Kreu Blog Faqe 173

Aksioni për Mbledhjen e Armëve në vitet 1955-1956 , gjatë sundimit të Josip Broz Titos dhe Aleksandar Rankoviqit

Flori Bruqi, Prishtinë

Aksioni për Mbledhjen e Armëve në Dardani (Kosovë) i viteve 1955-1956 , përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë së popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Ky aksion për Mbledhjen e Armëve që në shumicën e rasteve Shqiptarët nuk i kishin, u ndërmor nga autoritetet jugosllave me qëllim për t’i çarmatosur shqiptarët përmes zullumit të madh e të padurueshëm , do të thotë për ta shtypur popullsinë shqiptare në mbarë Dardaninë , por gjithashtu shërbeu edhe si një mjet tjetër për të ushtruar presion, frikë dhe për të shtruar rrugën për represione të mëtejshme politike dhe kulturore.

Zullumi kishte qëllimin kryesor që Shqiptarët të mos shihnin rrugëdalje nga dhuna e paarsyeshme dhe të shpërnguleshin “si Muslimanë” apo si “Turq” në Turqi , kryesisht në viset e Kurdve dhe Armenëve, ndaj të cilëve Turqia e re kishte bërë disa gjenocide deri në shfarosje!

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dardania  u rikthye nën kontrollin e Jugosllavisë Federale Socialiste të udhëhequr nga Josip Broz Tito. Shqiptarët në Dardani  përballeshin me diskriminim sistematik, përndjekje dhe presione të vazhdueshme. Në këtë kontekst, Aksioni i Armëve më 1955-1956 shënoi një përpjekje për të konsoliduar kontrollin e autoriteteve mbi këtë rajon të populluar kryesisht nga shqiptarë.

Qeveria jugosllave shpalli një fushatë të gjerë çarmatimi që, sipas tyre, kishte për qëllim uljen e numrit të armëve të paligjshme në rajon. Megjithatë, qëllimi i vërtetë i këtij aksioni ishte që të terrorizonte dhe të frikësonte shqiptarët në Dardani, duke i akuzuar ata si nacionalistë dhe armiq të shtetit.

Zhvillimi i aksionit

Aksioni nisi në vitin 1955 dhe zgjati deri në fillim të vitit 1956. Forcat jugosllave kryen operacione të shumta kontrolli nëpër shtëpitë e shqiptarëve, duke përdorur forcë dhe torturë për të detyruar dorëzimin e armëve. Shqiptarët që nuk kishin armë në pronësi shpesh herë akuzoheshin padrejtësisht dhe detyroheshin të pranonin se zotëronin armë përmes presionit fizik dhe psikologjik.

Shumë shqiptarë u arrestuan dhe u torturuan, ndërsa disa u detyruan të pranonin akuzat për posedim të armëve. Në shumë raste, familjet shqiptare që refuzonin të dorëzonin armë, ose që nuk kishin armë për të dorëzuar, përjetuan ndëshkime të ashpra. Pasojat e këtyre operacioneve ishin të rënda: dhjetëra persona u arrestuan dhe disa të tjerë humbën jetën për shkak të torturave.

Pasojat e aksionit

Aksioni i Armëve pati pasoja të thella dhe afatgjata në jetën e popullsisë shqiptare në Dardani. Ai shërbeu si një mjet për të përhapur frikë dhe për të kontrolluar politikisht dhe shoqërisht shqiptarët në rajon. Përveç kësaj, ky aksion krijoi një atmosferë të përgjithshme mosbesimi dhe terrori, që ndikoi në forcimin e pozitës së regjimit jugosllavë në Dardani.

Shumë nga ata që u persekutuan gjatë aksionit u konsideruan si armiq të shtetit, gjë që përkeqësoi më tej gjendjen e tyre. Ky aksion shërbeu gjithashtu si një pretekst për të ndalur çdo përpjekje të mëvonshme të shqiptarëve për të kërkuar të drejtat e tyre, duke i etiketuar ata si “nacionalistë” dhe “separatistë.”

Libri: “Aksioni i armëve në Dardani më 1955-1956”

Libri “Aksioni i Armëve në Kosovë më 1955-1956”, shkruar nga Mehmet Gjoshaj dhe botuar në Prishtinë më 2012 nga Muzeu i Kosovës, përfaqëson një burim të rëndësishëm për të kuptuar këtë periudhë. Në këtë libër, Gjoshaj analizon detajet e aksionit, qëllimet e vërteta të autoriteteve jugosllave dhe pasojat afatgjata që ky aksion pati mbi popullsinë shqiptare në Dardani.

Libri mbështetet në dokumente arkivore, dëshmi të mbledhura nga dëshmitarë të kohës dhe fotografi autentike që ilustrojnë momentet më të vështira të aksionit. Autorët dhe recensuesit e librit, përfshirë Muhamet Shatrin dhe Nue Oroshin, kanë bërë një punë të rëndësishme për të sjellë në dritë faktet historike dhe për të ndihmuar në ruajtjen e kujtesës historike të popullit shqiptar në Dardani.

Aksioni i armëve më 1955-1956 mbetet një episod i dhimbshëm në historinë e Dardanisë, duke ilustruar sfidat dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën regjimin jugosllav. Libri i Mehmet Gjoshajt përbën një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe analizimin e kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah jo vetëm aktet e dhunës dhe të padrejtësisë, por edhe qëndresën e popullit shqiptar përballë presioneve dhe shtyp.

Rënia e Aleksandë Rankoviqit   në vitin 1966, i njohur si “Plenumi i Brijunit”, shënoi largimin e kreut të sigurimit shtetëror jugosllavë (UDB-së) dhe një kthesë kyçe në ish-Jugosllavi. Shkarkimi i tij pas skandalit të përgjimit të Josip Broz Titos dobësoi centralizmin serb, duke hapur rrugë për decentralizim, rritjen e të drejtave të shqiptarëve në Dardani dhe reformën kushtetuese.

Alekandar Rankoviq, si një nga tre njerëzit më të fuqishëm pas Josip Broz  Titos, u shkarkua pas skandalit të përgjimit të mareshalit Tito në vitin 1966.

Implikimet për Dardaninë: Konsiderohej si “kasapi i Dardanisë”, dhe rënia e tij u përjetua si një lehtësim për shqiptarët, duke u pasuar nga komisione që shqyrtuan deformimet e UDB-së.
 

Ndikimi Politik: Pas kësaj ngjarjeje, filloi lëvizja për më shumë autonomi, kuadrot shqiptare filluan të vinin në pozita udhëheqëse dhe u organizuan protestat e vitit 1968. Aleksandër Rankoviq u tërhoq në Dubrovnik, ku vdiq më 19 gusht 1983 pas një sulmi të dytë në zemër.

Në aeroportin e Beogradit arkivoli i tij u prit vetëm nga përfaqësuesit e Bashkimit të Veteranëve (SUBNOR).

Gjatë kohës sa ishte në spital, dikush e theu shtëpinë e tij dhe ia vodhi gjitha medaljet, kështu që familja e tij filloi të mblidhte medalje nga bashkëluftëtarët e tij për t’i shfaqur ato në varrim, por në fund SUBNOR i furnizoi me të tilla.

Për qytetarë dhe organizata ishte e ndaluar të postonin nekrologji. Kjo ishte e lejuar vetëm për familjen e tij dhe vetëm në ditën e varrimit. Përkundër tërë cenzurës, dita e varrimit ishte tronditje e madhe për shtetin dhe zyrtarët e Partisë. Aty për aty, në Varrezën Beogradi i Ri u mblodh një turmë e madhe njerëzish, duke duartrokitur dhe brohoritur për Rankoviqin. Meqë nuk kishte vend për të gjithë disa syresh u ngjitën edhe nëpër pemë dhe gurë të varreve. Agjencia e lajmeve Tanjug raportoi për 1000 pjesëmarrës në varrim, por historianët dhe gazetarët pajtohen se ishin pak a shumë 100 mijë

Reagimi Serb: Në fillim të viteve 1980, rënia e tij u rikthye në vëmendje nga nacionalistët serbë, veçanërisht gjatë varrimit të tij, duke reflektuar ndryshimet e mëdha në politikën jugosllave. Autoritetet u habitën nga ngjarjet në varrim, meqë kishin pritur që njerëzit të kishin harruar dikë që kishte jetuar në izolim të plotë politik dhe mediatik për gati dy dekada. Tito u detyrua të largonte Aleksandër Rankoviçin nga posti i tij për të mos rënë në izolim ndërkombëtar. 

Shkarkimi i Rankoviqit çoi në prishjen e plotë të sistemit të sigurisë, duke cituar teoricienët e luftës speciale.  Në një intervistë për Radion Evropa e LirëStipe Šuvar, kreu i PK të Kroacisë, argumentoi se shkarkimi i Rankoviqit çoi në ngritjen e nacionalizmit serb. Rankoviq jetojë në Dubrovnik dhe Beograd i izoluar, pa asnjë paraqitje publike apo politike. Sekretar i KQ u zgjodh Mijalko Todoroviq; Milentije Popović si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Dobrivoje Radosavljević kooptoi si anëtar i Komitetit Qendror të LKJ-së. Munir Alibabiq, ish analist i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës (1973-1992), beson se në bisedat e mëvonshme me Dobrica Ćosić, Ranković rekomandoi personelin që ishte në krye të KOS-it, SDB-së së Serbisë, Drejtorisë Federale për Kufijtë. Trafiku dhe Shërbimet dhe një sektor ushtarak i përkushtuar që do të ndihmonte gjatë përmbysjes së komunistëve në kulmin e krizës në RSFJ.

Ai gjithashtu raportonte se shkatërrimi i karakterit qendror të UDB-së prishi rrjetin e informatorëve, i cili në vitet 1970 i mundësoi ” Grupit Bugojan ” të pushtonte RSFJ-në. 

Më 21 prill 2026

Dritan Goxhaj : “Eja ta bombardojmë Iranin”

3

Dritan  Goxhaj

Pjesa e shtatë

EJA TË BOMBARDOJMË IRANIN-VII

Sulmi ndaj Iranit nuk është luftë.

Sulmi ndaj Iranit nuk është thjeshtë një luftë, që filloi një ditë të bukur të muajit të begatë të Ramazanit, më datë 28 shkurt, por është pjesë e një operacioni që ka shekuj që zhvillohet.

Kur i sheh ngjarjet që po zhvillohen tashti, të duket si diçka e paplanifikuar dhe ndoshta disa edhe mund ta konsiderojnw sporadike. Por jo, mos u mashtroni. Ajo çka po ndodh është pjesë e një plani të madh, farat e të cilit janë hedhur shekuj më pare, dhe me kalimin e kohës ato vetëm marrin formë sipas kushteve historike aktuale.

Dhe, në momente të caktuara, bazuar mbi agresione si kjo e tanishmja me Iranin, të gjithë bëjnë pyetjen : Pse nuk qëndron asnjë armëpushim? Pse negociatat nuk përfundojnë?

Për të kuptuar Pse-në, le të shohim dallimin midis Luftës dhe asaj që çfarë kjo është në të vërtetë.

Lufta është një vendim politik, ku luftohet për tokë, burime e avantazhe strategjike.

Dhe luftërat gjithnji përfundojnë, kur njëra nga palët humbet luftën ose nuk arrin qëllimet politike për të cilat e ka nisur luftën.

Por kjo që po ndodh, nuk është luftë e thjeshtë për qëllime thjesht politike.

Këtu objektivi nuk është toka (territori), burimet ose avantazhet strategjike. Në këtë rast objektivi është një kategori qëniesh njerëzore, një popull, një qytetërim dhe një fé, dhe të tëra këto të definuara si problem; një çështje e ndërlikuar. Dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund një problemi të tillë është ta eleminosh të gjithin.

Për këtë arsye, asnjë armëpushim nuk mund të qëndrojë, e asnjë negociatë nuk mund të konkludojë.

Pasi kjo është një lloj lufte e veçantë, është NJË LUFTË E SHENJTË e karakterizuar nga kombinimi i karakterit ushtarak me motive fetare e shpirtërore.

Për këtë mjafton të shihni e të dëgjoni fjalimet e agresorëve: Trump, Hegseth, Rubio e Mileikovski (Netanjahu).

Pra, kjo është një KRYQËZATË.

Është një kryqëzatë e nisur 930 vite më herët, në vitin 1096, kur edhe nisi kryqëzata e parë, e mbështetur dhe e drejtuar nga Kisha Latine në periudhën mesjetare. Objektivi fillestar i saj ishte rimarrja e “Tokës së Shenjtë” nga sundimi Islam.

Dhe si të tilla, KRYQËZATAT nuk përfundojnë kurrë, pasi vetë mbijetesa e objektivit dhe ekzistenca e tij, përbën fyerje për agresorin.

Nëse do shtrohet pyetja se, pse kjo kryqëzatë nuk rinisi më parë?

Për këtë, duhet të shohim rastim me Rusinë.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri, e frenoi këtë LLOJ KRYQËZATE, që rinisi pas 930 vitesh, në vitin 2011, me vrasjen e Kadafit.

Faktorët kryesor që i vunë fre kësaj Kryqëzate ishin pesha diplomatike dhe fuqia ushtarake kinetike e Rusisë në terren, e cila ndryshoi gjithçka në vitin 2022.

Ajo që bëri ndryshimin ishte Ukraina.

Lufta në Ukrainë e detyroi Rusinë që të përqëndronte në këtë teatër lufte gjithë burimet e saj kryesore diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duke lënë hapësirë të madhe për Kryqëzatën, që të vazhdonte aty ku e kish mbetur.

Dhe kur sheh pafuqinë e Rusisë, për të ndërhyrë ushtarakisht si në Siri, në vitin 2024, dhe sot në Iran, e kupton më së miri se përse kryqëtarëve të Kryqëzatës u duhej dhe u duhet Ukraina.

Pamvarësisht se edhe këtë kryqëzatë e nisën me justifikimin e një lufte ndaj “terrorizmit”, pastaj më pas e vazhduan me “armët e shkatërrimit në masë”, dhe tashti me “armët bërthamore” dhe “programet bërthamore”, ose me “sigurinë rajonale”, a atë “globale”, justifikim i cili ka ndryshuar sipas kohës, por qëllimi ka mbetur i njëjti.

Ashtu si kolonizatorët e parë europianë, edhe këta kristiano-sionistët e sotëm po përdorin misionet civilizuese, si një detyrim i popujve superiorë, për të qeverisur ata inferiorë, (BORDI I PAQES).

Që në vitin 1096, 930 vite më parë, viktimat janë konsideruar njësoj në tekstet e tyre, me të njëjtat terma të ngjashme: popuj primitivë; popuj të egër; popuj të paqytetëruar; sub-humanë; pra, fjalori ka mbetur i njëjtë, ashtu si dhe logjika dhe rezultati.

Ata që sot drejtonë dhe manaxhojnë këtë kryqëzatë, sëbashku me shërbëtorët e tyre, nuk tremben aspak nga sharjet, apo nga fyerjet që mund t’ju bëhen nëpër media të varura e të pavarura.

E vetmja gjë që i tremb agresorët është vetëm qartësia, kthjellimi e njerëzve.

Ata frikësohen kur shumica e njerëzve të arrijnë të shohin qartë pamjen dhe ta emërtojnë atë ashtu si duhet, duke e quajtur – NJË KRYQËZATË KRIMINALE DHE GENOCIDIALE.

Dhe, për të penguar këtë pwrfytyrim mendor tw kwsaj kryqwzate te njerëzit, po përdorin mjeshtërisht median dhe shërbëtorët e tyre në media, të cilët e prezantojnë çdo luftim në këtë teatër lufte si një episod i veçantë.

GAZA më vete, se gjoja është thjeshtë histori e HAMASIT.

LIBANI më vete. se gjoja është thjeshtë histori e HEZBULLAHUT.

JEMENI më vete, se gjoja është thjeshtë histori e HUTHËVE.

SIRIA më vetë, se gjoja është thjeshtë si një histori e Një Lufte Civile.

LIBIA po ashtu, se gjoja është thjeshtë si një histori e Një Lufte Civile më Vete.

IRAKU, se gjoja është thjeshtë si histori e armëve të Shkatërrimit në Masë.

IRANI, se gjoja është thjeshtë si histori e Armëve Bërthamore.

Secila një lajm më vete; secila një analizë më vete. Qëllimi? Që të krijohet ideja e një gjëjë pa plan, përsëritje e të njëjtit motiv, pa model (pa një shembull).

Si diçka sporadike.

Dhe, kur krijon idenë e diçkaje pa plan e pa model (pa një shembull), diçka sporadike, atëherë është shumë e thjeshtë që të krijosh idenë: se agresori në fakt nuk është agresor kolonizator dhe kriminel, por gjoja ai është shpëtimtar dhe paqebërës, i cili ka ndërhyrë këtu, në këtë rajon, thjeshtë për të vendosur paqen në këto fusha luftimi, të cilat, duke u paraqitur secila veçmas, nuk të mundësojnë të shohësh të gjithë filmin, por ta shohësh atë vetëm me sekuenca, (pjesë pjesë), si fotografi, dhe kështu të glorifikosh gjithnji vrasësin si shpëtimtar.

Në realitet, të 7 luftrat (sekuencat) e lartpërmendura janë pjesë e një teatri lufte të vetme, që përbëjn një kryqëzatë.

Sipas Fjalorit Enciklopedik Ushtarak, Teatri i Luftës do të thotë: “Hapësira të gjëra tokësore, detare dhe ajrore, brenda kufijve të të cilave Forcat e Armatosura të shteteve ose të koalicioneve të shteteve ndërluftuese shvillojnë veprimtari luftarake të shkallës strategjike, sipas pkëpamjes së disa ushtrive, dhe ky teatër lufte mund të ndahet në disa teatro të veprimtarisë luftarake të shkallës operative.”

Pra, aktualisht agresioni në Siri, në Gaza, në Liban, në Libi, në Jemen, në Irak, dhe në Iran është një teatër i vetëm luftarak, i kryer nga koalicioni kristiano-sionisto-Amerikano-Izraelit, ndaj koalicionit luftarak të Iranit me Hezbullahun-Huthët-Hamasin-Milicitë Shiite në Irak, dhe këtu, kur kemi përplasjen e dy koalicioneve, jemi në shkallën strategjike.

Por të gjitha këto të marra veç e veç, Gaza më vete, Huthët më vete, Hezbullahu më vete, Irani më vete, Milicitë Shiite më vete, janë operacione më vete dhe konsiderohen teatro të shkallës operative.

Dhe kur i paraqet si operacione më vete, mbetesh te shkalla operative dhe, si rrjedhojë, nuk kalon në shkallën strategjike, por në momentin që kalohet në shkallën strategjike e kupton se KJO ËSHTË NJË KRYQËZATË dhe jo thjeshtë një luftë, ose më thjeshtë, një operacion i vetëm strategjik.

Dhe, duke iu kthyer historisë në retrospektivë, nuk ekziston në asnjë moment që kryqëzatat të kenë mbaruar në një kohë të shkurtër, dhe asnjëherë me paqe.

Dhuna çnjerëzore në një kryqëzatë, ashtu si edhe në këtë kryqëzatë kundër popujve myslimanë arabo-persianë, konsiderohet hyjnore dhe e detyrueshme.

Një luftë mbaron ose kur arrihen objektivat politikë, ose kur mbarohen burimet njerëzore dhe materiale.

Ndërsa një kryqëzatë nuk mbaron kurrë, ajo mund të ndalojë nëpërmjet shumë pretendimeve, kur i mbarojnë burimet njerëzore dhe materiale, por ajo do të rifillojë sërish, sapo ato burime të krijojnë bindjen se janë të mjaftueshme për një tentativë tjetër, pasi ata që i kryejnë kryqëzatat, dje dhe sot, kanë bindjen e supermacisë së tyre, dhe se janë të jashtzakonshëm.

Tiranë, 20 prill 2026

Lëvizja arsimore shqiptare kundër përpjekjeve të Portës së Lartë dhe Patriarkanës së Stambollit për të penguar arsimin shqip

Nikollë Loka, Tiranë
____
Në Perandorinë Osmane, si në të gjitha vendet në modernizimin e shekullit të 19-të, zhvillimet politike shfaqen si një proces i ndërthurur me zhvillimet në fushën e arsimit. Për shkak të natyrës fetare të arsimit fillor në shkollat e Perandorisë Osmane, fëmijët shkolloheshin në gjuhët e pranuara nga feja që i përkisnin, por kjo çonte në zhvillim kulturor të veçantë për secilin komunitet fetar, duke penguar krijimin e një vetëdije kombëtare të përbashkët.
Zhvillimi i nacionalizmit shqiptar u mbështet kryesisht mbi gjuhën dhe jo mbi fenë si nacionalizmat e tjera të rajonit.
Përpjekjet e Portës së Lartë dhe Patriarkanës së Stambollit për të penguar arsimin në gjuhën shqipe
Në përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe, shqiptarët u përballën me autoritetet osmane dhe klerikët ortodoksë grekë të Stambollit, që e shihnin shkollimin në gjuhën shqipe si rrezik që do të çonte në bashkimin e shqiptarëve, në afirmimin e identitetit të tyre kombëtar dhe që në fund do të sillte shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe të ortodoksëve shqiptarë nga Patriarkana e Stambollit.
Lëvizja kombëtare shqiptare lindi si një përgjigje vetëmbrojtëse ndaj një shoqërie tradicionale ballkanike dhe nacionalizmit shtet-komb të fqinjëve(Hupchick, 2002: 3020. Sadler thekson se “një sistem kombëtar arsimor është një gjë e gjallë, rezultat i betejave dhe vështirësive të harruara dhe betejave të shumë kohëve më parë. Ai ka në vetvete disa nga funksionet e fshehta të jetës kombëtare”(Gjoci, 2022: 2).
Si qeveria osmane, ashtu edhe patriarkana greke ishin të vetëdijshme për rrezikun që etnonacionalizmi, i bazuar në gjuhë, i bënte autoritetit të tyre të vazhdueshëm, kështu që ato lëvizën për të penguar shqiptarët të mësonin gjuhën e tyre. Osmanët caktuan turqishten si gjuhë mësimi në shkollat e tyre shtetërore në trevat shqiptare dhe e ndaluan botimin e veprave në gjuhën shqipe, ndërsa Patriarkana përdori shkollat e saj kishtare, për të nxitur simpatitë pro-greke në mesin e nxënësve të tyre shqiptarë(Hupchick, 2002: 303-304).
Fuqia ushtarake e përparuar e kombeve evropiane e vuri Perandorinë Osmane në tërheqje deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Për të arritur hapin e shteteve europiane, Porta e Lartë pa nevojën për të modernizuar sistemin e saj arsimor, veçanërisht shkollat e saj ushtarake, deri në fund të atij shekulli (Khuluq:30). Nën presionin e fuqive perëndimore, sulltani u detyrua t’u jepte më shumë liri jomuslimanëve në themelimin e shkollave të tyre. Dobësia e ushtrive osmane u lejoi gjithashtu vendeve evropiane të ndërhynin në punët e brendshme të Perandorisë, veçanërisht në çështjet që preknin popullatën e pakicës jomuslimane. Kjo përfundimisht çoi në zgjerimin e shkollave për jomyslimanët dhe këto, nga ana e tyre, ushtruan presion mbi qeverinë qendrore për të përshpejtuar politikën e zgjerimit të arsimit shtetëror(Khuluq :32-33).Shqetësimi për potencialin e shkollave të tilla, për të fermentuar aktivitetin separatist vendas e bëri qeverinë qendrore të hapte shkollat e veta në zona të ndjeshme. Për shembull, për të parandaluar përhapjen e ndjenjave nacionaliste greke te shqiptarët, qeveria osmane u përpoq në vitin 1865 të themelonte shkolla moderne osmane në zona si: Gjirokastër, Vlorë, Delvinë dhe Çamëri, por arriti të hapte vetëm tridhjetë shkolla të Kur’anit, për t’i udhëzuar muslimanët vendas në “rrugën e qytetërimit” dhe për t’i shpëtuar ata nga “errësira e injorancës”. Zhvillimi i këtyre shkollave fetare, në vend të shkollave laike ishte në përputhje me ndryshimin ideologjik të qeverisë osmane nga Tanzimati deri te regjimi hamidian, i cili e vendosi theksin në moralin islam(Khuluq: 34).
Me reformat e Tanzimatit, osmanët kërkonin të arrinin disa synime: Së pari, kërkuan të krijonin një aparat shtetëror modern për një administrim të drejtpërdrejtë dhe të centralizuar të territoreve dhe popullsive të tyre ballkanike. Së dyti, ata aspironin të rekrutonin qytetarë nga komunitetet myslimane shqiptare për të funksionuar si mbrojtës besnikë të shtetit, duke parandaluar njëkohësisht çdo zhvillim të separatizmit etnonacionalist shqiptar. Së treti, udhëheqësit osmanë u përpoqën të minimizonin ose frenonin plotësisht çdo cënim të mëtejshëm të huaj në rajon(Evered, 2012: 38).
Shkollat që qeveria osmane mbështeti për popullsinë myslimane nuk ishin vetëm në drejtim fetar, por edhe në gjuhën turke. Qëllimi themelor ishte bashkimi i popullit mysliman kundër fqinjëve të tij të krishterë dhe për t’i bërë ata nënshtetas besnikë të shtetit osman(Jelavich, 1977: 226). Në vitet në vijim, shteti osman u përqëndrua në zhvillimin e besnikërisë dhe identitetit kulturor islam të këtyre muslimanëve, duke krijuar shkolla dhe xhami. Perandoria ndoqi gjithashtu një politikë që synonte të krijonte masa të kontrolluara uniteti midis shqiptarëve myslimanë, me shpresën se ata do të bëheshin “të përkushtuar ideologjikisht, politikisht dhe socialisht ndaj interesave bazë të Perandorisë dhe ku mund të sigurohej rekrutim për të siguruar paqen në vendet gjithnjë e më të cënueshme në kufijtë e Perandorisë”. Kjo politikë e promovimit të identitetit fetar të shqiptarëve myslimanë vazhdoi deri në fund të mbretërimit të Abdülhamidit II në vitin 1909.
Porta e Lartë dhe Patriarkana e Stambollit kishin synime të përbashkëta, pengimin e formimit të vetëdijes kombëtare te shqiptarët e besimit mysliman dhe ortodoks, për interesa të ndryshme; Porta për të penguar unitetin kombëtar të shqiptarëve, ndërsa Patriarkana për të penguar formimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, siç kishin bërë popujt e tjerë ballkanikë. Në vitin 1886, Patriarku ekumenik i Stambollit kërcënoi se do të shkishëronte këdo që gjendej duke lexuar ose shkruar shqip, dhe priftërinjtë mësonin se “Zoti nuk do t’i kuptonte lutjet e shqiptuara në shqip”(Zickel &Iwaskiw,1992: 19)
Përpjekjet agresive të Kishës ortodokse të Stambollit për të ndërtuar shkolla në Perandori, pas viteve 1870, pasqyrojnë më së miri motivet si të Patriarkut, ashtu edhe të shtetit osman. Në atë kohë, Kisha e greke e Stambollit po përpiqej të eleminonte përpjekjet e komuniteteve ortodokse shqipfolëse jugore në rajon për të krijuar kishën kombëtare, siç kishte ndodhur me serbët, bullgarët dhe vllehët. Paradoksalisht, për shkak të frikës së separatizmit shqiptar, Porta e Lartë e mbështeti luftën e Kishës greke kundër kërkesave të të krishterëve ortodoksë shqiptarë për krijimin e një kishe shqiptare(Zickel & Iwaskiw, 1992:15).
Për të penguar zhvillimet nacionaliste te shqiptarët, Sulltani dërgoi në territoret shqiptare me mision faktmbledhës Ahmet Xhevdet pashën, i cili duke shqyrtuar mënyrat e inkurajimit të identitetit islam te shqiptarët myslimanë, për t’i mbajtur ata besnikë ndaj shtetit osman, rekomandoi më shumë shkolla shtetërore, xhami dhe shërbime të lidhura pa pagesë, si synetia. Duke komentuar mësimin dhe arsimimin në Shkodër, Xhevdet Pasha vuri në dukje se “falë përpjekjeve të shtetit për të krijuar sıbyan (d.m.th. shkolla fillore) dhe xhami, 20 000 njerëz ishin shpëtuar nga “të këqijat e injorancës”. “Këta qytetarë,- vazhdoi ai, ishin në gjendje të shpëtonin nga besimet e tyre të rreme dhe kështu u ndriçuan përmes mësimit dhe fesë”. Sipas tij, “frekuentimi i afërsisht 850 djemve dhe 350 vajzave në këto shkolla fillore dhe rrethprerja e afërsisht 5170 burrave myslimanë shqiptarë konfirmoi një angazhim vendas për shkollim dhe iluminizëm”(Evered, 2012: 43-44).
Është me interes të theksohet se vëzhgimet e tij dhe dëshira për të promovuar unitetin e shqiptarëve përtej dallimeve të tyre fetare u bënë problematike për shtetin osman pas viteve 1870, pasi shqiptarët u bashkuan, kërkuan autonomi dhe shprehën aspirata të forta për shkollat e tyre me klasa në gjuhën shqipe. Kërkesa të tilla e detyruan shtetin osman të ndryshonte politikat e tij dhe të rifokusonte përpjekjet për të promovuar identitetein fetar islam(Evered, 2012,.44).
Vëzhgimet dhe raportet e Xhevdet Pashës në lidhje me provincat veriore shqiptare, nga fillimi i viteve 1860, formësuan politikat arsimore të shtetit osman në dekadat e ardhshme, ndërsa marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe shtetit osman kaluan një fazë të stuhishme, pas ndryshimeve territoriale dhe rivaliteteve ndëretnike në Ballkan. Në fund të fundit, siç u vërejt më lart, reformat osmane në Shqipëri shkuan përtej vendosjes së një sistemi efikas të taksave, siç ishte rasti me treva të tjera të Perandorisë. Përkundrazi, udhëheqësit osmanë përdorën dhe zbatuan politikisht axhendën e reformave, për të penguar bashkimin etnokombëtar të shqiptarëve(Evered, 2012: 44).
Kundërshtimet e rilindësve shqiptarë ndaj qëndrimit të Portës së Lartë dhe të Patriarkanës së Stambollit rreth arsimit shqip
Fillimi i shekullit të XIX, në historinë e pararilindjes, është epokë e një lëvizjeje të fuqishme kulturo-fetare, njëkohësisht edhe e fuqizimit politik të elementit shqiptar në Perandorinë Osmane në një anë, dhe e ringritjes së ballkanasve të tjerë, për fat të keq me pasoja për hapësirën etnike shqiptare në anën tjetër(Jevalich, 1983: 174-175). Trajtimi i shqiptarëve si tri bashkësi, “milete” të veçuara fetare dhe bashkëngjitja e tyre me milete etnikisht të huaja (turke, greke, sllave dhe latine) përmbante rrezikun e një zhvillimi kulturor dhe shoqëror të veçuar. Kjo gjendje i hapte rrugën humbjes së identitetit kulturor dhe kombëtar(Shpuza, 2001: 151).
Shkëputjet e para nga Perandoria çuan në lindjen e shteteve të reja, si ai grek apo serb, të themeluar mbi “kombin”. Të nxitur nga përvoja të tilla, apo duke reaguar ndaj tentativave për asimilim, shqiptarët zhvilluan vetëdijen se i përkisnin një grupi tjetër dhe se përbënin një popull me gjuhën dhe zakonet e tyre(Halimi, 2010: 11). Megjithatë, ndryshe nga fqinjët e tyre, nacionalistët e Rilindjes Shqiptare, në krijimin e identitetit të përbashkët kombëtar te shqiptarët ishin të përfshirë nga një problem themelor: diversiteti fetar( Shaqiri, 2018: 62). Lëvizja kombëtare shqiptare ndryshonte nga ajo e shteteve të tjera ballkanike, jo vetëm sepse në fillim nuk synonte t’i jepte fund sundimit të Portës së Lartë, por mbi të gjitha se në rastin shqiptar feja, ndryshe nga shtetet e tjera Ballkani, nuk luajti rolin kryesor unifikues për formimin e kombi(Baliqi, 2021:13). Pothuajse të gjithë studiuesit vënë në dukje rolin vendimtar të gjuhës në formimin e identitetit kombëtar modern të shqiptarëve, si elementi kyç unifikues. Përveç kësaj, gjuha përdorej gjerësisht për të nënvizuar veçantinë e shqiptarëve si komb(Vezenkov, 2003: 490).
Ndër shqiptarët e parë që ranë në kontakt me idetë nacionaliste ishin intelektualët e diasporës që filluan të mblidheshin në grupe dhe shoqata që promovonin ide nacionaliste për gjuhën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve. Që të funksiononte ky element i bashkësisë, gjuha shqipe duhej të fitonte supremaci sakraliteti në raport me sakralitetin fetar(Shaqiri, 2018: 69). Nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumë intelektualët shqiptarë, që kishin zënë vend në kryeqytetin osman, energjitë e tyre ia kushtuan në radhë të parë synimeve të zgjimit kombëtar shqiptar. Kjo lëvizje përfundimisht çoi në një luftë të hapur për liri dhe vetëvendosje kundër një Perandorie Osmane në kalbje(Elsie, 2006: 291).
Levizja kombëtare shqiptare filloi si lëvizje kulturore(Talon: 628). Mund të përpiqemi të dallojmë zhvillimin e një shqiptarizmi kulturor nga ai, i mëvonshëm, politik, por kufiri midis politikes dhe kulturores nuk eshte gjithmonë i lehtë për t’u hequr(Clayer, 2012:137).
Në Perandorinë Osmane, si në të gjitha vendet në modernizimin e shekullit të 19-të, zhvillimet politike shfaqen si një proces i ndërthurur me zhvillimet në fushën e arsimit. Historia e arsimit u përjetua pothuajse si një nëntitull i historisë politike. Ndryshimet që ndodhën në fushën politike nuk vonuan të reflektojnë mbi arsimin dhe institucionet arsimore, të cilat u shndërruan në vende ku transferohen dhe adoptohen ideologjitë, përtej të qenit thjeshtë vende për socializim, marrje njohurish dhe përvetësim aftësish(Alkan, 2008: 9; Olgun, 2015: 55).
Me rritjen e vetëdijes së tyre për veten, shqiptarët kërkuan të diferencohen nga bashkëfetarët dhe të lidheshin me bashkëkombasit e tyre. Ky proces u bë nën ndikimin e ideve rilindëse, që hodhën bazat e kombit tonë shumëfetar(Clayer, 2012:253-254) dhe çoi në rritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, që u manifestua me lëvizjen mbarëkombëtare për pavarësi.

Nxitësit e vrasjeve politike, janë më kriminelë se sa vrasësit

0
VRASJET POLITIKE DIKUR DHE SOT
Vrasjet poltike ndër shqiptarët ndahen në disa periudha dhe metoda. Pas çdo vrasje politike qendronte Serbia, Greqia, Mali i Zi.
1. Pas shpalljes se Pavarësisë më 1912, popullsia shqiptare ishte me shumicë absolute analfabete. Gjatë kësaj periudhe, një spiun i vogël shqiptar shitej për pak pare dhe e vriste cilindo patriot që e urdhëronte Serbia.
2. Pas vitit 1948, vrasjet poltike i bënte vetë aparati policor i Serbisë, ngase i posedontetë gjitha mjetet e nuk duhej t’i jepte askujt llogari.
3. Nga marsi i vitit 1991, popullsia shqiptare ishte e vetëdijëshme kombëtarisht. Gjatë kesaj kohe , Serbia nuk kishte besim në asnjê vrases shqiptar që ta urdheronte ta vrisnin njê patriot. Për t’i likuiduar patriotet shqiptar, Serbia kishte fabrikuar disa patriotë të rrejshëm dhe permes tyre u jepej hapësira e besushmerisë se vrasjeve politike.Pra jemi në kohën kur asnjê shqiptar nuk e ngrihte gishtin per ta vra një shqiptar patriot. Patriotet e fabrikuar nga Serbia, do e kryenin punën e Beogradit në emer te patriotizmit. Këta patriot pasi merrnin urdhër nga Beogradi, fillonin te perhapnin fjalët se filan eshte spiun. Kur njê njeriut i kishte dalur emri si patriot , ai mundej edhe te manipulonte me shokët e tij, se filani duhët t¨vritet sepse është spiun.
4. Kjo metodë e vrajeve të patriotëve shqiptarë ka vazhduar gati deri në ditet e sotme. Viteve te fundit janë themeluar shumë rrjete sociale te paguara nga Sebria, te cilat rrejte përhapin genjeshtra si per lideret edhe per individet. Keto gënjeshtra krijojnë urrejtje ndershqiptare qe janë te qellimshme. Gënjeshtrat per krijimin e urrejtjes i perhapin disa manipulatorë qe janë afër liderëve partiak, që kanë një biografi deri diku patriotike e pas kesaj biografie fshihet Serbia. Kêta kanë edhe pare te mjaftueshme. Të tillët janë nxitës, por ka disa vite, edhe keta e kanë kuptuar se pas çdo nxitije ekziston një shtis, e pas çdo shtisi ekziston njê vrases dhe organet po i kapin vrasesit .
Kjo temë duhët trajtuar me njê liber te veçantë, duke berë hulumtime , me deshmitarët , me vrasesit dhe me nxitësit. NXITËSIT JANË MË KRIMINELË SE VRASËSIT

E vetmja shpresë për të mbajtur gjallë Gjuhën Shqipe në trojet tona kombëtare, ishte Kisha Katolike Shqiptare

0
Pushtimi turk në trojet Shqiptare ishte shkatrrimtar në gjithë jetën e Shqiptarit e në veqanti në arsimim dhe në kulturën kombëtare. E vetmja shpresë për të mbajtur gjallë Gjuhën Shqipe ishte Kisha Katolike Shqiptare në trojet tona Kombëtare. Në Kishat dhe Manastiret ishin të vetmët institucione në gjuhën shqipe që zhvillohej edukimi dhe arsimimi.
Në vitin 1570 ishin vetëm 4 manastire dhe 11 murgj që kishin mbetur pasë këtij pushtimi të egër, ngasa kishte patur deri në atë përiudhë mbi 20 Manastire dhe 120 murgje. Falê Prifterinjve Katolik intelektual të shkolluar në Kolegjin e Shën Athanasit dhe Kolegjin Ilirik në Itali u bë e mundur që të hapeshin shkolla fillore si në: Kurbin të Krujës me 1632, Bilnisht ( Zadrim ) në vitin 1639 u hap shkolla e mesme Shqipe.
Autoritetet turke moren masa për ndalimin e këtyre shkollave. Me 1648 turqit e shkatrruan shkollën e Pëdhanit në Mat, por banoret kishin ndertuar përseri. Për ti shpëtuar përndjekjeve të truqve pushtues Klerikët Katolik, kishin organizuar fshehurazi shkollat shqipe në shtepia private. Shkolla të tilla u organizuan në Janjevë të Kosovës dhe në Shkoder etj.
Për tekstët mesimore kontribut të madh dhanë Klerikët si Pjetër Budi përkthimet e teksteve fetare, Frank Bardhi me fjalorin e tij latinisht-shqip, Andrea Bogdani gramatiken latinisht-shqip.
Mirpo për dallim nga Klerikët Katolik, hoxhallarët me arsimimin e tyre në shkollat e: Stambolit, Bagdatit, Aleksandrisë ( Kajros) me ndihmen e pushtetit okupues të turqisë ndërtuan xhami, teqe, mederezë duke organizuar kurse ku mësohej vetëm turqisht, arabisht, persisht, por jo edhe Shqip. Kjo dukuri e zhvillimit ishte më të madhe në shek.XVII-të.
Pjetër Bogdani

Të rikthyerit pagëzohen për dy arsye: sepse e ndiejnë Jezu Krishtin në shpirt, dhe se duan ta mbrojnë identitetin kombëtar shqiptar

0

Kisha “Zemra e Krishtit” në Tiranë

Blerim Nika 

Sa për sqarim dhe për korrektësi, meqë shumë thashetheme po shpërndahen në opinionin publik: që të kuptohet njëherë e përgjithmonë, asnjë shqiptar i rikthyer, i pagëzuar, nuk po pagëzohet për shkak të individëve, ndonjë agjende, ndonjë nxitje, apo për ndonjë përfitim material; këto janë shpifje të ulëta. Sepse pagëzimi i të rikthyerve/të pagëzuarve, përveçse nuk u sjell asnjë përfitim material, u sjell vetëm vuajtje dhe sakrifica. Ata po përballen me stigmatizime të nxitura nga Bashkësia Islame, linçime nga vetë familjarët ose rrethi shoqëror, pikërisht për shkak të këtyre nxitjeve nga ana e Bashkësisë Islame. Ata po pagëzohen për dy arsye: sepse e ndiejnë Jezu Krishtin thellë në shpirtin e tyre, dhe sepse duan ta mbrojnë identitetin kombëtar shqiptar, i cili po cenohet nga elita e shqipfolësve anti-shqiptarë që fshihen prapa Islamit. Nëse një shqiptar e ndjen Jezu Krishtin në shpirtin e tij, kjo është e drejta e tij; këtë s’ka të drejtë t’ia kontestojë askush në botë! Dhe nëse të rikthyerit duan ta ruajnë identitetin kombëtar, qoftë me anë të pagëzimit, kjo është jo vetëm detyra e tyre, por e secilit shqiptar, dhe këtë mund ta kontestojnë vetëm anti-shqiptarët.
Asnjë rikthim nuk po bëhet për inat të askujt. Thirrja për rikthim nuk destabilizon asnjë harmoni, nuk e cenon bashkëjetesën, por u prish, shkurt e shqip, planet elitave anti-shqiptare që kanë investuar miliarda € për ta islamizuar kombin shqiptar deri në vetëmohim.
Kohëve të fundit, përveç islamikëve radikal e të nxitur nga Bashkësia Islame, janë shtuar zëra edhe nga disa të paditur që e quajnë veten të krishterë, duke na akuzuar se gjoja ne qenkemi radikalë, se gjoja ne qenkemi racistë e ku di unë çfarë tjetër. Këto janë shpifje të pastra dhe nuk kanë asnjë bazë. Për dallim nga këta individë të caktuar, ne të rikthyerit kemi ende familjarë myslimanë dhe familjarët tanë i duam më shumë se ju, prandaj hiqeni nga mendja këtë lloj akuze absurde. Nëse ky grup individësh e ndjen veten keq përballë rrethit islamik, të cilit i është nënshtruar për shekuj e dekada dhe nuk pati kurrë guxim t’i thoshte stop, atëherë ky është problemi i tyre, jo i yni. Ne kemi pasur guximin t’i themi stop tjetërsimit të kombit shqiptar dhe kemi vendosur vetë t’u dalim përballë demonëve të islamit politik. Nëse nuk ua mban të identifikoheni me ne, atëherë të paktën mbylleni gojën dhe mos ua bëni qejfin Bashkësisë Islame, e cila nuk ju do as juve e as neve, aq sa nuk e do as kombin shqiptar.
***
Edhe një gjë tjetër: e dini ju pse këta kapuçturq i frikohen rikthimeve të shqiptarëve në katolicizëm? Sepse ne ua shfaqim poshtërsinë shekullore që këta kameleonë e kanë bërë bashkë me Perandorinë Osmane ndaj popullit shqiptar për gati 6 shekuj me radhë!
Ashtu si na shajnë, kërcënojnë neve sot, ashtu si i nxisin dhe vërsulin njerëzit e rrethit tonë kundër nesh, kështu identik kanë vepruar gjithmonë këta gjakprishur!
Prandaj e them me bindje të plotë: ne të rikthyerit jemi realiteti i ftohtë i historisë së kombit shqiptar në gati 6 shekujt e fundit, që këta demonët me kapuça të pushtuesit gjenocidal osman kanë dashur ta fshehin me çdo mjet.
Dhe për fund, pagëzimet e viteve të fundit nuk janë konvertime. Janë rikthime, sepse paraardhësit tanë ishin të krishterë. Dhe gjatë Perandorisë Osmane kanë ndodhur konvertimet reale, por ato ishin konvertime të dhunshme në islam. Këtë realitet e njeh historia jonë kombëtare, e po ashtu edhe historia botërore.
Dhe nëse dëshironi të kuptoni (ju që keni harruar), nëse dëshironi të bindeni që këta demonë të islamit politik janë anti-shqiptar, bëjuni një pyetje të thjeshtë këtyre: A ISHTE PERANDORIA OSMANE PUSHTUESE APO ÇLIRUESE!
Shëndet për sonte.
Nesër kemi rikthime tjera.
Besoj se jam shumë i qartë!
20.04.2026
Blerim Nika

Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK!

0

Florim Zeqa

E kam thënë ditë më parë, po e përseris edhe tani pas dështimit të pritur të negociatave të LVV-së me LDK-në, se bashkimi i LVV-së me PDK-në është zgjidhja më e mirë për vendin dhe më optimale për Albin Kurtin.

Presidenti nga PDK-ja, zgjidhje realiste për vendin

Pas dështimit të bisedimeve me kryetarin e LDK-së, Albin Kurtit i ka mbetur vetëm PDK-ja si zgjidhje reale dhe optimale për të mos e dërguar vendin në zgjedhje.

Arritja e një marrëveshjeje politike me PDK-në dhe ofrimi i postit të presidentit për z. Bedri Hamza është zgjidhja më realiste dhe më pragmatike e Albin Kurtit, jo vetëm për zgjidhjen e krizës politike, por edhe për vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Bashkëqeverisja LVV-PDK, përkatësisht koalicioni mes dy partive më të mëdha në vend, do të prodhojë stabilitet politik dhe mbarëvajtje të legjislaturës së X-të deri në fund të mandatit politik.

Për më tepër se kaq, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm i pasluftës në Kosovë.

Bashkimi i dy forcave politike me përafrim të bindjeve ideologjike do të ndikonte në konsolidimin e të djathtës shqiptare në Kuvendin e Kosovës si opozitë konstruktive, e cila gjithçka tjetër mund të quhet tani, vetëm opozitë jo!

Pra, përafrimi i PDK-së me LVV-në, përveqse i natyrshëm, është i dobishëm për vendin, dhe më lehtë i arritshëm sesa që ishte bashkimi i LDK-së me PDK-në në vitin 2007.

Andaj, për të mirën e vendit duhet lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe inatet personale për stabilitet institucional në shtetit tonë.

Bashkimi i LVV-së me PDK-në duhet të jetë produkt i një kompromisi të dyanshëm, që i bie se, LVV postin e presidentit duhet me ia dhënë partisë së dytë parlamentare, në këtë rast PDK-së me 22 deputet në Kuvend dhe ndarjen edhe të disa ministrive përkatëse në përputhje me fuqinë politike në Kuvend!

Kështu do të arrihej stabiliteti numerik në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pse jo edhe arritjen e një konsensusi politik për ndryshimet aq të nevojshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli dhe futjen e referendumit në aktin më të lartë juridik, për deklarimin plebishitar të popullit për çështje kruciale që determinojnë të ardhmen e vendit.

Albin Kurti e ka rastin historik të dëshmojë lidership dhe pjekuri politike në arritjen e koalicionit me PDK-në.

Në të kundërtën, për dështimin eventual në zgjedhjen e presidentit, e tërë përgjegjësia politike do të bie mbi të dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Në të kundërtën, zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë asnjë rezultat pozitiv për LVV-në, përveç rënies në elektorat dhe dobësimit të Albin Kurtit si lider më i votuar në Kosovën e pasluftës!

Andaj, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe as për të eksperimentuar zgjedhje të reja me forca të vjetra politike pa ngjizjen e një alternative të re politike.

Largimi i kufomave të masakruara shqiptare nga Kosova në Serbi, në mars të vitit 1999

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  1. Çështja e asanacionit i kishte siellur hetuesit e Tribunalit Hagës në Beograd

Asanacion do të thot pastrim i terenit, duke i larguar kufomat e civilëve, në rastin konkret shqiptarëve të masakruar në Kosovë, dhe duke i maskuar (maj-qershor 1999) në mënyrë që të humbët çdo gjurmë e tyre.

Aty kah përfundimi i bombardimeve  (deri më 9 qershor 1999) çarqet ushtarako policore serbiane duke e vrejtur numrin e madhë të kufomave civile shqiptare në Kosovë, do ta ndërmarrin hapin për largimin e një pjes të tyre nga vendi i krimit. Për këtë aksion, mendohej se nuk do të hihej një kohë të gjatë, se ku janë dhe sipas propogandës tyre, duhej përshpëritur se: “ende janë gjallë diku në mesin e një milion shqiptarëve të deportuar jashtë Kosovës”. Deri te zbulimi i maskimit të kufomave shqiptare (1999), erdhi pasi që një kamion frigorifer me kufoma ishte zbuluar, pas zbritjës së nivelit ujit në lum. Zbulimin e bëri publik përmejt postimit të një fotografie Dragan Vitomiroviq nga Zajçari. Për kamionin ishte folur një kohë se: “është mbeturinë e bombardimeve të NATO-s”, por që brenda tij u gjetën pastaj kufmat e civilëve shqiptarëve nga Kosova.Për çështjën e kamionit frigorifer së pari ishte debatuar: në zyrën e Ministrit Punëve të Brendëshme të Serbisë. Aty operativistëve, Ministri u kishte thënë prerazi (kuptohet pas fitorës së opozitës serbiane në Serbi se: “E vërteta duhët të zbardhet”. Me këtë kërkesë, shkruan Zoran Mijatoviq (ish operativist i sigurimit sekret serbian) pajtohën edhe udhëheqësit tjerë”. Lidhur me këtë, do të fillon gjurmimi i krimit, i cili përshkruhet se: “Ata të Sigurimit publik pas inforamtave nga Zajçari, kishin ardhur te argumenti se: “kufomat e shqiptarëve ishin siellur nga Kosova, për të humbur gjurmë të krimeve”. Prandaj, asanimi (pastrimi) kishte pasuar me largimin e kufomave nga Kosova në vende të maskuara nepër Serbi. Kufomat ishin siellur deri në Batajnicë me kamionin frigrifer, përmes Bubanjë Potokut. Gjatë sielljës, kamionin frigorifer e kishte përciellur një veturë Golf i bardhë, të cilin e drejtonte një kolonel i Sigurimit policor serb.Lidhur me këtë Sigurimi publik dhe Sigurimi dekret kishin zhvilluar debate se kush duhet ta merr përgjegjësinë.

Të dhënat për maskimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova ishin tubuar nga ish shefi i resorit Rade Markoviq, i cili për tërë operacionin kishte lëshuar edhe një deklaratë me shkrim, dhe për këtë çështje njohtohën hetuesit e Tribunalit Hagës. Në hulumtim e sipër ishte konstatuar se kufoma të maskuara të shqiptarëve të Kosovës ka edhe në Bajina Bashta. Nuk filtet për lokalitetin e Pruçës, por çuditërisht nepër Kosovë çështja e zbulimit të kufomave të shqiptarëve do t` iu besohet individëve të paditur dhe plus mendjemëdhej se: “po hyjnë në histori”. Ata, të gjithë nuk kishin kapacitet të diturisë e as të guximit sepse UNMIK hapur kishte dalur me qëndrim se: “hetimin e krimeve e ka në kompetencë dhe asnjë instutucion vendor nuk lejohet të mirret me çështjën”. Shtrohet pyetja: po të ndodhëte që shqiptarët: “të kanë bërë krime ndaj civilëve serbian”, çështja menjëherë do të shtrohej në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës.Nga ky rast tragjik hqiptarët duhët për të mësuar se: ende në diplomacinë e Evropës kemi qëndrime që historinë e peshojnë me kutin e “drejtësisë” së Berlinit 1878.

2.Asanacioni është planifikuar nga shtabi i S. Millosheviqit:Bërthama e të gjitha krimeve në Kosovë mund të gjëndët në Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhman e akorduar më 15 mars 1990 në Kragjorgjevë. Lidhur me këtë duhët ta shënojmë një fakt historik. Në Zagreb vjen deri te takimi Tuxhan-Rugova. Aty, F. Tuxhman i thot Ibrahim Rugovës se “ju shqiptarët duhët të hyni me çdo kusht në luftë. I. Rugova me mençuri e refuzon kërkesën. Dhe po të hynim ne në luftë më 1991, sot Republikë të Kosovës nuk do të kishte. Shqiptarët, një pjesë do të vritej, një pjesë do të arratisej jashtë Kosovës, një pjesë popat serbian do ta konvertonin në serbian”. Të nesërmën F. Tuxhman e “informon Millosheviqin se Ibrahim Rugova e refuzoi ofertën”.Nga ajo kohë politika e Beogradit do ta shtin në funksion “Planin B” dhe do të vëndosë që: “Popullsia shqiptare në Kosovë të largohën me dhunë shtetërore në forma të ndryshme.Kurse, në vend të tyre të vijnë serbianët nga Krahina e Kinit”. Ky fakt e zbulon në tërësi Marrëveshjën fashiste Tuxhman-Millosheviq të 15 marsit 1991). Pra e tërë kjo politikë nazifasiste ishte planifikuar të marr karakter taktik edhe pse: “serbët dhe kroatët të luftojnë në mes veti, dhe duke menduar se bota e civilizuar do të ndërhyn. Kështu programohe të kryhët aksioni i shekullit, në mënyrë që me 27 maj 1999 të ndodhë pajtimi në mes Vaselenës (Ortodoksët) dhe “Legatës” Llozanës” (Katolikët). Lidhur me këtë program satanik, do të debatohët disa herë në Beograd dhe për të ishin informuar disa herë dy agjentë shqiptarë, që ende punonin për sherbimin sekret serbian. Kështu,në kabinetin e Sllobodan Millosheviqit në prill-maj 1999 për mënyrat e spastrimit Kosovës, e cila do të mbetej pa shqiptar. Në tubimet zyrtare për rrealizimin e këtij krimi gjenocidal do të marrin pjesë: Kryetari i RFJ S. Millosehviq, Rade Markoviq ish shefi i Resorit Sigurimit Shtetëror, Vllastimir Gjorgjeviq, Shef i Resorit Sigurimit Publik,dy oficerë të ushtrisë (emrat nuk publikohën në dokument) dhe Velko Stoilkoviq. Ky forum do t` i mban tri mbledhje. Në të parën do të plasohet numri i viktimave shqiptare në Kosovë nepër komuna. Në mbledhjën e dytë, do të prezantohet numri i shqiptarëve që janë deportuar jashtë Kosovës. Në mbledhjën e tretë, do të diskutohet asanacioni-pastrimi i terenit, për t`i sielluar kolonët serbian nga Kroacia në pronat shqiptare që ishin deportuar nga Kosova. Këta planifikues të krimeve nazifashiste në tubim, me sugjerim të Sllobodan Millosheviqt marrin vendim: “deri sa të zgjasin bombardimet e NATO-s t` i largojnë kufomat e shqiptarëve, nga vendi i krimit për shkaqe “humanitare”, në mënyrë që mos të përhapet asnjë lloj i infektimit në teren”. Kufomat, trilluan ata: “janë pasojë e bombardimve të NATO-s dhe luftës së terroristëve shqiptarë”!.Lidhur me këtë krim monstruoz në Republikën e Kosovës deri me tash një Gkykatë speciale është dashur të mirret me krimin në fjalë.Pra edhe vonse e hulimtimit krimeve është vepër penale.

E vërteta, një konstatim i këtillë “për humanizim të krimit”, ishte personalisht i S. Millosheviqit dhe i grupit të oficerëve, që ishin zhytur në banditizëm nepër lokalitetet e Kosovës, sidomos nga treva e Serandës dhe Rahovecit me Rrethinë.Termi “humanizim” i krimit ishte nxierr nga dokumentet e Procesit Nyrbergut 1946, ku nazistët kishin diegur kufoma nga kampet dhe tërë veprimin e kishin quajtur “proces humanitar”. Mu për këtë fakt Millosheviqi është quajtur në kontaktet e diplomatëve: “Hitleri i dytë”.E vërteta, therrja e fëmijëve, grave, pleqëve dhe plakave ishte bërë “profesion” i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbian, së bashku me mercenarët rusë, rumunë, ukrainas etj, por që në rastin konkret, kurrë mizoritë e tyre nuk u hetuan dhe gjykuan as nga Gjykata e UNMIK-ut, as të EULEX-it, sepse gjykatat e Kosovës, nuk u lejuan të mirrën me krime të rënda, me moton se: “janë të paafta dhe të ideologjizuara”! Pra, krimineli edhe të masakron edhe të akuzon se: “më ke detyruar të vërojë si egërsirë”!

Madje në Kosovë ka pasë edhe kërcnime nga agjentët e UNMIK-ut se: “hulumtimin e krimeve nuk guxojnë ta bëjnë as punëtorët shkencor, e as gazatarët hulumtues të Kosovës”. Madje, nëpunësit e UNMIK-ut i kishin udhëzuar edhe zyrtarët që konsoderoheshin si një formalitet, që Arkivi i Kosovës nuk guxon të grumbullojë argumente për krimet. Bile u kërcnuan se: “Nuk guxoni të botoni kurrfar publikacioni dhe të ekspozoni fotografi të mizorive serbiane”. Përkundrazi, Arkivi i Kosovës e themeloi një Këshill profesional në krye me Adem Demaçin në fund të vitit 1999, dhe nën kërcnime të UNMIK-ut, bëri një ekspozitë të fotografive dhe një studim voluminoz në katër gjuhë botërore, për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve 1844-1999. Atë publikacion (monograf) Nusret Pllana e ka distribuar në të botën. Në ato rrethana të pengimit, se nuk duhet zbuluar e vërteta për krimet serbe, mendoj se Kosova ishte kthyer në një koloni moderne nga BE-s dhe KS OKB-ës. Por të kuptohemi se ai pozicion nuk plasohej pa fajin e “kuadrove” tona të mëhallave që luftonin për pozita “institucioneale”, e jo për shtet të së drejtës, dhe diturisë civilizuese. Madje, atëbotë zhvillohej një luftë speciale në tërë Kryesisë LDK-ës për ‘vazhdimin e institucionalizmit”, plus çështja e krimeve sterpikej  edhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës saj të drejtë, por që edhe në këtë segment kishte përplasje jo të vogla me moton: “Kush i pari”.Por, dokumentët kanë mbetë. Ato flasin vet dhe do ia tregoi vendin dhe rrolin çdo kujtë . Të kthehemi te rrënjët e krimit.

3.Mbledhje vijuese në Beograd për asanimin:Pas dy ditësh nga mbledhja e parë ( në mja 1999), në zyrën e  Ministrit të Punëve të Bbrendëshme të Serbisë  (Vllajko Stoilkoviq), mbahet mbledhja për detalizimin e operacionit asanacionit-(pastrimit), për trasportimin e kufomave shqiptare në vende të sigurta nepër Serbi. Ky vendim mirret derisa bombardimet e NATO-s po vazhdonin. Lidhur me këtë aksion, Rade Markoviq deklaron para hetuesëve ndërkombëtar, pas qershorit 1999: “Çka ju tha operativisti dhe çka ka shkruar nuk dua ta komentojë. Por, sipas mendimit tim, thot ai se: “Shërbimi i Sigurimit Shtetëror sekret, nuk është i angazhaur në operacionin e asanacionit (pastrimit)  terenit nga kufomat shqiptare”. Sherbimi sekret deklaron Zoran Mijatoviq, do të punojë në lidhje me vrasjet, kurse ata të Sigurimit Publik do të punojnë zbulimin  se kush e ka kryer asanacionin. Seicili le ta pastrojë shtëpinë e vet”, ishin shprehur agjentët serbianë. Gjithnjë në lidhje me këtë detyrë kriminale, Ministri nuk e pranon ndarjën e përgjegjësive, por ata të Sgurimit sekret, do ta mbajnë qëndrimin e tyre, prandaj do të mbrohën më vonë: Zorani dhe Gorani, në publikimet e tyre nepër libra. E vërteta, asnjërin asnjë drejtësi civilizuese nuk e liron nga përgjegjësia shumë e rëndë e shekullit për gjenocidin ndaj shqiptarëve, sepse ishin masakruar kufomat, ishte deportuar populli,ishinë plaçkitë e bombarduar gati çdo shtëpi shqiptare, nga 1035 lokalitete 1008 ishin bombarduar me granata dhe minahedhëse, ishin dhunuar afro 20 000 persona te të dy gjinive. Prandaj, ky banditizëm serbian nuk mund të injorohej me asgjë.

  1. Hetuesit e Tribunalit Hagës kërkojnë informata:Pas një konsultimi të shkurtër përshkruhet në dokumnete, hetuesit e Tribunalit Hagës e shtruan pyetjën ish sigurimsave: A ju kujtohet se kush i ka marrë deklaratat nga Rade Repiqi dhe Rade Markoviqi për asanacionin e kufomave shqiptare nga Kosova? Në lidhje me këtë Zoran Mijatoviq spjegon se: “Hetuesit e Tribunalit Hagës pyetnin për gjërat më të imta, për t` i zbuluar fajtorët e krimit, në mënyrë që të dihet se kush e IDEOI bartjën e kufomave shqiptare jashtë Kosovës, në mënyrë që kufomat të maskohën nepër Serbi e jo në Kosovë. Me që mbetjet mortore të masakruara ishin akuzë e rëndë për çdo gjykatë, për atë krim nuk mund të mos akuzohet edhe policia sekrete dhe ushtria, komandat e të cilave sherbime e kishin fjalën e parë dhe të fundit, në çdo aksion kriminal në Kosovë. Pra, asanacioni nuk shiqohej si çështje individuale, por e çarqeve të caktuara komanduese të pushtetit, e që ishin ideuar nga oficerët e ushtrisë dhe policisë serbe, e ku kishte instruktorë rus, të gjithë me grada të larta ushtarako-policore.

5.Dialogu i ekspertëve të krimit serbian- si e kualifikojnë njëri tjetrin:Kush ka trilluar dhe kush po paguan haraq në Kosovë tani më është e vërtetë publike. Po, ka disa “kuadro” që dalin hapur e thonë se: “Policia e Republikës Kosovës, po sillet në Veri sikurse është siellur policia e Millosheviqit ndaj neve”. E në duartë e kujtë kemi qenë, fare mirë i kemi punët, sepse rregjimi kolonial serb ka sigurura agejntë të paguar edhe për një shekull!Për të provokuar dhe kuptuar diçka më tepër hetuesi Fullton (Irlandezi) etj. nga Tribunali i Hagës,  do t` i drejtohet operativisitit spsecial të Sherbimit sekret serbian Zoran Mijatoviq se: “ Ti, Zoran Mijatoviq je terri i vërtetë. Në Ferizaj ke pasë informata se çka po ndodhë në tërë Kosovën. Po pse në Prishtinë nuk kishit operativist të rangut tuej?”. Lidhur me këtë akuzë Zoran Mijatoviqi e pyet hetuesin Fullton:” Pse jam terri”? Fullton i përgjigjet: “Ti je tip i rrezikshëm- mendojë në kuptimin pozitiv”. Zoran Mijatoviq i përgjigjet: Mendoi se nuk je më i mirë as ti, por kemi dallim, se ti je terri në kuptimin negativ. Mendoj se ata të Sigurimit tash e tutje do të hetojnë edhe ty, se si po gjurmon. E në Prishtinë nuk kemi pasë operativistë specal, sepse atë detyrë e kanë kryer shqiptarët e shumtë, që bënin gara cili po informon më shumë raste të krimeve, për të na joshur neve t` u japim beneficione. Mjerishtë, disa prej tregimeve të tyre, e që kishin të bënin me serbët e “vrarë” ishin treguar si trillime të interesit tyre të ulët”.  Kështu Irlandezi Fullton: “Fillon me qeshë dhe merr pozicion grimasash se ai është fuqia e jo përgjegjësi i krimit e që ishte në rastin konkret Zorani dhe kampi i gjeneralëve të rijë serb, që ishin në luftën më të pistë që kishte zhvilluar ndonjë ushtri në Evropë”, do të shprehet Irlandezi. E vërteta, hetuesit ishin në luftë për ta zbuluar se kush është urdhërdhënësi  i aksionit asanacionit. Më tutje, në dokumentin e poseduar, Zoran Mijatoviq e përshkruan kampin e gjeneralëve me duar të përgjakura. I përshkruan edhe operativistët tejrë si: Frenki Simatoviqin që punonte sipas “shkollës amerikane” (zanatin), derisa S. Millosehviqi për shkak të pozicionimit e ndrroi nga pozita, kuptohet pa i denuar sikurse që i ekzekutoi: Kapetan Draganin, Arkanin, Igiqin dhe shumë kriminelë të tjerë, të cilët i kishin tejkaluar shkollat e terrorizmit nepër Evropë dhe kudo nepër glob, madje edhe me mësimet e tyre që i kishin ideuar popat serbian nepër kisha, po edhe i kishin mësuar nga literatura interne e UDB-ës serbiane.

E vërteta, pushtetët nepër Evropë kishin mësuar majftë nga shembulli serb për “menaxhimin e krimeve”- maskimin e kufomave, sepse tërë operacionin kreu shtetëror e kishte nominuar si: “Çështje humanitare”. Së këndejmi, sistemi shumëpartiak i instaluar në Serbi, me që përmes: Librint kaltërt 1976; Memorandumit 1986; Programit Jugosllav për Kosovën më 1988, grusht shtetit më 23 mars 1989, ishte deshmua se në ish Jugosllavi (Serbi) po vendosej diktatura e banditizmit dhe Gestapos, ku seicili do t` ia han kokën seicilit më në fund, ashtu si janë vrarë udhëheqësit serbian në mes veti, për dy shekuj. Së këndejmi, edhe mizoritë kundër të tjerëve, serbët do t` i konsiderojnë si dukuri normale, sepse Kisha Ortodokse Serbe, është ajo që do të “ndermjetësojë te zoti”, dhe serbianëve do iu japi fuqi për luftëra të reja, për ta mbuluar tërë mozaikun e gjenocidit me asanacion të kufomave të masakruara shqiptare. Mendoi, se këtu dikund në këtë purgator të Dante Aligierit, pushon vdekja e zotit serbian, të cilin e shajnë atëherë kur u duhët dhe nuk u duhët, sepse sharjën dhe krimin serbët e kanë kthyer në shkollë të gjenocidit, prej së cilës nuk mund të asanohën kurrë, si duket. ( lexo: Zoran Mijatoviq, Opelo za drzavnu tajnu, Beograd- Funerali mortor i sekretit shtetëror).

6.Krimet ndaj shqiptarëve për serbët janë vetëm numra: Krimet serbiane duhet të sanksionohën në Gjykatën e Tribunalin e Hagës. Por ai tribunal i drejtësisë sikur ka mbetur në gjysmë të rrugës, krejtë me parpavi ruso-evropiane, deri sa disi të konstruktohën “krimet shqiptare”, dhe të sigurohët një baraspeshë që: “duhët t`i mvishën UÇK-ës”. E vërteta, ajo gjykatë me çdo mjet, me që është mbështetur për muri gjatë procesit kohor, sepse fabrikimi i akuzave është plagosë shumë rëndë, me zbulimin se: “Dik Matri dhe Karlla Del Ponte kanë trilluar Shtëpinë e Verdhë, ku janë përzier agjenturat serbe dhe ruse”. Po shtrohet pyetja, pse hetuesit amerikanë dhe të vendve tejra evropiane, janë shumë të vëndosur që ta ekuilibrojnë peshën e krimit të serbëve dhe shqiptarëve,është një fenomen për historianin, krejtë me prapavi. Lidhur me këtë krim mendoi se: koha dhe realiteti po tregon, se lufta speciale kundër shqiptarëve po zhvillohët që: “Serbia mos të akuzohet për t`i paguar dëmet e luftës (reparacionet )”. Pra, asanacioni, dominimumi, imperiumi, kondominimumi dhe eutanazia  që janë koncepte që presin sqarim nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, për të cilën edhe NATO dihet se ka bërë Luftën e Tretë Botërore të drejtë, në miniaturë, nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 duhet të objektivizohën. Po Lufta e katërt Botërore, nëse do të ndodhë:  kujtojë se ka filluar këto ditë një fushatë e fallgjive të flasin se “lufta do të ndodhë”. Po shtrohet pyetja nëse ndodhë, atëherë njerëzit në Luftën e Pestë Botërore, do të luftojnë me huj gardhi.

PS: Shumë ish udabsh shqiptarë të kohës jugosllave, kanë filluar të viellin informata duke akuzuar djathtas dhe majtas, duke menduar se: “pa neve nuk ka shtet sepse kemi punuar drejtë”. Po, do të thoja, por duhet botuar dokumentet e spuinëve pa asnjë hezimtim, në mnyrë që të filloi Epoka e demokracisë, dhe shqiptarët ta lënë prapa kohën e hafijeve, suflerëve dhe spiunëve, e që janë paguar për ta krijuar shoqërinë e smurë dhe të pasigurtë, që po gjenron edhe në kohën e sotme. Pra, ky soj i lig shqiptarësh-ish udbash, duhet të shkruajnë libra, por vetëm me refernca ose dokumente të fotokopjuara.  Pra, vetëm duke i botuar dokumentët ‘zejtaria’ e tyre antinjerëzore do të sheshëzohet në mënyrë që mos të përseritët historia.

  1. Pse u themelua më 8 VI 2024 “Bota serbe”:Shoqëria serbe të paktën gjatë dy shekujve të fundit, vërehet se nuk mundet për të jetuar pa afera, intriga dhe vrasje mizore.Nga kjo “botë e infektuar” tërë arsenalin e intrigave, e kam mësuar nepër arkivat e tyre deri sa po i hulumtoja,e cila vrehët se është kultivuar me shekuj nga popat dhe oficerët e vet. Lidhur me këtë, nëse “Bota Ruse” shkatrrohet më 1991, atëherë “Bota Serbe” dihet se shkatrrohet më 1999, në rrethana të bombardimit të NATO-s dhe luftës së UÇK-ës. Por, duhët shtuar se shkatrrimi i shtetit serbian ka ardhur edhe në saje të deshtimit të Kuvendit Vaselenës, që ishte caktuar të mbahet në Beograd më 27 maj 1999, krejtë me qëllim që Kisha serbe të promovohet në shekullin XXI si e “Para në Botë”, dhe ta fitojë një lloj advokature që: “Lufta në Jugosllavi është zhvilluar në mbrojtje të kryqit, në mbrojtje të Evropës”, ashtu si ishte “vizatuar”, në Kushtetutën e BE në fillim.Pra, popat dhe oficerët serbian mendonin se lufta e tyre 1991-1999 (sidomos viti i fundit) do të konsideroheshin nepër Evropë si një Kryqzatë e Nëntë 1999”.Për këtë nominim kishin lëshuar këshilla rusët, argument ky që edhe për asanacionin kishin këshilluar rusët. Po, rusët madje kishin përgatitur 4 aeroplan për të bartur kufoma të shqiptarëve dhe për t` ua humbjur gjurmët diku në Sibir. (Hulumto: Publikimin e Viktor Çernomirdinit, i përkthyer).Në fund një porosi për politikën aktuale: Pse hargjojnë kohë duke u sharë dhe fyer në mes veti dhe pase nuk e hapin në Parlament pyetjën: Sa kufoma të civilëve shqiptarë janë diegur në shkritorët e Trepçës, Borit e gjetiu; Sa pacientë janë masakruar në Spitalin e Prishtinës dhe në dy depo në Dardani në Prishtinë.

Shkrimi i kushtohet: Fëmiut shqiptar i vrarë me “cucëll në gojë”! 

Më 19 prill 2026

Në sofrën poetike “Ymer Elshani”, autorët e shpërblyer pos që ishin anonim, nuk ishin fare në sallë!

0
Sofra poetike që mban emrin e Ymer Elshani do të duhej të ishte një nga ngjarjet më dinjitoze letrare në Drenas dhe më gjerë. Por, nga përshkrimi që jepet, ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një manifestim formal, pa thelb kulturor dhe pa standarde elementare organizimi.
Fakti që kësaj radhe morën pjesë poetë nga treva të ndryshme të Kosovës duhej të ishte një mundësi për ta ngritur nivelin e aktivitetit, për të krijuar dialog letrar dhe për të afirmuar vlera të reja. Në vend të kësaj, organizimi duket se ka prodhuar përjashtim, pakënaqësi dhe mungesë transparence. Mospërfshirja e poetëve në lexim , një nga aktet më bazike të një sofre poetike, është jo vetëm lëshim organizativ, por edhe mungesë respekti ndaj krijuesve dhe vetë aktit poetik.
Akoma më problematike është mënyra e ndarjes së shpërblimeve. Kur autorët e veprave të shpërblyera nuk bëhen të ditur dhe as nuk janë të pranishëm, krijohet një hije e rëndë dyshimi mbi integritetin e procesit.
Në një klimë të tillë, pëshpëritjet në sallë nuk janë thjesht thashetheme, por pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së transparencës dhe profesionalizmit.
Në këtë tablo të zymtë, e vetmja pikë drite mbetet interpretimi skenik i nxënësve nga Tersteniku, i bazuar në veprën “Këpurdha magjike”. Ky moment dëshmon se kur arti trajtohet me përkushtim dhe ndershmëri, ai arrin të komunikojë dhe të lërë gjurmë, pavarësisht dështimeve përreth.
Në thelb, problemi nuk është vetëm një organizim i dobët i radhës, por një trend i vazhdueshëm i devalvimit të një manifestimi që duhet të nderojë një figurë të rëndësishme të kulturës sonë. Kur një aktivitet i tillë humb besimin e krijuesve dhe të publikut, ai rrezikon të mbetet vetëm një ritual bosh, pa ndikim dhe pa autoritet.
Nëse synohet rikthimi i dinjitetit të kësaj sofra poetike, është e domosdoshme një rishikim i thellë i mënyrës së organizimit: transparencë në përzgjedhje dhe vlerësim, përfshirje reale e poetëve dhe mbi të gjitha, respekt për artin dhe për figurën që ky manifestim mban n jë emër të njohur në letërsi. Përndryshe, çdo edicion i radhës do të jetë vetëm një konfirmim i rënies së mëtejshme të kësaj vlere të trevës së Drenicës.

Gjykimi kërkon kujtesë, jo harresë…!

0

Luftë pas lufte në botë, sdikurse dhe Covid19…, Qeveria nuk mund të gjente vetën në kaosin global. Pamje nga lufta në Ukrainë, ku për vitin e pestë me radhë vazhdojnë sulmet pushtuese të Federatës Ruse.

Lirim Gashi, Prizren

NJË GJYKIM I NDERSHËM KËRKON KUJTESË, JO HARRESË
Kjo qeveri nuk është një rastësi politike. Ajo është produkt i vullnetit të qytetarëve, i konfirmuar tre herë në zgjedhje — një legjitimitet që në vetvete përbën një mandat të qartë për ndryshim.
Por për ta gjykuar drejt këtë qeveri, duhet fillimisht ta kuptojmë terrenin mbi të cilin ajo ka hyrë në lojë.
1. TRASHËGIMIA: NJË SHTET I DËMTUAR NË THELB
Kjo qeveri nuk e mori pushtetin në një realitet neutral. Ajo e trashëgoi:
një shtet të kapur institucionalisht,
një ekonomi të dëmtuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi,
një sistem drejtësie të brishtë dhe të politizuar,
dhe një administratë të fragmentuar, shpesh më shumë në shërbim të interesave private sesa publike.
Në këto rrethana, çdo analizë që e injoron këtë pikënisje është jo vetëm e mangët, por e pavërtetë dhe e padrejtë .
2. KONTEKSTI GLOBAL: KRIZA SI NORMË, JO SI PËRJASHTIM
Sikur të mos mjaftonte trashëgimia e brendshme, kjo qeveri u përball edhe me një realitet ndërkombëtar të jashtëzakonshëm:
një pandemi globale që paralizoi ekonomitë dhe sistemet shëndetësore,
një luftë në Evropë që destabilizoi sigurinë dhe tregjet energjetike,
një krizë energjetike që goditi drejtpërdrejt çdo familje dhe biznes,
dhe tensione të vazhdueshme në veriun e Kosovës, veçanërisht me strukturat paralele si Lista Serbe.
Këto nuk janë rrethana normale — janë prova të jashtëzakonshme për çdo qeveri, kudo në botë.
3. QEVERISJA NË KRIZË: MES PRESIONIT DHE VENDIMMARRJES
Të qeverisësh në kushte të tilla do të thotë:
të marrësh vendime të vështira dhe shpesh jopopullore,
të ruash stabilitetin institucional përballë sabotimeve të brendshme dhe presioneve të jashtme,
dhe njëkohësisht të mos humbasësh besimin e qytetarëve.
Kjo është e krahasueshme me drejtimin e një anijeje të dëmtuar në një oqean të trazuar — ku çdo gabim mund të jetë fatal.
4. REZULTATET: MBIJETESË DHE REZISTENCË AKTIVE
Pavarësisht kushteve të pamundura:
shteti nuk u kolapsua,
krizat u menaxhuan pa pasoja katastrofike,
u ruajt një nivel i kënaqshëm stabiliteti politik dhe institucional,
dhe u përballën dhe dëbuan strukturat destabilizuese brenda dhe jashtë vendit.
Kjo nuk është thjesht “mbijetesë” — është një formë rezistence aktive në kushte tepër të pafavorshme.
5. KRAHASIMI I DOMOSDOSHËM: STANDARD I DYFISHTË APO ANALIZË E DREJTË?
Pyetja thelbësore është: Cili nga paraardhësit e Albin Kurtit ka operuar në kushte kaq të vështira dhe ka arritur të ruajë stabilitetin pa u dorëzuar?
Nëse ata nuk kanë një përgjigje të sinqertë në këtë pyetje, atëherë të paktën duhet ta kritikojnë në mënyrë më të matur dhe më të ndershme.
6. HIPOTEZA E MUNGUAR: ÇFARË PERFORMANCE DO TË KISHTE KJO QEVERI NË KUSHTE NORMALE?
Një dimension që shpesh anashkalohet është potenciali: Si do të dukej performanca e kësaj qeverie në një situatë të qetë, pa kriza globale dhe pa barrën e trashëgimisë?
Kjo pyetje nuk është justifikim — është një kërkesë për analizë më të thellë dhe më të balancuar.
7. PËRFUNDIMI: MBËSHTETJA E MERITUAR SI ZGJEDHJE RACIONALE
Mbështetja ndaj kësaj qeverie, në këtë kontekst, nuk është domosdoshmërisht çështje emocioni apo ideologjie, por një qëndrim racional:
duke marrë parasysh pikënisjen,
duke analizuar rrethanat,
dhe duke vlerësuar rezultatet reale, jo ideale.
Nga ana tjetër shpresa për një të ardhme më të mirë lidhet jo vetëm me performancën e brendshme, por edhe me zhvillimet globale, më saktë me një botë më të qëndrueshme, ku vendimmarrja nuk dominohet nga krizat dhe konfliktet.
Në fund, një analizë e drejtë nuk fillon me paragjykime, por me kujtesë.
Dhe kujtesa është ajo që ndan kritikën e ndershme nga propaganda.