Kreu Blog Faqe 172

Absurdi i quajtur Opozitë

0
KUR ABSURDI VESH KOSTUM DHE QUHET OPOZITË
Ju, krerët e opozitës, marrëveshjet politike ende vazhdoni t’i kuptoni si pazare të ulëta, sepse partitë tuaja – që i keni shndërruar në banda – ende funksionojnë si korporata mafioze që bëjnë biznes me paratë e vjedhura nga populli, ose edhe më saktë: me ato para me të cilat populli e mbush arkën e shtetit, pra buxhetin.
Dhe kur ti, Lumir Aga, apo ti, Bedri Tinzaku, paraqiteni me këtë mendësi mafioze në zyrën e Albin Kurtit, ai nuk mund t’ju ndihmojë, sepse nuk e konsideron shtetin si pronë private që mund ta nxjerrë në pazarin e Mamushës, sa herë t’ju teket juve, banorëve të Muçivërrcit nga Krahina Socialiste Autonome e Kosovës – pavarësisht faktit se populli jua ka treguar disa herë radhazi kartonin e kuq në zgjedhje.
Nëse vazhdoni ta injoroni me kaq shumë shpërfillje, dinakëri dhe arrogancë mesazhin dhe vullnetin e qytetarëve, ai “karton i kuq” do të bëhet edhe më i kuq, dhe ju do ta shihni pragun nga bodrumi, sepse udhërrëfyesi i politikës suaj mafioze-biznesore ishte dhe mbetet, zotëri “Impotent Hudumi”.
Prandaj do të tkurreni aq shumë, sa në fund do të mund të tuboheni të gjithë nën të njëjtin kapuç, me të cilin do t’ju mbulojë si jashtëqitjen e vet, “Migja Buq”.
Ju, krerët e opozitës, jeni një fenomen në vete: një lloj krijesash politike që nuk shpërndajnë oksigjen, por monoksid karboni.
Sikur të ekzistonte një institut shkencor për absurditetin, ju do të ishit materiali bazë për eksperimente.
Sepse tek ju ndodh një mrekulli biologjike:
sa më shumë që refuzoheni nga populli, aq më shumë ju rritet bindja se populli ka gabuar.
Jeni si ai pacienti që shkon te mjeku dhe, kur mjeku i thotë “je i sëmurë”, ai i përgjigjet:
“Jo, doktor, gabim je ti — unë jam shëndoshë e mirë si molla; ti je i sëmurë sepse ke pirë shumë Whiskey-Cola.”
Dhe ju, në vend që të shëroheni nga marrëzia, hapni klinika të reja politike për ta “shëruar” popullin… nga mendimi i lirë dhe nga vota demokratike.
Në çdo takim me Kurtin, ju hyni si tregtarë në një ankand imagjinar:
– “Zoti Kurti, sa kushton sot shteti?”
– “A është sot drejtësia në shitje me këste?”
– “A keni sot ndonjë ofertë: ‘blej një ministri, merr dy skandale falas’?”
Por problemi është se përballë jush nuk është një shitës pazari, por dikush që nuk e shet as ajrin — e lëre më shtetin.
Dhe pikërisht aty fillon tragjikomedia juaj :
ju dilni nga zyra e Kurtit të zhgënjyer, sikur dikush ju ka mashtruar…
ndërkohë që për herë të parë në jetën tuaj, nuk ju ka mashtruar askush.
Ju jeni aq të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, saqë po të kishte një ditë ndershmëri në politikë, ju do ta shpallnit atë ditë “komplot ndërkombëtar kundër jush”.
Madje, në mbledhjet tuaja të brendshme ndoshta diskutohet seriozisht:
“Shokë, situata është alarmante… askush nuk po vjedh më si dikur.
Duhet të reagojmë! Kjo është goditje e pafalshme ndaj traditës sonë hajnore!”
Dhe pastaj vjen pjesa më e bukur:
ju flisni për moral.
Flisni si ai hajduti që mban ligjërata për mbrojtjen e pronës private.
Sepse jeni si ata peshqit e kalbur që ankohen për erën e keqe të detit.
Ju flisni për shtetin, ndërkohë që për ju shteti është thjesht një bankomat:
Sepse ju e futni brenda kartelën e pushtetit, nxirrni para, dhe në fund ankoheni pse buxheti ka mbetur bosh.
Por historia ka një sens humori shumë më të zi se i juaji.
Sepse sa më shumë që përpiqeni të dukeni të rëndësishëm, aq më shumë shndërroheni në karikatura të vetvetes.
Në fund, ju nuk do të mbeteni as opozitë…
as alternativë…
por një muze politik, ku vizitorët do të shkojnë për t’ia përkujtuar vetvetes:
“Ja si dukej korrupsioni kur mendonte se ishte inteligjencë.”
Dhe kur një ditë të mblidheni përsëri për të analizuar “pse humbëm sërish”, dikush prej jush do të ngrihet në këmbë dhe do të thotë:
“Sepse populli nuk na kupton.”
Jo.
Populli ju kupton shumë mirë.
Madje më mirë se ç’e kuptoni ju vetveten.
Dhe pikërisht për këtë arsye jua ka dhënë kartonin e kuq — i cili nuk është më paralajmërim,
por një diagnozë përfundimtare.
Në stilin tim më të pastër :
Problemi juaj nuk është se jeni të këqij.
Problemi është se jeni të parashikueshëm në të keqen tuaj.
Dhe kur e keqja bëhet monotone, ajo nuk e frikëson më askënd…
ajo vetëm i bën njerëzit të qeshin me ju.
Dreqi ju kujtoftë, e Zoti kurrë mos ju mëshiroftë.
Ose edhe më saktë:
Zoti ju mëshiroftë me dovën “Kulhuvallah”, nën fustanin e Mirela Mileqit, sepse ju jeni mysafirë të përhershëm në sofrën e dreqit.

Ribotimi i veprës madhore “Lahuta e Malësisë” në Detroid të SHBA, një detyrë ndaj trashëgimisë sonë në mërgim

Nga Frank Shkreli

Dhjetorin e vitit të kaluar në Nju Jork u mbajtë për herë të parë ekspozita, “Albanian Bookfest” — një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar në Shtetet e Bashkuara.  Aty pata nderin të takoja bashkvendasin Dr Gjekë Gjelaj, i cili me atë rast më njoftoi për planin për të ribotuar Lahutën e Malësisë të At Gjergj Fishtës – version i botuar me 1958 në Romë.  Ky plan është në realizim e sipër, pothuajse – i përfunduar, sipas grupit organizues.  Është një realizim që lidhet me një nismë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare në mërgim, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe në trojet tona të origjinës.  Dr Gjekë Gjelaj, kryetar i “Aleancës së miqëve të At Gjergj Fishtës në diasporë” ka njoftuar, fillimisht, ribotimin e 5000 kopjeve të kryeveprës së At Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcisë, autentike dhe bashkohore. Me këtë ndërmarrje të rëndësishme, Dr Gjelaj me grupin e tij, me banim në Detroit të Shteteve të Bashkuara, është shprehur se me ribotimin e Lahutës së Malësisë autentike të vitit 1958 në Romë, synojnë të forcojnë mëtej identitetin kombëtar të shqiptarëve jashtë atdheut, por jo vetëm. Duke bërë të mundur që ky “Thesar i paçmuar” i letërsisë dhe historisë së shqiptarëve të jetë i pranishëm, për ata që e duan, në çdo familje shqiptare, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe përtej. Si një nismë e rëndësishme për rikthim tek rrënjët, për të nxitur brezin e ri të shqiptaro –amerikanëve për t’u lidhur — në një vend siç është Amerika — me kulturën dhe vlerat kombëtare përmes kësaj vepre bashkohore monumentale të At Gjergj Fishtës.  https://telegraf.al/opinion/nga-frank-shkreli-lahuta-e-malesise-zeri-qe-nuk-shuhet-si mban-gjalle-identitetin-shqiptar-ne-shekullin-e-xxi/.  Siç dihet, Lahuta e Malësisë ishte e ndaluar nga hordhitë sllavo-komuniste aziatike të pa besë, pa fe e pa atdhe, për pothuaj gjysëm shekulli në trojet iliro-arbërore, si për shqiptarët e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës ashtu edhe për ne shqiptarët e lindur e rritur nën regjimin komunist të ish-Jugosllavisë së Titos. Unë për vete,në fëmijëri kisha dëgjuar ndonjë prej këngëve të Fishtës, kënduar nga lahutarët e asaj kohe në vatrat tona. Por, vepra e plotë e At Gjergj Fishtës më ka rënë në dorë, për herë të parë në moshën 20-vjeçare në Romë në vitin 1970, pas arratisjes time nga ish-Jugosllavia komuniste. Ka qenë Dom Prenk Ndrevashaj ai që më ka njohur, fillimisht, me veprën e madhe Lahuta e Malësisë të At Gjergj Fishtës, pikërisht me kopjen në foto më poshtë, të cilën gjithnjë e ruaj edhe sot e kësaj dite– botim i dytë – 1958 në Romë.  Por të cilën Dr Gjekë Gjelaj me “Aleancën e miqëve të At Gjergj Fishtës në diasporë” kanë vendosur t’ua paraqesin lexuesve shqiptarë një ribotim të ri luksoz, autentik dhe bashkohor të botimit të dytë të vitit 1958.

 Epopeja Kombëtare e Shqiptarëve

Kopja ime personale Lahuta e Malcis– botim i dytë, 1958 në Romë — dhuratë autorit nga Dom Prenk Ndrevashaj, Romë, 1970. Siç mund të shihet, e zbehtë dhe e vjetëruar. Është, pra, ribotimi luksoz autentik e bashkohor i këtij versioni origjinal që do të jetë së shpejti në dispozicion të lexuesve, nepërmjet portaleve si amazon.com.

“Bashkatdhetar: Lexoje me dashuni Lahutën…Rueje Lahutën, që ashtë ma fort e jotja se e Fishtës,  e ban që kjo të njifet ndër të huej e të ndiqet ndër bashkatdhetarë në mërgim, e ke për të pa se edhe për këtë, anmiku ka për të shqiptue nji ditë, fjalët e Austro-Hungarezëve para Burgjeve të mija, të Silvio Pellico se, “ma dam na bani vepra e shkrimtarit se sa arma e ushtarit”. (Pater Danjel Gjeçaj në parathënien e botimit të Lahutës së Malcis tvitit 1958).

Dr Gjekë Gjelaj, Drejtori i “Aleancës së Miqëve të At Gjergj Fishtës në Diasporë”, duke paraqitur disa ditë më pare një kopje të ribotimit të Lahutës së Malcis në televizionin shqiptar ALBTVUSA në Detroit

Të nderuar dashamirës të kulturës, gjuhës, studiues, institucione dhe bashkatdhetarë në Shtetet e Bashkuara dhe më gjërë. Vepra monumentale Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishta përbën një nga shtyllat themelore të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Me një gjuhë të pasur, një narrativë epike dhe një vlerë të jashtëzakonshme historike e letrare, kjo vepër meriton të jetë sa më e pranishmne por edhe e pranueshme për brezat e sotëm dhe të ardhëm. Në një kohë kur trashëgimia kulturore përballet me sfida të shumta, këtu në Amerikë por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqipe kërkon vëmendjen dhe përkushtimin tonë të përbashkët. Lahuta e Malësisë, kryevepra e At Gjergj Fishtës, duhet të mbetet një monument i gjallë i historisë, gjuhës dhe shpirtit kombëtar.

E shkruar me një forcë të rrallë artistike dhe me një gjuhë të pasur epike, kjo vepër ka shërbyer për dekada si një pikë referimi për identitetin shqiptar, sidomos për mërgatën e anashkakuar dhe përjashtuar nga atdheu, për pothuaj 50-vjet. Megjithatë, sot ajo nuk është gjithmonë lehtësisht e qasshme për publikun e gjerë, veçanërisht për brezat e rinj dhe për diasporën, në përgjithsi. Pikërisht për këtë arsye, ka lindur nisma për ribotimin e Lahutës së Malësisë në një formë të denjë autentike dhe bashkëkohore – një ndërmarrje me rëndësi historike për komunitetin nga grupi shqiptaro-amerikan në Detroit, “Aleanca e miqëve të At Gjergj Fishtës në diasporë”. Qëllimi i kësaj nisme, sipas Drejtorit, Dr Gjekë Gjelaj, është të sjellë një botim të ri, të përgatitur me kujdes shkencor dhe estetik. Projekti synon përfshirjen e një teksti të verifikuar kritikisht, të shoqëruar me studime dhe parathënie nga studiues të fushës, si dhe një paraqitje grafike moderne që ruan frymën tradicionale të veprës. Ribotimi parashikohet të jetë i disponueshëm në disa formate, për të arritur sa më shumë lexues në diasporë, në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Besoj se rëndësia e këtij projekti shkon përtej një botimi të zakonshëm. Ai përfaqëson një përpjekje për të ruajtur dhe përçuar një pjesë thelbësore të identitetit kombëtar, për të edukuar brezat e rinjë, siç thashë më lartë, por edhe për të nderuar figurën e autorit, At Gjergj Fishtës që me Lahutën e Malcisë i dha zë historisë, identitetit kombëtar dhe kulturës shqiptare në një mënyrë të papërsëritshme, sidomos këtu në diasporë, megjithse ka patur edhe ribotime të tjera gjatë viteve. Jam i bindur se ky ribotim nuk ka për qëllim të nënvlersojë ribotime e tjera të Lahutës pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri.

Ndërkaq, organizatorët e kësaj nisme u bëjnë thirrje institucioneve kulturore, studiuesve, shtëpive botuese dhe çdo dashamirësi të librit që të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti. Mbështetja mund të jetë financiare, profesionale apo promovuese, duke u bërë kështu pjesë e një misioni që synon të rikthejë një kryevepër shqiptare të gjitha kohërave, në qendër të jetës kulturore shqiptare edhe sot.

Sepse në fund të fundit, ribotimi i Lahutës së Malësisë” nuk është vetëm një projekt botues, por një akt i rëndësishëm kulturo dhe kombltar. Është një ftesë për të ruajtur rrënjët tona dhe për t’i dhënë zë një trashëgimie që meriton të jetojë në çdo kohë, duke kujtuar dhe duke nderuar, njëkohsisht, edhe figurën e autorit, At Gjergj Fishtën.

Mos e djegni jorganin (milionat e shtetit) për një plesht (president)!

0

Florim Zeqa

Ne shqiptarët e kemi nje problem të madh që nuk e kanë popujt e tjerë të botës!

Jemi mësuar që problemet e brendshme dhe mosmarrëveshjet për ndarjen e pushtetit t’na i zgjidhin të tjerët!

Kështu na ka ndodhur në vijimësi nga paslufta e deri para 5-6 viteve kur erdhi në pushtet Albin Kurti!

Ndodhte ashtu sepse nuk kishim fitues absolut të zgjedhjeve dhe kërkohej konsensus i gjërë dhe ndërmjetësim në arritjen e marrëveshjeve politike!

Mirëpo, për fatin e keq, edhe tani kur kemi fitues absolut të zgjedhjeve, politikanët nuk po arrijnë dot që të merren vesh për ndarjen e gjahut të pushtetit!

Amerika që dikur përkujdesej për ne, tani është e zënë me probleme të veta dhe nuk e di ku e ka ‘bishtin as koken’, as që ka kohë të mendoj për Kosovën e lëre më t’i bie ndërmend t’na dërgoj një letër (zarf) shpëtimi për t’na nzjerrur nga ngërçi politik ku e kemi sjellur vendin tonë!

Ndërsa shtetet e BE-së, anëtare të NATO-s janë të zëna me problemet e sigurisë së tyre pas përplasjeve me presidentin amerikan, i cili e quajti “Tigër prej letre” aleancën më të fuqishme ushtarake në botë!

Thirrje liderëve të partive parlamentare

Merruni vesh sa nuk është bërë tepër vonë! Mos u ngarkoni me një mëkat të madh për ambicie pushteti!

Herët apo vonë historia do t’iu ndëshkon!

Zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues i të gjitha partive parlamentare siq është obligim respektimi i rezultatit zgjedhor siq ndodhë në çdo vend të lirë dhe demokratik!

Partitë që qëllimshëm e dërgojnë vendin në zgjedhje do të ndëshkohen keq nga elektorati kosovarë, kudo që ndodhet, në vendlindje apo në mërgatë!

Mos u mashtroni dhe mos besoni kot! Rrota e historisë nuk kthehet pas, sikurse që nuk kthehet pas as rrjedha e ujit që buron nga thellësia e tokës!

Andaj, respektojeni vullnetin e elektoratit!

Vullneti i popullit, vullneti i Zotit!

Me besim në Zot dhe Atdhe, ulni flamujt partiakë për shtetin e Kosovës!

Në fund, një pyetje kortezie për të gjithë ata që po kërkojnë zgjedhje: “çka tutje nëse zgjedhjet e sjellin të njëjtin rezultat?!

Peshteri dhe Tutini në optikën e Ejup Mushoviqit 

0

Ismet Azizi, gjeograf, Gjilan

Analizë e librit Tutin i Okolina (Beograd, 1985)

Libri i Dr. Ejup Mušović Tutin i Okolina paraqet një nga studimet më të rëndësishme etnografike dhe historike për trevën e Tutinit dhe Rrafshnaltën e Peshterit. I botuar nga Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në vitin 1985, ky punim mbetet një burim me rëndësi të veçantë për studiuesit që merren me historinë, etnografinë dhe përbërjen etnike të Sanxhakut.

Hyrje 

Libri i Dr. Ejup Mushoviq Tutin i Okolina paraqet një nga studimet më të rëndësishme etnografike dhe historike për trevën e Tutinit dhe Rrafshnaltën e Peshterit. I botuar nga Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në vitin 1985, ky punim mbetet një burim me rëndësi të veçantë për studiuesit që merren me historinë, etnografinë dhe përbërjen etnike të Sanxhakut.

Vlera kryesore e këtij libri qëndron në faktin se autori, edhe pse vepron brenda kornizës akademike jugosllave të kohës, sjell të dhëna që ndriçojnë vazhdimësinë e elementit autokton në Peshter dhe Tutin, ndikimet migruese, si dhe mbijetesën e gjuhës, zakoneve dhe strukturës fisnore shqiptare në këtë rajon. Për lexuesin shqiptar, libri është i rëndësishëm sepse ofron dëshmi të tërthorta dhe të drejtpërdrejta për praninë shqiptare në këtë hapësirë.

Analizë 

Peshteri si hapësirë me shtresa të lashta etnike 

Mushoviq e vendos fillimin e historisë së Peshterit që në fund të neolitit dhe fillimin e epokës së bronzit. Duke u referuar studiuesve të më hershëm, ai përmend dardanët si popullsinë më të hershme të rajonit. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse lidh Peshterin dhe Tutinin me hapësirën dardane, pra me trungun iliro-ballkanik të Kosovës dhe viseve përreth.

Edhe pse autori përdor gjuhën e kohës dhe interpretime të ndryshme etnologjike, vetë pranimi i dardanëve si shtresa e hershme e popullsisë tregon se rajoni nuk ishte bosh, as i krijuar vonë nga migrimet sllave.

 Migrimet dhe përzierjet etnike 

Autori flet për ardhjen e Autariatëve, më pas për depërtimin sllav në shekullin VII dhe tërheqjen e popullsisë autoktone drejt viseve malore. Kjo tezë është e njohur në historiografinë ballkanike: popullsitë e hershme shpesh mbijetuan në male, ku ruajtën identitetin më gjatë.

Pikërisht Peshteri, Rozhaja, Bihori dhe Malësia janë shembuj klasikë të këtyre zonave strehimore. Në këtë kuptim, vetë përshkrimi i Mushoviqit mbështet tezën e vazhdimësisë së elementit parësor ballkanik në Sanxhak.

Prania shqiptare e dokumentuar 

Pjesa më e rëndësishme e librit është ajo ku autori pranon se në shumë fshatra të Peshterit jetonin pasardhës të Kelmendasit, Shkrelët dhe fisit Kuçi. Ai përmend qartë se në disa vende muhaxhirët pranuan zakonet shqiptare dhe madje mësuan gjuhën shqipe.

Kjo është dëshmi shumë e fortë se gjuha shqipe në Peshter nuk ishte rastësi, por rezultat i një baze të konsoliduar etnike dhe familjare. Përmendja e Leskovës, Ramoshevës dhe Boroshticës si vende ku shqipja mbijetoi ka rëndësi të madhe dokumentare.

Dëshmitë e udhëtarëve të huaj 

Autori citon edhe Gaston Gravier, i cili përshkruan shumicën e fshatrave të Peshterit si “arnaute”, pra shqiptare. Këto dëshmi janë shumë të vlefshme sepse vijnë nga vëzhgues të jashtëm dhe jo nga narrativa vendore.

Në historiografi, burimet e huaja shpesh kanë peshë të veçantë sepse konsiderohen më pak të ngarkuara politikisht.

Kufizimet e librit 

Megjithatë, libri bart edhe kufizimet e kohës në të cilën është shkruar. Terminologjia etnike shpesh është e paqartë; shqiptarët herë quhen “arnautë”, herë “malësorë të islamizuar”, herë përfshihen në kategori më të gjera myslimane. Kjo ishte karakteristikë e historiografisë jugosllave, e cila shpesh shmangte identifikimin e qartë kombëtar shqiptar në Sanxhak.

Prandaj libri duhet lexuar me kujdes kritik: jo vetëm çfarë thotë autori, por edhe çfarë lë të nënkuptohet.

Përfundim 

Tutin i Okolina i Ejup Mušović është një vepër me rëndësi të veçantë për historinë e Peshterit dhe Sanxhakut. Megjithëse i shkruar në kuadër të institucioneve akademike jugosllave, libri përmban të dhëna që konfirmojnë vazhdimësinë e popullsisë së hershme ballkanike, praninë e fuqishme shqiptare në Peshter dhe ndikimin e fiseve shqiptare në strukturën demografike të rajonit.

Për studiuesit shqiptarë, kjo vepër ka vlerë të dyfishtë: si burim etnografik dhe si dëshmi indirekte kundër tezave që e paraqesin Sanxhakun si hapësirë thjesht sllave. Në shumë raste, vetë dokumentet e botuara në Beograd dëshmojnë më shumë sesa synonte narrativa zyrtare e kohës.

Peshteri, siç del nga ky libër, nuk është periferi pa identitet, por një hapësirë ku janë kryqëzuar shtresa ilire-dardane, shqiptare, sllave dhe osmane – një mozaik historik që meriton studim shumë më të thellë

Agim Vuniqi: Demokracia e bllokuar mes shumicës dhe vetos procedurale

0
Opozita përmes mos pjesëmarrjes në Kuvend po instalon veto-kracinë bojkotuese duke bërë përpjekje që përmes Gjykatës Kushtetuese ta rrëmbejë demokracinë.
Kosova po përjeton një paradoks të rrezikshëm: shumica ekziston, por nuk vendos; pakica nuk qeveris, por bllokon. Ky nuk është më thjesht konflikt politik—është krizë e dizajnit institucional. Bllokimi me mosprani, ose bojkotim, është një taktikë e përdorur brenda një demokracie, por shpesh vepron si një veto de facto dhe jo si ideal i sundimit të shumicës. Ai e transformon procesin legjislativ në një ngërç, shpesh të referuar si “vetokraci” ose “demokraci e rrëmbyer”. Në Kosovë, taktika të tilla shpesh kanë çuar në kriza institucionale 18-mujore, duke krijuar një “betejë të pafundme” që pengon formimin e qeverisë dhe paralizon kuvendin.
Aspektet kryesore të bllokimit si veto
Bllokimi procedural: Ndryshe nga një votë e thjeshtë “kundër”, mosparaqitja (mosprania) ose refuzimi për të formuar një kuorum ndalon çdo debat ose vendim, duke shkatërruar në mënyrë efektive legjislacionin pa votim. Në sistemet e polarizuara, grupet e vogla ose partitë opozitare mund ta përdorin këtë për të mbajtur peng të gjithë sistemin, duke kaluar nga pjesëmarrja legjislative në pengim të plotë. Derisa votimi është demokratik, bllokimi sistematik i të gjitha veprimeve kufizon “vullnetin e popullit”, shpesh duke vepruar kundër fuqisë së shumicës për të qeverisur, kjo ndryshe quhet “Veto kundër Demokracisë”
Paralizë Institucionale
Kosova ka përjetuar raste të rënda të kësaj, me seanca parlamentare që dështuan të zgjidhnin një kryetar për muaj të tërë, duke penguar funksionimin e institucioneve shtetërore, sikurse ai në prill 2025, partitë opozitare bllokuan betimin e deputetëve duke refuzuar raportin e verifikimit, duke çuar në një dështim të seancës dhe një raund të ri luftimesh politike.
“Demokraci e Kushtëzuar”
Kushtetuta e Kosovës përfshin dispozita për komunitetet jo-shumicë që mund të veprojnë si veto, të cilat kritikët thonë se veprojnë si një pengesë për funksionimin e plotë të shtetit me një
kosto të lartë: Këto bllokime kanë detyruar zgjedhje të shumta të parakohshme, kanë ndaluar miratimin e buxheteve dhe kanë penguar integrimin në BE.
Krahasim me Veto të Tjera
Veto Pezulluese (SHBA): Presidenti mund të vërë veton ndaj një projektligji, por ai mund të anashkalohet me një shumicë prej dy të tretash. Veto Unilaterale (KS i OKB-së): Anëtarët e P5 kanë të drejtë vetoje absolute, duke u lejuar atyre të ndalojnë çdo rezolutë pavarësisht mbështetjes së shumicës.
Në Kosovë, “vetoja” përdoret shpesh për të parandaluar formimin e një qeverie, e cila vepron si një bllok i “fortë”, duke rezultuar ndonjëherë në një “rrëmbim të të gjithë procesit demokratik”. Në fund të fundit, ndërsa e drejta për mospajtim ekziston, përdorimi i mospranisë për të krijuar një bllokadë totale është një mekanizëm “vetoje” që gërryen demokracinë duke zëvendësuar kompromisin me paralizë.
Teoria demokratike thotë se pushteti buron nga populli përmes Kuvendit të Kosovës. Praktika kosovare po dëshmon të kundërtën: pushteti po filtrohet përmes procedurave që lejojnë mungesën të bëhet veto, bojkotin të bëhet instrument dhe kuorumin të shndërrohet në pengesë strukturore. Në këtë konfigurim, shumica fiton zgjedhjet, por humb vendimmarrjen.
Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e projektuar si garant i rendit kushtetues, rrezikon të perceptohet si faktor që e ngrin procesin—jo sepse tejkalon kompetencat, por sepse vepron në një terren të paqartë, ku politika nuk prodhon zgjidhje dhe gjykimi mbetet i vetmi arbitër. Kjo krijon një iluzion të rrezikshëm: sikur juridiku po zëvendëson politikën.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës vazhdon në një “autopilot kushtetues”—as plotësisht e lirë për të vendosur, as e ndalur për të funksionuar. Kjo gjendje hibride prodhon stabilitet minimal, por paralizon zhvillimin strategjik. Shteti nuk bie, por as nuk ecën.
Thelbi i krizës është ky: demokracia po reduktohet në aritmetikë pa mekanizëm daljeje. Kur pakica mund të bllokojë vetëm duke mos ardhur, kemi një fuqi negative absolute. Kur shumica nuk ka instrument për ta tejkaluar këtë, kemi një shumicë formale, por jo funksionale.
Zgjidhja nuk është në retorikë, as në sfidim frontal të institucioneve—sepse kjo do ta kthente krizën në përplasje të pakthyeshme. Zgjidhja është në riparimin e rregullave të lojës:
Vendosja e raundeve të detyrueshme me prag që ulet gradualisht, për të garantuar rezultat edhe pas dështimeve.
Krijimi i afateve kushtetuese me pasoja automatike, ku bllokada nuk shpërblehet me kohë të pafund.
Rregullimi i detyrimit për pjesëmarrje në votime kyçe, që mungesa të mos jetë më veto
Sqarimi përfundimtar nga Gjykata mbi kufijtë e bojkotit dhe mosveprimit, për të mbyllur zonën gri ku po ushqehet kriza.
Nëse këto nuk bëhen, vendi rrezikon të hyjë në një cikël më të thellë: zgjedhje që prodhojnë të njëjtin rezultat, institucione që përsërisin të njëjtin bllokim dhe qytetarë që humbin besimin te vetë demokracia.
Në fund, pyetja nuk është kush ka të drejtë—shumica apo pakica. Pyetja është më e thjeshtë dhe më e rëndë: A do të mbetet Kosova një demokraci funksionale, apo një sistem ku vendimmarrja varet nga mungesa? Sepse në momentin kur mungesa bëhet pushtet, demokracia nuk është më vullnet i shumicës—është administrim i bllokadës.

Intervistë në “Nacional” të Tiranës me rastin e 80 vjetorit të jetës dhe 60 vjet krijimtari së Jusuf Buxhovit(2)

0

Intervistues: Mujo Buçpapaj

GJAKOVËS DUHEJ T’I SHUHEJ NEVI KULTUROR DHE AI IDENTITAR! BREZI I RI I KRIJUESVE NUK E LEJOI!…

-Në një bisedë të gjerë për “Nacional”, Jusuf Buxhovi flet për marrëdhëniet midis fiksionit dhe faktit historik, për rolin e intelektualit dhe për sfidat e identitetit në kohë moderne. Në këtë bisedë të gjerë mbi krijimtarinë, kujtesën historike dhe identitetin shqiptar, autori ndalet edhe te sfidat e historiografisë bashkëkohore…
Në diskursin bashkëkohor të letërsisë shqipe dhe historiografisë shqiptare, figura e Jusuf Buxhovit shfaqet si një ndër rastet më të artikuluara të ndërthurjes së dy paradigmave epistemologjike: asaj letrare dhe asaj historike. Si autor që operon njëkohësisht në hapësirën e krijimtarisë artistike dhe të kërkimit shkencor. Buxhovi përfaqëson një model të veçantë të intelektualit publik, ku narrativja estetike dhe analiza dokumentare ndërveprojnë në funksion të një konceptimi kompleks të identitetit kolektiv shqiptar.
Vepra e tij, e shtrirë në disa dekada dhe e artikuluar përmes një korpusi të gjerë romanësh, studimesh historike dhe shkrimesh publicistike, dëshmon për një strukturë polifonike, ku memoria, dokumenti dhe imagjinata krijuese ndërtojnë një raport dialektik. Në këtë kontekst, letërsia nuk funksionon thjesht si reflektim estetik i realitetit, por si një formë e avancuar e njohjes, që problematizon dhe rikonfiguron një të vërtetë historike, ndërsa historiografia, në leximin e tij, i nënshtrohet një procesi të vazhdueshëm rishqyrtimesh kritike.
Intervista në vijim, e realizuar me rastin e një jubileu të rëndësishëm – 80 vjetorit të lindjes dhe mbi gjashtë dekadave të aktivitetit krijues – ofron një platformë reflektimi të thelluar mbi nyjat themelore të projektit të tij intelektual. Përmes një dialogu të strukturuar tematikisht, Buxhovi artikulon pikëpamjet e tij mbi raportin midis fiksionit dhe faktit historik, mbi rolin e memories kolektive në ndërtimin e identitetit, si dhe mbi tensionet midis angazhimit qytetar, politik dhe autonomisë krijuese.
Njëkohësisht, kjo bisedë hedh dritë mbi përvojën e tij si aktor dhe dëshmitar i proceseve kyçe historike në Kosovë, duke e pozicionuar rrëfimin personal në një kontekst më të gjerë socio-politik dhe kulturor. Në këtë kuptim, intervista nuk paraqet vetëm një retrospektivë biografike, por një tekst refleksiv me vlerë teorike, ku ndërthurën analiza, përvoja dhe vizioni, duke kontribuar në mënyrë të ndjeshme në debatin mbi rolin e intelektualit dhe funksionin e shkrimtarit në shoqërinë postkonfliktuale.
Nacional: Duke u kthyer në fëmijërinë tuaj në Pejë, Gjakovë dhe Ponoshec, si do ta përshkruanit ndikimin e ambientit familjar dhe kulturës tradicionale në formimin e ndjeshmërisë suaj letrare?
J. Buxhovi: Është fjala për një memorie identitare, në rrethanat e shtegtimeve “nga njëra çerdhe tek tjetra”, siç i përshkruante im Atë, transferimet nga shkolla në shkollë, gjithnjë me libër në dorë, në kërkim të dijes…
Nacional: Çfarë roli kanë luajtur prindërit dhe sidomos gjyshërit në transmetimin e kujtesës historike dhe etnopsikologjike që më pas reflektohet në veprën tuaj?
J. Buxhovi: Në fëmijërinë time, ambienti familjar por edhe ai gjeografik (Peja, Gjakova dhe veçmas Ponosheci) kanë rol vendimtar në formimin e ndjeshmërisë letrare, meqë im At, normalist i Elbasanit, që nga ditët e para të pasluftës, kur në Kosovë zunë të hapeshin shkollat fillore shqip, ishte mësues veteran që luftonte për dijen me abetare. Dija me abetare, doemos tërhiqte me vete edhe librin, sado të paktë në ato rrethana, si një dritare drejt dijës, drejt lirisë, që njëherësh lidhej edhe me krijimin imagjinar, (fillimisht të vjershave për fëmijë, mandej kah ato për të rritur e deri te proza), pra me letërsinë… Dashurinë për letërsinë e mora nga përrallat e gjyshes, nga vjershat që im Atë na i lexonte dhe kultura e thellë e tij për letërsinë, veçmas atë botërore, meqë njihte disa gjuhë (italishten, gjermanishten, turqishte, serbishten)… Nga fabulat dhe trashëgimia gojore, njoha thellësinë historike të një kulture të lashtë, të ruajtur, e që, në rrethanat e reja, i duhej implementimi krijues për t’u kthyer në kujtesë historike, që mund ta bëjë vetëm letërsia, pra arti dhe krijimtaria. “Iliada” e famshme, pasqyron më së miri dimensionin e fuqisë së krijimtarisë kur një fakt historik kthehet në fakt jetësor, në monument të përhershëm, që nuk i nënshtrohet vlerësimeve dhe rivlerësimeve deri te zhvlerësimet dhe rishkrimet, siç ndodh me atë historik…
Nacional: A mund të identifikoni një moment të hershëm kur fjala, rrëfimi apo libri u shndërruan në një thirrje ekzistenciale për ju?
J. Buxhovi: Nga momentet e hershme, që më kanë drejtuar kah letërsia, gjithsesi do të veçoja veprat “Lulet e Verës” të Naimit, që na i lexonte im atë në vitet e pesëdhjeta thuajse fshehurazi, pastaj poezitë e para që u botuan në Kosovën e asaj kohe: “Nji fyell ndër male”dhe “Kanga e vrrinit” të Martin Camajt si dhe proza “Lugjet e verdha” të Rexhep Hoxhës. Pra, këto dy vëllime me poezi si dhe proza e Rexhep Hoxhës, ia dhanë dimensionin ekzistencial “nga unë – te ajo jam”
Nacional: Shkolla e mesme në Gjakovë përkon me një periudhë të rëndësishme të formimit tuaj. Si e kujtoni klimën kulturore dhe intelektuale të asaj kohe?
J. Buxhovi: Shkollimi i mesëm në Gjakovë në vitet 1960-1964, shënon fazën më të rëndësishme të rrugëtimit tim kah vetëdijesimi kulturor, ai intelektual, e mbi të gjitha drejtimin përfundimtar kah krijimtaria letrare. Asokohe në Gjakovë, në një ambient me traditë kulturore ndër më të rëndësishmet e gjeografisë shpirtërore shqiptare, po edhe të identitetit kulturor dhe historik, në rrethanat kur realitetet e kufirit londinez, ato që nga viti 1945 kur Kosova si entitetit politik autonom rajonal i mbeti Serbisë, me çka Gjakova pa Malësinë e Gjakovës ( gjithë Veriu deri në Shkodër mbeti pa trungun etnik), ndërsa Malësia e Gjakovës, mbeti pa qendrën e vet kulturore, historike dhe ekonomike, pra në ato rrethana, bëhej përpjekje që këputja e trungut, të përballohej përmes arsimit, kulturës, krijimtarisë. Gjenerata e veteranëve të arsimit të pasluftës në Gjakovë, me shkollën normale “Gjon Nikollë Kazazi” që në vitin 1951 u zhvendos për qëllime politike në Prizren, kur iu hoq emri, ndërsa në vitin 1953 u vendos përfundimisht në Prishtinë me emërtimin Shkolla Normale “Milladin Popoviqi”, duhej të shprishej disi. Kësaj i ndihmuan edhe deportimet për në Shqipëri të bartësve të këtij emancipimi arsimor dhe kulturor: Selman Rizës, Zekeria Rexhës dhe të tjerëve si dhe mbajtjes “peng” të disa figurave kulturore dhe politike nga Gjakova në Beograd: shkrimtarit Sitki Imami, autor i librit të parë me tregime në letërsinë shqipe të Kosovës (“Drejt ditëve të reja”) 1951, Mehet Hoxhës e të tjerëve. Por, boshllëku i krijuar nga këto veprime, zu të mbushet me krijuesit asokohe të rinj: Rexhep Hoxha, Besim Bokshi, Din Mehmeti, Ali Musaj, Murteza Nura e deri te Ali Podrimja. Në Gjakovë, midis viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta do të lind brezi i ri i shkrimtarëve të tubuar rreth klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”: Teki Dërvishi, Esad Cërmjani, Sefedin Fetiu, Nexhmedin Soba, ku bëja pjesë edhe unë. Natyrisht se në këtë brez, më i njohuri, më dinamiku dhe i gjithanshmi (poezi, prozë, drama) mbetej Teki Dërvishi, padyshim njëri ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe në përgjithësi, veçmas si dramaturg me veprën monumentale “Bregu i Pikëllimit”. Ky brez krijuesish do t’i sjellin frymë të re klimës letrare dhe intelektuale në Gjakovë.
Nacional: Studimet në Universiteti i Prishtinës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, e më pas për Histori, si ndikuan në ndërtimin e dyfishtë të identitetit tuaj si shkrimtar dhe historian?
J. Buxhovi: Brezi ynë i shkrimtarëve nga Gjakova i viteve të gjashtëdhjeta, thuajse në tërësi, pas shkollimit të mesëm u drejtua kah gjuha dhe letërsia, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Kjo ishte thuajse pjesë e traditës letrare-intelektuale e brezit të pasluftës dhe atij paraprak, nga Rexhep Hoxha, Enver Gjerqeku, Hilmi Agani, Besim Bokshi, Din Mehmeti e deri te Ali Podrimja, studiuan gjuhën dhe letërsinë, meqë ajo merrej si parakusht për formimin e mëtutjeshëm letrar. Këtë rrugë ndoqa edhe unë. Në vitin 1964, u regjistrova në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në katedrën për gjuhë dhe letërsi. Po atë vite, në gjeneratën e tretë të gjuhës dhe letërsisë, u regjistruan edhe shumë nga shkrimtarët që do të bëjnë emra në letërsinë shqipe: Ymer Shkreli, Gani Bobi, Vehbi Kikaj, Ibrahim Kadriu. Ishte një rrethanë tjetër fatlume, meqë pas Plenumit të Brioneve në korrik 1966 kur ra Rankoviqi, studimet e letërsisë dhe gjuhës shqipe morën një hov të madh, siç mori hov edhe veprimtaria botuese në gjuhën shqipe në kuadër të “Rilindjes”. Gjenerata jonë, që pos shkrimeve letrare merreshim nga pak edhe me gazetari, një ditë, thuajse të gjithë u gjendem si gazetarë të “Rilindjes”. Kjo ndodhi në vitin 1967 kur në rubrikën e kulturës së “Rilindjes”, me nismën e redaktorit Vehap Shita (kritik i teatrit dhe përkthyes nga serbishtja ndër më të vyeshmit i veprave të autorëve jugosllavë po edhe botëror të përkthyer në këtë gjuhë), u bëmë bashkë: Ymer Shkreli, Gani Bobi, e mbas një viti: Ibrahim Kadriu, Eqrem Basha, Mensur Raifi, Sylë Osmanaj, Musa Ramadani, pak më vonë edhe Mehmet Kraja, Mahamedin Kullashi dhe së voni edhe Jusuf Gërvalla. Në rubrikat tjera të gazetës, punuan edhe shkrimtarët: Rushit Ramabaja, Nexhat Halimi, Flora Brovina, A. Konushevci, F. Kajtazi e të tjerë. Por, ajo që kishte rëndësi, ka të bëjë me atë se krahas redaktorit të kulturës, Vehap Shita, aty ishin edhe pendat më të rëndësishme të letërsisë shqipe: Anton Pashku, ndihmës redaktor i kulturës, Fahredin Gunga gazetar i arsimit, Ali Podrimja – lektor.
Gjatë studimeve të letërsisë, te unë lindi kërshëria edhe për historinë. Veçmas kur studimi i saj, pas rënies së Rankoviqit, nuk ishte më “detyrë partiake”, por profesion i lirë hulumtues. Asokohe, me nxitjen e akademik Ali Hadrit, që në shkrimet e mia publicistike dhe letrare kishte hetuar prirjen për histori, në katedrën e historisë, vazhdova studimet postdiplomike në temën e magjistraturës “Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane”, që e realizova në vitin 1979, pasi që asokohe isha korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Bon të Gjermanisë. Atje, pata mundësitë të futem në Arkivin Politik të Ministrisë së jashtme gjermane ku gjendeshin dokumentet e Kongresit të Berlinit të mbajtur në Berlin nga 13 qershori deri 20 korrik 1878. Hulumtimet në arkivin e Bonit, e më vonë dhe në atë të Berlinit, Manjcit, Mynhenit e të tjerë, më lidhën me historiografinë, binar ky që u ndërthur ngushtë me krijimtarinë time letrare, meqë përmes saj, faktet historike, i ktheja në aso jetësore, gjë që vepra ime letrare (proza dhe drama) është e lidhur ngushtë me komponentin e historisë si kujtesë identitare dhe ekzistenciale…
(Vijon)

Ngërçi për Presidentin është dështim politik dhe kosto e panevojshme për qytetarët

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Mosmarrëveshjet ndërpartiake dhe rreziku i rikthimit të vendit në zgjedhje të reja
Kosova po përballet sërish me një situatë të tensionuar politike që lidhet me mosmarrëveshjet ndërpartiake për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Kjo situatë nuk është thjesht një debat procedural apo një çështje e zakonshme politike; ajo përfaqëson një provë të rëndësishme të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë shtetërore të klasës politike. Rreziku që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme për shkak të pamundësisë për të arritur një marrëveshje politike është një skenar që nuk duhet të normalizohet, por të shmanget me çdo kusht.
Në një demokraci funksionale, zgjedhja e Presidentit duhet të jetë moment institucional dhe jo arenë për përplasje të pafundme politike. Kushtetuta parashikon mekanizma të qartë për këtë proces, por ajo nuk mund të zëvendësojë mungesën e vullnetit politik për bashkëpunim dhe kompromis. Kur partitë politike vendosin interesat e tyre të momentit mbi interesin shtetëror, proceset që duhet të jenë rutinë institucionale shndërrohen në kriza të thella politike.
Një nga pasojat më shqetësuese të këtij ngërçi është rreziku real që vendi të detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik i domosdoshëm, por ato nuk duhet të përdoren si zgjidhje për çdo krizë politike të krijuar nga mungesa e kompromisit. Çdo cikël i ri zgjedhor për shkak të dështimeve politike përfaqëson jo vetëm një kosto financiare të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, por edhe një kosto të lartë shoqërore dhe institucionale.
Në një vend me burime të kufizuara financiare dhe me nevoja të shumta zhvillimore, shpenzimet për zgjedhje të shpeshta janë një luks që nuk mund të justifikohet lehtë. Mjetet publike që shpenzohen për organizimin e zgjedhjeve mund të investoheshin në sektorë jetikë si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik. Kur këto mjete ridrejtohen për të mbuluar koston e krizave politike, qytetarët bëhen paguesit kryesorë të paaftësisë politike.
Përtej kostos financiare, zgjedhjet e shpeshta prodhojnë edhe lodhje demokratike tek qytetarët. Votuesit fillojnë ta shohin procesin zgjedhor jo si instrument për ndryshim pozitiv, por si pasojë të konflikteve politike të pafundme. Kjo sjell rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje, dobësim të legjitimitetit institucional dhe rritje të mosbesimit ndaj sistemit politik në tërësi.
Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit është, në thelb, simptomë e një problemi më të thellë: mungesës së kulturës së kompromisit politik. Demokracia nuk është vetëm garë për pushtet; ajo është edhe aftësi për të ndërtuar marrëveshje në momentet kur stabiliteti i shtetit vihet në rrezik. Në këtë kuptim, çdo dështim për të arritur marrëveshje për çështje kaq të rëndësishme institucionale përbën një dështim të përgjegjësisë politike.
Kosova, si një shtet relativisht i ri, nuk ka luksin të mbetet peng i krizave të brendshme të përsëritura. Stabiliteti institucional është parakusht për zhvillim ekonomik, për forcimin e institucioneve dhe për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Çdo krizë e panevojshme politike dobëson këtë stabilitet dhe e vështirëson rrugën drejt konsolidimit demokratik.
Rekomandime për shmangien e një krize të re politike
Për të shmangur skenarin e rikthimit të vendit në zgjedhje të reja dhe për të garantuar stabilitet institucional, është e nevojshme të ndërmerren hapa konkretë:
1. Arritja e një marrëveshjeje politike mbi bazën e interesit shtetëror
Partitë politike duhet të tregojnë pjekuri institucionale dhe të vendosin stabilitetin e shtetit mbi kalkulimet afatshkurtra politike.
2. Shmangia e instrumentalizimit të procesit të zgjedhjes së Presidentit
Ky proces duhet të trajtohet si detyrim kushtetues dhe jo si mjet presioni politik apo strategji për përfitime partiake.
3. Rritja e transparencës në negociatat politike
Qytetarët kanë të drejtë të dinë arsyet reale të mosmarrëveshjeve dhe të shohin përpjekje konkrete për zgjidhje.
4. Vlerësimi i kostos financiare dhe shoqërore të zgjedhjeve të shpeshta
Çdo vendim që mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja duhet të shoqërohet me një analizë të qartë të kostove dhe pasojave.
5. Ndërtimi i një tradite institucionale të stabilitetit
Zgjedhja e funksioneve të larta shtetërore duhet të shndërrohet në proces stabil dhe të parashikueshëm, jo në burim krizash të përsëritura.
Përfundim
Mosmarrëveshjet aktuale për zgjedhjen e Presidentit nuk janë vetëm një sfidë momentale politike; ato janë një provë e drejtpërdrejtë e kapacitetit të klasës politike për të mbrojtur stabilitetin institucional të vendit. Nëse vendi detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të mungesës së kompromisit, kjo do të ishte një dëshmi e qartë e paaftësisë për të menaxhuar proceset themelore të shtetit.
Kosova nuk ka nevojë për cikle të reja krizash dhe zgjedhjesh të panevojshme. Ajo ka nevojë për stabilitet, për përgjegjësi politike dhe për vendime që e vendosin interesin shtetëror mbi çdo interes tjetër. Sepse çdo krizë e panevojshme politike nuk është vetëm një problem i klasës politike — është një barrë që bie mbi qytetarët dhe mbi të ardhmen e vetë shtetit.
Më 21 prill 2026

Raport mbi të Drejtat e Njeriut për Sulmet ndaj Infrastrukturës Mjekësore në Iran, sipas Human Rights Report

0

Foto e Aftenposten për luftën në Iran

Raport mbi të Drejtat e Njeriut për Sulmet ndaj Infrastrukturës Mjekësore në Iran

Data: Prill 2026

Vendndodhja: Republika Islamike e Iranit


1. Përmbledhje

Ky raport shqyrton implikimet e të drejtave të njeriut të sulmeve të fundit ushtarake që i atribuohen forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, të cilat kanë rezultuar në dëmtime të konsiderueshme të infrastrukturës civile dhe mjekësore në Iran. Të dhënat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit tregojnë një model dëmtimi që prek objektet shëndetësore, personelin mjekësor dhe popullsinë civile të cenueshme, duke ngritur shqetësime serioze sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare (IHL).


2. Dëmtimi i Infrastrukturës Mjekësore

Sipas burimeve zyrtare:

• 54 baza të reagimit emergjent janë dëmtuar.

• 46 qendra trajtimi dhe 216 qendra shëndetësore kanë pësuar dëmtime.

• 8 spitale në Teheran janë detyruar të evakuohen.

• 41 ambulanca janë dëmtuar ose shkatërruar.

Shkalla dhe shpërndarja e këtyre incidenteve sugjerojnë se kapaciteti thelbësor i kujdesit shëndetësor është ndërprerë rëndë. Evakuimi i spitaleve në kryeqytetin Teheran është veçanërisht alarmues, pasi komprometon drejtpërdrejt qasjen në shërbime mjekësore urgjente dhe shpëtuese për jetën.

Sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, veçanërisht parimeve të përfshira në Konventat e Gjenevës, njësitë dhe transportet mjekësore duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë. Sulmet ndaj këtyre objekteve mund të përbëjnë shkelje serioze nëse kryhen me qëllim ose pa masa të mjaftueshme paraprake.


3. Viktimat Civile

Kostoja njerëzore e këtyre sulmeve ka qenë e konsiderueshme, veçanërisht midis grupeve të cenueshme:

• 251 gra të vrara

• 216 fëmijë nën moshën 18 vjeç të vrarë

• 17 fëmijë nën moshën 5 vjeç të vrarë

Ndër të plagosurit:

• 4,721 gra

• 1,917 fëmijë nën moshën 18 vjeç

• 68 foshnja nën moshën 2 vjeç

Provincat e Teheranit dhe Hormozganit kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave.

Ndikimi disproporcional mbi gratë dhe fëmijët ngre shqetësime në lidhje me parimet e dallimit dhe proporcionalitetit, të cilat janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Këto parime kërkojnë që palët në konflikt të dallojnë midis objektivave civile dhe atyre ushtarake dhe të shmangin dëmin e tepërt ndaj civilëve në raport me përparësinë ushtarake të pritur.


4. Ndikimi në Shërbimet Shëndetësore

Pavarësisht dëmeve të mëdha, sistemi shëndetësor i Iranit ka vazhduar të përgjigjet:

• 32,533 persona kanë marrë trajtim dhe janë liruar nga spitali.

• 480 pacientë mbeten të shtruar në spital.

• 1,200 operacione kirurgjikale janë kryer për të plagosurit.

Megjithatë, evakuimi i detyruar i spitaleve dhe shkatërrimi i infrastrukturës emergjente kanë ushtruar presion të madh mbi kapacitetin mjekësor, duke çuar potencialisht në vdekje të parandalueshme dhe pasoja afatgjata shëndetësore.


5. Dëmtimi i Personelit Mjekësor

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë prekur gjithashtu drejtpërdrejt:

• 117 anëtarë të ekipeve mjekësore dhe të emergjencës janë plagosur

• 24 punonjës shëndetësorë janë vrarë gjatë përgjigjes ndaj krizës

Personeli mjekësor mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të jetë objekt sulmi. Humbja e tyre jo vetëm që përfaqëson tragjedi individuale, por gjithashtu dobëson qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor gjatë emergjencave.


6. Vlerësimi Ligjor

Incidentet e raportuara ngrenë shqetësime serioze ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë:

• Shkelje të mundshme të mbrojtjes së njësive dhe personelit mjekësor

• Shkelje të mundshme të parimit të proporcionalitetit

• Dështim për të marrë masa të mjaftueshme paraprake për të minimizuar dëmin ndaj civilëve

Nëse verifikohen, veprime të tilla mund të përbëjnë shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe mund të sjellin përgjegjësi ndërkombëtare.


7. Përfundim

Shkalla e shkatërrimit të shkaktuar ndaj infrastrukturës shëndetësore të Iranit, e kombinuar me numrin e lartë të viktimave civile—veçanërisht midis grave dhe fëmijëve—kërkon vëmendje urgjente ndërkombëtare. Sigurimi i përgjegjshmërisë, mbrojtja e neutralitetit mjekësor dhe forcimi i respektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë thelbësore për të parandaluar vuajtje të mëtejshme njerëzore.

 

On Fri, Apr 10, 2026 at 5:39 PM bajram kabashi <puhiza@hotmail.com> wrote:
Përshendetje. Nëse ke mundësi dëje edhe Shqip që ta botoj paralel.

Fra: Navid Zebarjadi <human.rights.of.iran13@gmail.com>
Sendt: fredag 10. april 2026 12:02
Til: bajram kabashi <puhiza@hotmail.com>
Emne: Human Rights Report on Attacks Against Medical Infrastructure in Iran

Human Rights Report on Attacks Against Medical Infrastructure in Iran

Date: April 2026
Location: Islamic Republic of Iran


1. Overview

This report examines the human rights implications of recent military attacks attributed to United States and Israeli forces, which have resulted in significant damage to civilian and medical infrastructure in Iran. The data, provided by the Iranian Ministry of Health, indicates a pattern of harm affecting healthcare facilities, medical personnel, and vulnerable civilian populations, raising serious concerns under international humanitarian law (IHL).


2. Damage to Medical Infrastructure

According to official sources:

  • 54 emergency response bases have been damaged.
  • 46 treatment centers and 216 health centers have sustained damage.
  • 8 hospitals in Tehran have been forced to evacuate.
  • 41 ambulances have been damaged or destroyed.

The scale and distribution of these incidents suggest that essential healthcare capacity has been severely disrupted. The evacuation of hospitals in the capital, Tehran, is particularly alarming, as it directly compromises access to urgent and life-saving medical services.

Under IHL, particularly the principles enshrined in the Geneva Conventions, medical units and transports must be respected and protected at all times. Attacks on such facilities may constitute serious violations if conducted intentionally or without adequate precaution.


3. Civilian Casualties

The human toll of these attacks has been substantial, particularly among vulnerable groups:

  • 251 women killed
  • 216 children under 18 killed
  • 17 children under 5 killed

Among the injured:

  • 4,721 women
  • 1,917 children under 18
  • 68 infants under 2

Tehran and Hormozgan provinces have recorded the highest number of fatalities.

The disproportionate impact on women and children raises concerns regarding the principles of distinction and proportionality, which are core tenets of IHL. These principles require parties to a conflict to distinguish between civilian and military targets and to avoid excessive civilian harm relative to anticipated military advantage.


4. Impact on Healthcare Services

Despite the extensive damage, the Iranian healthcare system has continued to respond:

  • 32,533 individuals have received treatment and been discharged.
  • 480 patients remain hospitalized.
  • 1,200 surgical operations have been conducted on the injured.

However, the forced evacuation of hospitals and destruction of emergency infrastructure have significantly strained medical capacity, potentially leading to preventable deaths and long-term health consequences.


5. Harm to Medical Personnel

Healthcare workers have also been directly affected:

  • 117 members of medical and emergency teams injured
  • 24 healthcare workers killed while responding to the crisis

Medical personnel are protected under international law and must not be targeted. Their loss not only represents individual tragedies but also undermines the resilience of the healthcare system during emergencies.


6. Legal Assessment

The reported incidents raise serious legal concerns under international humanitarian law, including:

  • Possible violations of the protection of medical units and personnel
  • Potential breaches of the principle of proportionality
  • Failure to take adequate precautions to minimize civilian harm

If verified, such actions could amount to grave breaches of the Geneva Conventions and may entail international responsibility.


7. Conclusion

The scale of destruction inflicted upon Iran’s healthcare infrastructure, combined with the high number of civilian casualties—particularly among women and children—demands urgent international attention. Ensuring accountability, safeguarding medical neutrality, and reinforcing compliance with international humanitarian law are critical to preventing further human suffering.

Kur pushteti mbetet pa ide, shpik fajtorë

0

Nga Isuf Bajraktari, Suedi

Kriminalizimi i pasurisë si strategji politike

Kur një pushtet nuk di të krijojë zhvillim, ai di shumë mirë të krijojë armiq. Kjo nuk është risi. Është një teknikë e vjetër politike: kur mungojnë rezultatet, shpiket faji.

Dikur quhej “armik i klasës”. Sot, me një ambalazh më modern, quhet “pasuri e pajustifikueshme”. Por thelbi nuk ka ndryshuar: nuk ndërtohet ekonomi, ndërtohet armiqësi.

Në Kosovën e sotme, po konsolidohet një narrativë e rrezikshme: pasuria nuk shihet më si sukses i mundshëm, por si provë e dyshimtë. Nuk kërkohet më vetëm ligjshmëri, kërkohet justifikim publik, moral dhe i përhershëm.

Ky nuk është standard drejtësie. Është standard presioni.

Nga drejtësia te gjuetia politike

Kur pushteti fillon të flasë më shumë për “sa ke” sesa për “çfarë ke bërë”, atëherë kemi hyrë në një territor të rrëshqitshëm. Ligji zëvendësohet me perceptim, ndërsa drejtësia me dyshim kolektiv.

Kjo nuk është luftë kundër korrupsionit. Kjo është gjueti politike me gjuhë morale.

Sepse korrupsioni është individual, konkret dhe i provueshëm. Ndërsa kjo që po ndërtohet është një klimë ku çdo pasuri bëhet potencialisht e dyshimtë, pa dallim, pa nuancë, pa standard të qartë.

Dhe aty ku mungon standardi, fillon abuzimi.

Populizëm i paketuar si drejtësi

Le të mos kemi iluzione: kjo gjuhë nuk është për drejtësi, është për vota.

Në një shoqëri të lodhur nga varfëria, është e lehtë të shitet ideja se dikujt “do t’i merret”. Është një formë e shpejtë kënaqësie politike: nuk ndërton mirëqenie, por ofron ndjenjën e hakmarrjes.

Kjo është barazi e rreme, barazi përmes uljes së tjetrit, jo ngritjes së të gjithëve.

Dhe kjo është formula klasike e populizmit: krijo një “fajtor”, ushqe zemërimin dhe korr vota.

Pasojat që nuk thuhen

Historia e ka provuar vazhdimisht: kur pasuria kriminalizohet në mënyrë të përgjithshme, ndodhin tri gjëra të menjëhershme: kapitali largohet, ekonomia zhytet në informalitet, dhe krijohet një elitë edhe më e errët dhe më e paprekshme.

Pra, jo vetëm që nuk zhduket korrupsioni, ai thjesht ndryshon formë dhe bëhet më i padukshëm.

Ndërkohë, dëmi më i madh i bëhet klimës ekonomike dhe besimit qytetar.

Mesazhi për të rinjtë: mos guxoni

Çfarë u thuhet sot të rinjve në Kosovë?

Mos synoni shumë, se bëheni të dyshimtë.
Mos rrezikoni, se mund të akuzoheni.
Mos dilni mbi mesataren, se mund të bëheni objekt sulmi.

Një shoqëri që i frikësohet suksesit nuk ndërton drejtësi, ajo ndërton mediokritet të institucionalizuar.

Drejtësia nuk bëhet me megafon

Nëse ka korrupsion, dhe ka, ai duhet luftuar pa kompromis. Por me ligj, me prova, me institucione. Jo me retorikë që ndez turmat dhe mjegullon standardet.

Sepse drejtësia që bazohet në emocione nuk është drejtësi. Është spektakël.

Dhe spektakli politik mund të fitojë zgjedhje, por nuk ndërton shtet.

Në fund, pyetja është e thjeshtë:
A duam një shtet që ndëshkon shkeljen, apo një shtet që dyshon suksesin?

Sepse këto të dyja nuk janë e njëjta gjë.

Urrejtja është armë e fuqishme politike.
Por është themeli më i dobët mbi të cilin mund të ndërtohet një shtet.

Aksioni për Mbledhjen e Armëve në vitet 1955-1956 , gjatë sundimit të Josip Broz Titos dhe Aleksandar Rankoviqit

Flori Bruqi, Prishtinë

Aksioni për Mbledhjen e Armëve në Dardani (Kosovë) i viteve 1955-1956 , përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë së popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Ky aksion për Mbledhjen e Armëve që në shumicën e rasteve Shqiptarët nuk i kishin, u ndërmor nga autoritetet jugosllave me qëllim për t’i çarmatosur shqiptarët përmes zullumit të madh e të padurueshëm , do të thotë për ta shtypur popullsinë shqiptare në mbarë Dardaninë , por gjithashtu shërbeu edhe si një mjet tjetër për të ushtruar presion, frikë dhe për të shtruar rrugën për represione të mëtejshme politike dhe kulturore.

Zullumi kishte qëllimin kryesor që Shqiptarët të mos shihnin rrugëdalje nga dhuna e paarsyeshme dhe të shpërnguleshin “si Muslimanë” apo si “Turq” në Turqi , kryesisht në viset e Kurdve dhe Armenëve, ndaj të cilëve Turqia e re kishte bërë disa gjenocide deri në shfarosje!

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dardania  u rikthye nën kontrollin e Jugosllavisë Federale Socialiste të udhëhequr nga Josip Broz Tito. Shqiptarët në Dardani  përballeshin me diskriminim sistematik, përndjekje dhe presione të vazhdueshme. Në këtë kontekst, Aksioni i Armëve më 1955-1956 shënoi një përpjekje për të konsoliduar kontrollin e autoriteteve mbi këtë rajon të populluar kryesisht nga shqiptarë.

Qeveria jugosllave shpalli një fushatë të gjerë çarmatimi që, sipas tyre, kishte për qëllim uljen e numrit të armëve të paligjshme në rajon. Megjithatë, qëllimi i vërtetë i këtij aksioni ishte që të terrorizonte dhe të frikësonte shqiptarët në Dardani, duke i akuzuar ata si nacionalistë dhe armiq të shtetit.

Zhvillimi i aksionit

Aksioni nisi në vitin 1955 dhe zgjati deri në fillim të vitit 1956. Forcat jugosllave kryen operacione të shumta kontrolli nëpër shtëpitë e shqiptarëve, duke përdorur forcë dhe torturë për të detyruar dorëzimin e armëve. Shqiptarët që nuk kishin armë në pronësi shpesh herë akuzoheshin padrejtësisht dhe detyroheshin të pranonin se zotëronin armë përmes presionit fizik dhe psikologjik.

Shumë shqiptarë u arrestuan dhe u torturuan, ndërsa disa u detyruan të pranonin akuzat për posedim të armëve. Në shumë raste, familjet shqiptare që refuzonin të dorëzonin armë, ose që nuk kishin armë për të dorëzuar, përjetuan ndëshkime të ashpra. Pasojat e këtyre operacioneve ishin të rënda: dhjetëra persona u arrestuan dhe disa të tjerë humbën jetën për shkak të torturave.

Pasojat e aksionit

Aksioni i Armëve pati pasoja të thella dhe afatgjata në jetën e popullsisë shqiptare në Dardani. Ai shërbeu si një mjet për të përhapur frikë dhe për të kontrolluar politikisht dhe shoqërisht shqiptarët në rajon. Përveç kësaj, ky aksion krijoi një atmosferë të përgjithshme mosbesimi dhe terrori, që ndikoi në forcimin e pozitës së regjimit jugosllavë në Dardani.

Shumë nga ata që u persekutuan gjatë aksionit u konsideruan si armiq të shtetit, gjë që përkeqësoi më tej gjendjen e tyre. Ky aksion shërbeu gjithashtu si një pretekst për të ndalur çdo përpjekje të mëvonshme të shqiptarëve për të kërkuar të drejtat e tyre, duke i etiketuar ata si “nacionalistë” dhe “separatistë.”

Libri: “Aksioni i armëve në Dardani më 1955-1956”

Libri “Aksioni i Armëve në Kosovë më 1955-1956”, shkruar nga Mehmet Gjoshaj dhe botuar në Prishtinë më 2012 nga Muzeu i Kosovës, përfaqëson një burim të rëndësishëm për të kuptuar këtë periudhë. Në këtë libër, Gjoshaj analizon detajet e aksionit, qëllimet e vërteta të autoriteteve jugosllave dhe pasojat afatgjata që ky aksion pati mbi popullsinë shqiptare në Dardani.

Libri mbështetet në dokumente arkivore, dëshmi të mbledhura nga dëshmitarë të kohës dhe fotografi autentike që ilustrojnë momentet më të vështira të aksionit. Autorët dhe recensuesit e librit, përfshirë Muhamet Shatrin dhe Nue Oroshin, kanë bërë një punë të rëndësishme për të sjellë në dritë faktet historike dhe për të ndihmuar në ruajtjen e kujtesës historike të popullit shqiptar në Dardani.

Aksioni i armëve më 1955-1956 mbetet një episod i dhimbshëm në historinë e Dardanisë, duke ilustruar sfidat dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën regjimin jugosllav. Libri i Mehmet Gjoshajt përbën një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe analizimin e kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah jo vetëm aktet e dhunës dhe të padrejtësisë, por edhe qëndresën e popullit shqiptar përballë presioneve dhe shtyp.

Rënia e Aleksandë Rankoviqit   në vitin 1966, i njohur si “Plenumi i Brijunit”, shënoi largimin e kreut të sigurimit shtetëror jugosllavë (UDB-së) dhe një kthesë kyçe në ish-Jugosllavi. Shkarkimi i tij pas skandalit të përgjimit të Josip Broz Titos dobësoi centralizmin serb, duke hapur rrugë për decentralizim, rritjen e të drejtave të shqiptarëve në Dardani dhe reformën kushtetuese.

Alekandar Rankoviq, si një nga tre njerëzit më të fuqishëm pas Josip Broz  Titos, u shkarkua pas skandalit të përgjimit të mareshalit Tito në vitin 1966.

Implikimet për Dardaninë: Konsiderohej si “kasapi i Dardanisë”, dhe rënia e tij u përjetua si një lehtësim për shqiptarët, duke u pasuar nga komisione që shqyrtuan deformimet e UDB-së.
 

Ndikimi Politik: Pas kësaj ngjarjeje, filloi lëvizja për më shumë autonomi, kuadrot shqiptare filluan të vinin në pozita udhëheqëse dhe u organizuan protestat e vitit 1968. Aleksandër Rankoviq u tërhoq në Dubrovnik, ku vdiq më 19 gusht 1983 pas një sulmi të dytë në zemër.

Në aeroportin e Beogradit arkivoli i tij u prit vetëm nga përfaqësuesit e Bashkimit të Veteranëve (SUBNOR).

Gjatë kohës sa ishte në spital, dikush e theu shtëpinë e tij dhe ia vodhi gjitha medaljet, kështu që familja e tij filloi të mblidhte medalje nga bashkëluftëtarët e tij për t’i shfaqur ato në varrim, por në fund SUBNOR i furnizoi me të tilla.

Për qytetarë dhe organizata ishte e ndaluar të postonin nekrologji. Kjo ishte e lejuar vetëm për familjen e tij dhe vetëm në ditën e varrimit. Përkundër tërë cenzurës, dita e varrimit ishte tronditje e madhe për shtetin dhe zyrtarët e Partisë. Aty për aty, në Varrezën Beogradi i Ri u mblodh një turmë e madhe njerëzish, duke duartrokitur dhe brohoritur për Rankoviqin. Meqë nuk kishte vend për të gjithë disa syresh u ngjitën edhe nëpër pemë dhe gurë të varreve. Agjencia e lajmeve Tanjug raportoi për 1000 pjesëmarrës në varrim, por historianët dhe gazetarët pajtohen se ishin pak a shumë 100 mijë

Reagimi Serb: Në fillim të viteve 1980, rënia e tij u rikthye në vëmendje nga nacionalistët serbë, veçanërisht gjatë varrimit të tij, duke reflektuar ndryshimet e mëdha në politikën jugosllave. Autoritetet u habitën nga ngjarjet në varrim, meqë kishin pritur që njerëzit të kishin harruar dikë që kishte jetuar në izolim të plotë politik dhe mediatik për gati dy dekada. Tito u detyrua të largonte Aleksandër Rankoviçin nga posti i tij për të mos rënë në izolim ndërkombëtar. 

Shkarkimi i Rankoviqit çoi në prishjen e plotë të sistemit të sigurisë, duke cituar teoricienët e luftës speciale.  Në një intervistë për Radion Evropa e LirëStipe Šuvar, kreu i PK të Kroacisë, argumentoi se shkarkimi i Rankoviqit çoi në ngritjen e nacionalizmit serb. Rankoviq jetojë në Dubrovnik dhe Beograd i izoluar, pa asnjë paraqitje publike apo politike. Sekretar i KQ u zgjodh Mijalko Todoroviq; Milentije Popović si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Dobrivoje Radosavljević kooptoi si anëtar i Komitetit Qendror të LKJ-së. Munir Alibabiq, ish analist i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës (1973-1992), beson se në bisedat e mëvonshme me Dobrica Ćosić, Ranković rekomandoi personelin që ishte në krye të KOS-it, SDB-së së Serbisë, Drejtorisë Federale për Kufijtë. Trafiku dhe Shërbimet dhe një sektor ushtarak i përkushtuar që do të ndihmonte gjatë përmbysjes së komunistëve në kulmin e krizës në RSFJ.

Ai gjithashtu raportonte se shkatërrimi i karakterit qendror të UDB-së prishi rrjetin e informatorëve, i cili në vitet 1970 i mundësoi ” Grupit Bugojan ” të pushtonte RSFJ-në. 

Më 21 prill 2026