!
Ata nuk është dashur të bënin krime e të ngjiteshin në institucione!
Jo…!
Institucionet janë të Kosovës, të secilit banorë të saj, e jo të keqbërësve që bëjnë krime dhe fshihen pastaj në to për t’i ikur drejtësisë.
Nuk po e don dënimin në vendin tënd, e nuk po e don as në Gjykatën e Hagës!
Ku ke ndi kështu?
Se a i ka mashtrua UDB-a (tash BIA) e Serbisë une nuk e dij, por e dij mirë se krimet kanë ndodhur.
Dhe e dij mirë se “UDB-ën tonë” e kanë nda PDK-ja dhe LDK-ja para e pas luftës…!
Dhe se për ato krime tash duhet të mendoj edhe vet Kosova, kur i ka pothuaj të plota kapacitetet policore e ushtarake.
UÇK-ë i takon historisë dhe askush (absolutisht askush), nuk ka të drejtë të bëjë krime e të fshihet pas saj.
As të bësh krime në gazetari e të fshihesh “pas gazetarisë”, apo në polici e të fshihesh “pas policisë”.
I shikoja mbrëmë disa gazetarë (dhe moderatorë) shumë joprofesional që s’ishin kujtuar ta intervistonin familjen e Behajdin Hallaqit, viktimës së këtij superpatriotizmi tragjikomik.
Fytyrat e tyre ishin të pikëlluara, thuajse është fundosur Kosova.
Ata, me këtë cektësi e joprofesionalizëm nuk kanë të drejtë të bëjnë opinion publik, se “opinioni i tyre publik” është jokritik dhe krejtësisht i gabueshëm!
Kanë thanë dikur se nuk duhet me e ngritë bishtin naltë, se del dikush e ta ngritë “edhe ma naltë”.
Qysh ua ngritën duke i lavdëruar atyre që kanë menduar se Historia nisë me ta…!
Për këto krime, dënimet e përfshijnë kohën deri më 20 qershor 1999.
Jo të tjerat. Për krimin e 23 nëntorit 2000 do të flas une…Do të flas gjithnjë e më zëshëm, se jam betue në jetë e në vdekje se kurrë nuk kam me i lëshue pa luftë, pa luftë profesionale.
Nuk mundesh me hy në konflikt me mua e të tërhiqesh pastaj…!
Une nuk pranoj që dikend ta bëjnë armik me mua në mënyrë artifiaciale. As që ta bëjnë mik timin me porosi.
Shantazhimi le t’u mbetët në fyt atyne nga “elita” e LDK-së, se me atë shantazhim që e kanë Dhuratë Danajsh nga kundërshtarët e vet do të cofin si kriminel të bashkuar.
Mua nuk më ka mbetë në shpirt (ndërgjegje) dhuna serbomadhe që e ka ushtruar “populli serbomadh shqiptar” gjatë një jete ndaj meje, dhunë e mirëmenduar me UDB-ën e mendjes së tyre, por fakti që kriminelët e bashkuar nuk kanë qare pa mi kthyer të drejtat. Këtu nuk ka diskutim. Se ata e përfaqësojnë Baraspeshën e të Fëlliqurve, që është e Serbisë dhe jo e jona!
Mua nuk më intersojnë jashtëqitjet e këtij “populli” që i ka bërë nga 23 nëntori 2000, por vetëm të drejtat e mija.
Prandaj, duhet ta heqin nga mendja se kanë arritur të më “grindnin”:
sikurse gjela
sikurse qenë
sikurse dema (tereq)
sikurse desh
etj,

me banden e LDK-së që “ua kisha pas turbulluar ujin e Prishtevkës” prej 17 deri me 23 nëntor 2000 dhe më shkruanin pas e-mailit fals bujarbukoshi@hotmail.com

 

***
Grindja është shestim i “kriminelëve të bashkar”, jo i imi. Policitë në krejt botën e përdorin “grindjen” për të nxjerrë të dhëna. Por, ata, nuk kanë nxjerrë asnjë të dhënë prej meje, por une prej tyre…!
Për këtë arsye nuk shkoj prej kësaj jete pa rikthimin e tyre…Nëse nuk më rikthehen ato të drejta, do ta shpalli publikisht se nuk mund të shtyhem me “popullin serbomadh shqiptar”, me UDB-ën e tij, me “familjet e tij UDB-ashe!”.
Ato të drejta DUHET domosdo të mi kthejnë, nëse nuk dojnë sherr të pafund me mua.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu