ARKIVI:
4 Maj 2024

Rrëfime për trimërinë e të pavdekshmit Gjergj Kastrioti , që përfundimisht po kthehet tek Arbnorët e vet

Shkrime relevante

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut vendoset në Gjakovë

Foto: Islam Haxhiu| RTK Në parkun kryesor të Gjakovës...

Ambasada e Kosovës në Pragë të Çekisë, nikoqire e Konferencës së XXII të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë  

Pjesëmarrësit në Konferencë  Shkruan Hajriz Mamaj Pragë/ Berlin Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë...

Emigrimet e mëdha të shqiptarëve përgjat historisë

Dilaver Goxhaj, Tiranë Emigrimi i Parë i shqiptarëve rezulton se ka...

Betejat e humbura me bullgarët, serbërt dhe grekët, nacionalizmi maqedonas po mundohet t’i kompenzojë me fushatën antishqiptare

Emin Azemi, Shkup __ "Sheteti i fuqishëm maqedonas", me shqiptarë të defaktorizuar! __ Emërues i...

Zhan Klod Faveirial për Gjuhën Shqipe

Dilaver Goxhaj, Tiranë  Gjatë muajve të parë të këtij viti ka lindur...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjekovë
___
Sipas Zhorzh Petroviqit gjer më 1881 janë shkruar 191 vepra ne gjuhën franceze, gjermane, latine, italiane, spanjolle, portogeze, suedeze e greke për Gjergj Gjon Kastriotin Skënderbeun.
***
Kështu që lufta e tij për mua është orvajtje për të vërtetuar epërsinë ndaj turqëve. Po përse? – sepse thellë brendapërbrenda ne e ndiejmë veten krenar. Mirpo shqiptari i instiktit është destinuar të ndiej veten inferior ndaj armikut – pikërishtë Skënderbeu ishte inferior ndaj turqëve – pikërisht trimëria e tij ishte inferiore ndaj tyre. Kjo nuk do të thotë “kompleks inferioriteti”, ky është fakt, realitet – pikërisht Skënderbeu është trim mbi trima. Të jetosh me emrin dhe veprat e tij do të thotë të jetosh në nivelin më të lartë nga të gjitha nivelet e mundshme të jetës. Dhe, në qoftëse se e kuptojmë luftën e tij, luftën për epërsi, ne dalim nga lufta fitimtarë, ne thjesht themi – Ne jemi Skënderbe dhe ushtarët e tij.
Por fati i kulturës sonë është se ne përseri bëhemi më të pa qartë e të pa vetëdijshëm për ato luftëra të përditëshme që bërë ai, pasi për një mijëvjeçar orientimi gjoja vetëm apo i pandehur i tillë drejt pathosit madheshtor të etikës së krishtere, muslimanizmi na i kishte verbuar sytë.
• • • •
Që kur Shqipëria quhet Shqipëri, Skënderbeu është burri që tregoi atë si kombë e shtet më vete, nga më të fortët në Evropën e asaj kohe, gjatë një lufte të paprerë prej njëzet e pesë vjetësh; dhe formoi nyjën e kreut ku mund të lidhej filli i historisë së saj për kohët e pastajme.
I till ishte profili fizik dhe moral që na jep BIEMI mbi heroin tonë kombëtar, qështë një zheni, një prijës, një diplomat nga të radhës së parë, me të cilin mburremi se do të na ndritë për gjithnjë jetën si një yll i shkëlqyer. Energjia, trimëria, mprehtësia e mendjes dhe morali i lartë i SKËNDERBEUT, këti njeriu të madh që, në kohën e tij tërhoqi vemendjen e tërë botës, do ta mbrujnë rinin tonë me ndjenja e mendime të holla e të fisme dhe do ta ngrënë në sfera të larta që të mundë me nder e lavdi të jetë në gjendje të kryejë punë të bukura e të lëjë gjurma të pashlyera në histori, ashtu sikundër ndodhi me popullin shqiptar në kohën e heroit tonë e në kohrat ma të vona gjer në ditët tona.
Sot për fat keq si në Shqipëri, Dardani, Ilirid e Preshevë shprehja periudha e tij e lavdishme ka marrë tashmë një shije politikisht negative nga disa hoxhallarë islamistë të egërsuar. Te luftrat e tij është ndërtuar e gjithë historia e zhvillimit të shqiptarëve, kurse Skënderbeu ishte luftar i rreptë dhe i fuqishëm dhe i dërguari i Perëndisë për ti bër ballë kuçedrës shumë kokëshe aziatike. Mbajeni mend: ne të gjithë duhet të jemi luftar. Për t’i ndarë këto koncepte, duhet të jemi luftëtarë, agresiv ndaj armiqëve, vetëm atëherë ne mund ta mbrojmë dinjitetin tonë dhe lirin e popullit tonë.
Fytyra e Skënderbeut, e këtij heroi të ndritur të kombit tonë, që solli për herë të parë bashkimin tonë kombëtar, i frymëzoi shqiptarët me trimëri e guxim për t’i bërë ballë kolosit turk, nga i cili i dridhej bota e tërë dhe nuk mundëte t’i vinte një cak vrullit të tij papërmbajtshëm.
Gjergj Kastrioti, kryeheroi ynë legjendar, me heronjtë e tjerë si: Moisi Golemi, Uran Konti, Tanush Topia, Ajdin Muzaka, Vlladen Givriçi, Muzaka i Angjelinës, Marin Spani, Zaharia Gropa, Gjon Strez Balsha, Pjeter Perllati, Pjetër Manueli, Muzak Topia, Pal Meneshi, Pal Ëngjëlli, Pjetër Ëngjëlli, Kukajt, Erizajt, Gjergj Strez Balsha, Pal Dukagjini, Lekë Dukagjini, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Teodor Koronë Muzaka, Pjetër Spani, Gjergj Dushmani etj., e me mbarë popullin shqiptarë, që e ka në gjak ndjenjën e lirisë dhe të sakrificës për të, shkroi faqet më të shkëlqyera të historisë sonë në të kaluarën dhe dha shkas të njihen virtytet tona në të katër anët e botës, duke lënë vragë të thella në zemrat e shqiptarëve nëpër shekuj; ai u përpoq për herë të parë në Shqipëri ta dobësoi dhe ta zhdukë gjer në një farë pike feudalizmin e Skënderbeu të krijojë të parën ushtri të rregullt kombëtare, në një kohë kur në tërë Europën zotëronin feudalët dhe ushtritë mercenare.
Fytyra e Skënderbeut ka qenë si një dritë shkreptime që mahniti bashkëkohosit e tij shqiptarë e të huaj dhe udha kurajë për qëndresë dhe shpresë për fitore, për t’i vënë kufi kuçedrës aziatike, që dukej sikur do përpinte dheun, sikur do të përmbyste gjithçka që qe krijuar e ndërtuar gjatë shekujve për mbarëvajtjen dhe lulëzimin e njerëzimit; dhe sa jetoi heroi ynë kufiri iu vu së keqës, Shqipëria Etnike u bë si një kështjellë e fortë graniti, ku armiqtë e tërbuar përplaseshin me qindra mijë dhe thyenin xverkun, qafën, duke mos mundur të kapërxejnë Adriatikun për të shtuar qytetërimin evropian.
Populli shqiptar i priti i patrembur me gjoks të tij dallgët armike dhe Evropa kurvë mori frymë e u qetësua. Edhe pas vdekjes së heroit tonë, sido që populli shqiptar ra pak nga pak nën zgjedhën e urryer armike (turke), kufiri që i vuri së keqës ai më njëzet e pesë vjet luftëra mbeti i ngulur dhe i pandryshuar, sepse buja e mrekullive të tij e kish paralizuar furin e turkut, i cili s’pati më guxim për avantura të tjera në stil të gjërë. Bota e tërë e njohu këtë punë të madhe që bëri heroi ynë kombëtar dhe i thurën ati mburje lavdata shumë shkrimtarë nga vende të ndryeshme të Botës, lavdata e mburje, që nuk i përkasin vetëm atij por gjithë kombit shqiptar, që u bashkua më të si një trup i vetëm, pa u tronditur aspak nga numri i pashterur i turmave të armikut të papërmbajtshëm dhe luftoi me të si titan për një kohë të gjatë.
Një aktor duke e luajtur rolin e kthimit të Gjergj Kastriotit ndë mesin e Arbnorëve të vet, në Lezhë me 2 mars 2024 
Gjer tani vepra për Gjergj Kastriotin në gjuhën në gjuhën shqipe nuk mund të themi se na mungojnë. Historia e Skënderbeut e Naim Frashërit, ndonëse i mungon forca, është prapë e bukur dhe ka ndihmuar shumë në kohën e Rilindjes për të forcuar ndjenjen kombëtare dhe për të shtuar përpjekjet për sigurimin e pavarësisë. Po vepra e bukur dhe më e lartë – ndonëse nuk merret dretpërsedrejti me Skënderbenë – është “Rapsodi të një poeme shqiptare”, këngë që De Rada ka mbledhur nga goja e popullit arbëresh, e ndarë në tri pjesë, prej të cilave e para jep një pasqyrë të gjendjes së përparuar e të ndritur të popullit tonë përpara luftërave me turqit, pjesa e dytë merret me luftërat e me heroizmat, dhe e treta me mundjen dhe me mjerimin që mbuloi popullin tonë; një vepër tjetër me rëndësi është “Kënga e Sprasme e Balës” e poetit arbëresh Gabriel Dara i Riu. Kjo poemëmerret me një nga luftrat e fundit të Skënderbeut, me atë të Valkalisë dhe është vepra më e mirë në gjuhën shqipe mbi heroin tonë dhe një nga veprat më të bukura të letërsisë shqipe.
BIEMI thotë për Skënderbeun afërsisht kështu:
“Unë nuk e di në përmendet vallë, në gjithë historinë e lashtë dhe të re, një hero që të përmbledhë në vetvete kaq vetija të ralla e cilësi shpirti dhe të jetë kaq i ngjeshur mirë nga trupi si ai i yni. Duke shikuar punët që ka bërë ne nuk mund të themi prerë se ai ka qenë më shumë trim, prijës i matur, apo princ i urtë. Duke filluar për shkrimin e e pamjes së tij nga ato cilësi ra që trashigoi nga babai, natyra, po e nis me shtatin e tij të hedhur e të drejtë, plotë autoritet dhe hir; ai kish një trup të fortë dhe të ngjeshur mirë në të gjitha pjesët dhe sidomos në krahë, tek të cilët shihej një shkathtësi e veçantë e bashkuar me një fuqi të mrekullueshme. Trupi i tij kishte një fuqi të tillë, që kurrë nuk u përkul përpara çfardo mundimi dhe vuajtje, por qëndroi si një statujë e derdhur prej bronxi. Në kohën e betejave të ashpra kundër turqëve, ai nuk pushonte asnjë çast, po ish gjithnjë në lëvizje e në veprimtari të vazhduar, si natën ashtu dhe ditën, u binte kaluar poshtë e përpjetë rrugëve, shikonte gjëndjen e vendeve, mundohej të njihte qëndrimin e armikut, vizitonte gjithë rajonet dhe shikonte në ishte çdo gjë në rregull, siç e donte vetë; gjithnjë i mbuluar në pluhur e në djersë, me gjithë këtë, s’ishte kurrë i lodhur, po përherë i gjallë, përherë i dlirtë dhe i fuqishëm si zakonisht për të ndërrmarrë punë të reja të guximshme. Ishte i pari që hynte në betejë, dhe i fundit që tërhiqej; futej në përleshje dhe u binte armiqëve turqë pa u dalluar nga ushtari i thjeshtë.
Por një cilësi e tij nga më e bujshmet ka qenë fuqiae krahut të tij. Emri dhe fama e tij muarën dhenë, njëherëzit thoshin se Skënderbeume një të goditur të shpatës ndante në dysh një ka turk të tërë, pritëte hekmetat, byzelikët e çeliktë dhe çfarëdo mbrojtje të armikut; se ai arrinte gjersa ta ndante në dysh me një të goditur të vetëm një njeri të armatosur në hekur nga krye këmbë. Nga po hetimet e Tivarasit, dimë atë që bëri ai një zemërim e sipër, kur ndau e goditur e copëtoi dy turq. Si pas anonimit sulltan Mehmeti, i habitur nga buja që kish bërë shpata e Skënderbeut, dërgoi dy fjalë e iu lut që t’i dërgonte atij një shpatë të tillë. Po si e provoi se as me dorën e tij dhe me as më të shëndoshëve të oborrit të tij nuk mund të priste ashtu si kish dëgjuar, iu ankua se nuk ishte ajo armë, rreth së cilës tregoheshinkaq mrekullira, dhe se Skënderbeu i paskej përgjigjur se duhet edhe krahu i tij për ta përdorur.
Në qoftëse se cilësitë e trupit të tij qenë të jashtëzakonshme, që e bënë të dallohej nga shokët e tij të luftës, shumë më të mëdha ishin aftësitë e tij mendore. Fitoret që arriti në luftë kundër sulltanëve vunë në dukje aftësitë e tij të mrekullueshme dhe shkathesisnë për të drejtuar e për të realizuar çfardo projekti të ndërlikuar dhe të vështirë. Të paktë janë gjeneralët, të cilët kanë ditur të përdorin aq mirë startaxhemën si ai; kjo është një nga veçoritë me të rëndësishme të jetës së tij: ka ditur t’u përgjigjet të gjitha të gjitha dredhive ushtarake turke, pa pasur asnjë disfatë. Kurrë ndonjë princ s’i pati ushtarët kaq besnikë dhe kaq të ngjitur pas shërbimit ushtarak e të displinuara si ajo e tija. Heroi, shokët e tij dhe mbarë populli vepronin si një trup e mendja e vetme.
Për çudi të madhe, në sa beteja që mori pjesë, duke u gjendur në ballë dhe përherë atje ku vlonte përleshja, nuk qëlloi kurrë që të merrte një plagë të vogël: tregoj në se vetëm përshkak të rrezimit të kalit u vra pak në njërën shpatull dhe në njërën krah. Ai matëte fuqitë e tija me vishtërsitë e luftimeve dhe i përgatiste ushtarët me kujdes të madh e më shkathëtësi në mënyrë që s’linte aspak vend për humbje. Ishte një argëtim matë bukurit ta shihje Skënderben kur dilte i armatosur në krye të ushtrisë së tij, me atë pamje të patrembur aq të gëzueshme e madheshtore që shprehej në fytyrën, në fytyren, në zërin dhe në qëndrimin e tij, ashtu edhe kur i jepte zemer ushtarëve” edhe më i bukur dukej argtimi kur luftonte e kacafytej me turqit,
me sytë që i shkreptinin plot urrejtje për armikun; si ndonjë rrufe shkatërrimtare rrëzonte e përmbyste çdo gjë që u dilte përpara duke i detyruar të iknin armata të tëra turke e serbe.
Për këto arsye Shqipëria, një vend i vogël qëndroi kundër asaj fuqie, që sundonte pjesët më të mira të Azisë e të Europës dhe se cilës s’kish mbretëri as perandori që mund t’i bënte ballë. Ja çdo të thotë kur një ushtri e vendosur e të sigurtë në punë, me një zotësi që shtrihet mbi gjithçka, me një përvoj të regjur në mjeshtrinë e armëve, që di të përfitoj sipas rastit nga cilësit e mira të vetat, nga shëmbëlli i të cilit ushtarët të mësojnë atë që duhet bërë më tepër se nga komandant, në qëndresën e të cilit ata kanë besim të plotë dhe të jenë të bindur se fitorja s’do t’u mungojë po të po të ndjekin me përpikëri urdhërat e tij; njerëz të tillë kurrë nuk humbasin edhe përpara një armiku të shumtë në numer (si ajo e Ballaban Pashës në Krujë), dhe fitoret kanë qenë kurdoherë të siguruar.
Për këto janë veç merita të tij ushtarake, që arrijnë vetëm të na tregojnë një luftar të madh. Shumë më të bukura janë cilësitë e tija morale, disa prej të cilave arrijnë gjer në përsosuri. Populli i çdo shtrese pranohej nga ai dhe mbetej i kënaqur nga durimi i tij dhe nga mirësia me të cilën ai i dëgjonte fjalët. Çdo të mirë që mund të bëhej pa i sjellë dëm kujt dhe pa cënuar drejtësinë, ai të bëhejpa i sjellë dëm kujt dhe pa cënuar drejtësinë, ai e bënte dhe kënaqej më tepër se sa ata të cilave u bënte të mirën. Dorëhapësia e tij qe aq e madhe, sa të gjithë e adhuronin si udhëheqës të denjë. Ushtarët i mbante të pajisur e të ushqyer mirë. Paraqitja e tyre e denjë për misoninin e lartë që kishin ndërrmarrë për të ruajtur kufitë e Shqipërisë Etnike. Kishte respekt të madh për fjalën e dhënë dhe kujdesej në menyrë të veçantë që asnjëri të mos ankohej nga sjellja e tij; të binte në sy urrejtja e madhe në ndjente ai për qëndrimin e tij, të binte në sy urrejtja e madhe që ndiente ai për qëndrimin me dy faqe, për dhelpërinë, gënjeshtrën, dlirësia e tij u solli shumë dobi interesave të kombit, se pse kjo ka qenë hallka kryesore që ruajti bashkimin e të gjithë princërve shqiptar.
Nga dita që u bë prijës i popullit shqiptar, kujdesi kryesor i tij ka qenë të njihte pritjet e njerzëve të tij dhe shkallën e zotësisë së tyre me qëllimin që t’i jepte secilit vendin e tij dhe t’i ngarkonte atë detyre që e meritonte, të bënte që çdo cilësi e mirë që gjendej në nënshtetasit të ndihmonte në të mirën e përgjithëshme të popullit. Dhe me ndihmën e njohjes së tij, të gjerë të njerëzve i zgjidhte çështje kaq mirë sa që kurrë nuk u pendua kur zgjidhte për detyrat ndryeshme nënshtetasit e tij.
Ai ishte i sjellshëm e i njerzishëm me shokët dhe populli, por i rreptë kur gjente me realizimin e misonit të lartë për mbrojtjen e atdheut.
Gjergj Kastrioti mund të merrët si shembull i një luftari me moral e karakter të lartë.
Sado që kish qenë mjaft kohë në një oborr të korruptuar, ku kënaqësitë e epsheve ishin krejt të lira, prapë në tërë jetën e tij nuk tregoj kurrë ndonjë prirje për gjera të tilla dhe përhera u largua nga çdo gjë s’ishte morale.
Sipas shembullit të tij dhe sipas dlirësisë së jetës së tij ishin caktuar edhe ushtarët, tek të cilët nuk binte në sy asnjë shënjë çburrosjeje, për të gjithë i nënshtrohen disiplinës si në çështje ushtarake ashtu dhe për sa i përket sjelljes në jetën shoqërore.
Me cilësitë e tij të ralla dhe me shokët e popullit liridashës, Gjergj Kastrioti, sadoqë ish prijës i një populli të vogël dhe pa mjete, mundi t’i sjellë kësulën rrotull një goxha Turqie”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu