ARKIVI:
21 Maj 2024

Po kush ishte nacionalisti dhe antikomunisti i përbetuarish ish Ministri i Brendhsme  shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva

Shkrime relevante

Jo “Kosova shtet multietnik“, por “Kosova shtet i kombit shqiptar dhe i pakicave të tjera kombëtare…!”

Korab Blakaj, Vjenë Gjermanëve, francezëve, italianëve, rusëve, serbëve dhe disa akterëve të...

Kurti ka të drejtë!

Agim Vuniqi Kurti ka përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, atë dhe...

Joseph:Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

G.K/RTKlive Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur...

A ju kujtohet Ilir Deda?

Nga : Lirim Gashi ___ Ju kujtohet Ilir Deda ? Ky djalë i sjellshëm,...

Shpërndaj

Nga: Klajd Kapinova, New York

Si e njofta Xhafer Devën? Shkruaj si njeri në moshë të kaluar, por edhe si njeri para Zotit. Zoti dhe kombi, nuk duhet të gënjehen. Xhafer Deva, kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër, për të mbrojtur popullin e tijë. Ishte burri, shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tijë.” – Ago Agaj, ish minister, nacionalist vlonjat[1] 

Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës, është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës, që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun, për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.”[2]  Tajar Zavalani, gazetar në BBC dhe studiues, London, United Kingdom.

Ne, po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luftën, për përmbysjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri.” – Mit’hat Frashëri, Paris, Francë, nacionalist

Ing. Xhafer Deva (1904-1978), ishte një ndër liderët kryesorë të diasporës shqiptaro amerikane (ishte kryetar i Organizatës “Lidhja e Tretë e Prizrenit” (1962, dhe vazhdon edhe sot 2024) me qendër në New York, SHBA,[3] u bë mbeshtësi kryesor i prof. Rexhep Krasniqit (1906-1999), për drejtimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”

“Free Albania” National Committee, (Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”), ishte një organizatë politike e pas Luftës së Dytë Botërore e mërgatës shqiptare në vendet perëndimore.

Ky komitet, u mbështet fuqishëm nga CIA (SHBA), i vendosur si anëtar i Komitetit Kombëtar për një Europë të Lirë, si pjesë e projektit të madh Plani Marshall, të shpallur nga Kongresi dhe Senati Amerikan, i dominuar asokohe nga patriotët antikomunistë republikanë. Sikurse dihet, Komiteti në fjalë, synonte bashkimin dhe organizimin e mërgatës disidente politike shqiptare dhe bashkëpunimin me fuqitë perëndimore, për të përmbysur regjimin e zi komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri.

Pas vdekjes së Mit’hat Frashërit në Francë, në tetor të vitit 1949, Hasan Dosti e mori përsipër drejtimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, dhe më vonë si drejtues u bë prof. Rexhep Krasniqi (SHBA), një shqiptar nga Kosova u bë kryetar me mbështetjen e ing. Xhafer Devës, që më parë ishte vendosur në SHBA.

Jeta dhe veprimtaria e pasur nacionaliste

Xhafer Deva, ka lindur në Mitrovicë në vitin 1904, nga një familje gjakovare qytetare që kishte zbritur në Gjakovë me origjinë nga Deva e krahinës së Hasit. Një njeri i shkolluar në Stamboll, me profesion inxhinjer, ishte një poliglot në njohjen e shum gjuhëve si anglisht, gjermanisht, turqisht, frëngjisht dhe italisht.

Gjith jetën e tij, Xhafer Deva e ka shkrirë në luftë dhe përpjekje të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipërinë i të gjitha trojeve të mbetura jasht shtetit amë.

Më 09 prill 1950, Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit, i cili në atë kohë ndodhej në Australi: “Shperthimi i një lufte në Ballkan dhe ma gjanë, nuk duhet të na gjejë të pa përgatitun. Na nuk mund të bajmë mrekulli, por me një bataljon, të cilin mund ta krijoj dhe udhëheqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty mund të thejmë një pikë sa me hy në Rrafsh të Dukagjinit dhe për të ngritur në këmbë mbarë Kosovën e trojet tona etnike. Më 26 qeshor 1950, pak para mesnate filloj hedhja e parashutistëve të Xhafer Devës në Shqipëri. Ata ishin të gjithë kosovarë dhe të veshur me uniformë ushtarake amerikane. Ata ishin përgatitur në një kamp ushtarak amerikan duke patur Devën ditë për ditë në fushën e stërvitjes”.[4]

Qeveria e Rexhep Mitrovicës, në të cilen Ministër i Brendëshëm ishte ing. Xhafer Deva, akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge. Duhet shkuar më tej strategjisë së kësaj qeverie e cila kishte për qëllim të shfrytëzonte konjukturat politike të kohës për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “Asnjëherë në këtë kohë në Shqipni nuk ka ekzistu një parti naziste, as nuk ka patur formacione të organizuara të rinisë shqiptare. Në asnjë godinë shtetërore ose qendër publike, përveç flamurit kombëtar, nuk është ngritun flamur i huej”.[5]

Nacionalisti flonjat Ago Agaj,[6] ndër të tjera kujton: “Si e njofta Xhafer Devën? Shkruaj si njeri në moshë të kaluar, por edhe si njeri para Zotit. Zoti dhe kombi, nuk duhet të gënjehen. Xhafer Deva, kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë, pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër, për të mbrojtur popullin e tijë. Ishte burri, shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tijë”.[7] [8]

Është me të vertetë për të ardhur shum keq kur të gjith ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlerësohen por përkundrazi të injorohen.

Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist.

Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara.[9]

Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve. Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë, të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913.[10]

Shqipëria dhe çështja kombëtare u trathëtuan nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar.

Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.”[11]

Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianëve mashtrues dhe hipokritë komunistë, që ulurijnë me histerizëm nëpër TV të kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mit’hat Frashërin, Xhafer Devën, Abaz Kupin etj., e kanë humbur luftën, shkruan studiuesi Sejdi Peka.[12]

Është një gënjeshtër monstruoze dhe trushpërlarëse. Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Mit’hat Frashëri do të deklaronte: “Ne, po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luftën, për përmbysjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.

Ata kishin humbur një betejë, por nuk kishin humbur luftën. Dhe me të vertetë, pas shumë përpjekjesh, gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë, komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë, ideja e Mit’hat Frashërit për një Shqipëri të lirë, demokratike të bashkuar me Evropën dhe kundër murtajës bolshevike.

Numri i të vrarve dhe i viktimave të pafajshme, që u pushkatuan nga komunistët në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni e Mal të Zi, arrinë në 47.000 deri në 50.000 shqiptarë. Më se ¾ e burrave, ajka e trimave dhe patriotëve të vertetë ranë në sheshin e luftës,” shkruan nacionalisti i shquar Tahir Zajmi, Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në veprën e tij me të njëjtin titull.[13]

Drejtuesit e Lidhjes, ata që kishin mbetur gjallë, bashkluftëtarët e Xhafer Devës, oficerët dhe luftëtarët që kishin luftuar trimërisht në formacionet e kësaj lidhje, u dorëzuan në brigadat partizane shqiptare “si shqiptari, në besë të shqiptarit”, por që ata menjëherë u dorëzoheshin forcave jugosllave, që i prisnin me thikë në dorë duke i ekzekutuar menjëher.

Në analizën e tij interesante historike, studiuesi Sejdi Peka shkruan, se në listën e gjatë me qindra mijëra dëshmorësh po përmendim vetëm disa prej tyre: Musa Shehi, Kryetari i Kuvendit të Lidhjes së dytë të Prizrenit, prof. Kol Marxhini, N/kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes, Aqif Bluta N/kryetar i Lidhjes, djemt e Isa Boletinit, Asllan Boletini, Mujo Boletini, Pajazit Boletini, nipat e Isa Boletinit, Kapllan Boletini, Skënder Boletini, Bedri Peja, Sekretar i Lidhjes, Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemtë e Sadik Ram Berishës, udhëheqës i kryengritjes së Rrafshit të Dukagjini, Skender Curri, Esat Berisha, mulla Idriz Gjilani etj.

Një vend nderi të posaçëm lypset dedikue batalionit “Hasan Prishtina të përbame prej të rijve në një moshë fare të njomë, që u shkri në tansi prej 300 vetësh në grykat e Podujevës në mbrojtje të një pike strategjike, kundër ushtrisë bullgare e udhëhequr prej komisarve komunist. Këte betejë të përgjakshme poeti shqiptar e ka quejt “Termopilet e Kosovës”.

Brigadat partizane shqiptare u dorëzuan forcave komuniste jugosllave që po pushtonin Kosovën edhe shumicën e oficerve të Lidhjes si: Kol. Fuat Dibra, komandant i forcave ushtarake të lidhjes dhe shtabin e tij, Kol. Asllan Vela, N/kol. Sidki Shkupi, Kap. Hajdar Planeja, Kap. Rasim Dajçi, Kap. Gjon Destanishta, Major N. Hoxha, Kap. Mark Thani, toger Nush Dobruna, N/toger Qazim Gostivari, asp. Reshit Kaçaniku etj. Të gjith këta oficerë jan dorëzue në komandën e brigadës partizane në Prizren, e cila menjëher i ka dorëzue në autoritetet komuniste jugosllave që i kan ekzekutue pa vonesë.”[14]

Masakrat, vazhduan edhe pas vendosjes së regjimit komunist serb në Kosovë. Në pranverën e vitit 1945, 8000 luftëtarë të Lidhjes së dytë të Prizrenit dhe patriot të tjerë, lulja e djalërisë kosovare, u grumbulluan në Prizren dhe në internarin Kukës, Pukë, Shkodër, në marrveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës u dërguan në Tivar dhe u ekzekutuan.[15]

Xhafer Deva dhe emri i tij, nuk mund të mbulohet me natë dhe të mbetet peng i historianëve të Institutit të studimeve marksiste leniniste.

Personalisht unë ndjehem shumë krenarë se Babaj im Iljaz Peka ka qenë bashkluftëtari dhe miku më i ngushtë i Xhafer Devës, si dy bij të trevës së Krahinës së Hasit, në “Lidhjen e dytë të Prizrenit” në luftë për kundërshtimin e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosovë por edhe më vonë në kuadrin e Komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.[16]

Xhafer Deva, vinte nga Polo Alto e Kalifornisë ku banonte, për t’u takuar në New York me Iljaz Pekën, që e kishte mikun e tijë më të mirë,” tregonte aktivisti antikomunist prof. Rexhep Krasniqi.[17]

Xhaferi, ishte biri i Ibrahim Devës, një tregtar i njohur nga Mitrovica. Origjina e mirëfilltë e kësaj familje është nga qyteti i vjetër i Gjakovës. Ai është shkolluar në gjuhët: shqipe, serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht.

Gjuhën angleze e ka mësuar në Stamboll, në shkollën e quajtur Robert College të Turqisë. Përveç gjuhëve, që përmendem më lart, Xhaferi zotëronte edhe gjuhën italiane, duke lexuar në origjinal shumë kryevepra letrare të autorëve latinë.

Xhafer Deva, gjatë viteve 1941-1943, kishte fituar besimin e Guvernatorit gjerman me qendër në Beograd të quajturit Noi Bayer, dhe në vjeshtën e parë të vjetit 1943, kur italianët lëshuan armët e luftës dhe iu dorëzuan armiqëve, atëherë ushtria gjermane vrapoi për arsye strategjike për të dalë në bregdetin e Shqipërisë.

Kësaj here, Guvernatori në fjalë, e dërgoi Xhaferin në Tiranë, ku zuri vendin e Ministrit të Brendshëm. Me të drejtë, vlerëson studiuesi e publicisti veteran i komunitetit tonë Idriz Lamaj, se ing. Xhefer Deva ishte një “burrë i shtetit shqiptar etnik, që në emër të atij populli luajti rolin më vendimtar në “Kohën e Shqipnisë”, padyshim është Xhafer Deva”. [18]

Ai, përfaqësonte grupin kosovar në mërgim, të cilët e lëshuan Prizrenin në mes të nëntorit 1944. Para largimit, u bë dorëzimi i zyrës qendrore të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Për sa kohë që ata qendruan në Kosovë, ing. Deva me shokët e tij, kishin qeverisur, drejtuar administratën e Kosovës, përmes zjarrit të luftës.

Kryetari Deva, me ndershmërinë që e karakterizonte, bëri dorëzimin e të gjithë mjeteve financiare të buxhetit të shtetit (thesarit), në mënyrë korrekte e transparente, duke shprehur edhe një herë moralin e lartë të një njeriu fisnik, që asnjëherë nuk tundohej nga pushteti administrativ dhe pushteti i fuqishëm i parasë.

Shpesh, figura e ing. Xhafer Devës është keqpërdorur në disa drejtime, por, ne po shpiegojmë shkurt, aspektin human të tij. Në një dorëshkrim, që kemi mundur të gjejmë në disa arkiva private, që disponon Lidhja e Prizrenit në New York, mësojmë mbi aktivitetin e ing. Xhafer Devës, e cila është e ndarë në disa pika.

Dorëshrimi, nuk ka autorësi dhe është realizuar me makinë të vjetër shkrimi, që krijon mundësinë e leximit dhe kuptimit të saktë të çdo fjale. Në dorëshkrim, Deva në veprimtarinë e tij kritikohet, se është treguar tolerant ndaj komunistëve.

Në mënyrë që lexuesit shqiptarë, të krijojë një ide më të saktë, po e citojmë faktoshkrimin mbi biografinë e ing. Xhafer Devës dhe veprimtarinë e tij si Ministër i Brendshëm në mënyrë autentike:

S’pari, në vend që t’a shpërndante tokën e t’i kapte edhe ata komunistë që inshin mbetun të pa-kapun në kohën e Italis nga ana e policis shqiptare, aj (është fjala për ing. Devën, shënimi im K.K) hapi portat e burgut në Tiranë, tue i lirue gjith ata komunistat e rrezikëshem, të cilët në vend që të shkojnë nepër shpijat e tyne, ata dulne në mal, ku u furnizuen me arme dhe filluen akcjonet e tyne në të gjitha anët tue vra kundershtarët e tyne. Kështu jeta, malli, pasunija e popullit urtë u ba e pa-sigureme nga ana e qeveris.

Në fillim të dhjetorit 1944, grupi kosovar i përbërë nga ing. Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Tahir Zajmi, prof. Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica përshkoi udhën nëpër malet slloveno-austriake (Alpet e Europës), duke mbërritur pas një rruge të mundimshme në shtëpinë e një miku të Devës.

Më pas, ata së bashku mbërritën në Austri, duke pasur kujdes, që mos bien në sy të komunistëve rusë, që si barbarë sulmonin e shkatërronin gjithçka. Ata, pasi u stabilizuan falë ndihmës bujare të Devës, ranë në kontakt me grupet e nacionalistëve refugjatëve shqiptarë.

Edhe atyre, ing. Xhafer Deva u siguroi strehë, ushqim dhe nevoja të tjera të domosdoshme për një kohë të mirë.

Nga letrat e botuara, për herë të parë pas disa dekadave, nga studiuesi i kujdeshëm shqiptaro-amerikanë Idriz Lamaj, mësojmë, se “në mënyrë të veçantë, Xhafer Deva u kujdes për Rexhep Mitrovicën shëndetlig, të cilit, me anë miqësh përsonale i siguroi strehim në një senatorium, në një rreth të qytetit Feldkirch afër kufirit më Zvicër.

Në fund të vitit 1945 e deri në fillim të vitit 1947, Deva u tërhoq të disa miq të vet në Austrinë perëndimore, prej ku ndejti në lidhje të vazhdueshme me shokët e Grupit Kosovar dhe u përpoq të marrë lajme dhe të krijojë ndërlidhje me qendresën antikomuniste në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, ku mijëra e mijëra shqiptarë kishin përfunduar nën breshërinë e skuadrave të pushkatimit dhe ndër burgje.

Lajmi i shuarjes së kryengritjes së Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës dhe prof. Ymer Berishës, ndjekur me vetëmohim nga masa popullore e atij rrethi, la në fushën e luftës mëse 5000 vetë dhe shkrirja në zjarr e 44 katundeve, e tronditi së tepërmi Grupin Kosovar.

Shpresa dhe premtimi, se aleatët mund të zbrisnin në Ballkan, po të kishte kryengritje të tilla të qendresës së organizuar nacionaliste në vende nevralgjike si në Kosovë, filloi të venitet, për të mos thënë se u shua...”[19]

Patrioti nacionalist ing. Deva, asnjëherë nuk u step dhe nuk tregoi shenja pesimizmi në situatën e re të zezë, të krijuar në Ballkan dhe vendlindjen e tij.

Më 1947, ai gjendet në Itali, ku takohet me patriotët: Tahir Zajmin, Ali Dragën, Xhelal Mitrovicën. Asokohe, ai tërhoqi nga Australia Rexhep Krasniqin e Rexhep Mitrovicën, të përmirësuar nga shëndeti. Gjeografia e lëvizjeve të tij sa vjen e zgjerohet, në shtete të ndryshme të botës. Ajo ishte e larmishme, dhe ai udhëtonte vazhdimisht aty ku gjendeshin shqiptarët të emigruar asokohe.

Ai duke shfrytëzuar miqësinë, që kishte me një diplomat turk (me origjinë shqiptare nga qyteti historik i Prizrenit), i siguroi Rexhep Mitrovicës një vizë, për të shkuar në Turqi. Kështu 4 nga 5 antarët e grupit kosovar, shkuan në Damask (Siri) në fund të vitit 1947.

Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës Bashkimi i Kombit në vitin 1948, si zëdhënse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore. Këtu mundi të tubojë rreth vetës shumë bashkëatdhetarë dhe patriotë antikomunistë, që kishin emigruar prej kohësh.

Ai ishte përfaqësuesi më i lartë në bisedimet politike të mërgatës, për mbrojtjen e jashtme të kryengritësve antikomunistë. Shumë i madh është aktiviteti i ing. Xhafer Devës në vitet 1948-1949, ku ai përpiqej që në Komitetin Kombëtar “Shqipnia e Lirë” të përfshiheshin të gjithë viset shqiptare dhe Kosova.

Për më tepër, studiuesi Idriz Lamaj vlerëson, “Megjithëse nuk kishte asnjë lidhje me inteligjencën angleze, ai ndikoi drejtasi që çështja e Shqipërisë etnike të mos ndahej prej problemit të shtetit të cunguar shqiptar.”

U zgjodh kryetar i Kuvendit të Aleksandrisë, në kohën kur Mbreti Zogu I, ftoi të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare në diasporë. Ing. Deva, ndikoi fuqishëm në krijimin e bazave të rezistencës antikomuniste, në malet e Shqipërisë Veriore, ku u krijuan shumë qendra radiofonike 1944-1953, kundër regjimit antihuman komunist.

Një vit më pas futet në punë, pranë një zyre polake për refugjatët, duke ndihmuar shqiptarët të shkojnë drejt SHBA, Kanadasë, Australi, etj., mbasi kishin mbetur prej kohësh në kampet e emigracionit në Itali e Greqi.

Nacionalisti gjendet në Australi, ku themelon Organizatën “Bashkimin e Shqiptarëve në Australi“. Miku i tij i ngushtë Xhelal Mitrovica, i jep jetë gazetës kuptimplote “Vatra Shqiptare“.

Një udhëtim tjetër të gjatë, ing. Deva fillon në vitin 1956 në drejtim të SHBA. Asokohe në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut, kryeqendrën kampione të demokracisë botërore, kishin mbërritur shumë emigrantë disident politikë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet etnike shqiptare.

Si gjithnjë, ai mbajti të ndezuar në zemër ndjenjën nacionale, finikërinë dhe traditën e pasur shqiptare, forcën e karakterit të burrërisë dhe përsonalitetin e vet, të respektuar e nderuar me mirënjohje nga të gjithë bashkëpatriotët.

Ai vazhdimisht punoi me ndershmëri çdo lloj pune në New York, Boston. Nuk i pëlqente të ishte parazit në kurriz të tjerëve dhe shtetit amerikan. Më 1960 shkoi në Kaliforni, në krahinën malore Calavera Coubty, ku qendroi pranë një miku të tij amerikan.

Si një punëtor i thjeshtë, u punësua në një stabiliment sharrash dhe lëndësh drusore, duke përsëritur të njëjtën punë pas dy dekadash, ç’ka i kujtonte sharrtarët në luginën e Ibrit në Kosovë.[20]

Si një nëpunës zyre, punoi deri sa doli në pension në vitin 1972 në Universitetin e Stanfordit në qytetin Palo Alto të Kalifornisë. Duke qenë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë e zgjeroi shumë rrethin e miqve dhe shokëve, të cilët do të lozin një rol të rëndësishëm në përsonalitetin e tij, duke u bërë shumë i njohur në universitet.

Kësisoj, së bashku me mergatën shqiptare të SHBA, ing. Xhafer Deva do të bashkëpunonte dhe do të pranonte për hir të nacionalizmnit detyrën e Kryetarit të Lidhjes II të Prizrenit, që do të themelohet në SHBA në vitin 1962.[21]

Një ndër miqtë bashkëkohës, studiuesi e publicisti Idriz Lamaj shkruan me respekt, se: “Mërgata etnike e ndjeu vetën të entuziazmuar përsëri si në kohën e qëndresës, kur luftuan me jetën e vdekjen për të mbetur bashkë me Shqipërinë.

Me sakrifica përsonale, Xhafer Deva shkon në New York herë mbas here dhe riorganizon Lidhjen e Prizrenit në Mërgim, e cila mbështetej në të kaluarën e vet historike dhe në parimet e larta kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në atdhe.

Organizatës së ringjallur në New York, Deva i dha formën moderne të kohës, duke krijuar përfaqësimet, zyrën e shtypit dhe atë të kontabilitetit.

Megjithëse kjo Organizatë nuk kishte thirrë ende Kongresin e saj të parë, shtypi i Tiranës dhe i Beogradit filluan fushatën e propagandës së tyre kundër përsonit të Xhafer Devës. Nga seria e artikujve të botuar në “Veçernje Novosti” të Beogradit dhe “Zëri i Popullit” me titull “Xhafer Deva në lëvizje”, shihet qartë, se ata nuk kishin harruar, se cili ishte Deva kur vihej në lëvizje.”[22]

Pas një jetë të tërë kushtuar atdheut dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare, pas shumë udhëtimeve me karakter nacional, pranë bashkatdhetarëve të shpërndarë nëpër botë, pas një jete të përmallshme për vendlindjen e dashur, i zhuritur me mallin për tokën ku lindi dhe u mëkua me ndjënjën fisnike të atdhedashurisë vdiq ing. Xhafer Deva, duke lënë trashëgim për bashkatdhetarët dhe emigrantët nëpër botë testamentin e vetëm të Shqipnisë etnike.

Pikërisht në pragun e 100 vjetorit të ditëlindjes së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” 1878, më 25 maj 1978 mbylli sytë, një ndër udhëheqësit e flaktë të nacionalizmit ing. Xhafer Deva.

Sot hap pas hapi, po ndriçohet kontributi i madh nga studiuesit e rinj të diasporë e trojet etnike shqiptare, të mbështetur kryesisht në arkiva, kujtime të bashkëkohësve. I rëndësishëm mbetet arkivi i pasur i letërkëmbimeve, që ing. Xhafer Deva kishte pasur, me përsonalitete të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mërgim.

Kur të botohen letërkëmbimet që ka pasur me përsonalitetet e huaja, do te zbardhin shumë aspekte të errësuar nga historiografia komuniste.[23]

[1] Prof. Rexhep Krasniqi, tek libri: “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria”, fq. 73.

[2] Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë”, Pjesa e Dytë, fq. 278-279, London, United Kingdom, 1966.

[3] Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova, “Lidhja e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udhëheqësi Ismet Berisha”, Monografi, New York, U.S.A., 2002.

[4] Idriz Lamaj, “Angazhimi i Xhafer Devës për përfshirjen e Kosovës në planin ushtarak të Washingtonit”, fq. 2.

[5] Prof. Rexhep Krasniqi, tek libri: “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria”, fq. 73.

[6] Ago Agaj (Ramicë, 7 mars 1897 – Clearwater, Florida, 24 dhjetor 1994), ka qenë agronom, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në Luftën e Vlorës, Lëvizjen e Qershorit dhe i dënuar për Kryengritjen e Delvinës. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist emigroi së pari në Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. U lind më 7 mars 1897, në Ramicë të Mesaplikut, i biri i agait të Smokthinës, Shero Emin Agajt dhe Hyries, familje besnike dhe qehaja të oxhakut të Vlorajve. Mësimet e para i mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta i kreu në Vjenë të Austrisë për inxhinieri Agrikulture, dhe kthehet në Shqipëri më 1919. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes 1920 dhe Luftën e Vlorës më 1920 në çetën e Shullërit, punoi si praktikant në Silezinë e Sipërme, në Gjermani. Gjatë viteve 1920-1923, bashkëpunoi me prof. dr. Ernst Nowack (1891-1946), të Universitetit të Kölnit, për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bëri pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punoi edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, u emërua agronom i zyrës së bujqësisë. Ai ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Aktivisti Agaj, përkrahu Lëvizjen e qershorit të vitit 1924. Prej vitit 1925-1926, bashkëpunoi me shkencëtarin zvicerian, dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare, për llogari të Dutch Shell Oil Company dhe ishte prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 u emërua agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj, dhe Drejtor i Shkollës Bujqësore në Lushnjë dhe pas mbylljes së shkollës, shërbeu si agronom direkt në Berat, Gjirokastër dhe Delvinë. Më 1937 u ndalus për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës, arrestohet, gjykohet dhe dënohet me tre vjet burg. Dita 7 prill 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Agajn e gjen në burg. Pas vitit 1941, ai shkoi në Mitrovicë, ku u emërua prefekt, drejtoi organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhet të mbrohet edhe nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin, bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Qeveria Kruja e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga Kryeministria. Më 1943-1944, ishte Ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Rexhep Mitrovicës. Më 1944 ishte inspektor epror në këtë ministri. Në qershor të vitit 1944, Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944. Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos Egjipt. Kur u largua nga Shqiperia, ai e kishte të pamundur të marrë edhe gruan me 5 vajzat me vete, të cilat u internuan dhe vuajtën dënimet dhe persekutimin komunist, për gjatë gjithë kohës së sundimit komunist në Shqiperi. Qëndroi 25 vjet atje dhe punoi për administrimin e pasurisë së Aziz Izet Pashë Arnautit (Qiprilijve) dhe drejton sektorin Vinicole e Viticole. Gjatë qëndrimit në Egjipt Ago Agaj, përgatiti dorëshkrimin e vëllimit Lufta e Vlorës, të cilin e botoi në vitin 1969, kur ishte këtu në Amerikë. Më 1969, Ago Agaj u vendos në SHBA, ku dhe ndërroi jetë në Florida në dhjetor të vitit 1994. (Wikipedia)

[7] Po aty, fq. 1

[8] Po aty, fq. 116.

[9] Sejdo Peka, “Xhaferr Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për Kosovën”, 18-12-2009, https://www.forumishqiptar.com/threads/115275-Xhafer-Ibrahim-Deva-%281904-1978%29/page4

[10] Sejdo Peka, “Xhaferr Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për Kosovën”, 18-12-2009, https://www.forumishqiptar.com/threads/115275-Xhafer-Ibrahim-Deva-%281904-1978%29/page4

[11] Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë”, Pjesa e Dytë, fq. 278-279, London, United Kingdom, 1966.

[12] Sejdo Peka, “Xhaferr Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për Kosovën”, 18-12-2009, https://www.forumishqiptar.com/threads/115275-Xhafer-Ibrahim-Deva-%281904-1978%29/page4

[13] Tahir Zajmi,Lidhja e Dytë e Prizrenit” Bruksel, Belgjikë, 1966.

[14] Prof. Rexhep Krasniqi, tek libri: “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria”, fq. 73. Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva, fq. 67-68.

[15] Sejdo Peka, “Xhaferr Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit për Kosovën”, 18-12-2009, https://www.forumishqiptar.com/threads/115275-Xhafer-Ibrahim-Deva-%281904-1978%29/page4

[16] Po ai, po aty.

[17] Prof. Rexhep Krasniqi, tek libri: “Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria”, fq. 73. Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva, fq. 67-68.

[18] Lamaj, Idriz, “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”, New York 2002, fq. 6.

[19] [19] Lamaj, Idriz, “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”, New York 2002, fq. 8.

[20] Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhëshkumbon.

[21] Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova, “Lidhja e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udhëheqësi Ismet Berisha”, Monografi, New York, U.S.A., 2002.

[22] Idriz Lamaj, vepër e cituar, f. 13.

[23] Klajd Kapinova, “Kryetari i “Lidhjes së Prizrenit” në mërgim ing. Xhafer Deva nga Mitrovica”, marrë nga gazeta “Illyria”, Manhattan, New York

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu